"Panic atack" ,si mund te sherohet kjo semundje?

Diskutime tek 'Trupi dhe Shëndeti' filluar nga eis, 5 Dec 2004.

  1. eis

    eis Primus registratum

    "Panic atack" ,si mund te sherohet kjo semundje?

    A keni degjuar ndonjehere per "Panic atack", nese po si mund te sherohet ajo?
    (Pres pergjigje nga Mjeku popullor)
    Shendet te gjithve :wave:
     
  2. Raif Emini

    Raif Emini Primus registratum

    Re: "Panic atack" ,si mund te sherohet kjo semundje?

    Po kam degjuar dhe kam pas paciente te cilet i kam ndihmuar me sukses.

    Do pregaditi nje artikull ne te cilin do te flasim pak ma detalisht ne lidhje me Panik - Sulm, cfar thot shkenca medicinale dhe cfar preferon per terapi dhe kuptohet, rekomandimet me mjeksi popullore me baroja.
     
  3. eis

    eis Primus registratum

    Re: "Panic atack" ,si mund te sherohet kjo semundje?

    Doktor faleminderit per pergjigjen.
    Ju uroj shendet /pf/images/graemlins/smile.gif
     
  4. Raif Emini

    Raif Emini Primus registratum

    Re: "Panic atack" ,si mund te sherohet kjo semundje?

    Per panic sulm te shofim qfar thot mjeksia shkollore:

    Çrregullimi panik është një gjendje serioze i cili mund ta godet mbi 1 % te njerezve. Zakonisht mund te paraqitet gjatë fatkeqësive apo
    moshës madhore. Derisa arsyeja e vërtetë është ende e paqartë për të,
    duket se ekziston një lidhshmëri me kthesat- ndryshimet kryesore në jetë ,të cilat potencialisht janë të përcjellura me stres: diplomimi në
    kolegj, martesa, lindja e fëmiut të parë e kështu me radhë. Ekziston
    gjithashtu mundësia e prirjeve per ndryshime gjenetike; nese nje
    pjesetar i fmailjes ka vuajtur semundjen “crregullimi panik”, atehere
    njeriu ka nje rrezik me te madh per te vuajtur te njejten semundje, e ne vecanti gjate kohes se jetes sate kur jeni nen ndikim te stresit te
    vecante.

    Sulmet e panikut: Shenja e crregullimit te panikut

    -Sulmi i panikut është valë e madhe e frikës së shtuar, e cila vije pa
    terheqje paraprake te vëmendjes dhe pa ndonjë arsye të qartë. Ajo është
    me e fortë se ndjenja e te qenit nën ndikim të stresit , te cilin
    shumica e njerëzve e vuajnë. Ne simptomet e sulmit të panikut
    perfshinhen:

    -rrahja e zemrës gjatë apo nga vrapimi
    -vështirësia në frymëmarrje, ndjenja se nuk po ngihesh mjaft me frymë
    -terrori se pothuaj që është paralizuas
    -marramendje, ndjenja se koka të është lehtësuar apo përzier (nausea)
    -fërgëllime, djersitje ,dridhje
    -zënia e frymës, dhembje gjoksi
    -mbërdhezje apo ftohje e papritur
    -ndjenje therje në gishtrinj të duarve apo të këmbëve
    -Me gjasë ju mund ta njihni ate si “luftim apo ikje klasike” ('pins and
    needles')
    -ndjenjë e frikës se doni te çmendeni apo te vdisni
    njerëzit e parandjejnë kur të jenë në situate rreziku. Mirepo, gjatë
    sulmit të panikut këto simptome paraqiten nga burime te panjohura. Ato
    paraqiten siç duket në situata në dukje jo të rrezikshme, e madje ato
    paraqiten edhe ndërsa ju jeni në gjumë.
    Krahas këtyre simptomeve te lartpërmendura , sulmi i panikut dallohet
    edhe në kushte apo rrethana vijuese:

    -Paraqitet papritmas pa vërejtje-paralajmërime dhe pa shenja te
    ndalimit.
    - Niveli i frikës është me i lartë se situata aktuale; ne fakt shpesh
    herë nuk ka kurrfarë lidhshmërie.
    - Kalon per disa minuta; trupi nuk mund t’i përmbahet ndjenjës “luftoj
    apo ik”.
    - Reagim me i gjatë se ai. Megjithate sulmet e perseritura mund të
    paraqiten herë pas here me orë të tërë.
    - Sulmi i panikut nuk është i rrezikshem, por mund të lemeris ne masë të madhe për shkak se paraqitet ndjenja e të qenët “i marrë” dhe “jashtë kontrollit”. Sulmi I panikut është frikësues
    për shkak te sulmit te panikut te shoqeruar me të dhe për shkak se
    shpesh herë ai të shpie ne komplikeme tjera sic është fobia,
    depresioni,shpërdorim substance, komplikime medicinale madje edhe vetvrasje. Efektet e tij mund te varijojnë nga fjala e butë ose paanësia shoqerore deri në pamundësinë e
    tërësishme për t’u perballur me boten e jashtme.
    Ne fakt fobia e cila paraqitet te njerezit e kapluar me
    crregullim paniku , nuk vie nga frika e ngjarjes aktuale, por më shumë
    paraqitet nga frika se do të paraqitet edhe nje sulm tjeter.Në këto
    raste njerëzit do t’ju shmangeshin atyre objekteve apo situatave ngase
    ata e kanë ndjenjën se këto gjëra do t’i shpiejne ata në sulme tjera.

    vazhdon
     
  5. Artemis

    Artemis Primus registratum

    Re: "Panic atack" ,si mund te sherohet kjo semundje?

    dhe? Ilaci?!
     
  6. Raif Emini

    Raif Emini Primus registratum

    Re: "Panic atack" ,si mund te sherohet kjo semundje?

    vazhdim i artikullit te meparshem panic -sulm

    Si duhet identifikuar çrregullimin e panikut

    Mbajeni në mend ju lutem se vetem terapisti i kualifikuar mund të diagnostifikojë çrregullimin e panikut. Ekzsitojnë shenja të caktuara
    nga të cilat megjithatë duhet pasur kudjes.
    Nga një studim i bërë është konstatuar se nganjëherë paraqitemi për vizitë mjekësore të me tepër se 10 mjek para se të konstatohet diagnoza
    e saktë dhe vetem njeri nga katër persona të semurët me ketë sëmundje të çrregullimit,vetem një të mund të merr terapi te duhur. Andaj për ketë arsye është e rëndësishme të dijme se cilat janë simptomet dhe të jemi të sigurtë se marrim ndihmë adekuate.

    Shume njerëz vujanë nga sulmet e panikut të rastit dhe nëse ti ke vuajtur nje apo dy sulme , atëherë me gjasë nuk ke arsye pse të
    brengosesh. Shenja kryesore për çrregullim paniku ështëndjenja e përhershme e frikës se në të ardhmen do të kesh sulme paniku. Nëse vuna
    nga ( katër apo me shumë )sulme paniku, e në veçanti nëse ke pasur sulm paniku dhe të ka kapluar ndjenjë e vazhdueshme e frikës se ke për të pasur sulme tjera të panikut në të ardhmën, atëherë këto janë shenja , të cilat duhet t’i kesh parasysh te gjejsh një njeri profesional , i
    cili është specialist për crregullim paniku apo shqetësimi.

    Çka e shkakton çrregullimin e panikut: Mendja, trupi apo që të dyjat?
    Trupi: Mund të ketë predispozicione gjenetike që shpien në çrregullime ankthi, disa njerëz që vuajnë thonë se një pjesëtarë i familjes ka pasë
    apo ka çrregullim paniku apo çrregullime tjera emocionale siç është depresioni. Disa studime të bëra me binjakë kanë vërtetuar ekzistimin e
    çrregullimit në bazë të “trashëguesëve gjenetikë”.

    Çrregullimi i panikut mund të shkaktohet nga mosfunksionimi biologjik, megjithatë ende duhet punuar për të vërtetuar një shenjë specifike
    biologjike. Të gjitha grupet etnike janë në mënyrë të ndieshme të prirur për të
    vuajtur çrregullimin e panikut. Për arsyera të panjohura, femërat janë janë dy herë kanë gjasa më shumë të vuajnë këtë lloj çrregullimi se sa
    meshkujt.

    Mendja: Ngjarjet jetësore nën stres mund të shkkatojnë çrregullime paniku. Një asociacion psikik i cili është vënë re është si shkak i
    humbjes së fundit apo të ndarjes. Disa studiues e krahasojnë “stresorine jetës” me termostatin, kështu që stresori ta dobëson nivelin tënd të
    rezistencës, atëherë goditet predispozicioni fizik themelor dhe ajo gjendje shpie në sulm.

    Që të dyjat: Shkaktarët fizikë dhe psikik të çrregullimit të panikut bashkëverpojnë.
    Megjithëse sulemt fillestare mund të shfaqen nga pika e kaltërtë, eventualisht personi që i pëson ato mund faktikisht t’i zbus ato duke
    reaguar në simptomet fizike të një sulmi.

    Për shembull, nëse një person me çrregullim paniku të përfituar nga të rrahurat e zemrës nga vrapimi për shkak të pirjes së kafës, ushtrimeve
    apo marrjes së ndonjë medikamenti, ata mund ta interpretojnë këtë si ssimptom të sulmit dhe për shkak të shqetësimit të tyre faktikisht mund
    të vie deri te një sulm. Në anën tjetër, kafja, ushtrimet dhe disa medikamente nganjëherë,në fakt, shkaktojnë sulme paniku. Njëra nga
    gjërat më frustruese për vujetësin e panikut kurrnjëherë nuk dihet se si izolohet shtytësit e ndryshëm në sulm. Mu për këtë arsye terapia
    përkatëse për çregullimin e panikut fokusohet në të gjitha aspketete- në atë fizik, psikik dhe fiiziologjik të çrregullimit.

    A thua njerëzit që vuajnë nga çrregullimi i panikut bëjnë një jetë normale?

    Përgjigja në këtë kumbon “PO”- nëse ata marrin terapi.

    Këto terapi janë jashtëzakonisht efektive dhe shumica e njerëzve që e kanë kryer mjekimin me sukses mund të vazhdojnë jetën e tyre due iu
    nënshtruar situatave të menjanimitmaposhqetësimit në ato raste të
    caktuara dhe mjekimi i mëtejmë mund të jetë i domosdoshëm në ato raste. Kur të mjekohet, çrregullimi i panikut nuk shpei në komplikime të
    përhershme.

    Efektet anësore të çrregullimit të paniku

    Pa trajtim , çrregullimi i panikut mund të ketë pasoja shumë serioze.
    Rreziku i drejtpërdrejt me çrregullim paniku është ai , i cili shpesh shpie në fobi. Ajo shkaktohet për arsye se kur ju e keni pësura sulmin e panikut, ju mund të filloni të shmangeni situata sikur një njeri që keni qenë nën sulme kur atao janë paraqitur.
    Shumë njerëz me çrregullim shfaqin shmangie nga situata duke i shoqëruar ato me sulme paniku. Për shembull ju mund të keni pasë sulm duke vozitur dhe fillimit për të ndalë vozitjen derisa të zhvillohet një fobia faktike ndaj saj. Në raste të skenareve të këqija , njerëzit me çrregullim pankiu mund të zhvillojnë agorafobinë – frika për dalje jashtë derës, për shkak se ata mendojnë se me qëndrimine tyre bredna, ata mund t’u shmangen të gjitha situatave , të cilat mund të nxisin një
    sulm ose kur nuk do të mund të jenë në gjendje të marrin ndihmë.
    Frika nga një sulm është aq dëmtuese dhe ata njerëz që e kanë atë, preferojnë të kaolojnë jetën e e tyre të ngujuar në shtëpiat e tyre.
    Edhe nëse nuk i zhvillojnë këto fobia ekstreme, cilësia juaj e jetës mund të dëmtohet rëndë duke mostrajtuar çrregullimin e panikut.
    Një studim i bërë kohë më parë vërteton se ai person që vuan nga
    çrregullimi i panikut janë më shumë të prirur për të kosumuar alkool dhe drogë;
    - të ketë më shumë rrezik për të bëër vetvrasje,
    - të kalojë më shumë kohë në dhomat emergjente të spitalit,
    - të kalojë më pak kohë me hobi, sporte dhe aktiviteteve tjera
    rekreative,
    - të ketë prirje që në aspektin finaciar të jesh i varur në të tjerët,
    - të raportoj ndjenjat në mënyrë emocionale dhe fizike më pak se sa ata
    që nuk i kanë vuajtur ato,
    - ata frikohen për të nagsur automjetet e tyre më teprë se disa mile
    larg shtëpie...


    vazhdon
     
  7. Raif Emini

    Raif Emini Primus registratum

    Re: "Panic atack" ,si mund te sherohet kjo semundje?

    vazhdim i artikullit paraprak

    - çrregullimet e panikut gjithashtu mund të kenë edhe efekte ekonomike.
    Për shembull, në një studim të kryer kohë më parë është cituar rasti i një femre , e cila kishte dhënë dorëheqje nga një vend pune me pagë 40 mijë dollarë amerikanë në vit dhe ishte vendosur në një tjetër vend punë që ishte afër shtëpisë së saj, por me fitim në vjet vetë për 14 mijë dollarë amerikanë .

    Vujtësitë tjerë kanë treguar për humbjen e vendeve të tyre të punës duke mbetur si raste sociale të varur nga ndihmat sociale apo nga
    pjesëarët e familjes.

    Çrregullimi i panikut mund të trajtohet me sukses dhe vujtësit e kësaj sëmundjeje mund të
    vazhdojnë e të bëjnë krejtësisht jete normale.

    Si të trajtohet çrregullimi i panikut?

    Shumica e specialistëve pajtohen se kombinimi i terapisë kognitive dhe asaj të sjelljes ka ndihmuar janë trajtimet më të mira për
    çrregullimpaniku. Mjekimi në disa raste mund të jetë i përshtatshëm.

    Pjesa e parë e terapisë kyresisht është jo formale; shumica e njerëzve ndihmohen thjesht duke kurptuar drejt se çfarë është çrregullimi i panikut dhe sa të tjerë vujnë nga ai.

    Shumica e njerëzve , të cilët vuajnë nga çrregullimi i panikut janë të brengosur se sulmet e tyre të panikut don të thonë se “ata janë çmendur “ apo se paniku mund të nxis sulm në zemër. “Ristrukturimi kognitiv” (ndërrimi i mënyrës së të menduarit te një personi) i ndohmon
    njerëzve të zëvendësojnë ato mendime me mënyra më reale dhe pozitive të konsiderimit të atyre sulmeve.

    Terapia kognitive mudn të ndihmojë pacientin që ai të identifikojë shkaktarët e mundshëm të sulmeve. Shkaktari në një rast individual mund
    të jetë disi si mendim, një situatë apo diçka delikate si një ndryshim I lehtë në të rrahurit t zemrës. Kur pacienti kupton se sulmi i panikut
    është i veçantë dhe i pavarur si shkas , ai shkas fillon të humb fuqin e tij nxitëse në një sulm.

    Komponentet e sjelljeve në kaudër të terapisë përbëhen nga ajo se si një grup i nëpunësve të klinikës kanë emëruar “eskpozimin interoceptiv”.
    Kjo është ngjashëm me sistemin e desensitizimit (pandjeshmërisë) të përdorur për trajtim të fobisë, por ajo në të cilën fokusohet është
    ekspozimi i ndjenjave faktike fizike , të cilat paraqiten te një person
    gjatë sulimit të panikut.

    Njerëzit me çrregullim paniku kanë më shumë frikë nga sulmet aktuale se sa nga objektet apo ngjarjet specifike, për shembull “frika e tyre
    nga fluturimi” nuk është për arsye se aeroplanët do të ndeshen , por për shkak se ata do të kenë sulm paniku në vend, si në aeroplan, ku nuk mund të kenë kurrfarë ndihme. Të tjerët nuk duan të pijnë kafe apo të shkojnë në një vend teprë të nxehtë për shkak se ata frikohen se ai veprim I tillë do të nxis të paraqiten simptomet e sulmit të panikut.

    Ekspozimi interoceptiv mund t’u ndihmojë atyre për të menjanuar simptomet e sulmit (ngritja e nivelit të të rrahurit të zemrës, djersitja etj. në norm kontrolli dhe ata të mësohen se këto simptome nuk duhet të zhvillohen a shndërrohen në sulme të mëdha. Terapia e sjelljes gjithashtu aplikohet për të trajtuar situatën e shmangies a
    menjanimit të shoqëruar me sulme paniku. Një trajtim mjaft efektiv për fobinë është në ekspozimin “vivo”, i cili me shprehjen më të thjeshtë do të thotë thyerja-shndërrimi e një situate frikësuese në një shkallë të vogël dhe trajtimi i saj deri sa të vihet nën kontroll niveli më i vështirë.


    vazhdon
     
  8. Raif Emini

    Raif Emini Primus registratum

    Re: "Panic atack" ,si mund te sherohet kjo semundje?

    vazhdim i artikullit paraprak panik - sulm

    Teknikat e relaksimit mund të ndihmojnë më tutje një person per “të zbrapsur “ një sulm. Në këto teknika përfshihen mbajtja e frymëmarrjes
    dhe parashikimi pozitiv. Disa ekspet kanë zbuluar se njerëzit me çrregullim paniku janë të prirur që të kenë frymëmarrje më të shpejtë se ajo mesatarja. Të mësuarit se si të ngadalësohet kjo mund t’u ndihmojë personave që ta trajtojnë sulmin e panikut dhe gjithashtu mund ta parandalojë sulmet e ardhshme të panikut.
    Në disa raste medikamentet mund të jenë gjithashtu të nevojshme. Mund të përshkruhen medikamentet kundër ankthit si dhe antidepresantët e nganjëherë madje edhe ata për zemër (si bllokuesit “beta”), të cilët
    përdoren për të kontrolluar rrahjet jo të rregullta të zemrës.

    Më në fund një grup mbështetës me të tjerët, të cilët vuajnë nga çrregullimi i panikut mund të jenë mjaft ndihmues për disa njerëz. Ata nuk mund ta zënë vendin e terapisë, por mund të jenë
    ndihmues-zëvendsues.

    Nëse vuan nga çrregullimi i panikut, këto terapi mund të të ndihmojnë ty. Por, ti nuk mund t’i aplikosh ato në mënyrën tënde: të gjitha këto
    trajtime duhen të jenë të vijëzuara-planifikuara dhe të rekomanduara nga psihologu dhe fiziatri.

    A thua sa zgjat trajtimi?

    Suksesi i madh varet nga vullenti juaj për të zabtuar me kudjes terapinë e planifikaur për të. Kjo shpesh herë është në trajtë “shumë-ventilësh” dhe nuk mund të ketë efikasitet brenda një nate, por nëse i përmbahesh dhe nuk hjek dorë, atëherë duhet të vëresh rezultate brenda 10-20 jave të trajtimit. Nëse vazhdon të zbatosh programin brenda një viti, ti do të vëresh përparim të pamasë.

    Nëse jeni duke vujatur nga çrregullimi i panikut, duhet të jesh në gjendje të gjesh ndihmë në vendin tënd. Duhet të gjejsh një psiholog të specializuar apo ndonjë specialist, i cili është i specializuar për çrregullime të panikut dhe ankthit. Mund të gjendet në afërsi ndonjë klinikë që miret me trajtimin e çrregullimeve të tilla.

    Kur të bisedoni me një terapist, përmendini në hollësi se mendoni që ju vuani nga çrregullim paniku dhe pyeteni sa ka përvojë ai në trajtimin e çrregullimeve të tilla.

    Mbajeni në mend, megjithatë, se çrregullimi i panikut si dhe çrregullimet tjera emocionale nuk është diçka që e diagnostifikoni dhe e mjekoni ju vet personalisht. Një psikolog i specializuar me përvojë ose psikiatër është personi më i kualifikuar për të bërë atë diagnozë, në
    atë mënyrë ashtu siç është i specializuar për ta trajtuar këtë çrregullim.

    Ky artikull është hartuar për të dhënë përgjigje në pyetjet tuaja themelore lidhur me çrregulimin.


    vazhdon
     
  9. blabla

    blabla Primus registratum

    Re: "Panic atack" ,si mund te sherohet kjo semundje?

    Un para se te mar provim, filloj e dridhem nga brenda edhe me drejsiten duart. Gjithashtu, nganjehere me mpihen duart sikur te mpihen kur flen gjum, po duke shkruar. Me duket sikur duart jan siper ujit edhe e kundershtojne gravitetin...Kam bo me mijera (vetem 3 realisht) MRIs edhe electro--whatever me nervat e dores...po skan gjet gjo wrong. Any thoughts?
     
  10. Bukuroshja

    Bukuroshja Primus registratum

    Re: "Panic atack" ,si mund te sherohet kjo semundje?

    I nderuar Mjeku Popullor!
    Deshiroj tju pershendes dhe gjithashtu tju falenderoj.
    Pasi e lexova me kujdes postimin tuaj dua te shtoj se vet nuk vuaj nga kjo lloj semnundje.
    Por kam nje pyetje. Jane keta njerez te cmendur? Pra pyetja ime eshte se sa te cmendur jane keta njerez qe vuajne nga kjo semundje.
    Kam edhe pyetje te tjera.
    Pasi une mendoj se semnundja e tyre influencon ne cregullimin e jetes normale te njerezve qe e rethojne. Pyetja ime eshte:
    Sa e rrezikshme eshte kjo gjendje paniku tek personat normale por te ndodhur prane personit te ndikuar nga ky lloj cregullimi dhe si mund ata te mbrohen nga ky fenomen?
     
  11. ados

    ados Primus registratum

    Re: "Panic atack" ,si mund te sherohet kjo semundje?

    I dashur mjek popullor,(s'besoj se quhesh Flamur topi)pyetje ime eshte kjo: kush eshte ndryshimi midis panikut dhe amogut.Mendon qe amogu eshte shpesh here me e rrezikshme se paniku!??!
    Merci !!
     
  12. eis

    eis Primus registratum

    Re: "Panic atack" ,si mund te sherohet kjo semundje?

    Na fal maj ti bukuri po ca ishte kjo pyetje kaq fyese "a jan te c'mendur" sa per dijeni tande nuk ka pune c'menduriet por asht stres dhe crregullim nervor por nuk shkon deri ne cmenduri ta marrsha edhe here te tjera matu disa here para se me ba pytje ok zemer hajt tesh meqe nuk vuan nga kjo semundje mas i fut hundet hic.
     
  13. eis

    eis Primus registratum

    Re: "Panic atack" ,si mund te sherohet kjo semundje?

    Edhe i gja tjeter te ka ra mendera rehat ty prandaj nuk e ke provu, por ti ke problem me trunin e vogel se nuk e ven ne perdorim shpesh,kur flet e fyne ate tjetrin dhe e hedh fjalen si "lopa baglen" e kena na i shprehje,por kujdes here te tjera zemer ciao tesh /pf/images/graemlins/tongue.gif
     
  14. Bukuroshja

    Bukuroshja Primus registratum

    Re: "Panic atack" ,si mund te sherohet kjo semundje?

    Vajz!???
    Te me falesh!?? Si eshte problemi jot?
    Une nuk te pyeta ti e para! E dyta nuk e di se ku me njihni kaq shume sa deri edhe tek truri i madh apo i vogel.
    Per dijenine tuaj ne se deshironi te dini, ja vlen apo nuk ja vlen komunikimi me ju, dua tju bej te ditur se thjesh po mundohesha te jepja kontributin tim ne lidhje me kete problem.
    Ndoshta ju nuk e dini qe une vet jam psikologe.

    ju uroj nje dite te kendshme
     
  15. Raif Emini

    Raif Emini Primus registratum

    Re: "Panic atack" ,si mund te sherohet kjo semundje?

    Hmmm, kjo eshte treme por pakez ma e cekur:
    Te rekomandoi te perdorish Maca Renje - pluhur dy luge (qe i perdorim per sheqer) ne nje gote 2 dl i perzien mire me uje te pijshem - nje here ne dite per se paku 30 dite. Rezultatet pozitive do te fillojn me se largu nga dita e tret dhe ne vazhdim per cdo dite do jeni me mire, keshtu qe kur te arrini ne diten e tredhjet nuk do te keni ma kete problem, ne desht Zoti.
     
  16. Raif Emini

    Raif Emini Primus registratum

    Re: "Panic atack" ,si mund te sherohet kjo semundje?

    Bukuroshja:I nderuar Mjeku Popullor!
    Deshiroj tju pershendes dhe gjithashtu tju falenderoj.
    Pasi e lexova me kujdes postimin tuaj dua te shtoj se vet nuk vuaj nga kjo lloj semnundje.
    Por kam nje pyetje. Jane keta njerez te cmendur? Pra pyetja ime eshte se sa te cmendur jane keta njerez qe vuajne nga kjo semundje.
    Kam edhe pyetje te tjera.
    Pasi une mendoj se semnundja e tyre influencon ne cregullimin e jetes normale te njerezve qe e rethojne. Pyetja ime eshte:
    Sa e rrezikshme eshte kjo gjendje paniku tek personat normale por te ndodhur prane personit te ndikuar nga ky lloj cregullimi dhe si mund ata te mbrohen nga ky fenomen?
    =================================================

    Faleminderit.

    Nese thomi vetem per sulm panik me rregull nuk paraqet rrezik per te tjeret por kjo semurje nese nuk sherohet mund te kalon ne semurje qe nuk eshte me vetem sulm panik dhe pasojat mund te jen te rrezikshme edhe per te tjeret...
     
  17. Raif Emini

    Raif Emini Primus registratum

    Re: "Panic atack" ,si mund te sherohet kjo semundje?

    Ju vajze_shkodrane, mos u ngutni, Bukuroshja nuk kishte qellim negativ dhe pyetja qe ajo bene eshte normale sidomos meqense ajo qenka psikologe.

    Prandaj nuk duhet me e ofendue ate, ne realitet do te duhesh t'i kerkosh falje.
    Pastaj do te te jap keshilla si mundet te luftohet ky problem.
    Shendet
     
  18. Raif Emini

    Raif Emini Primus registratum

    Re: "Panic atack" ,si mund te sherohet kjo semundje?

    Ados:I dashur mjek popullor,(s'besoj se quhesh Flamur topi)pyetje ime eshte kjo: kush eshte ndryshimi midis panikut dhe amogut.Mendon qe amogu eshte shpesh here me e rrezikshme se paniku!??!
    Merci !!
    =================================================

    Ados, para se te pergjigjem ne pyetjen qe me ke bere, me trego kusht eshte Flamur Topi?
     
  19. eis

    eis Primus registratum

    Re: "Panic atack" ,si mund te sherohet kjo semundje?

    Me fal doktor por mu ajo pytje qe ka ba ajo bukuria nuk me duket normale"A jane te cmendur keta njerez dhe sa te cmendur dhe si duhet te luftojne njerezit e tjere per tu mbrojtur nga keta njerez qe kane kete semundje" me fal e por kjo asht fyese dhe sa per ti kerku falje asaj as qe bahet fjale aja duhet me dite me u shpreh ma bukur se per psikologe qe keka sdin as mu shpreh i rrofte shkolla.
    Edhe flm per pergjigjet doktor i konsideroj shume.
    TANA TE MIRAT TASH
     
  20. Raif Emini

    Raif Emini Primus registratum

    Re: "Panic atack" ,si mund te sherohet kjo semundje?

    Une po mundohem te jap ndihme dhe cdo artikull qe e shkruaj ketu nuk eshte vetem per personin i/e cili me ka bere pyetje por per te gjithe te interesuarit e tjere te mundshem antare te AF (ne fakt prej para disa ditesh jam edhe ne forumin zeriyt).
    Nje person pyet dhe ne lidhje me at pyetje mund te behet edhe nenpyetje dhe kjo ska fare lidhje ne aspektin negativ me personin i cili ka bere pyetje i pari.

    Prandaj ju lutem te jeni pak ma te marun vesh.
     

Shpërndajeni këtë faqe