Nje dileme. Jo pseudo- !

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga jula, 6 Feb 2003.

  1. jula

    jula Primus registratum

    Nje dileme. Jo pseudo- !

    Nuk pretendoj qe gjithcka te rroket nga intelekti. Dakort.
    Shpesh me eshte thene se Besimi eshte nje Dhurate.
    Atehere me ka lindur pyetja: Nese une nuk jam nderuar nga kjo dhurate, duhet te ndihem Fajtore apo e Pafat? Apo te dyja? Apo asnjeren?
    Ku perfundon forca e vullnetit tim perballe Besimit?
    Pata ndroje ta hapja kete teme tek Teologjia. Mund te me pergjigjet dikush ketu?
    Pranohen me /pf/images/graemlins/smile.gif edhe talljet.
     
    joetisti_ likes this.
  2. olti

    olti Neo

    Re: Nje dileme. Jo pseudo- !

    Besimi nuk eshte dhurate!

    Po perdor pak shkurt fjalet e dikujt tjeter.

     
  3. durrsakja

    durrsakja Primus registratum

    Re: Nje dileme. Jo pseudo- !

    Kam pershtypjen se nuk do jesh kurre nder ata qe mjaftohen te thone se besimi u erdhi dhurate.Konsideroje veten me fat nese kam te drejte.Nga eksperienca ime me ngjitje e zbritje per sa i perket kesaj lloj dileme, mund te them se per disa ka te beje mosha /pf/images/graemlins/wink.gif
     
  4. jula

    jula Primus registratum

    Re: Nje dileme. Jo pseudo- !

    Neo, po pranoj si te vertete frazen e pare pa e vene ne diskutim, ndonese per "dhurate" ndoshta duhet nenekuptuar nje fare ndjeshmerie, nje fare predispozicioni per te qene i hapur ndaj pranimit te pikave qe citove. Dhuntia qe nuk arrij te rrok eshte kalimi automatik nga nje pike ne tjetren...ka dicka qe i rreshket intelektit, duket si dicka pothuajse gjenetike. Natyrisht, nuk do te me pelqente te arrija ne "koncepte kaq absolute" ne vazhden e nje rrethane a nevoje.

    Kjo e moshes...mosha nuk shoh te me shoqeroje ne nje trend mistik apo dhe thjesht shpirteror, me duket se eshte e kunderta, jam gjithmone me e vrazhdet, konkrete, e perbaltur...

    Flm, per pergjigjet /pf/images/graemlins/smile.gif , tani me vjen vertet turp per hapjen e temes dhe nuk gjej dot as pse-ne. Durim.
     
  5. abs

    abs nuk e di...

    Re: Nje dileme. Jo pseudo- !

    Nuk pretendoj qe gjithcka te rroket nga intelekti. Dakort.
    Shpesh me eshte thene se Besimi eshte nje Dhurate.
    Atehere me ka lindur pyetja: Nese une nuk jam nderuar nga kjo dhurate, duhet te ndihem Fajtore apo e Pafat? Apo te dyja? Apo asnjeren?



    mendoj nga logjika e thjesht, se kur nje dhurate nuk te behet... njeriu s duhet te kete arsye per tu ndjere fajtore ose pa fat...nese kte dhurate ja deshiron vehtes...athere vendos tja besh vehtes...
    edhe nese do ta quash si "ushqim" te domosdoshem i cili nuk te eshte dhene gjate jetes te deritanishme...prap ke mundesine ti kushtosh kohen e duhur per ta rimare...

    Ku perfundon forca e vullnetit tim perballe Besimit?
    prap kjo mvaret te Deshira dhe Mungesa e saj brenda teje...

    mendoj se besimi eshte nje ndijim ashtu si dhe morali...te cilin njeriu e merr/ndjen/fiton gjate jetes se tij...


    ps: biles ne kte rast mendoj me e vlefshmja eshte se Njeriu vendos Vete per te gjitha details te `dhurates` qe do t`ja beje vehtes...

    nese jam ne mbrendi te temes...

    ---------------

    ... te kupjosh te verteten eshte gje e mire,por te shpikish te verteten eshte dhe me e mire. Te kupjosh te verteten eshte gje e bukur por eshte Fotografi dhe jo Pikture...ka pas thene nje shok i mire...

    ------------------
    sa do te doja qe njerezit te fillojne te flasin nga pervojat personale...
    edhe sikur te lezojne shume...
     
  6. Herkuli

    Herkuli Primus registratum

    Re: Nje dileme. Jo pseudo- !

    besimi eshte dhurate dhe .
    Njeriu ama duhet te bej cmos ta mbaj dhe ta ushqej kete besim se mund ta humbasi per te mos e fituar me.
    Fjala dhurate nuk do te thote shperblim.
    Dhurate i jipet nje njeriu te dashur per hir te dashurise, eshte nje veprim qe i sjell kenaqesi si atij qe e jep dhe atij qe e merr.
    Fjala dhurate nuk do te thote as shkembim, nuk eshte nje mall qe marrim per te dhene dicka tjeter.
    Ka gjera qe njeriu qe nuk mund ti kuptoj edhe sikur ta bej trurin limonate. Ne te tilla raste besojme se na pelqen te besojme dhe te tjeret te bejne ca te duan.
    Allahu ne Kur'an permend se tregtia me e mire ne kete bote eshte tregtia me Zotin. Per sqarime te metejshme kaloni ne rubriken fetare pastaj.
     
  7. durrsakja

    durrsakja Primus registratum

    Re: Nje dileme. Jo pseudo- !

    Doja te dilja diku tjeter kur permenda moshen...por s'po kam kohe tani.
     
  8. Zgalemi

    Zgalemi Primus registratum

    Re: Nje dileme. Jo pseudo- !

    Besimi dhurate? Cili besim, ai Fetar? Po feja vete menyre jetese eshte.
    Pastaj, po qe se eshte dhurate kush ta dha? Meqe na qenka dhurate at'here mund te besh c'te duash me te ashtu si me gjithe dhuratat e tjera, t'a shesesh, te mos e pranosh, apo edhe t'a kembesh me ndonje dhurate tjeter qe t epelqen me shume.

    Po kush i thote keto se po kenaqem fare.

    Besimi eshte nevoje dhe pike. Se sa mund te beje secili nga ne pa te ajo eshte teme me vete.
     
  9. bobo

    bobo marksist-enverist

    Re: Nje dileme. Jo pseudo- !

    spo e vras mendjen kush e ka thene..(!?)
    por do shtoja,qe besimi eshte nje virtyt i krijuar,sidomos ai fetar(them keshtu pasiqe,besimi ne vetvete nenkupton me shum!),dhe ky lloj besimi,ekziston vetem ne saje te forces imponuese!,
    ...eshte i vetmi besim qe,ska te beje me vertetesin(si koncept) dhe aq me pak me me domethenien objektive,te se vertetes.
    -e verteta ndodh,ekziston,pamvaresisht nga aftesia jona per ta argumentuar ate!(?)
    -se me cfar nenkupton ti,me nocionin "llogjik e shendosh",se di!?
    -sinqeriteti,eshte karakter shoqeror,dhe shpreh individualitet ne "llogjiken e shendosh".
    -funksioni:sinqeritet->zemer(shpirt),ska te bej fare me pikat e mesiperme!!?

    dhe mendoj qe ,besimi (ne teologji),eshte nje "llogjik" e zunguar!,gje qe arsyeton kalimet automatike,nga nje pik ne nje tjeter,te pa argumentuara,-biles dhe kontradiktore!
    -eshte vertet nje "dhurat",biles e keqe,-sidomos kur nuk ke mundesi te zgjedhesh;e don,apo jo(ose pranon)!
    e sa e keqe esht,trupi qe e ka,syt qe e fshehin,buzet qe me kot mundohen ta shprehin,dhe i** qe me kot mundohet ta mbarti:ne asgje dhe per askund! /pf/images/graemlins/laugh.gif
     
  10. abs

    abs nuk e di...

    Re: Nje dileme. Jo pseudo- !

    per mendimin tim dhurata me e madhe qe i dhurohet njeriut eshte Jeta.


    ------------------

    kufijte e mije i vendosi vete...
     
  11. Guest

    Re: Nje dileme. Jo pseudo- !

    i second that .....
     
  12. gjekec

    gjekec Primus registratum

    Re: Nje dileme. Jo pseudo- !

    i was gonna second that po ma morri gruja llafin nga goja /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/blush.gif , so i'm just gonna say that THAT is the answer to the question and the topic is basically closed /pf/images/graemlins/smile.gif :cool:
     
  13. nike palkola

    nike palkola Primus registratum

    Re: Nje dileme. Jo pseudo- !

    Pajtohem me -Next- se dhurata më e madhe për njerëz është jeta. Pastaj është liria me e zgjedhur fatin dhe rrugën e jetës. Mistikët janë të mendimit se nuk janë religjiozë at/a/o që ndjekin ritet fetare, por ata që bëhen DASHURI. Kur do veten, çdogjë që të rrethon = natyren, beson dhe e do edhe Zotin.
     
  14. bobo

    bobo marksist-enverist

    Re: Nje dileme. Jo pseudo- !

    pse dilni jasht teme,ketu spo behet fjale mbi ate; se cila eshte dhurat e madhe , cila mesatare dhe cila e vogel,-pa i gjys,pa i cerek,!
    se shifni qe ai,zoteria me siper,me ate renditjen e pikave dhe ne baz te vetis se kalimit na del qe;besimi eshte pasqyre e zemres(shpirti,pasiqe zemra ka me teper kuptim mishtor),
    ka ngatarru ai qe,sic ke shpirtin ke surratin,dhe jo besimin!
    !verejtje:dallojeni termin surrat me ate fytyr!
    fytyra,eshte pamja qe u ka pershtat evolucionit.?
    surrati,eshte pamja qe u ka pershtat shoqeris,ose tka ven shoqeria! /pf/images/graemlins/laugh.gif <-p.sh.!
     
  15. Zgalemi

    Zgalemi Primus registratum

    Re: Nje dileme. Jo pseudo- !

    1-Besimi mbeshtetet mbi te verteten.

    Cfare eshte e vertete? Ka mijvjecare qe mendimtaret pyesin kete pyetje dhe ende vazhdojne t'a pyesin por kjo nuk i ka penguar ama te besojne diku a ne dicka. Paradoks gjigand apo formulim i gabuar i besimit pra?


    2-E verteta qendron mbi argumente.

    Cfare eshte argumenti? Cfare kushtesh duhet te plotesoje dicka qe te jete argument?


    3-Argumentet analizohen nepermjet llogjikes se shendoshe.

    Po logjika racionale e ka rrezuar kete logjiken tone te shendetshme shekuj me pare, apo s'e keni degjuar ende? Te gjitha dijet qe ka rraca njerzore rrjedhin nga pervoja por pervoja nuk eshte garanci per te nesermen, eshte vec dijeni per te djeshmen. Psh. Nga e dime qe lopa eshte kafshe barngrenese? Sepse i kemi pare te hane vec bar. Po a eshte ky fakt i mjaftueshem qe t'a marrim te dhene faktin qe lopa do te haje bar dhe neser? Teorikisht jo. Fakti qe lopet kane ngrene bar qysh kur nuk mbahet mend e deri me sot nuk eshte i mjaftueshem te na siguroje qe ato do te vazhdojne ta bejne dhe ne te ardhmen.


    4-Llogjika e shendoshe eshte ne varesi te sinqeritetit.

    Po logjike "e shendoshe" c'do te thote? Mos valle do te thote logjike e pranueshme dhe nga "une" apo "ne" apo edhe "ata"??? Qesharake!
    Po sinqeritetin si e masim? Ka sinqeritetmates? Si funksionon po qe se ka?
     
  16. Ema

    Ema Goddes

    Re: Nje dileme. Jo pseudo- !

    Per Zgalemin:
    Cfare eshte e vertete?
    -ne lidhje me temen i dashur,e verteta eshte nje dhe absolute,e patundshme dhe rrezellitese.
    Eshte dicka e ngjashme me ajrin qe thithim,me driten e diellin,me ngrohtesine e nje dite pranvere.
    Kjo nuk do te thote ama se gjithkush ka sy per te pare te verteten.Per kete arsye njeriu beson sepse ndjen dhe jo sepse shikon.

    Argumenti:

    Nuk di sa beson,si beson,pse beson.
    Besimi im bazhoet mbi argumenta,e argumenta quhen te dhenat rigoroze te jetes se profeteve,ruajtja me fanatizem e shkrimeve,vertetimi i cdo thenieje dhe themelet e ngritura mbi njerez shume te besueshem.
    Argument eshte cdo fakt shkencor qe koincidon me fjalen,cdo enigme qe zgjidhet dite pas dite e qe askush s'i beson para 1600 vitesh.
    Argumentat jane te patundshem,por menyra jone e perceptimit eshte e luhatshme ne varesi te deshires,momentit,kohes,vendit,rretheve shoqerore,ambientit,henes,etj

    Analizim i argumenteve nepermjet llogjikes se shendoshe nuk do te thote pervoje apo dije te asaj qe qe.
    Analizim me llogjike te shendoshe do te thote objektivitet,ndershemeri dhe qartesi ne interpretimin e nje argumenti.
    P.sh:Une shoh me sy se lopa ha bar.Kete gje e ka bere edhe ne te kaluaren(sipas atyre qe me tregojne).Se lopa ha bar dhe eshte kafshe barngrenese eshte argument por qe s'me shpie gjekundi.Maksimumi do me coje ne shkrimin e nje letre niperve qe te ruhen prej lopes se mund te behet mishngrenese.
    Por edhe kjo s'me rezultoka fort.
    Kjo sepse njeriu di,shkenca provon qe organizmi i nje barngrenesi eshte i ndryshem nga i nje mish-ngrenesi.Kjo do te thote se qe ne embrion kafsha eshte e destinuar te haje bar apo mish.(Kete e vertetojne forma e dhembeve,organet e tretjes,shqisat e nuhatjes).Zoti krijoi gjithcka ne menyre te perkryer dhe nese ndonjehere do ndodhte qe per shkak te ndonje mutacioni lopa te pelqente mish lepurimji i sigurte se s'do mund ta kapte.


    Llogjike e shendoshe nuk do te thote llogjike e pranueshme .Do isha budallaqe te pohoja kete ashtu si s'do mund te pohoja se mqs llogjika e inkuizitoreve ishte e pranueshme nga masa ishte e shendoshe .
    Pra llogjika e shendoshe s'qenka medoemos ajo qe quhet llogjike e pranueshme.Njerezimi ka kaluar faza qe kane treguar qe kjo llloj llogjike shpesh kalon ne represion psikologjik dhe per rrjedhoje ne percudnim te psikes.
    Athere cila eshte llogjika e shendoshe?
    Eshte llogjika e atij qe beson ne te verteten absolute,sepse beson ne argumentat,sepse argumentat i pranon si te mirqena dhe te besueshme dhe per kete eshte i bindur.Eshte llogjika e kendveshtrimit objektiv,te palekundshem e te bazuar ne sinqeritet.
    Sinqeriteti nuk matet me kilogram.O je i sinqerte ose nuk je.Dhe te jesh i sinqerte me veten eshte hapi i pare drejt hapjes se zemres drej nje te vertete.


    Per Julan:

    Thuhet se Zoti do u mbylle syte dhe veshet atyre qe s'duan te shohin e te degjojne e do jete e kote te trokasesh ne porten e dikujt qe eshte shurdhuar prej vitesh.
    Besimi eshte Dhurate,deshire dhe vullnet njekohesisht.Nuk mund te nxiten etapat.
    Hapi i pare eshte besimi me zemer,besimi tek dicka me e madhe,tek nje force mbrojtese.
    Hapi i dyte eshte nevoja per tu strehuar tek kjo force,nevoja per ti kerkuar e per ta falenderuar.
    Hapi i trete eshte te gjesh rrugen per nga mali dhe kjo eshte edhe me e veshtira.
    Mua personalisht rrugen ma kane treguar.Ma treguan aq mire,aq bukur sa u nisa vete.
    E ke parasysh kur te terheq nje djale?Kur e ndjen se po afrohet?Kur ja ndjen pranine ne ajer?Eshte dashuri,apo jo?
    Sa vlen vullneti ne dashuri?Sa here jemi dashuruar me vullnet? :confused: Une asnjehere per vete /pf/images/graemlins/smile.gif !

    Ndaj te them ndiqe driten,njihe.Sa me shume ta njohesh aq me shume do ta duash.Mjafton te duash ta ndjekesh dhe....

    ...vine vete gjerat.

    Puc,Ema
     
  17. TheLaw

    TheLaw Primus registratum

    Re: Nje dileme. Jo pseudo- !

    Nje sqarim te vogel. Sa i perket kesaj te fundit Ema nuk thuhet por eshte thene.
    6. E ata që mohuan (Kur'anin dhe Muhammedin) për ta është njësoj ua tërhoqe vërejtjen apo nuk ua tërhoqe, ata nuk besojnë.
    7. All-llahu ua mbylli atyre zemrat, veshët e tyre dhe në të pamurit e tyre ka një perde, e ata kanë një dënim të madh. (Bekareh)

    Sa i perket asaj qe ti e quan "force" do te perkujtoja qe forca eshte cilesi dhe cilesia nuk mund te qendroje jashte qenies. Zoti nuk eshte force, por karakterizohet nga forca absolute. Cdo rruge eshte shume e lehte per tu gjetur kur ke nje harte ekzakte. Veshtiresia nuk qendron ne gjetjen e rruges, por ne ecjen mbi rruge.
     
  18. Ema

    Ema Goddes

    Re: Nje dileme. Jo pseudo- !

    /pf/images/graemlins/laugh.gif
    Desha te mbetesha ne nje plan me te pergjithshem the law,kjo per te mos u treguar imponuese po thjesht shprehese /pf/images/graemlins/laugh.gif !

    :thumbsup:
     
  19. PrInCiPiEl

    PrInCiPiEl Primus registratum

    Re: Nje dileme. Jo pseudo- !

    Për Emen:

    :thumbsup: /pf/images/graemlins/smile.gif


    Për julen:

    Besimi është ndjenjë para se të jetë teori, e cila pranohet në bazë të argumentit.
    Ai është ndjenjë zemre, para se të jetë
    filozofi racionale.

    Nëse mund te përdorim krahasime këtu:
    Njeriu është hije, e cila ekziston në tokë sa ka diell në kupën qiellore.
    Kur dielli perëndon, edhe hija shuhet.
    Ekzistenca e njeriut ndien nevojën për një ekzistencë tjetër.
    Njeriu ekziston me ndihmën e Zotit,i cili furnizon ekzistencën e tij dhe kur ky furnizim ndërpritet, jeta e njeriut mbaron.


    /pf/images/graemlins/smile.gif
     
  20. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    besimin e kemi te gjithe. Dhe vertet dhurate mund te thuhet se eshte. Por gabimi behet kur thuhet se besim quhet atehere kur besohet te dicka e percaktuar. S'ka lidhje fare. Ata qe besimin se jeta eshte e bukur, se do te kem dashuri, se neser dielli do te linde, se miqte me duan shume, se mudimi do te me sjelle suksesin, e perfshijne me nje "Zot", edhe kur te nje zot nuk besojme te keto e te tjera si keto ne te gjithe besojme.

    S'je fajtore, s'je e pafat. Asnjera nga te dyja. Te gjitha!
     

Shpërndajeni këtë faqe