NOLI SHKRIMTAR I MADHË E POLITIKAN I VOGËL

Diskutime tek 'Letërsia' filluar nga "Dr.Dituria", 5 Jan 2008.

  1. "Dr.Dituria"

    "Dr.Dituria" Fillestar

    NOLI SHKRIMTAR I MADHË E POLITIKAN I VOGËL

    Më shumë se gjithkush vlerat reale të Nolit në kuptimin historik, në fushën e ndihmesës së tij në jetën kombëtare shqiptare i kanë zbehur e njollosur pikërisht ajo kategori " nolistësh fanatikë ditirambistë" që kanë dashur të bëjnë njëfarë shenjtërimi të rremë të një nolizmi të sajuar ose të fryrë pör qëllime personale.
    "Askush nuk mund të mohojë se Fan Noli është një persoanlitet i shquar i historisë sonë kombëtare që është përkëdhelur më së shumti nga studiuesit, politikanët, opininoni publik". Kjo ka frenuar së tepërmi njerëzit të peshojnë si duhet vlerat, antivlerat e dhe pseudovlerat e nolizmit.
    Kjo i bën ende të guxishëm disa nolistë fanatikë që të vërsulen me inat e pa arsyetime bindëse kundër cilitdo që mendon se duhet një qëndrim më objektiv dhe realist ndaj trashëgimisë së vërtetë të Nolit dhe sidomos ndaj vlerave e ativlerave që janë afishuar në fanolizmin politik të prodhuar kontrabandë nga ithtarët e Nolit për interesa të një rryme të caktuar politike.
    Gazeta "Sot" më 16 maj ka shkruar se pas Kongresit të dytë ortodoks shqiptar të vitit 1929, që miratoi dhe Kanunoren e KOASH : "Fan Noli nga SHBA mbajti qëndrim kundër Kishës së re autoqefale shqiptare, sinodi i së cilës kishte qenë programuar në fillmn të shkurtit në rezidencën e Zogut dhe ishte një krijesë e politikës fetare të kundërshtarit të betuar të peshkopit të mërguar". Edhe pse ky fakt mund të jetë i paknëdshëm jo vetëm për nolistët, përsëri nëse shkruesi ka vërtetë mbështetje dokumentare nuk ka bërë ndonjë herezi që e ka vënë në dukje për puiblikun.

    Noli tregoi veten politikan nga më të këqinjtë. Detyra e politikanit është në radhë të parë të kryejë mirë e me sukses detyrat që duhen kryer në kohën kur i takon të merret me politikë, në radhë të dytë të kryejë ato detyra që ka marrë pësipër. Unë i besoj përkufizimit se të merresh me politikë do të thotë në radhë të parë të parashikosh, pra të jesh edhe vizionar edhe njeri i veprimit ( jo fallxhor). Noli kurrë nuk tregoi aftësi të tilla. Noli dështoi në parashikme. Noli pësoi fiasko në veprime. Rexhep Qosja dhe jo Abdi Baleta ka shkruar në "Panteoni i rralluar" shumë vite përpara se : ": në jetën politike të shqiptarëve Noli ka dështuar pse nuk e kishte atë vendosmërinë e revolucionarëve të vërtetë, aq sa edhe për shkak se programit i tij demokratik ishte një hap tepër i gjatë dhe i papërligjur nga dialektika e zhvillimit shoqëror në kontekstin e atëhershëm historik dhe shoqëror të shqiptarëve. Noli ka dështuar si demokrat dhe ne kemi humbur demokracinë kur atë nuk e kanë pasur as popujt tjerë të Ballkanit".
    Noli me shumë fjalime të tij në parlament të kujton disa deputetë të sotëm që dinë të kërkojnë qiqra në hell po nuk dinë as si mbillen qiqrat, as si bëhet helli, as se çfarë mund të piqet e çfarë nuk mund të piqet në hell.

    Ta pyesim pak atë historianin nolist ; " cili popull e kishte zgjedhur Nolin për kryeahengxhi të anarshisë? Një grusht politikanësh aventurierë që braktisën Tiranën dhe u vendosën në Vlorë, që bënë për vete disa ushtarakë aventurierë , që krijuan disa komitete të paligjëshme, njësoj si "komitetet e shpëtimit publik" në pranverën e vitit 1997 dhe e zhytën Shqipërinë në kaos e luftë civile? Mos vallë vetëm për hir të "ahengut nolian" të qershorit 1924 edhe Rexhep Qosja në pranverën e vitit 1997 e cilësoi serinë e dytë të këtij ahengu të vdekjes si "revolucion të vonuar demokratik

    Noli edhe në Lidhjen e Kombeve u tall me parlamentarizmin, nuk bëri kurrë zgjedhje. Pse i paska pëlqyer aq shumë "ahengu nolian" historianit Masar Kodra? Pse u shkri nga qejfi Rexhep Qosja kur ky aheng gjëmoi po nga Vlora pas 73 vitesh? Apo pse në Shqipëri u krijua "parlamenti i kallashnikovit" në qershor të vitit 1997? Pse kërkon patjetër Agim Vinca që të gjithë të pranojnë se Noli ka qenë politikan vizionar? Mos me këtë do që të mbështesë idenë se në Shqipëri "ahengjet politike" duhet të bëhen vetëm sipas avazeve të nolizmit? E kemi të qartë se edhe përtej kufinjëve të Shqipërisë londineze ka individë, rryma e forca politike që bëhne zevzekë për çdo kritikëë ndaj politikanizmit të Nolit sepse u pëlqejnë ekssperimentet e situatat si ato që u bënë me "revolucionin e vonuar demokratik" të vitit 1997 që shkatërroi Shqipërinë dhe nga bandat e rebelimit të jugut që përsëritën në çdo pikëpamje skenarët e "revolucionit nolian të vitit 1924".

    E ka thënë Rexhep , që Noli suksesin më të madhe e ka si përkëthyes. Nuk kam shkruar unë por Qosja për Nolin : "...vjershat e tij dalin pamfletiste e qërime hesapesh me armiqtë e tij politikë. Për më tepër ai del disi si tepër jo modest si poet që ka ngritur veten tek roli i një çlirimtari duke u krahasuar me shëmbëlltyrën e shenjtë të Jezu Krishtit dhe si politikan megalloman që kapardiset se do të përmendet përgjithmonë, si një mesi i popullit tonë..." Unë vetëm po shtoj se këtë figurë të Nolit duan të na imponojnë gjithë nolistët, sepse duan përmendoren e Nolit politikan që të rrinë vet nën hijen e saj. Atëherë ku i gjeti Vinca fjalët e mia se Noli është bejtexhi?! Po nëse vjershat janë politike kjo sipas mendimit të Vincës e afron më shumë autorin me bejtexhiun apo me poetin? Historianët e pedagogët e tjer le të na jëpin një përgjigje të saktë se cili është më poet e cili më bejtexhi Noli kur rreshton vargje "ngrihuni, korrini, bjeruni katundarë e punëtorë që nga Shkodra gjer në Vlorë", apo Hasan Zyko Kamberi kur vjershëronte shumë kohë para Nolit " Kadiut po t’i rrëfesh paranë, ters e vërtit sherianë.

    Pas vitit 1990 nolistët ndërruan taktikë, filluan në kërkonin rrugë për të mohuar çdo afërsi të nolizmit me komunizmin. Më hapur këtë e bëri Naum Prifti. Ai arriti deri atje sa të mohonte që Noli kishte vendosur marrëdhënie diplomatike me Bashkimin Sovjetik, gjë që e kishin vërtetuar shkëlqyeshëm nolistë të tjerë si Arben Puto.

    Për t’u çliruar pakëz nga ngërçet teorike që ia shkaktojnë stereotipet noliste-enveriste në radhë të parë do t’i rekomandoja forumistave të marrin e të studiojnë librin e Hysamedin Ferajt "Skicë e mendimit politik shiptar" që është një vepër e politologjisë së mirëfilltë, që ka kaluar edhe në miratimin shkencor në Tiranë. Në kët vepër ju do të gjeni analizën teorike të nolizmit si varianti shqiptar i panballkanizmit, si shtruesi i rrugës së komunimzit në Shqipëri, si teori e praktikë e dështuar politike, si përgatitës i enverizmit dhe tani si maskë e enverizmit. Atëherë do të ketë një mundësi më shumë që të frenoni veten e të mos kërcej përpjetë kur lexon edhe shkrime si të miat polemizuese në stil më propagandistik
    Austini një amerikano-kanadezi me nderrshmërinë e studiuesit ka dhënë shumë gjëra që nuk u kanë pëlqyer dikur nolistëve tanë fanatikë që e "kanë ndihmuar". Nga ana tjetër në kushtet e reja këta nolistë kanë qenë të interesuar që disa gjëra që shkelin tabutë të thuhen nëpërmjet një të huaji që të mos mbeten për t’u thënë më troç për herë të parë nga studiues shqiptarë.

    Më saktë se Austin në ndikimin e nolistëve këtë çështje e ka parashtruar britaniku Xhulian Ameri që i ka njohur mirë shqiptarët e punët e shqiptarëve. Ai thotë : " Konflikti midis Zogut dhe Fan Nolit ka qenë përfolur si një luftë për pushtet midis "konservatorëve" dhe "progresistëve". Por në këtë rast, ashtu sikurse pothuaj në të gjitha kryengritjet shqiptare, dallimi midis palëve kundërshtare kishte karakter gjeografik dhe grupazhi, më tepër se një karakter opinioni apo rendi shoqëror" "Bijtë e Shq ipes", botim shqip, Tiranë 2002, f.37).

    Sabri SELMANI
    Gjermani
  2. atman

    atman Anëtar aktiv

    Re: NOLI SHKRIMTAR I MADHË E POLITIKAN I VOGËL

    I thuaj Sabriut që t’i thotë Selmanit dhe ky pasuesve të salep sulltanit, dmth Abdi Baltës, alias Batakut ose Baltovinës, se nuk mund të mateni dot me hijen e mëngjesit.
    Nga shkrimi kuptohet edhe pse del aty këtu, baza nga e cila nisesh për të dhënë “mendimin” tënd, po e mbyll në thonjëza sepse kështu e afroj më shumë me “i dituri”. Ndotja e figurës së Nolit është zanati tuaj, i atyre që e kanë kthyer Baltën në kult duke harruar se balta është diçka e butë dhe e përpunueshme, shkurt tepër anonime për të pasur një fytyrë të vetes, (si një zagar pa memorie që u shërbenm shumë zotërinjve) përveçse baltë moçali nga e cila sot dalin të gjithë pasuesit e pasuesit si vasali i vasalit, dmth i zogistëve.
    Figura e Nolit është kaq e madhe e hijerënde sa nuk ka nevojë për ndihmën time, pikërisht nën këtë hije ata që kanë dashur ta groposin Shqipërinë, sikundër bënë derisa e mbyllën me turp jetën e tyre, pra, pikërisht, pasuesit e tyre dhe shkrimexhinjtë, s’mund të qëndrojnë sepse mbyten, ndaj edhe e mallkojnë.
    Për figurën madhështore të Nolit, profesor Nasho Jorgaqi ka botuar një vepër me dy vëllime, të bazuar mbi dokumente autentike, e jo mbi gjuhët e “mirëinformuara” në llumin e kënetës të formuara. Aty mund të gjesh përgjigje për pseudoshqiptarizmin e kujtdo që kërkon të godasë Nolin. Është tepër e dukëshme përseja. Nolin e godasin zogistët sepse është pasqyra ku ata shikohen, duan apo nuk duan dhe i çmend përgjigja e pyetjes: kush është më e bukur? Tashmë kanë pyetur kaq shumë sa durimi i tyre ka humbur dhe dëshirojnë ta thyejnë pasqyrën. Është një pamundësi tjetër, sepse sipërfaqen e ujit kur e trazon, më shumë të deformon.
    Noli është: Poet, politikan, muzikant, përkthyes, muzikollog, poliglot, historian, studiues, prift ortodoks themelues i kishës auteqefale, shqiptar i madh, atdhedashës i madh, e shumë veti e virtyte të tjera të cilat përbëjnë figurën më intelektuale që ka pasur ndonjëherë Shqipëria.
    Po, nuk u tregua i vendosur në politikën e tij dhe kjo vërteton se ai ishte njeri parimor, thellësisht demokrat. Nëse do të qe i vendosur, duhej të kishte vrarë Zogun dhe sahanlëpirësit e tij, e shumë bejlerë që nuk i njihnin idetë demokratike e që iu kundërvunë, por jo si pasojë e mosnjohjes, por se nuk u kriste menderja shumë për vendin, e popullin, se sa për pronat e tyre që kërcënoheshin nga reforma agrare.
    Sa demokrat ishte Zogu, e tregoi me mbytjen e shtetit demokratik me ndihmen e bajonetave serbe e të rusëve të bardhë të cilët meqënëse ishin njerëz pa lëng e plëng u vunë me kënaqësi nën shërbimin e zogut, sa demokrat ishte zogu, e tregoi autoshpallja e mbretërisë dhe vetemërimi mbret.
    Sa shqiptar i madh ishte Zogu, e tregoi braktisja e vendit në momentin më të vështirë të tijin; në pragun e pushtimit kur Shqipërisë i kanosej edhe zhdukja fizike. A mund ta përballonte Shqipëria invazionin italian? Patjetër! Fakti që disa grupime të vogla e të paarmatosura, i mbajtën për orë e orë të tëra italianët pa mundur të realizojnë zbarkimin, e vërteton këtë gjë. Por ajo që është më interesante gjendet tek biografia e Kontit Ciano, (biografia e quajtur më e mira deri më sot, e shkruajtur nga Ray Moseley) në të thuhet: “Sikur shqiptarët të zotëronin një skuadër zjarrfiksash të stërvitur mirë, do të na kishin hedhur në Adriatik”, kap - Lufta në Shqipëri, fq 66.
    Atëhere të akuzosh Nolin si mbytës ose shkaktar i humbjes së demokracisë dhe jo fajtorin e vërtetë, më kujton një skeç të estradës së Fierit, kur një fshatari i vodhën lopën dhe i vinin të gjithë bashkfshatarët ta ngushëllonin duke i thënë thuajse të njëjtën gjë:
    - Ku ishte lopa?
    Përgjigja ishte e njëjta:
    - Po ja në kasolle...
    - E, ke faj, - i thoshin...
    Ke faj, njëri, ke faj tjetri, aq sa mbrriti një moment kur fshatari i shkretë tha:
    - More po hajduti nuk paska faj fare, xhanëm!
  3. "Dr.Dituria"

    "Dr.Dituria" Fillestar

    Re: NOLI SHKRIMTAR I MADHË E POLITIKAN I VOGËL

    Politologu i sotem,Prof.dr. Hysamedin Ferraj, e rradhit Nolizmin, ne librin e tij Skice e mendimit politik shqiptar, ne rradhet e rrymave ANTI-nacionaliste dhe une nuk mund te them se ai nuk ka te drejte.
  4. jimmy84

    jimmy84 Fillestar

    Re: NOLI SHKRIMTAR I MADHË E POLITIKAN I VOGËL

    Sigurisht. Noli ka qene njeriu me anti-patriot qe mund te behet. E si mund te jete ndryshe. A u lepinte sumen turqve, arabeve apo iranianeve? Sigurisht qe jo tradhetari i ndyre. Prandaj edhe politologet (dhe thuaj po deshe qe nuk kemi Koka te Medha sot) e sotem kane plotesisht te drejte qe e cilesojne tradhetar. Po Noli nuk eshte vetem nje here tradhetar. Ai eshte dy here tradhetar sepse mire qe nuk i lepiu menderen Orientit po ai qen bin qeni nuk ju lepi as grekut, as as italianit dhe askujt tjeter. Prandaj une them qe e ka mire ai tek filmi "Historiani dhe kameleonet" qe thote:
    "Noli do zere faqen me te zeze te Historise, biles nuk do e fusim fare ne Histori."
    Dhe une them keshtu neve duhet te pyesim njehere greket a u pelqen kjo apo ajo figure. Po thane ata jo neve "fuuup" menjehere duhet ta fshijme. Dhe pastaj te pyesim me rradhe turqit, serbet, italianet, amerikanet, kinezet etj. Dhe sikur edhe njeri te mos jete dakort ajo figure duhet shpallur tradhetar menjehere.

    Dhe te themi te drejten Nolin greket e urrejne, keta Hysamedinet po e po, amerikanet e shpallen njehere te padeshiruar (ja ndaluan nja 2 vjet te hynte ne SHBA). Keshtu qe Nolin duhet ta fusim ne Rrethin e Shtate te Ferrit.

    Se fundi kam nje pershendetje speciale per ate mendimin gjenial tek barazimi brilant i "Revolucionit te Qershorit" me "ngjarjet e 1997:. Largpamesi dhe vizion i paimagjinueshem. Rrethanet, shkaqet, faktoret dhe kushtet politike jane totalisht te ngjashme.
    Kam vetem nje verejtje per titullin e temes sepse t`a quash Nolin shkrimtar te madh per mua eshte fyerje ndaj dinjitetit tim si shqiptar dhe sidomos provokacion i rende ndaj vellezerve tane turq, iraniane, greke dhe kineze.
  5. jimmy84

    jimmy84 Fillestar

    Re: NOLI SHKRIMTAR I MADHË E POLITIKAN I VOGËL

    Ah po se harrova edhe dicka. Mire ai qe ka shkruar ate artikullin sigurisht e shpalos hapur gjenialitetin e vet (sigurisht pa harruar edhe politilogun famemadh) po edhe vete ai Dr Dituria me nje inteligjence per t`u admiruar ne nje nenforum letrar na paraqet kete artikull shume-dimensional teper mbreselenes megjithese nuk ka asnje pike lidhjeje me letersine.
    Me te tille burra gjynah qe vuan ky vend.
  6. "Dr.Dituria"

    "Dr.Dituria" Fillestar

    Re: NOLI SHKRIMTAR I MADHË E POLITIKAN I VOGËL

    Si abuzoi Noli me arkën e shtetit


    Autori i Lajmit: Dukagjin Hata dhe Përparim Halili

    Ashtu siç pati një fillim, qeveria “Noli”, ardhur në pushtet pas revolucionit të njohur “demokratiko-borgjez” të vitit 1924, pati edhe një fund, madje shumë të shpejtë. Në ata pak muaj të aktivitetit të saj, kjo qeveri “stinore”, përveçse hyri si një “konvecion” në historinë e qeverisjeve shqiptare, duhet thënë se nuk solli ndonjë ndryshim në jetën e vendit e të popullit të asaj kohe. Nëse vendimi i parë që mori Qeveri “Noli”, kishte të bënte me ndëshkimin dhe sekuestrot e pasurive të kundërshtarëve të saj politikë, të rrëzuar nga pushteti e të arratisurve jashtë kufijve, vendimi i fundit i kësaj qeverie, kishte lidhje me boshatisjen e arkës së qeverisë. Vetëm pak kohë përpara rrëzimit nga “froni” dhe përpara largimit nga Shqipëria, Noli dhe njerëzit e kabinetit e të pushtetit të tij, të cilët kishin akoma vulën dhe firmën e qeverisjes, nxorën vendimin për shpërndarjen e financave të shtetit, duke i akorduar ato në formë pagash e shpërblimesh për “rrethin” e ngushtë e besnik të kabinetit. Ky akt financiar, regjistruar si “kapaku” që mbylli historinë e qeverisjes së Nolit, ka ndodhur plot 81 vjet më parë.
    Në datën 25 dhjetor 1924, pasi kishte marrë me vete gjithë buxhetin e shtetit, kabineti qeveritar i drejtuar nga Noli, shkoi në Vlorë dhe përpara largimit nga Shqipëria, organizoi mbledhjen e fundit në të cilën, u shpall vetëm një vendim: “Ndarja e pjesës kryesore të buxhetit të shtetit, në formë pagash e shpërblimesh për aktivistët dhe mbështetësit e vet”. Kështu u hartua, u miratua dhe u ekzekutua lista e ndarjes së financiave me emrat dhe shumat përkatëse, sipas arkave të prefekturave. Për pjesën tjetër të buxhetit të shtetit shqiptar të dhjetorit të vitit 1924, megjithëse ka qënë i konsiderueshëm, nuk është folur asnjëherë. Përdorimi i tij zyrtar, nuk figuron as në vendime të mëparëshme e as në vendimin e fundit të qeverisë, të datës 25 dhjetor 1924. Ai u zhduk pa gjurmë dhe sipas dokumenteve të shërbimeve sekrete të huaja të asaj kohe(CIA), thuhet të ketë “udhëtuar” privatisht matanë kufijve të Shqipërisë, por që duke mos u folur asnjëherë për fatin e tij. Një gjë është interesante në vendimin e fundit të kabinetit qeveritar të Nolit: Mënyra e shpejtë e veprimit dhe lista e personave që kanë përfituar nga ndarja dhe përfitimi personal prej financave publike.
    BIOGRAFI: Dy nga krerët e kryengritjes noliste
    Qazim Koculi
    Lindi më 1887 në fshatin Kocul të Vlorës. Arsimin fillor e kreu në vendlindje ndërsa atë të mesëm në gjimnazin “Zosimea” të Janinës. Studimet e larta i përfundoi në Akademinë e Lartë Ushtarake të Stambollit, pas të cilës fitoi gradën Nëntoger. U emërua më pas në Marinën Ushtarake të Perandorisë Osmane, ku fitoi gradën e togerit. Më 1909 nuk i bindet një urdhri ushtarak të një eprori të tij gjatë një beteje detare në Prevezë, për t`ju dorëzuar flotiljes italiane. Pas nxjerrjes së urdhër-arrestit nga komanda perandorake, Koculi arratiset për në Argjentinë, ku qëndron deri në vitin 1912. Kthehet këtë vit në Vlorë, pasi iu përgjigj një thirrje të Ismail Qemalit. Ky i fundit e cakton drejtor të portit të Vlorës, detyrë të cilën e kreu deri në çastin që porti u mor në administrim nga italianët në tetor të vitit 1914. Deri në vitin 1917 ishte kryekatundar në Brataj të Vlorës. Nga ky vit e deri më 1919 ishte nënprefekt i Tepelenës. Më 21-31 janar 1920 merr pjesë si delegat i Vlorës në Kongresin Kombëtar të Lushnjes, nga i cili u emërua edhe senator. Është aktiv në Luftën e Vlorës të vitit 1920 dhe njihet si një ndër organizatorët e Kuvendit të Barçallasë. Koculi u zgjodh nga ky kuvend si kryetar i komisionit të përbërë nga 16 anëtarë. Më 19 maj 1920 ky komision zgjodhi në Beun të Vlorës, Qazim Koculin si komandant të përgjithshëm të Komitetit të Luftës së Vlorës. Hyri në Vlorë në krye të trupave shqiptare, pas një beteje të zhvilluar më parë, më 3 shtator 1920. Pas kësaj lufte kreu detyrën e prefektit të Vlorës. Zgjidhet deputet i Vlorës në zgjedhjet e para të 5 prillit 1921. Ishte mbikqyrës i qeverisë së Pandeli Evangjelit së bashku me Bajram Currin dhe Avni Rustemin në periudhën tetor-nëntor 1921. Kriza e dhjetorit 1921 e gjeti në krahun e forcave që ishin për rrëzimin e qeverisë së Evangjelit. Nga kjo krizë ai u bë protagonist jo me ndonjë dëshirë të madhe, duke hyrë në histori edhe si kryeministri njëditor i Shqipërisë. Ai më 6 dhjetor formoi pa konsultime një kabinet prej 8 anëtarësh, për askush nuk që i gatshëm të ndihmonte. I vetmi urdhër që lëshoi “kryeministri” njëditor ishte ai për drejtorin e përgjithshëm të postave, të cilin e urdhëroi të mos lëshonte asnjë lloj telegrami të pakontrolluar prej tij. Nga këto dy shkaqe, Koculi dha dorëheqjen brenda të njëjtës ditë që u emërua kryeministër.
    Në zgjedhjet e 27 dhjetorit 1923, Qazim Koculi u zgjodh sërish deputet i Vlorës në Kuvendin Kushtetues. Gjatë kësaj kohe vazhdoi të përkrahte po ata linjë politike që ishte për rrëzimin e qeverisë. Koculi ishte ndër pjesëmarrësit dhe përkrahësit e kryengritjes së qershorit 1924. Në qeverinë e dalë nga kjo kryengritje, Koculi ishte ministër i Punëve Botore. Me dështimin e kësaj qeverie dhe me Triumfin e Legalitetit, Qazim Koculi emigroi jashtë Shqipërisë bashkë me politikanë të tjerë. Emigracionin politik Koculi e kaloi në Vjenë dhe Paris. Gjatë kësaj kohe ai pajtohet me Mbretin Zog dhe pranoi që të ishte kryetar i Komitetit të Kosovës në mërgim. Për këtë gjë, ai ai u pagua me një shumë prej 30 napolonash në muaj. Ishte për kthimin në atdhe para 7 prillit 1939, por një gjë e tillë u kundërshtua nga shokët e tij. Pas pushtimit fashist, Koculi u kthye në Shqipëri, dhe në dhjetor 1939 emërohet anëtar i Këshillit të Lartë të Shtetit. Në qeverinë e Mustafa Krujës ishte Ministër Shteti dhe në çastet e fundit të kësaj qeverie u emërua komisar i lartë në Vlorë, në kohën kur qe rritur lëvizja komuniste atje. Më 2 janar 1943 Qazim Koculi vritet në Vlorë nga batalioni dibran i italianëve. Për këtë shkak dhe për faktin se italianët nuk pranuan të dënojë fajtorin, Mustafa Kruja që ishte edhe miku i tij, dha menjëherë dorëheqjen nga posti i kryeministrit.
    Kasëm Qafëzezi:
    Lindur në Kolonjë më 1880. Pas mbarimit të shkollës së mesme, titullohet ushtarak klasi për karrierë të lartë në Akademinë Ushtarake të Stambollit. Dërgohet për studime pasuniversitare në Vjenë dhe kur i përfundon, kthehet në atdhe për t‘u vënë më pas në krye të ushtrisë së Perandorisë. Në vitin 1908 shërben në Janinë. Më 1910 merret me organizimin e trazirave në zonën e Tepelenës. Pas vitit 1912 i përgjigjet thirrjes së ministrit të Luftës, Mehmet Pashë Dërralla dhe vihet në krye të një fuqie të xhandarmërisë dhe lufton kundër andartëve grekë në Jugun e Shqipërisë. Në verën e vitit 1920, bën pjesë në shtabin ushtarak të “Mbrojtjes Kombëtare” në Vlorë. Ngjarjet e vitit 1924 e gjetën komandant të Garnizonit të Përmetit, nga ku nisi marshimin ushtarak drejt Tiranës, duke u bërë vegël e opozitës së atëhershme. Më 16 qershor 1924, emërohet ministër i Luftës në Kabinetin “Noli”. Me dështimin e këtij kabineti largohet fillimisht në Itali, ku në janar 1925 rrihet me ish-ministrin Luigj Gurakuqi. Në vitin 1927 pas një amnistie të Ahmet Zogut, kthehet në atdhe dhe vendoset në Berat. Nuk pranon ofertat e Ahmet Zogut për t‘u integruar në ushtri, me justifikimin se “ishte i lodhur”. Në Mars 1931 bën pjesë në delegacionin e Beratit që vizitoi Mbretin pas atentatit të Vjenës, duke i uruar jetë të gjatë. Vdiq në Berat, më 20 shtator 1934.

    Data e Publikimit: 19/01/2005

    2001-2004 Ballkan.com
  7. Guest

    Re: NOLI SHKRIMTAR I MADH E POLITIKAN I VOGËL

    Faleminderit per keto informacione qe ke sjelle Dr. Dituaria

    P.s Vetem mbiemri duhej ndryshuar në "I MADH"
  8. TheWanderer

    TheWanderer Fillestar

    Re: NOLI SHKRIMTAR I MADHË E POLITIKAN I V

    <div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: "Dr.Dituria"</div><div class="ubbcode-body">Politologu i sotem,Prof.dr. Hysamedin Ferraj, e rradhit Nolizmin, ne librin e tij Skice e mendimit politik shqiptar, ne rradhet e rrymave ANTI-nacionaliste dhe une nuk mund te them se ai nuk ka te drejte. </div></div>
    Po c'poltilog eshte ky Hysamedini mor aman se na hapet barkun. Deri dje perkthyes ishte, sot na u be politolog. Te pakten te flase per politiken jo per historine... c'rrace e poshter jemi ne...ku e ku t'ja fusim vetes...

Shpërndajeni këtë faqe