nje problem "i thjeshte" mbi ngjyren e syve

Diskutime tek 'Shkenca' filluar nga Wii, 12 Jan 2007.

  1. Wii

    Wii Grupi i të moçmëve!

    nje problem "i thjeshte" mbi ngjyren e syve

    te luash me ushtrime gjenetike eshte me te vertete gallate dhe besoj se ato qe e kane studuar mund ta dine me mire se cfare dua te them...por mund te kete edhe nga ata qe ndoshta nuk jane gezuar edhe aq shume te zgjidhin ato ushtrime...ne kete teme dua tua kthej humorin atyre qe nuk u kane pelqyer ato ushtrime duke i paraqitur nje problem qe me ra rasti te lexoja dhe te zgjidhja (le te themi deri diku /pf/images/graemlins/laugh.gif ) diku ne nje vend tjeter...ishte dicka me te vertete shume gallate kur e mendoj tani.

    shkrimet e meposhtme jane prej asaj teme dhe flasin per nje ushtrim mbi ngjyren e syve...mund te eci ca shpejt per faktin se kjo teme eshte mbyllur tashme dhe eshte arkivuar por akoma nuk ka mbaruar per arsyet qe do tu paraqes me vone...DO TU LUTESHA QE TE ME NDIQNIT DERI NE FUND TE TEMES DHE PASTAJ TE BEHEN SHTESAT OSE KORREGJIMET QE MUND TE KEM BERE!kjo gje ka shume rendesi /pf/images/graemlins/smile.gif

    ua siguroj qe do tu rrembeje per faktin se mund ta provoni edhe vete kete gje sipas metodes qe do shikoni ketu...
    atehere,gjeni nje cope letre te bardhe dhe nje laps,dhe pergatituni te beni skema dhe llogari...dhe ne fund?...nje zgjidhje diku ndermjet shkences dhe gallates... /pf/images/graemlins/laugh.gif

    po filloj...
  2. Wii

    Wii Grupi i të moçmëve!

    informacionet qe ishin ne dispozicion

    nje person kishte pyetur per dicka per punen e syve...
    kishte paraqitur ngjyrat e syve te te afermve te vet dhe kishte kerkuar se cfare ngjyre do kishin femijet e saj duke mos ditur akoma se cfare ngjyre sysh mund te kishte burri i saj...dmth ishte beqare akoma...

    te dhenat fillestare nga ku fillon e gjithe ngaterresa jane keto:

    gjyshi (nga mami)- blu x gjyshja (nga mami)-kafe
    mami-kafe
    daja-blu
    tezja-jeshil



    gjyshi (nga babi) larush x gjyshja (nga babi) kafe
    babi-ngjyre ulliri
    xhaja-boje qielli
    halla-blu si deti

    personi ne fjale- ngjyre geshtenje
    vellai i saj- here kafe here ngjyre ulliri sipas humorit thotne /pf/images/graemlins/laugh.gif

    ne kete pike mu duk e arsyeshme qe te qartesoje disa ngjyra qe ti merrja si pike referimi dhe keshtu me tha qe ngjyren larush ta vendosja si jeshile,te syve te xhait ta vendosja si blu,kurse halles si blu te mbyllur...vellait ta vendosja ngjyren kafe...

    pra edhe nje here :
    gjyshi (nga mami)- blu x gjyshja (nga mami)-kafe
    mami-kafe
    daja-blu
    tezja-jeshil



    gjyshi (nga babi) jeshil x gjyshja (nga babi) kafe
    babi-ngjyre ulliri
    xhaja-boje qielli (blu)
    halla-blu si deti (blu e erret)

    personi ne fjale- ngjyre geshtenje (kafe)
    vellai i saj- kafe

    keto ishin te vetmet informacione qe ishin ne dispozicion dhe kerkohej te dihej ngjyra e syve te femijeve pa ditur akoma ngjyren e syve te burrit...

    sic e shihni gjerat ishin pothuajse te komplikuara keshtu por nuk kishin arritur maksimumin...sepse pas nje kontrolli te vogel,gjeta qe ngjyra e syve ishte nje tipar multigjenik...cfare dua te them?

    vazhdon... /pf/images/graemlins/laugh.gif
  3. Wii

    Wii Grupi i të moçmëve!

    hipotezat mbi gjenotipet dhe tiparet recesive

    kini parasysh qe nderkohe qe me perpara mendohej se ngjyra e syrit varej nga nje gjen tek tani nuk eshte me e vertete sepse jane gjetur 3 gjene ne 3 kromozome te ndryshme qe i japin syrit nje ngjyre te ndryshme...kjo qe e para,e dyta eshte qe duhet te kuptoj se cila nga ngjyrat eshte dominante(dmth qe mjafton te jete njeri alel(alel mund te perkufizohet si forme e gjenit) i asaj ngjyre dhe ajo do te shprehet)ose recesive(tipar qe rri i fshehur por shfaqet kur te dy ose me shume alelet jane te atij tipari) ose ose nese jane kodominante(shprehen te dy ne te njejten kohe dhe nuk arrijne te fshehin tiparin e njeri-tjetrit...rasti i grupit te gjakut AB eshte kodominance)...tjeter qe me duhet te kuptoj eshte menyra se si i komentojne disa raste shkencetaret qe jane marre me zbulimin e ketyre tipareve...lexova qe ne shpjegimet e tyre dhe modelet qe kane paraqitur nuk jane ne gjendje te shpjegojne se si eshte e mundur qe 2 prinder me sy blu te lindin nje femi me sy kafe...po ashtu nuk shpjegojne dot faktin si ndryshon ngjera e syve me kohen...sic e shihni problemi qe ka thene nuk eshte nje shpjegim i thjeshte gjenetike por nje kapitull ne vete...normalisht edhe nese mundohemi te japim nje pergjigje asaj qe ka kerkuar nuk mund te shkojme me teper se sa nje llogaritje probabiliteti se sa perqind mundesi kane femijet e saj te kene nje gjenotip te caktuar qe do perkthehej ne nje fenotip te dukshem...per nje pergjigje te plote duhet te prese femijet qe ka ndermend me lind ...

    besoj se kshu informacionet jane te mjaftueshme per te bere hipoteza:

    gjenet recesiv(ose me mire te themi alele recesiv)... jane ato alele qe normalisht jane te fshehur por qe ndikojne ne trashegimin e tipareve tek pasardhesit megjithse tek prinderit nuk shfaqen...me ta shpjegu thjesht marr shembullin e grupit te gjakut dhe themi :
    nje prind me grup gjaku A dhe tjetri me grup gjaku B mund te lindin nje femi me grup gjaku 0.

    arsyetimi qe bejme eshte ky:
    perderisa grupi i gjakut 0 eshte recesiv duhet te kete nje alel te fshehur te gjenit te grupit te gjakut qe nuk eshte shprehur tek prinderit por qe del tek femija.prandaj themi qe prinderit kane keto gjenotipe(gjenotip eshte menyra si eshte e shkruajtur ne ADN kurse fenotip eshte menyra se si e shohim ne te shprehur ate tipar):

    babai :I(A)-I(0) (duhet te kemi parasysh qe kemi 2 kromozome dhe se njerin e marrim nga nena dhe njerin nga babai,prandaj edhe duhet te konsiderojme 2 alele)
    nena:I(B)-I(0)

    keshtu qe femija do te kete gjenotip:
    I(0)I(0).

    pra aleli I(0)eshte recesiv ketu dhe shprehet vetem kur te dy format e gjenit jane I(0)....

    nuk e di sa kam qene i qarte per te shpjeguar fjalen gjen(ose alel)recesiv /pf/images/graemlins/smile.gif

    vazhdojme...
  4. Wii

    Wii Grupi i të moçmëve!

    gjenetika e ngjyres se syve dhe analiza e pare

    [​IMG]
    per skema skam qene ndonjehere i mire po hajd mo /pf/images/graemlins/laugh.gif

    atehere ne baze disa karakteristika te tipateve te syve qe jane :

    -NGJYRA E SYVE ESHTE NJE TIPAR QE KONTROLLOHET NGA DISA LLOJ GJENESH QE NDODHEN NE KROMOZOME TE NDRYSHME(ka akoma gjene te tjere te pazbuluar qe mund te ndikojne ne ngjyren e syve).
    -NE KROMOZOMIN 15 KEMI GJENIN E QUAJTUR "bey2" I CILI ESHTE KA 2 LLOJ ALELESH QE JANE PERGJEGJES PER NGJYRAT KAFE DHE BLU SI DHE NJE GJEN QENDROR "bey1"QE ESHTE PERGJEGJES PER NGJYREN KAFE POR QE NUK KA FORME TE NDRYSHME ALELESH(CENTRAL BROWN EYE GENE).
    -NE KROMOZOMIN 19 KA NJE GJEN TE QUAJTUR "gey" QE KA 2 LLOJ ALELESH DHE ESHTE PERGJEGJES PER NGJYREN BLU DHE JESHIL.
    -ALELI KAF ESHTE DOMINANT MBI ATE BLU(kjo eshte arsyeja pse gjenetistet nuk arrijne te shpjegojne si eshte e mundur qe 2 prinder me sy blu mund te lindin femi me sy kaf,gjithmone kjo ne baze te modeleve qe kane nxjerre deri tani)
    -ALELI JESHIL ESHTE DOMINANT MBI ALELIN BLU POR RECESIV MBI ALELIN KAF QE ESHTE TEK KROMOZOMI 15 TEK GJENI "bey2".

    si dhe duke konsideruar modelet qe kane bere gjenetistet sipas te cilave ngjyra e syve varet nga gjenet "bey2" dhe "gey" dhe ne nje fare menyre duke lene jashte gjenin "bey1"(arsyen nuk e di ta them te drejten),i cili po ashtu nuk eshte i afte te shpjegoje ne menyre te qarte pse disa ngjyra jane me te thella dhe disa me te hapura qe ka shume mundesi te jene ne baze te sasise se shprehejes se gjenit perkates(une do te perdor kete model per te dhene nje pergjigje) mund te themi qe:
    -do te kene syte blu vetem ato persona qe jane homozigote per alelet blu si ne kromozomin 15 edhe ne ate 19.pra gjenotipi do te jete "BB/BB"
    -do te kene syte jeshil ato persona qe ne kromozomin 19 jane ose homozigot ose heterozigote per alelin jeshil.pra do te kene nje gjenotip "BB/JB" ose "BB/JJ"
    -per sa i perket ngjyres kafe ka shume lloj kombinimesh duke qene se mjafton qe nje alel tek kromozomi 15,gjeni "bey2" te jete kaf dhe te tjeret te jene si te dojne se prap kaf del.

    ne baze te ketyre supozimeve mund te themi qe:
    gjyshi nga mami perderisa eshte me sy blu ka gjenotipin "BB/BB"
    te njejtin gjenotip do te kete edhe daja.
    tani tezja:gjenotipi i saj varet nga gjenotipi i gjyshes nga mami.meqenese tezja mund te kete 2 lloj gjenotipesh te mundshme (BB/JB ose BB/JJ)duhet te skartojme njerin nga keto.kjo behet thjesht fare:duke ditur qe gjyshi ka qene me syte blu dhe prandaj i ka te gjitha alelet blu ateher kur te formoje gametet do te jape nje kromozom 15 dhe nje kromozom 19 keshtu qe ai vete do te jape vetem alelet blu.atehere mund te them qe gjyshja ka nje alel ne kromozomin 19 jeshil,pra eshte heterozigot per gjenin "gey".atehere gjenotipi i saj do te jete BB/JB...edhe kjo nuk eshte e vertete...pse?se eshte futur ne mes edhe mamit qe ka syte kafe dhe me ato supozime qe beme me siper nuk mund te formojme 2 gamete te mundshem qe te japin ngjyren kafe.e vetmja menyre per te bere kete eshte qe te konsiderojme gjenin "bey2"si heterozigot.ateher gjyshja duhet te kete pasur gjenotipin KB/BJ pra ka qene heterozigot per te dy gjenet ne te dy kromozomet e ndyshme.po te shofim pastaj nuk na nxjerr probleme nje gje e tille per sa i perket syve te kesaj goces si dhe te vellait te saj(personit po ja marr syte sikur i ke kafe sepse ky model nuk eshte ne gjendje te shpjegoje ngjyren geshtenje sic e thashe me pare...nuk eshte faji im /pf/images/graemlins/laugh.gif )sepse mundemi thjesht te themi qe njeri alel tek kromozomi 15 eshte kaf dhe nuk na behet vone per te tjeret...kjo gjithmone vetem per te shpjeguar fenotipin e kesaj goces dhe te vellait sepse normalisht do te na duhet ta dime te gjithin per te shprehur mundesite e mundshme per femijet...
    ateher si pergjithsim nga ana e mamit:
    gjyshi:BB(15)/BB(19)
    gjyshja:KB(15)/JB(19)
    daja:BB(15)/BB(19)
    tezja:BB(15)/JB(19)
    mami:KB(15)/BB(19) ose (KB(15)/BJ(19). sic e shihni ketu do te na duhet te marrim parasysh me vone se cilin nga kromozomet ka marre kjo goca...

    normal qe tipari eshte vetem ngjyra por kur kemi rastin e mesiperm duhet te analizojme se cfare efekti kane alelet e gjeneve sic jam munduar te shpjegoj me siper..tek syte duhet te llogaritim jo vetem kromozomin 15 por edhe 19 se cfare mundesie ka qe te perfundoje tek pasardhesi...

    kini parasysh dicka per momentin :LLOGARITE PO BEHEN PA MARRE PARA MARRE PARASYSH RIKOMBINIMET (per momentin kujtojeni keshtu se me vone do ta rikap kete term)

    vazhdon /pf/images/graemlins/tongue.gif

    po eci ca me shpejtesi por ju vazhdoni me ngadale /pf/images/graemlins/laugh.gif
  5. Wii

    Wii Grupi i të moçmëve!

    analiza nga ana e babait

    sa i perket anes se babait:
    xhaji dhe halla do te kene gjenotipin:BB/BB
    duke qene se gjyshi ka ngjyre jeshile atehere do te kete 2 mundesi:BB/JB ose BB/JJ.na duhet te skartojme nje prej tyre.perderisa gjyshja ka ngjyren kafe mund te themi qe babai gjenin e ngjyres kafe e ka marre nga gjyshja.mundesite ne kete rast jane te shumte por ne fillim na duhet te gjejme se cfare gjenotipi ka gjyshja.perderisa xhaji dhe halla kane ngjyre blu aterere mund te themi qe njeri kromozom 15 i gjyshes ka qene me gjenin per ngjyren blu.prandaj mund te themi qe gjeni "bey2" i gjyshes ka qene KB.qe te kete pasardhes me sy blu duhet qe gjyshja duhet te kete te pakten nje alel tek gjeni "gey" me ngjyre blu ashtu si dhe gjyshi.perderisa gjyshi ka te pakten njerin alel te gjenit "gey" te ngjyres jeshile atehere mund te themi qe nuk mund te kete pasur gjenotipin BB/JJ sepse ne kete menyre nuk do te ishte e mundur qe te kishim pasardhes me ngjyren blu(gjithmone duke pasur parasysh aftesine qe ka metoda per te gjetur gjenotipin dhe fenotipin)prandaj mund te them qe gjyshi nga babai ka pasur gjenotipin:BB/JB.prandaj ne kete menyre themi qe gjyshja duhet te pasur gjenotipin KB/JB ose KB/JJ(perderisa babi ka syte jeshil)por kete te dyten nuk mund ta kete pasur sepse duhet te kete pasur te pakten nje alel blu qe t'ia trasmetonte xhait dhe halles qe syte a tyre te ishin blu.keshtu qe gjyshja ka gjenotipin:KB/JB.atehere babai i bie te kete 2 mundesi gjenotipesh:BB/JJ(njerin jeshil nga gjyshi tjteren nga gjyshja)ose BB/JB(alelin jeshil mund ta kete marre nga njeri prej te dyve pa pasur ndonje diference)
    pra si konkluzion nga ana e babit ka keto gjenotipe:
    gjyshi:BB/JB
    gjyshja:KB/JB
    xhaxhai:BB/BB
    halla:BB/BB
    babi:BB/JJ ose BB/JB

    si perfundim mund te themi gjenotipet e prinderve te kesaj vajze jane keto te mundshme:
    babi:BB/JJ ose BB/JB
    mami:KB/BB ose KB/BJ
    /pf/images/graemlins/laugh.gif
    se di pse por ju jane bere trute llalle ketu /pf/images/graemlins/laugh.gif

    tani na duhet te marrim parasysh te gjitha alternativat e mundshme se cfare lloj gjenotipi ka kjo goca dhe vellai sepse fakti qe kane syte kaf i shton shume alternativat e mundshme...keshtu qe do te provoj te gjitha alternativat...per tani mund te jap nje pergjigje te sakte sipas kesaj metode:nese merr nje burre me gjenin "bey2" ne kromozomin 15 homozigot per alelin kaf 100% e kalamojve te do te jene me sy kaf pa marr parasysh gjenotipin ...per te tjerat duhet me i pa me vone me llogaritjet...

    besoj ketu e keni humbur pak fillin e analizes prandaj nese keni durim,para se te vazhdoj me analizen e pjeses tjeter do te shpjegoja disa gjera per sa i perket gjeneve si dhe menyren se si i kam bere llogarite qe te skartoja gjenotipet e ndryshme...eshte dicka e lidhur me nje proces qe quhet meioze...(keto informacione ne pergjithsi jane gjera qe ndokush edhe mund ti dije prandaj shpresoj nuk me qorton ndonje)
  6. Wii

    Wii Grupi i të moçmëve!

    pauze per sonte

    ok,pauze per sonte...perkufizimin e gjenit (moooos,filloi prap ky /pf/images/graemlins/laugh.gif ),menyrat e trasmetimit si dhe meiozen do ta hedh neser se per sonte u lodha /pf/images/graemlins/laugh.gif

    nderkohe shikoni lemshin qe kam bere me siper dhe mundohuni te kuptoni se cfare kam ngaterruar...se shpejti gjerat do behen me te qarta (shpresoj) si dhe do hapen pyetesore te tjere te cileve nuk u kam dhene pergjigje si psh se sa mund te influencoje ne perqindjet qe do dalin si rezultate,si mund te shpjegohen zbehjet dhe fortesite e ngjyrave etj etj...por keto pyetje besoj se do trajtohen ne fund pasi ti jete dhene zgjidhja problemit qe kemi perpara /pf/images/graemlins/smile.gif
  7. Princesha

    Princesha Fillestar

    Re: pauze per sonte

    Kam nji pytje per ty:
    Si mund te me besh doktoreshe pa shku ne shkolle hic?
  8. Wii

    Wii Grupi i të moçmëve!

    Re: pauze per sonte

    /pf/images/graemlins/frown.gif
    nuk e di!
  9. Wii

    Wii Grupi i të moçmëve!

    gjeni,crossing over,percimi i gjeneve dhe alelet

    gjeni mund te perkufizohet si nje sekuence ADN-je jep si produkt nje ARN qe ose mbetet ashtu ose trasformohet ne nje proteine dhe kjo proteine eshte pergjegjse per nje tipar ose enzime a ku di tjeter une...tek tema tjeter mund ta gjeni disi me te zgjeruar kete koncept por per ketu ky informacion eshte i mjaftueshem edhe kaq.gjenet sic e dime mir gjenden ne kromozomet dhe pozicioni i tyre ne keto kromozome eshte mjaft i rendesishem sepse ne saje te pozicionit qe kane mund te influencojne tiparet e pasardhesve.eshte nje mekanizem qe quhet "crossing over" (a ka nei term me te pershtatshem shqip apo me mire ta perdor kete ne anglisht...per momentin po perdor kete) qe ben te mundur qe ndermjet 2 kromozomesh te te njejtit numer te shkembehen segmenete ADN-je dhe ky shkembim ka shume lidhje edhe me shfaqjen e gjeneve tek pasardhesit.eshte ky mekanizmi qe deri diku na ben te ndryshem nga njeri tjetri...them deri diku sepse edhe 2 binjake nuk i kane te gjitha gjerat njelloj si psh shenjat e gishtave qe jane ne fakt te varur nga sasia e shprehjes se nje gjeni te caktuar(me gjeresisht do ta shpjegoj ne vazhdim...(shenim i dates 13/01/2007 : gjeta nje preview te nje dokumentari te National Geographic qe i komplikonte edhe me teper gjerat mbi kete pike...kontrolloni tek siti i stacionit te Nat.Geo.Chn)

    si trasmetohen gjenet tek pasardhesit? normalisht me ane te gameteve qe jane spermatozoidet tek mashkulli dhe vezet (oocitet)tek femra(tani do thoni EUROP EUROP /pf/images/graemlins/laugh.gif qysh e gjete vet /pf/images/graemlins/laugh.gif .tani kjo gje eshte banale por po ta marresh ne kohen kur u zbulua nuk do dukej kaq /pf/images/graemlins/laugh.gif ...).si spermatozoidet si vezet formohen ne saje te nje mekanizmi qe quhet meioze qe ndryshon nga nje tjeter mekanizem qe quhet mitoze sepse ne kete te dyten qelizat bija qe formohen kane te njejtin numer kromozomesh qe ka qeliza fillestare kurse ne meioze(e para formohen 4 qeliza dhe jo 2 sic formohen ne mitoze)kane gjysmen e numrit te kromozomeve(gje qe do te plotesohet kur te bashkohet me gametin tjeter dhe te formojne zigoten....

    gjeni egziston ne disa forma qe quhen alele: gjeni i ngjyres ka alele ngjyren blu,kafe,jeshile...eshte i njejti gjen,ne te njejtin pozicion ne kromozom por me nje sekuence qe perkon me formimin e nje proteine qe eshte pergjegjse per ate ngjyre.
    tipari qe perfaqson gjeni mund te jete i fshehur ose i shfaqur...
    kur kemi te bejme me raste qe nje gjen eshte i perbere nga 2 alele dhe ku mjafton qe njeri alel te jete prezent qe te shfaqet gjeni themi qe aleli eshte dominant dhe se ai tipar eshte dominant..rasti jone ishte psh kafja dominat mbi blune sepse mjaftonte qe njeri alel te ishte kaf dhe tipari ishte kaf.
    aleli qe nuk shprehet quhet recesiv dhe per tu shprehur duhet te jene te gjitha format e gjenit te atij lloji...rasti jone ishte bluja qe per tu shprehur duhet te ishin te gjithe alelet blu...qarte deri ketu?

    ka edhe nje rast te trete qe quhet kodominance qe njeri alel nuk eshte ne gjendje te fshehe shprehjen e alelit tjeter por maksimumi qe mund te beje eshte te zbehe shfaqjen e tjetrit...rasti kodominance kemi grupin e gjakut AB ku te dy gjenet shprehen dhe nuk fshehin dot njeri-tjetrin...

    per alelet besoj se kaq jane te mjaftueshme per momentin per tu ditur...me shume besoj do te shpjegoj tek gjenetika kur ti vije rradha...

    tani si behet ndarja e gameteve ne meioze...eshte nje princip qe eshte i vjeter sa gjenetika vete...per te thene te drejten qe vete mendeli qe e dha si rezultat te vetin ne fillim dhe pastaj me kalimin e kohes dhe te ecjes se gjenetikes u shpjegua edhe me fakte shkencore...ah,po edhe dicka thjesht per kuriozitet...Mendeli me shume mundesi genjente mbi eksperimentet e veta por qe gjithsesi dolen te sakte....detajet me vone /pf/images/graemlins/laugh.gif
  10. Wii

    Wii Grupi i të moçmëve!

    vendosja e kromozomeve ne ekuator

    [​IMG]
    sipas atij qe quhet ligji i segregimit(shpresoj te jete keshtu koncepti ne shqip)gjate formimit te gameteve 2 alelet qe jane pergjegjes per nje tipar ndahen nga njeri tjetri ne 2 gamete te ndryshem.une ketu po e marr kete fjali si koncept per faktin se ne rastin tone kemi alele ne kromozome te ndryshme dhe nuk mund te mjaftohemi me ndarjen e aleleve te njerit kromozom...koncepti qe dua te tregoj ketu eshte qe gjate meiozes ne nje faze qe quhet metafaze kromozomet e njeriut vendosen e ekuator(dmth ne qender te qelizes)dhe nga polet do te dalin disa zgjatime nga centriolet qe do ti terheqin kromozomet drejt poleve dhe pas kesaj do te filloje edhe ndarja e qelizes.por ne na intereson si pozicionohen kromozomet ne ekuator sepse ne baze te saj do te marrim vesh se cilet kromozome kane perfunduar ne secilin gamet...na intereson per faktin se ne njerin gamet mund te perfundoje kromozomi 15 me alelin blu dhe kromozomi 19 me alelin jeshil per faktin se ne ekuator kane qene ne te njejten ane por mund te jete edhe qe perfundon kromozomi 15 me alelin kaf dhe ai 19 me kromozomin jeshil ose ose 15 me ate kaf dhe 19 me ate blu(keto alternativa jane kur gjenotipi eshte KB/BJ)pra alelet e mundshme jane K/B ose K/J ose B/B ose B/J...pra e gjitha varet nga menyra si vendosen kromozomet ne qender te qelizes para se te terhiqen...te kemi parasysh edhe faktin qe kjo ndarje ndodh ne meiozen II...pasi ne te paren kemi nje proces te njejte me mitozen...shpresoj mos ti kem bo lomsh gjonat tani )
    per nje kuptim me te mire te kesaj gjeje kam bere nje skeme te thjeshte te ketij pozicionimi por qe do ta vendos me vone sepse e kam tek kompjuteri ne dhome dhe jo ketu...nese arrini te kuptoni kete gje qe po ju them atehere keni kuptuar te gjithe temen sepse eshte principi baze ne kete teme...

    me fjale te pakta ketu keni menyren se si mund te perfundojne ne 2 gametet e ndryshem kromozomet 15 dhe 19 pasi qe ato kane qendruar ne ekuator te qelizes!!!sipas vendosjes se tyre aty mund te themi se cilet alele perfundojne ne njerin kromozom dhe cilet ne tjetrin(githmone duke marre qe ndosh nje ndarje e rregullt sepse mund te ndodhe si tek sindroma e daunit(qe quhet ndryshe trizomi e kromozomit 21) qe ne njerin gamet mund te perfundojne 2 kromozome 21 dhe kur bashkohen me gametin e mashkullit behen 3 kromozome 21 dhe femija lind me shume probleme)
    centriolet dergojne fibrat qe i terheqin drejt poleve dhe kemi keshtu formimin e gameteve gati per tu perdorur...duhet te kemi parasysh qe tek femra vetem nje veze do te perfundoje ciklin kurse te tjerat pesojne atrofi(e mbani mend kete term apo jo:eshte zvogelim i qelizes dhe shkuarja e saj drejt vdekjes...kurse kur kemi atrofi te organit kemi zvogelim te te gjithe organit)

    ne kete menyre mund te themi qe formohen gametet...analiste ty po te pyes e para,a e kupton se cfare jam munduar te them me 2-3 postimet e fundit?e eshte i qarte koncepti se si formohen gametet?

    nese po atehere po ju shpjegoj edhe llogarite qe bera per te gjetur gjenotipin nga ana e babait te themi dhe per pjesen tjeter shife vete me me qetesi.pas kesaj do te bejme llogarite se cfare gjenotipi ke goca ne fjale dhe vellai i saj e pastaj alternativat e burrit dhe femijeve...

    vazhdojme..
  11. Wii

    Wii Grupi i të moçmëve!

    analiza nga babai...shtesat

    ketu keni edhe nje here arsyetimin e gjetjes se gjenotipeve nga ana e babait duke sqaruar me gjera te medha disa shtesa me teper pas shpjegimit te gjerave te mesiperme):

    xhaji dhe halla do te kene gjenotipin:BB/BB(PER KETE NUK KA ASNJE DYSHIM SIPAS KESAJ TEORIE)
    duke qene se gjyshi ka ngjyre jeshile atehere do te kete 2 mundesi:BB/JB ose BB/JJ(NE KETE MENYRE NGA KROMOZOMI 15 VIJNE VETEM ALELET E NGJYREN BLU DHE NUK KEMI ME SY KAF PERDERISA BABAI JOT ESHTE ME SYTE JESHIL DHE NGA AI 19 KEMI ALELET JESHIL QE DUHET TE JENE OSE HETEROZIGOTE OSE HOMOZIGOTE QE TE JAPIN TE PAKTEN NJE ALEL KUR TE FORMOHEN GAMETET ME NGJYRE JESHILE).na duhet te skartojme nje prej tyre.perderisa gjyshja ka ngjyren kafe mund te themi qe babai gjenin e ngjyres kafe e ka marre nga gjyshja(NDJEK ARSYETIMIN E PAKMESIPERM).mundesite ne kete rast jane te shumte por ne fillim na duhet te gjejme se cfare gjenotipi ka gjyshja.perderisa xhaji dhe halla kane ngjyre blu aterere mund te themi qe njeri kromozom 15 i gjyshes ka qene me gjenin per ngjyren blu(SEPSE VETEM NE KETE MENYRE ALELET E KROMOZOMIT 15 MUND TE JAPIN GAMETET E TIPIT B/_ QE TE FORMOHEN PASARDHES ME NGJYREN BLU.PRA KESHTU GJETEM QE KROMOZOMI 15 I GJYSHES ESHTE KB) .prandaj mund te themi qe gjeni "bey2" i gjyshes tende ka qene KB.qe te kete pasardhes me sy blu duhet qe gjyshja jote te kete te pakten nje alel tek gjeni "gey"(KROMOZOMI 19) me ngjyre blu ashtu si dhe gjyshi.perderisa gjyshi ka te pakten njerin alel te gjenit "gey" te ngjyres jeshile atehere mund te themi qe nuk mund te kete pasur gjenotipin BB/JJ sepse ne kete menyre nuk do te ishte e mundur qe te kishim pasardhes me ngjyren blu(ALELET E MUNDSHME TE GJYSHIT QE TE FORMOHEN PASARDHES ME NGJYREN BLU JANE B/B SIC E SHIHNI.NE KETE MENYRE I SHTOJME GAMETET E GJYSHES QE MUND TE JENE _/B DHE KEMI NJE KROMOZOM 19 ME ALELET /BB)(gjithmone duke pasur parasysh aftesine qe ka metoda per te gjetur gjenotipin dhe fenotipin)prandaj mund te them qe gjyshi nga babai ka pasur gjenotipin:BB/JB.prandja ne kete menyre themi qe gjyshja duhet te pasur gjenotipin KB/JB ose KB/JJ(perderisa babi jot ka syte jeshil)por kete te dyten nuk mund ta kete pasur sepse duhet te kete pasur te pakten nje alel blu qe t'ia trasmetonte xhait dhe halles qe syte a tyre te ishin blu.keshtu qe gjyshja ka gjenotipin:KB/JB.atehere babai i bie te kete 2 mundesi gjenotipesh:BB/JJ(njerin jeshil nga gjyshi tjteren nga gjyshja)ose BB/JB(alelin jeshil mund ta kete marre nga njeri prej te dyve pa pasur ndonje diference)
    pra si konkluzion nga ana e babit ke keto gjenotipe:
    gjyshi:BB/JB
    gjyshja:KB/JB
    xhaxhai:BB/BB
    halla:BB/BB
    babi jot:BB/JJ ose BB/JB
  12. Wii

    Wii Grupi i të moçmëve!

    analizat per gjenotipin e vajzes

    pak a shume kemi mbetur qe dime afersisht se cfare gjenotipi kane prinderit:
    babi:BB/JJ ose BB/JB
    mami:KB/BB ose KB/BJ

    por edhe keto informacione ne kete rast mund te themi qe nuk jane te mjaftueshme per te bere nje ide se cfare gjenotipi ka vajza keshtu qe llogarite qe do te bejme per femijet e saj do te eprmbajne probabilitetin e gjenotipeve qe mund te kene pasur prinderit e saj si dhe mundesite qe kane pasur me i trametu alelet e ndryshem...doli pak si pa kuptim eh?
    qe te shpjegohem me qarte:
    duke qene se vajza ka syte kaf atehere gjenotipet e mundshme qe mund te kete duke konsideruar gjenotipet e prinderve te saj jane :
    KB/BB,KB/BJ dhe KB/JJ.
    normalisht mund te ndalemi deri ketu sepse me teper ne menyre te sigurte nuk mund te ecim por mund te gjejme probabilitetin kompleksiv te gjenotipit te caktuar:

    mundesite e ndryshme qe kane prinderit jane :
    BB/JJ(babai) X KB/BB(nena)
    BB/JJ X KB/BJ
    BB/JB X KB/BB
    BB/JB X KB/BJ

    duke marre parasysh keto mund te llogaritim mundesite e ndryshme...ketu do te duhet nje skeme si ato te miat ...kete rradhe do te jete me e kuptushme mos u tremni!!!
    por...vini re!!!si do qe te jete probabiliteti total i 3 mundesive te gjenotipit te vajzes do te jene 50% sepse ka 50% mundesi qe te marre kromozomin me alelin kaf(qe ne e dime qe e ka marre)....
  13. Wii

    Wii Grupi i të moçmëve!

    nje "marreveshje" qe kufizon llogarite

    arritur ne kete pike,personi ne fjale qe po i behej analiza,me tha qe nuk kishte qejf qe burri i saj te kishte ngjyren e syve kaf,per ngjyrat e tjera nuk kishte shume preferenca...
    kjo "marreveshje" lehtesoi shume ecurine e llogaritjeve (qe gjithsesi mbeten ne limitet e tyre,por thjesht uli numrin e llogaritjeve) te mundesive te gjenotipit te burrit dhe femijeve...
    po e le ketu per momentin por do ta kompletoj si teme ne darke shpresoj qe pastaj te kalojme tek ndonje rregullim gabimesh,perllogaritje te meteperta,probleme qe shfaqen mbi nderveprimet mes gjeneve etj etj...
    ja kalofshi mire!

    p.s:kushdo qe kerkon temen origjinale mund te me kontaktoje me MP dhe ua them /pf/images/graemlins/smile.gif
  14. Wii

    Wii Grupi i të moçmëve!

    skema e mundesive

    ah,po!po vendos edhe nje skeme,te paster kete rradhe mbi te gjitha mundesite: [​IMG]
  15. Wii

    Wii Grupi i të moçmëve!

    Re: skema e mundesive

    atehere bazuar ne ato qe shkruajta me siper mund te bejme keto llogaritje per te gjetur sa ka qene probabiliteti qe goca te kete marre nje gjenotip te caktuar:
    probabiliteti i te pasurit KB/BB=1/2(probabiliteti qe nena te kete gjenotip KB/BB)*1/2(probabilitet qe babai te kete gjenotip BB/BJ)*1/2(probabiliteti qe nena te jape nje gamet K/B)*1/2(probabiliteti qe babai te jape nje gamet B/B) + 1/2(P qe nena te kete gjenotip KB/BJ)*1/2(P qe babai te kete gjenotip BB/BJ)*1/4(P qe nena te jap nje gamet K/B)*1/2(P qe babai te jape nje gamet B/B)

    1/2*1/2*1/2*1/2 + 1/2*1/2*1/4*1/2=3/32=9.3...%

    probabiliteti i te pasurit KB/BJ=1/2(P qe nena gjenotip KB/BJ)*1/2(P qe babai te kete gjenotip BB/JJ)*1/4(P qe nena te jape nje gamet K/J)*1(P qe babai te jape nje gamet B/J) + 1/2(P qe nena te kete gjeotip KB/BB)*1/2(P qe babai te kete gjenotip BB/BJ)*1/2(P qe nena te jape nje gamet K/B)*1/2(P qe babai te jape nje gamet B/J) + 1/2(P qe nena te kete gjenotip KB/BJ)*1/2(P qe babai te kete gjenotip BB/JJ)*1/4(P qe nena te jape nje gamet K/B)*1(P qe babai te jape nje gamet B/J) + 1/2(P qe nena te kete nje gjenotip KB/BJ)*1/2(P qe babai te kete gjenotip BB/BJ)*(1/2(P qe babai te jape nje gamet B/J)*1/4(P qe nena te jap nje gamet K/B) + 1/2(P qe babai te jape nje gamet B/B)*1/4(P qe nena te jap nje gamet K/J))

    1/2*1/2*1/2*1 + 1/2*1/2*1/2*1/2 + 1/2*1/2*1/4*1 + 1/2*1/2*(1/2*1/4 + 1/2*1/4)=5/16=31.25%

    probabiliteti i te pasurit KB/JJ=1/2(P qe nena gjenotip KB/BJ)*1/2(P qe babai te kete gjenotip BB/JJ)*1/4P qe nena te jape nje gamet K/B)*1(P qe babai te jape nje gamet B/J) + 1/2(P qe nena te kete nje gjenotip KB/BJ)*1/2(P qe babai te kete gjenotip BB/BJ)*1/4(P qe nena te jap nje gamet K/J)*1/2(P qe babai te jap nje gamet B/J)

    1/2*1/2*1/4 + 1/2*1/2*1/4*1/2 =3/32=9.3%
    atehere probabiliteti qe goca ne fjale te kete marre nje gjenotip KB/BB eshte 3/32
    probabiliteti qe te kete marre nje gjenotip KB/BJ eshte 5/16
    probabiliteti qe te kete marre nje gjenotip KB/JJ eshte 3/32

    shuma totale sic e shihni shkon 50%.

    keto informacione nuk eshte qe na hyjne shume ne pune por thjesht per te treguar si behen llogaritjet /pf/images/graemlins/laugh.gif .do te duheshin nese ne nuk dime se cfare femije do te lindte dhe te kerkonim per gjeneraten e femijes qe do te lindte...lomsh fare nese mundohem ta shpjegoj tani...

    nje pyetje me mend do te ishte edhe cna u desh llogaritja e gjithe farefisnise se prinderve?
    ta them te drejten edhe vete u habita iher se pse i kisha bere gjithe ato gjenotipe me rradhe...me dukeshin pa kuptim pse duhet ti gjeja...isha rrembyer ca si teper dhe dukej sikur kisha harruar se cfare po kerkoja...por pastaj u kujtova se pse ishin dashur: thjesht per te gjetur se sa mundesi gjenotipi ka vajza vete (te gjitha ato llogaritjet vetem per kaq!!!!!!!! /pf/images/graemlins/laugh.gif ) sepse eshte ky qe do na duhet per llogaritje...qe jane si keto qe bera me siper...dua te them qe ne kete menyre themi qe ajo mund te kete te 3 mundesite e mesiperme si gjenotip dhe kjo gje ka rendesi per rezultatet qe vijojne.

    pra e gjithe analiza e kryer deri tani ka pase rendesi vetem per nje fjali te vetme: kjo vajza ka 3 mundesi gjenotipesh(gjenotipin KB/BB,gjenotipin KB/BJ,gjenotipin KB/JJ) dhe jo 2 ose 1...gje kjo qe ka rendesi per llogaritjet...
  16. Wii

    Wii Grupi i të moçmëve!

    analizat per femijet (pa dallim seksi)

    kjo kerkoi qe burri te mos kete syte kaf...keshtu qe mbeti qe te kete syte blu dhe jeshil.
    tani per syte blu te pakten mund te themi qe ka gjenotip BB/BB kurse per syte jeshil kemi prap 2 mundesi:BB/JB ose BB/JJ.duke qene se ne nuk dime se cfare gjenotipi mund te kene prinderit e tij dhe farefisnia e tij te themi qe nuk jemi ne gjendje te heqim asnje nga keto 2 mundesi...(me analizen e familjes se analistes kerkuam te njejten gje por fakti qe dolen nga 2 gjenotipa per secilin prind na coi te supozojme qe ka 3 gjenotipe te mundshme.nese do te kishin nga 1 gjenotip te mundshem prinderit e saj ndoshta do te kishim gjetur dic me shume...)

    une ketu nuk do te bej nje skeme sic kam bere me siper sepse ka pak a shume te njejten forme ku do te merren mundesite e mundshme...thjesht do mundohem te shkruaj probabilitetet per secilin gjenotip dhe ne fund do ti mbledhim dhe do dale probabiliteti per femijen me ato sy dhe kesaj teme i vjen fundi.... (te pakten keshtu mendoja /pf/images/graemlins/laugh.gif)
    do te keni parasysh nje gje...qe me duket se e kam harruar ta permend me siper dhe qe me le pak ne dyshim...llogaritjet po behen pa marrur parasysh gjinine e femijes...perndryshe nese nuk gabohem duhet me e shumezu me 1/2 qe te themi per secilen gjini...

    ne kete pike kemi 2 mundesi:
    a)qe burri ka syte blu.ne kete rast themi qe e dime gjenotipin e syve te tij qe do te jete BB/BB.une nuk do te bej skemat sic i kam bere me siper por nese dikush do ti bej mund te ndjeke te njejtin shembull qe kam bere me siper...ne rast se hasni veshtiresi(gje qe nuk e besoj)me thoni...atehere do te shkruaj ketu vetem probabilitetet e te pasurit nje ngjyre te syve: ketu mund te bejme keshtu: te gjejme probabilitetin per secilin gjenotip dhe ne fund te mbledhim probabilitetet e gjenotipeve qe kane te njejten ngjyre si fenotip....

    p.s1: nje gje duhet te keni parasysh qe tani kur te beni llogaritjet e probabilitetit per vajzen qe po i behet analiza do te shumezoni me 1/3 mundesine me pasur nje nga 3 gjenotipet e mundshem.

    P i te pasurit gjenotip KB/BB= 1/3(P me pase gjenotip KB/BB)*1/2(P me dhene gametin K/B)*1(burri gjithmone jep gamet B/B keshtu qe nuk do ta shkruaj me) + 1/3(P me pasur gjenotip KB/BJ)*1/4(P me dhene gamet K/B)

    P qe femija te kete gjenotip KB/BB=1/3*1/2 + 1/3*1/4=1/4=25%

    nese i beni llogarite per gjenotipet BB/BB,KB/BJ dhe BB/BJ do te shihni qe probabiliteti eshte i njejte per secilin nga 25%.
    atehere P qe femija te kete syte blu eshte 25%,qe te kete syte jeshil eshte 25% ndersa syte kaf eshte 50%(P i gjenotipit KB/BB +P i gjenotipit KB/BJ)

    ok per kete rast jemi dakort me keto rezultate.

    b)rasti i dyte eshte qe burri te kete syte jeshil.ketu themi qe burri ka 2 mundesi gjenotipesh: BB/BJ dhe BB/JJ.
    ketu nese do te kerkonit te benit tabelat do te beni 6 cope.
    une ketu po qe po bej llogaritjet per probabilitetin qe femija te kete gjenotipin KB/BJ dhe per te tjerat thjesht po shkruaj rezultatin dhe ne fund te bej llogaritjet per ngjyren.

    P qe femija te kete gjenotip KB/BJ=1/3(P qe vajza te kete gjenotipin KB/BB)*1/2(P qe burri te kete gjenotipin BB/JJ)*1/2(P qe vajza te jape gamet K/B) + 1/3(P qe te kete gjenotip KB/BB)*1/2(P qe te kete gjenotip BB/BJ)*1/2(P qe te jape gamet K/B)*1/2(P qe te jape gamet B/J) + 1/3(P qe te kete gjenotip KB/BJ)*1/2(P qe te kete gjenotip BB/BJ)*(1/4(P qe te jape gamet K/B)*1/2(P qe te jape gamet B/J)+ 1/4(P qe te jape gamet K/J)*1/2(P qe te jape gamet B/B)) + 1/3(P qe te kete gjenotip KB/BJ)*1/4(P qe te jape gamet K/B)*1/2(P qe te kete gjenotip BB/BJ) + 1/3(P qe te kete gjenotip KB/JJ)*1/2(P qe te kete gjenotip BB/BJ)*1/2(P qe te jape gamet K/J)*1/2(P qe te jape gamet B/B)=

    P qe femija te kete gjenotip KB/BJ=1/3*1/2*1/2 + 1/3*1/2*1/2*1/2 + 1/3*1/2*(1/4*1/2 + 1/4*1/2) + 1/3*1/4*1/2 + 1/3*1/2*1/2*1/2=6/24=1/4=25%

    per te tjerat po i them si rezultate:
    P qe femija te kete gjenotip BB/BJ eshte 25%
    P qe femija te kete gjenotip KB/BB eshte 1/16
    P qe femija te kete gjenotip BB/BB eshte 1/16
    P qe femija te kete gjenotip KB/JJ eshte 9/48
    P qe femija te kete gjenotip BB/JJ eshte 9/48

    nese i mblidhni te gjitha dalin 100%...shpresoj
    tani per ngjyrat:
    P qe femija te kete ngjyren e syve kaf eshte 1/4+1/16+9/48=24/48=50%(normale kjo perderisa mjafton qe kromozomi 15 te kaloje nga ajo ane dhe maroi puna)
    P qe femija te kete syte blu eshte 1/16
    P qe femija te kete syte jeshil eshte 1/4+1/9=21/48

    shihni se ketu i kam paraqitur probabilitetet pa marre parasysh seksin e femijes qe do te shtonte edhe disa numra te tjere qe do paraqisnin probabilitetet e trashegimit te kromozomeve seksuale...

    atehere keto jane rezultatet qe dalin si perfundim i kesaj teme...megjithse nuk kemi llogaritur nese burri ka syte kaf por vajza nuk e donte me syte kaf dhe ben mire /pf/images/graemlins/laugh.gif...rezultatet ju kujtoj edhe nje here qe jane te bazuara ne metoden e dy gjeneve qe ishin ne kromozomet 15 dhe 19 dhe nuk eshte ne gjendje te shpjegoje disa "anomali" ngjyrash sic jane zbehja e nje ngjyre ose theksimi i nje ngjyre...mund te jete edhe si pasoje e sasise se shprehjes se gjenit por nuk e di mire ta them te drejten...ne rast se ndokush merr vesh ndonje gje ose do te shtoje ndonje gje qe mund te shtoje informacionet ose fundja fundi te hedhe poshte ato qe kam shkruajtur bujrum...nuk e kam problem une!!!fundja fundit nese nuk e beni sot, neser do dale ndonje e re dhe dikush tjeter qe do ta hedhe poshte te gjitha gjerat qe marrim per baze sot dhe qe kam kam shkruajtur...keshtu e ka mjeksia...por ajo do te ishte nje tjeter histori dhe nje analize e re!!!

    arritur ne kete pike mendoja se kisha mbaruar dhe se problemet qe mund te conin ne nje modifikim te vlerave te perqindjeve i kisha permend te gjitha...por nuk ishin gjerat keshtu...
  17. Wii

    Wii Grupi i të moçmëve!

    syte me ngjyra te ndryshme

    6 muaj me vone e njejta teme...
    para ca kohesh me qelloi tek nje loje per Playstation2 "Devil May Cry 3" nje personazh qe kishte syte me ngjyra te ndryshme,njerin kaf tjetrin jeshil nese nuk gabohem!epo thashe loje eshte dhe fantazia cfare nuk shpik...

    nuk kaloi as edhe nje muaj tjeter kur njoha nje person qe i kishte syte me ngjyra te ndryshme /pf/images/graemlins/wub.gif me te vertete qe jane unik dhe shum shum te vecante syte me ngjyre te ndryshme /pf/images/graemlins/smile.gif

    po ashtu me qelloi te shihja qe nusja e xhaxhait kishte syte me ngjyra te ndryshme...
    xhaxhai me pyeti se pse i kishte te tille por nuk ja kisha idene e nje pergjigjeje per ate situate /pf/images/graemlins/laugh.gif
    pas nje jave ne nje sit interneti ishte nje pyetje dhe pergjigje qe kishte pikerisht kete gje per qellim: pse i kane ngjyrat e ndryshme (pyetjen dhe pergjigjen e plote do ta publikoj tek tema "medical sciences",kurse ketu do jap ate qe ka me rendesi)

    heterokromia iridium (kur personi ka 2 sy me ngjyra te ndryshme) dhe heterokromia iridis (kur ka shume ngjyra ne te njejtin sy...rasti im ky me duket /pf/images/graemlins/smile.gif)jane shume te rralle tek njerezit dhe jane rezultat i rritjes ose uljes se pigmentit te irisit.
    ne shume raste jane sporadike (te rastesishme) dhe mund te vije si pasoje e ndryshimit te shprehjes se gjeneve qe kam permend tek tema (ose edhe te tjereve qe nuk jane gjetur akoma) brenda qelizave te irisit ose te nje zone te tyre.mundesi te tjera perfshijne trauma te ndryshme gjate lindjes ose me vone,semundje e pigmentit,e lindur ose ose edhe nga ilace te ndryshme sic eshte rasti i ilaceve qe perdoren ne terapine e glaukomes (nje semundje kronike e nervit optik qe con ne shkaterrim te qelizave nervoze qe e perbejne) por jane edhe disa sindroma ku heterokromia iridis paraqitet si nje forme e semundjes.lloji 1 i sindromes se Waardenburg ,nje crregullsi autozome dominante qe shkaktohet nga mutacione te gjenit PAX3 shkakton nderhyrje ne pigmentimin e irisit,flokeve dhe lekures,ashtu si edhe nje humbje te degjimit.
    pak a shume kto jane...kshu qe me kete shkrim shtova edhe me shume problemet ne mundesite qe mund te kete femijet e kesaj goces.
    harrova me e pyet xhaxhain se si ja ka shkrujt ngjyren e syve nuses ne pashaporte sepse do bente pashaporten ne ate kohe /pf/images/graemlins/laugh.gif
    per informacione te tjera...te presim cfare do gjejne...kjo teme nuk ka mbaruar akoma..

    dhe qe ti jap goditjen e fundit vetes per kete teme qe u be kohe qe kur kam shkruajtur per here te fundit:
    nje tjeter gje qe nuk kemi perfshire ne llogaritjet e mesiperme eshte mundesija e rikombinimeve mes gjeneve /pf/images/graemlins/laugh.gif

    PERGJIGJA PERFUNDIMTARE: NUK KA MENYRE TE SAKTE PER TE PARASHIKUAR ME ME SAKTESI NGJYREN E SYVE TE FEMIJES PER MOMENTIN /pf/images/graemlins/laugh.gif

    /pf/images/graemlins/laugh.gif...tema doli pa nje zgjidhje perfundimtare!gjeja me habiti jasht mase por me la nje buzeqeshje...nje tipar si syri,te kishte nje zgjidhje kaq te lehte,do kishte qene pak deluzion,apo jo?

    kjo ishtee gjithe tema qe per momentin qendron akoma e arkivuar ne pritje te ndonje te reje qe mund ti shtohet...do doja ta trajtoja ketu per sa i perket disa pikave qe mund te jene interesante...
  18. Wii

    Wii Grupi i të moçmëve!

    Re: syte me ngjyra te ndryshme

    pyetjet qe parashtroj jane:
    -ne cilin pozicion te kromozomeve ndodhen gjenet e marre parasysh ketu dhe bazuar ne pozicionimin e tyre si mund te llogaritim graden e rikombinimit qe do te levizje disi vlerat qe kane dale.
    -cfare funksioni kishte gjeni qe nuk eshte perfshire ne analize (bey1),qe ndodhej ne kromozomin 15 ne forme unike?
    -si mund te shpjegohen thellesia e ngjyrave ne syte e njeriut?
    -cfare efektesh ka produkti i secilit gjen mbi produktet e tjera...kafi ishte dominant,por si e shpreh dominancen e vet?

    keto jane pyetjet e momentit qe nuk i kam gjetur zgjidhje akoma por qe do te ishte interesante te diheshin (shpresoj!)

    shpresoj qe tema tu kete pelqyer...me pak llogaritje me teper mund ta provoni tek vetja juaj... /pf/images/graemlins/smile.gif

    tani mund te beni komente ose korregjime,ose shtime,diskutime, etj etj...
  19. cufi_bardhit

    cufi_bardhit Fillestar

    Re: syte me ngjyra te ndryshme

    Shpresoj ta kem kohen keto dite qe ta lexoj. Ne pamje te pare me duket interesant edhe informacion i studiuar edhe i pershkruar mire.
    Flm
  20. Wii

    Wii Grupi i të moçmëve!

    Re: syte me ngjyra te ndryshme

    /pf/images/graemlins/smile.gif sigurisht Cufi,asnje nxitim /pf/images/graemlins/wink.gif shkrimi ketu ndoshta kerkon shenime ne nje flete,skema etj por menyre me te thjeshte nuk di per faktin se ishin shume gjera qe kerkoheshin te merreshin parasysh ne gjetjet e gjenotipeve...une per vehte i kam pase bere ne flete perpara pastaj i shkruaja!

    do jete kenaqesi nese do dalin gjera te tjera ne kete teme,fundja edhe te me thone qe gjerat qe kam aty i kam gabim do ishte dicka,sepse do hapte rruge per te gjetur dicka me teper qe mundet edhe te modifikoje te gjithe temen...askush nuk eshte perfekt (hiq nje profesor timin qe kishte qejf te luante me fjale dhe thonte "NOBODY IS perfect! I'm NOBODY" /pf/images/graemlins/laugh.gif )

    nje pyetje tjeter qe ja bashkangjis atyre qe bera eshte:
    si mund te shpjegohet qe 2 prinder me ngjyra te syve blu te mund te lindin femije kaf...hmmmm,pervec rastit te "ndihmes" se komshiut e kam llafin /pf/images/graemlins/laugh.gif
    ndoshta nje pergjigje mund te vinte nga nje pershkrim i detajuar i gjenit te syve dhe veprimet e secilit mbi gjenet e tjera...e ndoshta edhe me teper...aktiviteti i qelizave te syrit dhe pigmentet qe prodhojne,megjithse gjithsesi,do kalohet serish nga pershkrimin ne nivelin e ADN te mekanizmit qe do ti jepte nje pergjigje... /pf/images/graemlins/smile.gif
    sic e shihni ka shume gjera akoma qe mund te kerkohen mbi kete teme,keshtu qe fakti qe nuk nxorri gje te sigurte me teper si rezultat bazohet ne veshtiresite e hasura ne keto pika,si dhe ne faktin qe modelet e sotme nuk i perfshijne te gjitha keto detaje...

Shpërndajeni këtë faqe