Poezi që i dedikohen nënës.

Diskutime tek 'Letërsia' filluar nga lule-bore, 20 Mar 2003.

  1. agni

    agni Primus registratum

    Nene

    Nene dua te te kem prane
    C'eshte ky mur Berlini qe po na ndan
    Pse s'na le te perqafohemi si gjithmone
    nga njera-tjetra, pse na largon

    Oh, nene te lutem afrohu tek un
    se te dua me te vertete shume
    je gjeja me e shtrenjte qe kam ne bote
    por me ty nuk po takohem dot

    Nene te lutem mos u largo pa me takuar
    pse mos te jemi perjete te perqafuar
    eja ku shkon, nene me prit
    nene, nene, te lutem mos ik.

    Oh nene te lutem eja perseri
    mendo per mua se jam ende femi
    nene, te lutem mos me ler
    te hedhur, te braktisur, te mjere

    Nene, eja perseri me diellin
    eja dhe pastroje qiellin
    jo vetem ate por dhe zemren time
    mos e ler keshtu, te zhytur ne mendime.



    Dhembja ne gjoksin tim
    me rendon shum per ty
    kur malli me buzeqesh,
    dhe ne zemer po me rri.

    Ka zen vend dhe nuk luan dot
    qe me ben syrin me lot!
    qe me dridhet buza e that,
    shpirti digjet flake-flake.

    Shum rend qenka keshtu t'jetosh!
    me dhembje, mall, e dashuri
    perse zemra nuk gezohet dot,
    perse shpirti rrin n'vetmi.

    Kur ti lexosh keto rreshta
    mendo se jam afer me ty
    te tregojn shkronjat e zeza!
    sa me mungon mua ti
     
  2. agni

    agni Primus registratum

    Nënës

    E mira ime, zbardhur dëborë
    Fytyra vyshkur, porsi gjeth
    Ç’je duke bërë vallë në k’të orë
    Kur nata rrugëve zë e bredh !?

    E ëmbla ime, zemër plagosur
    Humnerash malli, shpirtin thyer
    Mos vallë sonte të ka brengosur
    Një fllad i hollë me hënë përlyer !?

    A ndoshta je duke bërë një lutje
    E të janë mbushur sytë me lot
    Dhe me një yll që ikën tutje
    Provon t’më nisësh fjal, më kot !

    Mos vallë, syhapur pe një ëndërr
    E brengë e rëndë, të mbyt, të vret !?
    Oh, ti shënjtorja ime e ëmbël
    Është iluzion, ndaj rri e qetë

    S’mund të ndodh, porsi në ëndërr
    Mbi sup t’më ulen ëngjëj blu
    Unë s’mund ta marrë atë udhë
    Pa parë sërish dy sytë e tu

    Ndaj shko të flësh, natën e mirë
    Bëj gjumë të ëmbël dhe të qetë
    Unë do të vij, në të gdhirë
    Kur vesë kristal të bjerë mbi fletë

    E do ta puth, ballin me rrudha
    Sytë kristal, nga lotët djegur
    Dhe do të bje në gjunjë pastaj
    E ti puth duart, nga koha rreshkur

    Pastaj në prehërin tënd të ngrohtë
    Do mbështes kokën, do më zër gjumi
    E do lundroj përmbi një ëndërr
    Porsi një gjeth mbi valë lumi.
     
  3. princ

    princ Valoris scriptorum


    e ki marr diku a po e ke shkruar vet
     
  4. mirdita

    mirdita Papirus rex

    Dedikuar mamit tim te embel dhe te gjithave mamave te botes:

    Ajo punon 24 ore ne dite,
    Ajo eshte Nena gjeja me e shejte,
    Ajo eshte Alarm ore,
    Ajo eshte Kuzhiniere,
    Ajo eshte Sherbyese,
    Ajo eshte Mesuese,
    Ajo eshte Dado,
    Ajo eshte Infermjere,
    Ajo eshte Vozitse,
    Ajo eshte Duar arte,
    Ajo eshte Zyrtare e Sigurimit,
    Ajo eshte Fotografiste,
    Ajo eshte Keshilluese,
    Ajo eshte Ngushelluese,
    Ajo eshte Engjell mbrojtse,
    Ajo s'merr kurr pushim as per festa,as nuk semuret,
    Ajo punon gjith diten dhe naten.

    Dhe ne fund meriton gjithe perkushtimin tone per te,te gjitha puthjet,qe as nje sekond te mos ndalemi te duam.
    Te dua shum mami ime me e embla,me e bukura ne bote.
     
    princ likes this.
  5. Sahit Rexhepi Keca

    Sahit Rexhepi Keca Valoris scriptorum

    nena eshte parajs e kesaj jete.
     
    Trea likes this.
  6. e panjohura

    e panjohura Valoris scriptorum

    Sikur t'a shkruaje edhe autorin/autoren e shkruesit....Me keqardhje them qe nuk po kuptoj pse nuk i vihen ne fund ca ,,X'' ose te shkruhet autori ,,i panjohur''Ne fakt kjo dhe poezia me lart jane krijime te mijat...:( Vetem ne kete faqe jane 4 poezi te shkruara nga une.....
     
  7. e panjohura

    e panjohura Valoris scriptorum

    NENE!

    Sa e ngrohte vjen kjo fjale!
    [​IMG] Cdo te thote nene te jesh? Cfare te duhet te besh te meritosh kete titull? Cfare eshte nena? Pse ekzistojne nenat? Cili eshte roli i tyre ne jeten tone?
    Ah,nene cdo te thote....
    NENE,do te thote te jesh burimi i jetes,te krijosh njeriun dhe per te te jetosh. Femer lind per tu bere nene nje dite. Lind nje vajze e brishte,rritesh duke u bere nje vajze e forte,gjate jetes forcohesh per te merituar kete titull,NENE! Nena eshte qenia me e forte dhe e brishte ne bote,eshte ajo femer qe ndjen fuqishem,qe bashke me krijimin e njeriut krijon brenda saj instikte te tjera,ndjenja me te fuqishme,rrit ndjeshmerine dhe dhembshurine e saj me te njejten force sic rrit dhe egersine,fuqine e mbrojtjes ndaj asaj krijese qe po sjell ne jete. NENAT,ekzistojne per te krijuar vazhdimesine e jetes,per te sjelle ne jete njerez te tjere,per ti dhene fryme nje krijese e per te mbjelle ne bote dashurine. Roli i nenave ne jeten tone eshte me i rendesishmi,pa nenat ne sdo kishim as jete dhe as ndjenja. Ato mbjellin dashurine,miresine,embelsine,brishtesine.
    Nenat jane ato qe lindin per te qene skllave te jetes,sherbetore te perjetshme te familjes dhe fara kryesore per te mbjelle dashurine dhe ndjeshmerine ne zemrat e cdo kujt. Nene nuk lind,nene behesh.
    Ushqehemi per 9 muaj me gjakun e saj,e leme pa gjume duke shkelmuar barkun e saj,levizim,rendohet duke na mbajtur ne bark per muaj te tere pa u ankuar asnjehere. Lindim duke i shkaktuar asaj dhimbjet me te fuqishme qe mund te ndjeje nje qenie humane,e veme ne nje dyluftim me jeten,por ajo nuk ankohet,lufton deri ne fund dhe eshte e gatshme te jape jeten e saj per te shpetuar tonen. Qajme kur dalim ne kete bote,ndoshta sepse ndjejme qe shkeputemi nga "foleza" e ngrohte dhe e mbrojtur,ndoshta sepse duam ti tregojme nenes qe fitoi betejen mes jetes dhe vdekjes. Hidhemi ne krahet e saj dhe per muaj te tere ushqehemi ne gjirin e saj. Mesojme te ecim duke na mesuar nenat,e leme pa gjume me tekat e foshnjes,lodhet me ne,por nuk ankohet...Rritemi dhe shkeputemi nga krahet e saj,kalojme femijerine mes mbrojtjes dhe keshillave te nenes,por vjen mosha e adoleshences ku e lendojme,pa dashur,por e vrasim cdo dite me shperthimet tona rebele. E nena,eshte aty,e palodhur,duke na mbajtur afer pavarsisht sa e lendojme. Ajo rri aty prane nesh duke na keshilluar e mesuar se pas cdo hapi qe do hedhim Ajo do jete aty,gjithmone,per ne. Rritemi dhe marrim drejtimet tona. Shpesh drejtime te gabuara e me shume se vetes duke i shkaktuar nje dhimbje te madhe nenes ne shpirt tani,jo me dhimbjet e forta te trupit kur lindem. Eshte nena ajo qe edhe pas gabimeve qe bejme eshte e vetmja tek e cila gjejme prehje,mbeshtetje...pavarsisht gabimeve,pavarsisht dhimbjeve qe i japim.
    Ah,nene...rrudhat e ballit ti shtojne vec femijet. Pas cdo viti qe kalon,pas cdo viti qe ato rriten te shtohen rrudhat ne balle e ne zemer. Cdo thinje,cdo semundje,cdo dhimbje e ke nga femijet e tu per te cilet sakrifikon aq shume sa vetflijohesh. Edhe ne,femijet e nenave tona e kuptojme vone,shume vone sa ben nje nene per ne,kush eshte nena e cila eshte vertete vlera e saj.
    Sepse...

    Nena eshte ajo qe sakrifikon deshirat e saj per te plotesuar ato te krijeses dhe jo vetem,por per te gjithe familjen. Eshte ajo qe do me zemer e jo me fjale,eshte ajo e cila shtrihet e fundit ne shtrat. Eshte ajo qe nuk e ze gjumi pa u siguruar se cdo gje eshte ne rregull,se krijesat e saj nuk po vuajne por po bejne gjumin e nje engjelli. Nena eshte ajo qe edhe pse e lodhur nga punet e perditshme,ulet dhe te flet,te keshillon. Eshte e vetmja e cila te kupton kur je e merzitun edhe nese perpiqesh te mos dukesh. E lodhur,e merzitur ajo lumturohet vetem nga lumturia e femijeve te saj,merr jete dhe fryme nga frymarrja e krijesave te saj.
    Sepse...
    GJERDANI ME I BUKUR I NJE NENE JANE DUART E FEMIJES SE SAJ RRETH QAFES...!!!
    xxxx
     

Shpërndajeni këtë faqe