Poezi

Diskutime tek 'Letërsia' filluar nga white, 15 Jul 2004.

  1. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    Edmond Tupja

    Shiu gërvisht


    Shiu gërvisht
    Vertikalisht
    Peisazhin shurdh

    Vështroj, kërkoj
    Nëpër hapësirë
    Dhe humb

    Humb fillin
    E ëndërrimit
    Që larg të shpie
    Humb pas vijave
    Të shiut në dritare
    Pa dritë, pa hije

    Pa dritë, pa hije
    Rri e pres
    Një copë qiell blu
    Një hap, një trokitje
    Një fjalë, një gjest
    Diçka, diku...
     
  2. Balahk

    Balahk Locus omnem

    Si shumica ee ?
    Kenaqesi te lexosh mendimet e juaja,dhe ato cka hidhni :)
     
    Hektor12 likes this.
  3. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    Nuk e di per te tjeret ... po njoftohem kur kam reply ne e-mail ...
    Kenaqesia eshte e imja ... Flm te vleresoj
     
    Balahk likes this.
  4. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    Edmond Tupja

    Ende jam


    Ende jam qendroj ne kemb
    Mes dy rrahjesh zemra dhemb

    Dashurrejtja po me ndjek
    Zjarr i saj me ftoh me djeg

    Une asaj s'i shmangem dot
    Ne çdo hap gezim e lot'

    Ajo eshte katedrale
    çdo gje tjeter eshte banale

    Bashkejetoj une me te
    Nje kambane kam ne ze

    Nje kambane qe me mban zgjuar
    Me gjithe boten ngaterruar
     
  5. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    Gerti Pashaj

    Gerti Pashaj
    Cikli poetik "Ëndërr e vonuar"

    O fllad


    Ku fryje më parë o fllad i ëmbël
    që unë i verbri s'ta njihja freskinë,
    në rrugë të nxehta plot kalimtarë,
    të vetmen mike kisha vetminë.
    S'kërkoj të marr nga jeta jote,
    veç të fal frymë prej ëndrrës sime,
    që kur të sillesh visesh të ftohta,
    të të ngrohin pak tonat kujtime.
    Ndaj fry pa frikë, përshkomë të tërin,
    në u largofsh s'të mbaj mëri,
    në jetë çdo gjë është kalimtare,
    por në ndjefsh mall, kthehu përsëri.
     
  6. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    Refleks

    Ndoshta as fjalët dhe as lotët,
    s'arrijnë ta shprehin çdo të thotë,
    të dashurosh deri në pafajsi,
    por nëse me sytë e mi
    do ta shihje botën,
    pasqyrë do dukej, e brenda saj
    i vetmi imazh do ishe veç ti!

    Jetë


    Sa jetë je o shpirt
    sa jetë dhuron,
    mes jetëve të ngurta
    si mos të ndjeja vallë?
    I verbër të isha,
    sytë do i prehja tek ty,
    se ëndrra si ti,
    vijnë rrallë, sa rrallë.
     
  7. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    Mos pyet

    Mos më pyet pse dua te di,
    në ç'rrugë ke ecur, ku ke pushuar,
    ç'fllad ka përkedhelur flokët e tu,
    dhe etjen e buzëve kush ta ka shuar.
    Mos më pyet pse dua ta di,
    por ne s'ka vënd më krahasimi,
    në ke dashuruar me këmbë në tokë,
    s'ke njohur më parë ç'është fluturimi.
    Ndaj mos më pyet pse dua ta di,
    pasi përgjigje nuk ekziston,
    dashuria qënka vërtetë çudi,
    e mira u dashka, por dhe ç'të lëndon.
     
  8. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    Aromë pranvere

    Ç’mrekulli kjo stinë e brishtë
    që ngre krye ndaj rutinës,
    gjakut si e çmendur vlon,
    ëndrrat po mi rrëmben tinëz.
    Me të sajën shije marramëndëse,
    frut i ndaluar i pemës më të mirë,
    më fton të guxoj duart ti zgjas,
    dhe mëkatit ti dorëzohem i lirë.
    Më sjell ndër mënd fjalë që më parë,
    çudi, perdoreshin aq rrallë,
    o i kulluari zë i dashurisë,
    për ty ç´më mbyska i çmënduri mall.
    Ç´më pëlqekan ngjyrat e të tretit muaj,
    si kurrë më parë ndjej stinën “pranverë”
    një “të dua” rrjedh ëmbël buzëve të tua
    dhe s’mbetet fjalë, që era e merr.
     
  9. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    Malli

    Këtë mëngjez malli më zgjoi,
    dhe përqark ndryshe mu duk pa ty,
    kanë faj të tjerët që s'janë si ne,
    apo krijuam një botë për dy.
    Me mall do zgjohem edhe nesër,
    por sytë e tu s'kam për ti gjetur.
    a mund të jetojë dikush në tokë,
    kur qoftë njëherë yjet ka prekur?
     
    Solaris likes this.
  10. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    Prekja

    Ata lindën, u rritën vrapuan të qetë
    nën të njëjtin qiell, por kurrë s'u takuan,
    veç një ditë u ndjenë, u prekën pak lehtë,
    me krahët e ëndrrës drejt yjesh fluturuan.
    Atje qeshën, kënduan, u puthën si të marrë,
    aq sa vetë yjet u çuditen vërtetë.
    Kaq lart ne - thanë - falim veç ëndrra,
    pse ju aq poshtë dhurokeni jetë?
     
  11. Dreamer

    Dreamer Under the Dome

    Quando sono triste guardo le stelle..
    alzo lo sguardo e mi perdo.
    Piango, rido, riavvolgo il nastro dei miei pensieri,
    scrutando quelle piccole luci perse su un tappeto di velluto nero,
    mi accorgo di cosa siamo noi uomini…
    … piccole stelle luminose su questo mondo.
    Ognuno di noi brilla di luce propria,
    ognuno di noi brilla di una luce unica e personale…
    tutti uguali,
    tutti diversi…
    tutti importanti.
    Ecco quando sono triste alzo gli occhi al cielo e guardo le mie stelle,
    sembrano sole e distanti,
    ma tutte assieme ricamano l’unicita meravigliosa dell’universo!
    Come noi uomini… tutti assieme creiamo quell’eterogenea sublime bellezza che è l’umanità!
    Allora alzo gli occhi al cielo,
    Guardo le mie stelle
    e non sono più infelice, ma brillo della mia luce!


    S. Shan
     
  12. Mystique

    Mystique Larg Anëtar i Shtabit

    Kush dashuron nuk përzë njerëz.

    Kush dashuron nuk përzë njerëz.
    jam e sigurtë, jeta nuk mbaron nesër.
    Kur unë të jem lodhur duke të pritur
    ti do arrish befas, ndërsa unë kam ikur.
    Ti pra do vish kur muzgu të ketë rënë,
    e tramundana e dëborës shkallmon xhamat,
    kur të kujtohesh se kishte shumë kohë
    që më nuk e ngrohnim njeri tjetrin.
    Sa e zjarrtë do jetë dëshira për ngrohtësi,
    që dikur nuk ja dinim vlerën
    dhe nuk do humbësh kohë në radhë
    për të folur me mua me telefonin publik.
    Përmbi gjilpëra do zvarritesh
    ndër vagona trenash e metroshë,
    e nuk e di dhe sa mjete të tjera do marrësh...
    Ndërkohë tramundana e borës do i mbulojë rrugët
    larg rrugicës e portës së shtëpise time...
    Brenda në dhomë ligjin e bën trishtimi e heshtja
    sahati i dritave gulçon nga ankthi
    njësoj dhe fëshfërima e faqeve të librit,
    deri kur ti të trokasësh në portë
    e të ngjitesh te unë frymë pa frymë.

    Për këtë çast mund të harrosh gjithëçka,
    e në këtë pikë unë besoj shumë,
    dhe është e pamundur të të mos pres
    gjithë ditën e gjatè nga porta pa i heq sytë.

    Veronica Tushnova
    Përktheu, petrit sulaj.
     
    Dreamer and Balahk like this.
  13. Balahk

    Balahk Locus omnem

    Fillimin e paska te bukur
     
  14. Thamina

    Thamina Papirus rex

    Ti Amo
    Ti amo terribilmente,
    se sbocciasse un fiore ogni volta che ti
    penso,
    ogni deserto ne sarebbe pieno...
    Potrei dimenticarmi di respirare
    ma non di pensare a te
    Il grande amore non si può vedere ne
    toccare,
    si può sentire solo con il cuore.
    L'amore non da nulla se non se stesso,
    non coglie nulla se non da se stesso.
    L'amore non possiede ne é posseduto:
    L'amore basta all'amore.
    di: Kahlil Gibran
     
    Balahk, Dreamer and joetisti_ like this.
  15. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    sa bukur !
     
    Balahk likes this.
  16. Balahk

    Balahk Locus omnem

    bellissima
     
  17. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    okei, nuk gjeta parajsen dhe u dorezova
    lashe veten te ma merrte lumi
    dhe ne qetesine ku u ndodha i lodhur
    pashe te me kishte dale pija, gjumi.
     
    Dreamer likes this.
  18. Dreamer

    Dreamer Under the Dome

    Dall'ondeggiante oceano la folla
    Dall'ondeggiante oceano, la folla, venne teneramente a me una goccia,
    mormorando

    Io ti amo, tra non molto morirò
    ho fatto un lungo viaggio solo per guardati, toccarti,
    perché non potevo morire sinché non ti avessi parlato,
    perché temevo di poterti poi perdere.

    Ora ci siamo incontrati, ci siamo guardati, siamo salvi,

    ritorna in pace all'oceano mio amore,

    anch'io sono parte di quell'oceano amore, non siamo così

    separati,

    considera il grande globo, la coesione del tutto, quanto è

    perfetta!

    Ma per me, per te, il mare irresistibile deve separarci,
    e se per un'ora ci tiene lontani, non potrà tenerci lontani per
    sempre;
    non essere impaziente - un istante - sappi che io saluto
    l'aria, l'oceano e la terra,
    ogni giorno al tramonto per amor tuo,
    amore.

    Walt Whitman

    (( Nuk gjeja dot fjalet ne shqip ndaj e postova ne italisht ..))
     
  19. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    A JAM I LIRË

    Sa herë e kam pyetur
    Vetën a jam i lirë
    Dhe prap pyes
    A jam i lirë
    Dhe a jam vërtetë
    Ilir.

    Tërë jetën u lodha
    Duke pytur vetën
    Dhe kur do të jem i lirë.

    Në cilën kohë
    Edhe në cilin diell.

    Kur do të vie koha ime
    E lirë
    Dhe toka ime e lirë.

    A jam i lirë
    Edhe shpirti
    Pyet çdo kohë.

    A jam edhe unë
    Shqipëria e lirë
    Kumanova e lirë
    Çamëria e lirë.

    Çfarë jam unë
    I lirë apo s̒jam.

    A jam edhe unë
    Presheva e Malësia
    A janë edhe këto
    Mentë e mia.

    Më,03.06.2015

    AGIM DESKU
     
  20. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    MBETËM GOTË E KRISUR TIRANE

    Edhe në secilin yll do ngritëm
    Lutje diellit i bëj po me shpirt
    Jam në udhëkryq evrope
    Të ngriti a të dehem është njëjtë.

    Rrugës se Kombit ngrita dolli
    Kujtova vargun e Fishtës
    Për ty Shqypni.

    Me tjetrën gotë
    E theva gjuhën më mirë
    Ta njoh vetën
    Ku jam në këtë botë .

    Pse mbeta gotë e krisur Tirane
    Nga zoti jemi shqipet e bekuara
    Hyjni e vet zë zane.

    Dhe gotën e krisur dua ta ngriti
    Fjalëve të poetit e dhembjes së tij
    Në mos u bashkofshim deri në Çamëri
    As unë s̒dua të jem më Shqipëri.

    Mbetëm gotë e krisur e plagë në sy.

    Më .22.04.2105
    AGIM DESKU
     

Shpërndajeni këtë faqe