PARADOKSET SEMANTIKE

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga SI TJETRI, 16 Jan 2005.

  1. Urim Nerguti

    Urim Nerguti Primus registratum

    Re: PARADOKSET SEMANTIKE

    Uuuu Tjetri, po ju nuk qenkeni dhe si të tjerët... ! Se të paktën, galanteria do t'ju kishte penguar të jepnit ultimatume. Nejse, ju e kuptoni termin "galanteri", më duket se bie këndej nga Franca... dhe përdoret për zonjushet...

    Unë nuk po pengoj asnjë or mik, por më duket se nuk po n'a afrohen se po i biem kavallit... Njëri shpatit, tjetri malit, zor se do të shihemi ndokund...
    Nuk jam specialist i Aristotelit, dhe nuk është ai libri im i poshtë-jastëkut. Ky principi i së tretës së përjashtuar me të cilin po merremi si shumë thotë që ndër dy parashtrime apo propozime kontradiktore, njëra është e vërtetë dhe tjetra e rreme, dhe se nuk ka rrugë të mesme. Por, mua më duket se ne nuk jemi fare në këtë rast. Ne kemi përpara disa formulime të cilat për gabim (qëllimisht) formulimi ne mbyllemi në një rreth vicioz. Se ku e shihni ju të tretën e përjashtuar, këtë unë nuk e di. Sofizmat nuk kanë asnjë lidhje me të tretën e përjashtuar.

    Sidoqoftë, po ju ndihmoj dhe po ju bëj thirrje forumistave jo-sofistë dhe jo-të-tretë-përjashtimistë që të afrohen pak këtu se unë nuk kam ç't'ju bëj më. Good luck !
     
  2. Indulgence

    Indulgence Primus registratum

    Re: PARADOKSET SEMANTIKE

    Hmmmmmmm...

    1) Kukes...Malesor...Galant

    2) Si Tjetri... Ferizaj...Malesor...Ultimatums

    E para duket si paradoks... e dyta si aksiome...
    :shrug: :confused:
     
  3. Urim Nerguti

    Urim Nerguti Primus registratum

    Re: PARADOKSET SEMANTIKE

    E dashur Indulgence !
    Më lejo të të drejtohem në vetën e parë njëjës sepse tani njihemi dhe kemi patur shumë shkëmbime forumore në lidhje me temat që n'a interesojnë /pf/images/graemlins/wink.gif . Galanteria vlen vetëm për kontaktet e para, të paktën për adresimin ndaj njeri-tjetrit. Ti e ke kapur shumë drejt paradoksin tonë :thumbsup: , i cili mund të formulohet kështu :

    Eshtë paradoksale që e njëjta madhësi (malësor)të matet me të njëjtën masë (galanteri) dhe të rezultojnë dy përfundime të ndryshme (paradoks dhe aksiomë). Sepse këto dy përfundime kalojnë përmes dy vlerave që marrin këto dy matje : për të parën vlerën : galant, dhe për të dytën : ultimatums.
    Por, nga ana tjetër, në vend të kësaj "paradoksale" të cituar më lart, ne mund të vëmë fare mirë fjalën "aksiomë", dhe përfundimi është i njëjtë. Pra, rrjedh që termi "paradoksale" mund të zëvendësojë fare mirë termin "aksiomë", kur dihet fare mirë që ato janë kontradiktore. Dhe kështu, ne mbërrijmë në një paradoks aksiomatik ose aksiomë paradoksale. Por a janë këto e njëjta gjë ? Le të shohim nëse si njëri apo Si Tjetri do të munden për të dalur nga kjo dilemë. :confused:
     
  4. SI TJETRI

    SI TJETRI Primus registratum

    Re: PARADOKSET SEMANTIKE

    Kukes, qenkemi keqkuptuar me sa po shoh,ai "ultimatum" s'pati te bente me ju po me ate vajzen qe nderhyri pa vend..Une çmoj gjithe ato qe keni shkruar sado qe nuk pajtoheshim se cili kendveshtrim kishte perparesi per çeshtjen qe rrrahnim.Te pakten per respekt ndaj emrit qe bartni ketu ne forum s'do te ju jepja ultimatume.
    Sidoqofte,kthehemi te e rendesishmja.Fjalet rregulli dhe rregulla dallojne njera me tjetren.Rregulla shoqerore ka njejesin -rregulli-,ndersa rregulla gramatikore ta zeme ka njejesin -rregulla-.Ne trajten njejes te pashquar dhe ne shumes te shquar e te pashquar kane te njejten forme si njera fjale si tjetra,prandaj shumekush i mendon te njejta.
     
  5. Urim Nerguti

    Urim Nerguti Primus registratum

    Re: PARADOKSET SEMANTIKE

    Si Tjetri, unë nuk jam keqkuptuar fare në lidhje me ultimatumin, por ju e keni kuptuar keq postimin tim (le të jetë thënë kalimthi, të keqkuptuarit është ndryshe nga të kuptuarit keq). Mendova se ai termi "galanteri" (po e shkruaj në origjinal "galanterie") do t'ju adresonte drejt personit të duhur për të kërkuar ndjesë (zj. Indulgence). Por siç duket, ka patur një gabim adrese ose një gabim postieri. Megjithatë, e ndjej të nevojshme të bëj një përkthim fjalë për fjalë të termit galanterie : "Mirësjellje, mënyra të kujdesshme të një mashkulli kundrejt femrave".
     
  6. SI TJETRI

    SI TJETRI Primus registratum

    Re: PARADOKSET SEMANTIKE

    Po kjo fjale,megjithate,nuk paska te beje me djaj e si te me adresonte drejt!
     
  7. SI TJETRI

    SI TJETRI Primus registratum

    Re: PARADOKSET SEMANTIKE

    Pastaj meshkuj e femra nuk jane vec njerezit!
     
  8. Urim Nerguti

    Urim Nerguti Primus registratum

    Re: PARADOKSET SEMANTIKE

    Si njëri ashtu Si Tjetri vazhduan rrugën e tyre, të bindur që nuk kishin kuptuar gjë, e të lumtur që kishin kuptuar keq gjithçka. Dhe të dy, dorë për dore, në një dialog një-rreshtor të shkëputur nga ndonjë rresht dialogu, qeshnin me të madhe në lumturinë e talljes së tyre të vetvetes.

    Është absurde dhe domethënëse që të shprehet në një mënyrë kaq absurde dhe domethënëse një absurditet dhe domethënie kaq e madhe.

    Le t'ua ndërrojmë vendet : Eshtë absurde dhe domethënëse që të shprehet në një mënyrë kaq domethënëse dhe absurde një domethënie dhe absurditet kaq i madh.

    absurde - në mënyrë absurde - absurditet
    domethënëse - në mënyrë domethënëse - domethënie

    absurde - në mënyrë domethënëse - domethënie
    domethënëse - në mënyrë absurde - absurditet

    Ah, kjo semantika... I bën njerëzit të shprehen në mënyrë aq absurde mbi objektin dhe aq domethënëse mbi subjektin. Një zbulim i dyfishtë, revelation... pothuaj i paramenduar.

    E kisha nuhatur që Indulgence kishte prekur në pikën e dobët, dmth në shenjë, sepse këtu duhet shenjuar kur duam të prekim dikë. Eshtë pika e dobët ajo që rregullon shenjeshtrën, dhe Paris (ndoshta nga Gaulle... ?!)e dinte fare mirë këtë. E si njëri dhe Si Tjetri, të plagosur për vdekje, duke kuisur aq sa të të dhembë shpirti, mundoheshin akoma t'i mbushnin mendjen vetes që e gjitha kjo ishte një ëndërr. Dhe pas kësaj, s'ka si të ndodhë ndryshe, recidivi është i pashmangshëm, tundues, aq më tepër kur jemi të përgatitur qysh herët për këtë, dhe kur ndoshta n'a kanë përgatitur kështu.

    Dhe pastaj fillojmë dhe u dredhojmë shigjetave pasi kemi ngrënë nja dhjetë të tilla, sepse siç duket, ajo fatalja është akoma në ruajtje, akoma në ngrehje, dhe akoma në shenjim.

    Indulgence e dashur, më duhet të të kërkoj ndjesë në emër të kësaj race dredhuese shigjetash që quhet raca mashkull. Me dy rreshta fatalë për veten e tij, Si Tjetri n'a bën të skuqemi para engjëjve, sepse ato mund t'i pranojnë të gjitha, por jo t'u vihet emri i armiqve të tyre, djaj. Edhe kjo do të jetë një nga ato paradokset semantike... të pazgjidhura ngaqë e pazgjidhshme dhe e pakuptueshme.

    Si Tjetri, më duhet t'ju them që (ngaqë flas ndopak gjuhën e engjëjve), me dy rreshta fatalë, fatalisht për veten tuaj, ju keni treguar fatalitetin e qenies suaj fatale.
     
  9. SI TJETRI

    SI TJETRI Primus registratum

    Re: PARADOKSET SEMANTIKE

    Nuk di pse nuk po me jepet te ju pergjigjem me keso shakash,ndoshta pse nuk po dua te zhvijohet tema e ndoshta nga vetedija se po t'u pergjigja kesilloj s'na mbetet muhabet pastaj.
     
  10. Triumfi

    Triumfi Primus registratum

    Re: PARADOKSET SEMANTIKE

    SI TJETRI, ndoshta Kukës-i "nuk po kuptonë se duhet kuptuar që njeriu i denjë për debat duhet të posedonte "mirëkuptim" në të kuptuar SI TJETRI".


    /pf/images/graemlins/smile.gif
     
  11. Indulgence

    Indulgence Primus registratum

    Re: PARADOKSET SEMANTIKE

    E dija qe po futesha ne nje territor jo miqesor (nje tufe meshkujsh, shumica malesore filozofofile), por isha mese e papergatitur i dashur SiTjetri...

    Falemnderit per dashamiresine dhe respektin i dashur Kukes! Midis te tjerash, me postimet e tua (veta e dyte, njejes /pf/images/graemlins/wink.gif )ne kete teme me ke ndihmuar te rivleresoj nje nga aksiomat shekullore mbi raportet veri-jug te shqiptareve... Fale teje, malesoret brenda kufijve te atdheut nuk jane me te stigmatizuar... dhe shpresoj qe kjo te jete rregulla dhe jo perjashtimi per te cilen rregulla ekziston...

    Duke mos kerkuar ndjese, dhe duke mos premtuar se nuk do nderhyj sa here te me teket (dhe sa here ta shohin me vend moderatoret per te me ndaluar), ju ftoj ta vazhdoni diskutimin e paradokseve semantike...
    :angel:
     
  12. Urim Nerguti

    Urim Nerguti Primus registratum

    Re: PARADOKSET SEMANTIKE

    Meqë kjo semantika është për t'u kapur pas fjalëve, edhe unë do të hyj në këtë valle të hequr si nga njëri dhe nga Tjetri. Nuk e kisha dëgjuar më parë këtë emër "emër", por për hir të numrit të postimeve të tij (666 ?!), ky "emër" mund të kishte zgjedhur për të abstenuar, ose dhe të thoshte diçka në lidhje me këto semantika, por "666" preferon të luajë rolin e zjarrfikësit duke hedhur benzinë në zjarr...

    Një paradoks tjetër : "Çudia fillon të shfaqet jo kur gjëja është akoma e çuditshme, por kur ajo është kuptuar deri në fund."

    Sepse, me t'u larguar befasia, vendin e saj e zë shqyerja e syve : si ka mundësi që këmbëngulet kaq shumë në paradokset e veta (kësaj rradhe jo semantike, por thelbësore) ? Sepse, të vazhdosh të zbërthesh enigmat e botës pa marrë mundimin për të njohur sadopak enigmat e veta, edhe kjo është një paradoks. Si Tjetri, në një indiferencë totale, n'a kërcënon me ndërprerje muhabeti. Më falni, por fjala "muhabet" është fare pa lidhje këtu. Të mos kuptosh që kërkimi i faljes dhe paraqitja e ndjesëve kundrejt një femre është gjëja më e natyrshme në botë (dhe jo paradoksale siç mendon "emri" "Si Tjetër"), dhe që diskutimet mbi hollësitë e semantikës nuk vlejnë asnjë grosh përpara një "më falni" solemne, kjo është njëlloj siç diskutimet e bizantinëve mbi seksin e engjëjve kur turqit ishin në portat e Konstandinopojës.

    Duke qenë lindur në një kohë "ultimatumesh" (dmth, patriarkati), Si Tjetri nuk bën asnjë përpjekje për të dalur nga kushti i tij natyror. Rob i këtij kushti, i vetëkënaqur në privilegjin e tij, Si Tjetri përkundet në idenë e lumtur që me një lëvizje të dorës, ai ka hyrë në paradoksin e mëposhtëm :

    "Vetëkënaqësia më e madhe është kur kemi kënaqësinë më të vogël të vetes."
     
  13. SI TJETRI

    SI TJETRI Primus registratum

    Re: PARADOKSET SEMANTIKE

    Kukës,sa kohë të shkruash"t'a",pra,sa kohë ta ndash pjesëzen dhe trajtën e shkurtër te përemrit me apostrof,sa kohë të shkruash "rregullë",pra me 'ë',sa kohë të flasësh rreth semantikës e të thuash subjekt per kryefjalë e objekt për kallëzues,sa kohë të mos dallosh rregullin[shoqëror]nga rregulla,e sa kohë.....,nuk besoj se ia vlen të zgjatemi te semantika[semantika nuk merret me paradokset,me to merret logjika,përcaktori[cilësori] 'semantike'te sintagma'paradokse semantike' si duket ju ka ngatërruar jo pak.]
    -Në vend që të gjykoj,po shtroj një pyetje: Mos ka të bëjë gjë hiperurbanizmi me ato që shkrove këto herat e fundit.
    Sa për fjalën muhabet,hape fjalorin e shihja kuptimet.
     
  14. Urim Nerguti

    Urim Nerguti Primus registratum

    Re: PARADOKSET SEMANTIKE

    Or mik, ka patur ekzistuar nje here nje film "Dhe telashet s'kane te sosur...". Film shume i bukur... per kete forumin tone.

    E shoh qe nuk paskeni kuptuar asgje nga ato ç'kam shkruar, por po ju ndihmoj pak : kthehuni aty tek ajo puna e objektit dhe subjektit dhe ne vend te tyre vini : objekt-zj. Indulgence, dhe subjekt-z.Si Tjetri. E nese edhe kete here ju nuk kuptoni gje, lereni me mire se nuk ju shpeton as semantika, as paradoksi as rregulli, as rregulla, as rregullë, as dreq as i bir.

    Per hiperurbanizmin, ndoshta ke te drejte, por kam zgjedhur kete perpara ngulitjes fatale ne token shterpe te ekzistences se kote vetem per vete.
     

Shpërndajeni këtë faqe