"PAQJA"

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga GENIU$, 1 Jan 2011.

  1. GENIU$

    GENIU$ Anëtar i njohur

    …”Kurrë nuk ka pasur një luftë të mirë ose një paqe të keqe”.

    Paqja në sensin psikologjik pasqyron një gjendje të shëndetshme të qetësisë dhe harmonisë. Në veçanti paqja nënkupton mungesën e luftes apo të dhunes.
    Mesazhi është që çdo qenie njerëzore është e thirrur të jetojë në paqe, në harmoni, në gëzim, në tolerancë, në dialog dhe t’i shprehë vlerat e veta, ato të frymëzuara, ato të përcjella në aspekt të trashëgimisë. Në mënyrë të posaçme, ne shqiptarët kemi një sens më të fortë se të tjerët për të festuar në pavarësi, për të festuar vërtet në një thellësi të qenies sonë njerëzore si sovrane dhe bujare”.
    Kurre me dhune, kurre me lufte, kurre me terrorizem.Te sjellim mbi toke drejtesi dhe paqe, dashuri, falje dhe jete. Erresirat nuk munden me arme, por duke ndezur fare drite.
    Shenja e famshme, që nuk trembet e as dorëzohet përballë idiotësisë së luftës, simboli që terrorizon luftëtarët, prepotentët, mbush plot 50 vjeç dhe akoma nuk është lodhur së luftuari. Simboli i njohur nga të gjithë ka lindur një dite te shenjte.


    Simboli i paqes le t'i ngroh' edhe zemrat e atyre që vuajnë për shkak të konflikteve luftarake, le të jetë simbol i çlirimit për të varfërit dhe të shtypurit dhe shenjë e mëshirës për ata që janë të mbyllur në mëkat. Paqja është e vlefshme dhe e patjetërsueshme për të gjithë.
    Sonia007, Ian, Sweety el and 2 others like this.
  2. Delirium

    Delirium Anëtar i njohur

    Ky eshte mesazh paqeje? apo diskutim mbi paqen?

    Paqja eshte te jesh ne harmoni me gjithcka qe te rrethon...
    Anasarande likes this.
  3. Sweety el

    Sweety el Idhtar i forumit

    mesa duket na dha shpjegimin per paqen
  4. GENIU$

    GENIU$ Anëtar i njohur

    edhe pse nje material i shkurter,ne pergjithesi eshte mesazh paqeje,por permban edhe shjegim se si konceptohet paqja ne teresi...
    Sonia007, Sweety el and Megg like this.
  5. kokona

    kokona Anëtar

    DASHURI DHE PAQE!!!!!!!
    MegiB and Anasarande like this.
  6. Anavlore

    Anavlore Anëtar

    paqe nuk do te thote te jesh ne nje vend ku nuk ka zhurma, telashe apo veshtiresi,, do te thote te jesh midis ktyre dhe ta kesh zemren te qete
    ANNAFOREVER and Delirium like this.
  7. gangsterja

    gangsterja Fillestar

    Eshte e veshtire te gjendet,paqe ne ditet e sotme,ne rradhe te pare duhet te kesh shpirtin tend te qete dhe te paster pastaj te besh paqe me te tjeret.
  8. endger

    endger Guest

  9. gerend

    gerend Guest

    paqja e pa drejte eshte me mire se lufta e drejte
  10. mirdita

    mirdita Anëtar i zjarrtë

    Une jam nje njeri paqesor dhe me vjen mir qe kam paqe ka do qe shkoj
    Iliro Dardan likes this.
  11. Iliro Dardan

    Iliro Dardan Anëtar i njohur

    Kurse une nuk jam nje njeri dhe aq shume paqesor sepse jetoj ne nje bote ku jeten e ke vdekje sepse kshu shkon puna.
    Jetoj ne nje vend ku po e pe tjetrin ne sy do zihesh dhe po i ktheve fjalen do besh sherr.
    e kshu me rradh.
    Keshtu eshte Jeta.
    Kyo gjona nuk ndodhin vetem aty ku jetoj une por kudo ne cdo vend te botes si per shembull ne lagjet e zezakeve ne Amerike, ne Meksike,ne Spanje, ne Mitrovice te Kosoves, ne Maqedoni, ne Serbi, ne Itali.
    Romantik and mirdita like this.
  12. Iliro Dardan

    Iliro Dardan Anëtar i njohur

    Romantik and Sweety el like this.
  13. P.N.SH

    P.N.SH Anëtar aktiv

    Paqja me veten është hapi i parë drejt paqes. Nëse njeriu përjeton harmoni me veten e tij, e ka të kollajtë të jetojë në harmoni edhe me të tjerët.
    Edhe dicka tjeter Genius,mos i merr nga wikipedia dhe nga faqe te ndryshme per paqen,por shkruaji vet ato qe di ti per paqen.
    Romantik likes this.
  14. GENIU$

    GENIU$ Anëtar i njohur

    Nese e ke lexuar me vemendje jam shprehur me lart se eshte nje shpjegim si konceptohet paqja ne teresi,ajo qe ka rendesi eshte se perben nje teme per diskutim dhe jo nga e kane burimin,aq me teper kur ato 2 fali qe ke shkruar edhe vete jane ta marra nga interneti...
    Dhe te them dicka tjeter se nuk je personi i duhur per te me keshilluar mua ne lidhje me temat qe hap,por mundohu te shkruash vete dicka me vlere ti sherbeje te pakten dikujt dhe mos bej postime sa per numer(ta them kete meqenese u mundove te me besh nje verejtje pavaresisht se ishte PA VEND,pra po ta kthej "nderin").
  15. P.N.SH

    P.N.SH Anëtar aktiv

    Mire pra.Edhe ti e ke marre nga interneti ate dhe qetsohu zonushe e nderum se nuk te preku njeri.
    Le ta shikojme sa e zgjuar je.
    A jane njerzit kafshe zotrote?
    Edhe sa per paqen,ti nuk di asgje.
    Te gjithe nuk jemi ne paqe.
    Jemi gjithmone ne lufte.
    Kudo ne shqoerine,ne shkolle,ne familje sport e me pak fjale ne jet.
    Behu me sjellshme here tjeter se nuk ta kam borxh qe te sillesh aq keq me mua sepse nuk me njeh.
    Nuk ta kam qortuar asnjehere dhe nuk kam ndermend te te qortoj.
    Mos u bej kurre si e zgjuar.
    Ti qenke kafshe e eger dhe si duket akoma nuk te kane zbutur.
    Nuk jap keshilla sepse nuk jam as shoku yt dhe as komshiu yt.
    Edhe dicka.Shko ne kopshtin zoologjik dhe pellit si gomare sepse te shkon.
  16. Sonia007

    Sonia007 Anëtar i zjarrtë

    Nga wikipedia :/ Por nga diku vajza duhet te bazohet...Plus qe me sa me shume fakte ta kete informacioni aq me mire eshte.Dhe gjithashtu rendesi ka qe ajo ka kerkuar per informacionin,pra dicka ka diitur.
    Nuk ta them me te keq por me kujton dike ;) e kam shumee serizosht mos e merr per ters.
    GENIU$ likes this.
  17. Sonia007

    Sonia007 Anëtar i zjarrtë

    Joo te lutem mos u acaroni,tregoni qetesi.Keni nje femer perpara pak me xhentilese ;)
    GENIU$ likes this.
  18. P.N.SH

    P.N.SH Anëtar aktiv

    Sigurisht.
    Nuk acarohem por nuk kam ndermend te flas me ketu ne kete teme.
  19. GENIU$

    GENIU$ Anëtar i njohur

    Pavaresisht fjaleve te tua ato sme acarojne aspak dhe ne asnje moment nuk u tregova e pasjellshme,,,dhe te lutem shume kujdes me menyren se si me drejtohesh perderisa nuk me njeh siq e the edhe vete,,aq me pak sepse nuk eshte vendi dhe as menyra e duhur,,,cdo kush ka mendimet dhe opinionet e veta dhe eshte e drejta e tij ti shprehe gjithmone brenda temes,,,dhe mos ofendoni.
    Sonia007 and Wise like this.
  20. Drogba

    Drogba Anëtar aktiv

    Wow moj burrneshe qekur paske ardhur ne albforum perseri?
    Romantik likes this.

Share This Page