Poezi të përkthyera në gjuhen shqipe.

Diskutime tek 'Letërsia' filluar nga Jaup Zenuni, 28 Mar 2014.

  1. Jaup Zenuni

    Jaup Zenuni Primus registratum

    Në mundsh


    Poezi nga Joseph Rudyard Kipling

    Në mundsh inatit t’i vësh fre, kur kushdo,

    Rreth teje, i mbushur është zemërim,

    Në mundsh vetes t’i besosh, kur ngado

    Dyshimi është gjithkund në mbretërim;

    Në mundsh prit, por nga pritja mos u lig,

    Kur prej gënjeshtrës vuan, pranë saj mos rri

    Kur të urrejnë, nga urrejtja larg, larg ik

    Por ëngjëll mos u bëj, as princ në mençuri;


    Në mund të ëndërrosh-dhe ëndërrat s’i bën busull,

    Në mund të mendosh-dhe s’ke kurrëfarë qëllimi,

    Në je triumfator a prej humbjes bërë kukull,

    Në një kandar veri disfatën dhe ngadhnjimin;

    Në mundet veshi të durojë teksa e vërteta,

    Nga goja jote dalë, dredhur është, kulpëruar,

    Ato që në jetë ngrite, tani i sheh të shkreta,

    Përpiqu t’i ringresh me daltën e vjetëruar;

    Në mundsh të ngresh një pirg me ç’ke fituar ndër vite,

    Pastaj për një moment me shkrepse i vë zjarr,

    Humbet, por nga fillimi gjithshka në jetë nise,

    Për humbjen lëndimtare mos ji ti tregimtar;

    Në mundsh t’i thuash zemrës dhe mendjes gjithashtu,

    Më ktheni tek e nisa, të ndjehem si më pare,

    Mbahu dhe kur rrotull të mbahesh nuk ke ku,

    Veç Vullnetit që thërret: “Mbahu qëndrestar”;


    Në mund t’i flasësh turmës, pa humbur në virtut,

    Në ulesh me mbretër-mos harro nga vjen,

    Nëse keq s’të bën as hasmi, as miku i ngushtë,

    Në çdo njeri ka peshë, por gjithkush nuk vlen;

    Në mundsh çdo minutë ta bësh me vlerë si ar,

    Pa e lënë ta vjedh kotësia kurrë,

    Jotja do jetë bota dhe çdo margaritar,

    Dhe mbi të gjitha, bir, ti do të jesh burrë!


    Shqipëroi: Jaup Zenuni

    Në prehërin e nënës
    Sot jam burrë me thinja në kokë
    Grur i qërshorit në dritë të hënës
    Kur jeta më sjell tallaze plot
    Dua kokën ta vë tek gjiri i nënës.

    Aty gjej prehjen, lumturinë
    Aty harroj tërë brengat e mia
    Aty e ndjej veten kërthinjë
    Aty më ledhaton qetësia.

    Në prehërin e nënës engjëjt flenë
    Aty fëmijë ndjehemi gjithmonë
    Aty pëllumbat ngrejnë folenë
    Aty thinja e rrudha i harrojmë.

    On Mother’s lap
    Now I’m a grey haired man
    June’s wheat in the moon light
    When life is hard and stern
    Mother’s pats make paths white.

    On my mother lap I find rest
    There I forget every hardship
    There I’m a bird in its nest
    Blessings come out of her lips.

    On mothers lap angels sleep
    There I feel a kid forever
    There the pigeons come to meet
    There I feel stronger and clever.

    Mbreti i Tulës
    J.V. Gëte

    Na ish një herë një mbret
    Besnik sa nuk ishte parë
    E dashura, në ikje nga kjo jetë
    Një kupë i la, të lyer në ar.

    Për të ajo ishte thesari
    Me fund e kthente kurdoherë
    Sytë i fryheshin së qari
    Pinte prej saj i mbushur vrer.

    Kur vdekjes vet pranë i shkoi
    Solli ndërmend gjithë ç’kish
    Me zemër të gjithën e dhuroi
    Veç kupës që e donte si Krisht.

    Rrethuar ngado prej oborrtarve
    Rrinte në krye të banketit
    Në sallën fisnike të të parëve
    Në kështjellën buzë detit.

    Dashnori i verës atje rrinte
    Piu të fundit gllënkë me mall
    Kupën flaku deti ta perpinte
    Nën dallgët ngritur sa një mal.

    E pa tek zhdukej në thellësi
    Tek rendëte poshtë me vrik
    Pastaj sytë mbylli në qetësi
    Dhe nuk piu më asnjë pikë.

    Shqipëroi: Jaup Zenuni
     
    joetisti_ likes this.
  2. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    nje 'te lumte' te madhe per ty. je i zoti...
     
  3. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    Hallall presor jaupi i papame je
     

Shpërndajeni këtë faqe