ORIGJINAL dhe KOPJE

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga DritaLOVE, 21 Jan 2006.

  1. DritaLOVE

    DritaLOVE Primus registratum

    ORIGJINAL dhe KOPJE

    Origjinal dhe kopje...

    --------------------------------------------------------------------------------

    Nga shkrimi cilin unë e kam botuar në gjuhen suedeze në temen "Origjinal dhe kopje".

    OBS! Ndoshta pak e kam përkthyer keq sepse është më lehtë të shkruaj në gjuhen suedeze për mua dhe kopja kurrë nuk është si origjinali! Këtu vijnë disa rreshte:

    Origjinal dhe kopje

    Në fillim egzistonte vetem erësira, vetem heshtja dhe zbraztira. Pak më vonë u dëgjua zëri i parë dhe i dyti dhe i treti. Dikur në një cast, cdo gjë filloj për mua, kur dëgjova një një urdher: "Zgjohu", dhe unë fillova të eci.

    Më së pari e takova djellin dhe e pyeta: "Kush je ti"?
    Ai më tha: "Ai i cili të jep dritë".

    Pak më vonë takova shiun dhe e pyeta: "Kush je ti"?
    Më tha: "Ai i cili të jep jetë".

    Pastaj takova lulen dhe e pyeta: "Kush je ti"?
    Më tha: "Ajo e cila e zbukuron token".

    Pastaj e takova njeriun dhe e pyeta: "Kush je ti"?
    Më tha: "Ai i cili e ka forcen më të madhe në botë dhe i cili e zhduk cdo gjë pran vetes".

    U friksova tepër dhe mora dy hapa mbrapa. Por pastaj e dëgjova një zë të ëmbel dhe kur shikova lartë pash zogun i cili më tha:
    "Mos u frikëso, vetem kthehu mbrapa nga ke ardhur dhe ec në drjetim të kundërt. Vetëm vazhdo dhe mos shiko mbarapa, as kurrë mos u kthe".

    Dhe fillova të eci në drejtim të kundert duke mos e ditur se sa e gjatë është kjo rrugë...

    26 vite më vonë...

    Nuk jamë kthyer mbrapa kurrë. Jamë duke ecur në drejtimin e kundert, kam parë shumë botëra dhe kam takuar shumë njerëz, por të gjithë janë duke ecur në atë rrugen e cila është pa kthim dhe prandaj ju them: "Mos shkoni atje sepse atje është vdekja".

    Nganjëherë ndalet dikush dhe më dëgjon, por prap vazhdon në atë rrugen e vdekjes, atë rrugë cilen kurrë më nuk dua ta shijoj. Nganjëherë ndalem edhe unë, pres të kthehet dikush nga ajo rrugë, por askush nuk vjen sepse ajo është rruga pa kthim.

    Shumë kohë ka kaluar! Më thonë se janë vetem 26 vite, por nuk besoj. Shumë gjëra i kam parë, kam takuar prap diellin dhe lulen dhe shiun dhe zogun. Oh sa e gjatë kjo rrugë...Nganjëherë dua të kthehem mbrapa, të eci me ata që më shofin por nuk më dëgjojnë, të cilët duhet të kthehen, por nuk kuptojnë. Dhe vazhdova në drejtimin e kundërt, nuk u ndala.

    Një ditë e takova prap zogun dhe më pyeti: "A e ke gjetur"?
    E pyeta: "Cfarë"?
    Më tha: "Atë vendin nga ke ardhur"?
    I thash: "Jo".
    Më tha: "Pra vazhdo, mos u kthe, vetem edhe pak"!

    Dhe kështu, në një cast u ndala të pushoj. Vetëm sa i mbylla sytë, dëgjova një zë të ëmbel prap, por kësaj rrale ishte zëri im dhe më tha:
    "E ke gjetur, e ke gjetur atë që kërkoje tërë jeten, e ke gjetur jeten, e ke gjetur bukurinë, e ke gjetur lirinë, dhe tani gjithëmonë duhet të ecësh në këtë rrugë, në drejtimin e kundërt, në rrugen e jetës. Dhe më në fund do ta gjesh atë më të rëndsishmen, do ta gjesh origjinalin tënd"!

    Prandaj më nuk pushoj! Më nuk ndalem kurrë, dhe jamë e bindur që kurrë nuk do të shkoj mbrapa, sepse në këtë rrugë është e vërteta, në fund të rruges më pret origjinali i qenies njerëzore, ai nga i cili vijmë të gjithë. Aty është burimi, aty është fillimi. Prandaj eci sepse dua ta gjej fëmiun mbrenda vetvetes, atë fëmi i cili bënte pyetje dhe e dallonte të miren nga e keqja, jeten nga vdekja. Dua ta gjej atë fëmi i cili e dëgjoi zërin e lirisë dhe kishte guxim të shkoj kunder të gjithve. Dua ta gjej atë fëmi, i cili nuk dinte shumë gjëra, por e dinte që origjinali është mbrenda vet njeriut, në rrugen e kundert, sepse cdo gjë tjeter është vetem kopje...¨

    P:S: Një filozof i antikes ka thënë: "Njeriu lind si origjinal dhe vdes si kopje"! Cili është ai?
    "Social psychology" thotë se njeriun e krijon rrethina.
    Neurologjia e cek se personalitetin e njeriut e formon gjenetika.
    Cfarë mendon ti?
     
  2. arturo

    arturo Primus registratum

    Re: ORIGJINAL dhe KOPJE

    shume e bukur kjo
     
  3. gangsterja

    gangsterja Primus registratum

    Te lumte!:)Ke bere nje pune te shkelqyer.
     

Shpërndajeni këtë faqe