Peshqit e deteve tona

Diskutime tek 'Planeti Im - Jeta rreth nesh' filluar nga assassino26, 4 May 2003.

  1. assassino26

    assassino26 Fillestar

    Peshqit e deteve tona

    Ku me keni dale te hobby im...Se kisha pare ndonjehere kete rubriken.Nejse,te kalojme ne teme,se skemi shume kohe.Si peshkatar qe jam,i njoh mire shume lloje peshqish,ne adriatik e ne Jon.Per me gjate,po e fillojme me Qeifullin.

    [​IMG]


    Qeifulli eshte peshk i ujrave te kripura qe gjendet si ne Jon dhe ne adriatik.Jeton ne tufa,dhe arrin der ne 5 kg 1 ekzemplar.ne Shqiperi,numerohen rreth 8 lloje qeifujsh,disa qe mbaj mend une:Cumrra,kryeholli,kryeziu,veshverdhi,qeifu lli me buze,etj etj.
    Ushqehet pothuajse me gjithcka,gjithashtu eshte ushqim per shum grabitqare,peshq te tjere.Gjendet pothuajse gjithe vitit,ne afersi te brigjeve,por noton disa kilometra edhe neper grykat e lumenjve.Edhe ne porte,ka shume prej tyre,qe ushqehen me mbeturinat qe hedhin anijet.
    Ka mish te shijshem,i cili varion ,nga vendi ku gjuhet.Nuk eshte i shijshem Qeifulli qe rritet ne afersi te porteve.Eshte peshk qe pershtate shume mire me kushtet,prandaj dhe eshte shume shpesh i kultivuar.

    CA te doni tjeter per qeifullin me pysni se kaq maj men tashi per tashi.
    Ahh po...
    gjuhet,me grep,me rrjeta,ka dhe maskarej qe e gjuajne me dinamit.Kur gatuhet eshte mire ti hiqet koka.Zakonisht noton ne afersi te siperfaqes.
  2. assassino26

    assassino26 Fillestar

    Re: Peshqit e deteve tona

    Levreku

    [​IMG]


    Levreku eshte 1 nder peshqit me te shijshem qe rritet ne detet tona.Gjendet me shume,ne muajt e dimrit,prane brigjeve.Ushqehet me peshq te tjere,qeifull,shtiza etj etj.Arrin me raste edhe ne 14 kg 1 egzemplar.Kur eshte i vogel,tek 300 gramshi,ka mbi trup pika te zeza te crregullta,te cilat zhduken kur rritet.Kur eshte me pika,peshkataret e quajne caferr.Eshte 1 gjuetar i pameshirshem,i cili ushqehet pothuajse vetem me peshq te gjalle,prandaj nqs dop e gjuani me grep(behet fjale per egzemplaret e medhej)duhet ta gjuani me peshk te gjalle.
    Mbas 97 eshte pakesuar shume si pasoj e dinamitit.Noton ne fund te detit,ku leshon edhe vezet ne shkurt-mars.
    edhe ky iken disa kilometra ne gryken e lumejve,por jo aq sa qeifulli.E ka mishin e bardhe.

    pS: :kiss:
  3. Diavolessa

    Diavolessa Anëtar aktiv

    Re: Peshqit e deteve tona

    E trota?

    Ate kam peshku ne Tropoje B.Curr. Ne ujin e Valbones /pf/images/graemlins/smile.gif I vetmi peshk qe ha me shume.
  4. assassino26

    assassino26 Fillestar

    Re: Peshqit e deteve tona

    Bishtmellenja

    [​IMG]

    Bishtmellenja,ose rombo.ose berxolle deti sic i thojne shume peshkatare,ka shume ne Adriatik.Ky lloj peshku,jeton ne vendet qe kane fund ranor(kruesisht)Ushqehet me peshq te tjere.Eshte shume karakteristik,pasi eshte ne forme rombi dhe ka aftesine te fshihet ne rere,ku ruhet nga gjuetaret e tjere,si dhe gjuan per vete.ARrin der ne 5-6 kile(te pakten kaq kam kapur vete me te madhin).Ka mish te mrekullushem.Ne afersi te brigjeve gjendet pothuajse gjith vitit,por me shume ne tetor-nentor.Eshte 2 llojesh.njeri prej tyre eshte me disa si gjemba ne kurriz,dhe eshte me i shijshmi.Qe te provosh tamam shijen e tij duhet te jete mbi 2-kile.
  5. assassino26

    assassino26 Fillestar

    Re: Peshqit e deteve tona

    Trofte rritet ne ujra te rrjedhshem.Ka ne Valbone.Une kam zene vetem 1 here ne fakt,kur kam qene i vogel.Ngjan shume me koranin e pogradecit.Trofta eshte peshk qe kultivohet shume ketu te ne,si ne shume vende te tjera,Shkon ne mbi 5-6 kile.Ka mishin roze,eshte shume i shijshem nqs eshte i kapur ne lumej,pra jo i kultivuar
  6. assassino26

    assassino26 Fillestar

    Re: Peshqit e deteve tona

    Njala e eger

    [​IMG]


    Njala e eger,ose njala e detit,ose vrongo
    Vrongo,eshte ne forme gjarpri,me ngjyre si karrote.Ka dhembe te mprehte,dhe ushqehet me peshq te tjere,kryesisht te ngordhur.Gjendet si ne adriatik si ne jon.preferon fundet shkembore.arrin der ne mbi 2 metra gjatsi,dhe 1 peshe qe i kalon te 50 kilogramet.Nuk preferohet ne te ngrene per shkak te halave qe ka.Mbas 97 eshte shtuar shume si pasoje e dinamitit,pasi pelqen shume te ushqehet me peshq te ngordhur te cilet i gjen me lehtesi pas gjuetive qe peshkatare maskarej bejne me dinamit,ku nuk e mbledhin dot te gjithe peshkun qe vrasin.
  7. assassino26

    assassino26 Fillestar

    Re: Peshqit e deteve tona

    Morena

    [​IMG]


    Morena ngjason me vrongon,por vetem nga karakteristikat.Eshte me te vertet gjarpri i detit,nga te cilet dhe peshkatari me trim ka frike.Jeton neper shkembinj,ku zakonisht ka 1 zone te sajen,por qe mun edhe te jetoje me 2-3 egzemplare te tjere.trupin e ka si kafe e erret me njolla te crregullta te verdha.Shkon ne mbi 1,5 metra dhe i kalon te 50 kilet.Ka qene objekt legjendash qe ne greqine e lashte,per egersine e saj.Eshte shume e shijshme.Me teper gjendet ne Jon,por nuk mungon dhe ne adriatik.Ka dhembe te mprehte e te rrezikshem.Kur qellon qe ze ndonje duhet bere shume kujdes,pasi ka kafshim te forte,qe mund t'ju lere pa ndonje cope(ishalla jo kryesore /pf/images/graemlins/laugh.gif )
  8. mostro

    mostro Anëtar aktiv

    Re: Peshqit e deteve tona

    _Edituar_

    Jashte teme!
  9. assassino26

    assassino26 Fillestar

    Re: Peshqit e deteve tona

    Peshku shtize

    Ka ngjyre te argjendte,dhe gjendet ne te 2 detet tona.Eshte ushqim shume i shijshem si per njerzit,ashtu edhe per peshqit e tjere qe kan per menu peshkun.Quhet shtize,pasi e ka gojen ne formen e shtizes,me dhembe te imet.Ushqehet me peshq me te vegjel,si dhe me shtiza me te vogla.ne fillim e godet ushqimn,pastaj e gelltit,prandaj duhet bere kujdes kur zini me grep,mos ta terhiqni qe me kolpon e pare,pa u siguruar qe e ka gelltitur.pune peshe e gjatsie nuk di,me te madhin e kam zene gjysem kilsh,rreth 40 cm.Karakteristike,nuk ka hal,pothuajse fare,pervec shtylles kurrizore qe ka ngjyre blu si te detit...

    kaq per tashi se u lodha,me pysni per nai gjo edhe tju them une.

    Ky eshte aguiglia italisht rrusho( :kiss: nqs e maj men mire)
  10. assassino26

    assassino26 Fillestar

    Re: Peshqit e deteve tona

    Tema eshte e bukur, mos e prish /pf/images/graemlins/frown.gif
  11. mostro

    mostro Anëtar aktiv

    Re: Peshqit e deteve tona

    _Edituar_

    Ke temen e hapur mbi Delfinet!
  12. assassino26

    assassino26 Fillestar

    Re: Peshqit e deteve tona

    Gofo.ose Lica

    [​IMG]

    Eshte peshk qe jeton ne thellesit 20-30 metyra gjate gjithe vitit,por qe ne stinen e veres i afrohet bregut der ne disa cm uje.Eshte me plot kuptimin e fjales tigri i deteve.Dhembet e mprehte,egersia e tij e bejne tmerrin e shum peshqve te tjere.Vret edhe kur si hahet.Arrin der ne 2,5 metra gjatsi,me peshe mbi 65 kg.Un 40 e kam kap me te madhin.Shume peshk i shijshem.Kur eshte ne permasa te vogla jeton ne tufa.Vit per vit afrohet ne po te njejtat vende.Ka raste qe kafshon edhe plazhistat,por pa rrezik.Kur e gjuani me grep(me peshk te gjalle),beni kujdes qe grepi te kete finale celiku,pasi e keput me dhembe filispanjen.Kur zihet duhet te konsumohet shpejt qe te ruaje guston e tij te mrekullushme.Gjendet ne te 2 detet tona.

    pS: :wave: Shih pm.
  13. assassino26

    assassino26 Fillestar

    Re: Peshqit e deteve tona

    Lica,eshte afersisht si gofo,me ndryshimin qe nuk ka dhembe.I afrohet bregut gjate veres,der ne tetor.Eshte grabitqar qe ushqehet me peshq te tjere.Arrin ne mbi 40 kile dhe 2 der ne 2,5 metra.eshte 2 llojesh,dhe ndrysshe nga gofo s'ka luspa.Trupin ja pret nga koka ne drejtim te bishtit 1 vize,qe e pershkon nga te 2-ja anet.

    Italishte eshte liza,ose liza bastarda:
    O Ylli,shif icik edhe shtizen me lart(te lutem) :kiss:
  14. assassino26

    assassino26 Fillestar

    Re: Peshqit e deteve tona

    A ka njeri pytje per nai lloj peshku,ne vecanti te deteve tona,se ne bashkepunim me djallushken do ju bejme te qarte cdo gje :book:
  15. Wii

    Wii Grupi i të moçmëve!

    Re: Peshqit e deteve tona

    [​IMG]
    peshkataro peshqit qe ze ti i gjen ne ujra te cekta.po te kerkosh me thelle do te gjesh nje lloj peshku si ky ketu qe quhet peshku peshkatar (melanocetus sp.) qe ka ne pjesen e siperme nje lloj drite bioilumineshente.funksionon si far dhe ne thellesite e medha te oqeanit i ben peshqit me te vegjel ti vijne mu ne goje
  16. assassino26

    assassino26 Fillestar

    Re: Peshqit e deteve tona

    Sa i shpif qeka :eek: Edhe eshte peshk oqeani mer daje.Ne po flasim per peshk te deteve tona /pf/images/graemlins/laugh.gif
  17. Wii

    Wii Grupi i të moçmëve!

    Re: Peshqit e deteve tona

    po mire o se prape peshk eshte .me mire te pergjithsohej tema si peshqit tane dhe do dilte ma bukur /pf/images/graemlins/laugh.gif
  18. Guest

    Re: Peshqit e deteve tona

    Shume fantastike kjo :thumbsup:
  19. true confidental

    true confidental Anëtar aktiv

    Re: Peshqit e deteve tona

    Xhaxhi peshkatari, un dua te di per Barbunin ( i shijshem shume ) , po po gjete ndonje fig, please te jete cilesia e pare, nga nga ata vocraket :wave:
  20. assassino26

    assassino26 Fillestar

    Re: Peshqit e deteve tona

    Para 1 jave zura 1 morene rreth 2 kile e pak.Gabim me te pafalshem e bera qe ja hodha lekuren qenit.Mora vesh qe i regjej lekura edhe mund te beje rripa ose thjesht per zbukurim.S'ka gje me te bukur se lekura e Morenes.
    nejse men per here tjeter se do ze prape /pf/images/graemlins/laugh.gif

Shpërndajeni këtë faqe