Një Shoqëri Perfekte!

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga olti, 7 Nov 2002.

  1. olti

    olti Neo

    Një Shoqëri Perfekte!

    Filozofet me te hershem apo jo vetem ata, jane perpjeur te japin rruge dhe sisteme qe do te shpien ne nje shoqeri perfekte njerzore.
    Qe ne shek. VI p.e.s ne Kine Lao-ci ka dhene nje sistem-formule per nje shoqeri perfekte, qe ai e quajti Dao, apo shteti legjendar i Likurgut ne Greqine e lashte.
    Gjate rilindjes qene veprat e famshme te filozofeve te kohes qe i dhane nje shtytje te re endrres se vjeter njerzore per nje organizim shoqeror perfekt; ato qene Tomas Mori me "Utopia" Tomaso Kampanela me "Qyteti i Diellit" dhe deri ne nje fare mase qe e tille dhe "Atlantida e Re" e Frencis Bekon.

    Por ajo qe i dha vertete nje realitet qe materializmi dialektik i Karl Marksit dhe Frederik Engelsit. Filozofia e tyre shkoi pertej teorise por u fut thelle per nje zbatim praktik.
    Endrra per nje shoqeri perfekte, per barazi dhe liri reale e gati absolute u duk se e gjeti formulen e saj, ajo u materializua nen emrin Komunizem
    Por ajo qe ndodhi beri qe endrra njerezore te kthehet ne makthin me te tmerrshem qe ka provuar njeriu. Kjo enderr i kushtoi ketij planeti rreth 100 milion jete njerezish, shifer qe i kalon dukshem viktimat e dy luftrave te marra sebashku si dhe te cdo konflikti tjeter gjate historise njerezore.
    Nga kjo a mund te nxjerrim nje perfundim se; njeriu ne kete jete e kete planet nuk mund dhe nuk duhet te pretendoje per ne shoqeri perfekte me barazi dhe liri perfekte; eshte jashte natyres se tij qe nje enderr te tille ta beje realitet sepse si dhe e tregoi apo e tregon ende aktualiteti kjo eshte e pamundur dhe kur pretendohet te materializohet behet e rrezikshme per shoqerine dhe individet qe e perbejne kete shoqeri.
    NJerezit ne thelb jane egoiste dhe jo perfekte dhe perfeksioni ne kete jete eshte i rrezikshem per ta, me pasoja qe asnje enderr tjeter nuk i shkakton.
     
    Megg likes this.
  2. Admir

    Admir Forumium maestatis

    Re: Një Shoqëri Perfekte!

    Sygjeroj teorine "Kontratat Shoqerore" ("Social contract theory") Nga John Locke.
     
  3. jula

    jula Primus registratum

    Re: Një Shoqëri Perfekte!

    Shume e vertete dhe e drejte analiza e Neos.
    Eshte e pamohueshme humnera qe ndan qellimin nga veprimi, besimin nga praktika, endrren nga realizimi i saj qe shpesh nuk eshte vecse nje mankth.

    Dhe ende me i vertete eshte shembulli i tentatives kryekeput te deshtuar per te realizuar nje enderr/plan/ide nen emrin "komunizem".
    Para deshtimit ka dy alternativa:

    1.Ideja eshte e gabuar.Mjafton tu drejtohesh ideve alternative, te korrigjosh "shenjestren" e aspiratave duke i braktisur ato dhe te jetosh sipas rrjedhimit te kesaj logjike.

    2.Realizimi i idese ishte i gabuar.Momenti dhe mjedisi i zgjedhur ishte i gabuar.Forcat kundershtare ne disa raste jane superiore...
    Mjafton tu drejtohesh menyrave alternative te realizimit te se njejtes ide.

    Une mendoj se, idete nuk lindin nga hici. Ka dicka qe nuk shkon ne realitet,kjo eshte gjeneza e endrres.Asnje deshtim nuk mund te ndaloje ate tendence gjithmone te gjalle qe quhet kokefortesi e te provuarit dhe riprovuarit.Pra, reliteti mund te beje te deshtojne tentativat, por jo te deshtoje tentativa per te...tentuar(paqesisht, nuk po flas per percudnime e diktatura).

    ***
    Besoj edhe une se eshte e pamundur nje shoqeri perfekte. Pikerisht sepse eshte e pamundur (po jo e pa afrueshme), me e rrezikshmja me duket braktisja e endrres. Kjo do te ishte e barabarte me pohimin se AKTUALITETI eshte perfekt. [​IMG]
    ***

    Atehere preferoj kete trend progresiv antikonservator qe mund te quhet riformizem,qe denon fajet e krimet ne emer te endrrave, po qe kembengul per mosbraktisjen e enderrimit (jo ne ajer, nepermjet veprimit konkret).
    Lumi qe ndalet eshte kenete.
     
  4. eM

    eM Paper Moon

    Re: Një Shoqëri Perfekte!

    Te gjithe shpresojme per nje shoqeri perfecte. Nje jete pa krime, pa dhimbje nje jete e mbushur me respect dhe dashuri te perbashket.

    Vetem se deri tani skemi qene asnjehere ne gjendie te krijojme nje te tille. Jeta jone eshte e mbushur me shume urrejtje dhe cmire qe ne te krijojme nje shoqeri perfecte. Cdo dite mundohemi per permiresojme dicka po jo gjithemone eshte e mundur! Ajo qe per ne eshte perfekte per dike tjeter mund te jete teresisht e gabuar!

    LOVe
    eM
     
  5. Guest

    Re: Një Shoqëri Perfekte!

    nje shoqeri perfekte nuk ekziston per fatin e keq apo te mire tonin /pf/images/graemlins/wink.gif
     
  6. tori76

    tori76 Primus registratum

    Re: Një Shoqëri Perfekte!

    Ne rradhe te pare nje pergjigje per nje shoqeri perfekte,qe nga casti qe ne vete njerzit nuk jemi perfekt as mund te pretendojme qe te mund te krijojme nje shoqeri perfekte,se dyti alternativa komuniste eshte me e mira por seshte faji yne qe Enveri,Stalini,Maoja dhe Fideli i kthyen ne diktature sepse keshtu u thoshte ajo egoja e tyre e semure.Kaq per tani sepse po pertoj te shkruaj dhe tu jam mendimet e mia filozofike per kate teme.Ne fund te fundit as une nuk jam perfekt
     
  7. RediRock

    RediRock Primus registratum

    Re: Një Shoqëri Perfekte!

    mesazhi i tori76 eshte shume i drejte. sidoqofte komunizmi eshte nje shkence ideale ne kuptimin qe eshte e pamundur te aplikohet 100% ne shoqerine njerezore. arsyen pse, e shpjegoi neo tek analiza e tij. raca njerezore nuk mund te kuptoje, jetoje, apo aplikoje konceptin e barazise perfekte. si njerez, neve jemi te pajisur me ego, deshire per pushtet, deshire per sukses (qe nenkupton deshtim per dike tjeter). ne nje shoqeri perfekte, quaje komunizem ideal po deshe, i vetmi koncept ekzistues eshte barazia. nuk ka te pasur dhe te varfer, nuk ka superiore dhe inferiore, nuk ka epror dhe mvartes, nuk ka KONKURRENCE. dhe raca njerezore jeton e bazuar ne konkurrence (gjithmone perpiqemi te jemi pak me te mire se tjetri ne krah).
     
  8. durrsakja

    durrsakja Primus registratum

    Re: Një Shoqëri Perfekte!

    Duke mos qene perfekte as mund te pretendojme te njohim perfekten...dhe as endrrat nuk besoj se jane perfekte e aq me pak ideologjite!
    Nuk me duket se mbetet shume per te shtuar pas parafolesve, megjithate Komunizmi mbetet ndoshta ideologjia me potencial me te madh per tu realizuar ne nje version te suksesshem!

    PS. Neo e ke kap keq me Komunizmin o vlla, ndoshta nuk eshte aq i erret! /pf/images/graemlins/laugh.gif
     
  9. gjekec

    gjekec Primus registratum

    Re: Një Shoqëri Perfekte!

    pyetje , cila eshte qeveria me efikase/e dobishme ne bote?
     
  10. olti

    olti Neo

    Re: Një Shoqëri Perfekte!

    Dhe cili eshte veprimi konkret? Ndoshta riprovimi per ta rindertuar nje sistem te tille. Cfare duhet per te braktisur endrren me emer "komunizem"? Ndoshta dhe 100 milion jete te tjera?
     
  11. olti

    olti Neo

    Re: Një Shoqëri Perfekte!

    ...edhe ty te them po te njejten pergjigje si te pares. Mos do te ikin dhe 100 milion te tjere qe te thuash "nuk ben"?! Komunizmi eshte ideologji e mbaruar dhe pa asnje potencial. Eshte diku tjeter ajo qe ka potencilin real dhe qe mund ta beje nje shoqeri qe eshte e pranueshme. Ku te mbizoteroje drejtesia dhe vellazeria. Per nje shoqeri 100 % barazitare as qe mos e cojme nder mend. Eshte kunder natyres tone dhe dicka qe eshte kunder natyres te con ne veteshkaterrim dhe askund tjeter. Une cuditem pse Marksi futet ne listen e filozofeve te medhej. Madheshtia e tij qendron ne faktine vetem se beri nje sistem filozofik qe i beri gropen botes dhe asgje me shume. Ai mund te kete qene ose nje njeri shume naiv qe kishte ne koke endrren per barazi perfekte dhe shkruajti mbi te, ose nje bastard i madh qe e dinte se kjo enderr eshte shume e prekshme nga njerezit dhe ja ku ia dha njerezve nje te tille, pra ate qe donin te besonin. Por nje gje eshte e sigurte, duke mos pasur sigurine e atyre dy pikave qe dhashe me siper. Filozofia e tij eshte ajo qe u perdor me shume nga njerez karrieriste dhe kriminele per te arritur qellimet personale. Eshte perdorur dhe filozofia e Hegelit apo "mbinjeriu" i Nices nga nazistet, por kjo e Marksit i kalon dukshem tere te tjerat.
    Nje shoqeri perfekte njerezore-toksore do te ishte nje qe do te permbidhte demokracine, nje elite patriotike dhe njeret besimtare ne Krijuesin. Platoni thoshte: "je shoqeri perfekte eshte kur tere klasat mbajne vendin e tyre dhe nuk i bejne padrejtesi njeri-tjeterit" Apo apo "mesi i arte i Aistotelit" !
     
  12. Kordelja

    Kordelja Valoris scriptorum

    Re: Një Shoqëri Perfekte!

    Shoqeri perfekte----> As qe behet fjale, nje shoqeri perfekte eshte nje shoqeri me rregulla te forta, ku nuk ka perplasje interesash, ku "haku" i jepet atij qe i takon, ne baze te rregullave qe vete eksperienca njerezore i nxjerr ne drite.Nje shoqeri e tille, pa pakenaqesi,pa probleme, pa keqberes dhe pa defekte nuk mund te ekzistoje per shkak te komplesitetit te natyres njerezore.

    Bre mire Neo, qe citove Platon dhe Airstotelin pasi jane ata qe hodhen themelet e shoqerive njerezore packa se ato mbteten meditime filozofike.

    Une personalisht jam shume pesimiste per nje shoqero perfekte edhe pse kam pare sistemet e vendeve Skandinave qe jane pothuajse te tilla.Edhe ato kane problemet e tyre, por shume me pak se c'mund te kene te tjera te tilla.Por nuk duhet harruar qe keto vende nuk kane nohur luftera qysh prej kohes se apoleonit ose edhe me pare.

    Jam pesimiste, te pakten per keto vite qe une do bej pjese ne njerezim, nuk kam per te pare nje Shoqeri qe te perkufizohet PERFEKTE.
    /pf/images/graemlins/frown.gif
     
  13. gjekec

    gjekec Primus registratum

    Re: Një Shoqëri Perfekte!

    Pyetja eshte si ti bejme njerezit te shkojne ne shkolle perpara se te dalin ne jete :thumbsup: :cool:
     
  14. eM

    eM Paper Moon

    Re: Një Shoqëri Perfekte!

    e kisha ne mendje ta thoja!

    nese keni ide per nje shoqeri perfekte do kju keshilloja ti jepni nje lexim keti libri si dhe librave ose pjeset dramatike te Voltaire dhe filozofeve te tjere te Enlightment!
    Idete qene shume noble do ti quaja!

    eM
     
  15. durrsakja

    durrsakja Primus registratum

    Re: Një Shoqëri Perfekte!

    Rrjedha e historise Neo, jo gjithnje ka ndjekur theniet e parashikimet e filozofeve.
    Ndoshta gabimi me i madh qe behet sot eshte se u hidhet faji gjithnje ideve, ne fakt problemi mbeten njerzit. Gishti duhet te drejtohet tek njerzit!
    Te gjykosh Komunizmin, duhet marre parasysh qe ne cdo shoqeri qe eshte aplikuar eshte shnderruar ne nje version me vete.
    Olti eshte njesoj si te thuash qe Islami eshte i deshtuar si sistem duke pare se c'behet ne vendet pseudo-islamike (edhe pse s'kam si e ve ne nje kandar me Komunizmin per ceshtje bindjesh) /pf/images/graemlins/smile.gif .
    Ceshtje interpretimi vlla!
     
  16. Shqiptarja

    Shqiptarja Primus registratum

    Re: Një Shoqëri Perfekte!

    Ne mund te imagjinojme nje shoqeri te persosur dhe te kemi nje model te saj per te perdorur ate si nje udherefyes,si dicka per te synuar.Megjithate ne assessi nuk duhet te presim qe nje shoqeri te jete e persosur dhe te jete ne menyre te vazhdueshme ashtu sic do te deshironim ne qe te jete ajo (shoqeia) sepse nje pjese e persosmerise mbeshtetet ne faktin se cdo gje ndryshon; asgje nuk mund te mbetet e njejte. Njesoj si nje lule,e cila e arrin teresine e vet te persosur, formen e persosur, aromen e persosur dhe pastaj ndryshon; keshtu eshte edhe me shoqerine, ajo e arrin kulmin dhe pastaj degjenerohet!
    Kjo eshte levizja natyrore e te gjitha dukurive te kushtezuara!
     
  17. Dajaku

    Dajaku Primus registratum

    Re: Një Shoqëri Perfekte!

    Une habitem pse na merzisni e na beni te humbim durimin kete duke folur per ate ndyresiren (luj vendit kur t'a lexosh) qe s'ka asgje per ne shqiptaret jo vetem se na ka sjelle vujtje e poshtrim si rrace.
    Nje filozof gjerman qe i pari qe e futi si koncept kur po diskutonte rreth fese(religionit).
    Ai tha : Teismi (feja) eshte ajo qe ndimone njeriun te njohi zotin the faza e fundit e saj do t'jete kur njeriu do te njohi vetveten dhe kjo quhet "KOMUNIZEM".
    Me qarte s'ka me.
    Marxi ishte nxenes i tije, por Marksi kete e quajti "A-TEIZEM". S'du te zgjatem shume, por muzhiku Lenin qe s'kish shume haber nga filozofia gjermane, se rronte ne France e nr Finlande, e mori kete si fe te re per t'iu kundervu careve qe me flamujt e rreckosur te orthodoksise sllavo-greke do vinte ne kufi me Austrine e Italine duke kriju nje shtet te vetem, qe shkaktoje the rreaksionin ne Austi e kjo qe ajo qe austriaket u bene filo-shqiptare.
    Kjo fe e re zevendosoj c'do lloj feje kudo qe sundoje muzhikeria ne europe. Populi nuk kupton filozofine ai nje fene qe i thote eshte kshu dhe s'ka tjeter, dhe Galileo qe tu shku per lesh vetem prej ksaj. O milet! :smash: :smash: :smash:

    -----------------------
    /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif

    Gjithka e pashpjegushme
    ketu eshte mjaft e qarte.
    E ameshushmja femrore
    na terheqe gjithmon larte.

    :tipsy: :tipsy:
     
  18. olti

    olti Neo

    Re: Një Shoqëri Perfekte!

    O Amira si po krahason Komunizmin me Islamin(?!!)
    Keto te dy jane antipode te njeri-tjetrit dhe as qe mund te afrohen per t'u krahasuar e per t'i bere paralelizime. I pari me origjine nga djalli dhe i dyti nga Krijuesi. Pa u ndalur aspak gjate ne te, por vetem fakti qe eshte nje filozofi kryekeput materialiste dhe ateiste, e ben ate te pakrahasueshem me ate qe the ti mesiper, pa permendur me pas se nga cili eshte krijuar! Nuk e di se cfare te mesojne andej ku je, por si dhe e kam thene me pare per ne shqiptaret nuk ka nevoje te na e thote kush se si eshte e si duhet te jete, sepse e kemi provuar dhe vazhdojme ta provojme vete. Me pare direkt dhe sot efektet ne kohe te tij. Ajo qe thuaj ti apo shume te tjere se nuk mund te gjykohet si i keq vetem ne faktin se ka deshtuar ne disa vende nuk qendron. Ai nuk eshte se ka deshtuar ne disa dhe ka ecur per mire ne te tjere, por kudo ka ecur ne menyren me te keqe. Ne disa vende ne nivele me te larta dhe ne disa me pak, por kudo keq. Shembulli me i qarte eshte Cekia. Ky vend para luftes se dyte boterore ishte ne nivelet me te larta te zhvillimit. Nje punetor cek merrte nje page shume me te larte se nje italian apo nje japonez, po te njejtat gjera mund te thuhen dhe per zhvillimin e pergjithshem te ketij vendi para ardhjes se komunisteve. Pra cekia ishte vendi me i pershtashem per te vene ne jete mesimet e Marksit. Nuk ishte nje vend blektoral si tere vendet e tjera qe rane ne komunizmin, por kryekeput industrial. Pra mund te quhet Anglia apo Gjermania, ne te cilat mendonte te vinte ne jete Marksi idete e tij. Tani te gjithe e dime se ne cfare niveli eshte Cekia ne krahasim me dy vendet qe permenda me siper. Pra nqs ne Rusi, Shqiperia apo Kine mund te merret fajtor niveli i zhvillimit te pergjithshem, po ne kete vend cili eshte ai, ne nje kohe qe ky ka qene nje vend barabart ne zhvillim me tere boten gjermane. Po e njejta gje pastaj mund te thuhet dhe per pjesen lindore te gjermanise. Nuk mund te thuhet qe sot faji i hidhet ideve ne nje kohe qe jane njerezit qe e kane fajin!! Idete nuk jane te pavarura nga njerezit, por lindin pikerisht nga njerezit dhe duhet te jene te kalibruara per njerezit. Ky sistem apo filozofi per te cilin po flasim nuk eshte aspak per njerezit, por eshte antinjeri dhe kete e ka provuar tashme, madje shume pergjakshem. Shifra e viktimave te koleres se kuqe i kalon dukshem ato te dy luftrave boterore te marra sebashku. Shifra e viktimave te Stalinit prej 15 milion njerezish te vrare nga sistemi i tij e kalon po ashtu dukshem 6 milionet e vrare nga Hitleri. Si shume here do te thoni qe nuk e ka fajin komunizmi se Stalini apo te tjere si ai kane bere keto gjera. Shume gabim eshte kjo. Keta diktatore jane formuar dhe nga ky sistem, eshte ky sistem qe i ka dhene mundesine te abuzojne. Eshte si te thuash qe tere fajin per krimet e Milloshevicit i ka ai vete, kur dihet shume mire se eshte ne radhe te pare filozofia nacionaliste serbe qe ka bere miloshevicin dhe jo ai kete filozofi. Keta diktatore qe dikush mundohet te thote se jane larg komunizmit, jane produkt i komunizmit dhe jo komunizmi produkt i tyre. Prandaj eshte e papranueshme te mundohemi te mbrojme dhe aludojme qe ky sistem apo filozofi ka te mira. E mira e tij shumezohet me zero dhe ne cdo rast eshte totalisht fatkeqsi per ate popull qe e provon.
     
  19. Dajaku

    Dajaku Primus registratum

    Re: Një Shoqëri Perfekte!

    Shi ky prap!!!!
    Hej o popull, vini re!
    Komunizmi nuk eshte filozofi, se filozofija eshte shkence, por eshte "OBJEKT" i filozofise. :smash: :smash: :smash: :smash: :smash: :smash:
    S'kam ca me bo se s'lejohen me shume se tete.
     
  20. nike palkola

    nike palkola Primus registratum

    Re: Një Shoqëri Perfekte!

    Filozofia është e vdekur!?
    Shoqëria as nuk ka qenë, as nuk është ,as nuk do të jetë perfekte, sepse fajin e kanë njerëzit. Është e lënë në vullnetin e tyre, që të zgjedhin rrugën e mirësisë e të dashurisë, por ata në shumicën e rasteve zgjedhin urrejtjen, të keqen.
    Kurrë nuk kanë qenë të suksesshëm as politikanët, as klerikët (e të gjitha feve), dhe kjo tregon se ka diçka që nuk shkon...
    Ndoshta... dikur shumë, shumë më vonë... besoj se edhe në civilizimin njerëzor (nëse nuk e zhdukë veten) mbi Tokë do të mbretërojë Dashuria, dhe do bëhët parajsë mbi Tokë...
     

Shpërndajeni këtë faqe