Pershkruani Shqiperine me nje fjale!

Diskutime tek 'Tema e ditës (vendet shqipfolëse)' filluar nga S6T6N6, 15 Oct 2005.

1. tushi

tushi Valoris scriptorum

Re: Pershkruani Shqiperine me nje fjale!

Originally Posted By: Puç Puç

mund te na shpjegosh pse-ne e dashurise se pakushtezuar per atdheun?

Alinos, une mendoj se per kete secili pergjigjet ma shume me çka ka ne zemer sesa me çka mund te argumentojne

çdokush krijon jerarkine e vet per vlersimin e vendit ku ka lind/rrit, atij ku jeton, karrieren, kushtet, njerezit e aferm apo shoqnine

ka raste kur kjo jerarki mund edhe te trashegohet, sidoqofte ai rasti qi thu ti s'me duket aspak anakronik

2. alinos

alinos Forumium maestatis

Re: Pershkruani Shqiperine me nje fjale!

por edhe zemra ka arsyen e vet. Ne e duam atdheun per nje apo me shume arsye: kemi lindur, kemi prinderit, kemi familjen, kemi kujtimet, kemi shoqerine, kemi pronat etj etj.

Po ju kujtoj vetem tri njerez te medhenj te letrave shqip:

Fishta ka thane "Le ta marre vesh tan bota mare se Gjergj Fishta nuk asht ma shqiptar."

Noli:

Quote:

ZGJIDH E MERR

A te duhen luftetare,

gjithe botes t'i vene zjarr,

do arratine te marre,

merr nja 10 Kosovare.

A te duhen sharlatane,

qe te lepihen ne cdo sahane,

qe te percajne vatane,

ke sa te duash Tropojane.

A do male me debore,

trime te forte e malesore,

fort bujare e burrerore,

shko ne Kukes i ke ne dore.

Njerez te zgjuar me lezet,

qe i gjen ne cdo ane,

qe te bejne hallve e salep,

keta jane mjeshtrat Dibrane.

A do njerez pa ahengje,

Per tryeze e per kuvende,

burra e gra kercejne me loder,

keta i gjen vec ne Shkoder.

A do trima mirditore,

kapardisur kudo vene,

pa i zene gjumi mos flene,

per tre Mirditore bejne bene.

Keta Matjane burra te zote,

qe dikur kane bere barote,

se i njeh gjithe vendi mbare,

jane te afte per xhandare.

A te duhen genjeshtare,

matrapaz e kokethare,

qe reren ta sheshin per fare,

merr Krutane se je i lare.

Do dembele per Stamboll,

mos u lodh te bezdisesh dynjane,

Ne Tirane rresht tabore,

vetem te zgjasesh nje dore.

Po qejfli a te duhen,

qe me jevga dine te kruhen,

zonja qe pjellin cdo vit,

vetem Elbasani rrit.

Do per pune nje Korcare,

i ke bujq, i ke ushtare,

te gjithe bashke vene ne are,

koke e kembe si ke te share.

Do ministra Kolonjare,

se mbahen burra me mend,

duan kudo te jene te pare,

ne mexhlic e ne kuvend.

Hall i madh me Skraparllinjte,

ka rrezik te hedh trute,

dy ministra le te rrine,

se na duhen dhe pa trute.

Do budallenj qe vec hane,

hajvan me dy kembe,

pasuri s'dine te vene,

merr shetit gjith Myzeqene.

A do te urte njerezit te rrine,

ne komande ta kesh ushtrine,

ne trabajte te kesh njerezine,

merr te gjithe Laberine.

O te gjore harruam Vloren,

se kjo pune lahet me gjak,

dy shirit e nje madalje,

kesaj gjeje i ve kapak.

Do te hash e te besh qejf,

sofra shtruar si per mbret,

pasterti e per hyzmet,

te tille gjen vec ne Permet.

A do te ruash florine,

katandine dhe shtepine,

me dy qofte mbush sinine,

ec e merr Gjirokastrine.

Konica gjithashtu nuk kursehet ne shume shkrime te tij.

Pyetja ime e lidhur me pyetjen e pare: keta njerez nuk e donin Shqiperine? Apo e donin duke e pare per ate qe ishte dhe jo per nje iluzion naimian qe nuk ekziston dhe nuk ka ekzistuar asnjehere?

Dashuria e pakushtezuar qe propagandon "e verteta qe djeg" eshte nje dashuri e keqe qe i ben keq "atdheut"!

3. Hellena

Hellena Primus registratum

Re: Pershkruani Shqiperine me nje fjale!

Nuk mund te krahasohet poezia me sharje te rendomta .. poezia eshte art , satire etc dhe shpreh dhe mesim .. mesimi per Shqiptaret eshte qe te ndryshojne se nuk e kane mire keshtu ..

ndryshe eshte sharja e rendomte qe nuk ka kurrfare qellimi por vec shprehje urrejtje e injorance

4. Scorpion

Scorpion Guest

Re: Pershkruani Shqiperine me nje fjale!

Ore, eshte si eshte ketu keni lindur, perderisa flisni shqip dhe keni kombesi te tille. Tani keq apo mire, cdo njeri e gjykon vete. Dikujt i pelqen, dikujt jo ky vend. Une s'do bej patriotin e flakte per kete vend por e dua Shqiperine.

Dhe varet per ç'fare flasim, nqs flasim per Shqiperine me strukturat e saj shteterore, parlament, kryemenistri, pushtetare etj, atehere po qe le per te deshiruar, por ka disa permiresime.

Por nqs flasim per Shqiperine si hapesire gjeografike e territoriale, si vendlindje s'besoj se e shan kush.

5. tushi

tushi Valoris scriptorum

Re: Pershkruani Shqiperine me nje fjale!

Originally Posted By: Puç Puç

por edhe zemra ka arsyen e vet. Ne e duam atdheun per nje apo me shume arsye: kemi lindur, kemi prinderit, kemi familjen, kemi kujtimet, kemi shoqerine, kemi pronat etj etj.

Po ju kujtoj vetem tri njerez te medhenj te letrave shqip:

Fishta ka thane "Le ta marre vesh tan bota mare se Gjergj Fishta nuk asht ma shqiptar."

une e kisha ne kete prizem
asht nji ndjenje e per pasoje i kalon pak kufijte e arsyes

psh arsyeja nuk te thote me lane nji standart jetese shume te mire ne nji vend perendimor e me shku me dhane jeten ne Kosove kur nuk ke prone as familje
raste te tilla kane ndodhe e besoj sikur rrethanat te perseriten, prape do te ndodhin

ndersa per Nolin e kam ndigju te kete shkru ato vargjet masiper, po me te thane te drejten nuk besoj se as vete autori (nks asht Noli) te kete pretendu duke u nis nga mesazhi apo kjofte edhe vlera letrare e tyne, qi kto rreshta te merren si baze apo te citohen

ndersa per Fishten, besoj se ka ardhe koha ti harrojme shkeputjet qi kane ba pseudointelektualet servile komuniste nga satirat e tij, per ti njollos figuren dhe vepren

ne kete satire ("Metamorpfosis" e plote te nenforumi Shkoderlocja tema "Gjergj Fishta") ai godet me gjithe ironine e tij te paarritshme te gjithe ata qi, si atehere edhe sot duke ndjeke qorrazi interesin vetjak demtojne rande ate kombtar

shekujt kalojne por karakteret e njerezve mbesin me ate larmi si perpara, per kete edhe kur lexon vargjet e tij te duket sikur sapo jane shkru (psh kjo satire mund te ishte portreti ma i bukur i zotit Nano)
po ashtu kena vjershen "O moj Shqipni" te Pashko Vases ku ai thote

Si mal me borė, si fushė me lule
ke pas ken veshun, sot je me cule
e s'tė kan mbetun as emn, as besė
vet' i ke prishun pėr faqe t'zezė
Shqiptar',me vllazėn jeni tuj u vra
ndėr njėqind çeta jeni shpėrnda...

Qani ju trima bashkė me ne
Se ra Shqipnia me faqe n'dhe
E s'i ka mbetun as bukė as mish
as zjarm nė votėr as dritė as pishė
as gjak nė faqe as nder ndėr shokė
por asht rrėxue e bamun trokė

asnjeni prej tyne nuk besoj ta kete pershkru me qejf ket realitet te rande te Shqipnise, por vetem si thirrja e fundit me ndryshu situaten

per fatin tone te keq, 50 vjet komunizem kan shkaterru patriotizmin shqiptar, po aq sa ndoshta edhe 500 pushtim osman

shume e kuptojne atdheun si nji person i gjalle edhe presin te mira prej tij
po jo pa lidhje ai presidenti Amerikan ka thane " mos pyet ça mund te bajne vendi jot per ty po ça mund te bash ti per te"

sikur çereku i shqiptareve te kishte besu sadopak te kjo thanje sot Shqipnija do te kishte ba per ta po aq sa ban edhe SHBA per amerikanet
i kuptoj shume mire ata intelektuale si Kadare psh, qi shikojne jeten e komoditetin e tyne, por gezohem kur, edhe pse pa prish kete te fundit shpesh japin nji kontribut jo te vogel per vendin

nuk i kuptoj ose ma mire me irritojne ata injorante/analfabete, qi antipatriotizmin e shikojne si modernizim apo evolucion shoqnor
kuptohet karshi ksaj ekziston edhe patriotizmi qorr, por mu me duket shume ma i mire se antipatriotizmi

6. truth_hurts

truth_hurts Primus registratum

Re: Pershkruani Shqiperine me nje fjale!

nuk i kuptoj ose ma mire me irritojne ata injorante/analfabete, qi antipatriotizmin e shikojne si modernizim apo evolucion shoqnor
kuptohet karshi ksaj ekziston edhe patriotizmi qorr, por mu me duket shume ma i mire se antipatriotizmi

me pelqen kjo qe ke shkruajtur tushi;)

7. aristokratja

aristokratja Forumium praecox

Re: Pershkruani Shqiperine me nje fjale!

absurdimizëm - Nuk ekziston si fjale, por me pëlqekërshkërka

8. alinos

alinos Forumium maestatis

Re: Pershkruani Shqiperine me nje fjale!

jam dakord me interpretimin tend Tush, por nese lexon fjalen time ishte Absurdistania dhe natyrisht reflekton pervojen time ne kete vend.

Une jam dakord me ate qe thua per tri njerezit e letrave shqipe, por mos harro se edhe une ate po them: edhe pse ne plan te pare duket se po e shajne Shqiperine, ne fakt po kritikojne me qellim permiresimin.

Personalisht, mendoj se adhurimi romantik i Shqiperise dhe frika nga te papelqyeshmet eshte nje trashegimi komuniste. Ne ate kohe ne ngulnim kembe se ishim vend i lire, i lumtur, me njerez te mire dhe me qeverisje qe punonte per te miren e popullit. Me pas morem vesh se kjo s'ishte vec nje genjeshter, por cudia e ne me te rinjve eshte se si mund te mendosh se je mire, ku s'te lejohet te mendosh, flasesh e veprosh dhe per me teper, s'ke as per te ngrene.

Tani, shumica ende e marrin per personale kritiken ndaj 'atdheut' dhe sillen sikur po te kritikosh ose dhe shash Shqiperine je anti-patriot dhe askush nuk ndalet te mendoje se anti-patriotet jane ata qe refuzojne te hapin syte mbi ate qe ndodh rreth tyre, dhe ngulin kembe vetem te mos shahet me fjale.

Se fundi,
komentet mbi Shqiperine behen mbi pervojen e drejtperdrejte te secilit nga ne dhe mendoj qe secilit nga ne i duhet rezervuar e drejta per ta komentuar sipas kendveshtrimit te vet.

Per mua eshte vendi i absurdit dhe i paradokseve te medha. Ta lodh koken dhe shpirtin dhe pavaresisht nga puna qe ti ben nuk ka siguri per vleresim te individit dhe perpjekjeve te tij dhe ky justifikimi i tranzicionit me ka ardh ne maje te hundes sepse me te njerezit justifikojne faktin qe i ndryshojne rregullat e lojes sa here dhe si i do qejfi!

9. dahlia

dahlia Grupi i të çmëndurve!

Re: Pershkruani Shqiperine me nje fjale!

Periudha e tranzicionit! U bene 10 vjet a me shume ne periudhe tranzicioni. A ka limit ne kohe kjo periudha, se mua po me duket e perjetshme...Kisha nje ndjenje te çuditshme atje, meqe çdo gje eshte ne ndertim, meqe kaosi shoqeron njerezit qe prej shume kohesh, kisha pershtypjen se gjerat ishin te perkohshme...rri gjithmone me mendimin se kur te vij heres tjeter...do jene shembur e shkaterruar ato qe pashe dhe vendin e tyre do ta kene zene gjera te reja...Ajo kenga ne te cilen kendon edhe Edi Rama...i pershtatet shume Tiranes te pakten...

10. Guest

Re: Pershkruani Shqiperine me nje fjale!

E jona!

(sidoqofte)

11. flet-si-kosovar

flet-si-kosovar Primus registratum

Re: Pershkruani Shqiperine me nje fjale!

Shqiperia eshte si ato gocat e serta. Kur shkon, ben si nazelie, nuk te afron, nuk te jep te njohur. Por kalon nje jave, e shikon qe nuk e ke marre meri, dhe te le ne gji. Te hap deren, dhe te le te shikosh gjerat e embla qe mban brenda.
Por si cdo nazemadhe tjeter, duhet ta marresh me te mira, dhe duhet te mos ja vesh re cdo gabim.
Mua per vete me bezdis krahasimi i Shqiperise me memen. Kam nje mardhenie atij llojit tjeter qe ka ka njeriu me nje grua qe e do shume. Sigurisht, kjo nga perspektiva e robit qe rron jashte vendit.

Sic thote dhe kenga:
Kur tine te jesh zaif...
mose shko, moj, mose shko...
Mose shko tek jatroi
po shko tek ai qe e voi

12. soni2

soni2 Primus registratum

Re: Pershkruani Shqiperine me nje fjale!

shqiperia me merr malli sapo shkoj me iken shume shpejt nuk eshte ajo shqiperi qe kemi lene nuk kuptojme me mynyren e jeteses jemi mesuar me kete komfortin e jeteses jashte!ndoshta jemi ne ndoshta ata gjithsesi jam konfuz perderisa i perket tim vendi ika sepse nuk me jetohej me nje nje vend demokratik pa te ardhme dhe me kaq kufizime ndoshta frikacak ndoshta ishte vendi qe zbente po ngelet vendi im sado qe te kete gjera qe na vjen turp prap ja m krenar qe flas ate gjuhe qe kam ato tradita(te pakta qe me kane ngelur)per bukurine e atyre trojeve ku edhe nje perendim dielli me jep me shume kenaqsi se nje shezlong ne cote d'azur....

13. Social_Pariah

Social_Pariah Primus registratum

Re: Pershkruani Shqiperine me nje fjale!

fatkeqe

14. antip

antip Primus registratum

Re: Pershkruani Shqiperine me nje fjale!

Malore

15. Florus

Florus Forumium maestatis

Re: Pershkruani Shqiperine me nje fjale!

e virgjer

16. Kondrapedali

Kondrapedali Kondrapedali

Re: Pershkruani Shqiperine me nje fjale!

Kte ku e gjete ti? Shqipnia o shk...y nga kush t'ja ket pas qefi ...

Pra ...

e përdalur

17. antip

antip Primus registratum

Re: Pershkruani Shqiperine me nje fjale!

atomike

18. klaustra

klaustra Primus registratum

Re: Pershkruani Shqiperine me nje fjale!

e Pabindur!

19. Mortal

Mortal Guest

Re: Pershkruani Shqiperine me nje fjale!

Ore njerez Fan Noli shkoi e sosi... behuni pak me realiste dhe praktike.

20. ScorPio

ScorPio Primus registratum

Re: Pershkruani Shqiperine me nje fjale!

Shqiperia!
Besoj se mjafton kaq /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif

Shpërndajeni këtë faqe