Perse urrejme?!

Diskutime tek 'Psikologjia' filluar nga durrsakja, 24 Feb 2003.

  1. durrsakja

    durrsakja Primus registratum

    Perse urrejme?!

    Shkencetaret kane arritur te shpjegojne ndertimin anatomik te zones se trurit qe sjell ndjenjen dhe rreflektimin e urrejtjes.Studime dhe eksperimente ne kafshe e njerez tregojne qe keta te fundit kane nje sistem shume me te komplikuar nervor.(me vone do sjell informacion me te detajuar).

    Jo vetem betejat ne jeten personale (ka dhe nga ata qe rrefuzojne te perdorin "urrejtje"),por per nje moment te vezhgosh dhunen dhe konfliktet qe turbullojne realitetin e njerzimit dje dhe sot...urrejtja duket se ka marre "timonin" ne vazhdimin e historise.
    Pse urrejme?! E per cfaredo motivi apo shkaku qe fshihet pas(keto shpresoj te diskutojme)...si mendoni te luftohet?
     
  2. Simpatik

    Simpatik Primus registratum

    Re: Perse urrejme?!

    URREJTJA eshte nje vecori qe ne e marrim nga jeta pra nuk eshte e lindur, ajo lidhet ngushte me pervojen nga jeta dhe gjykimin tone psikollogjik qe kemi mbi boten qe na rrethon
    une mendoj se urrejtja eshte ne varesi te kohes ne qofte se ne bejme nje jete te gjallerishme ajo vdes pak a shume ajo jeton me gjate ne qenijen tone n.q.s. ne i lejojme vetes tone qe monotoniteti te marri timonin e jetes se perditeshme,
     
  3. Kordelja

    Kordelja Valoris scriptorum

    Re: Perse urrejme?!

    Dje lexova nje shprehje nga Herman Hese:

    If you hate a person, you hate something in him that is part of yourself. What isn't part of ourselves doesn't disturb us.
    -- Hermann Hesse


    Nese urreni dike, ju urreni ate c'ka nuk eshte pjese e juaja.Ajo c'ka eshte pjese e jona nuk na shqeteson.

    Me beri te mendohem gjate, a eshte e evrtete kjo qe ne jemi ziliqare dhe ndaj urrejme, apo mos jemi shume peragjykues dhe subjektivizmi na i ka errur syte???!!!
     
  4. durrsakja

    durrsakja Primus registratum

    Re: Perse urrejme?!

    Shkak i urrejtjes mund te jete domethenia qe urryesi i vesh nje ideali apo besimi te cenuar.
    Mjafton te permend ekstremistet "islamike", konlfiktin nderfetar ne Irlande etj.

    Gjurme te abuzimit ne femijeri.

    Narcisizmi (brenda kornizes se perkufizimit) me duket nje lloj urrejtje.
     
  5. Simpatik

    Simpatik Primus registratum

    Re: Perse urrejme?!

    Urrejtja eshte ana e kundert e dashurise pra ska asgje te keqe ne ket mes, du dyja na nevojiten,
    perfytyroni sikur ne do ishim ne gjendje vetem te donim, ne do na merrnin te tjeret per budallejn!

    Dashuria dhe urrejtja jane shoqemotra...
     
  6. TDSH

    TDSH Primus registratum

    Re: Perse urrejme?!

    Burimet e urrejtjes jane nga me te ndryshme dhe keto variojne nga personi ne person. Te urresh eshte ndjenje dhe fjale shume e rende, kerkohet shume energji te urresh...dhe vetem pak te duash.

    Te urresh dike do te thote te investosh ndjenja te kota mbi dike qe meriton urrejtjen tende, keshtu qe me thoni ja vlen te urresh?
     
  7. Dolores

    Dolores Primus registratum

    Re: Perse urrejme?!

    Mendoj se urrejtja perfshin ndenja te imponuara diku aty nga fillimet e jetes.......asnjeri nuk lind me urrejtje! Imponimi ndoshta fillon nga prinderit edhe nga experiencat tona te para me boten rreth nesh......edhe duke u rritur ne mbartim ato copezat e urrejtjes me vete dhe krijojme nji ndenje te ngurte e te mos pelqyerit dicka......dhe e shfaqim. Nodh shpesh here qe urrejme dicka ne moshe te pjekur...por mendoj qe as nuk krahasohet me ate ndenjen e qendrueshme te urrejtjes qe kemi prej disa kohesh ne vetvete.
     
  8. Diavolessa

    Diavolessa Valoris scriptorum

    Re: Perse urrejme?!

    Urrejtja te helmon gjakun. Preferoj indiferenzen.
     
  9. rinigjon

    rinigjon Primus registratum

    Re: Perse urrejme?!

    Urrejme sepse jemi njerez!!!
    /pf/images/graemlins/tongue.gif /pf/images/graemlins/tongue.gif /pf/images/graemlins/tongue.gif /pf/images/graemlins/tongue.gif
     
  10. oneo

    oneo Forumium praecox

    Re: Perse urrejme?!

    Te gjitha ndjenjat qe jane brenda nesh i ka krijuar Zoti. Por i ka krijuar me nje qellim te caktuar, per t'i shfrytezuar ne anen e duhur.

    Urrejtja duhet te jete ndaj gjerave te ulëta qe egzistojne, ndaj dhunes, ndaj luftes pa te drejte.

    Urrejtja s'mund te perdoret kunder te tjereve, kjo do te sillte problem ne shoqeri. Nese do te doje te urreje dike, urre veten tende qe urren. /pf/images/graemlins/smile.gif
     
  11. Simpatik

    Simpatik Primus registratum

    Re: Perse urrejme?!

    Urrejtja edhe mund te imponohet nga njerez te pa pergjegjshem, p. sh. kur ke dhene shume energji ne dashuri dhe tjetri i neperkemb ato pa respekt, eshte shume veshtire te mos krijosh urrejtje edhe pse nuk do te urresh dike, dhe indiferentismi eshte me teper rezultati i nje pervoje te tille dhe ka per qellim krijimin e murit te vetmbrojtjes ne te ardhme qe te mos lendohemi me per te njejten gje
    indiferimentizmi i shendoshe ka per baze nje rast urrejtje ne rast te kundert ka te beje vetem me njeriun pa ndjenja dhe i preshtatet me teper njeriut nje ecen dhe shikon si kali ,
     
  12. Guest

    Re: Perse urrejme?!

    Pse urrejmeee eeeeeee ?
    sepse gjerat sjane ashtu sici duam ne thjesht KAPRICO /pf/images/graemlins/wink.gif
    e ka dhe kjo nje zgjidhje ama /pf/images/graemlins/laugh.gif
    per cdo gje ne kte bote ka 5 a me shuem zgjidhje /pf/images/graemlins/laugh.gif
     
  13. Petroninsja

    Petroninsja Primus registratum

    Re: Perse urrejme?!

    Pse urrejme???
    Sepse sna kane dashur e vetmja menyre per tu lidhur me njerezit ka qene permes urrejtjes...
    Jemi ne ata qe e kemi lindur urrejtjen askush tjeter dhe ne jemi po ata qe jane viktimat e kesaj urrejtje......
    Dashuria e vrare, dashuria e konsumuar keq dhe ajo e rrembyer eshte produkti final i urrejtjes....... /pf/images/graemlins/frown.gif
     
  14. Albinos

    Albinos Primus registratum

    Re: Perse urrejme?!

    Perse urrejme?
    Sepse njerezit i meson dikush te urreje.
    perse duhet te urresh?
    Njeriu duhet te kete nje arsye shume te forte qe te urreje, ne te kundert nuk mund ta cilesoj kete qe themi, urrejtje.
    Urrejtja ndahet ne kategori te ndryshme dhe arsyet jane ato qe urrejtjen e ndajne ne a, b, c etj.
    Urrejtja lind ne vende te pazhvilluara si dhe atje gjen mundesine te zhvillohet dhe te kthehet ne nje semundje e rendomte ne dem te gjithe shoqerise.

    Urrejtja lind gjithashtu si pasoje e mungeses se ligjeve ne nje shoqeri te caktuar.

    Po te flasim per urrejtjen do shume kohe sepse me nje permbledhje te vogel nuk nxjerrim dot perfundime.

    Fm
     
  15. lule-bore

    lule-bore Primus registratum

    Re: Perse urrejme?!

    PSE URREJME ?
    URREJTJA ESHTE BRENDA CDO NJERIU
    KJO NDJENJE SHFAQET NE MOMENTE TE CAKTUARA QOFTE DHE PER NJE GJEST BANAL SI PER VESHJEN .MENYREN E TE FOLURIT .SJELLJEN E NJE PERSONI QE TE IRRITON E TE BEN TA URROSH ATE PERSON ASHTU SI NE TE KUNDERTEN MUNDT TA PELQESH?
    NESE NUK URREJME DHE SDO DASHUROJME SEPSE PO SE SHIJOVE TE KEQEN KURRE SDO E VLERESOSH TE MIREN
    SA HER JU KA NDODH TE THONI
    SA E URREJ FILANIN SA AS VETE NUK E DI SE PSE?

    ASHTU SI THEMI SA ME PELQEN FILANI O ZOT AS VET NUK E DI PSE
    LE TE THEMI LARG NGA NE URREJTJA ;DASHURO NE JETE?
     
  16. lule-bore

    lule-bore Primus registratum

    Re: Perse urrejme?!

    ; POR NGA URREJTJA VALLE KU MUND TE SHKOJME?............................. SE NGA DASHURIA ERDHEM NE KETE BOTE
     
  17. karamel

    karamel Primus registratum

    Re: Perse urrejme?!

    MENYRA ME E MIRE QE TE BESH NJE NJERI TE VUAJ SA ME SHUME NUK ESHTE URRETJA, PER MUA INJORIMI!

    TE URRESH NJE NJERI ESHTE TE VAZHDOSH TE NDIJESH AKMO SENTIMENTE PER TE, URRETJA ESHTE SI DASHURIJA, THE SAME THING!
     
  18. ilirjani

    ilirjani Primus registratum

    Re: Perse urrejme?!

    ADRENALINA PER TE GJALLET dhe HESHTJA PER TE VDEKURIT!!!!!
    I ka jeta ;-)
     
  19. Nei

    Nei Primus registratum

    Re: Perse urrejme?!

    Mire e ka thene Hesse..

    Urrejtje=mospranim i dobesive dhe komplekseve dhe si rrjedhoje pasqyrim i tyre diku jashte nesh .
    Sec na ka kap nje ndjenje konkurence neve njerezve qe nuk ka as fillim as fund. Duam se sben te jemi me te miret, me te bukrit me puntoret (mu kujtua ajo kenga...e kush eshte me e mira me e bukra me puntorja.... shyqyr qe sna e kane vene himn neper shkolla dhe qendra pune).
    Detyrimisht fillon dhe behesh superkerkues ndaj vetes...Rend rend po ku po rend se?
    Sikur te ndalonim njehere te kuptonim qe njeriu eshte prej mishi dhe gjaku , dhe qe ka te mira e te keqia, te bardha e te zeza, fitore dhe humbje, do apo sdo ai ti pranoje. Po te arrijme kete nuk do ta kemi aq problem pse dikush eshte gjithmone me i shpejte se ne. Ne te tilla raste thuhet: Ka edhe keshtu... Ka per te gjithe... secili me metrin e vet, etj si keto.
    Po te "jetonim" me shume se sa te "rendnim si superheronj te vete bindur", mbase do ti benim nje nder vetes. Do zgjoheshim ne mengjes me me pak komplekse, dhe pa pyetur veten "pse urrejme".
     
  20. Guest

    Re: Perse urrejme?!

    ne urrejme sepse ... pa urrejtje nuk ka ekzistence!!!
    urrejtja sa here jeton perbrenda te logjikshmes, dhe ... edhe vrasja eshte e logjikshme, edhe ... vetevrasja eshte e tille, cdogje perfshihet perbrenda logjikes, qofte ajo e pranueshme apo e kritikueshme nga shoqeria.
    urrejtja eshte ajo, ... ben nje njeri te adhuroje jete-vdekjen e tij fshehurazi, dhe ... shkujdesshem.
    urrejtja eshte dashuri ndaj ndienjave konfliktuale!!!
     

Shpërndajeni këtë faqe