Partia Myslymane Shqiptare!

Diskutime tek 'Politika Shqiptare (ne te gjitha trojet shqiptare)' filluar nga regele, 18 Apr 2005.

  1. regele

    regele Anëtar aktiv

    Partia Myslymane Shqiptare!

    Sot lexova se ne Shqiperi qenka krijuar Partia Myslymane Shqiptare e cila do te marre pjee ne zgjedhjet e ketij viti. Kjo parti drejtohet nga ish-myftiu i Lezhes, Artan Shaqiri, nje ish-student ne nje prej vendeve arabe.

    A ju duket normale ekzistenca e nje partie me ngjyra fetare ne spektrin politik shqiptar? A nuk po shembellen Shqiperia me shume me nje vend arab apo myslyman si Turqia, sesa me njej vend europian e te emancipuar?

    JU luem jepni mendimet tuaj personale pa ofendime dh e pa u marre me postimet e te tjereve.
  2. komino

    komino Anëtar aktiv

    Re: Partia Myslymane Shqiptare!

    eshte mese normale

    rendesi ka qe te mos marre vota

    eshte nje mundesi qe i jepet shqipetareve te tregojne orientimin e tyre
  3. keraun

    keraun Fillestar

    Re: Partia Myslymane Shqiptare!

    ne radhe te pare duhet te kuptohemi!!une jam kunder çdo feje!!!!!qe ka te drejte te egzistoje nje parti myslimane ne shqiperi ja lejon kushtetuta,ne bote ka shume parti fetare si partite (demokristiane)....tani nuk kemi pse ta bejme ne apo ndo nje tjeter ;problem ;egzistencen e nje partie (demomyslymane :tipsy: )kush do e voton kush sdo nuk e voton,po ka dhe me keq ,ke njerez qe votojne akoma partine socialiste apo ate demokratike [​IMG]
  4. baboku

    baboku Fillestar

    Re: Partia Myslymane Shqiptare!

    Mua nuk me duket problem ekzistimi i kesaj partie.......
    Por idea qe kane myftinjet e shkolluar ne vendet arabe te merren me politike me tmerron.

    Cili eshte programi i kesaj partie?
  5. Sirio00

    Sirio00 Fillestar

    Re: Partia Myslymane Shqiptare!

    fakti qe ne bote ka parti demokristiane nuk do te thote qe ato jane te lidhura me kristianizmin si nje fe e mirefillte. Identiteti fillestar i fjales demokristiane ka lidhje me filozofine perendimore dhe perben ne vetvete nje bashkim mes konservatoreve dhe liberaleve ne vitet 20 te shek 20, kunder rrymave te majta qe po ravijezoheshin gjithmone e me fort ne Evrope.
    Pra, nuk ka kurrfare kuptimi fetar.
    Ne rastin e partise muslimane nuk e kam idene e programit te saj dhe natyrisht qe nuk besoj se do te fitoje ndonje vote e qa me pak vend te kuvend, por mendoj se eshte e teper per nje vend laik si Shqiperia, e cila duhet te kete nje orinetim perendimor.
  6. MLK

    MLK Fillestar

    Re: Partia Myslymane Shqiptare!

    Feja myslimane ne Shqiperi eshte feja dominuese e si e tille eshte prezente ne te gjitha anet e vendit. Ne jemi me fat qe vet shqiptaret qofshin te krushtere, qofshin myslimane kurre nuk kane qen te terhequr nga integrizmi dhe ekstremizmi fetar e kjo eshte nje nga fenomenet qe ne mund te krenohemi ne syte e botes. Vendet arabe nepermjet "fondacioneve" te ndryshme kane futur nje rryme te re konservatore ne vendin tone e kjo jo vetem qe nuk na sherben por na demton!
    Persa i perket partise myslimane nuk e kuptoj se perse duhet te egzistoje pasi nuk di tu mohoen te drejtat myslimaneve shqiptar dhe e dyta feja nuk duhet te jete operacionale ne politike e nuk ka llogjike te pretendoje te marri pjese ne egzekutiv, pra duhet te ngelet ne kuadrin e besimit e spiritualizmit e jo ne ate te udheheqjes se vendit!
    Te gjithe e dime se çfare ka sjelle drejtimi i shtetit nga partite islamike, dhe mund te shohim gjendjen ku ndodhen vendet qe udhehiqen nga parti islamike, nese kemi deshire dhe ne te shnderrohemi si ato vende bujrum le te votojme partine myslimane.
  7. OROSHI

    OROSHI Fillestar

    Re: Partia Myslymane Shqiptare!

    Edhe une mendoj qe:perderisa edhe ne Evrope(ku popullsia eshte 100% e krishtere)ka Parti Demokristiane ne Shqiperi duhet te kete sesben,sepse te Krishteret jane ne minorance.
    Ndersa per nje Parti Muslimane nuk kam asgje kundra,por dyshoj ne patriotizmin e kesaj shtrese perderisa feja cilesohet dhe propagandohet si me e rendesishme se kombi!

    Megjithate orvatjet per krijimin e kesaj Partie jane te kahershme por nuk eshte lejuar.

    Po e lejojne tani??? <img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" />
  8. SkenderbegaS

    SkenderbegaS Fillestar

    Re: Partia Myslymane Shqiptare!

    PO PJEDHEN SHQIPTART EDHE PARTI MYSLYMANE
    JO PER GJA POR DOT MYTEN MA SHUM SE JAN T'MYTUN
    N' <span style="font-weight: bold"> INJORANC </span> EDHE NJAT KASHAT BUK QE E HAN ( FAL EMIGRACIONIT N' EUROP ,JO N VENDET &quot;E PASUNA &quot; ISLAMIKE )....KA PER T'I MUNGU si n'koh t MIGJENIT ......
    PERSHNETJE.
  9. SkenderbegaS

    SkenderbegaS Fillestar

    Re: Partia Myslymane Shqiptare!

    CIAO KUSHO &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/smile.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; [​IMG]
  10. Albert Zylyftari

    Albert Zylyftari Fillestar

    Re: Partia Myslymane Shqiptare!

    Parti myslimane ne shqiperi s'do tingellonte aq bukur ne veshet e perendimit, megjithate mund te jete nje alternative per zhdukjen e korrupsionit.
    Po te shofim Turqine -Partia islamiste po e fut ate ne evrope.
  11. MLK

    MLK Fillestar

    Re: Partia Myslymane Shqiptare!

    hahahaa, pa dashur te ofendoj besimtaret mysliman pasi nuk duhet ber amalgame kreu i myslimaneve shqiptare u vra e lufta e brendeshme ne kryesine e myslimaneve po behet per prona e para. Mos kujtoni si i vem nje emer partise e njerezit qe e rrethojne jane me te vertete myslimane e perfaqesojne myslimanet e ndershem. Problemi ne Shqiperi eshte se politikan eshte bere &quot;zanat&quot; apo profesion e njerezit kerkojne pune si politikan sikur te kerkojne per mekanik apo inxhinier e ndryshe nga perendi (ku as diskutohet qe ka korupsion po ne forma te ndryshme nga ne) ne vendin tone nuk do shkolle te behesh politikan e te merresh me politike.
  12. zog

    zog Fillestar

    Re: Partia Myslymane Shqiptare!

    demokracia e tejmase sjell gjithnje luften.

    kur ka parti demokristiane, greke (te pakicave kombetare), pse mos te kete edhe muslimane, spektri behet i plote.

    nga te gjitha gjen ne shqiperi sot, perveç njerezve te zgjut.


    ps; ironmano, keq do e kesh aty ku jeton, shkruje te bluza &quot;shqiptar katalik&quot;, hahaha te te shohin me sy t'mair.

    pss, pranej lutej cana pardje (ai futbollisti PSG-se ne ndeshjen kundra lionit) n'fushe, qe muslimant t'marrin sa m'shum vota. &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
  13. regele

    regele Anëtar aktiv

    Re: Partia Myslymane Shqiptare!

    Ndryshimi midis partive demokristiane qe permenden ketu dhe Partise Myslymane eshte se asnje parti demokristiane nuk udhehiqet nga prifterinj, ish-prifterinj, njerez te lidhur ngushte me institucionet fetare, ndersa partia myslymane udhehiqet nga nje ish-student ne Arabi, qe ka studiar fene myslymane (kete shkolle ka) dhe nje perpara se te behej kryetar i kesaj partie ishte myfti ne xhamine e Lezhes. Besoj se ka ndryshim shume te madh midis tij dhe Nikolle Lesit....apo dhe partive qe ata udheheqin.

    Me ben pershtypje dhe nje menyre tjeter te menduari: e kemi nje te keqe, pse te mos bejme dhe te dyten???? E kemi nje parti demokristiane (qe s'eshte tamam ashtu) pse mos te bejme nje parti myslymane.
  14. regele

    regele Anëtar aktiv

    Re: Partia Myslymane Shqiptare!

    &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/smile.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/smile.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
    Ti o je shume naiv plako! Ose perpiqesh te na tregosh se je naiv, ose na trajton neve si naive &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/smile.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

    Nuk eshte Partia Islamiste ajo qe po e fut Turqine ne Europe. Eshte i gjithe spektri politik turk... &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/smile.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
  15. eusebio

    eusebio Fillestar

    Re: Partia Myslymane Shqiptare!

    Na Kryqat nuk kena nevoj me e shkru as n'bluz e as kerkund q1 jena t'tille, se asht dasht me t'mjaftu me ndez TV ose radion kta dite... &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

    Myslimant e Shqipnise pjellin ket t'ashtqujtunen Parti x me terhjek vemendjen e Evropes si ato hajvanat e Bosnje-Hercegovines para 11-vjetesh...kuptonje vete sesa vone jeni e sa mend keni... &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/blush.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

    Pse ekziston &quot;Partia Demokristjane&quot; nuk don me than q1 duhet me ekzistu + &quot;Partia Fondamentaliste Myslimane&quot;; apo ka pushu lufta n'Shqipni e si e si ta ndjellim prep 1997... [​IMG]
  16. arun

    arun Fillestar

    Re: Partia Myslymane Shqiptare!

    nga GJergji Bitri

    Nje Zot e di c'po ndodh me Shqiperine e ca me shume me ata qe quhen
    shqiptare!
    Ketu nuk eshte fjala per formime apo jo partish me karakter fetar. Nuk
    eshte
    fjala as per fushaten elektorale (qe nuk eshte ndryshe nga ato te
    meparshmet, pasi edhe protagonistet jane po ata). Nuk eshte fjala as
    per
    Apokalipsin (Sigurimas ose jo). Nuk eshte fjala as per hapjen e
    shkollave
    greke (ironia: ne qytetine te pares shkolle shqipe, pavaresisht se ne
    Greqi
    nuk ka asnje shkolle shqipe). Nuk eshte fjala as per faturate kripura
    te
    energjise elektrike, apo ca me shume per mungesen e saj (megjithese
    Kryeministri, me rastin e fushates se re premtoi qe do ta zgjidhe
    problemin,
    tallja e rradhes). Nuk eshte fjala as per mungesen e ujit. Nuk eshte
    fjala
    as per mos-sherbimin e administrates publike, as per mos sherbimin e
    Ambasadave per ceshtje konsullore per te cilat i detyron ligji. Nuk
    eshte
    fjala as per vogelsira te tipit: dhuna ne stadiumet e futbollit. Nuk
    eshte
    fjala as per papunesine (sepse baret e kafenete jane plot)....

    Fjala eshte...e ketu me ngecin fjalet... Pra, fjala eshte te mungesa e
    respektit per gjene me te shtrenjte te njeriut: JETEN.
    Po, po. E para gje qe te bie ne sy ne Shqiperi, sidomos kur shkon per
    vizite
    pas disa kohesh qe jeton ne emigracion, eshte pikerisht kjo: MUNGESA E
    RESPEKTIT PER JETEN.
    Te vetmet gjera qe nuk kane aspak vlere ne Shqiperi jane: KOHA dhe
    JETA.

    Per mosevleresimin e KOHES, mjafton te shohesh baret e kafenete dhe
    bisedat
    boshe qe behen. E kjo eshte ceshtje serioze. Por sot s'po merrem me
    kete.

    Me skandalozja e tragjikja eshte mosvleresimi i JETES. JETA e njeriut
    ne
    Shqiperi ka vleren ZERO.
    Ketu s'e kam fjalen per vrasjet, me apo pa kanun.
    Ketu e kam fjalen per ata qe jane te detyruar nga ligji t'i sherbejne
    JETES,
    e te shpetojne JETE.
    E kam fjalen per ata qe punojne ne Sherbimin Shendetesor te Shqiperise.
    Per
    ata qe vetequhen Mjeke, Infermiere e ku di une tjeter, por qe ne baze
    te
    ligjit jane punesuar te shpetojne JETE njerezish.
    E dikush mund te dale ne mbrojtje te dikujt, qe mund te jete nje ne
    njemije,
    se nuk eshte keshtu. Se jo te gjithe mjeket jane te pandergjegjeshem,
    se ka
    mungesa aparaturash, se ka mungesa barnash, se keshtu e se ashtu...
    Jane te gjitha brockulla. Sistemi shendetesor ne Shqiperi eshte te
    thuash
    pak PERTOKE. E keqja me e madhe eshte te majisja e problemit. Te gjithe
    te
    vetequajturit Mjeke e Infermiere, jane thjeshte TREGETARE. E per fatin
    e keq
    te atyre qe jetojne ne Shqiperi (fjala eshte per popullin), keta jane
    TREGETARE TE PASKRUPULLT. Ku mall eshte pikerisht JETA E NJERIUT.

    Natyrisht, dikujt i intereson qe gjendja te jete e tille. Eshte pak te
    thuash SKANDALOZE qe nje i vetequajtur Mjek nuk shkon te shohe
    pacientin per
    te pakten 2 jave (jam vete deshmitar sepse ka qene ne kurriz te babait
    tim).
    Eshte pak te thuash SKANDALOZE qe nje e vetequajtur Infermiere nuk te
    ben
    injeksionin ne qofte se nuk e paguan. Eshte pak te thuash SKANDALOZE QE
    SPITALI &quot;NUK KA&quot; BARNA, POR TE TREGOJNE FARMACINE KU TE SHKOSH T'I
    MARRESH.
    KY NUK ESHTE SKANDAL. KY ESHTE TURPI I MADH I SHQIPTAREVE.

    Pazaret per operacionet jane &quot;normale&quot;. Parate qe paguhen per &quot;vizitat&quot;
    qe
    behen jane &quot;normale&quot;. Blerja e barnave te SPITALIT eshte &quot;normale&quot;.
    Prurja
    nga shtepia e carcafeve e batanijeve eshte &quot;normale&quot;. Dhe gjithshka
    ndodh ne
    SPITALIN SHTETEROR. GJITHSHKA ESHTE SHTETERORE, VECSE PARATE I MARRIN
    TE
    VETEQUAJTURIT mjeke e infermiere. Dhe sherbimi i ofruar eshte NEN ZERO.
    E
    KETA TE VETEQUAJTUR mjeke e infermiere, KANE EDHE GUXIMIN TE KERCENOJNE
    ME
    GREVA PER &quot;RRITJE PAGE&quot;!!!!

    Degradimi i strukturave spitalore eshte emergjence akute. Por kujt ia
    thua.
    Te gjithe ata qe drejtojne, nga strukturat e bazes e deri ne
    Kryeministri e
    dine fort mire gjendjen. Natyrisht te gjithe fshihen pas gishtit.
    Dikush ka
    edhe kurajon te ironizoje e tallet duke thene se nje operacion te
    &quot;thjeshte&quot;
    ne sy jashte shtetit (me vlere rreth 10-20mije$) shumica e shqiptareve
    mund
    ta perballojne.
    Dhe njerezit e shkrete rropaten. Perplasen sa andej-kendej. Nuk dine
    nga
    t'ia mbajne.
    Une nuk e di si vazhdojne t'i quajne spitale ato ngrehina. Ato cdo gje
    mund
    te jene, VEC SPITALE JO.
    Ato jane varrezat e te gjalleve. PO, PO: VARREZAT E TE GJALLEVE. ATY TE
    RRJEPIN PER SE GJALLI. KUR VDES (per fat te keq nuk ndodh rralle)
    SHPETON,
    ne nje fare menyre, sepse i shpeton RRJEPJES PER SE GJALLI.

    Aty nuk ekziston me BETIMI I HIPOKRATIT. ATY EKZISTON VETEM PARAJA. E
    KJO
    PARA' ESHTE ME E NDYRE SE E TRAFIKANTEVE TE TE GJITHA LLOJEVE. TALLJA
    ME
    JETEN ESHTE KRIMI ME I MADH QE PO BEHET SOT NE SHQIPERI.


    Nuk po shkruaj me teper. Thjesht doja te shkruaja dicka qe me ka
    ngacmuar
    prej kohesh. Faktet mund t'i servir po t'i kerkoj ndokush, por besoj
    fshati
    qe duket s'do kallauz. Pak a shume, gjithkush qe ka te aferm ne
    Shqiperi,
    duhet ta kete provuar ne kurriz.

    Nuk e shkruaj per polemike, por rrenqethem nga zelli qe ka shumica te
    tjerre
    e tjerre, ceshtje pa asnje vlere. Merremi me shume me te vdekurit (Zot
    na
    ndje per Papen, a thua ishte Apokalipsi ky?) se sa me te gjallet.

    Kjo nuk do te thote qe prekja e kesaj ceshtje ketu eshte zgjidhje e
    problemit. Une s'jam aq naiv.


    Gjergji Bitri
  17. keraun

    keraun Fillestar

    Re: Partia Myslymane Shqiptare!

    arun mua me pelqeu çfare ke postuar,e jam dakord me ty......por je jashte teme.!Regele mu duk sikur me ishe drejtuar mua me postimin tend ,prandaj po te pergjigjem..po ta lexoje me mire larte çfare kam shkruajtur,do kuptoje qe vetem me nje akte te maskarait(e kuptove per ke e kam &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; )kam qene ,jam e do te jeme dakord,zhdukjen e çdo lloj feje nga shqiperia,une shkruajta qe nje parti te quhet myslymane e lejon kushtetuta(pastaj duhet pare çfare programi ka kjo parti)per mendimin tim nuk duhet lejuar,por nuk duhet lejuar as edhe ndo nje parti demokristiane...tani per tipin tjeter me siper qe thote se partite demokristiane nuk kane te bejne me fene, &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/confused.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; te vi te jetoj ne Itali e te degjoje,!!çfare thote kardinal RUINI,te njejten fjale e perserisin BUTIGLIONE,FOLLINI,etj etj....
  18. eusebio

    eusebio Fillestar

    Re: Partia Myslymane Shqiptare!

    Shqiptart s'kan nevoje me ardh me jetu n'Itali e me ndig'ju se ça thote Kardinal RUINI, se e kan pase Kardinal Koliqin tan jeten n'Shkoder e nuk ja kan vu veshin... [​IMG]
  19. jimmy84

    jimmy84 Fillestar

    Re: Partia Myslymane Shqiptare!

    Tani qe u hap kjo partia u hap. Qe nuk mendoj se eshte gje e mire,nuk mendoj. Sic e tha edhe dikush aty me lart, kleri musliman shqiptar eshte i percare dhe nuk me duket aspak dobiprurese nje parti e tille. Thjesht do shtoje percarjen dhe konfliktet. Dhe te mos harrojme qe kryetari i saj eshte nje ish-student qe i perket krahut radikal.
  20. D-J

    D-J Anëtar aktiv

    Re: Partia Myslymane Shqiptare!

    http://www.albforumi.com/af/ultimatebb.php/ubb/get_topic/f/2/t/000637

    ja tha more ja tha, ja tha, po kujt ja tha &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

    i want my money back, po te gjith borxhlinjt me fshihen &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

Shpërndajeni këtë faqe