Poezi te preferuara

Diskutime tek 'Letërsia' filluar nga Ema, 4 Nov 2002.

  1. jimmy84

    jimmy84 Fillestar

    Re: Poezi te preferuara

    FAN NOLI


    Tallja përpara kryqit


    Fetishisti

    Feja jote me vjet do të bëhet çervish(1)
    Kryqi yt, Jesu Krisht, do të bëhet fetish;(2)
    Dhe në koleksion të Muzes` Afrikane
    do të shtohet dhe një hajmali kristiane.


    Lenini

    Tavarish(3), tavarish, kryqësohesh më kot
    Dhe po shtyp vegjëlinë me gjak e me lot,
    Kryqi yt do të bëhet simbol tiranie
    Instrument verbërimi, sfrutimi(4) dhe zie.


    Antisemiti

    Kryqi yt do të bëhet konop(5) i përshenjtë,
    për të varur, për të munduar hebrenjtë.
    Për të shuar një komp t`arratisur të ndjekur,
    Për të cilët ke lindur, ke rrojtur, ke vdekur.


    Militaristi

    Kryqi yt do të bëhet bajrak(6) për fushatë
    Do të ndezë kalorësit për kryqësatë.
    Predikove dhe vdiqe si pacifist
    Luft` e tmerr frymësove si militarist.


    Heretiku

    Si të nginjesh me gjak të pabes` e pagan
    do të sulesh për gjak heretik kristian.
    Me tortur` e inkuizitë dhe me tostongale
    do të shtypësh çdo liri mejtimi e fjale


    Ariosi(7)

    Do të të them që s`ke qënë përveçse njeri,
    se kjo vojtje s`ka hije, për një perëndi.
    Këtë përrallë pagane, ia fal Shën Thanasit,
    më kujton pak a shumë, Prometen` e Kafkasit.


    Shën Thanasi(8)
    (Anti-Ariosi)

    Vet` e the që ke qënë njeri-perëndi,
    Ariosi gënjen e përhap herezi;
    Prandaj pra, Sinodi me pis` e mallkon
    Ngordh si qen ne qenef, si kokudh kundërmon.


    Theofiziti

    S`jam aspak si këta, zemërgur e shpirtkazmë,
    Dhe s`besonj se ke qënë njeri, po famtazmë.
    Dhe çifutët kujtuan se të kryqësuan
    Po më kot u munduan, më kot të mallkuan.


    Israeliti kryqësonjës

    Posa erdhe me një porosi të caktuar
    Doemos për të vojtur, për t`u kryqësuar
    Pse ahere besnikët e tu na fajtojnë,
    Pse hesap me tërbim e mallkim na kërkojnë?


    Kalvini

    Do të them, Jesu Krisht, se më kot u kryqësove
    Shituatën e keqe aspak nuk e ndërrove.
    Se me Ungjill, e Kryq s`kemi për të shpëtuar
    Në mos qoftë prej shekujsh e predestinuar.



    1 - çervish - çorbë
    2 - fetish - send jofrymor qe adhurohej (si perëndi etj)
    3 - Tavarish - shok (rusisht)
    4 - sfrutim - shfrytëzim
    5 - konop - litar
    6 - bajrak - flamur
    7 - Arios - prift nga Aleksandria (Egjipt) që mbronte tezën e Krishtit-njeri (profet) dhe jo Zot
    8 - Thanasi - Papë, kundërshtar i flaktë i Ariosit
     
  2. jimmy84

    jimmy84 Fillestar

    Re: Poezi te preferuara

    <div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: jimmy84</div><div class="ubbcode-body"> Theofiziti

    S`jam aspak si këta, zemërgur e shpirtkazmë,
    Dhe s`besonj se ke qënë njeri, po fantazmë.
    Dhe çifutët kujtuan se të kryqësuan
    Po më kot u munduan, më kot të mallkuan. </div></div>

    Gabim shtypi. Jo Theofiziti po Theozofiti, dmth pasues i teozofise, rryme fetare pak a shume neo-pagane e bazuar mbi fete e vjetra lindore.
     
  3. salome

    salome Fillestar

    Re: Poezi te preferuara

    JO VETEM ZOGJTE

    Ca njerez vijne e na mbten ne jete
    Si zogjte qe bien gabuar e me s'shkojne
    Perjetesisht te huaj... Po ku ?

    Te tjere .. vijne.. befas dalin..
    Dhe po befas duan te kthehen perseri,
    Te na persehdesin, caste miresie te na falin..
    Ashtu si zogjte shtegetare vijne pranverave
    Qe vjeshterat t'i’­ kthejne serish diku.. Po ku ?
    Dhe perseri e perseri te vijne, kurdo qe duan,
    Kurdohere, por me se shumti,
    Kur ne , harruar kemi ti presim.. PO ku ?

    Por ka te tjere, qe me se shumti se jane,
    Ne vete i mbrujtem ne enderrat , deshirat, dashurite..
    Te tjere, qe me folete e bardha gati i presim
    Qe kur ende nuk i dijme se jane dhe si.. Po ku ?
    Ah, keta!
    Dhe ne ndodhte te shkojne, pas na ngrejen,
    Na marrin tmerresisht me vete,
    Dhe ne vafshin ku kurre sdo t'i’­ arrijme
    Enderrat tona , braktisur na kane per ta!

    Ne jeten vazhdojme
    Si skllever enderrash te arratisura
    Atje me ATA, tek ATA,Bashek me ta.. Po ku ?
    Dhe kur ata kujtesen lene bixhozeve
    Nuk fyhemi,
    Nga e para te rinisim marrezite e medha,
    Vec me ATA...

    Ne jemi ndryshe.. as vijme, as rrijme, as shkojme..
    Kurre s'takohemi,Kurre s'tresim..
    Njeri-tjetrin kerkojme dhe gjejme.. Ketu...!
    Ne kete impuls te cuditshem
    Ku ndodhi te zgjoheshim te dy
    RRuge-harruar mbetem ketu.
    Dhe zogj te tille kurre s'jane pare....

    D. Gellci
     
  4. Guest

    Re: Poezi te preferuara

    Der andre Mann

    Du lernst ihn in einer Gesellschaft kennen.
    Er plaudert. Er ist zu dir nett.
    Er kann dir alle Tenniscracks nennen.
    Er sieht gut aus. Ohne Fett.
    Er tanzt ausgezeichnet. Du siehst ihn dir an ...
    Dann tritt zu euch beiden dein Mann.
    Und du vergleichst sie in deinem Gemüte.
    Dein Mann kommt nicht gut dabei weg.
    Wie er schon dasteht -- du liebe Güte!
    Und hinten am Hals der Speck!
    Und du denkst bei dir so: "Eigentlich ...
    Der da wäre ein Mann für mich."

    Ach, gnädige Frau! Hör auf einen wahren
    und guten alten Papa!
    Hättst du den Neuen: in ein, zwei Jahren
    ständest du ebenso da!
    Dann kennst du seine Nuancen beim Kosen;
    dann kennst du ihn in Unterhosen;
    dann wird er satt in deinem Besitze;
    dann kennst du alle seine Witze.
    Dann siehst du ihn in Freude und Zorn,
    von oben und unten, von hinten und vorn ...
    Glaub mir: wenn man uns näher kennt,
    gibt sich das mit dem happy end.
    Wir sind manchmal reizend, auf einer Feier ...
    und den Rest des Tages ganz wie Herr Meyer.
    Beurteil uns nie nach den besten Stunden.

    Und hast du einen Kerl gefunden,
    mit dem man einigermaßen auskommen kann:
    dann bleib bei dem eigenen Mann!


    (Kurt Tucholsky, Zwischen gestern und morgen)
     
  5. salome

    salome Fillestar

    Re: Poezi te preferuara

    ***
    Brengen e madhe mbyta ne nji gote;
    Si qenkam dehur sonte s`e kuptoj!
    Per gjerat me te bukura ne bote
    sa me pelqen te rri e t`enderroj.

    Sa me pelqen gazmor t`i bie lires ,
    po ku te le mendimi te defresh ?
    Demon , demon i madh i hapsires ,
    akoma ti kerkon te me genjesh ?

    Ti po ma nxin me brenga djalerine ,
    ti po m`i shqyen brinjet , po me cmend,
    ose me kthe serishmi qetesine ,
    ose me sill ketu terbimin tend !

    Se do t`i qepem qiellit kesaj nate ,
    per flokesh ta kap henen e me te
    te sillem hapsires se pamate
    e te mos zbres mbi toke kurre me !


    Jorgo Bllaci
     
  6. salome

    salome Fillestar

    Re: Poezi te preferuara

    Meqense jam adhuruese e lirikave te tij ja dhe nje poezi e embel e tij

    ***

    Ti kedo mbi dhe do ta cuditje ,
    Mike moj , qe s`vure mend nje here
    Kur me sheh me vajza ne shetitje,
    Pse serishmi behesh pike e vrere ?

    Foshnje ishe , foshnje, mike mbete,
    Ndonese per dike tani je grua
    C`dreqin ke, c`tu shkrep pas kaqe vjetesh ,
    Qe xheloze behesh prap per mua ?

    Une kurre ty s`ta kam rrefyer
    Brengen , qe ne shpirt mezi permbaj
    Dashuria , dashuri e fyer ,
    Gur me ben e nuk me le te qaj

    Ja keshtu , moj mike , qenka jeta
    Ndodh qe nga nje here , per cudi ,
    Lodhet prej mesimeve te veta
    Edhe behet foshnje porsi ti.

    Ne s`e qeshim tekanjozen jete ,
    Po kur ne gabojme , ajo harron
    Ndonse marrezira ben dhe vete ,
    Rende ne na tall e na ndeshkon.

    Mike , qe me bere te trishtuar
    Te te qesh , as qe me shkon ndermend
    Eshte i gjere shpirti i perveluar
    Ka nje vend dhe per gabimin tend !

    Jorgo Bllaci
     
  7. salome

    salome Fillestar

    Re: Poezi te preferuara

    ****

    Naten kur feneret te tmerruar,

    Ndricojne zbehte rruget pa jete

    I dehur ne nje stol druri kam qendruar,

    Me duket sikur jam zot i vertete.



    Ne kete stol si fron mbreti

    Per nje gote vere po enderroj,

    Veshtroj nga dritarja si tallaz deti

    Eshte jeta, por une asgje s'po i kerkoj.



    Vajzat pas meje dikur jane cmendur

    Por ne gjoksin tim nuk u ndez zjarr,

    I ftohte , cinik, gjithmone i vrenjtur

    Kisha sukses dhe isha krenar.



    Ne naten e erret gjithcka po fle

    Duket qe jeta tashem eshte fikur,

    Por ne nje qoshe bari, plot gaz e hare

    qesh nje tufe njerezish qeflinj te krisur.



    Ata lozin, dehen, te qeshur defrejne,

    Fokse mode dhe tango te vjetra kercejne.



    Vetem nje djale ne qoshe rri strukur

    Shikon me sy krejt te shqetesuar,

    Zhaneta e tij , capkenija e bukur

    ne gjoks te nje tjeteri ishte leshuar.



    I bleu asaj me te bukuren buqete

    Mendova une, a do ta marre?

    Capekenija i mori , dhe i vallezimit parket

    U mbush me lulet qe ajo ka shperndare.



    I dashur mik perse je trishtuar?

    Jeto edhe ti si shume te tjere

    Ne taverna dashuria perjete ka mbaruar,

    Aty behet qejf dhe pihet vere..



    O. Bergolc
     
  8. Guest

    Re: Poezi te preferuara

    * * * (1970)- J. Bllaci


    Ne nje rreth miqsh me pyeten nje dite:
    “Pse, kur ne vjersha titulli mungon,
    shenohen shpesh tre yje? Kjo tradite
    ka mbetur kot, apo dicka tregon?”

    “Ka yj te ndezur, ka dhe yj te shuar
    qe drita, - u thash, - vazhdon u vjen mbi dhe,
    po ka me larg dhe yj te pazbuluar,
    se rrezja s’u ka mbrritur gjer tek ne.

    Dhe poezia, porsi galaktikat,
    Keshtu tre llojesh yjte e vet I ka;
    Prandaj, kur s’vihen tituj mbi lirika,
    Shenohen shpesh tre yje… dhe nder ta,

    I pari shpreh te bukuren q’e shohim,
    I dyti, ate qe ne kujtime rron,
    Kurse I treti, ate qe ne s’e njohim
    Po vete poezia e zbulon.”
     
  9. salome

    salome Fillestar

    Re: Poezi te preferuara

    ***

    Petalet bien, era mengadale
    i hedh mbi gjurmat, qe le mikja pas.
    E shoh tek shkon e heshtur dhe nje fjale
    per lamtumire, s`kam fuqi t`ia flas.


    E c`mund t`i them? Degjon te kthehet valle
    serishmi, zogu qe mergimin nis?
    Kur tjeter vis kerkon e s`e ze malli,
    Per cerdhen a per strehen qe braktis?


    Papritur, te rrembyera rrekera,
    Ne shpirt me mbysin dhembjen pa kufi!
    Petalet bien… heshtas shket pranvera,
    Roniten te perkoheshmet stoli…

    Nje grusht kujtimesh qe shperndau era,
    Ja c`qe , se fundi , gjithe kjo miqesi !

    Perseri J. Bllaci
     
  10. salome

    salome Fillestar

    Re: Poezi te preferuara

    LETER E VONE

    Si je?
    Si një qepallë e rënë
    prej mallit
    në sytë e mi
    ku të digjet ende shikimi,
    të pashë në ëndërr mbrëmë.
    Dikur të miklonin ankthet,
    parandjenjat e mia,
    kur e çlironin vetminë tënde të mardhur
    prej pikëllimit të çastit,
    teksa shtegtoje
    udhëve të tua
    me kthime të shpejta.
    Udhëtar,
    nëse të bie rruga edhe një herë nga unë,
    mos ma trazo ulërimën e pritjes!

    SHPËRFYTYRIM


    Në pasqyrën tënde të akullt,
    shoh shpërfytyrimin e gruas që vuan thellë
    meje,
    s’jam unë…
    Vështrime të huaja më shpojnë,
    ma ngacmojnë hijen e lëvizshme
    që më ecën mbi fytyrë…
    Asnjë tundim,
    tjetër s’ndjej,
    veç një prani të ftohtë burri
    që vjen dhe ikën
    për të lënë mungesë,
    je ti…
    Unë pres
    etapën e kthimit tënd
    sërish…
    Mosqënia jote është e rëndë.
    Më e rëndë se jeta,
    harresa që le.
    S’e mbakam dot peshën e boshësisë tënde!
    Asnjë forcë
    nuk e shtyn më trupin-objekt të qenies time,
    s’ka mbetur më shtysë
    as gjurmë keqardhjeje.
    Ndoshta s’ka patur ndonjëherë,
    veç përpjekje imagjinare
    …dhe përmbajtje asgjëje.
    …vijoj të shihem në të njëjtën pasqyrë.


    M.Sula
     
  11. salome

    salome Fillestar

    Re: Poezi te preferuara

    Nga frika e mbytjes

    Më në fund u çliruam prej feksit të dritës.
    Tani shuar janë neonët,
    thyer në rrugën e njohjes sonë,
    semaforët ndalues të dëshirave tona në
    udhëtim.

    Në pragun e nisjes,
    ka mbetur ende një fillim për ne...,
    ku ende enden shpresat, në kërkim,
    kapërcejmë ylbere ëndrrash,
    pa guxuar ti prekim.

    E njëjta hapësirë, sa lehtë na sfidon,
    me mungesën e ngritur mes meje e teje
    ku kalohet pa u shkelur deri në fund,
    pa u prekur...
    Që fillon tek ti e mbaron tek unë.

    Nuk flasim më për dritën, nuk guxojmë,
    se ende shohim atje,
    ku vështrimet thyhen,
    nga etja që pihet me dëshirën tonë,
    nga frika e mbytjes në një pikë dashurie.

    M. Sula
     
  12. Guest

    Re: Poezi te preferuara

    Heinrich Heine

    Der Brief, den du geschrieben
    er macht mich gar nicht bang,
    du willst mich nicht mehr lieben,
    aber dein Brief ist lang.

    Zwölf Seiten, eng und zierlich!
    Ein kleines Manuskript!
    Man schreibt nicht so ausführlich,
    wenn man den Abschied gibt.


    Nje poezi shume e bukur. Kur te kem kohe jua perkthej /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/grin.gif
     
  13. atman

    atman Anëtar i rregullt

    Re: Poezi te preferuara

    Të plogëtit.


    - Beh, përballë
    një shorti koprac
    Vdesim bashkë – ç’thua?
    - Propozimi është i rrallë.
    - I rralli është i mirë. Si te Dekameroni
    Vdesim.

    - Hi! Hi! Hi! Ç’i dashur çudi?
    - I çuditshëm, nuk e di. I dashur
    pa të meta me siguri.
    Atëhere?
    Vdesim bashkë.
    Është mundësi?

    - Ju shakatoni Zotëri,
    më me afsh se kur bëni dashuri
    dhe janë fjalë flori;
    Heshtim, i lutur jini.

    - Dhe ishte kështu në të aguar
    Tirsi dhe Dorimena
    Në çift mënjanuar
    Jo larg dy satirëve buzagaz
    Patën të pashlyeshmin faj
    Të përcillnin një vdekje të dëshiruar.
    Hi! Hi! Hi!
    Çfarë çifti çudi!


    Poezi nga Paul Verlaine përkthyer nga...Unë.
     
  14. Guest

    Re: Poezi te preferuara

    E bukur poezia, Atman. Duke qene se prekem ne seder, po mundohem edhe une ta perkthej ate me lart.



    Letra qe me ke shkruar,
    Aspak s´me shqeteson,
    Ti s´do më te me duash,
    Por me letren e tejkalon.

    Dymbedhjete faqe ngusht´ e imet,
    Nje doreshkrim i vertete,
    Nuk shkruan hollesisht njeriu,
    Nese lamtumiren te jep.
     
  15. Hellena

    Hellena Fillestar

    Re: Poezi te preferuara

    two shall be born… the whole wide world apart

    and speak in different tongues… and have no thought

    each, of the other's being… and no heed



    and these same two

    o'er unknown seas, to unknown lands, shall cross

    escaping wreck, defying death

    and all unconsciously

    shape each act, and bend each wandering step

    to this one end…

    that one day, out of darkness

    they must meet

    and read Life's meaning in each other's eyes



    and these same two

    along some narrow way of Life shall walk

    so nearly side by side

    that should one turn, ever so little space

    to left… or right

    their needs must stand acknowledged, face to face



    and yet…



    with wistful eyes, that never meet

    and groping hands that never clasp

    with lips, calling in vain, to ears that never hear

    they seek each other all their weary days

    and die unsatisfied



    and this is Fate



    ( Rosetti)
     
  16. atman

    atman Anëtar i rregullt

    Re: Poezi te preferuara

    Nuk di nese ka ndonje teme per Artur Rembò, edhe pse kam pershtypjen se dikur eshte folur, per çdo rast perktheva dy poezi nga vepra e tij duke shpresuar te ndaj me lexuesit emocionet qe percjellin.

    Ëndra e varfër.

    Kushedi, mbrëmja më pret,
    Ku në qetësi pi,
    Në të vjetrin qytet,
    Dhe vdes më me lumturi
    Sepse jam i qetë.

    Nëse dhimbja ime pushon.

    Nëse do kisha pak flori,
    Do zgjidhja të jetoja në veri
    ose në vendin me hardhi?

    Ah, të ëndërosh, më idhnon.

    Meqënëse është humbje mirëfilli!
    Dhe nëse kthehem
    Udhëtari dikur,
    Streha ime e blertë,
    S’ka për t’u hapur kurrë.



    Ofelia.

    Kur përgjumen yjet, në valën e heshtur e në errësirë
    E bardha Ofeli valëzon si një zambak i madh,
    Lehtë valëzon, me vellon e saj të gjatë, shtrirë.
    Nga të largët pyje, thirrje gjuetie mbrrijnë.

    Mbi njëmijë vjet janë që e trishtuara Ofeli
    Kalon, e bardha përhimë, përgjatë lumit të zi.
    Janë mbi njëmijë vjet që e ëmbla marrëzi
    Mërmërin një romancë në të mbrëmjes puhi.

    Era puth gjinjtë e saj, shndëruar në stoli
    Vellot e mëdha përkunden nga ujrat me butësi
    Shelgjet fëshfëritës mbi supet e saj lotojnë,
    Mbi ballin e gjerë ëndëruar përkulet çdo biskonjë.

    Ninfat kalimthi përreth pshertijnë
    Nganjëherë Ofelia zgjon, në një verr që gjumon
    Ndonjë folezë prej nga, një fërfëllimë krahësh shpëton
    Dhe këngë të misterëshme yjet e artë lëshojnë.


    II


    Oh, e zbehta Ofeli, dëborërash bukuri,
    E vdekur je vashëz, prej rrjedhës rrëmbyer,
    Erërat e Norvegjisë nga majat e larta
    Të kishin folur për të sertën liri.

    Dhe një duhi, çufkën e dendur shprishi,
    Dhe shpirtit ëndërimtar zhurmërimë të çuditëshme i çonte
    Por zemra tënde, këngën e natyrës dëgjonte.
    Në vajin e pemëve, në pshertimat e natës.

    Dhe zëra detesh të çmendur, grahmë në thellësi,
    coptonin seksin tënd, brishtësi, tepër e ëmbël, plot njerëzi.
    Dhe një mëngjes prilli, një kalorës; bukuri dhe verdhërimë,
    një kokëkrisur, ra në gjunjët e tua me përgjërimë.

    Qiell! Bukuri! Liri! Në cilën ëndër o e imja çmenduri
    Ti do të shkrihesh me të, te ai, si dëbora në ngrohtësi.
    Ëndrat e tua të mëdha, mbytin fjalët e tua.
    Dhe e tmerrëshmja pafundësi, tronditi syrin tënd të zi.

    3

    Dhe poeti thotë se dritës së yjeve
    Eja dhe kërkoju, natën, lulet që mblodhe.
    Dhe të kesh parë në ujë, shtrirë në vellon e gjatë
    Të bardhën Ofeli si një zambak të madh që valëzon.
     
  17. salome

    salome Fillestar

    Re: Poezi te preferuara

    ME ZURI NATA RRUGES

    Ne mal me zuri nata pus
    Debora shfrynte , ish janar
    C´do porte ish kycur, s´dilte kush
    Dhe s´gjeja vend te ndizja zjarr.

    Papritur fati shpejt mu qas.
    Nje vajze poqa per cudi!
    Ajo me ftoi ta ndiqja pas.
    Te gjeja vater e shtepi.

    Ne gjunje u fala mu ne prag.
    Qe s´ngriva akull e kallkan;
    I thashe -shtrome nje jatak
    I thashe -hidhme nje jorgan.

    Ajo me gjeti nje carcaf,
    Ma shtroi dyshekun shpejt e shpejt,
    Nje vere nxorri nga nje raft
    Me tha te flija me shendet .

    Te ndahesha me vinte keq ,
    dhe mora zemer gjeta shkas.
    - I kendshem qeka ky dyshek
    por nje jastek une e kam pak .

    Me solli ne ode nje jastek ,
    Ma vuri me kujdes nen vesh,
    dhe une i dhashe fet e fet
    nje puthje te embel si peshqesh .

    Ju skuqen faqet si perri
    i derdhi fjalet si mendafsh.
    Nese ke nder e dashuri ,
    me ler te paster , ahh me qafsh.

    Mendafsh i bute ish flok i saj
    dhe bar mbi shteg e monopat.
    Ish trendafil i kuq ne maj ,
    ajo qe shtroi ate krevat.

    E kish te bukur kraheror
    nje kraheror qe vetem zbardh,
    si dy kodrina me debore
    qe ngre mes eres dimri i madh.

    E perqafova plot me mall
    ate qe shtroi ate krevat.
    E paster ish , o Zot me fal,
    si ky tufan qe fryn ne shpat.

    Ajo me mua nuk u sha,
    dhe nuk i hapi syt e zez,
    Mes meje dhe mes murat ra
    dhe s´fjeti dot gjer ne mengjes.

    Dhe kur dremitur prap mu qas
    e perkedhela perseri.
    Ma prishe jeten ,ah me qafsh
    me foli e imja dashuri.

    Dhe tek i puthja ata sy ,
    me belbezonte , mos e mos
    I thosha kur te jem me ty,
    Sa here shtratin do ma shtrosh!

    Gjilperen mori ne mengjes,
    u ul e heshtur ne minder.
    Kemishen time me kujdes
    e qepi plot me mall e nder.

    Dhe ikin vitet nje nga nje ..
    dhe lulja cel dhe fryn tufan.
    Por se harroj ne jete ate,
    qe shtroi dyshekun me jorgan!...

    R.Berns
    Perkthimi D Agolli
     
  18. Guest

    Re: Poezi te preferuara

    Rekuiem për orën 6...

    XHEVAHIR SPAHIU

    Ora 6
    Akrepat si dy krahë të hapur që presin
    dhe ti s'po vjen
    ti s'po vjen as në 6 e një minutë
    në 6 e dy minuta vetmia ish me mua
    unë isha me vetminë në 6 e tre minuta
    në 6 e katër bota ishte po ajo
    6 e pesa i ngjante 6 e gjashtës si dy pika uji
    6 e shtatë, 6 e tetë, 6 e nëntë, 6 e dhjetë
    Ti s'po vjen
    S'po vjen
    S'vjen
    në 6 e pesëmbëdhjetë
    hodha sytë si dy vetëtima në fushën e orës së qytetit
    akrepat u thyen si dy krahë të një zogu
    që s'ekziston
    Unë mora pikëllimin për dore
    dhe ika
     
  19. salome

    salome Fillestar

    Re: Poezi te preferuara

    Hiç

    Ju jap dhe kalin, po të doni,
    Pegasin tim dobiç,
    Shpërblim për kalin mos dërgoni,
    Shpërblim nuk dua hiç.

    Shkujdesjen time prej poeti
    Më falni ju, or miq,
    Kjo mburrje dreqi prej qyteti
    Për mua nuk vlen hiç!

    Fitimi mendjen sjell vërdallë,
    Floriri Zotin prish,
    Po shpirti s'rri në vend pa dalë, -
    Dhe ç'mbetet? S'mbetet hiç!

    Zyrtari mat me hap sallonin
    Dhe digjet për ofiq,
    Në qafë e var dhe medalionin,
    Po ç'ka medalja? Hiç!

    Peshkopi mban në kokë mitrën
    Dhe xhybe mban një prift.
    E ç'ndosh pastaj? Të gjitha ikën,
    Prej tyre del një hiç!

    E do djaloshi vajzën shumë,
    I sillet si ogiç,
    Dhe dasmën shtron me prikë e zhurmë,
    E ç'vjen prej dasmës? Hiç!

    Rimon poeti rima-rima,
    Çmon veten sigurisht,
    Dhe merr kurora me dafina,
    Më vonë e pret një hiç!

    Rreh gjoksin rrugës mburraveci
    Dhe shkrofëtin si viç,
    Kërcen krekosur karkaleci, -
    Krekosja pjell një hiç!

    Me drojtje sillet ndaj poetit
    Kjo çupkë buzka-fiq,
    Kërkon çudira prej të shkretit
    Dhe s'gjen çudira hiç!

    Ia do poetit përkëdheljet
    Vajzushka gjer në shpirt.
    Nga përkëdheljet çfarë i mbetet?
    I mbetet veç një hiç!

    Kanos peshkopi heretikun,
    Që mbledh pas tij të liq
    Dhe botën prish e shton rrezikun,
    Po bota s'ndreqet hiç!

    Hajt, lamtumirë, e pres anijen
    Me valët kalakiç.
    Sikur të vdes e të përpihem,
    S'ju dhëmb kjo vdekje hiç!

    R.Berns

    Shqipëruar nga Dritëro Agolli
     
  20. Guest

    Re: Poezi te preferuara

    Pranvera 1961 - Martin Camaj



    Pranverë, sa i bukur pushimi
    para syve tu të zgjuem.

    S´kam prekun blerim
    qyshë se kam lanun Jugun.
    (Mbrenda parzmit tem
    fluturojnë mija dallndyshash në kthim.)

    Toka s´më njeh tue dalë prej borës
    dhe kambët e mija npër të
    janë të hueja.
     

Shpërndajeni këtë faqe