perrallat dhe domethenia e tyre

Diskutime tek 'Psikologjia' filluar nga romeo, 4 May 2003.

  1. romeo

    romeo Forumium maestatis

    perrallat dhe domethenia e tyre

    Ne psikologji simbolet zene nje vend mjaft te rendesishem. Natyrisht ato ndryshojne interpretimin e tyre ne baze te shkolles psikologjike qe e formulon ate. Nje rast mjaft i njohur dhe i studiuar nga shume rryma psikolgjie eshte interpretimi i perralles „Kesulekuqja“. Kjo ndodh per faktin e thjeshte se kjo perralle eshte nje nga me te njohurat, sidomos pas perpunimit te bere nga ana e vellezerve Grimm. Psikanaliza e karikon kete perralle me nje intepretim ne çeles seksual, ku personazhet dhe vendet kane nje domethenie te dyte :

    Kesulekuqja eshte nje vajze qe sapo ka arritur moshen e adoleshences dhe po ben hapat e para e asaj qe eshte fillimi i saj seksual. Kesula e kuqe qe ajo ka ne koke nuk domethene asgje tjeter perveçse menstruacionet e para.

    Pylli eshte vendi i misterit , domethene universi mashkullor.

    Gjyshja ne kete rast shihet si nje grua tashme e vjeter qe ka bere eskursusin e saj, mbesa ushqen kundrejt kesaj figure nje fare urrejtje jo te ndergjegjeshme, pikerisht sepse ajo shihet si nje figure rivale qe ka bere ato eksperienca per Kesulekuqen te ndaluara.

    Ujku ne kete rast perfaqeson misterin, domethene mashkullin. Kesulekuqja eshte perseri ne menyre te pandergjegjeshme e terhequr nga kjo figure. Kjo gje duket shume mire ne momentin kur ajo i tregon ujkut shtepine e gjyshes (pikerisht sepse gjyshja shihet si nje rivale).

    Gjahtari eshte figura mashkullore qe perfaqeson nje ndjenje paternaliste, mund te jete shume mire nje baba.


    Keto jane simbolet kryesore qe merr ne konsiderate psikanaliza, dhe te tilla interpretim mund te behen deri ne pafundesi. Do te me pelqente qe secili prej jush qe ka deshire, te japi nje interpretim te tijin mbi kete perralle qe te tere besoj e njohim mjaft mire.
     
    joetisti_ likes this.
  2. Odea

    Odea Primus registratum

    Re: perrallat dhe domethenia e tyre

    Issi, shume interesante ky perkthimi i perralles me ane te psikoanalizes por mua me duket me shume perralle se vete perralla.
    A ka mundesi qe nje njeri te tregoje perralla pa pasur ne mendje kuptime te fshehta por thjesht argetimin e femijes?

    Mgjth, nqs ke perkthime per perralla te tjera si psh Hirushja apo Borebardha do kisha deshire ti degjoja. /pf/images/graemlins/smile.gif


    Odea :wave:
     
  3. ana karenina

    ana karenina Primus registratum

    Re: perrallat dhe domethenia e tyre

    :lol:
    Qe keta frojdianet e teprojne, kete e dime te gjithe, po qe te kishin abuzu deri ke kesulkuqja...nuk o pune e mire hic kjo, i paskan kalu gjith kufijt :smash:

    Nejse, shakate me nje ane e menget e perveshura per kritike ne anen tjeter :book: E para e punes ky interpetimi i simboleve duhet patjeter te kete nje domethenje, me nje fjale cfare u arrit pas zberthimit te simboleve te kesaj perralle? Ne terapi psikoanalistet e perdorin interpretimin me ane te simboleve per te kuptuar neurozat, problemet psikologjike te pacjenteve. Po me zberthimin e simboleve te perralles cfare arrihet? Zbresim ne nen-ndergjegjen e autorit (qe eshte populli me sa di une)? Atehere i bie qe populli qeka i brumosur deri ne gryke me deshira seksuale qe gjejne clirim ne rrefimin e perrallave. Hmmmm, interesante, duhet menduar si ide :rolleyes:
    Dhe e dyta, Te famshmet 'ndryshime kulturore' nuk na lejojne te japim nje interpretim te vetem per cdo simbol. Nuk do ishte e sakte te pergjithesonim, psh ngjyra e kuqe jam shume e bindur qe per cdo shqiptar simbolizon 'gjakun e deshmoreve' dhe thnx to xhaxhi Enver na eshte rrenjosur deri ne nen-ndergjegje. Kjo mjafton per ta hedhur poshte si interpetim /pf/images/graemlins/laugh.gif

    Une per vete e adhuroj Frojdin, po gjella me kripe e kripa me karar thote populli. Cfare simboli te jete kripa dhe gjella valle? :lol:

    :wave:
     
  4. Odea

    Odea Primus registratum

    Re: perrallat dhe domethenia e tyre

    Hahahaha....kjo po qe ishte e bukur. :thumbsup: /pf/images/graemlins/wink.gif


    Odea :wave:
     
  5. atman

    atman Forumium maestatis

    Re: perrallat dhe domethenia e tyre

    Issi e vogel...!!!
    Kaq shume meshkuj ne universin tend.
    Pylli dhe druret meshkuj, ujku dhe kopeja pas tij, meshkuj, gjahtari po e po dhe te gjithe duhet te shkojne me nje vajze adoleshente...
    A nuk te duken si shume keto budallalleqet?!
     
  6. romeo

    romeo Forumium maestatis

    Re: perrallat dhe domethenia e tyre

    ai qe une kam shkruajtur me lart eshte thjesht nje interpretim i nje perralle. Te tille mund te kete shume, dhe do te me pelqente qe ndonje tjeter te jepte te tijin. :angel:
     
  7. romeo

    romeo Forumium maestatis

    Re: perrallat dhe domethenia e tyre

     
  8. ana karenina

    ana karenina Primus registratum

    Re: perrallat dhe domethenia e tyre

    Ai mesazhi me sa di une ka qene gjithmone mesazh i brumosur me moral, nuk e mbani mend ne fillore kur na pyeste mesuesja: Cili eshte morali i fabules/perralles? Ne vendet e zhvilluara si i pergjigjeshin kalamajte: kesulkuqja ka hyre ne adoleshence dhe mendon vetem per meshkuj, edhe ne kur te rritemi si kesulkuqja do duam meshkujt po nuk do urrejme gjyshen! ??? :eek:

    Hehehe, kjo ishte sa per shaka :angel:
     
    joetisti_ likes this.
  9. ana karenina

    ana karenina Primus registratum

    Re: perrallat dhe domethenia e tyre

    Atman tingellojne si budallalliqe po te perpiqesh ti analizosh duke qene ulur nga kolltuku i Skinner-it apo Watson-it apo ku ta di une. Po te ulesh ke kolltuku i Frojdit do te te duken kulmi i llogjikes! Puna eshte te dish te marresh esencen, me te miren nga te gjithe! Dhe ku i dihet, edhe kjo lloj analize mund te na sherbeje, megjithese une vete do isha kurioze te dija: Issi i vogel, ku e ke gjetur kete? Dhe aty ku e ke lexuar (ose qofte edhe sipas teje) pse ne sherben nje analize e tille? Se une vete nuk po i jap dum :eek: :idea:
     
  10. romeo

    romeo Forumium maestatis

    Re: perrallat dhe domethenia e tyre

    nje lexim i tille i perrallave na ndihmon sipas meje te arrijme te kuptojme se si ato na inflencojne ne imagjinarin tone. Domethene te kuptojme vleren dhe rendesine edukative te perrallave. :angel:
     
  11. Kordelja

    Kordelja Valoris scriptorum

    Re: perrallat dhe domethenia e tyre

    Kjo ideja e Fabules me erdhi dhe mua ndermend kur po mendoja per vazhdimesine e temes, po pse xhanem nuk e merrni si fakt per te shpjeguar tendencat njerezore :confused: nepermjet metaforave e Letersise :confused:
     
  12. ana karenina

    ana karenina Primus registratum

    Re: perrallat dhe domethenia e tyre

    Hmmm kjo e fundit po :thumbsup:
     
  13. TranofiljA

    TranofiljA Primus registratum

    Re: perrallat dhe domethenia e tyre

    Interesant me verte. Sipas Frojdit ne fakt njeriu kryesohet nga dy "energji", Libido & Thanos (se nuk e mbaj mend mire termat). E para ka te beje shume me pasionin, deshirat seksuale dhe e dyta ka te beje me agresion, vdjekja etj etj.

    Ne jeten e perditshme njeresit nuk mund ti kenaqin te dyja prandaj ne keto raste:

    Per te kenaqur LIBIDON njerezit shkruajne poezi, kenge, romane....
    Per te kenaqur Thanos, luajne futboll, basketboll ose cdo lloj sporti.

    Kane nevoje te shfryhen robt. Tani lexoni temen e Letersise... :lol:
    I will not be able to look at poetry the same way :shrug: /pf/images/graemlins/laugh.gif
     
  14. Isabelle

    Isabelle Valoris scriptorum

    Re: perrallat dhe domethenia e tyre

    :lol:

    u mean diapazonin ?

    /pf/images/graemlins/laugh.gif
     
  15. durrsakja

    durrsakja Primus registratum

    Re: perrallat dhe domethenia e tyre

    Pervec Frojdit, a e ka analizuar tjeter njeri kete perralle? Kete desha te dij! /pf/images/graemlins/smile.gif
     
  16. tirana

    tirana Primus registratum

    Re: perrallat dhe domethenia e tyre

    Posi jo... e ka analizuar dhe Zucchero ne nje CD..

    Solo una sana e consapevole libidine
    salva il giovane dallo stress .........
     
  17. Guest

    Re: perrallat dhe domethenia e tyre

    Me pelqen ky lloj interpretimi. Dhe eshte e vertete qe ne menyre inkoshiente njerzit shprehin deshirat e tyre seksuale. Jeta eshte si nje rreth, pra nje cikel e mbyllur dhe i panderprere... kjo gje arrihet vetem me ane te vazhdimesise se jetes. Pra rigjenerimit te saj... ky rigjenerim arrihet me riprodhimin...
    Kesula e kuqe pra mestruacionet tregojne fillim e fazes se riprodhimit.

    Nuk e kisha menduar ndonjehere pse ne kete perralle nuk permendej figura e babait por vetem nena e kesulkuqes... por tani ai del ne menyre te terthorte dhe perfaqesohet nga gjahtari.

    Shume nice ky interpretim. /pf/images/graemlins/smile.gif
     
  18. bebi

    bebi Primus registratum

    Re: perrallat dhe domethenia e tyre

    buono a sapersi :thumbsup:
     
  19. Petroninsja

    Petroninsja Primus registratum

    Re: perrallat dhe domethenia e tyre

    Po Kacamimistri ckuptim te kete valle sipas teorise suaj ? :confused:


    P.s I vogel i vogel por punen e ben te madhe ?! :idea:
     
  20. ana karenina

    ana karenina Primus registratum

    Re: perrallat dhe domethenia e tyre

    :wink: Pervec Frojdit nuk ma merr mendja, vetem atij i pjell mendja keshtu djallezish :idea: :smash:
    Ne mungese te nje analize te ndonje perralle tjeter une po postoj nje rast nga terapite e Frojdit qe permban interpretim endrre. Endrrat dhe perrallat besoj se mund ti fusim ke e njejta teme dhe nuk mbetet nevoje te hapim teme te re. Gjithsesi ai qe ka rendesi eshte interpretimi.

    ********************************************* ****

    Dora eshte nje vajze 8 vjecare, e cila shef ne enderr:
    Nje shtepi po digjej ne zjarr. Babai qendronte prane krevatit tim dhe me zgjoi nga gjumi. U vesha me nxitim. Mami donte te qendronte per te shpetuar kutine e saj te bizhuterive; por babai i tha 'nuk pranoj te le veten dhe dy femijet e mi te digjen per kutine tende te bizhuterive'. Ne nxituam tatepjete shkalleve, dhe sapo u gjendem jashte une u zgjova.
    Duke qene se endrra ishte e fresket, une (Freud)natyrisht e pyeta se kur e kishte pare. Ajo me tha se nuk e dinte. Por i kujtohej se e kish pare tre nete rresht njera pas tjetres ne L-----(vendi buze liqenit ku kishte ndodhur skena me Herr K. - ai e kishte ngacmuar seksualisht), dhe i ishte perseritur para disa netesh pas kthimit te saj ne Viene. Sigurisht qe pandehmat e mia mbi qartesimin e endrres u shtuan kur degjova per lidhjen e saj (endrres) me ngjarjet ne L-----. Por une fillimisht doja te zbuloja se cili kishte qene shkaku i koheve te fundit qe kishte krijuar perseritjen e endrres, ndaj dhe e pyeta Doren ta mendoje endrren ne imtesi dhe te me thote se cfare i kishte ndodhur asaj ne lidhje me endrren.
    -Dicka me ndodh- tha ajo -por nuk ka mundesi qe ti perkasi endrres sepse eshte dicka qe ka ndodhur kohet e fundit nderkohe qe une e kam pare edhe me pare endrren.
    -Kjo nuk prish pune- iu pergjigja -Fillo! Jam i sigurte se ne fund do te dali dicka e ndodhur kohet e fundit qe pershtatet me endrren.
    -Atehere, babi dhe mami paten disa grindje keto dite sepse mami e mbyll me celes deren e dhomes se ngrenjes gjate nates. Dhoma e vellait nuk ka hyrje tjeter pervecse nga dhoma e ngrenjes. Babi nuk do qe vellai te mbyllet ne kete menyre gjate nates. Thote qe dicka mund te ndodhi gjate nates dhe atij mund ti duhet te dale nga dhoma.
    -Dhe kjo te ben te mendosh mbi rrezikun e zjarrit?
    -Po.
    -Tani do te me pelqente qe ti ti kushtoje vemendjen e duhur fjaleve qe perdore. Mund te na sherbejne per ti perdorur. Ti the qe dicka mund te ndodhi gjate nates dhe atij mund ti duhet te dale nga dhoma.
    Por Dora tani zbuloi lidhjen ndermjet shkakut te koheve te fundit dhe atij origjinal, dhe vazhdoi:
    -Ate kohe qe babai dhe une arritem ne L-----, ai tha hapur se kishte frike nga zjarri. Ne arritem ne kohe stuhije, dhe pame shtepine e vogel prej druri qe nuk kishte rrufe-pritese. Keshtu qe shqetesimi i tij ishte mese natyral.
    Ajo cka me duhet te beja tani ishte te perpiloja lidhjen ndermjet ngjarjeve ne L----- dhe endrrave qe ajo kishte pare atje. Atehere e pyeta: -keto endrra i pate gjate nates se pare ne L-----, apo gjate neteve te fundit? Me nje fjale, para apo pas ngjarjes ne pyll.
    Fillimisht ajo tha se nuk e dinte, por pas pak shtoi: -Po, besoj se ishte pas ngjarjes.
    Keshtu qe tashme e dija se endrra ishte nje reagim ndaj asaj eksperience. Po pse i ishte shfaqur tre here? Vazhdova me pyetjet: -Edhe per sa kohe qendruat ne L----- pas ngjarjes?
    -Edhe 4 dite. Diten e peste u larguam me babain.
    -Tashme jam i sigurte se endrra eshte nje efekt i menjehershem i eksperiences me Herr K. Per te paren here kjo enderr ju shfaq ne L----- dhe jo me pare. Kete pasiguri ju e keni prezantuar ne kujtese ne menyre qe te fshini lidhjen ne mendjen tuaj. Por figurat akoma nuk jane te plota per mua. Ne qofte se ju qendruar ne L----- per kater nete te tjera, endrra duhet t'ju ishte shfaqur kater here. A mos valle e keni pare vertet kater here?
    Ne vend qe te me pergjigjej, ajo vazhdoi:
    - Mbasditen pas shetitjes buze liqenit, nga e cila une dhe Herr K. u kthyem rreth mesdites, une shkova si zakonisht te shtrihesha ne dhomen e gjumit per te fjetur. U zgjova papritur dhe pashe Herr K. duke qendruar prane meje...
    -Ne fakt, tamam ashtu sic pate babain te qendronte prane jush ne enderr?
    -Po. E pyeta prerazi cfare kerkonte ay. Ai mu pergjigj se nuk kishte pse te mos hynte kur te donte ne dhomen e vet te gjumit. Dhe mbi te gjitha, kishte hyre te merrte dicka. Ky episod me shtrengoi te isha me vigjilente, dhe pyeta Frau K. (e shoqja e Herr K.) a kishte celes dera e dhomes se gjumit. Mengjesin qe pasoi (diten e dyte) e mbylla deren me celes nderkohe qe po vishesha. Mbasdite, nderkohe qe doja te mbyllja deren me celes para se te shtrihesha epr te fjetur pashe se celesi mungonte. Jam e sigurte qe e kishte marre Herr K..
    -Atehere ketu kemi te bejme me temen e mbylljes ose jo te dhomes me celes e cila shfaqet ne lidhje te pare me endrren, dhe gjithashtu ndodh edhe ne shkakun e tanishem te riperseritjes se endrres (zenka ndermjet babait dhe nenes). Po mendoja se ndoshta edhe fraza u vesha me nxitim mund ti perkasi kesaj ngjarjeje.
    -Pikerisht atehere vendosa te mos rrija me me Herr K. ne mungese te babait. Gjate mengjeseve qe pasuan kisha gjithmone friken se Herr K. do me shfaqej nderkohe qe vishesha, keshtu qe gjithmone vishesha me nxitim . Babai jetonte ato dite ne hotel, dhe Frau K. dilte cdo mengjes heret per te dale ne ekspedita bashke me te. Megjithate Herr K. nuk me merziti me.
    -E kuptoj. Mbasditen e dites se dyte pas ngjarjes ne pyll ju ja arritet te cliroheshit nga persekutimi i tij, dhe gjate neteve pasuese (te dytes, te tretes dhe te katertes) ju kishit mundesine ta perserisnit zgjidhjen ne gjume. (Ju tashme e dinit qe nga mbasditja e dyte -pra para se te shihnit endrren- qe nuk do ta kishit celsin per te mbyllur deren nderkohe qe visheshit mengjesin e ardhshem (te tretin): dhe keshtu formuat mendimin e te veshurit me nxitim.) Por endrra juaj vazhdoi edhe ne netet e ardhshme, per arsyen e thjeshte se ajo korrespondon me nje zgjidhje. Nje zgjidhje mbetet ne fuqi perderisa te jete aplikuar ne te vertete. Ju i thate vetes: 'Nuk do te mund te pushoj e te kem gjume te qete derisa te jem jashte kesaj shtepie.' Ne enderr kjo u kthye ne 'sapo dola jashte u zgjova.'

    Patterson, C. H. & Watkins,C. E. (1999). Theories of Psychotherapy.HarperCollinsCollegePublishers.
     

Shpërndajeni këtë faqe