Papunesia

Diskutime tek 'Ekonomia & Biznesi Shqiptar' filluar nga ili, 10 May 2003.

  1. ili

    ili Fillestar

    Papunesia

    ne kete teme dua te trajtojme te gjithe bashke problemin e papunesise.
    Sic dihet papunesia eshte problemi me i madh sot persot.sepse po shikojme shume njerez pa pune .

    Dua te trajtojme realitetin e papunesise.

    Papunesia shikohet ne gjithe boten sepse eshte e pamundur te punesohen te gjithe njerezit ne bote.

    Kush jane format me te shquara te papunesise?

    Forma e pare eshte :
    Papunesia e detyruar ,dhe kjo perfshin te gjithe ato njerez qe kerkojne pune por me kete pune kerkojne edhe pagese te larte.

    Forma e dyte eshte:
    disa njerez japin dorheqje nga puna dhe kerkojne per nje pune me te mire,por kjo u kushton shume sepse per te gjetur punen tjeter u duhet te qendrojne pa pune nje kohe te shkurter ose te gjate.

    Forma e trete eshte:
    mungesa e punishteve ose e firmave te ndryshme qe duhet te ushtrojne aktivitetet e tyre ne gjithe shqiperine dhe me kete rast shtohen rastet per pune .


    Papunesia ndahet ne disa pjese:

    1-papunesi e qarte,dhe kjo do te thote qe nje numer i madh njerezish kerkojne per nje pune te pershtatshme dhe nuk gjejne.

    2-kurse pjesa e dyte eshte se shume njerez kerkojne pune por nuk jane te afte per ate pune qe kerkojne.dhe kjo con ne mospranimin e tyre ne pune.

    me poshte kerkojnga ju qe te gjejme kush jane ndikimet e papunesise?
    kush jane shkaqet e papunesise?
    dhe si te dalim nga kjo krize?
  2. dirty vegas

    dirty vegas Fillestar

    Re: Papunesia

    si luftohet?
  3. Leopardii

    Leopardii Fillestar

    Re: Papunesia

    papunesia eshte plaga me e keqe e nje shoqerie edhe prej saj vijne te gjitha te keqijat e nje vendi . per te pasur nje zhvillim per vendin tone duhet nje politik nxitese e stimuluse e prodhimeve te vendit per te ulur dificitin tregetar qe arrin ne shifren stratosferike te 1.1 miliard $.kjo sasi paraje qe sot e kesaj dite del jashte kufijve te vendit tone do te lidhte ate pjese te zinxhirit te ekonomise shqipetare qe sot nuk funksionon edhe eshte pergjegjesja kryesore e papunesise.
    mendoni sa vende pune do te krijoheshin ne industrine e bujqesine sikur te gjithe shqipetaret do te konsumonin birra e cigare shqipetare (deri 10 vjet perpara pinim D&S edhe ishim te lumtur njelloj nga pirja e duhanit, sot po nuk pive marlboro , carrella etj te tallin)
    shqiperine e bejme vetem ne shqipetaret me zgjuarsine tone .
  4. komino

    komino Anëtar aktiv

    Re: Papunesia

    une mendoj se plaget jane dembelizmi - mungesa e besimit ne te ardhmen nga puna dhe mos kualifikimi profesianal ( ndryshe injoranca )
    papunesia eshte dhimbje qe vjen si rrjedhoje e ketyre plageve

    qe te qendroj ne rrugen e hapur nga ILI une them qe ketu mund te trajtojme formen e trete (mungesa e kerkeses ne tregun e punes) dhe pjesen e dyte (paaftesia per te kryer disa lloj punesh)

    atehere si mund te luftohen keto shkaktare te papunesise???????????

    mendoj se i gjithe problemi reduktohet ne nje fjale te vetme INJORANCE (nuk e them me te keq e fus edhe veten ne kategori )
    nqs me lejoni nje hyrje historike do te thoja se ne u hodhem nga nje sistem ekonomik i centralizuar te cilin kishim filluar ta njihnim por qe falimentoi, ne nje sistem te dominuar nga tregu me rregullat e veta te cilat ne nuk i njihnim jo mire por aspak
    per te hyre ne sistem e per te konkuruar, ne fillim duhej te mesonim si funksinon (per kete ne studiojme jashte ) dhe keshtu po luftojme injorancen ne nivele manaxheraiale (ata qe do krijojne organizatat ekonomike )

    pasi te krijohen organizatat ekonomike (bizneset)te pakten ne leter (projektimi) ato do kene nevoje per fuqi punetore te specializuar dhe do te kene nevoje per kushte te mira ne treg (duhet te funksionojne tregjet-te punes - te kapitalit - te medjeve etj )

    pra, cfare mund te beje shqiperia (nuk them vetem qeveria) per te filluar te ngreje koken nga erresira

    - duhet luftuar cdo faktor nxites i dembelizmit (mund te rriten taxat per baret)
    - duhet te projektohet funksionimi i tregjeve
    - duhet nxitur formimi profesional i te gjithe nivele
  5. ili

    ili Fillestar

    Re: Papunesia

    Dua te them edhe kete ne lidhje me tregun e punes.
    a ka nxenes qe mbarojne ne dege te ndryshme qe i kerkon tregu i punes?
    dhe a jane te afte ato persona per te dhene sa me shume ne punen qe do te vazhdojne,?

    tregu i punes ka lidhje te forta me ato qe mbarojne ne dege te ndryshme,dhe kjo tregon qe duhet te shtohen specializimet ne shume fusha dhe duhet te dalin te afte per pune,sepse nuk zhvillohet ekonomia ose cdogje tjter me ato persona qe nuk jane te afte,perkundrazi qendrojne nje kohe te shkurter ne pune dhe eshte e sigurte qe perjashtohen nga puna nqs nuk japin shume dhe aq sa duhet per punen,
    dhe ky eshte shkaku kryesor qe njerezit mbeten pa pune.

    por ka edhe dicka,a jane te afta fakultetet ne shqiperi per te nxjerre njerez me peshe nga bankat?
    dhe a ka kurse specializimi dhe trajnimi ne shume fusha .?
    sepse kur nje frme kerkon punetor e don te afte dhe vete firmat duhet te hapin kurse per te trajnuar punetoret e saj dhe me kete arrin te ruaj punetoret dhe arrin qellimin e saj/.
    pra nxjerja e kuadrove te afte ka lidhje te forte me tregun e punes.
  6. ili

    ili Fillestar

    Re: Papunesia

    Dua te them edhe kete:
    a eshte tregu i punes i gatshem qe te prese te gjithe ato persona qe mbarojne fakultetet brenda dhe jasht vendit?
    edhe ky eshte nje problem sepse shume persona i fusin leket neper banka dhe i bllokojne keto para pa i shfytezuar,.po sikur te hidhen ne treg keto shuma parash te hapen frma.sa punetore do te punesohen?
    pra eshte edhe mungesa e firmave dhe punishteve,
    sa vende te pashfrytezuara ka shqiperi ,sa toka per bujqesi sa vende per blektori.pse duhet qe cdo gje te importohet dhe mos te prodhohen ne vendin tone?edhe kjo shkakton papunesi,dhe njerezit detyrohen te emigrojne dhe te pasurojne shtete te tjera.

    pra duhet nje dore e madhe qe ta hapi kete rruge sepse sot njerezit kane edhe pretendime nuk punojne me page te ulet ose mesatare duam page te larte.
    por sa te futen kembet dhe rruga hapet vete,por mbi te gjitha nuk duhet te hyje korrupsioni.
  7. ili

    ili Fillestar

    Re: Papunesia

    Dua te them edhe kete:
    a eshte tregu i punes i gatshem qe te prese te gjithe ato persona qe mbarojne fakultetet brenda dhe jasht vendit?
    edhe ky eshte nje problem sepse shume persona i fusin leket neper banka dhe i bllokojne keto para pa i shfytezuar,.po sikur te hidhen ne treg keto shuma parash te hapen frma.sa punetore do te punesohen?
    pra eshte edhe mungesa e firmave dhe punishteve,
    sa vende te pashfrytezuara ka shqiperi ,sa toka per bujqesi sa vende per blektori.pse duhet qe cdo gje te importohet dhe mos te prodhohen ne vendin tone?edhe kjo shkakton papunesi,dhe njerezit detyrohen te emigrojne dhe te pasurojne shtete te tjera.

    pra duhet nje dore e madhe qe ta hapi kete rruge sepse sot njerezit kane edhe pretendime nuk punojne me page te ulet ose mesatare duam page te larte.
    por sa te futen kembet dhe rruga hapet vete,por mbi te gjitha nuk duhet te hyje korrupsioni.
  8. Noe

    Noe Fillestar

    Re: Papunesia

    Papunesia, ta shprehesh keshtu eshte nje term shume i gjere dhe te kerkojme shkaqe dhe arsye, ato jane te pnumerta. Thashe qe qe eshte i gjere, pasi une mund t'ju them, se per papunesine mund te vazhdojme te bejme ndarje dhe nendarje te tjera si psh: papunesia ne metropol dhe ajo ne zonat rurale, papunesia te mosha e afte per pune dhe ajo e pritshme te brezi qe pritet te filloje pune dhe shume te tjera qe do vazhdojme t'i trajtojme.
    Edhe faktoret psikologjike kane ndikimin e tyre dhe per kete mund t'ju tregoj shume shembuj.
    Qe te kete efikasitet lufta kunder papunesise mendoj qe duhet te kete motiv ne dy anet si nga punedhenesit ashtu dhe nga punemarresit, ku pa u zgjatur mund te themi qe eshte paraja (e cila ketu tek ne pelqehet te fitohet shpejt, nuk ka rendesi menyra}.
    Nuk mund te pranoje te riskoje nje i sapofutur ne biznes qe te hap biznesin e tij per x-produkt ose sherbim, vetem me qellim qe te punesoje njerez, ne nje kohe qe mund te kete kosto dy here a me shume se te njejtat mund t'i ofrohen konsumatorit nga eksporti.
    Citim:
    (mund te rriten taxat per baret)
    - Nuk ka shume rendesi rritja e taksave apo ulja e tyre, e rendesishme eshte t'i arketosh ato qe jane dhe t'i administrosh ne nje menyre sa me te drejte.
  9. komino

    komino Anëtar aktiv

    Re: Papunesia

    nuk e kisha fjalen tek taxat (kjo eshte teme tjeter ) thjesht nuk me pelqen qe te gjithe baret jane gjithe diten plot sepse cmimet ne to jane te pranueshme
    kjo nuk ndihmon personat te kerkojne nje pune apo te mendojne per nje formim profesional apo te fillojne nje aktivitet te vetin
    cdo person duhet ta mendoje mire perpara se te shkoje ne nje bar per te humbur kohen e parate
  10. komino

    komino Anëtar aktiv

    Re: Papunesia

    ve re se deri ketu po vazhdojme te shprehim te njejtat mendime pa propozuar zgjidhje
  11. Noe

    Noe Fillestar

    Re: Papunesia

    Mendoj qe per papunesine mund te vazhdojme ato qe kam thene me larte duke folur tani per punesimin dhe politikat qe mund te ndiqen. Per punesimin do ndalemi ne dy ndarje te medha te cilat mund te jene Sektori shteteror dhe sektori privat.
    Sa i perket sektorit shteteror besoj qe jeni ne dijeni se do te kete shkurtime ne administraten shteterore pasi keto kondicionohen nga organizmat e huaja financiare qe pretendojne te monitorojne financat shqipetare.(Ketu nuk po ndalem se si veprohet dhe si futesh ne pune ne marredhenie me shtetin pasi mund te na haje shume kohe dhe mund te perbeje fare mire nje teme tjeter qe domosdoshmerisht eshte e hapur pasi e dime fare mire se si po veprohet).
    Ndersa persa i perket sektorit privat ketu mund te ndalemi dhe te vazhdojme te analizojme shkaqe te ndryshme, rruge, rrekomandime etj (çfare te duash mund tu vesh emrin) se mund te ndikohet per te mjekuar kete plage kaq te thelle dhe te keqe per vendin dhe kombin tone.
  12. ili

    ili Fillestar

    Re: Papunesia

    Ne radhe te pare ju falenderoj per mendimet qe po jepni dhe po me pelqejne.
    por desha te them qe tani per tani duhet te trajtojme temat njera pastjetres,pra keshtu sic e kemi filluar,tani psh eshte radha e kesaj teme:

    Kush jane ndikimet dhe pasojat e papunesise.?
    pas kesaj teme mund te kalojme tek tema se si ti sherojme keto plage?

    Sa per ndikimet e papunesise desha te eprmend disa prej tyre:

    1-Te ardhurat e uleta.
    2-renia e nivelit te jeteses.
    3-Perhapja e varferise,dhe kjo dihet ngs te gjithe ,sepse po nuk pate te ardhura domosdo do te perhapet varfferia dhe kjo con ne shume deme dhe pasoja.

    4-Shtimi i personave qe mbeshteten ne qeveri dhe sigurimet shoqerore per arritjen e te ardhurave per te jetuar.

    5-Con ne mos ekuilibrimin e qeverise dhe shtetit.

    6-Con ne shtimin e shpenzimeve shteterore .

    7-Con ne rritjen e kerkeses se stydenteve neper fakultete te ndryshme,kjo eshte gje e mire ,porse fakuletteet nuk arrijne ti perballojne gjithe kete kerkese sepse do te jene te shume nga frika per mpune.

    8-pra ka shume ndikime shoqerore familjare dhe ndikon shume edhe ne sigurine e popullit.
    sic jane krimet e shumta per para,dhe ky eshte shkaku i papunesise.

    9-Dobesimi i fuqise blerese dhe rritja e konsumimeve mbi papunesinedhe varferine.

    10-Ndodhja e disashqetesimeve dhe tronditjeve morale dhe psikologjike ,dheqe mund te cojne edhe ne semundje trupore,si psh:ngritja e tencionit te gjakut,diabeti,semundjet e zemres ,dhimje koke e te tjera.

    dua te di edhe nga ju disa ndikime te papunesise dhe pastaj kalojme tek tema se si ta sherojme kete plage.
  13. Leopardii

    Leopardii Fillestar

    Re: Papunesia

    si mund te dalim nga papunesia eshte nje teme qe mund te shkrush nje liber.
    papunesia eshte e ndryshme per vende te ndryshme edhe per kohe te ndryshme, dmth qe nuk ka nje formule per zgjidhjen e saj per cdo vend e cdo perjudh kohe.
    sic e kam shkruajtur me lart, PER MENDIMIN TIM MODEST problemi i papunesise ne shqiperi ne kohen qe tani jemi vjen nga deficiti tregtar i vendit tone .
    une shkruajta pak me lart per deficitin tregtar qe vinte nga blerja e birres e te cigareve te huaja.por shembuj te tjere mund te bejme sa te duam .nje tjter shembull qe me vjen ne mend eshte problemi trasportit te udhetarve qe vjen ne shqiperi.
    perpara vitit '90 shumica e popullsise leviste me trena per te shkuar nga nje vend ne tjetrin (pervec vendeve malore ku nuk kishte tren!!)
    sot asnje nuk vien me tren, pervec ndonje fshatari nga vora qe shkon e shet qepe ne tirane.
    mendoni sa valut te huaj do te kursente i gjithe sistemi shqipetar sikur te ulej sasia e njerzve qe udhetojn me furgona.
    mijra ton naft e kursyer nga importi (vetem 30% te naftes prodhojme ne vend), mijra $ te kursyer nga mos blerja e furgonave e pjesve te kembimit, mijra $ te kursye nga mos blerja e ilaceve per semundjet e frumarrjes, ku mbizoteron kanceri ne mushkri(lecova nje artikull e drejtorit te onkologjikut ku tregonte se numri i te semurve me kancer te shtruar ne ate spital i kalonte 6 here ata qe shtroheshin perpara vitit '90).
    per mos te flasim per luksin e ndotjes se ambientit , e vdekjen e njerzve nga semundjen se nuk na "rruhet shume" po vetem nga ana ekonomike.

    Pra te gjitha keto miliona dollar te kursyer nga mos shpenzimi ne gjera te tilla e me pak sakric(kemi arritur te quajme sakric te mos levizesh me forgon por me tren, te mos pijme malboro por D&S, te mos pijme amstel e peroni po birra tirana e birre korce) nga e gjithe popullsia do te na sillte shume te mira.te pakten uljen e interesit bankar , dmth me shume kredi per popullin , dmth me shume investime, dmth me PAK papunesi.
    mos harroni se jane 1.1 miliard $ qe ne i japim botes duke blere mallrat e tyre .
    nuk kemi nevoje te behemi si zorraxhinj duke lypur neper bote kredi e borxhe, por si ne cdo shtepi duhet qe me perpara te hame prodhimet tona e te blejme vetem gjerat qe nuk prodhojme ne vend.
  14. Leopardii

    Leopardii Fillestar

    Re: Papunesia

    tjeter shembuj.
    ne internet lecova kur sekuestruan ne vlore nipin e i nje bossi qe importonte cemento.
    thuhej ne kete artikull se ai cdo vit importonte 550.000 ton cemento edhe kete e bente prej shume vitesh.
    ishte i disponuar te jepte edhe 10 milion $ per lirimin e te nipit (lum ai qe e ka ate shume ne bank).

    me shkoje mendja kur u privatezua cimentoja ne fushe-kruje me nje shume prej 10 milon $.
    por per ish fabriken e cimentos ne vlore sikur te derdheshin edhe gjysma e shumes do te kishim nje fabrike te re cimentoje edhe rrjedhimisht edhe me shume te PUNESUAR.
    ej SULO (keshtu quhej tregtari) beje nje investim per ate fabrik se eshte bere germadhe edhe i ben nje nder jo vetem vlores e atyre punetorve me familje po edhe vetes tende se do te behesh edhe me industri.
    ju parlamentar ngrijeni nje cik taksen e importit te cimentos qe sulos ti dali me leverdi qe ato ton cimento ti prodhoje ne vlore .
    edhe ju politikan kur jepni pune publike firmave te ndryshme i vini nje kusht qe cimentoja qe do te perdorin te jete e vendit.
    edhe ju shqipot e tjere qe shtroni shtepine me pllaka blini cemento elbasani , fushe kruje (edhe ne te ardhmen edhe cementon e prodhuar ne fabriken e sulos ne vlore /pf/images/graemlins/laugh.gif ) sepse keshtu jo vetem ndertoni shtepine tuaj por edhe permisoni jeten tuaj e tegjithe shqipove te tjtere.
    kot e urreni grekun kur ne shtepite tuaja i keni ndertuar me cimenton e tij.
    edhe mos me thoni se eshte me e mire ajo cimentoja greke se ju qeshin pastaj.
    Une njoh vetem kete rruge per te dale nga papunesia edhe daljen e vendit nga kjo e prapambetje qe ndodhet (ta dinte gomari sa force ka nuk punonte me per njeriun!!!).
    dikush tha te shtohen taksat per klubet e baret ne menyre qe njerezit te mos shkojne edhe nje pjese e tyre te falimentojne duke i detyruar kliente tyre ti drejtohen punes edhe te mos dehen.
    une jam i mendimit qe klubet e baret te shtohen edhe te marrin sa me shume kameriar , bufetier , guzhinier POR e rendesishme eshte tju japin per te pire pije shqipetare .
  15. Leopardii

    Leopardii Fillestar

    Re: Papunesia

    me vjen ne mendje nje tjeter rast.
    kerkoheshin kepuce per ushtrine e policine nga ana shtetit.
    harxhuan ne kete ankand rresh 2 milion $ per te importuar kepuce nga turqia.
    por keta politikanet tane o jane budallenj o jane aq shume maskarenj sa asnje vend ne bote i ka te tille.
    me lindi pyetja : po me ate shume a e dini sa te mira i beni vendit edhe industrise se tij sikur ky ankand te fitohej nga nje fabrike shqipetare(edhe fabrikat ne gjirokaster e ne korce me duket se kishin bere nje padi ne gjykate per korrupsion nga ana e komisionit).mendoni sa njerez do te punonin direkt per te prodhuar kete sasi kepusesh, edhe sa mire do ti benin atij fshatarit qe do te shiste lekuren e kafsheve e nevojshme per keto kepuce.

    mendooni sa te papune do te hiqte nga lista ajo fabrika e sheqerit ne maliq sikur i gjithe sheqeri qe perdor shteti per spitalet, ushtrine , konviktet etj, etj te blihej nga kjo fabrike.
    eshte me te vertet qe ai sheqeri i maliqit nuk ishte shume i bardhe po per ushot nuk ishte aq keq, pastaj populli e ka ngrene per shume vjet edhe nuk e ka gjetur asgje e keqe.pastaj tani ne ekonomine e tregut mund te permisohej edhe teknologjia sikur keta politikanet tane te dashur ta blinin tek ajo.
    JA EDHE nje menyre tjter per te ulur papunesine.
    prokurimi i drejt-perdrejt i i mallrave nga shteti duke avantazhuar prodhimin vendas.

    keto gjera behen edhe ne vendet perendimore.kush jeton ne evrope e di mire qe policia italiane ka vetem vetura te grupit fiat, e ne france po ashtu ka reno e pexho, aglia, gjermania etj etj.
    asnje shtet nuk le prodhimin e vendit te tij per ate te huaj edhe pse ndoshta do te paguante dicka me shume.

    eh gomar ta dije sa force ke nuk do te punoje si gomar per te tjeret. kjo vlen edhe per ne shqipot.
    ne shqipot punojme neper bote per te prodhuar mallrat qe do tja shesim prinderve tane ne shqiperi. dmth e hajme dy here.
    nje here nga puna jone ata pasurohen duke na shfrytezuar edhe e dyta na shfrytezojne prap duke na mbajtur te varfer e duke na shitur mallrat qe ne prodhuam me duart tona ne vendet e tjera.
    sikur kjo mos te na mjaftonte na e fusin edhe duke na dhene edhe kredi, qe tja paguajm edhe interesin per leket qe na jep.
    ndersa ai greku ose italiani rri e ferkon barkun me leket tona , edhe qesh nen mustaqe me INJORANZEN tone.
    eh gomar gomar zgjohu sa nuk eshte vone, se 13 vjet kaluan po ne akoma nuk kemi arritur PBB te vitit '90.
  16. komino

    komino Anëtar aktiv

    Re: Papunesia

    te gjite ketu po vazhdojme te trajtojme aspekte te ndyshme te problemit pa gjetur nje gjuhe te perbashket dhe nuk po biem dakort ne nje pike nisje per te gjithe

    une po propozoj nje rruge te mundshme per te arritur diku

    - le ta trajtojme papunesine te terma marketingu (pak a shume )

    - papunesia rrjedh nga pamundesia e individit per te shitur ne tregun e punes, produktin e vet qe eshte puna (energji fizike e mendore)

    - pra e konsiderojme punen si nje ""produkt"" (mbase do ishte me sakte sherbim) qe duhet shitur e duhet te sjelle te ardhura per individin


    atehere mund te diskutojme

    - si shitet ky produkt??????????

    - ku shitet ky produkt??????????

    - sa eshte kerkesa e tregut per kete produkt?????

    - sa vlen ky produkt???????????

    - si mund te rritet vlera e ketij produkti??????

    - cfare mund te beje sejcili individ??????

    - cfare duhet te beje administrata shterore??????


    nqs nuk je dakort te lutem propozo nje rruge me te mire per trajtimin e problemit qe te mos humbim kohe ne diskutime te pafundme
  17. ili

    ili Fillestar

    Re: Papunesia

    Edhe une jam me mendimin e genes.te trajtojme te gjitha ato pika qe ka permendur gene sepse te gjitha ato pika pershtaten me kryetemen qe kam hapur .pra eshte nje propozim i pranueshem,nqs deshirojne te gjithe.
    dhe mos te harrojme se duhet trajtuar gjate tema,se si ta sherojme kete plage te madhe?
  18. Leopardii

    Leopardii Fillestar

    Re: Papunesia

    une po mundohem te them mendimin per sa i perket pikes se trete.
    sa eshte kerkesa per kete produkt ne treg??
    sic e dim te gjithe qe kerkesa per kete kete produkt sot ne shqiperi eshte shume e ulet.kjo nuk vjen sepse kualifikimi i te papuneve eshte i keq.
    papunesia, kjo plage e shoqerise shqipetare qe ka deturuar mijra shqipetar te emigrojne e mijra te tjere te rrine rrugeve nuk ben dallim per asnje.
    papunesia ka prekur te gjitha specializimet, nga ata qe kane studiuar ne shkolla te larta deri te punetoret e thjesht.
    si ne cdo ekonomi tregu kemi ZBILANCIM (kerkese-ofert)dmth qe kerkesa per pune eshte me e madhe sesa sistemi eshte i zoti ofroj per punesim.
    pra problemi thjeshtohet sepse arrijme te indetifikojme qe problemi eshte vetem ne njerin krah te peshores.
    ateher lind pyetja : si te shtojme oferten e nderrmarrjeve qe te kerkoje punetor.
    per te arritur kete duhet te kuptojme cfare e pengon nje nderrmarje te zhvilloj akoma me shume aktivitetin e saj , te zmadhohet edhe rrjedhimisht te punesoj njerez te tjere.
    le te mendojme te gjithe sikur te ishim padron e nje fabrike te vogel(ose qe kishim deshire te hapnim nje aktivitet).
    personalisht nuk kam asnje eksperience ne drejtimin e asnje aktiviteti ekonomik e mendimi im eshte vetem nje mendim pa fakte.
    1) nje klime e sigurt shoqerore e politiche qe te me siguroje qe investimi qe do te bej nuk ma vijne e ma djegin , grabisin nuk plas ndonje luft etj , etj(e kemi ne kete klime sic e kane vendet konkurrente te lindjes qe thithin me shume investime se ne ????)
    2)kemi ne nje politik mbrojtese te prodhimeve tona ???( te gjitha ato qe kam shkruajtur me lart)
    3)si eshte deficiti tregtar i vendit??(se ky deficit eshte negativ , sic eshte rastii vendit tone, nxirret konkluzioni se populli preferon me shume prodhimet e jashtme, ateher une mezi po e shes prodhimin qe e bej ne vend dhe as qe behet fjale per te hapur vende te reje pune e per investime te reja(fabrik te re) deri sa kapaciteti prodhues i fabrikes "time" i ploteson edhe i tejkalon ate pjese te vogel te tregut qe prodhimet e huaja me kane lene.
    4)si eshte interessi i bankes per kredi??( nuk mund te mendohet sot qe nje pronar te hapi nje fabrike , punishte e cfare do aktivitet te ri vetem duke investuar ne cash.)
    5)si jane taksat zyrtare qe une si fabrike duhet te paguaj qe te jem ne rregull me shtetin( sepse une jam nje nderrmarrje e ndershme edhe sdo rri ti fus ne xhep cdo zorraxhiu te finances qe do te me vij per kontroll qe te mos me kerkoj faturat )
    6) kam nje infrastruktur per te ngritur nje fabrik te re (dmth marrje ne pune njerezish), apo duhet te punoj me gjenerator , e kur te prishet telefoni te rri me jave te tera i shkeputur nga bota e nga klientet e fornizuesit deri sa ti ngrifet shefit te telekomit te me sjelli nje teknik ?)
    7) ofroj nje mikpritje e respekt per ata qe kalojne pushimet, jetojne ne kete vend ( turista, refugjat, te huaj te ndryshem qe punojne etj etj)
    per te vetmin motiv sepse ata jane te vetmit qe me sjellin valut te huaj aq te nevojshme per te gjithe ne??????.
    8)ka shteti jone nje politik nxitese per eksportin tone ne drejtim te vendeve te huaja ???


    keto jane gjerat(edhe shume gjera te tjera qe nuk me vijne ne mend tani , por ndoshta ju do ti shtoni me vone)qe sipas mendimit tim pengojne ngritjen e nderrmarrjeve te reja e si rrjedhimisht uljen e papunesise.
    deri sa nuk do ti jepet pergjigje e zgjidhje ketyre problemeve nga secili nga ne edhe nga ata qe drejtojne vendin tone , ne do te rrijme gjithmone ne fund te te gjitheve edhe bota do na talli do na shrytezoj duke na shitur prodhimet e tyre edhe ne do te ngelemi me nje papunesi me % te lart e me te gjitha rrjedhojat qe ajo sjell.
  19. Leopardii

    Leopardii Fillestar

    Re: Papunesia

    tani mundohem ti pergjigjem 2 pyetjeve te fundit.
    cfare duhet te bejme secili nga ne edhe cfare duhet te bej shteti??
    mund te bejme shume, shume edhe sa me shume te behemi si numer aq me shume do te kete vlere puna e secilit.
    1)blerja e prodhimeve te vendit tone deri sa te jet e mundur( e te gjitha ato "sakrificat" qe kam shkruajtur me lar).
    MOS harroni se jane 1.1 miliard $ qe dalin cdo vit jashte kufijve tane .
    mendoni sa kemi nxjerre ne keto 12 vjetet e fundit edhe cfare do te benim me kete shume po ti mos i blinim cigare, birre, naft e sa e sa budalliqe te tjera qe na kane shitur vendet e huaja. me kujtohet qe kur erdhen kosovaret ne shqiperi kryeministri angles i kerkoj kryeministrit shqipetar te asaj kohe listen e projekteve qe kishte nevoje shqiperia per tu rimekembur me vleren e tyre sepse gjoja do ta ndihmonte.
    majko i dorezoj projekte per 4 miliard$ e tha qe po te na jepej kjo shume shqiperia do te rimekembej plotesisht.
    pra mjaftonin vetem 4 miliard .
    mendoni sa pak duhen ne krahasim me ate qe ne nxjerrim jashte cdo vit !!!!!
    2)perdorim i mallit te huaj vetem kur nuk ka mundesi qe ky mall nuk behet nga nje firme shqipetare.
    3)duhet te jemi te rregullt me shtetin si ne pagimin e taksave , faturave, pislliqeve te ndryshme sepse keto cojne te gjitha ne rritjen e shpenzimeve jo prodhuese qe shteti ben per te vjele taksat, per mbajtjen e nje numer policije te madhe e mbajtjen e burgjeve, administrates qe ne vetvete jane shpenzime qe nuk sjellin nje fitim.
    4) futjen e lekeve neper banka (eshte shume e rendesishme ky fakt jo vetem per ne qe marrim nje interes edhe jane te sigurta nga do nje vjedhie e mundeshme qe behet po ti mbash ne shtepi por mbi te gjitha do te kete me shume sasi leku per investime edhe si rrjedhime me pak PAPUNESI.
    5) te behemi te gjithe sa me te zgjuar me lexime , duke i shprehur mendimet e mira edhe te drejta e duke i perhapur sepse fitimi eshte per te gjithe edhe ky fitm eshte akoma me i lart sa me shume te jemi .
    5) te Kursejme sa me shume edhe te mos ja japim te huajit ate qe mezi kemi fituar duke blere mallrat e tij . diversifikoni kursimet duke sjelle nje PJESE te kursimeve edhe ne bankat ne shqiperi sepse keshtu kontriboni per rritjen e kapitalit tuaj , por edhe ne zhvillimin e vendit e uljen e papunesise.


    Sa per shtetin ai ka per te bere shume per uljen e papunesise.po e shkruaj nje here tjeter se me erdhi gjumi.
    kesaj klase politike qe ka qeverisur per 12vjet nuk ja fal per gabimet qe ka bere , se mire populli shume gjera nuk i dinte po keta qe kane komanduar mund tja shpjegonin e ta drejtonin me mire per te kuptuar kete sistem te ri qe hyme edhe te mbroheshim sic mbrohen te gjitha vendet e perparuara te botes kur ndodhemi ne momente te veshtira sic u ndodhem ne ne keto vite.
    por ndoshta sju ka leverdisur .
  20. komino

    komino Anëtar aktiv

    Re: Papunesia

    leopardii jam shume dakort me ty
    me lejo vetem 2 nenvizime
    -oferta per punen beht nga punetori (ata ofrojne produktin e vet ne treg)
    -kerkesa per pune behet nga biznesest (ata blejne produktin e ofruar)

    une doja qe tema te trajtohej pak mbrapsht


    pra si mund te shitet puna sot
    pa pritur rritjen e ekonomise se ndryshe shtyjme problemin per me vone ose i hyjme nje diskutimi teper te gjate
    megjihtate mund ti ndjekim te dyja rruget se nuk na ben asnje dem

    :thumbsup: :thumbsup: :thumbsup:

Share This Page