Poezi per femije

Diskutime tek 'Këndi i Femijëve' filluar nga Diavolessa, 8 Nov 2002.

  1. Diavolessa

    Diavolessa Anëtar aktiv

    Re: Poezi per femije

    Filastrocca delle streghe

    Le Streghe Grigie fanno il sapone,
    fanno le torte di pece e carbone,
    sanno cambiare un pollo in gallina
    ma sono streghe che stanno in cucina.
    Le Streghe Viola sanno volare,
    solo al tramonto e poi mai sul mare,
    fanno incantesimi, filtri e pozioni
    chiamano pioggia con lampi e con tuoni.
  2. Diavolessa

    Diavolessa Anëtar aktiv

    Re: Poezi per femije

    LOPA DHIJA, DELJA DHE LUANI



    Ndë kohë të vjetër,
    një lop' e një dhi
    dhe një dele tjetër
    bënë shoqëri
    bashkë me luanë
    dhe për gja tok vanë.
    Një ditë të shtunë,
    një zorkadhe zunë
    brënda në një ferrë.
    Luani, sakaqëherë,
    e mori e çau,
    me thonj vet' e ndau.
    Bëri katër copa,
    ashtu si desh lopa:
    "Cop' e madhe, tha, për mua,
    se jam luan dhe kshtu dua,
    Cop' e dytë, besa-besë,
    më bie vetë në pjesë,
    doni, s'doni, do ta marr,
    se sot s'jemi barabar.
    Dhe këtë copën e tretë
    jam i zoti e marr vetë,
    si kam gjithnjë zakonë,
    Cop' e katrëtë, për zonë,
    imja qoftë, pa dyshim,
    se jam trim.
  3. Diavolessa

    Diavolessa Anëtar aktiv

    Re: Poezi per femije

    Tregojnë se një maçok
    ish i fortë sa s'kish shok,
    kur dilte të gjatonte,
    asnjë mi nuk' i shpëtonte,
    minjt' e gjorë desh u shuan,
    ca të pakët që shpëtuan,
    në vrimë rrinë të tërë
    nga frika se mos i zërë,
    maçi përgjon nat' e ditë,
    po s'dalin nga vrima mintë,
    rrinë ndënë prak.
    Po për këtë shkak,
    maçi, një mëngjes,
    shtiret sikur vdes
    dhe në një litar
    nga këmbët u var,
    as tundet, as flet,
    mitë, me të parë,
    pandejnë vërtet
    se, maçokn' e kanë vrarë,
    Në dhomë, guxojnë
    qasen mengadale,
    nga gazi këndojnë
    dhe kërcejnë valle,
    i vdekuri qeshi,
    (u ngjall si Lazari)
    dhe ra nga litari,
    zuri minj sa deshi,
    ata që shpëtuan
    me vrap u larguan.
    "Tekdo që të vini,
    thosh maçi me vete,
    shpëtim nukë kini
    se di marifete,
    di të them të rreme,
    di të bëj llagëme."-
    Maçi një të diel.
    U lye me miell.
    Minjtë këtë dhunë,
    Nuk' e kupëtuan
    dhe ju afruan,
    një nga një u zunë.
    Një mi plak me mënd,
    i ditur, i vuar,
    s'u qas n'atë vënd:
    "Të kam kupëtuar,
    dhe miell në ke
    s'të bie në duar
    se të di kush je
    sot s'më gënjen dot, s'më qesh
    dhe thes me miell të jesh,
    nuk qasem, mos ki shpresë."
    Tha miku dhe iku.
    Armikut, kush s'i vë besë,
    shpëton nga rreziku
  4. CaSaBlAnCa

    CaSaBlAnCa Fillestar

    Re: Poezi per femije

    Mjau-Mjau, Mjau-Mjau
    Nje macok fetyrenn lau
    Gjyshja ime kur e pa
    Do te bjere shi na tha

    Por Petriti vellai im
    Qe di mire cdo mesim
    I tha gjyshes kur ska re
    Jo nuk bie shi mbi dhe!

    Gjysheeee!!!........
    Macja le te lahet
    Prape do te thahet
    Gjeli do kendoj
    Sa here te doje

    Po nuk pati re
    Po nuk bubulliu
    Po nuk vetetiu
    Sbie shi mbi dhe

    :rockband:
  5. TheLaw

    TheLaw Fillestar

    Re: Poezi per femije

    Kush e hengri akulloren?

    Na ish ne pyll nje embeltore
    Bente shurup dhe akullore
    Me manaferra me topa bore
    Ehhhh sa te mira
    Te gjithe qe vinin buzet i lepinin.

    Na shkon nje dite arushi ne embeltore
    dhe na porosit 2 akullore
    Po si i do more arush?
    Ne gote apo ne kaush?

    Te voglen ne kaush sa gishti
    Te madhen ne kaush sa qypi
    Te voglen vete do ta lepi
    Te madhen mamit do tja coj ne shtepi.

    Te lumte arush te lumte i thane
    qe ke kujdes dhe per mamane.

    Akulloren e vogel ky shoku arush
    na e perlau me gjith kaush.
    Akulloren e madhe mbushur plot me bore
    e mban fort ne dore

    Ec e ec buzet i lepin
    Nje mendim ne koke i vetetin
    Sikur ta lepi nji cik nje cik
    S'behet gje eshte sa nje qyp

    Por perra llen e kulacit shpejt e kujtoi
    dhe e futi gjuhen menjihere ne goje

    Ec e ec arrit ne shtepi.
    Uaaa mami s'qenka, do vonohet eshte ne pune
    He femij thoni si te bej une?
    Si me thate?
    Haje vete? joooo
    kjo s'me duket hic e drejte
    E kam blere per mamin tim
    S'e bej kurre ate gabim.


    P.s Ju lutem atyre qe e kane librin ose e dine te gjithe permendesh le ta vazhdojne se une vetem kaq mbaj mend.
  6. jora

    jora Fillestar

    Re: Poezi per femije

    une, ti, ai, ajo,
    ne, ju, ata, ato
    jemi veshur me pelice
    hame buke sallam salcice
    /pf/images/graemlins/tongue.gif
  7. jora

    jora Fillestar

    Re: Poezi per femije

    ty ty ty erdhi kamioni
    solli drute te jetoni
    o jeton ore jeton
    therret gjyshja ne ballkon
    por jetoni sot mungon
    sepse shoket po ndihmon
    ne mesime kush calon /pf/images/graemlins/laugh.gif
  8. ReA

    ReA Fillestar

    Re: Poezi per femije

    Per nje N qe ti se ve
    fjala Nik behet ik
    ç'bene keshtu more Besnik
    a i thuhet mikut ik

    Per nje D qe ti se ve
    fjala Dere behet ere
    dhe shtepia ngele pa dere. /pf/images/graemlins/laugh.gif
  9. ReA

    ReA Fillestar

    Re: Poezi per femije

    Mace mace pis pis pis
    ç'ka dollapi qe le vize
    eshte miu kaço miu
    gjithe piatat i lepiu


    /pf/images/graemlins/tongue.gif /pf/images/graemlins/tongue.gif /pf/images/graemlins/tongue.gif
  10. Diavolessa

    Diavolessa Anëtar aktiv

    Re: Poezi per femije

    O mesuese Arta
    per me vure katra?
    ..............

    ( Nuk e di ma /pf/images/graemlins/frown.gif )


    Abetare sa te dua
    me ato shkronjat e tua.
    Dora ime u mesua
    Mendja ime u ndricua
    se tani di te lexoj............

    (Nuk e di ma ...)
  11. zora

    zora Fillestar

    Re: Poezi per femije

    kam tre nena o femi
    nje ne shkolle,nje ne shpi
    dhe nje tjeter thelle ne gji
    e ka emrin nena parti /pf/images/graemlins/laugh.gif
  12. ReA

    ReA Fillestar

    Re: Poezi per femije

    Abetare fort te dua me ato shkronjat e tu
    dora ime u mesua mendja ime u ndriçua
    se tani di te lexoje shkruaj bukur dhe kendoje

    :cool: /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/tongue.gif
  13. manushaqe5

    manushaqe5 Fillestar

    Re: Poezi per femije

    Kur ishim te vegjel na merrnin perdore
    te hanim cokollata, te hanim akullore /pf/images/graemlins/laugh.gif
  14. Boby

    Boby Fillestar

    Re: Poezi per femije

    Me Partin xhaxhin Enver
    Llampe e vogel u be diell /pf/images/graemlins/laugh.gif
  15. ReA

    ReA Fillestar

    Re: Poezi per femije

    Gjysheeeeeeee
    Macja le te lahet
    prape do te thahet
    gjeli te kendoje
    sa here te doje

    Po nuk vetetiu
    po nuk shkrepetiu
    po nuk bubulliu
    sbie shi mbi dhe.

    E more veshe o gjyshe /pf/images/graemlins/laugh.gif
  16. manushaqe5

    manushaqe5 Fillestar

    Re: Poezi per femije

    Versioni komunist:

    Abetare fort te dua
    me ato shkronjat e tua
    dora ime u mesua
    mendja ime u ndricua
    se tani di te lexoj
    dhe Partine te gezoj
    me mesimet qe mesoj

    Versioni demokraleshmeqimekadaif

    Abetare fort te dua
    me ato shkronjat e tua
    dora ime u mesua
    mendja ime u ndricua
    se tani di te lexoj
    dhe prinderit i gezoj
    me mesimet qe mesoj
  17. Diddy19

    Diddy19 Fillestar

    Re: Poezi per femije

    Mbi degen e molles
    erdhi nje zog
    ciu -ciu me tha
    te kam une shok
    Abetaren zogu
    ne dore ma pa
    mesome edhe mua
    te lexoi me tha
    Dhe ia filluam
    qe te dy me ze
    zogu ciu-ciu
    une A-B-C......
  18. Diddy19

    Diddy19 Fillestar

    Re: Poezi per femije

    Mori flete vizatimi
    edhe lapsa mori plot
    prane gjyshesh vrapoi Adi
    dhe dicka ne vesh i thote

    Dua ty te vizatoj
    qe ta ruash si kujtim
    dhe te gjitheve do ti thuash
    ma ka bere nipi im
    ......
    :rolleyes: ( s me kujtohet)
    .......
    sa serioze rri moj gjyshe
    buzeqesh ti pak tani
  19. Diddy19

    Diddy19 Fillestar

    Re: Poezi per femije

    Me 16 Tetor,fatosat e Shqiperise
    festojne ditelindjen e udheheqesit te partise

    (kjo eshte kenga qe me kendonin mua para viteve '90 me rastin e ditelindjes time /pf/images/graemlins/frown.gif )
  20. Diddy19

    Diddy19 Fillestar

    Re: Poezi per femije

    Ne jemi 2 shqiponja......
    jakomperoperorom

    Cfare doni ju shqiponja???
    jakomperoperorom

    Ne duam me te miren....
    jakomperoperorom

    Me e mira eshte ....
    jakomperoperorom /pf/images/graemlins/tongue.gif
    ..................

Shpërndajeni këtë faqe