PËRGJIGJIA SI NËMË...(1)

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga atman, 21 Sep 2006.

  1. atman

    atman Forumium maestatis

    PËRGJIGJIA SI NËMË...(1)

    …Ku qëndron epërsia, tek ai që pyet apo tek ai që përgjigjet?
    Drejtova një pyetje dhe paraprakisht, diçka e tillë përmban edhe një problem. Pyetja si diçka që niset nga vetja dhe vetëm kur e kapërcen këtë prag (vetveten) shfaqet e tillë, pyetje. Njëherësh për këdo qartësohet diçka që nënkuptohet, nënkuptimi si i tillë, dmth, dikush pyet dhe kjo do të thotë se në kokën e tjetrit (pyetësit) ekziston një problem, i shtruar fillimisht në mendjen e tij, kuptimi i kësaj gjëje, ka për ne vlerën e nënkuptimit, ne kuptuam që ka një problem.
    Çfarë? - i përket përgjigjes.
    Nëse unë pyes: Kush është më superior, ai që pyet apo ai që përgjigjet, duhet ta konsiderojmë pyetjen (kur drejtohet) rezultat i seri shndrimesh derisa shfaqet si e tillë, ideja, problemi, ngarkesa që mbart (të cilat janë për ne një enigmë) dhe pyetja si pasojë paraprake. Pasojë që e shkëput pyetjen nga origjina e saj, dmth nga problemi, i cili qëndron i fshehur, ndërkohë pyetja jo. Përgjigjia; më sëpakti është detyrim moral, ose edukatë dhe më sëshumti është rrugë për të zbuluar prejardhjen, (të vërtetën) kush e lindi dhe... ku dëshiron të mbrrijë.
    Nëse e ndërtojmë situatën, kemi pak elementë por të mjaftueshëm. E dukëshme është pyetja, në mbrapaskenë qëndron problemi, edhe përgjigjia përderisa është ende dëshirë, ose i përket ngurrimit majde edhe vendosjes, është e padukëshme, bëhet e tillë kur realizohet, por njëkohësisht këtu ndeshemi me diçka që e njohim mirë vetëm se nuk ndalojmë kurrë të analizojmë për të kuptuar përse. Shpesh nga përgjigjia që japim pësojmë. Përse?
    Është faji i përgjigjes, apo diçka e tillë ka qënë fshehur në problemin e shtruar në mendjen e pyetësit dhe vetë pyetja është viktimë sepse ka shërbyer si mbartës i së keqes që pëson përgjigjësi?
    A është përgjigja një mallkim, ngaqë vuri në dukje problemin?
    Edipi që zgjidhi enigmën, përse u verbua? Cila ishte enigma? pyetja që drejtoi Sfinksi, apo vetë ndërtimi trepjesësh i tij, grua, luan dhe krahë? Sipas mendimit tim është pikërisht vetë Sfinksi dhe jo pyetja, ndërtimi tre pjesësh bëhet për të shkaktuar amullti, një mundësi për të konceptuar shtrembër realitetin, ose e anasjellta për të mos e zbuluar të vërtetën, përndryshe...kujtojmë rrugën që bën pyetja; niset nga problemi diku në mendje, del jashtë dhe ndesh përgjigjen, natyrisht në këtë çast pyetja është e destinuar të vdesë dhe kjo nuk shkakton kënaqësi tek problemi dhe vjen hakmarrja...qorrimi i Edipit...



    Nëmë – (mallkim)fond i gjuhës letrare shqipe.
    Përdora qëllimisht këtë fjalë për të shpjeguar në njëfarë mënyre edhe emrin mitologjik të Nemesi-t, i cili gabimisht si thuajse gjithë mitologjia, kërkohet tek greqishtja ku nuk ka asnjë shpjegim. Është perëndesha e drejtësisë dhe e ndëshkimit, e hakmarrjes. Nëm – i drejtohem dikujt me zemërim me fjalë të rënda, e mallkoj. Nëm/ë – dënim për dikë në formë mallkimi. - Nëmës (kjo është forma që e gjejmë në mitologji dhe në gjuhën shqipe) – ai që nëm. – fjalori i gjuhës së sotme shqipe.
     
  2. dr love

    dr love Locus omnem

    Eshte njesoj si te thuash ...kush e beri pula vezen apo veza pulen?
     

Shpërndajeni këtë faqe