Pjese interesante nga librat qe keni lexuar

Diskutime tek 'Letërsia' filluar nga Ian, 6 Nov 2002.

  1. atman

    atman Anëtar aktiv

    Re: Pjese interesante nga librat qe keni lexuar

    Ndoshta duhet thene se copezen e kam perkthyer nga nje botim italisht.
  2. atman

    atman Anëtar aktiv

    Re: Pjese interesante nga librat qe keni lexuar

    Elfriede Jelinek.

    Re. Shtëpi.
    Lindi si një tekst për teatër, si një monolog. U shkruajt një vit para se të ndodhte bashkimi gjerman dhe me një mozaik letrar e gjuhësor autorja shpreh pjesët më tronditëse të idealizmit gjerman.
    Po jap disa fragmente të shkurtra duke e pasuar me vonë me përkthime të tjera.


    Nga jashtë, plotësisht: këtu ne
    përfytyrojmë, të jemi, përherë. Dhe ja
    në mes, për një grimë. Të shenjtë, të shndritshëm në
    terrinë. Çdo herë të harruar, kur edhe një i
    vetëm kujtesë për ne shërben, përtej një
    kohe. Prej vite e vitesh në anë të
    udhës fshehurazi për ne flitet. As edhe
    e përfytyrojmë! Ç’ndiesi
    kënaqësie, natën mbi ura kur udhëton
    të autostradave tona ndërkohë atje
    prej mjediseve pasqyron : ende njerëz si ne !
    Vezullim, i shndritshëm vezullim. Figura, të huaj
    baras me ne, udhakonjës, dikojnë në
    vendqendrime autobuzësh, duke u shpërndarë
    andej këtej, dhe si shiu që
    herët këpucët qullos lëshohemi midis
    tyre. Ose, prej një kryqëzimi rrugësh
    ku një ditë të bllokuar ndalojmë,
    lumë njerëzie. Asgjë është atje, e pra gjithë është
    e mbushur prej gjurmëve tona. Të tjerë mbrrijnë,
    por ne nuk jemi veç hiçgjësë ! Rëndohet
    koka tonë, rëndohet prej peshës tonë.
    Të udhëtosh kështu : është kjo që na bën
    të veçantë. Shina pafund mundin mirë
    të ngërthehen, ne, në shtigje fort të shënuar,
    shtrihemi para syve tanë dhe të tjerëve
    udhëtarë. Tashmë në shtëpi jemi dhe çohemi
    të qetë.

    * * *

    Të ngrihet një shtërngatë, u mbështjelltë viti me
    ftohtësirë, dritë atëhere mbi kokat tona u lartoftë,
    jemi nga ne. Ku është jeta, përndryshe? Bukur
    me veten të jesh. Si në një ditë feste kur
    fshatari herët shkon, arën
    vëzhgon, kur vetëtima ftohëse
    ranë prej natës së përvëluar
    vijuar, dhe ende sëlargu gjëmimi
    jehon. Ngjethemi për të tjerë. Në
    rrugët e sheshta shkojmë. Pa
    dredhuar, meqënëse vetes i takojmë.
    Sërish lumi kthehet në shtratin e
    tij dhe toka e freskët rigjelbëron. Bukur është
    të jesh e mbetesh me veten, zjarr hyjnor tashmë
    ushqen bijtë e dheut dhe nga ne bujtin
    në shtëpinë e shkretuar. Jemi. Jemi.
    Vetëm jemi, bukur është megjithatë nga ne.
    rrufeja e mirëfilltë e atit nuk na asgjeson –
    dhe ja, të pështjelluar, pjemarrës të dhimbjes
    së më të fortit, ai shtrihet në stuhitë
    që Zoti lëshon, që ne na ngjason,
    ne na ngjason. Në shtëpi jemi,nga ne.
    Shpëtuar. Edhe të vdekurve drita u shkëlqen,
    por ne bëjmë çeltirë atje posht, madhështore
    lulishte. Liria, e vetmja vërtetësi e
    shpirtit. Në ne kemi qendrën dhe
    banesën tonë. Le të na kërcënojë era e
    veriut, në gjethësirë nuk biem prej
    degëve. Ulur rrimë. Qeshim
    të qetë. Në shtëpi. Nuk kemi një masë
    jashtë nesh, e kemi marrë: është në vetveten
    tonë dhe me vetveten tonë. Liria.
    Lënda ka përbërjen e saj jashtë vetes,
    por shpirti është Qenia me vetveten. Baras me
    ne. Baras me ne. Të jesh në shtëpi. Me veten.
    Të vazhdosh e parashikosh! Dhe çfarë
    pamë, shenjtërinë, është fjala jonë. Madje
    edhe sikur gjatë natës të ndalojmë, në
    mërgimin tonë të qetë do presim, buzëqeshur
    mes nesh. Me njëri tjetrin duke u mësuar,
    në bashkësi jetuar. Në ne besojmë.
    Në shtëpi të jesh, kur gjëra të larta
    shestohen, dhe ja sërish
    shenjave, veprimeve të botës zjarri u bie. Dhe
    ne, në dukje shërbëtorësh, edhe pse
    zotër, ne, vetëtimë e timbrit
    të urdhërit, jemi njohur. Në shtëpi dhe
    prej aty tu hedhësh të tjerëve një vështrim, ballit
    të tyre pashprehje, të groposur në dhe’ si
    flori, jo-vdekur, por ne jemi në shtëpi,
    ngado që të drejtohemi midis qiellit e dheut,
    të parët ndër popuj. Mendim i shpirtit
    kolektiv, që sëfundi në qetësi përfundojnë,
    janë në shpirtin tonë. E dëshmojmë: këtu
    jemi.
    Ne-së i përkasim.
  3. atman

    atman Anëtar aktiv

    Re: Pjese interesante nga librat qe keni lexuar

    Pjesa është vazhdim kronik, dua të them i drejpërdrejtë. Por njëherësh duhet të pohoj se asnjë tekst, nga ato pak përkthime që kam bërë nisur nga dëshira ime, nuk më ka krijuar kaq vështirësi. Ndoshta kjo, ngaqë autorja ka “luajtur” me gjuhën, aq sa shpesh duhet ta shikosh vargun mirë për të gjetur me intuitë kuptimin e ta hedhësh vetëtimthi ndryshe përpjekjet për ta limuar e dëmtojnë, ndodh ngaqë njeherësh krijohet përshtypja jo e saktë sikur gramatikisht çalon. Pikërisht këtë ka bërë autorja të krijojë një vështirësi të tillë e cila kur i shtohet vështirësisë së ideve e tekstit, shumfishohet. Jelinek kur komenton vetë krijimin dhe mendoj se është i domosdoshëm sepse një fije e hollë e ndan prej keqkuptimit, thotë se ka marrë vargje nga Holderlin (emri shkruhet me umlaut, por unë nuk kam një të tillë në tastierë) dhe se pikërisht ato vargje diktojnë edhe ritmin dhe e përflak me muzikalitet krijimin. Sikundër kam thënë në pak fjalët prezantuese, autorja citon edhe nga filoziofia e Hegelit, Fihtes, Heideger –it. “Gjermania, thotë autorja, është “populli i filozofëve”, populli më filozofik dhe teorik, ndaj mund të matet historia vetëm me metrin e filozofëve…

    Re. Shtëpi.
    (Vijim)


    Jemi nga ne. Sipas ligjeve të përjetëshme
    entusiazmi, e gjithçkasë krijuese, prej të shenjtit
    kaos prejardhur si një kohë rinohet.
    Lart na tërheqin e kotësisht
    ribiem, mbyllur nga mure të një
    burgu, jemi këtu megjithatë. Pak vlen
    çfarë mbi kokat tona varet. Këtu
    jemi. Banesa tonë, prej gjuhës tonë
    rimbushet, që mbi ne sikurse natyra
    çlodhet, që ne djepi. Gjuha dhe jeta dhe
    ç’mbetet s’vlen. Rrëzëlluar, në mes të
    dhimbjes qendrojmë. Ngrihemi, meqë
    e gjithë pritja dhe durimi i kotë qe, dhe si plepa
    begatojmë. Fjala tonë mjafton.
    E megjithatë, vitet e popujve, kurndonjëherë u hodhi atyre
    një sy vdekësor? I kemi bërë ne më të
    shkurtër, nëse janë më të thellë përulen, prania
    tonë nemit këngët e tyre më të
    mekura? Nëse pranisë tonë tërë shend
    fundin dëshirojnë – edhe pse qetësisht qendron
    në mërgim të frikshëm, ndaj pranisë sonë?
    Kur të gjithë ata që një kohë
    qamë, kur qytetet tona të bardha,
    të hapura dhe zgjuar, përplot me flakë të dëlirë
    do të jenë dhe mbi të tjera do ta zbrazin, aty ku
    muzat banonin -. Ne jemi ne. Ngjeshur
    tepër madje, tepër ngushtë kufijtë tanë, përtej tyre
    lëshohemi, gufojmë sikundër tingulli prej
    gjoksit, të tjerëve as edhe një vështrim u
    lejojmë. Ne jemi ne dhe nga gjithë vendet
    të tjerët dëbojmë. Shpirti kullon nga
    balli. Ngushtë tepër madje, koha
    e jetës sonë na kufizon. Lindorët se
    përfillin. Ata dinë vetëm se një është
    i lirë, por pikërisht një liri e tillë është thjesht
    vullnet, shfrenim, topitje dhe afsh,
    butësia një rast. Por ne por ne por ne.
    Ne, të dashur! Dhe askush, kështu duket, nga
    balli ëndra mund të na mënjanojë! Por ne
    shkëlqyeshëm, ne edhe pse të varfër në veprime e përplot
    në mendime! Ne! Por mbrrin, sikundër mbrrin
    shigjeta prej resh, prej mendimesh ndoshta veprimi,
    plot gjykim dhe maturim? Ndjek ndoshta
    fryti shkrimin e qetë, si errësimi
    gjethen e pyllit? Dhe heshtja në popull, është
    ndoshta dalldia që festës i paraprin? Ose
    qetësia para stuhisë? Apo
    era që kumton shtërngatë? Përndryshe – kush
    na përze prej këtu, kjo është banesa
    tonë! Këtu jemi në shtëpi!
    Me ngulshmëri zërin e çojmë, kurrë
    nuk zhytemi në gjumë. Na pret. Pa
    emër, pa lotë katandisen të tjerët. Me
    të drejtë këtu jemi! Në lugjet tona
    zemra tonë na këndell jetën. Ne
    ecejakët, megjithatë kthehemi! Ne
    të mësuarit, shkuam më tej nga sa
    dëshiruam, por rikthehemi! Përtej
    shikojmë, nuk i trembemi fqinjit, kryet
    shkelim. E padëshiruar është jeta e të varfit e
    dëshpëruar dhe prej ndëshkimesh akullsuar, por ata janë
    në shtëpi. Atyre u takon, me durim ndjekin
    rrugën e tyre. Dhe koha përparon. Në
    luginat tona na këndell zemra
    jetën. Ne, ecejakët. Po kur edhe
    vlerësohet historia si një thertore, në
    të cilën lumturia e popujve, urtësia e
    shteteve dhe virtytet e pjestarëve kanë qenë
    flijuar, me përsiatjen lenton
    nevojshmërisht pyetja: kujt, cilit
    fund kaq, të panumërta viktima i kanë qenë
    flijuar? Kush filloi? Mallkimin kush e
    solli? Ata që të parët humbën çdo
    arsye, baballarët tanë, nuk e dinin,
    por e dëshiruan: në endje shpirti i tyre i çoi.
    Të shqetësuar grahin, me kaosin ngjasuar, kushtet
    e një race tharmuar. Dhe
    zbaviten me ta, buzëqeshur tinëzisht. Dorën
    ia zgjatim fqinjit, për ta drejtuar
    të ecurën e tij drejt shtëllungash pluhuri dhe për
    tu ulur në të kaluarën e tjetrit e mbi të pushuar. Për hapësirë
    nevojë kemi. Për lavdi kemi
    duhuri! Nuk jemi ende gatitur. Na
    pret, s’jemi të lindur dje. I gëzuar fluturon
    udhëtuesi drejt shtëpisë, në lumin e qetë, prej
    ishuj të qëmotshëm duke u kthyer, kur të jenë të
    korrat. Kështu kthehemi në shtëpi,
    kur edhe nozullimet kanë qenë baras me
    dhimbjet. Ju brigje pa çmesë, që
    plotësisht ne na përkisni, dhe një tetor i
    artë shndëron në këngë ofshamën e
    një populli të braktisur. Nga ne jemi, në shtëpi.
    Egoizmi mbi rrjedhën e qetë prehet dhe prej aty
    në siguri gëzon të pështjelluar masë gërmadhash
    pamjes larguar. Të tjerët nuk kanë
    mbi truallin e tyre asnjë pushtet. Me
    hedhjen e pompave tona i
    pastruam. Dinakë rrimë në vendet e tyre dhe të bardhë
    janë sytë tanë. Na pret. Të nderuar
    kufij të siguruar, shtëpi e nënës, përqafime të
    të dashurve vëllezër shpejt na përshëndesni duke
    na pranuar, sepse, si midis fashash, zemra
    tonë u shëroftë. Kurora e pemëve
    përshkruan hapat tona të gëzuar. Mbi ne
    qetësisht rrjedhin dita e nata,
    të strukur vlerësojmë vetveten dhe çfarë
    të tjerët na shkaktuan. Na gazmojnë figurat
    e mugëta të fqinjëve. E pra, në
    gjokset tona, me një pus ngjasojnë, tkurremi, thirrmë
    e shumuar mijëra herë, duke shkulur
    një ndjenjë shkatërrimtare, e ftohtë si
    teh. Ja të tjerët! Zbojini, derisa
    të bëhen kujtim i ditëve të lumnuara.
    Duhet t’ia japin shpirtin Zotit! Si
    shishe të boshatisura pikojnë mbi
    truallin tonë, që thith dhe pështyn jo-të vdekurit.
    Larg jehon ende gjëmimi tonë.
    Këtu ne jemi. Atje të tjerët janë. Por jo
    ne, jo ne. Ne-së i përkasim. Dhe
    të pafajshëm, si fëmijë, duart tona
    janë përherë.


    Të drejtat e përkthimit janë të autorit
  4. atman

    atman Anëtar aktiv

    Re: Pjese interesante nga librat qe keni lexuar

    Re. Shtëpi.
    (vijim)

    Negrët, le ta themi, janë për
    tu renditur si një komb foshnjash,
    e cila nuk çliohet prej të vetit
    paragjykim, as qëllime dhe as
    synime. I shesin dhe lejojnë
    të shiten, pa e vrarë mendjen se kjo
    është të paktën e drejtë apo jo. Nuk u mbahen vlerave
    shpirtërore ndaj të cilave janë të ndishëm, që vetëm
    sa përshkojnë kalimthi mendjen e tyre.
    Pa asnjë vetëdije begatojnë
    anës lumenjve të tyre. Ah, sa i brishtë është njeriu! Ende
    nuk është mjaft që të lartuar mbi shumën e
    jetës në erë ne fëshfërimë. Në lartësi kemi
    qenë çuar, midis resh, ne heronjtë e rinj,
    faqe më faqe, pa mundim, kumbues
    të këngës sonë. Dhe tashmë jemi
    sërish në shtëpi, dikton vepra
    tonë një diell më paqësor. Posht janë të
    tjerët, në tejësirën e luginës. Por ne, por
    ne! Sërish jemi në shtëpi, flejmë e
    me qetësi ngjethemi në ftohtësinë e
    rrymës, veçse në shtëpi. Kopetë ngrihen
    si rëndom nën zërin e të panjohurit, pyjet
    trazohen, fusha këngë rikumbon
    thellë shpirtit të lumit, dridhet
    ende shqetësohet shpirti në zemrën e
    dheut. Por ne gjithçka e lemë të pushojë në
    përjetësi. Sërish çohemi sidoqoftë. Këtu
    jemi në vendin e duhur dhe me zell
    dashurie përkujdesim ne veten. Ne nuk jemi të
    tjerët. Jemi në ne madje edhe Zoti
    rri jashtë, gjëmon dhe nuk është i njohur.
    Nuk kemi nevojë. Për shpirtin
    tonë Zoti duhet të jetë më shumë se një qenie
    gjëmuese. Na shoqëro dhe na përkit ose
    mund të rehatohesh. Vetëm për ne kemi
    nevojë! Asgjë pra midis negrëve udhëheq
    ndërgjegjen e vlerave shpirtërore. I pari
    objekt çfardo që ata ngrehin gjenialisht,
    një kafshë, një pemë, një gur, bëhet
    fuqia e tyre. Ne jemi ne! Zoti, atje në
    lartësi na përket. Neve vetëm vendet e
    shpëtimit, jo të tjerëve. Ose
    mund të rehatosesh. Zezakët. Jo vetëm në diçka
    të ndryshme prej tyre, por në gjithçka,
    pavarësisht, vullneti mbetet
    padron i përfaqësive të tyre. Por
    ne, AI na bekon, meqënëse na njeh dhe
    vetëm ne-së i përket. Po përse flenë
    bijtë e malit? Nuk njohin
    tërpo lajmësit e Atit? Le të vinë nga ne!
    Megjithatë, nuk do të ishim ne, kujt
    do t’i zhuritej gjoksi, përtejon çdo
    gjë fryma e Zotit, por jo ne! Ne
    e ndalim që ëndra tonë të mos
    mbarojë. Dhe diçka gufon prej thellësisë
    kur në lartësi mbi shkëmb flejmë. Ne,
    të Pranguarit, shelbohemi në tërbim.
    Dhe me krahë dashamirësie, qiellin
    stivojmë mbi shpatullat tona. Dhe si
    furi shkatërrojmë fshatin pranë, ku të tjerët
    rritur janë. Duhet të ikin!
    Ne vetëm jeta na ndriçon truallin e përjetshëm.
  5. atman

    atman Anëtar aktiv

    Re: Pjese interesante nga librat qe keni lexuar

    (vijim - per miken time Ana duke i uruar qe te dale ne siperfaqe sa me pare)

    “Unë nuk besoj që prej Gjermanisë mund të ketë origjinë një katastrofë si ajo që shkaktoi Reich(u) i tretë”. Ka thënë autorja e veprës edhe pse bashkimi i Gjermanive për atë mbetet diçka që shkakton shqetësim, sërish ajo është e bindjes se duke u zhvilluar shumë ekonomikisht, zbehet dëshira e popullit për të përcjellë syte te oborri i tjetrit. DiLka që mund ta kenë si pronësi tashmë ata popuj të cilët nga pikpamja ekonomike janë të varfër dhe ndoshta këtu aludohet për popujt sllavë. Pra një rrjedhje në të kundërt, ndryshim kahu.
    "E më tej në lindje gjejmë kombin
    sllav, ne s’jemi ata ! Nuk jemi ata!"...

    * * *

    Në këtë mënyrë Perandoria gjermanike
    përuron të katërtin çast të historisë së
    përgjithëshme : krahasuar me moshën e njeriut,
    ajo përkon me atë të pleqërisë. Gjithmonë kemi qenë këtu! Mosha
    e vjetërsisë në natyrë barazuar është me
    dobësinë, por, mosha e pleqërisë së
    shpirtit i barasvlen pjekurisë së tij të përsosur,
    ku ai, përsa shpirt, i rikthehet
    bashkësisë. Jemi nga ne, zotërimi tonë.
    Të kënaqur urtohemi në afshin tonë dhe
    I kthejmë qiellit vështrimin, çfarë
    mbrrin. E dimë, meqënëse në truall
    rrënjët i kemi. Gjithçka vërvitim, si
    fëmijë, në humnerë lëshojmë gurë,
    nga shkëmbi në shkëmb. Ku mund të
    vendosemi, kudo të dëshiruar mbi tokë, nëse
    jo këtu, nëse jo këtu. Mirë bën dheu që
    ngrin. Në fund për të çuar kemi një të gjatë
    udhëtim. Derisa të jemi nga ne, por pastaj,
    por pastaj, por pastaj synimi ynë ne jemi.
    Dhe jemi këtu. Mbrritur. Në terr banojnë
    Shqiponjat, dhe pa frikë ne fëmijët
    përcillemi në shtigje të humbur përtej greminës.
    Pra, meqë kulmet e kohës
    grumbulluar në përrethsi, dhe më të dashurit
    banojnë në afërsi, duke u stërmunduar
    maleve që mes tyre janë më të larguar ose ujrash
    mitare, rrjedh me ngut nëpër
    duar, kështuqë më e mira u nozullua. Ne
    i përkasim vetvetes dhe çdo gjë
    e ruajmë. Mbi gjithçka flemë, por një ditë do të
    ngrihemi. Në shtëpitë e të huajve shikojmë,
    hetojmë çdo gjë dhe ne vetë pranojmë.
    Na përket neve. Vetëm prisni! Çfarë
    syri përqafon na takon. Relative është
    zgjatja e kohës, dhe përjetësa
    veti e shpirtit. Për atë nuk ka
    një përzgjatje të mirëfilltë, dhe ne jemi ne
    dhe këmbëngulim, ende jemi larg, por
    do të jemi mjaft shpejt, ëngjëlli i historisë.
    Vazhdojmë, në vagëllimë, ku
    mbrrijmë, në pyllin hijeshumë, midis
    prrenjve të atdheut. Na pret. Ne!
    Askurrë s’kemi për të njohur vendet, por shpejt, në
    shkëlqim të ri, enigmatik, mbështjellë prej
    tymit të artë, vring rritur,
    begaton një vend që nuk e njohim. Dhe e
    marrim. Papritur të huaj
    jemi. Por e marrim. Papritur
    e marrim. Të verbuar njëri tjetrin kërkuar,
    nga të huaj rrethuar. Tashmë jemi këtu.
    E më tej në lindje gjejmë kombin
    sllav, ne s’jemi ata ! Nuk jemi ata!
    Një pjesë e tyre prej arsyes perëndimore
    ka qenë pushtuar. Megjithatë kjo masë
    mbetet tërësisht e përjashtuar nga
    përfillja tonë, ngaqë ajo nuk ka plluskuar
    deri më sot si një çast mëvetësie në
    ndarjen e formave që arsyeja në botë
    përvetëson. Nëse do të ndodhë më pas
    nuk na intereson, meqënëse në histori kemi
    të bëjmë me të kaluarën. Ne nuk jemi
    enigmë për ne. Duke fjetur
    ndodhemi në këtë luginë, që na strehon si
    një djep. Si pendë, flladet na
    fërgëllojnë përreth, një Perëndeshë duket
    se kujdeset për ne, o miq! Qendroni, meqënëse si
    ne ju nuk jini. Atëhere rizgjohemi dhe
    soditim vetveten si një lumturi
    e lindur tani. Dhe si një libër i bukur, që
    ëmbëlsisht shpirtin pështjellon, shtrihemi
    sytë tanë të hapur. Ndonëse
    përtejojmë në thellësi, nuk mund të kuptojmë
    ne dhe gjestet tona. Tashmë
    prej kohësh ka marrë zjarr trualli tonë, që
    brenda vetes na pret dhe sërish na rikthen. Ne
    nuk na është dhënë të pushojmë në një vend ose në një
    tjetër. Trualli në vetvete nuk na nxë dhe përsëri
    na rikthen. Sfida e jetës
    prej çastit na largon, edhe çfarë është e
    ulët një therror e kërkon, e megjithatë
    i rikthehemi shpirtit të besuar që
    Perënditë, në gjuhën tonë bota na
    shpjegon. Që ne na takon. Dhe asnjë fshehtësi
    nuk mbulon nëse jo vetëm fshehtësinë e
    bukurisë tonë, që prej vetvetes duhet të jetë
    vëzhguar. Tashmë jemi këtu, shkronja të vulosura,
    të vdekura, në pluhur. Dhe ende shpërthejmë
    prej dheut, fëmijë të përjetshëm që ulen mbi
    karrige e ndjenjëse, të mbytur prej
    tingujve tanë, që ne i bëlbëzojmë. Dheu
    nuk na merr. Ç’është hapësirë e kërkojmë
    dhe e pushtojmë. E marrim. Dhe na pret
    për gjithmonë.
    Jemi nga ne, prej dheut shkulur. Mbi
    dhe’ të çlodhemi na është mohuar, edhe të mbuluar
    të pranishëm jemi, dhe kthehemi,
    kthehemi! Dheu është vendkalimi tonë
    drejt fundit të kohëve. Fundi i historisë, ne na mungoi. Mbrrin
    megjithatë mbi ne Historia, e marrë mbi të vetat
    binarë. Përse nuk vdes? Çfarë kemi bërë?
    Përse një dorë prej varrit del? Dhe na
    shenjon? Në harresë duam të biem. Vetëm
    nga ne jemi në shtëpi. Por më të verbrit
    fëmijët e Zotit janë, ngaqë njeriu strehën e tij e
    di dhe egërsirës ku të ndërtojë iu
    mësua; në shpirtin e tyre të papërvojë fëmijët
    e Perëndive fajtorë janë sepse s’dinë
    ku duhet të mbrrijnë. Në fakt, siç filluam,
    mbetemi, qoftë edhe sikur të rëndojnë nevoja
    dhe disiplina. Më e shumta i dedikohet ardhjes,
    dhe rrezes së dritës që foshnjen e lindur
    kthjellon. Këtu jemi, nga një prehër i shenjtë
    lindur të lumturuar, në qytete nga ne
    themeluar. E megjithatë çlodhja në truall na është
    mohuar. Historia tonë ajo e të vdekurve është,
    derisa dheu përgjithmonë të heshtë. Nuk
    na pëlqen, si fëmijëve të tjerë, të qajmë në
    shpërgenj. Duke qeshur, gjarprinjtë dërmojmë
    dhe posht kërcejmë sëbashku me prenë. Dhe nëse
    në nxitim, një më të fuqishëm forca tonë
    nuk zotëron, duke na lënë të rritemi, si
    vetëtimë e çajmë dheun në të cilin
    të paqetë prehemi, dhe të Namatisurit
    pyjeve mbrapa nesh arratisen e, duke shembur,
    malet. Jemi këtu. Mbrritur,
    pushojmë. Askush nga jeta e ankthshme
    nuk na kursen. Në strofullën e tij ujkun
    kërkojmë. S’mund të mungojë, besohet, flitet
    për gjithë sa e shenjtë është dhe e madhërishme:
    virtyti, nderi, gruaja, fëmija, jeta.
    I qendron në fakt, lisi i ligështuar dhe vdekësor
    furtunës, por e shëndetëshmja ka rënë,
    meqë kurora e tij është e dhënë. Jo
    çdo goditje njeriu përballon, dhe është
    lejuar të humbojë atij që nga Zoti është
    pranuar, kështu unë besoj. Ne, ne njerzit
    patjetër për para nuk biem, as edhe
    për të rënë në sy. Këtu jemi, e
    në tokë depërtojmë, si uji. Nga
    shkëmbi në shkemb vërvitur, për shekuj posht,
    në paqartësi.
  6. atman

    atman Anëtar aktiv

    Re: Pjese interesante nga librat qe keni lexuar

    Vijim kronik...
    Duket se për autoren dhe për fatin e kombit gjerman endja brenda qenies është shumë më e rëndesishme se sa ajo që shtrihet përtej si një hapësirë reale e cila nuk qendron kurrë në ekulibër e që shpesh ushqen iluzione vrasëse, prej të cilave ka vuajtur shpesh kombi gjerman, si një paracaktim ose më mirë parathënie që ndryshon vetiu, ndërkohë që çfarë mbetet e pandryshuar është të qenët identik me veten, gjë që e shndëron errësirën në një altar ku flijohet çdo gjë e destinuar për Atdheun dhe ku ngjizet lënda e duhur e identitetit në një kryqëzim të pandalë jetë-vdekje.

    * * *

    Shko te miku tënd i parazgjedhur, te ai është një
    njeri, e njoh! Por kthehu! Ose
    rreshtohuni, rreshtohuni mes arradhesh,
    për të mos qenë tona një vdekje
    e ulët! Nuk pëlqejmë një rënie të kotë, por
    e dashur na është për Atdheun të biem në
    altarin e flijimeve, derdhni për Atdheun gjak
    zemre – dhe shumë shpejt do të ndodhë! Midis
    jush, o të dashur! Midis jush që më deshët dhe më
    mësuat të jetoja e vdisja unë mbrrij!
    Dheu të gjithëve na pranon, është me trupin tonë
    nginjur, edhe njëherë për ne i fituar.
    Na lini të ulurijmë, sepse duam
    të rilindim! Prej dheut të premtuar, pasi
    të kemi përzënë natën. Na përket! Këtu
    banojmë! Vëllazëria është këtu posht, dhe
    zbresin kumtarët e fitores. Të gjallë atje lart,
    o Atdhe, ne, këtu posht, ty
    të përkujdesim dhe këmbë rënduar në
    dritë risjellim thesaret e dheut. Të
    vekurit mos numëro! Për ty, o i dashur Atdhe, as
    edhe një i vetëm i rënë i tëpërt nuk është. Tepër
    gjatë nën thundrën e të tjerëve vepruam,
    tashmë është kohë, o Zot i kohës,
    nga reja e zezë mbuluar! Ja,
    mbrrijmë, dhe atje tej në shtëpi jemi. Dridhet
    dheu. Ngjethemi prej ftohtësirës tonë dhe
    trupat tanë me njëri tjetrin i ngrojmë. Këtu
    të gjithë jemi. Dhe një ditë më në fund ngjitemi
    plot shkëlqim. Risinë jetojmë,
    ose të paktën çfarë nuk vlen e
    braktisim, të bindur, këqyrin që rrjedha
    e jetës të na tërheqë, ose,
    atëhere kur gati të mos jemi, lirinë
    të paktën ta parandjellim, pa e urryer o
    friguar, përkundrazi dashuruar. Ne ne ne!
    Njerëz të parmë, si ne të gjithë, një
    popull zanafillas, thjesht:
    populli. Gjermanë! Gjermanë! Gjermanë!
  7. Iliada

    Iliada Fillestar

    Re: Pjese interesante nga librat qe keni lexuar

    14 Mars

    Sot bana nji farë vetëkontrollimi.

    E hapa librin e jetës s'eme dhe e shfletzova qysh në fillim e deri në mbarim. Sa shum paskam shkrue për nji mot! Kush e din se sa volume do të lypeshin po të duhej me e përshkrue krejt jetën. Hudha nji veshtrim andej e këndej dhe në fund pata përshtypjen se jeta e eme filloi me vaj e rrënkime, vazhdoi me vuejtje e pësime dhe, tue u trazue me nji dashuni të pashijueshme, mbaroi - asht tue mbarue – me hofshe e ulërime. A kështu duhej t'ishte jeta? Pa dyshim jo. Ajo lypsej të që krejt ndryshe. Duhej t'ishte e gatueme me gaz e hare, e kalueme me dashuni e lumni dhe e mbarueme me mjaftësi e kënaqësi. Por s'qenka ashtu. Ndoshta vetëm për mue s'që ashtu me kuptim të hidhët e të tmershëm. Ndoshta vetëm un po tërhiqem nga kjo botë e pakënaqun dhe e dëshpërueme. Por, jo. Nuk jam un e vetmja fatzezë.

    Para meje sigurisht me mija fatzeza kanë ardhë e kanë shkue pa e gëzue dhe pa u qeshë zemra makar nji herë. Kush e din se sa yj xixëllues pat në mes të tyne dhe u shqimën pa ndriçue kënd; kush e din se sa dallëndyshe pat n'at varg që u thyen krahësh mu n'at ças që dojshin me fluturue për me e gëzue lirin dhe me e shijue jetën.

    Edhe un u përplsasa për dheu mu n'at ças që dojsha me i dhanë hof shfrimi dëshirit t'argëtimit të ndiesive të zemrës dhe ajo, menjiherë, u dënue me vdekje. Ka plot njerës në këtë botë që qajnë kot, por ka edhe asish që qeshin fare kot. Njena palë qan tue kujtue se e lut dhe e ndjell lumnin, kurse tjetra qesh tue besue se e lufton dhe e dëbon fatkeqësin. Të dy palët vijnë e shkojnë tue e gabue vetëhen. Un, me sa kuptoj, ndodhem në mes të këtyre dy palëve dhe kam kalue në në shkallë të tretë, pse kam qamë e kam qeshë mjaft për vetëhe. Tash qaj e qesh ma shumë për tjerët se sa për vetëhe, pse un i lava duert ma nga vetja. Shkurt jam bamë si ato që kangëtojnë ndër dasma të hueja dhe katrrojnë ndër morde të tjerëve. Por në mundshme lanë vragë e vragë ndër zemrat e atyne që kanë me e ndigjue kangën ase vajin t'em, do të jem e kënaqun, do të jem e lumtun.



    Romani i Haki Stermillit---Sikur te isha djale :
  8. atman

    atman Anëtar aktiv

    Re: Pjese interesante nga librat qe keni lexuar

    Re. Shtëpi.
    Vijim....


    Koncepti i atdheut për gjermanët do të jetë një sfilitje që për këtë veçori do t’i çojë ata në krijimin e përqafimin e një ideje jo aq të veçantë se sa përjashtuese e kuptuar si një venie kufijsh, të prerë madje midis pro e kundër e natyrisht midis “Ne “ dhe ” Ata”.


    E megjithatë të huajt, që nuk bëjnë pjesë
    në ne, rropamë e mundimshme e qyteteve të kaditshme.
    Fërfërit era ndër gjethurinë, shkëndijon.
    Luhatet trualli ku prehemi, prej
    brendësisë një goditje e frikëshme rikumbon. Ja,
    shpërthejmë jashtë! Pas nesh ndjekin të tjerë
    ecejakas kujtesën tonë. As edhe një pikë
    loti na kushtojnë! Pajtohen me të qenët
    të dytë, pasardhësit. Të kapur te
    jeta, që te ta ose përbri tyre lëviz
    për forcë zakoni, jehonë e një zëri
    tashmë memec, oshëtimtë prej shkëmbit,
    të quajtur përsa popull janë
    jashtë prej popullit të parmë e për të njëjtën
    të huaj e dorëjashtë. Nuk janë si ne,
    jo këtu në shtëpi në truallin tonë, e nuk
    janë të sajdisur prej malit. Pylli i
    vërtetë nuk i fsheh. Shtërngata
    të zhyt me retë e veta, o i errëti truall, por
    vendbanimet e skajëshme i njom gjaku
    njerëzor. Kështu hesht, kështu pushon ai që
    sëkoti hetoi të ngjashmin e tij gjatë e
    gjerë. Çlodhet. Ku shpallet zemra,
    ku prehet në fund? Nga ne, në truall,
    ndihemi në shtëpi. Ku do të shfaqet çfarë
    ëndra zhuritëse lajmon prej kohësh,
    ditë e natë? Këtu, ku viktimat
    bien, midis nesh zbresin, këtu,
    ju të dashur, këtu!


    * * *
  9. atman

    atman Anëtar aktiv

    Re: Pjese interesante nga librat qe keni lexuar

    Re. Shtëpi.

    (Vijim)

    Ne vetë shohim, në varret tonë,
    s’ka më asnjë dyshim. Në pafundësi
    kemi lëshuar një rrokje, jemi një
    fjalë, një fillim, ende një mendim,
    e megjithatë përparojmë drejt veprimit. Ne!
    Mbas dritares, ku stuhia ngre
    krahët tanë, buzëqeshur pre. Në
    kombin që thirret thjesht
    popull ose populli gjerman, kohët e fundit
    është shfaqur i Parmi, pak a shumë,
    forcë krijuese treguar. Sërish! E kush
    beson në një Qenie ndaluar, të palëvizur,
    kufomëzuar, beson sepse vetë ai është në
    vetvete vdekur dhe, njëherë vdekur s’mund të bëjë
    ndryshe veç të besojë. Thellësia na tundon,
    trualli tregon për një shkëmb, në të tijën
    gorgë shtrihemi. Thellësinë
    njohim dhe çfarë brenda saj
    rritet. Jemi ne. Kemi përcaktuar të tillë
    besim te vdekja dashuri e tepruar, në
    kundërshtim me popullin fillimisht
    jetësor. Kjo esterofili(1), sapo të jetë midis
    gjermanësh, do të shfaqet edhe në
    jetën e tyre reale si një qetësi e
    mprehtësisë e nevojshme e Qenies, si
    një heqje dorë prej çdo përmirësimi tonë
    ose të të tjerëve nëpërmjet lirisë. Të mbetesh këtu,
    në tokë është nevojësi, gurët rrokullisen
    dhe vrasin. Meqë nuk është urtësi
    tu qendrosh heronjve tanë. Tashmë
    valëzojmë prej kodrave tona drejt
    luginave, ku të pacipë frymëzënës
    tufohen, të sigurt në mjeshtrinë e krahut, por
    më i sigurt mbrrin mbi ta shpirti i
    të rinjve, meqënëse ne të drejtët godasim si
    shortarë, dhe yshtjet tona ngërthejnë
    gjunjët e të poshtrit. O pranonani,
    pranonani midis sërësh. E na lini të mbetemi
    nga ne!

    1- Esterofili – dashuri e tepruar për diçka të jashtme. Autorja vdekjen e konsideron diçka të tillë dhe kjo zbulon mjaft mbi psikologjinë e popullit gjerman që i ka ngulur rrënjët në truall dhe ushqehet me humusin e jetës.
    * * *
  10. atman

    atman Anëtar aktiv

    Re: Pjese interesante nga librat qe keni lexuar

    Re. Shtëpi.
    vijim
    (është ndoshta një endje në errësirë? Një klithmë dëshpërimi? Jo, nëse shikon mbrapa vargjeve, hijen e tyre do të dallosh atë çka në dritë nuk duket. )

    Rëndom gjemanët ankohen
    për gjermanët në përfundim, ndoshta për
    modesti ose ngaqë ëmbëlsira ruhet për
    në mbarim. Fjalë ende jemi, edhe pse tashmë
    drejt veprimit ngutemi. Kështu trualli ndan
    ata që të huaj, pa asnjë
    parandjenjë, i afrohen atij, prej
    atyre që njohin ligjet e tij,
    vendasit. Këtu vetëm strehohemi! Vdekësor është
    trualli tonë për të huajt. E nëse synojmë
    nuhajtjen tonë të përdorojmë, ata synojnë të na
    sulmojnë, duan, tani, e kështu ne i
    msyjmë të parët. Si dallgë mbi rrjedhë,
    në lartësi dhe akoma më në lartësi valëzojnë
    lundërthyerit. O ju Ndjellamirë, dhe ne të paktët në
    veprime e përplot në mendime! Por mbrrin
    sikurse mbrrin ushta nga retë, prej mendimesh
    ndoshta veprimesh, mbushur me gjykim e pjekuri?
    Pason ndoshta fruti qetësi shkrimi
    sikurse e errëta fletë e pyllit? Vëllezër
    të punës, na ngrini prej truallit si
    metalin. Nga hiçi në hiç. Dhe ne, fjalëurtët
    ulurimë, nëse prej malit tonë të shuguruar të
    xhvatemi vijmë. Vëllezër janë të gjithë
    ata që kanë të njëjtin gjak dhe
    po atë fat. Dhe është kryelartësi që ne vetë
    i bëjmë të vërteta fjalët tona. Ne
    të rinjtë ecim verbërisht. Dhe në fund të
    huajt nuk vërejnë çfarë fshihet në
    Gjermani. Nën koren e truallit, posht
    në dhe’. Jemi ne! Dhe fjala tonë është
    e ngjizur me truallin, në ne. Skelet i
    historisë, të shtresëzuar në malet mbi të cilat
    ujrat oshëtijnë duke u rrëzuar, prej cilës
    shenjë ne, turma hijerëndë, grumbullohemi –
    ku lumi malor mbledh
    ujrat për tu mbushur, të ardhurën e fuqishme
    të një përroske të fshehtë? Çfarë na mban
    sëbashku, para se të gufojmë, suvalë uji,
    në ultësirë? Kurrëmë nën zgjedhë pemësh dhe
    shkurresh në pyll, në gurë e shpella
    shkretëtire. Të na lihet kohë, nuk jemi
    ende gati. Ecim hamendësisht, shpejt
    do të jemi në shtëpi. O, kur të dukesh
    plotësisht, shpirt i Atdheut, sepse
    thellësisht para teje përulemi,
    sepse në praninë tënde më e mekura këngë
    u shoftë, sepse të çakërdisur, lule
    natore, ditë hyjnore, fundin me hare
    urojmë. Kur të gjithë ata, me të cilët
    një kohë vajtuam, kur qytetet
    tona të zbardhëlluara dhe këndellura, plot me flakë
    mirëfilli do të jenë dhe malet, malet e
    tokës gjermane të muzave do të bëhen, si
    një kohë malet e mrekullueshëm, e përreth
    nën qiellin e praruar të Atdheut do të shkëlqejë
    hare e çliruar, në fund në shtëpi do të jemi. Dhe
    gjermanët kanë shpirt, ajo tërësi
    fryme në marrdhënie me të dëshiruarën, ku njeriu
    në vetvete gjen njësoj kënaqësinë
    e përgjithshme të papërcaktuarën. Jemi ne e pra
    në ne banojmë. Drita vezullojnë. Qyteti!
    Heshtur shtrihemi e nuk mundim të
    ngrihemi. Duhet shkatërruar, nëse nga e para
    duhet krijuar. Ngushtë, koha e
    jetës tonë na kufizon, shikojmë dhe numërojmë
    vitet tona, po vitet e popujve, i pa
    ndonjëherë syri vdekësor? E kur
    shpirti tonë, gulçues, përtej kohës
    së tij lëshohet, në zi, mbi rrjedhën e ftohtë,
    mbetemi nga tanët, i njohim. Dhe të
    ardhshmit, edhe ata, të vlojturit, ku, ku i
    shohim, pse sërish mbi dorën
    e mikut ne të ngrohemi na është e thënë?
    Ftohtë në fakt është nga ne. Çfarë nga të
    vdekurit kërkojmë? Jetën! Presim kohën
    tonë.



    * * *
  11. atman

    atman Anëtar aktiv

    Re: Pjese interesante nga librat qe keni lexuar

    Re. Shtëpi.
    (vijim)


    O Atdhe, mendimin tënd, shpirti tënd
    mblodhi. Me dëshirë vjelim rrush, por ty
    të tallin o hardhi shëmtuar! O tokë
    ku banojmë! Nën truall, të pranguar,
    formojmë mbështetësin që mban
    statujat e fitimtarëve. O tokë e dashurisë!
    Tëndët tashmë jemi, por shpesh në lotë
    drithmojmë prej zemërimit, meqë pamendësia mohon
    akoma shpirtin tënd. Shpesh lart, midis
    flladeve të tua, soditëm prej të kthjelltit
    mal gjelbërimin hijeshor, çeltirën e gjerë,
    dhe të dalluam. Në lumenjtë e tu u drejtuam
    dhe me mendim të vështruam e në shtëpi
    ishim. Këndonte ndërkohë bilbili druajtur
    mbi morinën e brishtë. Dhe ne atje posht, e thellë është
    gjuha tonë dhe ne flasim gjuhën
    e thellësisë. Si thesare të zhgroposura
    krekosemi në majën e malit.
    Fushën soditim mbi të cilën, farë
    të gjakosura të historisë, shpërndarë jemi
    për të rilindur.
  12. xheni seferi

    xheni seferi Guest

  13. luljeta

    luljeta Guest

  14. Eva H

    Eva H Fillestar

    perse nuk po gjej nje Klub Libri me lexues shqiptar. e pamundur.
    epo nuk lexojne vetem te huajt ne kete bote. Nese dini ndonje adrese apo link ju lutem me informoni. faleminderit
  15. Delirium

    Delirium Anëtar i njohur

    E ke fjalen per klub libri ne Shqiperi, ne Tirane?
    Sweety likes this.
  16. hrisi

    hrisi Anëtar

    sapo kam mbaruar nje liber me titullin parfum shum i bukur kush i pelqen librat jua konsideroj ta lexoni eshte jashte mase terheqes :D
  17. Eva H

    Eva H Fillestar

    Po. Diskutohet per librat qe lexojme, autoret gjithcka mbi letersine.
    Jam e interesuar per letersine dhe kisha deshire te ndaja opinionet me lexues te tjere.

Share This Page