Një Shoqëri Perfekte!

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga olti, 7 Nov 2002.

  1. durrsakja

    durrsakja Primus registratum

    Re: Një Shoqëri Perfekte!

    Olti nuk po krahasoja Komunizmin me Islamin, thjesht po jepja nje shembull rrethanash.
     
  2. jula

    jula Primus registratum

    Re: Një Shoqëri Perfekte!

    Nuk ka tabu per te krahasuar ne cfaredo lloj konteksti "rreshkitjen" dhe degjenerimin e realizimit nga teoria.
    Po flas edhe per Islamin, Krishterimin, Socializmin, Kapitalizmin...jo, Kapitalizmin jo: nuk ka gje me te thjeshte se realizimi i "mors tua, vita mea"...duart lart perpara reltetit!!! :tipsy:
     
  3. jula

    jula Primus registratum

    Re: Një Shoqëri Perfekte!

    *realitetit...jam nje gomar poetik, nuk arrij ta shkruaj mire kete fjale... /pf/images/graemlins/laugh.gif
     
  4. bobo

    bobo marksist-enverist

    Re: Një Shoqëri Perfekte!

    ne zoteroj forma te ndryshem botkuptimore mbi "perfekten";dhe e paraqesim edhe ne menyre vizuale formen reale,qe mund te mirrte "perfekt"-ja.
    ,eshte nje forme absolute e logjikes,qe mohon cdo form tjeter logjike objektive!?
    pra pergjithesimi i "perfekt-"es con ne mohimin absolut te aresyes,-dhe cdo rrume ideologjike-,dhe te qenies;deri ne shkallen e njeqelizoreve(brenda llojit) vetem ne kete nivel marredheniesh ekziston "perfekt"-ja
     
  5. atman

    atman Forumium maestatis

    Re: Një Shoqëri Perfekte!

    Per HomerS:
    Nuk e kuptoj perse ngaterroheni me fjale apo koncepte qe nuk ua dini mire permbajtjen. Kur flitet per logjiken duhet kuptuar si shkenca qe studion mendimin dhe mendimi shfaqet ne tre forma:
    1-Koncepti.
    2-Gjykimi.
    3-Arsyetimi.
    Si mundet qe arsyetimi te mohoje logjiken duke menduar qe eshte forma me e larte e mendimit dhe brenda saj!!!
    Ju lutem...
     
  6. atman

    atman Forumium maestatis

    Re: Një Shoqëri Perfekte!

    Persa i perket perfektes, mendoj se nuk egziston, ose nese eshte ne akoma nuk kemi sy ta shikojme.
    Perderisa çdo gje eshte humane, do te thote se eshte e destinuar edhe te gaboje.
    Persa i perket asaj qe eshte natyrore perderisa ndryshon ne menyre te vazhdueshme dhe nuk mebtet e dhene njehere e pergjithmone, do te thote se nuk eshte e persosur.
    Persa i perket mbinatyrores...nuk e di, do te me pelqente ta njihja. Nese eshte e vertete qe zoti e beri njeriun sipas shembelltyres se tij, atehere logjikisht del konkluzioni qe edhe zoti nuk eshte perfekt.
     
  7. durrsakja

    durrsakja Primus registratum

    Re: Një Shoqëri Perfekte!

    Ne vazhdim te pergjigjes per Oltin.
    E rrespektoj opinionin tend , e mos harro se bashkohemi ne bindje me te thella se poliTRICKa /pf/images/graemlins/tongue.gif
    Je penetruar plotesisht ne stilin e nje jete kapitaliste ti vlla? Dinjiteti i njeriut aty perdhoset ne menyra te tjera...
    Nejse, me te ngacmu shkrova tek kjo teme /pf/images/graemlins/tongue.gif
    Le te leme te enderrojne....eshte me bukur se pesimizmi!!!

    Paqe
     
  8. gjekec

    gjekec Primus registratum

    Re: Një Shoqëri Perfekte!

    Shoqeria perfekte fillon ne familje :rolleyes: :cool: /pf/images/graemlins/laugh.gif :thumbsup: :rockband:
     
  9. bobo

    bobo marksist-enverist

    Re: Një Shoqëri Perfekte!

    per atman-in;
    ti qe e dike mir permbajtjen dhe kuptimin e fjaleve:si qeka llogjika shkenca qe studion mendimin!?
    llogjika eshte nje form e t`shprehurit te mendimit.
    kurse arsyetimi,eshte vertetimi i mendimit.,i cili nuk eshte e then te jete llogjik.
    pra llogjika eshte nje,kurse arsyetimi eshte disa.
     
  10. Kur me Kafshon te Gervish

    Kur me Kafshon te Gervish Primus registratum

    Re: Një Shoqëri Perfekte!

    Love Pic and Harmony we need in socyet
    nese mjafton kaq per me shum nuk duhet larg urrejtja dhe thashethemet :mad: :mad: se kto jan faktor kryesor qe shkaterrojn shoqerin bye bye /pf/images/graemlins/tongue.gif
     
  11. atman

    atman Forumium maestatis

    Re: Një Shoqëri Perfekte!

    Qe logjika eshte shkenca qe studion mendimin, nuk e kam shpikur une. Ka nje histori si shkence te pakten 2400 vjeçare me Aristotelin themeluesin e saj. Stdiuesi, nga me te njohurit e historise qe ne lashtesi e deri me sot kane percaktuar si objekt te logjikes MENDIMIN.
    Format kryesore te mendimit jane:
    KONCEPTI -kur ne themi psh: LIBER, menjehere ne trurin tone reflektohen nje sere vetish, karakteristikash, tiparesh, ose shenja qe i bejne te ngjashem, apo veçorish elementesh qe i ben ta dallojme nga koncepti, psh, QYTET.
    Cdo koncept ka edhe madhesine e vet. Kur themi QYTET, ka permasa te medha si koncept sepse futen te gjithe qyetet qe kane qene, jane e do te jene. Por kur themi TIRANA madhesia e konceptit ndryshon sepse kemi te bejme me nje qytet te perveçem, kupto diçka e ngjashme me emrat, themi Homers, kuptojme nje njeri te veçante me tiparet e tij dhe kur themi NJERI kemi te bejme me tere njerzit e botes qe kane qene, jane e do te jene, ketu brenda futet edhe HOMERS. Madhesia e koncepteve perben klasen logjike.
    Konceptet formohen ne disa menyra logjike: Psh:
    Krahasimi -njohja e sendeve qe na rrethojne dhe dallimi qe bejme. Parim baze ne ndertimin e makinave llogaritese te cilat duhet te jene ne gjendje te krahasojne dy numra dhe te percaktoje nese jane te barabarte apo jo.
    Analiza dhe sinteza-rruge tjeter logjike e formimit e koncepteve. dmth, nje objekt qe studiojme e ndajme ne pjese, elemente. Gje qe behet gjithmone kur pergatit nje mesim.
    Abstragimi dhe pergjithesimi -rruge tjeter do te thote te veçosh nga moria e shenjave qe mund te kete objekti i mendimit tone, te veçosh me thelbesoret dhe te tjerat t'i lesh menjane. Ne nje fare menyre mund te quhet edhe vazhdim i analizes. LLojet e koncepteve jane te shumta, por s'kam per qellim te zgjatem me.
    FORMA E DYTE NE TE CILIN SHFAQET MENDIMI eshte GJYKIMI.-si pohim ose mohim i diçkaje, mund te jete i vertete ose jo, por shpreh kurdohere raporte midis sendeve e fenomeneve. Psh: Tirana eshte kryeqytet. Ky eshte gjykim i ndertuar nga Onoma, fjale qe shpreh nje kuptim te caktuar, ne kete rast Tirana dhe nga Rhema, fjala qe shpreh diçka per sendin, Kryeqytet dhe midis fjala ESHTE. Ndryshe quhen: SUBJEKTI, (TIRANA) predikati (kryeqytet) dhe kepuja; eshte.
    Si forme mendimi patjeter e kupton qe jane me e larte se koncepti sepse brenda tij ka koncepte.
    Ka shume lloj gjykimesh dhe lista qe ben Emanuel Kant eshte e gjate.
    Forma me e larte e mendimit eshte _ARSYETIMI. DHE NA SHERBEN PER TE ARRITUR NE NJE SHKALLE ME TE LARTE TE NJOHURISE SONE. Ndryshe quhen dije te terthorta. Eshte forma me e larte sepse ben lidhjen e gjykimeve dhe i vendos ne raport me njeri tjetrin per te arritur ne nje konkluzion te ri. Psh, marrim dy gjykime dhe i vendosim ne raport me njeri tjetrin:
    SHKENCA ESHTE BURIM DIJESH. (gjykim)
    ARITMETIKA ESHTE SHKENCE. (gjykim)Konkluzioni
    ARITMETIKA ESHTE BURIM DIJESH
    Dy gjykimet quhen PREMISA dhe rezultati KONKLUZION.
    Arsyetimet jane Traduktive, induktive, deduktive.

    U zgjata shume apo jo dhe ti besoj se merzitesh e kushdo tjeter te lexoje deri ne fund sepse te flasesh per nje shkence nuk mjafton jeta. Nuk rrojme 2400 vjet.
    Pershendetje HOMERS!
     
  12. bobo

    bobo marksist-enverist

    Re: Një Shoqëri Perfekte!

    faleminderit,faleminderit,atman!,qeke i mbushur mire me mendime /pf/images/graemlins/wink.gif !
    koncepti,gjykimi;jane rruget neper te cilat kalon mendimi,per tu formuar si mendim!,dhe ne vetvete nuk jane mendime!?
    -llogjike kan edhe kafshet,sepse sdo arrinin te mbijetonin(qe i themi instikt),.,dhe dadhojne nga njerezit,nga mungesa e aresyetimit(gjykimit qe i thu ti).
    -llogjika e mendimit,eshte mendim i percaktuar(llogjik),kuptohet nga vet fjala!,sepse ekzistojne edhe mendime a`llogjike,biles sot ekzistojne nje numer i madh termash mbi grupimet e mendimit,ose klasifikimin(quaje si t`dush ti!).

    o "plotmendim-tar",sdi se si ta shpjegoj ndryshe!?
    a eshte llogjike te themi:ariu i jep bicikletes!?
    ca do thoshte Aristoteli?!
    llogjika eshte nenbashkesi e mendimit!
    sill dhe ca shembuj,se mknaqe.,ca t`them me?!
    varja,mos shkruj kaq gjat heren tjeter...shkurt
    caramba,homers
     
  13. Kordelja

    Kordelja Valoris scriptorum

    Re: Një Shoqëri Perfekte!

    HomerS, Si ore logjika qenka nenbashkesi e mendimit, oj ky????!!!! :confused:

    P.s.Cili eshte perkufizimi yt per logjiken dhe cili per mendimin??!!
     
  14. Kordelja

    Kordelja Valoris scriptorum

    Re: Një Shoqëri Perfekte!

    -llogjike kan edhe kafshet,sepse sdo arrinin te mbijetonin(qe i themi instikt),.,dhe dadhojne nga njerezit,nga mungesa e aresyetimit(gjykimit qe i thu ti).

    Se desh harrova, ketu ke bere nje ngaterrese banale, c'lidhje ka instikti me logjiken???!!!Instikti lind more me njeriun, eshte ne kodin gjenetik, logjika eshte dicka qe kafsha nuk e disponon dhe qe me sa dime ne s'e ka disponuar kurre.Ndaj dallon kafsha nga njeriu more se ka kete gjene shume te rendesishme qe quhet "logjike", te pakten kryesisht.


    :confused: /pf/images/graemlins/smile.gif
     
  15. Admir

    Admir Forumium maestatis

    Re: Një Shoqëri Perfekte!

    Sipas mendimit tim, shoqeria perfekte ka te beje me barazine e mundesive, barazine perballe ligjit, te drejten e arsyetueshme te prones private, dhe siguri ekonomiko-shoqerore per cdo gje.
     
  16. Rambla

    Rambla Primus registratum

    Re: Një Shoqëri Perfekte!

    Per mendimin ti njerezit as nuk duhet te lodhen ta bejne jeten perfekte, do ishte shume e merzitshme pastaj dhe mbi te gjitha do pengonin progresin. Persa i perket faktit qe ca njerez mendojne se "shoqeria perfekte" mund te realizohet sipas teorise komuniste dhe barazise midis njerezve nuk arri ta kuptoj se si ka akoma njerez te tille. :mad: atehere historia nuk ju ka mesuar asgje? pastaj po te kishte barazi totale dhe liri totale midis njerezve (anarki) cdo njeri do pretendonte te bente cdo gje dhe bota do ishte kthyer ne nje kaos i vertete.
     
  17. Re: Një Shoqëri Perfekte!

    Nuk dua te rrij ketu e te shkruaj nje hartim per shoqerin perfekte,por nga ajo qe kam jetuar dhe vazhdoj te jetoj them qe shoqeria perfekte nuk eksiston kurre,edhe ateher kur ti mendon se ajo ka filluar te nis.Ti sbagli!
     
  18. i'll_wait_4_U_in_Heaven

    i'll_wait_4_U_in_Heaven Forumium praecox

    Re: Një Shoqëri Perfekte!

    Cfar degjova terme. Nganjeher nuk eshte vet sendi qe kemi frike por kuptimi qe i veme ketij sendi.

    PERFEKT...Perse duhet te kete shume kuptime? sidomos ate qe ne i veme. Njeriu meson te emertoje gjerat duke qene ne marredhenie me to. Dhe kuptimi qe ne i veme varet nga kjo lloj experience qe kemi pasur me te.

    E dime se c'eshte dhe cfar, mund te ndryshoni gje kjo eshte ceshtja.
     
  19. olti

    olti Neo

    Re: Një Shoqëri Perfekte!

    ...sigurisht jemi te lidhur thelle ne zemer ne /pf/images/graemlins/tongue.gif , por kjo nuk do te thote se do te jap te drejte /pf/images/graemlins/laugh.gif

    Baby ketu nuk po flasim per kapitalizmin, te pakten pergjigjet e mia te cilave i je referuar. PO flisnin per ate qe quhet komunizem, pra t'i qendrojme atij. Nese je vertet e bindur se ai mund te jete akoma baza per ndertimin e nje shoqerie perfekte, atehere argumentoje, se ndryshe te editova fare e te nxorra jashte /pf/images/graemlins/laugh.gif

    Pergjigje te mire ka dhene miku im Logos /pf/images/graemlins/wink.gif ne kete faqe!
     
  20. i'll_wait_4_U_in_Heaven

    i'll_wait_4_U_in_Heaven Forumium praecox

    Re: Një Shoqëri Perfekte!

    Simply; Things possess you when you can possess things--> entails everything

    GOD--> Eshte kaq e veshtire per tu kuptu? /pf/images/graemlins/smile.gif
     

Shpërndajeni këtë faqe