Nuk e shes time bijë

Diskutime tek 'Tema e ditës (vendet shqipfolëse)' filluar nga Blendi, 5 May 2003.

  1. Blendi

    Blendi Primus registratum

    Nuk e shes time bijë

    <span style="font-weight: bold">NJË ULERIMË NËNE:&quot;NUK E SHES VAJZËN!&quot;</span>
    KOHA JONË 5/5/03

    Besim Dybeli, Gramsh
    Nje nene fatkeqe ne kerkim te femijes se saj, te cilen ia kane biresuar pa dhene ajo aprovimin as me goje e as me shkrim. Kristina Dervishi, 30 vjecarja nga nje fshat i larget i rrethit te Gramshit me barkun bosh e me para te marra borxh per te udhetuar, ka nente dite qe ka nisur odisene e dhimbshme per te gjetur vajzen kater vjecare. Ne shtepi ka lene burrin e saj me te njejtin shqetesim per gjetjen dhe sjelljen ne shtepi te femijes, ndersa vajza tjeter, Ana, vetem dy vjece, duke mos ditur e ndjere gje per te motren, ritet me buken e qumeshtin qe i ofrojne komshinjte. Familjes me te varfer te fshatit Cingar te Gramshit, i ka rene ky fat. Dikur shpresuan se institucionet bamirese ne Elbasan, te drejtuar nga te huajt, do te mundesonin rritjen e vajzes gjer ne nje moshe dhe kohe qe ata do te mundesonin vete mirembajtjen e femijes. Dy prinderit fatkeqe, as nuk e kishin besuar se me varferine e tyre te tejskajshme dhe me fatin e vajzes se tyre, do te luanin per interesa financiare ata qe i shtrine doren e &quot;bamiresise&quot;. &quot;Rrembimi&quot; i Xhoanes eshte bere me aq mjeshteri e veshje ligjore sa do te duhet edhe nderhyrja e Avokatit te Popullit dhe zor se mund ta zgjidhe.

    <span style="font-weight: bold">Xhoana, pas nje dashurie te humbur </span>

    Fati i keq i Xhoanes ka qene shkruar qe ne barkun e nenes se saj. Historia nis afro 10 vjet me pare kur 20 vjecarja Kristina Dervishi nga fshati Valesh i Elbasanit, perjetonte ditet me te bukura te dashurise se saj te pare. Qe fejuar me nje djale nga Shelcani i Elbasanit dhe te dy prisnin kurorezimin e marteses pas dasmes tradicionale fshatce. Para ketyre evenimenteve jetesore, dashuria platonike e dy te rinjve kishte nisur te ravijezonte embrionin e nje krijese njerezore. Kur Kristina mori guximin t'i thoshte te fejuarit te saj se ndjente brenta shpirtit nje shpirt tjeter dhe me gjak te perbashket, u prish &quot;kalaja&quot; e enderrave rinore per dasem e martese. I fejuari mohon frutin e dashurise &quot;ilegale&quot; dhe Kristina nuk del nga dera e prinderve nuse.

    &quot;Une kisha mundesi te abortoja por nuk doja te beja krim me krijesen time te pafajshme&quot;, pohon Kristina. Xhoana e vogel lindi ne ate dere ku kish lindur dhe e ema e saj. Askush nuk e paragjykoi. As prindrit nuk &quot;moren deren ne krahe&quot; sic ndodh rendom ne familjet fshatare, per t'i thene vajzes se tyre se kishte bere turpin me te madh. Ditet rrodhen dhe Kristines bashke me vajzen e mitur iu ofrua nje martese ne fshatin Cingar te Gramshit. Ky ishte, Ali Zogu, i cili e pranoi Kristinen per nuse pa i mohuar edhe vajzen qe kishte me vete. Per fat te keq, iku nga nje varferi shpirterore qe ia kishte krijuar braktisja e te fejuarit dhe gjeti ne deren tjeter te burit te dyte varferine ekstreme ekonomike. Nga martesa me Aliun lindi Ana si deshire dhe gezim i perbashket i ciftit te ri, por u shtuan dhe hallet per mbajtjen e familjes dhe rriten e dy vajzave, Xhoanes dhe Anes. E vetmja zgjidhje qe e gjeten dhe e pranuan te dy, dergimi i Xhoanes ne nje shtepi bamiresie ne Elbasan, gjersa familja Zogu te kishte mundesi financiare ta rriste vete. Pas gjithe ketyre peripecive jetesore dhe shpreses per te rritur Xhoanen jashte varferise se familjes, ne shtepine e femijes &quot;Shpresa&quot; te Elbasanit, u sajua biresimi i Xhoanes fatkeqe.

    <span style="font-weight: bold">Historia </span>

    Ne janar te vitit 1998 Kristina Dervishi (tani, Zogu) paraqitet ne jetimoren &quot;Shpresa&quot; te Elbasanit. Drejtuesit e kesaj jetimoreje , nje cift anglez, relativisht i thyer ne moshe, marrin persiper rritjen e vajzes se mitur. I thane se ata do ta pranonin, vetem pasi nena e saj do te dorezonte nje deklarate noteriale, me qellim qe mirerritja dhe perkujdesja e Xhoanes te mos interpretohej si abuzim me femije shqiptare. Si ajo, ne kete shtepi qene strehuar dhe vazhdojne edhe sot me dhjetra te tille. Kristina do te nenshkruante nje deklarate te tille ne prani te noterit te njohur Nikolla Kokoneshi. Akti zyrtar eshte mbajtur mes te dyve dhe kopje te ketij noterizimi ruhen edhe sot ne zyren e noterit, Kokoneshi . Ai mban daten 19.01.1998. Thelbi i ketij akti, mes te tjerash shenon: -&quot; Une deklaruesja, nen pergjegjesine time, deklaroj se femijen tim, Xhoana Dervishi, ta dorezoj per kujdesje prane shtepise &quot;Shpresa&quot; , drejtuar nga zonja Xhudi Smith, perkohesisht, meqenese nuk jam ne gjendje per t'a rritur. Pra kete femije e le prane kesaj shtepie dhe do ta terheq kur te me krijohen mundesite&quot; Here pas here e ema eshte lejuar ta takoje femijen, te qendroje me te, por jo ta marre ne familjen e saj. Per cudi, nga prilli i vitit 2002 deri ne janar te vitit 2003, Kristina nuk eshte lejuar te takohet me vajzen. Kete, sipas Kristines, nuk ia ka lejuar drejuesja e kesaj shtepie, Xhudi Smith. Kjo e fundit tashme eshte larguar nga Shqiperia, rrezik mund te jete dekoruar per &quot;merita bamiresie&quot; dhe ne vend te saj ka ardhur nje misionare tjeter me emrin Kristine. Ka ardhur serish Kristina shqiptare dhe ajo angleze me te njejtin emer i ka thene se vajza e saj eshte biresuar ne Tirane nga zonja Shpresa Shabani. Ne shtepine e femijes serviret dokumentacioni sikur nena e ka deklaruar dhe miratuar vete biresimin e vajzes se saj. Pas insistimit te Kristina Shabanit, drejtuesja e re e shtepise se femijes &quot;Shpresa&quot; ne Elbasan, ka paguar edhe 1,5 milione leke avokatin, por nuk ka mundur te nxjerre te pavlefshem dokumentacionin biresues. Aktualisht, drejtuesja ne fjale ndodhet perkohesisht me sherbim ne Kosove .

    <span style="font-weight: bold">Kristina: &quot;Dua vajzen qe ma kane biresuar pa lejen time&quot; </span>

    &quot;Me kane ofruar afersisht 100 milione leke qe une te mos kerkoj vajzen time, por une nuk e shes Xhoanen, sikur te me japin edhe 200 milione&quot;, ka pohuar dje para dite me lot nder sy dhe e tronditur, Kristina Dervishi. Ajo ka 9 dite qe udheton me para te marra borxh nga Gramshi ne Elbasan. Ne shtepine e femijes &quot;Shpresa&quot; nuk ia hapin deren. Madje kjo dere ka qene dhe mbetet e mbyllur edhe per gazetaret e medias se shkruar dhe asaj vizive. Nena pohon se edhe bashkeshorti i saj, Aliu, ia ka njohur vajzen, dhe e kerkon qe ta marre dhe ta rrisin sebashku me vajzen tjeter, Anen. Xhoana me 19 janar te ketij viti ka patur ditelindjen dhe duhet ta kete festuar me &quot;nenen&quot; tjeter. Ndoshta biresuesja mund te jete pa faj, perderisa e ka pranuar si femijen e vet pas okumentit te nenshkruar. &quot;Une kurre nuk kam nenshkruar se e miratoj biresimin e vajzes sime. Shtepia e femijes &quot;Shpresa&quot; dhe Komiteti i Biresimit ne Tirane kane abuzuar me fatin e vajzes sime&quot;, thote Kristina. Ajo mbetet ne rrugen e dhimbshme te kerkimit te vajzes qe ia kane &quot;grabitur&quot; dokumenta te fallsifikuara. Nuk ka gjetur aq para borxh sa te shkoje ne Tirane e te gjeje &quot;shtepine&quot; e vajzes se saj. &quot;Sikur te me shohe , - pohon Kristina , Xhoana do te me hidhet ne qafe dhe do te vije me mua&quot;. Me lot nder sy, ajo i lutet nje taksisti nga Gramshi qe ta marre pa para gjer ne fshatin e saj ne Cingar, qe te shohe vajzen tjeter Ana dhe burrin Ali qe vuajne te njejtin fat. Ndoshta neser, nese gjen te holla, ajo serish do te qendroje para portes se shtepise &quot;Shpresa&quot;.
     
  2. Diddy19

    Diddy19 Su@mi

    Re: Nuk e shes time bijë

    Bote e padrejte!Bledi!Po pate informacione se si vazhdon kjo histori e trishte,te lutem mos perto ta postosh!

    Grazie di esistere!
     
  3. Erind

    Erind Forumium maestatis

    Re: Nuk e shes time bijë

    Ja dhe nje rast tjeter, qe i shtohet problemit shoqeror shqiptar. Autori nuk thonte se ç'mund te behet. Se te jete thjesht info. ketu mund te sillen me 10 histori te tilla. Duhet te kutpojme qe keto raste ne shqiperi, tani llogariten me perqindje dhe lind pyetja, ne ç'mund te bejme?
    Sipas meje vetem shteti mund te ver dore, sepse zeri jone ne kete rast, eshte si nje britme ne nje bote qe nuk ka vesh.
     
  4. gezim lame

    gezim lame Primus registratum

    Re: Nuk e shes time bijë

    ...nje histori e dhimshme me shume qe tregon se shqiptaret me teper ndihen <span style="font-weight: bold">te huaj ne vendin e tyre</span>...dhe tregon ne cfare gjendje te mjere po katandisen familjet e thjeshta shqiptare...
     
  5. orikum

    orikum Primus registratum

    Re: Nuk e shes time bijë

    kush nga ju qe lexuat kete artikull ne koha jone ,u habit?vetem nje qe eshte per shume kohe jashte vendit do ti dukej cudi, ndersa per ne qe jemi, dhe qe shpesh e vizitojme shqiperine do thoshja eshte hipokrizi e pafajshme qe te bejme sikur sdime gje.keto ndodhin cdo dite ne qytetet tona kur pretendojme te zgjidhim probleme me madhore ,ngelen ne dore te dyte ato qe per shume kohe i kemi pasur si principet udheheqes te jetes sone sociale.une nuk e di por kemi ndryshuar shume nga vitet e vegjelise qe mua me kujtohen.ku eshte keqardhja dhe perkrahja qe i jepnim njeri tjetrit ,jo shume po pak vite me pare?nje realitet qe jo te gjithe kane kurajo ta thone,kjo duke filluar qe nga ata qe e quajne veten te ndjeshem ne problemet sociale ,dhe ne fund eshte shteti ai qe duhet te ndjeke nje operacion ne mbikqyrjen e ketyre rasteve qe po behen akoma me shume.se fundi them qe kemi dhe fatin qe sjemi vend i madh,si psh rumania ku femijet flene neper puseta,perndryshe do ishim me keq.
     
  6. AnaBlue

    AnaBlue Forumium maestatis

    Re: Nuk e shes time bijë

    Ka jetimore qe mund te cosh femijet qe ti rrisin dhe pas ca vitesh te shkosh dhe ti marresh? Si eshte e mundur nje gje e tille?
    Tani qe femija eshte adoptuar nga nje prind tjeter, si i behet?

    Mbaj mend para ca kohesh ndodhi nje skandal i tille ne USA, kur femija u cua ne jetimore, u adoptua ne Angli me duket dhe me vone mamaja biologjike e kerkoi. U derdhen shume para neper avokate dhe lot nga mamate qe donin femijen... &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/frown.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
     
  7. Cruel_Intentions

    Cruel_Intentions Primus registratum

    Re: Nuk e shes time bijë

    Sa keq, me vjen shum keq per familjen dhe nenen biologjike te asaj vajzes por te them te drejten nuk e di se si do i behet me familjen qe e ka adoptuar se edhe ata te shkretet cfaj kane? Pastaj sikur esht e paligjshme te marresh informacion se ku esht adoptuar femija (nejse keto ligje ne USA njoh une)
    Besoj se do te duhen shume para per te zberthyer kete skandal dhe mesa lexova ajo familja esht shum e varfer gje qe besoi se ska per tju nxjerr gje ne drite po nuk e ben kete histori pak te madhe tek mediat...
    have a great day,
    -B
     
  8. orikum

    orikum Primus registratum

    Re: Nuk e shes time bijë

    nga sa te le te kuptosh ai artikulli ,behet fjale per nje rast ku femija eshte cuar ne kete komunitetin (qe vepron si shoqate humanitare) vetem per te qene nen kujdesin per rritjen e femijes.kjo eshte bere me nje kontrate perpara noterit,dhe ne asnje menyre ska te drejte ky insitut te jape ne adoptim ate femije.ligjerisht te drejten per te dhene femije ne adoptim e kane vetem shtepite e femijes,dhe ato me vendim gjykate te posacem per rastin konkret.si do qe te veje puna ai femije eshte i nenes origjinale dhe po ska leke vepron institucioni i avokatit te popullit.te pakten deri ne nje fare kompetence se po eshte adoptuar jashte vendit gjerat nderlikohen.po ajo qe me le seriozisht pa fjale eshte se kush ka pasur kurajon te mundesoje kete adoptim jashte cdo mbulimi juridik.them se duhet te jepet nje denim shembullor si ne kohen e atij mavrise &quot;dulle&quot;,qe mos te kemi me rastin te shikojme e degjojme gjera te tilla.
     
  9. bebi

    bebi Primus registratum

    Re: Nuk e shes time bijë

    &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/frown.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
     
  10. Erison700

    Erison700 Forumium maestatis

    Re: Nuk e shes time bijë

    Ncuc, ncuc, ncuc, hajde njerez hajde. Ej o fontana po ti mos gje UFO???
     
  11. orikum

    orikum Primus registratum

    Re: Nuk e shes time bijë

    Ncuc, ncuc, ncuc, hajde njerez hajde. Ej o fontana po ti mos gje UFO??? [/QB][/QUOTE]
    nga e kuptove ?une jam ai qe shikon dhe imagjinon ti ,po sikur ske gjetur vendin e duhur per te bere debat,apo sben dallim rrace,feje,dhe gjinie ti? [​IMG]
     
  12. Erison700

    Erison700 Forumium maestatis

    Re: Nuk e shes time bijë

    <span style="font-style: italic">nga e kuptove ?une jam ai qe shikon dhe imagjinon ti ,po sikur ske gjetur vendin e duhur per te bere debat,apo sben dallim rrace,feje,dhe gjinie ti?</span>


    Nuk kam kohe dhe deshire per te debatuar,
    Megjithate ai shkrimi apo mendimi yt me kujton kohen e dulles.
    Nje person qe pyet &quot;Kush u habit?&quot;. Ajo eshte per te rrenqethur mishin ore car eshte kjo pyetje qe ben ti? A ka ndnjenja robi apo ka shufra hekuri?

    Pastaj kush mendon ti te jesh qe te hysh ne imagjinaten time? As te kam imagjinuar dhe as nuk kam pse ta bej?
     
  13. gfm73

    gfm73 Primus registratum

    Re: Nuk e shes time bijë

    Kemi ketu te bejme me fatkeqsine e nje nene qe ka humbur femijen e saj dhe me poshtersine e dikujt tjeter qe gjen rastin apo mundesine qofte kjo nga dobesia e ligjit apo e rendit shoqerore qe te abuzoje me te bijen, Xhoanen. Ndoshta jane ato pak para qe e pengojne te emen te vazhdoje rrugen e saj te kerkimit per vajzen e vet por eshte edhe dobesi e organeve perkatese per ndihmesen apo angazhimin e duhur. Duhet te permendim ketu qe keto raste nuk jane te pakta edhe ne ndonje vend tjeter te botes se zhvilluar dhe nganjehere tek degjon shume raste te tilla apo te ngjashme me keto, te bejne te pyesesh: Si eshte e mundur nje gje e tille?. Mund te marr shembull ketu Gjermanine qe eshte nje nga vendet problematike per humbjen e shumte te femijeve te moshave te ndryshme. Dhe, ne shumicen rasteve, organet perkatese nuk jane ne gjendje te arrijne ne zbulimin e personave qe kryejne keto krime. Abuzimi me ligjet ne rralle te pare dhe dobesia apo mungesa e shume faktoreve te familjeve te viktimave te ketyre rasteve con ne kryerjen e shume prej ketyre krimeve cnjerezore dhe vecse nje ligj i forte e nje rend i shendoshe shoqeror mund te coje ne zbutjen e madhe te shumices se ketyre problemeve shoqerore.
     
  14. Rrapatushja

    Rrapatushja Nelk@

    Re: Nuk e shes time bijë

    Pacavure gazetareske njeanese. Nga eksperienca ime ne shqiperi me thote nje ze i brendshem, se vogelushen e jema e dorezoi ne jetimore jo sepse ishin shume te varfer (nje tas qumesht do t'ja jepte fshati edhe per te) por sepse ishte nje femije i padeshiruar ne familjen e re. Heu burri i saj mashkull shqiptar e me tradita, do mbaje femije e pare te graus se tij qe ka qene edhe i jashteligjshem? Paska qene mire per nene ta lere ne jetimore, ta risin te tjeret, dhe ajo ta shikoje 2-3 here ne vit sa per tu mos u ndjere fajtore, mirepo ne momentin qe dikush tjeter donte ti jepte ngrohtesine e nje familje u be nami. Keta jane njerez selfish qe nuk mendojne per femijen e tyre. Kjo vogelushja nuk ka te drejte te rritet ne nje familje qe i dhuron dashuri dhe ngrohtesi? Nuk ka nevoje te kete edhe ajo dy prinder qe i rrine persiper, e ushqejne dhe e mbrojne? Apo duhet te rrije ne jetimore vit pas viti te prese derisa e jema te kete mundesi ta marre, duke pasur nje jete te shpifur. E ka njeri idene si eshte jeta ne jetimoret shqiptare?

    Une kur e lexoj kete artikullin nuk ndihem e pezmatuar, perkundrazi them shyqyr qe ka ne shqiperi njerez te mire qe adoptojne, dhe jo vetem foshnja te sapolindura por edhe femije te rritur.
     
  15. orikum

    orikum Primus registratum

    Re: Nuk e shes time bijë

    Une kur e lexoj kete artikullin nuk ndihem e pezmatuar, perkundrazi them shyqyr qe ka ne shqiperi njerez te mire qe adoptojne, dhe jo vetem foshnja te sapolindura por edhe femije te rritur. [/QB][/QUOTE]
    <span style="font-weight: bold">te adoptosh eshte me te vertete dicka humane ,aq me shume ne shqiperi ku kushtet jane ato qe dime ne familjet e varfera.kjo ama sdo te thote qe kush ka leke te &quot;bleje femije&quot;,dhe ti perdori si te doje </span> ja nje nga ato raste kur shteti sdi se ku dhe si perdoren keta femije neper ato qe quhen &quot;qendra bamirese&quot; -Nje perfaqesues i Qendres se mikritjes per refugjate ne Mesagne te Italise, ka perdhunuar se paku 11 minorene shqiptare te strehuar ne kete qender. Polito Emanuele Salvatori eshte vene ne pranga pas denoncimit te 3 minoreneve shqiptare, ndersa Prokuroria e Brindezit urdheroi menjehere pas zbulimit te skandalit mbylljen e kesaj qendre.

    Gjate seances gjyqesore avokatja shqiptare Natasha Shehu kerkoi pervec ndeshkimit penal qe perdhunuesi te demshperbleje ekonomikisht minorenet shqiptare, duke ju kaluar pasurine e tij te demtuarve.

    Ngjarja dhe denoncimi

    Deshmite e minoreneve dhe fakte te tjera kane provuar se 60 vjecari italian Salvatore ka perdhunuar 11 femijet e Qendres. &quot;Kjo u shkaktuar femijeve deme fizike dhe psiqike&quot;, tha avokatja e ceshtjes, e cila ka kerkuar sekuestrimin e pasurive te tij ne Kruje e vende te tjera te Shqiperise. &quot;Pasuria e ketij perbindeshi duhet t'ju ka kaloje ne pronesi minoreneve te demtuar&quot;, ka kerkuar Shehu. Ajo tha per &quot;KJ&quot;-ne se &quot;shteti shqiptar duhet ti heqe menjehere nenshtetesine shqiptare perdhunuesit qe do te hetohet per kete krim edhe ne Shqiperi&quot;. <span style="font-weight: bold">eshte vetem nje nga ato qe quhen &quot;ndihme ne drejtim te femijeve jetime&quot;.per mua do ishte me mire te rrinin ne ato shtepi femije qe kemi ,se sa te dhunohen nga kushdo neper bote.</span>
     
  16. AnaBlue

    AnaBlue Forumium maestatis

    Re: Nuk e shes time bijë

    Jam dakord me mendimin e Nekles, qe nje mama e varfer do ti siguronte nje pjate me pershesh me qumesh femijes se saj ashtu sic rriti dhe femijen qe pati me vone. Pra e ve pak ne dyshim se cfare lloj marrveshje ka bere me qendren, nese e ka dhene vajzen ne jetimore dhe me vone i eshte prishur mendja apo ka menduar se e ka dhene qe t'ja rrisi nje qender bamirese dhe nuk ka marre vesh se cfare ka firmosur. Shume e veshtire per te dy palet si per nenen biologjike ashtu dhe per ate qe e ka adoptuar. Si mund te adoptosh nje femije pa dokumenta te rregullta?
     
  17. bona

    bona Primus registratum

    Re: Nuk e shes time bijë

    Ju lutem lexoni kete:

    ajo qe sapo lexova eshte scandal aq i madh sa nuk gjej dot fjale per te shprehur cfare ndjej por ka dhe me scandal.
    kushurira ime Merita jeton ne Ny per 5 vjet dhe ne momentin qe erdhi i thashe meso anglisht te dish per vete te pakten sepse te shkonte ne shkolle te mesonte ndonje skill e urrente. OK.
    tani ka lindur femijen e saj te dyte dhe i sjellin letra te shkoje te beje tests tek Columbia Presbyterian Medical Center qe eshte nje nga qendrat me tech me te larte ne bote sepse dyshohet femija ka lindur me birth defect. Kjo fjale ishte shkruar me shkronja te medha te zeza per ti terhequr vemendjen mamit dhe ajo portonte te hapte fjalorin qe ia bleva si dhurate sa erdhi ose te pakten i thashe me merr ne telephon me thuaj te ta perkthej une dhe me kryesorja punoj vete ne Medical Field. Cdo nje per femijet ketu eshte falas .
    Dhe dicka tjeter kjo Merita nuk porton kurre ti ndjeke te gjitha dasmat, night clubs, parties and everything.
    Po te jene americane rreth saj do te lajmeronin menjehere zyrat e duhura dhe kesaj nene do ti hiqej femija nga duart dhe do ishte akuzuar per neglizhence.
    Mire ato nena ne shqiperi po kesaj c'ti thuash?!!!!
     
  18. Evi

    Evi Primus registratum

    Re: Nuk e shes time bijë

    kjo fjalia (...Keta femije te pafate jane shtresa me e paprivilegjuar e shoqerise sone...) mu duk fare e pavend, jo vetem per ata femije qe po vuajne harresen e te gjitheve po edhe me gjithe shoqerine shqiptare 'te privilegjuar'.Sado pedant te isha eshte nje shaka fare pa kripe...shtresa me e paprivilegjuar...c'shprehje!!!
     
  19. Le_Routard

    Le_Routard Forumium maestatis

    Re: Nuk e shes time bijë

    &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/frown.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; ehhh bote mizore, fat i pashpirt dhe njerez kriminel &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/frown.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; jemi mesuar te flasim per politik dhe te leme menjane keto historira te dhimbeshme.
     
  20. DArtur21

    DArtur21 Primus registratum

    Re: Nuk e shes time bijë

    Ndihmoni te afermit tuaj nese keni mundesi, qe te mos i nxjerrin femijet nga shtepia. Femijet nuk kane nevoje vetem per nje bark buke, por edhe per dashuri.

    E veshtire eshte.
     

Shpërndajeni këtë faqe