Origjina e Jetes: Ne asteroide gjurme ADN

Diskutime tek 'Shkenca' filluar nga gurax, 11 Aug 2011.

  1. gurax

    gurax Administrator

    Lidhur me menyren se si fillimisht lindi jeta ne planetin Toke ka disa teori, por qe seciles i mungon nje hap final per te vezhguar ne gjendje te lire perfundimet e nxjerra teorikisht dhe ate cfare vezhgohet ne simulime laboratorike.
    Ne keto teori me dominantet dhe premtueset i perkasin grupeve Abiogjeneza me fillim metabolizmin dhe Abiogjenzen me fillim replikimin te cilat ne vetvete bejne nje lloj ndarje per menyren precise se si dhe ku formohen molekulat organike: ne Toke dhe nga procese te ndryshme qe ndodhin ne Toke, apo diku tjeter jashte Tokes dhe nga proceset perkatese qe ndodhin.

    Keto dite eshte bere nje zbulim shume i rendesishem ne kete drejtim. Eshte vezhguar ne nje menyre qe nuk le vend per dyshime prezenca e pjeseve perberese te ADN ne meteoritet kozmike dhe qe hedh drite mbi dilemat ne dryshme qe ekzistojne ne kete drejtim.

    Studime ne te shkuaren kane treguar qe ne meteorite shume shpesh gjehen 'copa' te ndryshme te blloqeve baze ndertues per jeten ne formen sic e gjejme ne Toke, sic jane aminoacidet qe perbejne proteinat.
    Nje tjeter grup studiuesish kane zbuluar molekula qe jane te lidhura me nje proces shume te vjeter biologjik, duke shtuar vertetesi ne idene se format me te hershme te jetes ne Toke mund ta kene zanafillen nga materiale te rena ne Toke nga hapesira.
    Me se fundi, jane konfirmuar komponente te ADN ne meteoritet kozmike!

    Gjithashtu eshte vezhguar ne meteorite prezenca e nukleobazave, komponente themelore te ADN. Megjithate deri sot ekzistonte nje dyshim qe keto nukleobaza dhe molekula mund te ishin rrjedhoje e ndotjes se materialit kozmik nga biosfera e Tokes.

    "Ne vazhdimesi, ka rreth 50 vjet qe vetem gjehen nukleobaza neper meteorite. Veshtiresia ka qene perhere nje menyre e sakte per te provuar qe jane material autokton dhe jo ndotje nga kontakti me Token", eshte shprehur Xhim Kleaves, nje kimist ne Institutin Carnegie.

    Ne ndihme te ketij verifikimi, kesaj here jane perdorur disa teknika dhe analiza moderrne ne 11 meteorite te ndryshem, te pasur me material organik te quajtur kondrite karbonatike, si dhe nje meteor te pasur me urelit (nje lloj meteoriti shume i rralle me nje ndertim te ndryshem kimik).

    [​IMG]

    Dy nga kondritet karbonatike permbanin nje teresi me lloje te ndryshme nukleobazash dhe struktura te tjera te ngjashme me to qe njihen dhe me emrin analoge nukleobazash. Tre nga keto analoge nukleobazash jane nder me te rrallat ne biomasen Tokesore dhe nuk kanne qene prezente ne asnje nga zonat rrethuese ku jane gjetur meteoritet qe i permbanin keto materiale.
    "Gjetja e komponenteve nukleobazike te nje lloji qe nuk eshte i zakonshem ne biokimine e Tokes eshte nje tregues i forte per origjinen e tyre jashte Tokesore", eshte shprehur Kleaves.

    "Ne fillim u duk qe nukleobazat qe po gjenim ishin me origjine Tokesore, por me kalimin e kohes mund te them qe perfundimet me kane befasuar", ka thene nje nder drejtuesit e studimit, Majkell Kallahan.

    Eksperimentet neper laboratore treguan se reaksionet kimike te amoniakut dhe cianideve (te dy keto lende jane shume te zakonshme ne hapesire) mund te gjenerojne shume lehte nukleobaza dhe analoge nukleobazash shume te ngjashme me cfare u gjet neper kondritet karbonatike. Sidoqofte kishte nje diference ne shkallen e perqendrimit te sasise se tyre midis cfare u prodhua ne laborator dhe cfare ishte gjetur neper meteorite, por qe eshte e shpjegueshme nese merret parasysh firoja e ketyre substacave nga influenca termike, kimike dhe rezatimet e ndryshme qe ekzistojne ne hapesire.

    "E tere kjo ka nje implikim te rendesishem per origjinen e jetes ne Toke dhe ne mundesite e jetes ne rrajone te tjera te hapesires", tha Kallahan. "A jane keto tulla baze per formimin e jetes te transportuara ne zona te tjera ku mund te jene te dobishme? A eshte e mundur te ndertohen edhe tulla te tjera baze per te cuar me pas ne forma te tjera perfundimtare?"

    Ne nje studim tjeter dhe te pavarur nga sa eshte folur me lart, eshte zbuluar se molekulat perberese te nje pjese thelbesore te nje substance te rendesishme per proceset biologjike qe ka te beje me ciklin e acidit citrik, jane gjetur ne disa kondrite karbonatike.

    Cikli i acidit citrik, konsiderohet nga shume eksperte si procesi me i vjeter biologjik. "Nje funksion i ketij cikli eshte frymemarrja, shkembimi i lendeve kur organizmat clirojne dioksid karboni", eshte shprehur Xhorxh Kuper, nje bashkautor i studimit.
    [Fund i artikullit]

    http://www.space.com/12569-meteorites-dna-building-blocks-discovery.html
    http://www.washingtonpost.com/natio...n-meteorites/2011/08/08/gIQAzNe42I_story.html
    http://www.foxnews.com/scitech/2011/08/09/building-blocks-dna-found-in-meteorites-from-space/
    http://www.nasa.gov/topics/solarsystem/features/dna-meteorites.html

    Ky lajm eshte i rendesishem. Ka kohe qe ekziston, dhe perhere e me teper forcohet, bindja qe blloqe formues te zinxhireve proteinike dhe aminoacide eshte e mundur te formohen rreth zonave yllformuese te galaktikes. Molekula te materialeve te ndryshem, qe nga hidrogjeni e deri tek plumbi (disa me reaktive sesa te tjerat por ne kete rast pak rendesi ka aktiviteti, e rendesishme eshte qe lidhet me dicka tjeter), kane kushte shume te favorshme per t'u kombinuar ne zinxhire proteinike auto-replikues, dicka qe eshte demonstruar qe ne vitet '50 me eksperimentin Miller-Urey. Kjo gje i ben keto substanca pjese perberese gjate procesit te formimit te planetit, dhe si rrjedhim jane te kudogjendura ne Univers dhe gjenden ne cdo planet, komete, asteroid dhe cope guri ne kozmos, paperjashtim dhe ne kuptimin literal te fjales. Si rrjedhim lindja e jetes, te pakten ne nje forme qe eshte familiare per ne, reduktohet vetem ne kushtet perkatese ku qellon te 'bien' keto komponente baze, nese eshte e mundur te kryhen reaksionet biokimike ne ate ambient perkates apo jo. Pyetja "Si?" eshte ne fazen finale te shnderrohet perfundimisht ne pyetjen "Ku?" per jeten organike ne Univers.

Shpërndajeni këtë faqe