PARADOKSET SEMANTIKE

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga SI TJETRI, 16 Jan 2005.

  1. Urim Nerguti

    Urim Nerguti Primus registratum

    Re: PARADOKSET SEMANTIKE

    Si Tjetri, ligji i së tretës së përjashtuar nuk mund të përgënjeshtrohet nga një sofizëm (rasti i Epimenidit), sepse sofizma është një mënyrë arsyetimi i cili gjatë rrugës së tij bën qëllimisht një gabim dhe arrin në një konkluzion të gabuar. Pra, për një sofizëm nuk shtrohet çështja nëse është e vërtetë apo e rreme. Problemi i sofizmës është të gjendet pika e dobët e cila ekziston gjithmonë në një arsyetim sofistik, (të kujtojmë termin e rëndomtë : i sofistikuar).

    Në lidhje me "Eshtë rregullë që çdo rregullë ka një përjashtim", mund të them këtë :

    Dihet që çdo rregullë ka një përjashtim i cili e vërteton këtë rregullë, përndryshe ajo nuk do të quhej rregullë. Këtu, fjala "rregullë" nuk ka kuptimin e një vërtetësie absolute e cila do të ishte e vërtetë në kohë dhe hapësirë, por ajo nënkupton vetëm diçka që ndodh përgjithësisht, pra që ka raste që kjo rregullë nuk ndodh. Kurse në fjalinë tuaj, fjala e parë "rregullë" është e pavend sepse ajo bie ndesh me përkufizimin e rregullës, pra do të kishim një rregullë absolute dhe një rregullë relative. Zgjidhja do të ishte formulimi në këtë mënyrë : "Eshtë e vërtetë që çdo rregullë ka një përjashtim." Dhe këtu termi "e vërtetë" ka kuptimin e një të vërtete absolute, siç në rastin e aksiomave matematike të cilat nuk varen nga koha dhe hapësira.
     
  2. Besarta

    Besarta Primus registratum

    Re: PARADOKSET SEMANTIKE

    ajajajjaa me hamende me kete pergjigjje moj Bukuroshe ,po cilit komb na i takove ti,ndoshta je amerikane apo cfar ?Jo jo je shqiptare sigurisht /pf/images/graemlins/laugh.gif Me vjen shume keq se cfar do qe te thuash per kosovaret (genjejne apo jo)aty hyn edhe ti sepse kosovar shqiptar jane nje-1
     
  3. Bukuroshja

    Bukuroshja Primus registratum

    Re: PARADOKSET SEMANTIKE

    po te lutem parajsa mos i merni kaq seriozisht te gjitha qe shkruhen ketu!
    Si Tjetri po bente detyrat dhe une po terhiqa pak vemendjen tuaj
    nuk merzitem une se jam mesuar me kritikat e forumit
    qendron shpegimi i Kukes e vetmja menyre llogjike e shpegimit te paradoksit :wave:
     
  4. zog

    zog Primus registratum

    Re: PARADOKSET SEMANTIKE

    huq je vete : po shpjegoj !

    une jam tironc, dhe deklaroj : TE GJITHE tironcit jane rrenacake.

    aresyetim :

    zgjidhjen e shprehjes time e cila merr vleren e nje ushtrimi llogjik, e permban fjala me te medhaja TE GJITHE. eshte pikerisht kjo qe percakton AUTOMATIKISHT qe une jam rrenacak (genjeshtar) ngaqe edhe une bej pjese tek ata TE GJITHE (tironcit).


    duke qene se une genjej, TE GJITHE kthehet ne te kunderten e saj JO TE GJITHE; dhe fare thjesht perftojme shprehjen: JO TE GJITHE tironcit jane rrenacake. ose te gjithe tironcit NUK genjejne. pra ne kete rast te dyte opozicioni i fjales GENJESHTAR eshte JOGENJESHTAR.

    ndersa vazhdimi qe i ben ti (dmth greku me greket e tjere e me pas historia) eshte i gabuar, ngaqe JU fjales TE GJITHE i vini per te kundert ASNJE, ndersa fjales GENJESHTAR per te kundert I DREJTE.

    problemi eshte se JO TE GJITHE nuk do te thote ASNJE, po ashtu une megjithese mund te mos genjej kjo s'do te thote se kam te drejte.

    paradokset krijohen ne gjuhe, nga varferia ose mos saktesia e te shprehurit. une fare mire mund te shprehesha keshtu: te gjithe tironcit PERVEÇ MEJE jane rrenacake.

    po ta shohesh me vemendje edhe e thene keshtu rolin e luan vetem fjala TE GJITHE. pra neqoftese jam une qe rrej, shprehja nuk behet : te gjithe tironcit perveç meje kane te drejte, siç do ta beje ti, por JO TE GJITHE tironcit perveç meje jane rrenacake. ngaqe negacioni i TE GJITHE eshte JO TE GJITHE.

    pra siç mund ta shohesh, ai spirali i pafund ose rrethi ciklik, nuk eshte veçse deshire apo pikeveshtrim i gabuar.


    qe ne kohe te grekeve keto "lojera fjalesh" nuk u morren asnjehere seriozisht. pas tyre nuk fshihet asnje MISTER.
     
  5. zog

    zog Primus registratum

    Re: PARADOKSET SEMANTIKE

    dhe per te vazhduar ja nje paradoks : mut qeni me lesh.

    cili eshte me lesh, muti apo qeni ? kush e gjen ?
     
  6. Urim Nerguti

    Urim Nerguti Primus registratum

    Re: PARADOKSET SEMANTIKE

    Zogu, herën e parë HUQ nga e majta, kësaj rradhe HUQ nga e djathta. Edhe një herë dhe në shenjë.
     
  7. zog

    zog Primus registratum

    Re: PARADOKSET SEMANTIKE

    paradoks tjeter : LINDJE .

    ne shqip quhet pjesa opozitare e perendimit. nepermjet saj dielli konsiderohet TE LINDE çdo mengjes.

    por a eshte dielli qe lind, apo toka qe rrotullohet rreth aksit te saj.

    e forta e kesaj pune eshte qe fjala shqipe LINDJE (e cila vjen nga INDI pra vendi ku lind dielli, ne ate kohe te hershme japonia dhe kina qene te panjohura) ka lindur fjalen latine LEVARE qe do te thote NGRIHET.
     
  8. zog

    zog Primus registratum

    Re: PARADOKSET SEMANTIKE

    o kuksi mos u trego LEGEN, kur s'ke me gjo me thone MBYLLE dhe hidhu tej.

    ose argumento, se na çave trapin.

    ndryshe te rrofshin ato e-te me dy pikat lart.

    siduket akoma se ke marre vesh qe pikat vihen mbi I-ne
     
  9. Urim Nerguti

    Urim Nerguti Primus registratum

    Re: PARADOKSET SEMANTIKE

    Zogu, me fal nese jeni prekur. Por aty futa nje doze te vogel ironie sepse e perseris je menjane çeshtjes. Sofizmi i Epimenidit eshte nje spirale qe vazhdon ne pafundesi. Nqs nuk kapet "kleçka" ne jemi te denuar per te mos dalur nga rrethi vicioz. Megjithate, e di se po t'a shikosh edhe nje here, do t'a kuptosh sepse ky rast eshte nje rast shkolle qe perdoret si shembull i sofizmave.
    "Kleçka" eshte per te deklaruar qe nuk eshte e vertete qe te gjithe Kretasit genjejne.

    Megjithate, falemnderit per verejtjen e atyre pikave, te pakten kur te korespondoj me ju, do t'i evitoj.
     
  10. SI TJETRI

    SI TJETRI Primus registratum

    Re: PARADOKSET SEMANTIKE

    Kukës,unë nuk e di e as besoj që përkufizimi i rregullës është që të ketë një përjashtim që do ta[shkruhet pa apostrof]]vërtetonte.Fjala "rregull" sëkëndejmi është me vend në të dy rastet e përdorura.Aq më pak besoj të barazohet përkufizimi që i bëtë ju rregulles me vleren e një aksiome matematikore,kete besoj se as ju nuk e mendoni vertet.
    Perparesia e ketij paradoksi ndaj te meparshmit eshte se ky nuk eshte thene nen shtysen per te krijuar nje sofizme.
     
  11. SI TJETRI

    SI TJETRI Primus registratum

    Re: PARADOKSET SEMANTIKE

    Me ben pershtypje shpjegimi i fjales lindje,qe s'e paskam ditur.
    Sa u perket shembujve qe solle ,ata nuk jane paradokse,ti ne ata shembuj vetemse ke perdorur figura stilistike.
     
  12. Urim Nerguti

    Urim Nerguti Primus registratum

    Re: PARADOKSET SEMANTIKE

    Si Tjetri, nuk keni lexuar mirë më duket, dhe jo atë çka shkruhet nëpër rreshta, por atë midis rreshtave.

    Rregulla ka gjithmonë nevojë për një përjashtim ndaj vetes për që ajo të quhet rregullë. Kështu që pa një përjashtim nuk mund të kemi rregullë.

    Rregullën nuk e kam përkufizuar fare si aksiomë, por ajo fjala e parë "rregullë" ne fjalinë tënde është pavend sepse ajo duhet zëvendësuar me "e vërtetë" dhe është kjo e fundit ajo e cila merr vendin e një aksiome matematike të vlefshme gjithmonë dhe gjithkund.

    Për Bukuroshen, bëj pak vend të lutem në atë kutinë tënde të mesazheve se n'a ke bllokuar fare.
     
  13. SI TJETRI

    SI TJETRI Primus registratum

    Re: PARADOKSET SEMANTIKE

    Kukes,po për këtë të vërtetën, që po e quan ti e që në paradoks permbahet nga fjala rregull,edhe unë pata fjalën dhe thashë se nuk mund të barazohet me një aksiomë,ndonëse i jam shmangur shpjegimit te plote duke menduar se po kuptohet per cilen rregull eshte fjala.
    Arsyeja pse ndermora kete postim eshte qe ta çojme deri ne fund kete punen se a eshte e thene qe rregulla te kete patjeter nje perjashtim,perse une besoj se nuk eshte e thene,perndryshe shume rregulla qe i njohim si rregulla nuk po u dashka t'u themi rregulla.Ja nje e tille qe s'ka perjashtim-Eshte rregull[shkruhet pa "ë"] gramatikore e shqipes qe kundrinori i drejte te vihet ne rasen kallezore-
     
  14. SI TJETRI

    SI TJETRI Primus registratum

    Re: PARADOKSET SEMANTIKE

    Po arsyeja me e thelle qe me ben te mos e pranoj perkufizimin tuaj,Kukes, per rregullen se duhet te kete te pakten nje perjashtim ,eshte kjo:

    Per te qene i sakte perkufizimi i rregulles,per te perkufizuar rregullen duhet ndjekur metoda,pas se ciles nisemi nga e pjesmja per te e pergjithshmja.Pse do ndjekur kjo metode,sepse ne nuk e krijojme te verteten qe permbahet nga rregulla.Kur ju po thoni se duhet te jete nje perjashtim qe ta vertetoje rregullen,sikur po i vini kusht se vertetes qe per te qene rregull duhet te permbaje nje perjashtim,thene ndryshe po niseni nga e pergjithshmja per te e pjesmja.Te e pergjithshmja juaj sigurisht se keni arritur nga nje a me shume rregulla,te cilat kane perjashtim,po kjo nuk i detyron te tjerat rregulla te kene doemos perjashtim,do te ishte abstrakte te mendohej kjo.Une di se ka rregulla qe kane perjashtim dhe aso qe s'kane perjashtim dhe te dy llojeve u thone rregulla.Po te ishte regulla ekskluzive vetem per te parat,do te duhej te ishte nje skaj[term] tjeter ,i cili t'i permbante te dytat[ato qe s'kane perjashtime].Sigurisht qe po te ekzistonte ky skaj ,s'do te qendronte argumentimi qe solla me lart.Po cili na qenka ky skaj?
     
  15. SI TJETRI

    SI TJETRI Primus registratum

    Re: PARADOKSET SEMANTIKE

    Verejtje:nuk desha te perdor qelimisht fjalet metode induktive e metode deduktive.
     
  16. Indulgence

    Indulgence Primus registratum

    Re: PARADOKSET SEMANTIKE

    Nje verejtje e vogel miqesore-femerore protagonisteve kryesore te kesaj bisede...

    Mund ta vashdoni kete diskutim filozofik pa demonstruar kompeticion testosteroni, ose shqip, SI TJETRI, mos u perpiq qe me cdo kusht te tregosh qe ti e ke Paradoksin Semantik me te madh /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
     
  17. Urim Nerguti

    Urim Nerguti Primus registratum

    Re: PARADOKSET SEMANTIKE

    Or mik, le të shikojmë nga më afër : Ju thoni : "Eshtë rregullë që çdo rregullë ka një përjashtim". Për lehtësi studimi po e shkruaj kështu : "Eshtë rregullë (1) që çdo rregullë (2)ka një përjashtim." Meqënëse qenka rregullë (1) që çdo rregullë (2) të ketë një përjashtim, atëherë i bie që vetë kjo rregullë (1) të ketë një përjashtim, pra që rregulla (2) nuk ka përjashtim. Dhe kjo bie ndesh me atë çka sapo pohuam, që çdo rregullë ka një përjashtim. Kjo kontradiktë kapërcehet duke thënë që nuk është rregullë (1) por E VERTETE që çdo rregullë ka një përjashtim. Unë nuk e kuptoj përse vendosen rregullat nqs ato nuk kanë asnjëherë përjashtime, pra nqs ato nuk thyhen ndonjëherë. Dhe më duket se duhet te sqarohemi që ne nuk po flasim për rregulla matematike, siç ajo e treshit, por për rregulla shoqërore, morale. Nqs duhani nuk do të njihej, nuk do të shihnim asgjëkundi të shkruar "No smoking", por kjo shkruhet vetëm sepse ka të tillë që e thyejnë këtë rregullë (që nuk duhet pirë duhan në ambjente publike). Eshtë përjashtimi ai që i jep vlerën rregullës.

    Indulgence, vërejtja juaj është një ndër gjërat më të bukura që kam lexuar në faqet e këtij forumi... /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/wink.gif :wave:
     
  18. SI TJETRI

    SI TJETRI Primus registratum

    Re: PARADOKSET SEMANTIKE

    Kukes,tani i përzieve gjerat e i bëre lëmsh.Si po thua ti,na dalka qe Aristoteli kot qenka perpjekur t,u gjeje zgidhje paradokseve semantike brenda ligjit te se tretes se perjashtuar,e t'u gjesh zgjidhje ne kete plan do te thote ta vleresosh njehere paradoksin ose te vertete ose te genjeshtert e pastaj ta arsyetosh.Te thuash se eshte nje sofizme,kjo nuk mjafton,sofizma nuk eshte nje kategori me te cilen zgjidhen problemet si ky yni.Pastaj kujt e kujt njohja me nocione si sofizma ia prish te menduarit ndjeshem,duke futur kete nocion ne cdo qeshtje.
    Edhe njehere po e perseris,kerkojme zgjidhej te ketyre paradokseve brenda ligjit te se tretes se perjashtuar,kush nuk u gjen dot,te mos i pengoje te tjeret te perpiqen.
     
  19. SI TJETRI

    SI TJETRI Primus registratum

    Re: PARADOKSET SEMANTIKE

    Kukes,tani i përzieve gjerat e i bëre lëmsh.Si po thua ti,na dalka qe Aristoteli e plote te tjere pas tij kot qenkan perpjekur t'u gjejne zgidhje paradokseve semantike brenda ligjit te se tretes se perjashtuar,dhe t'u gjesh zgjidhje ne kete plan do te thote ta vleresosh njehere paradoksin ose te vertete ose te genjeshtert e pastaj ta arsyetosh.Te thuash se eshte nje sofizme,kjo nuk mjafton,sofizma nuk eshte nje kategori me te cilen zgjidhen problemet si ky yni.Pastaj kujt e kujt njohja me nocione si sofizma ia prish te menduarit ndjeshem,duke futur kete nocion ne cdo qeshtje.
    Edhe njehere po e perseris,kerkojme zgjidhje te ketyre paradokseve brenda ligjit te se tretes se perjashtuar,kush nuk u gjen dot,te mos i pengoje te tjeret te perpiqen.
     
  20. SI TJETRI

    SI TJETRI Primus registratum

    Re: PARADOKSET SEMANTIKE

    Ne paç ndonje ide thuaje ,e mos paç ,mos na bej tifozllek ketu
     

Shpërndajeni këtë faqe