Niçja: idiot apo gjeni?

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga Admir, 15 Dec 2002.

  1. Archi

    Archi Forumium praecox

    Re: Nice-Idiot apo Gjeni?

    Publiku ngaterron lehte Ate , i cili peshkon ne te turbullt, me Ate , i cili nxjerr prej thellesise.

    Friedrich Nietzsche
     
  2. nevila

    nevila Primus registratum

    Re: Nice-Idiot apo Gjeni?

    Çdo diktature i duhet një filozofi për ta mbajtur në këmbë sisitemin e vendosur. Filozofia e Niçes u keqpëror gjatë nazizmit, dhe aq më shumë vazhdohet edhe sot të keqinterpretohet, ashtu siç u keqpërdor filozofia e Markit gjatë ndërtimit të socializmit në Shqipëri.
     
  3. Gysi

    Gysi Primus registratum

    Re: Nice-Idiot apo Gjeni?

    Shikoni si e shpjegon Zhane Hersh ne historine e saj te filozofise te titulluar “Habia filozofike”, këtë problem:


    Gjithmonë është e mundur për t’a përdorur Nicen apo për të abuzuar me të, për të cituar këtë apo atë frazë, këtë apo atë paragraph dhe të thuash: ja, është mendimi I Nices, kështu mendonte ai. Por më pas, hasim pasazhe ku ai thotë pikërisht të kundërtën, saqë mund t’a mbash për një të papërgjegjshëm. shpjegimi I vërtetë I një situate të tillë faktike, është se asnjë thënie tek ai nuk është e vlefshme në vetvete. Asnjë shprehje nuk duhet kuptuar në mënyrë statike; ajo ka një farë funksioni dinamik për të përmbushur në një kontekst të dhënë. Një shembull: Nicja e ka luftuar krishterimin me një ashpërsi të skajshme, aq sa atë mund t’a konsiderosh si një lloj Antikrishti. Krishterimin ai e konsideronte si një shpikje e të dobtëve, si një apologji të frikës, të disfatës, të vujtjes dhe të vdekjes, ndërkohë që sipas mendimit të tij bëhet fjalë për të rritur vullnetin për pushtet. Për Nicen, njeriu I frymëzuar nga vullneti për pushtet sheh të rritet liria e tij, krenaria e tij. Ai I bën thirrje asaj që con drejt të madhërishmes, fisnikërisë, asaj që tek njeriu hedh poshtë kompromiset e rehatshme të jetës mediokre dhe kënaqësive të vogla. Nicja, si me thënë, shkatëron Krishtin e kryqëzuar, që për të simbolizon gjithcka që ai përbuz tek qenia njerëzore: dobësinë, nënshtrimin, pritshmërinë.
    Por nga ana tjetër, tek Nicja hasen pasazhe plot me admirim tek personaliteti I Krishtit, pasazhe në të cilat ai hyjnizon mëshirën, butësinë, nënshtrimin, dashurinë. Tek ai, dobësia nuk është gjithmonë e kundërta e vullnetit për pushtet. Bile duket se në raste të kufizuara, vullneti për pushtet mund të përputhet me dobësinë më të skajshme, pikërisht atëherë kur kjo nuk është pasojë e frikës, porn jë që ndrim I dëshiruar, I ndërmarrë me vullnet të lirë.
    “U bëftë vullneti yt”: ja se cfarë mund të jetë shprehja e një dorëheqjeje të mirfilltë dhe kjo është gjëja që përbuz më shumë Nicja. Megjithatë, sikurse e kemi parë, në veprën e tij, shpeshherë haste tema stoike e amor fati, domethënë dashuria për domosdoshmërinë e fatit, kundër të cilit nuk mund të bëhet asgjë.
    Si mund të pajtohen këto dy qëndrime? Për Nicen kjo është një pyetje tepër e madhe. Nëse unë nënshtrohem për shkak të karakterit tim frikacak, unë jam më pak se njeri; por nëse unë nënshtrohem, ashtu sic bëjnë stoicët, për hir të pavarësisë sime të brendshme, atëherë ky është veprim I madhërishëm.
    Ajo cka Nice na jep është më pak një doktrinë sesa një reflektim I aftë të rrënjosë tek njeriu një kurajo telbësore nëpërmjet së cilës pohohet dhe kapërcehet vetë liria. Një kapërcim I tillë mund të shprehet në format më të ndryshme dhe më kontradiktore.

    “Zoti ka vdekur”. Nicja e shpall këtë lajm. Tashmë njerëzit edhe sikur të jenë në kulmin e ankthit – pikërisht pra nëse janë në kulmin e një gjendjeje ankthi – nuk mund më t’I drejtohesh Zotit, as për të kërkuar një shpjegim tek Ai, as edhe për të gjetur atje një kuptim. Tashmë qenia njerëzore është e detyruar të mbështetet vetëm tek vetja e saj, pa asnjë shpresë (të paktën pa asnjë shpresë të përligjur) dhe të ruajë, e vetme, brenda saj, me vigjilencë dhe fort, vullnetin e saj për pushtet. Shpesh këto fjalë janë interpretuar sikur shprehin një sfidë prometeane, ambicjen e një njeriu që, nëpërmjet fshehjes pas mbinjeriut, në të vërtetë dëshironte të ishte Zot.
    Por kushdo qoftë që I vihet leximit të Nices fiton mbresa krejtn të tjera. Vdekja e Zotit, mungesa e tij, në këtë vepër zë një vend më të fuqishëm sesa në shumë teologji. Këtu bëhet fjalë për një mungesë të shumfishuar në mënyrë të pafundme, e cila nuk rresht së provokuari njeriun, për t’I dhënë, në mënyrë të dhimbshme dhe heroike, përgjigje gjithmonë të reja nëpërmjet të cilave ai kapërcen veten e tij. E gjithë kjo ndodh sikur e vetvetishmja në vetvete të mos jetë gjë tjetër vecse mohimi I transhendencës, sikur Nicja sikur Nicja t’I shkruante frazat e tij nën vështrimin e Zotit që mungonte, të shkruante ndoshta vetëm për të, për Zotin e vdekur, dhe kapërcimi nëpërmjet vullnetit për pushtet kryhet gjithherë në “hapësirën” e transhendencës që ai mohon.

    Tema e kapërcimit të vetvetes nënkupton se në qendër të mendimit të Nices ndodhet përvoja themelore e procesit të ndryshimit. Gjithcka është në ndryshim. Por ne duhet ta pajtojmë historinë, që nuk rresht së krijuari gjëra të reja, me idenë e ndryshueshme të amor fati. Tek Nicja hasen pasazhe madhështore mbi qetësinë e së përjetshmes dhe pandryshueshmërinë e së përjetshmes. Të dyja temat, ajo e ndryshimit dhe ajo e pandryshueshmërisë së përjetshme, të përjetuara në natyrën e tyre më të thellë, janë të padurueshme për njeriun. Ne të tjerët, ne qeniet njerëzore, ne kënaqemi me një të ardhme më të lehtë dhe në një përjetësi të tejshkueshme në të cilën mund të futet rrjedha kohore. Por Nicja vetë, në të dyja drejtimet, shkon drejt skajesh të papërballueshme. Në Sils-Maria Nicja fitoi një përvojë të cuditshme. Aty ndodhej një shkëmb I cuditshëm dhe para këtij shkëmbi iu duk se gjeti kthimin e përjetshëm.
    Për të kjo ishte një ngjarje tronditëse. ai u shkreh në lotë, u përshuka nga një ndjenjë, të cilën nuk dinte ta përcaktonte: bëhej fjalë për dhimbjen më të madhe, për kulmin e gëzimit, apo për qetësinë e përkryer. Ai ndodhej në një gjendje të tillë ku emocioni, që ushqehej nga ndryshimi kohor dhe dhe kuptimi për thellësinë e të përhershmes të rrënjosur tek e përjetshmja, shkrihen papritur në mënyrë mistike në nj ëunitet të vetëm. Rikthimi I përjetshëm bën që në ndërgjegje të përputhen gjithcka që ndodh në tokë dhe që nuk rresht së ushqyeri jetën tonë nostalgjike, me atë që përkundrazi është e ngurtësuar në një lloj madhështie fantastike, soditëse. një përvojë që nuk mnd të shprehet me fjalë.

    Mjerisht, pranë Nices së vërtetë, thirrja e të cilit duhet të nashërbejë sin jë shigjetë e pakrahasueshme busulle, është formuar edhe një Nice mistik. Një mit kundër të cilit vetë Nicja nuk u mbrojt sa duhet. E gjithë kjo u ka lejuar shumë njerëzve të shpallen partisanë të tij, ndërsa kanë qenë krejt në kundërshtim me atë që Nicja ka dashur në të vërtetë.
     
  4. Ramses

    Ramses Forumium praecox

    Re: Nice-Idiot apo Gjeni?

    Gysi e shoh qe e ke marre me pasion kete teme dhe ndoshta fjalet e mia nuk i kuptove mire.Lexoje dhe njehere.Sa per gjeniun as nuk e diskutoj.E thashe dhe me pare Nietzhe u keqkuptua nga idiotet qe e lexuan.Sa per Marksin mbetet nje ekonomist i zoti po si filozof le shume per te deshiruar.Pasaj une thashe qe ishte gjeni i kohes se vet dhe jo i gjithe koherave.Nqs dikush kerkon nje filozof te vertet atehere te lexoje ndonje veper te Emanuelle Kant.Sa per kritikat qe mund ti besh ti Nietzhes une kam dyshimet e mia sepse te themi ate qe eshte kush jemi ne qe te gjykojme vepren e ketij njeriu.Mos i ngaterro utopite e Marksit me figurat e Nietzhes sepse nuk kane lidhje fare.Ah megjithate Nietzhe ka qene e mbetet nje antikristian.Nuk kam pare ndonje filozof gjerman kristian.Nqs dikush e njeh do isha kurioz ta dija.
    Mos lodhni trurin njerez:pp
     
  5. Gysi

    Gysi Primus registratum

    Re: Nice-Idiot apo Gjeni?

    Me lart nuk kam dashur te polemizoj nese ishte apo jo gjeni Nicja, pasi varet se c’fare quan gjeni, dhe kjo pak rendesi ka. P.sh. sot shqiptaret quajne gjeni edhe Kadarene (pa mohuar vlerat e tij si shkrimtar). Duket se sot ka rene pazari I gjeniut, ashtu si edhe I mjaft gjerave te tjera. Por nderhyra kur t’I e quajte “ndoshta te te vetmit gjeni te shkeullit te shkuar” . Dhe te solla per shembull Marksin I cili ishte bashkekohes I tij (Nicja ka vdekur, ne mos gaboj 17 vjet pas Marksit) dhe eshte e mirenjohur qe marksi eshte filozof me I madh se Nicja, pavaresisht kritikave te pafundme qe I behen atij. Por gjithashtu ne kete periudhe ka edhe mjaft filozofe te tjere qe, mund te thuash se jane, ne mos me te medhenj te pakten te rangut te Nices si Soren Kierkegardi, Henri Bergson, Ogyst Konti, Xhon Stjuard Mill, madje edhe Hegeli apo Fihte.

    Me kete nuk dua te ul vlerat e Nices, por thesht dua t’a zhvesh bujen e tij nga reklamimi qe I behet vend e pavend. Mua Nicja me pelqen jashtezakonisht, dhe jo fort si filozof I mirfillte ku mund te kritikohet jo pak, por me teper si njohes I holle I thellesive te shpirtit njerezor. Tek Zarathustra ai vertete ia ka cjerre me mjaft mjeshteri njeriut masken qe ai perdor per te mashtruar vetveten. Duket sikur ai ka ndenjur me ore te tera pa levizur, madje edhe pa marre fryme per te pergjuar shpirtin, ne menyre qe te kape e t’I nxjerre ne drite te diellit edhe ultratingujt me te holla te peshperimes qe njeriu ia fryn ne vesh ndergjegjes, te cilen ai deshiron t’a mashtroje, t’a vere ne gjume per te mos pare sketerren e vertete te honeve te zemres.


    Ndersa, per sa I perket filozofise se tij, une jam I mendimit se duhet gjykuar me te mirat dhe me te keqiat e veta, dhe sigurisht qe kemi aq mundesis a te gjykojme ne vija te pergjithshme. Ne te kundert nuk do te mundemi dot as t’a vleresojme per gjeni, pasi nese nuk jemi te nivleit per t’a gjykuar per keq, nuk mundemi dot t’a gjykojme as per mire. Por ne kemi jetuar edhe jo pak kohe e4dhe pas Nices dhe pasur mundesi te njihemi edhe me kritika qe I kane bere filozofe te tjere jo pak te rendesishem.

    “Nietzhe u keqkuptua nga idiotet qe e lexuan”. C’eshte e verteta Nice u keqkuptua me teper nga ata qe pretendonin se po e pasonin ate, apo ata (si mjaft nihiliste te mjere te sotshem) qe e heqin veten Niceane, por qe me shume se me kedo jane ne kundershtim me idete e verteta te Nices.

    Ndersa per sa I perket Utopise, kjo nuk ka te beje shume me vete Nicen por me formen se si ai trajtohet sot nga mjaft njerez qe predikojne Shkaterrimin e botkuptimeve tradicionale, qe per mua ne te vertete eshte ne kundershtim me idete e Nices. C’eshte e verteta tek Nicja ekziston nje ngase drejt utopise, gje qe vete Nicja e le te turgullt. E meta e Nices eshte qe per sa I perkete teorise se njohjes eshte subjektivist, gje qe e ben te krijoje idene e nje menidmitotalitar ne thelb, si pasoje e mohiit te kategorise objektive te njohjes. Pork y eshte muhabet I gjate, nese deshiron lexo librin e Artan Fuges “Shtigje drejt guves se gjerperit”, ne lidhje me kete ceshtje.
     
  6. Ramses

    Ramses Forumium praecox

    Re: Nice-Idiot apo Gjeni?

    Gysi nuk e kuptova shume mire rrjedhimin llogjik te diskutimit tend megjithate me sa kuptova nuk eshte se kishim shume diferenca si ide.Pasaj sa per vepren e Nices une e kam kuptuar ne menyre tjeter nga ajo e jotja dhe mendoj se kjo eshte normale.Megjithate tani sdua te debatoj me se per mua kjo teme ishte absurde qe kur ishte hapur sepse nuk mund te vihej ne dyshim gjenialiteti i tij.
    Shnet e pare.
     
  7. Teologu

    Teologu Primus registratum

    Re: Nice-Idiot apo Gjeni?

    Une Vis nuk them se Nicja ishte pro kristianizmit. Po fundja c’endesi ka kjo? Ajo qe desha te them une eshte qe, ajo qe Nice e quan “morali kristian”, ishte thjesht nje nje emertim qe Nice I bente epokes se tij, dhe nuk ka te beje me mesimet e verteta te kristianizmit, te cilat mund te jene ose jo ne perputheje me ate qe Nice quante “moral Kristian.
    Nuk edi po keto fjalet te Gysit nuk jane plotesisht te sakta.
    E verteta eshte se Nicja ishte kunder Krishterimit dhe moralit te tij. Kjo sepse cdo ekzistence e mundesise se vertetesise se Zotit dhe Miralit te krishtere do ta bente te parealizueshme dhe te kote te gjithe idete e shprehura nga Nicja ne filozofine e tij.
    Dhe kete deshiroj ta shpreh modestisht me poshte.
    E gjithë filozofia e Niçes duket sikur përshkron një rrugë të vetme e cila të shpie domosdoshmërisht tek koncepti i mbinjëriut. Në qoftëse do të bënim një skicë të kësaj rruge do të shihnim se ajo ka katër terma kyç. I pari është vdekja e Zotit, i dyti është koncepti i pohimit të jetës, i treti është vullneti për pushtet dhe i katërti është Mbinjëriu. Këto katër terma janë të lidhur ngushtë më njëri tjetrin. Së pari i duhet dhënë fund moralit ekzistues i cili është thellësisht religjioz, pra duhet deklaruar vdekja e Zotit, më pas duhet ti krijojmë vetë vlerat tona, duke u bazuar tek prirja natyrore e vullnetit për pushtet, dhe në konceptin e pohimit të jetës që përfaqësohet nga shkrirja e dy lloj karaktereve atij te tipit Dionisian dhe atij të tipit Apollonian dhe së fundmi duhet të ndërtojmë Mbinjëriun.

    Hapi i parë në këtë rrugë të gjatë ka të bëjë me zhdukjen e moralit religjoz dhe gjithçka që ka të bëjë me të . Përpara se të diskutojmë rreth faktit se pse duhej hedhur poshtë ky moral, është e rëndësishmë të japim një panoramë të shkurtër të ambjentit historik në të cilin Niçja zhvilloi filozofinë e tij. Ekziston një thënie e cila thotë se çdo njëri është peng i kohës në të cilën ai jeton. Ai është i ndikuar pashmangshmërisht nga ambjenti përreth tij. Persona të njejtë vendosur në periudha historike të ndryshme mund të arrijnë në perfundime krejtësisht të ndryshme në lidhje me një çështje të njëjtë. Për këtë arsye është e nevojshmë që të kuptojmë shoqërinë e asaj kohe dhe situatat në të cilat po kalonte ajo.

    Jeta e Niçes përfshiu gjysmën e dytë të shekullit të XIX . Kjo periudhë karakterizohej nga një zhvillim i paparë teknologjik. Në sajë të këtyre arritjeve një frymë optimizmi ndjehej kudo. Kjo kohë koinçidoj pikërisht me kulmin e magjepsjes nga zhvillimi material. Në këtë periudhë besohej se zhvillimi material, përmisimi i kushteve të jetesës, teknologjia gjithnjë e më e lartë do ti sillnin njëriut lumturinë e shumë ëndërruar. Kjo nuk ishte një ide fantastiko-shkencore në atë kohë kjo besohej si një e vërtetë e pamohueshme. Zoti kishte rënë nga froni i tij dhe vëndin e tij e kishtë zënë shkenca. Darvini ishte profeti i ri dhe Darvinizmi ishte doktrina e kësaj “feje të re”. Shpresohej dhe besohej se brënda një shekulli të gjitha fetë do të kishin vdekur dhe ideja e Zotit nuk do te ishte asgjë tjetër veçse një kujtim i largët. Nisur nga kjo situatë, besimi dhe morali religjioz kishin rënë ndjeshëm dhe e ardhmja nuk dukej se premtonte për më mirë lidhur me këtë çështje. Në këtë kohë falë edhe përparimit teknologjik kemi edhe fuqizimin e Gjermanisë e cila i mbushte me shpresa të gjithë popujt gjerman folës. Në këtë situatë magjepsjeje teknologjike dhe pemisash per një zhvillim të paimagjinueshëm jetoi dhe Niçja

    Duke parë situatën në të cilën ai jetonte Niçja mendonte se besimi tek Zoti i krishterë kishte rënë ndjeshëm aq sa mund të thuhej se Zoti i krishterë kishte vdekur. Vdekja e Zotit nënkuptonte që njerëzimi nuk mbështetej më tek mënçuria hyjnore.E mbinatyrshmja u zhduk se nuk kishte më vend për të.
    Më shume se kushdo tjetër ishte pikërisht Niçja ai i cili u trondit nga ky realitet.
    Ai i frikësohej pasojave që do të rridhnin sapo çdo njëri do të bëhej i vetëdijshëm për vdekjen e Zotit. Ndergjegjësimi i njerëzvë për këtë fakt do të sillte ndoshta pasoja të tmerrshme, si psh barbarizma dhe luftëra që nuk ishin parë ndonjëherë mbi tokë.
    Po pse valle ndërgjegjësimi për vdekjen e Zotit rrezikonte të sillte pasoja të padëshiruara?

    Kur njerëzit të kuptonin se Zoti nuk ishte më në skenë, atëhërë do të mbetej një boshllëk për tu mbushur. Tani që Zoti vdiq njerëzimi duhej të ec i vetëm, ai duhet ta modelojë vetë jetën e tij. Që tani e tutje nuk ka më burim tjetër vlerash përveç vetë njeriut. Po çfarë vlerash do të ekzistonin që tani e tutje? Kush do ishin kriteret mbi të cilat do të zhvillohej jeta njerëzore? Koncepti darvinian mbi evolucionin e pandërprerë të llojeve, kishte shuar çdo dallim ndërmjet kafshës dhe njëriut. Sipas Niçes në qoftë se njerëzve do tu kërkohej të besonin pikërisht këtë, atëherë askush nuk duhej të habitej nëse në arenën e së ardhmes do të kishte luftra që nuk ishin parë ndonjëherë mbi tokë. A nuk ishte ndoshta Hitleri trupëzimi më i qartë i kësaj frike të Niçes?

    Atëhërë ç’duhej bërë? Sipas tij duhej bërë rivlerësimi i vlerave, në këtë mënyrë ai e paraqet veten si një Zarathustër të ri, që njësoj si profeti i vjetër do të bëhej një mësues i madh i moralit. Pikërisht në këtë moment fillon dhe mer formë e gjithë filozofia e tij. Për të evituar pasojat e frikshme që do të vinin si rrjedhojë e vdekjes së Zotit, ai mer përsipër të zëvëndësoj moralin e vjetër, dhe të bëjë rivlerësimin e tij. Ky do të ishte që tani e tutje misioni i tij.

    Hapi i parë dhe i domosdoshëm në këtë rrugë të gjatë ishtë shpallja në mënyrë publike e faktit që Zoti tashme kishte vdekur. Kjo do të sillte sipas tij çlirimin e njeriut nga prangat e religjiozes dhe e gjithçkaje që ka të bëjë me të.Ky fakt sipas tij hapte një horizont të pafund përballë njëriut. Ai këtë fakt në veprën e tij Mençuria e hareshme (1882) e shpreh me këto fjalë: “Më e rëndësishmja prej ngjarjeve të fundit është që “Zoti vdiq”, që besimi tek Zoti kristian është bërë një besim i pa vlerë…Në fakt ne filozofët dhe “shpirtrat e lirë” ndjehemi si të ndriçuar si prej një agimi të ri nga lajmi se “Zoti vdiq”; zemrat tona janë të mbushura me mirënjohje , mahnitje, parandjenja dhe shpresa. Më në fund horizonti ngjan sërisht i hapët, edhe pse jo i shkëlqyer; më në fund, anijet tona mund të çajnë drejt detit, përballë rreziqeve, gjithçka është sërisht e lejuar për atë që gjykon; deti, deti ynë përsëri shtrihet i hapët para nesh; ndoshta kurrë më parë ska ekzistuar një “det” i hapët si ky

    Por nuk mjafton vetëm të deklarosh me gojë se Zoti paska vdekur, duhet edhe ta vërtetosh pse ky Zot duhet flakur. Niçja këtë gjë e ka bërë më së shumti në veprën e tij Antikrishti. Po pse sipas tij morali fetar duhet flakur? Përse ideja e Zotit është e dëmshme për njeriun? Të githa këtyre pyetjeve ai i ka dhënë përgjigje në veprën e sipërpërmendur dhe ne do ti shohim shkurtimisht arsyet se pse ai mendon se duhen bërë ato.

    Gjëja e parë që vëreu Niçja ishte se midis besimit të krishterë dhe njohjes shkencore ka një mospërputhje të madhe. Sipas tij Zoti i krishterë i frikësohet shkencës. E vërteta shkencore mund të arrihet vetëm nga njerëzit të cilët kanë kultivuar, shpirtin fisnik në veten e tyre, këta njerëz nuk kanë lidhje me moralin e krishterë i cili sipas tij mohon gjithçka të vërtetë që ka në qënien njerëzore. Njohja përbën thelbin e shkencës dhe Zoti i krishterë është pikërisht kesaj që i druhet . Fruti i ndaluar i parajsës, a nuk ishte sipas biblës pikërisht fruti i njohjes?! A nuk është ndoshta e vërtetë që priftërinjt kanë tentuar gjithmonë ti ndalojnë njerëzit për të arritur tek njohja e vërtetë duke i bërë ata të besojnë se dija është diçka djallëzore në vetvete. A nuk ishte ndoshta e vërtetë që Jezusi kishte thënë : “Bekuar qofshin ata që nuk dinë se për ta është përgatitur mbretëria e Perëndisë” Sipas Niçes Zoti i frikësohej shkencës se ajo e bënte njeriun të ngjashëm me të, sipas tij sa më shumë njeriu të përparoj në njohje aq më pak ka ai nevojë për Perëndinë. Dhe këtë sipas tij priftërinj e dini shumë mirë dhe për këtë arsye ata kishin bërë çmos që njëriu të mbahej larg njohjes me çdo mjet të mundshëm. Fakti që sipas Niçes njohja shkencore e bënte njeriun të ngjashëm më Perëndine shprehet qartazi kur në faqen 61 të librit të tij ai thotë:”…Shkenca të bën të ngjashëm me Zotin- për priftërinj e zota gjithçka merr fund kur njeriu bëhet shkencor! Tek kapitujt e parë të librit të Zanafillës ai shihte të përmbledhur të gjithë qëndrimin e fesë së krishterë në lidhje me shkencën, ky qëndrim përkrahet normalisht edhe nga priftërinjt. Ai po në faqen 61 të librit të tij e shpreh këtë fakt me këto fjalë: “Më kuptuat. Fillimi i Biblës përmban të gjithë psikologjinë e priftit. Prifti njeh vetëm një rrezik të madh shkencën- kuptimin e shëndoshë të shkakut dhe pasojës.

    Në pikën 48-49 tëlibrit të tij Niçja e paraqet gjerësisht këtë fakt. Përfundimisht sipas tij feja dhe të gjithë ata që e përfaqësonin atë vinte ne kundershtim me të vërtetën shkencore, e vërtetë kjo e cila sipas tij mund të arrihej vetëm nga njerëz të cilët kishin shpirt me tepricë gjë e cila ishte në antitezë më moralin e të krishterë i cili ishte sipas tij ishte në kundërshtim të plotë me natyrën njerëzore.
     
  8. Gysi

    Gysi Primus registratum

    Re: Nice-Idiot apo Gjeni?

    Pershendjetje Teolog!

    E vleresoj perpjekjen tende. Personalisht une e njoh pak Kristianizmin dhe nuk mnd t'a gjykoj. Por gjithsesi une kam bindjen qe identiteti kristian i dikujt nuk e pengon ate te mund te jete "Nicean", persa i perket mjaft prej pikepamjeve filozofike. Dhe kjo, pasi kryesore per Nicen ishte qe njeriu te perpiqet te ridimensionoje vlerat e vata, per te mund t'i hapur rruge potencialeve qe ai konservon ne vetvete, dhe qe do t'a benin ate me te perkryer.

    Une besoj se te pakten sot (ndryshe nga e kaluara mesjetare apo edhe ajo e kohes se Nices) kristianizmi ka pranuar mjaft vlera shkencore, dhe, ne njefare menyre ia ka hapur dyert "mbinjeriut".
    Gjithsesi une nuk jam kompetent per kompetent ne kete fushe (jo se jam kompetent ne ndonje fushe tjeter /pf/images/graemlins/smile.gif ).
    Megjithate ajo qe une mendoj lidhur me icen (per te cilin e kam me te lehte te flas) eshte se koncepti i tij lidhur me vdekjen e Zotit, dhe pse jo edhe ne lidhje me sulmet ndaj krishterimit, mbeten me teper poetike. Dhe qellimi ketu nuk eshte direkt objekti i sulmuar, por "antivlerat" qe i kane sjelle ata shoqerise, te cilat realisht, per mua kane ardhur si pasoje e keqkuptimit apo Abuzimit me Zotin, e po keshtu edhe me krishterimin.
     
  9. simply_me

    simply_me Primus registratum

    Re: Nice-Idiot apo Gjeni?

    ke sa te duash njerez gjeni po qe besojne ne gjera idiote...smund ti mohosh ama gjenialitetin...kshuqe idiot apo gjeni pak rendesi ka...ishte complet i ndryshem.
     
  10. DEUS_MORTEM_EST

    DEUS_MORTEM_EST Primus registratum

    Re: Nice-Idiot apo Gjeni?

    o cicero si i thoke nietzches idot o burr. ai eshte nje nga filozofet me te medhenj dhe ka per te ngelur i tille. ti mos u bazo ne komentin vetjak qe beri hitleri mbi superioritetin e rraces ariane.Sipas nietzches per tu bere superior nuk mjafton ngjyra blu e syve apo e verdhe e flokeve, mbinjeriu eshte ai qe eshte krenar, ka vullnet, dhe mbi te gjitha ka ideale te pathyeshme. sa per punen e zotit, siç kane KRISHTERET "BIBLEN", MYSLYMANET "KURANIN", ashtu edhe ne ateistet kemi NIETZCHEN. edhe vete niku im eshte marre nga shprehja e famshme e tij: DEUS MORTEM EST ose ZOTI KA VDEKUR. nejse cicero s'esoj se je nxehur. hajde te fala andej nga polonia
     
  11. plakudhedeti

    plakudhedeti Primus registratum

    Re: Nice-Idiot apo Gjeni?

    A - jam i sigurt se tek titulli i temes ka konfuzion midis fjales "idiot" dhe "i luajtur" ose "i cmendur". por sic e dime, nuk eshte aspak e njejta gje. nqse marrim perkufizimin strikt te fjales "idiot" (... qe respekton te gjitha rregullat dhe ligjet sociale pa asnje shpirt kritik dhe kundershtimi...) dhe "gjeni" (... qe nuk kerkon, por qe gjen...) dhe qe duke e ditur se nje gjeni eshte cfaredo lloj gjeje pervec nje qenje e socializur, kuptojme shume shpejt illogjiken e titullit te kesaj teme.
    konkluzion ne princip:
    1 - pyetja "idot apo gjeni" eshte illogjike, nuk ka vend per tu bere.
    2 - pa dashur te luaj me fjalet (por sidoqofte te respektojme sensin e tyre) pyetja "i cmendur apo gjeni" ka nje sens te vertete, per te gjithe gjeni-te ne te gjitha fushat.

    B - prandaj dhe dua te theksoj pergjigjen tende duke e ditur se dhe ti ke menduar kete "gjeniun nga cmenduria e ndan vetem suksesi"

    bye

    ps : tek perkufizimet kam marre vetem pjesen (t) qe na interesojne
     
  12. 221178

    221178 Primus registratum

    Re: Nice-Idiot apo Gjeni?

    Plakudhedeti, :thumbsup:
    por sic e di edhe ti(gjersa ndien nevojen te hedhesh drite mbi kete),per shume njerez nuk ka ndonje diference te dallueshme midis cmendurise dhe idiotizmit,megjithese sic pohon edhe ti jane dy gjera krejt te ndryshme.
    /pf/images/graemlins/smile.gif
     
  13. Admir

    Admir Forumium maestatis

    Re: Nice-Idiot apo Gjeni?

    plakudhedeti,

    Lexo ne faqen 2 ne lidhje me titullin e temes.
     
  14. plakudhedeti

    plakudhedeti Primus registratum

    Re: Nice-Idiot apo Gjeni?

    nqse e ke fjalen per keto perkufizime qe ke dhene faqen (2) te kesaj teme atehere :
    1 - ato jane te paplota dhe ne limitin e te pasaktave:
    psh. perkufizimi yt i gjeniut flet per "...krijimtari dhe talent..." me falni te dashur, por ai qe ka bere kete perkufizim ka mangesi te medha. Sic dihet nje "gjeni" eshte cdo gje vecse jo "i talentuar". Nje "i talentuar" eshte nje qe ben cdo gje ne vazhdimshmeri ne menyre perfekte dhe te applikuar. Nje i talentuar eshte gjithnje i mire. Nje gjeni jo. (etj etj. te jap nje bibliografi nqse ke mangesi kaq te medha ne terminologji dhe perkufizime. me fal por eshte nje fyerje e madhe ndaj fjaleve nqse u hiqet sensi i tyre)
    2 - megjithate, edhe me keto perkufizime qe ke dhene, me gjithe mangesite e tyre, del ne pah illogjizmi i titullit te temes. Dhe ky illogjizem per nje arsye (nder te tjerash) te thjeshte. Bashkesa e "te meteve, te trasheve ose qe veprojne si te tille..." nuk eshte prerese ne lidhje me bashkesine e "...atyre qe kane mpreftesi te madhe medore dhe krijimtari te jashtzakonshme..." per kete arsye (nder te tjerash edhe me shume te komplikuara) nuk mund te pyesesh "idiot apo gjeni"
     
  15. ^Res-Cogitans^

    ^Res-Cogitans^ Primus registratum

    Re: Nice-Idiot apo Gjeni?

    Nietzsche?! ....po zgjon nje "drite" nen errsiren personale. Idiot ose GJeni?! HuHh!!!!
    Absolutisht nje i MADH "Res Cogitans".


    Po me pelqen diskutimi qe nen faqet e pare..dhe me ben pershtypje interesi i disave,keni adhurimin tim.
     
  16. Admir

    Admir Forumium maestatis

    Re: Nice-Idiot apo Gjeni?

    plakudhedeti,

    Ke te drejte te japesh opinionet e tua, por faktualisht "idiot" dhe "gjeni" qendrojne ne kahe ekstreme te kunderta, te pakten ne shqip. Referoju cdo antonimi te seciles fjale. Nese nuk do ta kuptosh, atehere nuk me mbetet gje tjeter vetem te te them meso SHQIP. :smash:

    Shnet.
     
  17. ^Res-Cogitans^

    ^Res-Cogitans^ Primus registratum

    Re: Nice-Idiot apo Gjeni?

    Mund t'ju drejtoj te njejten kritik: Lexoni emrin e personit te cilin citoni (Me duket se jeta juaj esht e nderthurur me te...sepse origjinaliteti juaj nuk ekziston). :sleep:
    =======] Friederich Nietzsche.

    Tani lind pyetja...nqs jeni ju idiot apo gjeni te hidhni te tilla ilacione rreth "N". (^=^)
    :wave:
     
  18. uni20077

    uni20077 Primus registratum

    Re: Nice-Idiot apo Gjeni?

    Gjenialiteti asht gjithnji pak i perziem me marriin.Kjo asht nji shprehje e Seneca-s, e thanun para gadi 2000 vjetsh:Nulla ingenium sine mixtura dementiae fuit.Nietzsche nuk perjashtohet prej rregullit, por nuk ka kene aq atheist sa sot thohet.Asht shprehe diku-"Zoti ka deek.Jena kena na vrassit e tij".
    Por na ,njerzt , hala nuk e kena kuptue krimin ** kena b^a, edhe edhe pse sot mundohena m'u la shpesh e ma shpesh, asnjihere nuk kena me muejt me e hjeke njollen e gjakut prej duerve tona.At njolle gjaku e laan vetsch pagzimi.Kte Nietzsche e kuptoi me voness, edhe nuk desht me e pranue.Kjo e shpejtoi rrugen e tij per kah klinika psiqike. :confused: /pf/images/graemlins/frown.gif

    No comment.
     
  19. Vis Elbasani

    Vis Elbasani Forumium praecox

    Re: Nice-Idiot apo Gjeni?

    E pabesueshme se si koha nuk mund ta permbaje mendimin!!! Më lart pashe nje pergjigje qe jepej pas nje viti!!!

    Edhe kjo eshte gjeniale! Ne fakt, gjenialiteti i Nices mua me duket se qendron ne faktin se ai te fton te thellohesh dhe te mos mbetesh ai femija i percipte qe ke qene gjithe jetes. Konkretisht mua, kur kam qene nje musliman modest, me ndodhi te shoh ne nje vitrine nje liberth ne shqip me titullin Antikrishti... Me shtyu kureshtja ta lexoj kete liber, per te pare nese behej fjale per nje "grindje" fetaresh apo cfare. Qe aty fillova te interesohem me shume per kete filozof dhe pashe qe pas disa vitesh Antikrishti isha edhe une, edhe plot te njohur te mi, familjare, te cilet nuk kishin pasur qartesine te shihnin ne vete Antikrishtin, antivdekjen!!! /pf/images/graemlins/smile.gif
     
  20. the_doctor

    the_doctor Primus registratum

    Re: Nice-Idiot apo Gjeni?

    nice....gjeni idiot.....
     

Shpërndajeni këtë faqe