Poezi per nenen

Diskutime tek 'Letërsia' filluar nga lule-bore, 20 Mar 2003.

  1. agni

    agni Fillestar

    Nana


    Sa e madhe ishe moj nane,
    E me cfaqesh kudo qe jam;
    Ne ballin tend kish nje vend
    Sa krejt jeta ime qe qon!


    Une qe isha i djallezuar,
    Ne perleshje,me sherr e i ngaterruar;
    Te shkaktova shume telashe,
    Ti kurre s`me le te vetmuar.


    Nje dite, me traste ne krahe
    Me nise per ne horizontin tim;
    Ne balle shkelqimin tend,
    Ne zemer bartja bekim.


    Kaluan muaj dhe vite
    Decenje, qe s`i mbaje mend;
    Ne zemer te bartja moj nane,
    Ne shkolle,ne loje e ne kuvend.


    Kur kisha provimin e fundit,
    Ne anderr, ne salle te kam pa;
    M`u cfaqe si nje yll
    Nga gezimi, shume kam qa!


    Tash ,qe prehesh ne amshim,
    Une te kam prane-megjithese s`te kam;
    Lengon ky shpirti im,
    per vitet qe na ndane.


    Kur te vjen vjeshta ime,
    Le te jete nje dite pa shi;
    Le te bjen puhize e lehte,
    Te me merr e me bie te ti.


    Ta shoh edhe nje here nanen,
    Qe me bani kamb e dore;
    Te qmallemi ne perqafim,
    E te shkojme ne rrugen tone.


    Nipat e mbesat tua,
    le te luten kur te vijne;
    Nje lutje per gjyshen
    Nje per shpirtin tim.
    princ likes this.
  2. agni

    agni Fillestar

    Letra e Nenes"


    Biri im, kjo eshte nje leter,
    nga nena jote, nje plake e gjore.
    Mbas kohes qe na largoi, si askend tjeter,
    me ne fund lapsin mora ne dore!

    2.
    Sa here loti rrugen ma preu,
    mjegull e syve shikimin vodhi.
    Diell i zjarrte acarin theu,
    zemer e nenes tutje s'te hodhi!

    O biri im, shoh qe je rritur,
    je bere i madh, ne trup e mendjeŠ
    Vec mos harro, gjykim i ndritur,
    t'keqen flak nga shpirti, pa fjale, me endje!

    4.
    Si te gjithe nenat, ashtu dhe une,
    shikimin tres tutje, larg, tek e ardhmjaŠ
    Kurre mos harro, te dua shume,
    e drejta e nenes eshte me e madhja!

    5.
    Te pakten kete leter, ti bir, lexoje,
    aty, vec dhembjes, ka plot urime.
    Me pas, ne do, grise, coptoje,
    sic ke coptuar dhe zemren time!

    6.
    Para 40 vitesh, kur nje doktoreshe,
    per shtatzenine me lajmeroi,
    mes shoqesh u ndjeva si luaneshe,
    krah'i gezimit boten pushtoi!

    7.
    Te gjitha nenat e dine se e mira,
    merr tjeter vlere kur pret nje femije.
    Bashke me agimet me te bukura, me te dlira
    dhe det i trazuar i shqetesimeve do te vije!
    8
    Ne trup te mbajta jo pak, nente muaj,
    flija e ngrihesha me veshtiresi.
    Si mund te mendoja qe do t'behesha e huaj,
    kur vuajtjet me shtonin vec dashuri!?

    9.
    Asgje s'ma zvogelonte dashurine per ty,
    dita-dites mezi prisja te te shihja.
    E ku kish me te lumtur se ne te dy,
    per te varrosur djallin rremihja, rremihja!Š

    10.
    Gezohesha tek ndjeja t'emblat levizje,
    per peshen tende, qe shtohej cdo dite.
    Te ndjeja tek rriteshe dhembje pas dhembjeje,
    mes momentesh te mbushura plot shpresa e frike!

    11.
    Me ne fund erdh'casti kur ankthi larg humbi,
    mes dhembjesh qe as lapsi, as gjuha s'mund t'i shprehe.
    Mbas shume mundimesh jeta vdekjen mundi,
    dhuraten qe ta jep Zoti askush s'mund ta bjerre!Š

    12.
    E qara jote u perzie me lotet e mi,
    te shihja e s'ngopesha nga gezimi, mrekulliaŠ
    Per vite te tera te mbajta ne gji,
    te lava, te shplava me duart e mia!

    Prehrin e bera shtrat per ty, o bir,
    qumeshtin tim ushqimin me te preferuar.
    Ne netet e gjata t'i ndrisje si xhevahir,
    une vigjeloja e qete, e lumturuar!Š

    14.
    Lodhesha aq shume, qe ti te gezoje,
    miresite e mesimit prisja te shijoja.
    Prisja me padurim dic te me kerkoje
    e me gjithe shpirt, bir, te ta dhuroja!

    15.
    Kaluan mjaft vite e une me kete gjendje,
    mendeshe e gezuar, durimtare e mire.
    Per ty s'ndjeja lodhje, medyshje e hamendje,
    sherbetore e papertuar, pa sqime, pa smire!Š

    16.
    Dhe nuk te vonuan shenjat e burrerise,
    kish ardhur koha per te te martuar.
    Me ne fund po ndaheshe nga krahet e djalerise,
    nje agim i ri te ishte afruar!

    17.
    Martesa s'vonoi, ky ligj i bekuar,
    por, oh, qe n'diten e dasmes zemra m'u thermua.
    Lote gezimi me dhembje rridhnin ngaterruar,
    nje re e cuditshme prane m'u afrua!Š

    Dhe sot, sa keq qe s'je me ai qe njoh,
    me braktise dhe e harrove, ti bir, hakun tim.
    Kalojne vite te tera e une nuk te shoh,
    zerin s'ta degjoj e kridhem ne trishtim!Š

    19.
    O bir i dashur, s'te kerkoj shume, vec pak,
    kete sjellje nenemira kurre nuk e priti.
    Tashme jam e lodhur, e dobesuar, plake,
    si e mohove ate qe te rriti!?

    20.
    Nese nje e huaj dic do te dhuronte,
    do t'i ishit mirenjohes, si ti dhe femija.
    Valle, si mundi djali kaq shpejt te harronte,
    miresite e nenes, nga zemerligesia!?

    21.
    Sa here qe zemra ime per ty mire degjon,
    sa shume qe gezohet, aq shtang e hutuar.
    اfare gjynahu kam bere qe nuk me viziton,
    mos valle hakun tend s'e kam plotesuar?!Š

    22.
    O biri im i shtrenjte, dua te te shoh,
    ne mes besimtaresh e jo me qafiret.
    Me jep shperblimin e mos me moho,
    meshira e All-llahut eshte per te miret!
    23.
    A s'ka ardhur koha qe zemra te te zbutet,
    per nje plake te pervuajtur qe e coptoi malli?
    Zemra e njeriut si aspak nuk tutet,
    kur nenen e ka flakur porsi nje gur zalli!?Š

    24.
    Jo bir, jo, s'do ankohem e lutem kunder teje,
    s'do e shfaq zemerimin, do e bluaj ne vetvete.
    Asgje s'ka fuqi te te ndaje prej meje,
    packa se pikellimi po me tret nder vete!

    25.
    Dyert e qiellit do te hapeshin shpejt,
    s'do te kish pengese per lutjet e mia.
    All-llahu do t'i pergjigjej kesaj nene te shkrete,
    mbi ty e familjen tende do zbriste fatkeqesia!

    26.
    Oh, jo, nuk do ta bej, se ti je im bir,
    ke qene dhe do te mbetesh pranvere e jetes sime.
    Ke ndritur e me ndrit porsi xhevahir,
    packa se me ke lene mes detit plot gulcime!

    27.
    Kthe rruge, biri im, thinjat po te dalin,
    vitet kalojne shpejt e do te behesh plak.
    Me lot te merzise ke per ta lutur dhe ti djalin,
    e verteta eshte e vertete dhe haku eshte hak!

    Ki frike te madhin Zot ndaj nenes qe te pret,
    besimi i vertete di t'i mposhte pengesat.
    Pendohu tek Krijuesi, si rob i sinqerte,
    e dije se tek All-llahu grumbullohen ankesat!

    29.
    Kushdo qe ben mire, qofte sa nje therrmije,
    do ta shohe ate, pa me te voglin dyshim.
    Por dhe denimi shpejt do ta arrije,
    ate qe ben keq e s'ngutet ne pendim!
    princ likes this.
  3. agni

    agni Fillestar

    Me fal oj nene.




    Me fal per qdo mekat
    me fal qe te lendova
    me fal qe ste tregova
    me fal qe te dua kaq fort

    po vdes per diqka qe me mundon
    po vdes per diqka qe se meritoj
    po shkoj per mos tu kthyer kurre
    po shkoj te takoj djalin qe deshte shume

    mos me fal por mos me harro
    mos vuaj kot sepse se meritoj
    shpetoje veten
    sepse une jam djalli

    mos derdh lot per mua
    mos me qo lule te varri
    sepse nuk i meritoj
    por vizitoje keshtiellen e varrit tim

    preke dheun dhe ndieje dashurine time
    ndieji vuajtjet e mia dhe mundohu
    te kuptosh qe as ate varr nuk e meritoj
    me fal te them dhe te dua pergjithemone

    po shkoj atje per te te lene
    te me kujtosh me dashuri
    spo te le dhembje ne shpirt
    se shpirti yt eshte bere hi

    une sdo ta lejoj ate hi te digjet
    do ta ruaj ne kuti
    dhe dikur do te kthehem
    te te them se aty je TI,


    Lutem ZOTIT te mi fale mekatet
    te me shpetoje nga shejatani
    te me largoje dhembjen
    qe sdo te vdes kurre.#

    Por e lus kete ZOT
    te te tregoje ty se TI je
    DRITA E BOTES
    andaj me fal '

    Une jam vete djalli
    une jam vete shejtani
    une do largohem
    dhE ti me fal

    Me fal oj NENE
    se tani e di se ti je
    thesari i botes
    ti je ylli I NATES

    te dua eshte vetem nje fjale
    te adhuroj eshte veten nje fjale
    te vleresoj eshte vetem nje fjale
    por je Zemra ime eshte loti im.
    qe pikon gjak qe vajton dhe nuk shpeton

    me fal oj nene se une po vdes
    me fal po te them
    perqafome dhe me thuaj te dua
    se une po shkoj per te mos u kthyer me kurre.

    TE DUA O NENE
    je fjale e arte
    je fjale e shenjte
    je DRITE MBI JETE
    princ likes this.
  4. agni

    agni Fillestar

    NENE JAM E LODHUR!!

    Nene o nene jam mbet e vetmuar shum
    Qdo pjese trupit me dhemb nene
    Kam shum nete te gjata pa gjum
    E tera jam e dermuar nene
    Nuk gjej prehje askund!

    E dij qe smund te me ndihmosh
    E dij qe je shum larg meje
    Te lutem lutjen te ma pranosh
    Merrem afer teje

    Pse nuk me pranon o nene
    A je hidherua me mua
    Jam e lodhur o nene
    Te kesh meshire per mua!
    princ likes this.
  5. agni

    agni Fillestar

    Asnjehere!!Asnjehere!!

    Asnjehere nuk te kerkova me shum o nene
    Te te kem pran meje ne kete nate te gjate
    Si duket eshte nje nate pa mbarim
    Nate e perlotur me fatin tim

    Doja te rrefehem per dhembje qe kam
    Doja te tregoja si ndihem o nane
    Ti trgoj plaget e shpirtit te vram
    Dhe plaget e zemres qe sherim nuk kan

    Nuk te gjej kot kerkoj mbeshtetje
    Edhe qe shpirti flak me digjet
    Mallin qe kam si ta shuaj o nane?
    Ah sa shum sante per ty kam etje!!!!!
  6. agni

    agni Fillestar

    Vjershë për nënën
    një herë isha e sëmurë
    u treta , me ethe u drobita
    nga shtrati
    dot s`u ngrita
    Për netë të tëra nëna
    pa gjumë , pa ngrënë
    u pikëllua
    sy këputura ajo
    rrinte mbi mua
    mbi kokë më erdhën
    motrat , vëllau
    e plotë të tjerë
    po si kujdesi i nënës
    su gjenka asnjëherë
    se motrat i zu gjumi
    vëllau s`mund të duronte
    kur hapa sytë
    mbi mua prap nëna më qëndronte
    Kur pashë atë mbi kokë
    dy pika lot lëshova
    më ngrohu buzëqeshja
    atëherë u shërova
    Prandaj në zemrën time
    një emër është skalitur
    një fjalë e shtrenjtë në jetë
    oh , nënë emër i ndritur
    princ likes this.
  7. agni

    agni Fillestar

    E shtrenjeta ime!

    Sot eshte ditelindja jote
    Festo e shtrenjeta ime
    Vetem sot harroj hallet
    Vetem sot,mos mendo te tjeret

    Nene e dashur,e shtrenjeta ime
    Te lutem nje here mendo per veten
    E di se zemra jote kurr nuk u qetesua
    Gjithenje loti te shoqeroj..!

    Te dua oj nene,gjithnje te mendoj
    Te uroj ditelindjen dhe shume shendet
    Paq qetesi ne zemre,e lumturi ne jete
    E shtrenjta ime gezuar qofsh e lumtur gjithnje.!
    princ likes this.
  8. agni

    agni Fillestar

    Shpirti i Pastërt
    Se ç'më hyri një egërsirë ne trup
    Po më shton urrejtje
    Po më mbush me të ftohurën ftohtësi
    Ndaj...ndaj... një personi
    Që...qëë...
    Jo jo ,nuk mund as ta them
    Ç'po ndodh kështu me mua
    Ç'është duke ndodhur me veten time
    Ndalo o ti i mallkuar
    Që po tenton ta shuash
    Nje dashuri ..nje ngrohtësi..një lumturi
    Të përgjohem ndaloje këtë vrapim të lodhur
    Mos e luaj lojën tënde me mua
    Ç'të shtyri ta bësh këtë
    Nuk dua kurrsessi t'i jap fund dashurisë
    Ndaj..ndaj...NËNË SIME ,LEGJENDËS SIME
    Më lerë të qetë
    Ik pra ik largohu
    A nuk merr vesh
    Largohu shumë shumë larg
    Aq larg sa që as si një pikë e zezë
    Të mos verehet shëmtira yte
    Qëllimet e tua lajkatare
    Kurrën e kurrës s'kurrës
    Nuk mund t'i shfrytëzosh në mua
    Asnjëherë or i poshtër
    Po të bien shqelm fytyrës të gjithë
    Dhe mendove me vetën tënde budallaqe
    Që do rritësh vlerat e tua prej djalli
    Duke ma rrëmbyer dashurinë
    Dhe duke më furnizuar me urrejtje
    O i shkretë sa mundohesh
    Askush s'mundet aq shumë
    Ja pra e sheh
    Sa i bukur dukesh tani kur kthehesh
    Si një varfanjak
    Nga rruga se ç'ke ardhur
    E mundove veten kot e më kot
    Dhe në fund të fundit asnjë merit
    E jotja nuk është në gojërat e dedikotgjinjëve
    princ likes this.
  9. agni

    agni Fillestar

    Mall vajtues
    Malli m’merr mua per ty,
    malli m’merr per ata sy,
    ata sy qe kurr skam pa,
    ata sy qe kurr s’me kan shiku,
    ata sy,oj naaaaaaneeeee,
    qe gjithe jeten m’kan mungu.

    Malli m’merr oj nane,
    shume ky mall me merr,
    e tgjithe jeten naneeeee
    ky mall mua mka marre,
    e gjithe jeten naneeeee,
    ky mall mka mbizotru...
    e ka pushtuar jeten time,
    e kurre e qete s’kam jetu.

    E kam dasht oj naneeee,
    zerin tend me e degju,
    e kam dasht oj naneeee,
    nje perqafim me ta dhuru,
    kam dasht vec nje gje oj naneee,
    te jepte zoti nane dhe per mu...
    princ likes this.
  10. agni

    agni Fillestar

    Akoma s’e di,pse zgjodhe fundmajin,
    Që jetës t’i thoshe lamtumirë.

    Ky muaj i bukur ,pse ta qau hallin,

    Apo të plotsoi, të fundit dëshirë!


    Akoma s’e di,pse zgjodhe agimin

    Që jetës t’i thoshe lamtumirë.

    Yjet ishin zbehur,deti bëri zgjimin

    Vajzat nisën vajin,për nënën e mirë


    Akoma s’e di, si është e vërteta

    E zgjodhe ti vdekjen,apo të zgjodhi ajo

    Maji dhe qershori të kanë sjellë shum’ brenga

    Dhe kjo brengë e fundit jetën ta shkurtoi.


    Akoma s’e di pse zgjodhe fundmajin

    Kjo datë e mistershme plotëson një dëshirë,

    Ti i thua vetes:vdiqa para vajzës

    Kështu dhe bashkshortit ndoshta i vjen mirë.


    Akoma s’e di ,ndoshta s’më besohet

    Se ke vdekur,o nënë dhe nuk jeton më,

    Veç në jetë kam mall edhe përgjërohem

    S’dua të besoj, më për as një gjë.
    princ likes this.
  11. agni

    agni Fillestar

    Me mungon!
    ----------------
    Me mungon dora jote
    Me mungon ai ledhatimi yt
    Me mungon zeri yt i embel
    Dicka po me ngulfat ne fyt!

    Me mungojn keshillat e tuaja
    Edhe tani ne kete moshe
    Me mungon edhe qortimi yt
    Pa Ty cdo gje eshte bosh!

    Me merr malli o Nene
    Te qaj ne prehrin tend
    Pa Ty me quanin jetime
    Ah sa fjale e rende!

    Kur mendoj per ty
    Dhe vuajtjet e tua
    Zemra po me digjet
    Lotet me rrjedhin krua!

    Tani kur u rrita
    I lutem qiellit e tokes
    Te lumtura qofshin
    Te gjithe nenat e botes!
    princ likes this.
  12. agni

    agni Fillestar

    Si te te quaj .

    Qe nga jeta jote me dhe jete
    Qe doren zgjate e me nxore ne drite
    Qe ninullash me perkundje ne djep.
    Ishe ti qe me dhe kete jet.

    Gjthshka rreth meje ka nje emer
    Po per mua s’kane aspak rendesi
    Nje drejtesi dua te te beje ty
    Me thuaj ç’emer meriton ti.

    Ti qe dhembsurine ua rrembeve perendive
    Dhe mbi mua, krijese e vogel, e derdhe
    Ti, qe vdekjen perballe e sfidove
    Me thuaj kush te krijoi, nga erdhe.

    Ç’mbretereshe a perendi je ti
    Qe gjithe bota te bie ne gjunje
    Ç’force te mbinatyrshme ke
    Qe si nje zot vepron tek une.

    E dashur, e ngrohte, e drejte, me e dhimbsura
    Nuk di emrin si te ta ve
    U mendova pakez dhe belbezova
    Te paren fjale te njerezimit “NENE”.
    princ likes this.
  13. agni

    agni Fillestar

    Nena per beben

    Ne familjen tone
    lindi nje vajze,
    cdo njeri dashuri ofron
    ndodhet ne parajse.

    Por i vogeli shpirt
    qe s'di asgje themi ,ne,
    nenen e ka drite
    -se kur behet ,,re'';

    Nga dy duar shtrenguar
    ne forme te gjysem henes
    tani me eshte pushtuar
    ne gjoksin e nenes.

    Bebushja qetesohet
    ne cast e ze gjumi,
    pamja qe shikohet
    eshte pamje fatlumi.

    Eshte nena kjo
    qetesi ,ngorohtesi ofron,
    qe diten e pare cdo kush e do
    deri sa jeta mbaron.
    princ likes this.
  14. agni

    agni Fillestar

    Per nje grua qe su be nene
    Nje grua pa fat
    kur su be nene,
    ajo doren ka zgjate
    por zoti se ka thene.

    Kjo grua shqiptare
    eshte pregatite,
    qe ne moshe mitare
    femije te lind e rrite.

    E mendoni atehere
    kete grua kete femer,
    sa eshte ndier, e mjere
    pa kete epiqender.

    Enderr do kete pare
    nje engjell ta perkund,
    por endrren e ka vrare
    se realiteti e ka shkund.

    Thonin i kane bere magji
    e beri bota fatkeq,
    ajo burrit i tha;martohu ti
    situaten me ndreq.

    Asgje nuk ndryshoi
    jetuan u bene te moshuar,
    burri me pare shkoi
    familjen ka leshuar.

    Gruaja ishte dashuri plote
    per jete ,e per femi,
    andaj macet e rrugeve jo kot
    i ushqente me kenaqsi.

    Dritarja e dhomes sot
    gjysem hapur rri,
    era e perplase fort
    s'ka kush ta mbylle tani.

    Nga anet tona thone
    femiu s'te qon ne gjehnet,
    por jeten ta ploteson
    dhe gjakun s'ta tret.
    princ likes this.
  15. agni

    agni Fillestar

    Nënës sime

    A më ndin o nëna ime e shtrenjt
    Kur të thërras e zgjuar dhe në gjum
    Athua m'i degjon thirrjet e mija o e shenjtë
    Pa Ty mbeta si një dru-cung!

    Pse ditët kaq të gjata pa Ty
    Pse netët me kalojn pa i mbyll syt
    A thua është malli që më kaplon
    O nënë! më beso,më mungon përqafimi Yt!

    Më mungon fjala jote e ëmbël
    Këshillat tuaja më mbajn në jetë
    Po mos të i kujtoja ato fjalë
    Qysh moti do isha tretë!

    Edhe tani kur përballem
    Me vuajtje e mundime
    Me fjalët e tua c'mallem
    Ishe dhe mbete krenaria ime!

    O duar-buta ime nënë
    Më mungon ledhatimi yt
    Më mungon thënja jote
    ,,Të dua moj flokë-art"

    As floku më nuk shkëqen
    I mungon ai ledhatim
    Eh sa vështirë qenkao nënë
    Të mbetesh jetim!
    princ likes this.
  16. agni

    agni Fillestar

    PER TY O NANA IME...

    Per ty nene,o nena ime
    per ty drita e jetes sime,
    per ty po shkruaj sonte o nene,
    ah ! Si i jetova keta muaj qe kurr na ke lene.


    C'mall qe ndjej per ty o nene ime,
    me mori malli te te kem ne perqafime,
    me mori malli te te them te dua,
    me mori malli... POr ti s'i rrin pa mua?!

    muaj nene tani kan kaluar,
    akoma me fatin une jam e hidheruar,
    akoma s'mund te pajtohem me jeten qe ekam,
    se ty o engjell me nuk te kam prane.


    Me mungon shume nene te te them te dua,
    me mungon fjala jote kurr me keshilloje mua,
    me mungon buzeqeshja jote te me gjalleroj,
    me mungon aroma ytr ( arom nene) ah,sa shume te kerkoj.


    Por,kjo vdekje nene c'pati me ty?
    erdhe e te mori pa nene la femije,
    ti ndoshta u gezove se shkove tek babi,
    e vdekja ta plotesoi kete deshire,
    se edhe per babin te kish mar malli...


    Tani jeni bashke sikur ishit ne bote,
    dhe mua nga qielli...ndoshta m'i fshini keta lote,
    a mbureni me mua se jam bere zonje e shtepis,
    nene e baba per moter e vellezeri...

    Me pritni dhe mua se shpejt do te vi,
    nuk mund te duroj me pa ju te dy,
    durova sa durova..por kaq e ka jeta,
    edhe une kam nje vend atje tek varreza...
    princ likes this.
  17. agni

    agni Fillestar

    Dua edhe une nje Nene.

    Nene, sa vend ke tek une nene
    Por sa shume ke te Krijuesi im
    Perse me braktise o nene ?
    Perse me le ne harrim?

    Sa do te doja o nene
    Qy ty te lagte loti im
    Kete ma thote malli nene
    Ma kish thene dhe Zoti im.

    Ma kishte thene Zoti im
    Vendin tend o nene tek une
    Ma kish bere rrepte obligim
    Te te doja shume, shume…

    Me ty do te isha shume i lumtur
    E ti poshte ne stoli me le me te padrejte
    Ndoshta per ty nuk isha i shkathet e i bukur
    Por do te te doja perjete, perjete …

    Nuk jam i vetem o nene
    Flas e qaj ne namazin tim
    Te kerkoj, lutem per ty
    Megjithese me le ne harrim.

    Mundohu te kuptosh nene se jam djali yt
    Per ate qe linde valle s’te ka marre malli
    ndoshta mi ke harruar fytyren edhe syte
    Pasi dikur me flake porsi nje gur zalli.

    Nene sme vure ti as emrin
    Djepin kurre nuk ma tunde
    Nene sta ndegjova kurre zerin
    Si munde te ikesh si munde?

    Nga syte e zjarrte rrjedhin lot
    Ne zemren e brengte vlon shume mall
    Acarin dielli spo e thyen dot
    Ajsbergu i akullt behet me i madh

    Nene te paktem me thuaj ku je
    Te te shoh fytyren mekatare dua
    Nuk jam i sigurt nese e imja nene je
    Pasi po te ishe imja, do ishe sot me mua

    Sa here u ndjeva i vetem o nene
    Sa dhembje kam ndjere sa dhembje…
    Sa me ka munguar dora jote nene
    Qe lehte e lehte koken te me perkedhelte.

    Sikur ta dish o nene sa ftohte kam ndjere une
    Kur debora binte dhe era nuk pushonte
    Ndersa une i mjeri i lagur e bere qulle
    Nuk kisha nje nene qe rrobat te mi n'drronte.

    Sa shume te kerkova dhe askund s’te pashe
    Sa here u semura sa here per ty qava
    Sa here ne enderr emrin “nene” thashe
    Sa here me lotin tim jastekun e lava.

    Sa here zemra ime ka pikuar gjak
    Sa here goja ime vertiti renkime
    E ti kurre o nene su bere merak
    Se femia yt mbytej ne gulcime.

    Sa here loti i vetmise rrugen time preu
    Sa endrra vdiqen sa pasione vane
    Sa here mungese e nenes zemen time theu
    Sa brenga e trishtime thelle ne shpirt me rane.

    Hyr moj nene ne shkolle se ke aty nje djale
    Qe mjaft bukur shkruan dhe di te lexoje
    Shume nota te mira gjate vitit ka marre
    Por nuk ka i shkreti se kujt te ja tregoje.

    Ku je pra o nene dua te te shoh
    Ma kuptuan hallin tere keto trotuare
    Nuk kerkoj me shume vetem te te njoh
    Te shoh zemren tende te ashper, mekatare.

    Te kerkoj gjithkah por askund ste gjej
    U bene shume kohe qe te flas me poezi
    Mendoj se me do veteveten genjej
    Kthehem te kerkoj deri ne pafundesi

    Te kerkoj ty nene derisa te rroj
    Derisa gjunjet ne kembe te me mbajne
    Dua drejt ne sy nene te t’shikoj
    Nese syte e tu me te mijet ngjajne.

    Ku je pra o nene se spo te gjej dot
    Te lutem me trego ku je fshehur ti?
    Dua te shikoj a ke ne sy lot,
    Ashtu sic kane lot te dy syte e mi?

    Dua te shikoj o nene zemren tende
    Ne eshte akoma e ashper, e semure
    Dua te shikoj a ka ne te dhembje,
    Apo zemra jote ska njohur dhembje kurre?

    Sikur doren tende ta ndjeja mbi balle
    Dhe si moshataret dhe une te gezoja
    Po te ishim bashke si nena me djale
    Me as mbreterine nuk do ta lakmoja.

    Kete nuk e them se jam i pasur
    Por nga mallengjimi o nene po e them
    Me mire preferoj te jem me ty, i varfer
    Se mungesa e jote cdo ambicje shemb.

    Cdo te diel i vetm neper rruge dal
    Shikimin e hedh tutje me plot shprese e endje
    Vizitoj nje stol te drunjte aty ne park
    Lehatoj derrasat mos ndjej eren tende.

    Te dielen qe shkoi stoli u semur
    U vrer e nga dhimbjet rreth e rreth u nxi
    Me dobet se ate dite se kisha pare kurre
    Rene pertoke i kalbur nga lotet e mi.

    Rrija tek ky stol pasi s’kisha tjeter
    Ai u be streha ime e pare
    Me kujtonte stoli nje histori te vjeter
    Kur dikush me gjeti poshte tij duke qare.

    U mundova ta ngrej por ne kembe nuk ndenji
    Me pas nga keqardhja vershova duke qare
    Zemra mu thermua ,shpirti fort me dhembi
    Pasi stolin kisha te vetmin deshmitar.

    Porosite e Zotit ti nene si zbatove
    Te vetem me le te vuaj si i mjere
    Detyrat si nene ndaj meje i harrove
    Mendove se isha teresisht i pavlere.

    Gabove nene e dashur, shume u gabove
    Me flake poshte stolit ,tek mbytesha nga te qaret
    Por dicka te madhe dot nuk e kujtove
    Se ndihma e Zotit eshte per durimtaret.

    Prandaj edhe une shume durova
    Perballova sproven theva cdo trishtim
    Te kerkova nene, kudo te kerkova
    E tashme nga Zoti pres t’artin shperblim

    Kerkova, kerkova ne brigje te kaltra
    Ne dite te vrejtura , ne nete burg pa hene
    Per vite te tera lart nje parulle mbajta
    Dua edhe une nje nene, dua edhe une nje nene .

    Kerkova, kerkova ne male te larte
    Ne fusha te gjera ne kodra te shkreta
    Me kembe te zbathura me syte te lagte
    Por askund o nene, askund nuk te gjeta
    princ likes this.
  18. agni

    agni Fillestar

    C'ESHTE NJE FJALE E BUKUR !!!


    -C'eshte nje fjale e bukur,

    - qe tingellon si mjalte.

    - Kater shkronja ka,

    - s'eshte shume e gjate.


    - Eshte fjala pare,

    - qe kemi mesuar.

    -Dhe c'do gje per ne ka bere,

    - c'ka pasur ne duar.



    - Me gjithe forcen e saj,

    - ne na eshte perkushtuar.

    - Dhe plot dashuri na ka dhuruar.


    - Eshte nje fjale e bukur.

    - Qe nuk harrohet lehte.

    - Eshte fjala "Nene..."
    princ likes this.
  19. agni

    agni Fillestar




    MËSUESJA NA THA
    TË GJENIM NJË VJERSHË,
    NJE VJERSHË PËR NËNËN,
    TË VOGËL, TË THJESHTË.

    SHUMË U MUNDOVA
    PO VJERSHËN S’E GJETA,
    AS NË INTERNET
    DHE AS NË GAZETA.

    VËLLAI MË THA
    KURRË S’KE ME E GJETË,
    VJERSHËN PËR NËNËN
    DUHET TA BËSH VET.


    VJERSHËN E NISA ME EMRIN NËNË,
    PASTAJ DY FJALË DIELL EDHE HËNË,
    NJË BUQETË ME LULE DHE FJALËN TI,
    DY PËRQAFIME DHE SHUMË DASHURI.
    princ likes this.
  20. agni

    agni Fillestar

    Per ty moj nene...

    Pse me le moj nena ime?
    un linda dhe ti vdiqe
    nuk te njoh...
    Por e di se ti je ne zemren time
    ne enderr shpesh te shoh
    edhe pse ste njoh?
    Shpesh her te shoh ne fotografi
    por nuk ma heq ate mall ti...

    Kur degjoja femijet
    duke thirrur nanë
    se di se sa lotet
    per faqe me ran..?

    Qaj si nje qyqe ne rremë
    pse sme kthehesh moj nënë?
    te varri me ki qdo mengjes
    eja njeher se po te pres..?
    princ likes this.

Share This Page