Papunesia

Diskutime tek 'Ekonomia & Biznesi Shqiptar' filluar nga ili, 10 May 2003.

  1. komino

    komino Anëtar aktiv

    Re: Papunesia

    meqenese rame disi dakort ne kete rruge le ta rikujtojme
  2. komino

    komino Anëtar aktiv

    Re: Papunesia

    perse te mos bejme nje analize te vogel te produktit

    punen e ndajme ne 4 kategori kryesore

    -pune fizike e paspecializuar (punetor llaci, vjeles domatesh, punetor fabrike i thjeshte pastrues, ushtar i thjeshte etj) :cry:

    --pune fizike e specializuar (murator, traktorist, ......, tornitor, daktilografist rreshter etj) :idea:

    ---pune mendore aplikative (teknik ndertimi, agronom, logaritar, analist, oficer etj) /pf/images/graemlins/laugh.gif

    ----pune mendore krijuese (inxhinier, shkencetar, top management, artist, gjeneral etj) :thumbsup: :rockband: :book:


    edhe pse realisht kane lidhje me njera tjertren, mendoj se mund te trajtohen disi te ndara si produkte te vecanta (jo teper)
    :smash:
  3. Leopardii

    Leopardii Fillestar

    Re: Papunesia

    une mendoj se papunesia ka prekur te 4 kategorite e ne vecanti kategorine e fundit.
    sigurisht qe vendi yne kur sistemi ekonomik do te filloj te rimekembet do te kete nevoje per te gjitha kategorite sepse faza jone e zhvillimit eshte e tille qe ka nevoje per te gjitha kategorite e te papuneve.
    ndryshon muhabeti per vendet e zhvilluara e ne vecanti per italine qe ndoshta e njoh me mire ku ka nje mangesi punetoresh te specializuar .
  4. Leopardii

    Leopardii Fillestar

    Re: Papunesia

    pra thame qe ana e peshores e perbere nga te papunet eshte me e rende sesa ana e kerkeses per pune qe ofron bisnezi.
    problemi eshte si ta zgjidhim .
    nje menyre eshte qe ana e te papuneve te mos peshoje aq shume dmth te heqim ca te papune me ane te (emigrazion, vrasje (ne '97 u vrane 2000 shqipetar e sigurisht qe shumica ishin te papune) burgosje) ose te shtojme ca peshe ne anen e peshores se bisnesit qe KERKON pune.
    per te rritur interesin e bisnesit qe te marri ne pune njerez duhet qe ai te zhvillohet te rritet te behet akoma me agresiv ne rritjen e tij.
    meqe bisnesi ne kete moment eshte me i dobet sepse nuk po ben punen e tij , ateher zgjidhja e papunesise do te vij pikerisht vetem nga ndihma qe do ti jepet atij si nga ana e shtetit ashtu edhe nga ana e popullesise.
    dje lexova pikerisht nje lajme qe vinte nga usa ku thuhej qe punetoret e industrise me te madhe automobilistike amerikane ishin bere sponsor e promotor e shites makinash ne njerezit qe njihnin sic thuhet ne italisht te shesesh makina CASA PER CASA.
    eshte e imagjinushme kjo ne kulturen tone shqipetaRE . besoj se jo .
    pra ne momente te veshtira megjithese punetoret mung te kene inate , xhelozira si me nderrmarjen e drejtuesit e tyre prap behen te gjithe bashk grup per mbrojtur interesin e tyre te perbashket.
    atehere pse ne shqipot qe mburremi duke e mbajtur veten te zgjuar nuk bejme te njejten gje me prodhimet tona edhe pse e dime qe interesi i te gjitheve ne eshte i perbashket ne proporzion me vendin qe kemi ne shoqeri e me mundesine finaziare e secilit??
  5. Leopardii

    Leopardii Fillestar

    Re: Papunesia

    atehere si ta stimolojme bisnesin i cili eshte i vetmi qe do na sheroj kete plage po te ishim ne shtet??
    ah nje tjeter gje qe duhet shtuar. eshte e vertet qe bisnesi eshte kryesori per zhdukjen e papunesise por mund te themi qe edhe shteti ne menyre te drejt ose indirekte mund te uli papunesine.
    fillojme me rradhe se lista eshte e gjate.
    shteti shqipetar sot ka nje takse mbi fitimin 25% nje tvsh me tre kategori-20%,10%,4%
    ku sa sine me te madhe e ze 20%(ku edhe mund ta vertetoni me ane te faturave te reja te kesh-it, telekomit etj etj)
    qe nderrmarjet te mos paguajne kete 25% bejne te gjitha horlliqet e mundura qe ekzistojne ne bote(dalin me humbje ne leter). mendoj qe te vetmit qe i shpetojne kesaj takse jane shoqerite shteterore sepse nuk i intereson qe shoqeria e tyre i paguan apo jo takse shtetit mbi fitim apo si divident ne fund te vitit(mjafton qe ai te ruaj karriken e drejtorit).
    mund tju them qe coca-cola shqiptare ka dale gjithmone me humbje edhe ka aq shume kredi taksash te shteti qe edhe sikur te dali per vite me rradhe me fitim nuk do ti paguaj gje shtetit.
    PRA per ti rene shkurt kuptohet qe meqe nga kjo takse nuk blidhet asnje lek duhet ulur.
    une them qe ne keto kushte qe ndodhet shqiperia duhet te jete nga 0-10%.
    lajmi qe shqiperia e ka tatim fitimin me te vogel siper nderrmarrjet e per personat fisik ne te gjithe evropen dicka do te bente per te stimoluar bisnesin(jam mese i sigurt qe do te bente nje figure te mire edhe per shitjen e nderrmarrjeve strategjike shteterore qe me vite rradhazi dalin ne treg e nuk i blen asnje)
    kjo duhet bere shume shpejt.
    1)tatim fitimi ne fund te vitit nuk duhet te jete me shume se 10 %
    kjo do te sjelli qe nderrmarrje te ndryshme do te vene qendrn e tyre fiskale ne shqiperi e ndoshta do te prodhojne ne te gjithe boten .
    kjo do te sjelle qe persona shume te pasur do te vendosin edhe rezidencen e tyre ne shqiperi per vet faktin se ketu paguajne 10% takse ku ne itali paguajne 46%(berluskonit qe ka nje fitim prej miliona $ gjysmat ja hane shteti me modelin 730 qe ben cdo muaj mars.)
    shume varka me vela 20-40 metra te te pasurve do te marrin flamurin shqipetar ne bordin e tyre vetem sepse ketu paguhet me pak taks.
    une banoj ne afersi te nje porti e shume anije me padron italian kane flamur panamez, bahamas vetem per faktin qe atje paguhet shume pak taksa.
    nqs se sot si tatim fitimi ne shqiperi paguhet 30-40 milion $ mendoni cfare do te ndodhi po te behet ky ligj.pra leverdia eshte e te gjithve pervec vendeve te pasura qe do te bejne c'eshte e mundur qe ky ligj te mos miratohet sepse do te kete me pak taksa te mbledhura per ta (ky eshte edhe fakti per mendimin tim qe nuk behet , ose njeri nga faktet)
    irlanda e ka 16% edhe ne t gjitha gazetat ekonomike shkruhet qe shume nderrmarrje vene seden kryesore ne kete vend vetem e vetem se paguhet me pak e bejne shume zhurme kunder irlandes, por asaj si rruhet sepse paraja hyn ne kufijt e saj e ngritja e PBB eshte 4 here me e madhe se e vendeve te tjera e zones EURO.

    gjeja e dyte qe sipas mendimit tim qe duhet te bej shteti eshte kthimi i lekeve qe shqipetaret kane depozituar ne bankat e huaja per ti mos i bejne te njohura ne shqiperi. ( mendoni cfare do te ndothte sikur fatos nano e bossat e tjere te mafies, droges prostituzionit te depozitonin ne shqiperi milionat e tyre $)
    berluskoni sapo erdhi ne fuqi beri nje amnisti ku thuhej qe te gjithe ata qe kishin nxjerre leket jashte shtetit po te paguanin ne banke vetem 2.5% te shumes se tyre do te legalizoheshin.
    edhe si pergjigje hyne ne itali kryesisht nga zvicera plot 52 miliard euro e per shtetin plot 1.3 miliard euro.
    dikush e akuzoj se pastroj parat e pista por ai nuk e rruajti e vazhdoj ne rrugen e tij me fitim per te gjithe e me buzet e shtrembuara vetem te zvicer sepse monedha e saj pati nje luhatje te vogel.
    kete duhet te beje edhe shteti shqipetar .
    lecova nje artikull qe jashte shqiperis ndodhen rreth 7 miliard $ e asnje qeveri nuk ka gucim ti ktheje ne shqiperi.pra duhet bere. kemi bere amnisti per persona qe kane vrare pse mos bejme edhe amnisti per hajdutet???
  6. komino

    komino Anëtar aktiv

    Re: Papunesia

    leopardii
    meqenese shkrimet ishin te gjata mora disa pjese kryesore me te cilat jam mese dakort

    -papunesia ka prekur te 4 kategorite

    -te heqim ca te papune me ane te emigrazion

    -te shtojme ca peshe ne anen e peshores se bisnesit qe KERKON pune.
    °ndihma qe do ti jepet biznesit si nga ana e shtetit ashtu edhe nga ana e popullesise
    °°megjithese punetoret mung te kene inate , xhelozira si me nderrmarjen e drejtuesit e tyre prap behen te gjithe bashk grup per mbrojtur interesin e tyre te perbashket.
    °°tatim fitimi ne fund te vitit nuk duhet te jete me shume se 10 %
    °°kthimi i lekeve qe shqipetaret kane depozituar ne bankat e huaja


    qe ti kthehem rruges se meparshme

    -si shitet puna????
    puna ne gjithe format (te kater format qe thame e te tjera) shitet ne tregun e punes i cili nese eshte i vogel duhet rritur e per kete duhet te punojne edhe shitesit (punetoret vete) edhe shteti (disa nga menyrat jane ato qe tha leopardii)

    -ku shitet puna??????
    leopardii permendi emigracionin
    pra duhet te konsiderojme exportimin e punes ne tregjet e huaja (kjo ka shume kosto sociale per te gjithe vendet por ia vlen te trajtohet)

    -sa eshte kekesa e tregut per kete produkt????
    qe nga ky moment duhet te trajtojme tregun e brendshem por edhe ate te jashtem duke patur parasysh qe fitimi nga exportimi i punes te mbuloje te gjitha kostot direkte e indirekte. pra duhet te marrim informacione e te bejme promocion te cilesise, cmimit te leverdisshem e te gjitha atributeve te produktit ne te gjitha tregjet e njohura e te njohim edhe te reja

    - si mund te rritet vlera e ketij produkti????
    ne menyren klasike/ + rritje e specializimit +flexibilitet ne t'iu pergjigjur kerkesave te tregut +shpejtesi ne pergjigje etj

    - cfare mund te beje sejcili individ???????
    sejcili individ mund te rrise nivelin e tij te specializimit e te mbahet ne vije me kohen, mund te beje shitje promocionale te produktit te tij (stage vullnetar ndihme) aktivitete fillimisht jo fitimprurese por qe do kthehen me vone ne fitimprurese -nje shembull eshte ai qe dha leopardii i shitjes dere me dere te prodhimeve te firmes, blerje e produkteve te vendit e te tjera qe tha me siper

    - cfare mund te beje shteti???
    leo e tha me siper qe duhet te ule taxat te ndihmoje financiarisht bizneset, te ndihmoje kthimin e kapitaleve etj
    une them se duhet edhe te ndihmoje punetorin te kuptoje te gjihta keto qe thame me lart (punetori nuk merret me teorira "te kota" ) e ta ndihmoje ti aplikoje
    te krijoje ligje te pershtatshme per realitetin shqiptar e ti vere ne pune keto ligje jo vetem ne leter


    deri tani perseri nuk kemi dhene mendime konkrete keshtu qe une mendoj te marrim nje shembull te nje x punetori per cdo kategori
    si thoni??????????????????????????????????
  7. ili

    ili Fillestar

    Re: Papunesia

    ju falenderoj shume per mendimet qe po jepni dhe me te vertete po jepni mendime te pjekura,.

    une po i mbeshtes medimin genes.them qe te marrim dhe te analizojme nje lloje punetori.

    psh ne shqiperi eshte shume e perhapur puna e ndertimit,pse mos te marrim nje punetor ndertimi sepse shume njerez punojne ne ndertim,por ka edhe te tjere qe e kane per ulje te punojne ne ndertim dhe nga ana tjeter nuk kane asnje klase shkolle.

    A eshte ndertimi nje fushe qe i jepet me shume rendesi ne shqiperi apo nuk ka pune te tjera,apo nuk ka njerez te shkolluar.?

    ketu kemi disa probleme.
    problemi i pare eshte qe a ka pune te tjera me shume se ndertimi dhe nqs nuk ka pse nuk ka?

    problemi tjeter eshte qe pse nuk dalin kuadro te specializuar ne fusha te ndryshme?
    a vjen kjo se universitetet ne shqiperi nuk arrijne te nxjerrin kuadro apo nuk ka kerkues per fakultet?apo nuk mesojne fare dhe niveli i mesimit eshte i ulet?
    pra te gjitha keto duan pergjigje sepse jane problem,sepse po te rregullohen keto gjera zgjidhet nje pike,dhe mbetet pika tjeter qe a arrin tregu i punes ti punesoje te shkolluarit.?
    dhe nqs nuk arrin kush eshte shkaku.?

    nqs raste per pune te tjera nuk ka shume ne shqiperi atehere pse shume persona kundershtojne te punojne ne ndertim?dhe pastaj detyrohen te vjedhin te vrasin etj.

    fillimisht fillohet nje pune e thjeshte qofte edhe ndertim nqs je pa shkolle ,dhe me pak fitim mund te besh dicka me shume,me vone me shtimin e lekeve mund te veprosh me mend dhe mund te besh nje tregti te vogel,pra mund ta fusesh ne pune lekun .
    ne ndertim ka rast te mire pune inxhinieri ,dhe ustai,kurse punetori i thjeshte dihet qe nuk ka vuajtur ne jete per te mesuar dhe shikohet ku ka perfunduar ,por kjo nuk do te thote qe te mos punoje.
    pra ne kemi probleme per te shkolluarit sepse nuk ka vende pune,por kemi problem edhe te pa shkolluarit sepse edhe kur gjejne nje pune te thjeshte nuk pranojne kane pretendime.
    nuk po e zgjas shume per ndertimin sepse dalim shume nga tema sepse kane lidhje me shume fusha por ju mund te jepni mendime te tjera nuk eshte problem sepse perfitojme edhe ne te tjeret,.

    problemi eshte se si mund ti punesojme te papunet?ketu eshte pika e dobet.
    leopardi ka thene shume mire qe ne kemi shume produkte te vendit qe nuk shrytezohen dhe nuk blihen nga njerezit,kjo eshte nje humbje.
  8. komino

    komino Anëtar aktiv

    Re: Papunesia

    ili me pelqen fakti se e e ndjek temen qe hape
  9. komino

    komino Anëtar aktiv

    Re: Papunesia

    le te vazhdojme me sektorin e ndertimit qe nisi ili
    ketu kemi te 4 kategorite e punes

    statistikisht niveli i punesimit ne kete sektor ka qene nga viti 94 ne 01 si me poshte
    Ndërtim (ne mijera)
    94- 18
    95- 21
    96- 22
    97- 15
    98- 11
    99- 11
    00- 13
    01- 13

    vihet re se niveli i punesimit ne sektor eshte ne ulje rahasuar me 96
    mendoj se nga puna e zeze

    ta fillojme me nje punetor te thjeshte

    puna ne ndrtim kerkon shume force fizike keshtu qe nuk mund ta beje kushdo ( ose te pakten nuk eshte e para pune ku te shkon mendja)

    praktikisht punetori nuk mund te beje shume per te influencuat ndertimet megjithate dicka ne dore e ka
    nqs punetoret formojne organizata te tyre (ketu ne itali quhen kooperativa pune dhe eshte institut privat jo sindikate) do te mund te influencojne (bashkimi ben fuqine) vendimmarrjet e administrates shteterore ne lidhje me
    -lehtesite ne dhenien e shesheve e lejeve te ndertimit,
    -me nivelin e taxave,
    -me lejet per vendosjen e reklamave ne fasadat e pallateve,
    -ne detyrimin e banoreve te ndertesave te vjetra per ti sjelle ne norma sigurie duke i riparuar keto ndertesa (te pallati im duhet medoemos rregulluar catia por nuk bien dakort te gjithe e ligji nuk i detyton)
    - ligjet mbi levizjen e lire qe do sillte kerkese per ndertesa te reja (nqs do te jetosh ne tirane duhet te kesh shtepi)
    - mbi kontrollin e kryer ne investimet ( pak kontrolle sjellin mundesine e larjes se parave pra me teper ndertime)
    - ndihmat mbi turizmin (ndertime hotelesh e rezidencash)
    te gjitha keto do ndihmonin zmadhimin e tregut per punetoret e ndertimit por edhe shume te tjere qe do bashkoheshin me ta ne keto kerkesa


    pra deri ketu folem per punetorin e thjeshte ne ndertim ne tregun e brendshem

    mund te flasim per tregun e jashtem

    -ku kerkohet fuqi punetore
    -sa larg eshte vendi ku shkohet
    -per sa kohe behet fjale
    -sa shpesh do e shoh familjen time
    -sa kushton rruga nqs me mbushet mendja te kaloj nje fundjave me familjen
    -sa jane shpenzimet per te shkuar e per te jetuar
    -sa energji humbas per te perballuar diskriminimin
    -sa do jene kursimet neto
    -a eshte e sigurt se do punoj????????????
    -si behet per pensionin nqs kthehem
    -cfare kulture ka vendi ku shkoj
    -si jane ligjet mbi immigracionin
    -si mund te ndryshojne keto ligje me zgjedhjet e ardhshme

    mendoj se mund ti leme pergjigjet per here tjeter dhe te perqendrohemi ne tregun shqiptar

    si rritet vlera e punes??????????????
    me specializim
    dhe kalojme ne kategorine e dyte qe do e trajtojme me vone
  10. Leopardii

    Leopardii Fillestar

    Re: Papunesia

    po vazhdoj te insistoj ne anen e peshores qe ka me shume probleme ne kete moment ne shqiperi.
    RRITJEN e kerkeses per punonjes te punedhensve qe mund te jene sic kemi thene bisnes+shtet.
    thame uljen qe per uljen e papunesise do te influenconte ulja e tatim fitimit deri ne masen 10%(qe do te nxiste krijime te reja bisnezi ne shqiperi) e kthimi i kapitalit shqipetar qe ndodhet i depozituar jashte kufijve shqipetar(qe do te sillte menjeher uljen e interesit per kredi per bisnesin)
    e treta:
    shitja e nderrmarrjeve strategjike (telekom,kesh,albpetrol,albbaker,posta, banka e kursimeve,porte, ujesjellsa etj, etj)
    sic e dime kur shteti administron nje nderrmarrje gjithmon ose ne shumicen e rasteve admistrohet keq edhe kjo nderrmarrje nuk eshte ne gjendje te rritet dhe te bej investime te reja aq sa jane potencialitet e saj .
    nje shembull ne shqiperi eshte fakti i AMC qe kur u shit kishte vetem 11000 kliente e sot ka arritur ne shifren 450.000 abonent.
    sikur amc-ja te mos behej private shume shqipetar do ta shikonin me dylbi cellullarin.
    Pra meqe shteti e menaxhon keq nje aktivitet ekonomik ateher duhet shitur sa me shpejt.
    perpara se te them mendimin tim per shitjen duhet te themi se shteti ka rreth 3 miliard$(e shprehur ne monedhe lek)borxh te brendshem e rreth 1 miliard $ borxh te jashtem te dhena nga shtetet e huaja ose organizma boterore si BB e FMN.
    ateher sic tha fatos nanoja ne fushaten e kaluar elektorale ne bankat shqipetare shqipetaret kane 2 miliard $ te depozituara(tani jane bere 3 miliard mjafton te shumezosh bonot e thesarit qe shiten me periudhen e tyre te maturimit ) ne nuk jemi shume te varfer sa edhe thuhet ( i bie afersisht 1000$ PER CDO PERSON NE KOKE kursime te depozituara ne shqiperi duke lene menjane ato qe jane jasht kufijve)
    per nje familje 5 personash i bije qe te kete mesatarisht 5000$ kursime(kuptohet qe dikush mund te kete miliona e shume nuk kane as buk per te ngrene , por kjo eshte nje ceshtje tjeter , na intereson vetem mesatarja)
    le te vihemi ne situaten qe dy pikat e para shteti i beri. ktheu ne atdhe 7miliard$ me nje fitim prej tij 150 milion e beri edhe tatim fitimin e fundit te vitit 10 %.
    si rrjedhim ne bankat shqipetare ndidhen 10miliard$ te depozituara. ateher duhet filluar shitja e nderrmarrjeve strategjike.
    SHTETI shqipetar pretendon nga shitja e telekomit 1miliard$ 200milion nga banka e kursimeve 40milion nga insig e rreth 100 milon dollar nga shitja e 53 ujesjellsave shqipetar.
    gjithsej me albpetrolin mund te arrijme 2 milard $ shitje . kemi te depozituara rreth 10 miliard ne banka , e kuptoni vete ku duhet te dal.
    kush nga ne nuk rrezikon 15-20% te kapitalit te tij per tu bere aksioner te disa nderrmarrjeve ish shteterore dhe me pontezialitet aq te madh zhvillimi sic kane ato.mendoni qe ne jemi aq popull aventurier me keq se amerikanet qe fusin ne burs deri ne 70% te kapitalit te tyre sa ne '97 shitem shtepite per ti futur ne firma.
    po ju duk shume vlera e portofolit tuaj 15-20% ne aksione (albtelekom, banka e kursimee, albpetrol, insig e ujesjellsa) ateher mund te bejme edhe nje formule te perzier ku gjysmen mund ta blejne te huajt edhe gjysmen ne shqipot, dmth qe ne kemi ne aksione 7-10% te kursimeve tona . me duket dicka e drejt e arsyetushme.
    pra cfare beme me gjithe keto loje fjalesh: morrem leket qe ndodheshin neper bankat e qipros greqise italise etj etj edhe i depozituam ne bankat shqipetare por meqe shteti shqipetar eshte nje shtet i zgjuar keto lek nuk i la stok aty me nje interes 5%( nga 10 qe eshte sot e zeme se oferta e madhe e parase e cuar ne bank i ka ulur interesat ne 5%) por nje pjese te vogel te tyre i futi edhe ne investime ne nderrmarrjet me te mira dhe me potencialitet me te madh rritje qe ka sot shqiperia.
    mendoni qe italia ka 56 milion banor e 25 milion telefona fiks e mbi 50 milon telefona cellullar.
    mendoni sa ka akoma mundesi te rritet numri i abonenteve te albtelekomit(190 mije ka sot deri ne 1.4-1.5 milion abonent) edhe bashke me rritjen e abonenteve edhe rritjen e investimit qe ne beme ne kete kompani.
    sipas mendimit tuaj shteti do te qahet prap e te thote qe nuk ka lek per investime publike (dmth ulje te papunesise) me gjithe keto te ardhura qe arriten me anen e ketyre 3 pikave?????.
    une them se ekonomia shqipetare do te bej nje rritje maksimale e papunesia do te bjere aq shume sa nga mendimi im optimist do te arrijme nje papunesi zero.
    mendoni cfare papunesi d te kete ne shqiperi kur interesi bankar eshte 5%( 2 HERE ME I MADH SE AI
  11. komino

    komino Anëtar aktiv

    Re: Papunesia

    deri ne nje fare mase jam dakort me Ty

    dy aspekte nuk i kam te qarta

    1- privatizimi i ndermarrjeve qe aktualisht punojne, perse duhet te sjelle rritjen e punesimit aq shume sa ta coje 0 ???????????

    2- jane ndermarrje sherbimesh qe shesin ne tregun e brendshem, duhet qe te tjeret te punojne e te kene te ardhura per te konsumuar produktet e tyre
    a duhet qe te investojme pikerisht ne keto ndermarrje sherbimesh apo do te ishte me mire te investohej ne teknologji (psh per bujqesine), trajnim, prodhim, e struktura shitje exportimi????


    :wave:
  12. Leopardii

    Leopardii Fillestar

    Re: Papunesia

    mendoni cfare papunesi d te kete ne shqiperi kur interesi bankar eshte 5%( 2 HERE ME I MADH SE AI evropian e 3.5 here me i madh se ai ne usa keshtu nuk kemi dalje te kapitalit nga vendi ne kerkim te interesave me te medha) qe kaq shume e deshiron bisnesi e ata qe marrin kredi ku mund te jemi te gjithe ne per nje blerje e nje shtepie apo makine etj etj, kur ne bankat shqipetare ka rreth 8 milard $ te depozituar(3+7-2=8) e 2 milard ne forme aksionesh ku shteti gjate kesaj kohe e ka ulur borxhin e brendshem nga 3 ne 1 miliard e ku te ardhurat e tij jane shtuar se tepermi per motivet qe theme me lart.
    mendoni se cfare do te bej papunesia kur edhe populli do te bej ato gjera qe i takojn atij ne keto monente te veshtira ( i kemi shkruajtur me lart) e kur shqiperia do te hyj ne listen e vendeve qe paguhet me pak ne te gjithe boten taksa jo per motivin se ka evazion po sepse vete shteti shqipetar i ka vendosur ato te ulta.
    une mendoj se papunesia e me gjithe ate te gjitha problemet ekonomike e shqipetarve do te uleshin ne nje masse shume te konsiderueshme per te mos thene se do te zhdukeshin krejt

    Ndonjeher kur mendoj keto gjera me duket se eshte nje utopi e parealizueshme.
    mrekullira ekonomike ka bere italia ne vitet '60 po keshtu edhe shume vende te tjera sipas kohes ne te cilen ndodhen pse valle mos ta bejme edhe ne?
    e po te mendojme nje cik me shume mund te themi se jemi me shume te favorizuar nga kjo ane sepse ndodhemi ne nje moment qe mjafton vetem kliku i nje mausi e milona dollar mund te hyjn ne shqiperi e te na grejne por edhe mjafton shume pak qe te na fundosin e te na lene ne varferi ( e ne rrjedhojat qe ajo sjell , vrasje, krime etj etj ) sic ndodhemi sot.
    lecova nje artikull ku pikerisht grekerit e korfuzit qe ndodhet shume afer me brigjet e sarandes jepnin ngjarjet e '97 ne televizionet e tyre per te trembur klientet e tyre qe te benin 1-2 dite ne sarande (kane kaluar 6 vjet)qe ishin shume kurjuz per shqiperine. pra me gabimet tona te huajt na i vejne ne dukje qe ato te fitojne e ne te humbasim.pra luhet gjithcka te inteligjenca.
    po te jemi te zgjuar mund tja ua fusim , po nuk u zhvilluam do te rrijme gjithmone te papune, gjithmone ne vrasje e gjithmone si zorraxhinj duke lypur neper bote leket tona qe ata na i marrin duke na shitur mallrat e tyre.
    mos mendojme qe do na vije italiani e greku e te na thone keto gjera sepse sic e kuptoni jane kunder interesit te tyre e do te bejne c'eshte e mundur per te na penguar (mjafton vete fakti qe vjet ne kete kohe gazetat greke shkruanin se depozitat ne banken e kursimeve nuk ishin te sigurta e kur u miratua ligji me mijra refugjat si ato delet qe shkojne rrjesht u turren e i hoqen kursimet e tyre e i futen ne vendet ku punonin ose posht dyshekut me nje fitim per greqine e nje humbje akoma me te madhe se pikerisht ne ate moment ishte hapur ankandi per shitjen e kesaj banke qe nuk do tju jepej grekerve e perfundimin e dini te ketij ankandi shitje).
  13. Leopardii

    Leopardii Fillestar

    Re: Papunesia

    pyetje me vend gene.
    pse duhet te sjelle ne ulje te papunesise shitja e nderrmarrjeve kur jane nderrmarrje sherbimesh?
    pergjigjia vjen nga fakti se keto nderrmarrje nuk kane shprehur ne max potencialin e tyre edhe sigurisht per te arritur ate kane nevoje qe te bejne invesitime.le te bejme ca shembuj .
    albtelekom sot ka me pak se 200.000 abonent e te arrij ne shifren qe shteti i ka vene si kusht ne rast shitje blersit prej 500.000 abonetesh deri ne 2005 do te thote qe ai te bej dyfishin e envestimeve qe ka bere ne keto 12 vjet ose me mire keto 90vjet ( qe ne kohen e ismail qemalit kur u krijua edhe e para PTT)
    imagjinoni sa punetor do te punojne per te shtruar kabllot me fibrat optike ne te gjithe shqiperine.
    mendoni sa punetor do te punojne vetem ne nje call-senter(nuk e di si shkruhet kjo fjale angleze) ku sot ky sherbim nuk ekziston fare.
    mendoni sa vende pune do te hapen tani qe morri edhe licenzen e trete per nje kompani cellullare.
    tjeter faktor qe do ta ule e papunesise eshte se me leket e shitjes shteti do te ule interesin bankar edhe kjo do te shkoje ne leverdi si te aktivitet te sherbimeve por edhe ne sherbim te aktiviteteve prodhuese.
    po keshtu kjo vlen edhe per ujesjellsat qe ato tuba qe jane nen toke duhen te nderrohen se jane kalbur e perzejne ujin e pijshem me fekalet qe sigurisht duhet te punesojne njerez.
    po keshtu edhe banka e kursimeve kur te shitet pronari i ri do te hapi filjale te reja te pakten i ne cdo komune per te mos thene me shume ( tani banaka e kursimeve ka 100 dege , mendoni vete sa nenpunsa (edhe me arsim te lart)do te punesohen kur ne shqiperi kemi 300 komuna edhe per nje filjal duhet te kete te pakten 4 persona).
    kjo vlen edhe per albpetrolin qe na ka cuar gazin vetem ne patos e ne ballsh ku ne vendet e tjera rrjeti i gazit eshte kapillar ne te gjitha shtepite sic edhe telefoni.
    per te shtruar tuba besoj se do te kete nevoje per shume punetor por edhe me vone per te administruar kete shoqeri do te kete nevoje per nenpunesa. per te mos thene investimet qe duhen bere ne sektorin e naftes ku akoma nuk kemi nxjerre sasine e naftes se viteve '89.
    pra shembuj ka me shumice edhe une jam optimist qe privatizimi do te sjelli ne uljen e papunesise sepse do te kete me shume investime
  14. Leopardii

    Leopardii Fillestar

    Re: Papunesia

    per sa i perket pyetjes se dyte :
    duhet thene qe shumica e nderrmarrjeve qe do te shiten jane shoqeri sherbimesh, edhe per kete gene e vuri ne dukje shume mire.
    po eshte fakt qe edhe nje pjese e tyre jane edhe shoqeri prodhuse qe ndoshta nuk jane ne gjendje te eksportojn por jam i sigurt qe jane ne gjendje qe te bejne vendin qe importojne me pak.
    fillojme me albpetrolin, me albbakrin e albkromin (tani e ka marre Darfo ne shfrytezim , edhe pak dite me pare u inagurua fabrika e re e pasurimit te kromit ne burrel) qe kane qene gjate komunismit eksportuesit kryesor te shqiperise edhe te vetmit qe benin qe te kishim nje cik valut te huaj sepse emigrand aha ishim keq fare.
    eshte e vertet qe do te ishte mire qe te stimulonim me shume ato shoqeri qe kane tendence eksporti sic tha me te drejte edhe gene sepse do te ishte mjaftueshme qe te vepronim ne krahun tjeter te peshores te deficitit tregtar ( dmth me shume eksport do te sillte edhe pse kemi nje import te madhe mund ta arrijme qe te ulim deficitin tregtar mbase akoma me mire sesa nga menyra e uljes se importit sepse do te rritej edhe parametri i shkembimit tregtar me boten e jashtme(do te ishte me mire nje vend qe importon 1 miliard$ e eksporton 1 miliard$ sesa nje vend qe importon 100 milion e eksporton 100 milion)).
    bujqesia do te ndihmonte shume ne idene e gene.
    mendoj se shqiperia per vekt natyren e saj qe eshte malore do ta kete shume te veshtire qe te perballoj nevojat e saj me drithera e ushqime.
    do te ishte nje mrekulli qe ne te plotesonim nevojat tona por edhe te eksportonim.
    thuhet qe ne monisem arritem te siguronim buken ne vend por mund te themi se arritem vetem per buken sepse te gjitha ato pak fusha i bollem me grure po eshte nje e vertet se kush e ka jetuar ate kohe e di shume mire se shume perime frutta per popullsine nuk kishte.
    une jam i mendimit qe edhe sikur bujqesia shqipetare te arrije ate nivel mekanizimi e zhvillimi sa edhe vendet e tjera nuk do ta kemi te dobishme per te rritur eksportin ( edhe vete fakti qe nuk shesim asnje kokerr domate jashte megjithese kemi tregti te lire me shume vende).
    por bujqesia mund te jete e dobishme per te zvogeluar importin e prodhimeve bujqesore.
    kete beteje e kemi fituar per sa i perket blektorise , ku tregu shqipetar ne 97 % te rasteve eshte i perbere vetem me prodhime blektorale made in albania (mish , qumesht, djathe etj etj ).
    jemi nje cik mbrapa me perimet e me ato qe te serave e me prodhimin e grurit.
    pastaj te eksportosh prdhime beujqesore sidomos ne vendet e perendimore eshte shume e veshtire sepse bujku perendimor eshte shume i tuteluar edhe i ndimuar nga shteti sa kostoja e prodhimit te tij eshte shume e ulet e kur eksportohet behet akoma me e ulet sepse nxitet e ndihmohet edhe me lek vetem qe eksportoj.
    sa per eksporin e prodhimeve bujqesore mendimi im eshte se kete betej e kemi humbur qe ne fillim(shpresoj te gabohem) per ato qe thashe perpara.
    pastaj meqe po flasim per papunesine edhe si mund ta ulim ate une them se nga bujqesia do te shtohet numri i te papuneve sepse ne vendet perendimore ku edhe ne kemi deshire te hyjme sasia e njerezve qe merren me bujqesi eshte vetem 2 % edhe kontributi qe bujqesia jep ne PBB eshte vetem 7 % kur ne shqiperi keto dy parametra jane 50%si njeri ashtu edhe tjetri.
    kjo dyndje njerzish nga fshati ne qytet nga bujk ne punetor behet gjithmone me e madhe sa me shume zhvillohet e mekanizohet bujqesia .
    ndoshta eshte rasti i vetem ku zhvillimi i nje sektori sjell nje rritje kaq te madhe te papunesise(pak nga pak kjo po verehet edhe ne industri).
    sigurisht qe shteti duhet te ndihmoje bujqesine edhe pse kjo do te rrisi numrin e te papuneve.
  15. komino

    komino Anëtar aktiv

    Re: Papunesia

    leo :thumbsup:


    meqenese u permend, bujqesia me duket sektori me interesant per tu trajtuar ne lidhje me punesimin

    nga instat
    niveli i punesimit Bujqësi, pyje, peshkim ne mijera
    94- 780
    778
    784
    771
    768
    768
    767
    01- 767

    eshte rreth 70 % e te punesuarve total
    dhe nga aty del zakonisht kategoria e pare e punetoreve te paspecializuar
    mendoj se ka vend per trajtim te gjere ne diskutim
  16. ili

    ili Fillestar

    Re: Papunesia

    deri tani po ecim shume mire dhe ju falenderoj shume.por me cudit pse nuk po marrrin pjese te tjere ngelem vetem ne te tre.

    Dua te them qe mendimi i leopardit eshte nje mendim mjaft i mire ,pra persa i perket ndermarrjeve shteterore ,eshte mire q ete kthehen ne ndermarrje private dhe nuk po i permend shkaqet sepse i permendi leopardi me siper gati te gjitha.
    por dua te them qe kalimi nga shteterore ne private ka permireim te madh ne lidhje me papunesine.per kete gje po zhvilohet edhe nje seminar ne Saudi dhe po arrihet ne nje konkluzion qe firmat private kane me perparesi se shtetroret sepse shtetroret nuk e kane ne qender te vemendjes fitimin ,por kane per qellim mbushjen e nevojave te popullit.pra nuk eshte gjeja kryesore fitimi,.kurse ne firmat private eshte gjeja kryesore fitimi,dhe per kete qellim edhe investitoret do te shtohen,.

    Upermend me siper ehe puna e bujqesise por edhe e blektorise,.edhe kjo eshte nje gje teper me rendesi po do ta shqyrtojme me kalimin e kohes sepse jemi edhe pak te zene me provime dhe ju kerkoj falje nqs nuk marr pjese cdo dite.
  17. komino

    komino Anëtar aktiv

    Re: Papunesia

    bera citim qe ta lidh fillin e diskutimit dhe po vazhdoj me kategorine e punetoreve te thjeshte te ndertimit


    lexova ne instat se kosto krryesore e ndertimit eshte fuqia punetore
    mendoni sikut punetoret (sot te papunet) te pranonin te punonin duke e marre rrogen me shitjen e apatramenteve apo te fabrikave qe do te ndertonin (do shisnin me kredi produktin e tyre)
    kjo do te ulte jashte mase nevojen financiare te ndertueseve qe nuk do i drejtoheshin bankave duke shtuar keshtu koston e fuqise punetore (10 % ne vit) por do te kishin shume kursime qe mund ti ndanin me punetoret ose te ulnin cmimet e shitjes duke rritur kerkesen ne treg per ndertesa


    e theksoj edhe njehere kete pike se me duket shume e rendesishme por ka edhe nje problem

    si do jetojne punetoret gjate 2-3 viteve te ndertimit e shitjes se objekte
    mund te gjehet nje menyre qe ti jepet nje pjese minimale e pages nda firma ose borxh nga shteti ose bankat


    pra e theksoj edhe njehere se shitja e punes me kredi (si lavatricet) do mund te sillte rritjen e nivelit te punesimit jo vetem ne kategorine me te ulet te ndertimit por edhe ne gjithe kategorite e nivelet e punes
  18. komino

    komino Anëtar aktiv

    Re: Papunesia

    kjo do te me shqetesonte pak dhe do te kerkonte nje kuader ligjor qe ndalonte daljen e fitimit te ketyre kompanive nga shqiperia
    nje menyre eshte ulja e taxave por me lind dyshimi - a do te na e lejonte nje gje te tille BE,BB,FMN e te tjere si keta???????????????
  19. Leopardii

    Leopardii Fillestar

    Re: Papunesia

    nje ligj per ndalimin e fitimeve te firmave nga ana e shtetit do te sillte me shume humbje sesa fitime , per vet faktin se firmat nuk do te investonin ne shqiperi nqs nuk do te kishin mundesi te merrnin fitimin qe me aq pune e kane fituar ne ato kushte te veshtira qe ofron vendi yne.
    mendoni cfare do te ndodhte sikur vodafone e AMC mos te kishin mundesi te conin fitimet e tyre ne kompanite nene qe ndodhen ne greqi e ne angli.
    Pastaj edhe nga ana morale nuk do me dukej e drejt qe secili mos ti levizi parate e tija atje ku deshiron.

    nje rruge indirekte qe ky flus kapitalesh te mos dali nga shqiperia mund te jete nje ligj i qeverise qe fitimi i nje nderrmarrje qe punon ne shiperi nuk do te taksohet nqs do te riinvestohet po ne shqiperi.
    sot tatim fitimi ne shqiperi eshte 25% te fitimit ne fund te fitit per cdo aktivitet.
    dmth qe nga 100 lek fitim qe ka nje nderrmarrje 25 lek i kalojne shtetit dhe 75 lek i ngelet pronarit.
    nqs se do te behej ky ligj edhe marrin si shembull prap kete nderrmarrje qe del me fitim 100lek ne fund te vitit ateher pronari i saj eshte i nxitur te investoj sepse:
    ne rastin e pare ai fut ne xhep 75 lek dhe nderrmarrja e tij nuk behet me e madhe sepse ai zgjodhi rrugen e dividetit prej 75 lekesh.
    ne rastin kur eshte ligji ai eshte i nxitur te investoj deri te 100 leket e fitimit sepse keshtu ne rradhe te pare nuk i jep shtetit 25 lek edhe ne rradhe te dyte do te rrisi nderrmarrjen me nje linje te re ose me nje makineri te re etj , etj, edhe ne vitin qe vjen do te marri po 100 lek nga investimi i meparshem por edhe fitimin nga investimi i ri qe beri ku nuk paguajti asnje taks.
    Kjo do te sillte edhe nje rritje te Punesimit qe sic e thame eshte fillesa e te gjitha te keqijave qe po kalon populli yne ne keto vite.
    keshtu cdo vit qe kalon ky pronar per vet faktin qe nuk deshiron te nxjerri nga xhepi asgje per shtetin jo vetem i mban keto lek ne shqiperi po edhe investon gjithmone e me shume per cdo vit qe kalon.
  20. Leopardii

    Leopardii Fillestar

    Re: Papunesia

    sot pikerisht po lexoja nje artikull te korrieri ku thuhej qe shqiperise do ti duheshin dekada qe ti afrohej nivelit te bashkimit evropian.
    shqiperi ka nje rritje ekonomike rreth 7% te PBB
    qe duke e krehasuar me rritjen ekonomike te evropes qe nuk e kalon 1% duket sikur ne po behejm hapa gjigande ne zhvillim, por po ta marrim ne vlere absolute hendeku midis nesh edhe BE rritet gjithmone e me shume.sot PBB mesatare per fryme e evropes eshte 20.000$ kur ne jemi
    1100$ pra jemi 20 here me te varfer se ata.
    e ka te drejt governatori kur thote qe duhen dekada per te mos thene shekuj qe ti afrohemi mesatares se bashkimit evropian.
    ne me nje rritje prej 7% qe per boten perendimore eshte dicka e paarritshme sot ne do na duhen dekada qe ti arrijm.
    te shkrete ata student te finanzas qe po degjonin governatorin si do tju kete rene morali sepse edhe kjo do te paraqitet edhe ne rrogat e tyre te ardhme.pra do te duhen dekada qe rroga e nje ekonomisti shqipetar te behet e nje ekonomisti evropian si mesatarisht.

    pra nuk mjafton kjo rritje e ekonomise shqipetare megjithese eshte nje vlere e kenaqshme.
    gjeja e pare eshte futja ne pune e te gjithe te papuneve qe sipas statistikave zyrtare eshte "16%"!!!!!!!!!!!!!!!!
    me futjen ne pune te tyre rritja ekonomike per njeri do te behet te pakten me dy shifra.

Shpërndajeni këtë faqe