Padituria- sëmundje pa dhimbje por e dhimbshme

Diskutime tek 'Gjuhësia' filluar nga Universal, 24 Jun 2015.

  1. Universal

    Universal AnonymouS

    Si erdhi kjo kohë ku të paditurit krenohen për mos dijen e tyre, padituria rritët, krenaria shtohet dhe pastaj shndërrohet në injorancë, ku humbë ndërgjegjja, vdes dhimbja për të tjerët, veprat që i bëjmë nuk i bëjmë që të jemi njerëz të ndershëm por njerëz të suksesshëm, çdo herë e kërkojmë vetëm suksesin, por jo edhe vlerën.

    Vallë nga erdhi e gjithë kjo padrejtësi ndaj vetvetes, ndajë popullit më kulturë dhe moral më të shëndosh në Europë dhe më gjërë, nga erdhi kjo sëmundje që ka filluar ta shkatërrojë një shoqëri të pastër dhe të shëndosh moralisht. Çka po ndodh më këtë popull të vuajtur më shekuj që i ka kapluar ky interes përvetësues në mendjen e tyre, që për veprimet dhe punët që i bëjnë në vende që të turpërohen ata krenohen për to, apo ndoshta edhe mendojmë që kjo është demokraci? Aty ku morali ka ra në pikën zero, nuk mund ti dallosh njerëzit së për ku janë nisur “ në shkollë, në punë apo në ndonjë mbrëmje argëtuese”, kjo është një sëmundje që ka filluar ta shkatërrojë një shoqëri të tërë, që nga familja, çerdhet, shkollat, institucionet, që ka ardhur si pasojë e një tranzicionit që po kalojnë vëndet e Ballkanit.

    E vërtetë që ne nuk ndjejmë dhimbje për mos dijen tonë, edhe pse është e dhimbshme por dhimbjen do ta ndjejnë ata që do të vinë pas nesh, që do të shërbehen me këtë sistem të injorancës, ku liderët tanë fatin e shtetit dhe të popullit e barazon më fatin e vet politik, çdo kush që ka mëndim apo qëndrim të kundërt e konsiderojnë armik dhe kanë dëshirë ti prijmë karnavalit të gjatë më mosdijen e tyre, ti ndjekësh pas është njësoj sikur të futemi në një lum të turbullt pa ditur qe të notojmë.

    Ku mbetën ata kandilat ndriçues që ushqenin popullin më diturinë e tyre në kohërat më të vështira, ku mbetën ata pionierët të lëvizjes kombëtare shqiptare, që e lëvizën kohën më idetë e tyre, që ti vëmë në ballë të shtetit tonë që të nisemi rrugës drejtë BE-së, të shkojmë atje ku e kemi qëllimin, e mos ti mbyllim sytë duke pranuar ligje që si praktikojnë as në vendet e tyre shumica prej vendeve të BE-së, ligje që e shkatërrojnë rininë tonë, po lë ti zgjedhim ato më të mirat, që janë në dobi të qytetarëve tanë.

    Fakti qëndron së më këtë sistem nuk do të mund të shkojmë askund, më këta liderë qe nuk dinë të respektojnë ligjin nuk mundë të arrijmë në pikën e duhur, andaj këtij populli i duhen njerëz të ndershëm, intelektual që e respektojnë rëndin dhe ligjin, që kanë një ndërgjegjeje të pastër dhe të shëndosh, siç thoshte Sokrati “ Ligjet për mua janë nënë dhe baba”.

    Padituria është shfaqur pothuajse çdo kund, dukë filluar që nga çerdhet, shkollat, universitetet, institucionet e deri në pafundësi, ndoshta ne nuk mundë të ndiejmë dhimbje në kurrizin tonë , por pasojat do i pësojnë gjeneratat pas nesh, andaj kërkon shërim kjo sëmundje sa me parë, e shërimi i sajë bëhet vetëm duke e thënë të vërtetën, dukë e hequr perden nga sytë që na errëson dritën dhe nuk shohim asgjë.

    Diturinë e kemi për obligim që ta kërkojmë, së ajo është vetë ndërgjegjja e personit për të zotëruar një profesion pastër dhe rrjedhshëm, e jo dukë mashtruar, lajthitur, shantazhuar, duhet që ti pranojmë kritikat, vërejtjet sepse jemi njerëz dhe gabimet janë njerëzore, askush nuk ka lindur i përkryer, aty ku nuk dimë, duhet të pyesim, jo të bëjmë eksperimente të rrezikshme, është pyetur një njëri i mençur: “Si është e mundur që di mbi gjithçka” ?! Përgjigjja ishte “ Nuk kam pasur kurrë frikë ose marre (turp) të pyes gjithçka që nuk dija”.
    Islam Krasniqi

    /portalb.mk
     
    Thamina and Lisa like this.
  2. Thamina

    Thamina Papirus rex

    nice.
     
  3. Mirabel

    Mirabel Locus omnem

    padituri eshte edhe te besh copy /paste dhe mos japesh nje ide tenden mbi fenomenin?
     
    Balahk likes this.
  4. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    sa gjate! :)
    Po them dicka per titullin.
    "Une di dicka qe s'di asgje". Nje thenie filozofike qe personalisht e shikoj si shume domethenese.

    Ka raste kur ke perfitim vetem e vetem sepse s'e dije!
    Shume me mire te dish dicka sakte, sesa te dish shume por qe koha do te tregoje se e ke ditur gabim.
     
    Balahk and katsune like this.
  5. h3o

    h3o Papirus rex

    Kete me duket se e ka thene Sokrati. :)
     
  6. Balahk

    Balahk Locus omnem

    si kerpurdhat mbas shiut po shtohen njerezit qe bejn copy-past ose qe flasin bukur me fjalet e te tjereve;):p
     
  7. Mirabel

    Mirabel Locus omnem

    Jeta eshte e bukur edhe pa brire o balahk.... :)
     
    Balahk likes this.
  8. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    Padituria është shfaqur pothuajse çdo kund, dukë filluar që nga çerdhet, shkollat, universitetet, institucionet e deri në pafundësi, ndoshta ne nuk mundë të ndiejmë dhimbje në kurrizin tonë , por pasojat do i pësojnë gjeneratat pas nesh, andaj kërkon shërim kjo sëmundje sa me parë, e shërimi i sajë bëhet vetëm duke e thënë të vërtetën, dukë e hequr perden nga sytë që na errëson dritën dhe nuk shohim asgjë.

    A, po te jete per kete s'do ta vuajne vetem gjeneratat pas nesh, por edhe ne. Madje ne kete rast padituria eshte me dhimbje dhe e dhimbshme. Kur anestezisti nga padija te vendose narkoze te gabuar, ta shohim te gjithe se sa pa dhimbje do te jete, padituria!

    Sado qe personalisht kam besim se jo te gjithe, madje shumica pergatitet te jete shume 'e ditur', prape nenvleresimi i nje kohe do te lere shteg per disa qe duan te perfitojne nga padija mbi dhimbjen e tjetrit.
     
    Balahk likes this.
  9. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Ne fakt padituri eshte kur gruaja nuk e di se burri i saj ka nje dashnore si puna jote e cila eshte duke cuar uje ne mullirin e saj.

    Kurvicka te pacipa!


    El
     
  10. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Ku eshte gatimi i ushqimit mendor dhe shpirteror qe po trumbeton?!

    N'a drejto nje cike ju lutem!

    Jam une gjykuesja.

    El
     
  11. Nela0

    Nela0 Primus registratum

    Ignorance is bliss...but truth will set you free
     
  12. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Nje komshia ime e katit te trete ishte aq injorante sa nuk dinte te lexonte as oren. Nje nate kishin ikur dritat, degjojme nje trokitje ne dere dhe shohim Bonen. Ajo kerkoi leje te vinte te shihte televizor tek ne. Ishim e vetmja familje ne lagje qe kishte televizor dhe frigorifer. Une e pashe me habi dhe i thashe se nuk kishte drita. Mund t'a shohim me qiri, u pergjigj ajo.

    Cfare kupton me injorance ti Nela?

    Dhe a je e sigurte se e verteta do te te shpetoje?


    El
     

Shpërndajeni këtë faqe