poezia shqipe

Diskutime tek 'Letërsia' filluar nga guest17, 21 Mar 2017.

  1. guest17

    guest17 Primus registratum

    Nje vajze

    Ne fillim,macja dhe miu,
    Me nje djalë,lozje ti,
    Gjersa në dorë të shtiu..
    Pastaj,me ty lozte ai!
     
    Last edited: 21 Mar 2017
  2. guest17

    guest17 Primus registratum

    Po jetojmë,një kohë të egër,
    Rrethuar nga tym edhe zjarr,
    Endemi vërdallë,si të verbër,
    S'dimë qysh jeta do na marrë..

    Dhe kërkojmë,më kot,një shteg,
    Që të dalim,prej këndej,
    Ç'jetë është kjo,që na mban peng?
    Terr e mjegull,gjithandej...
     
    Airbourne and TinkerBell like this.
  3. guest17

    guest17 Primus registratum

    Lozonjarja

    Ty,moj,lozonjare!
    Me sytë,porsi zjarre,
    Të mendoj përditë,
    Të kam yll,në shpirt..!

    Ah,moj,lozonjare!
    E keqe,je fare,
    Unë që për ty vdes,
    Me fshin,si me fshesë!
     
    TinkerBell likes this.
  4. guest17

    guest17 Primus registratum

    Poezi nga vaso dushi

    . ***
    Tërë qyteti duket gri,
    Era retë,merr me vete,
    Rrugët zbrazur,pa njeri,
    Drurët anash,si skelete...

    Dhe më bën të ndihem keq,
    Jetë e zymtë,ngjyrë hiri,
    Ku çdo shpresë,si për dreq,
    Shuhet,si flakë qiriri...

    . ***
    Një kaçurelse pata,
    Dikur mike të vjetër,
    Tani ne shtrat,më zë nata,
    Me një kaçurelse tjetër..

    Dhe shpesh,mendja më ngel..
    Rastësi është apo çfarë?
    Që ato flokë kaçurelë,
    I kam dashur,si i marrë?!

    Një kaçurelse pata,
    Dikur ne zemrën time,
    Tani,me tjetër ,më zë nata,
    Me flokë,plot dallgëzime!

    . ***
    Ja,një çift, në të fshehtë,
    Poshtë pemës,nën kurorë,
    Seç bluajnë,ne sekret,
    Të kapur,dorë më dorë!

    Gjethet veshët hapin fort,
    Të dëgjojnë,ndonjë fjalë,
    Gënjeshtër,mashtrim i ndotë,
    Apo dashuri është vallë?

    Zogu këngën pret në mes,
    Si me turp,si me faj...
    Ajo vajzë,e pabesë,
    Tradhtonte mikun e saj!

    . ***
    Ç'ditë e bukur,për çudi,
    Pas shiut,mjegullës si tym,
    Paqja nderet,si shami,
    Ajri që të mbush me frymë..

    Dhe ç'më ngjall një gaz ,një shpresë,
    Jetë e ëmbël,paqësore...
    Ndoshta ishe e pabesë,
    Por tani ngjan një shenjtore!
     
    TinkerBell likes this.
  5. guest17

    guest17 Primus registratum

    Mbi supe,flokët e rëna,
    Sytë,si yje,me shkëlqim,
    Tu afrova:"mirëmbrëma!
    Mund t'ju ftoj diçka të pimë?"

    Dhe gjaku sërish si lumë,
    Më vërshoi me rrëmbim,
    Sa e sa herë,u dogja unë,
    Por s'paska zemra shërim!

    Zemra qenka kaq kokëfortë,
    Dhimbjet i haroka shpejt,
    Për të dashur,erdhi në botë,
    Në dashuri,do shkrihet krejt!

    Pra,si thua vajzë,pranon?
    Të pimë diçka,ta marrim shtruar!
    Por dhe po s'deshe,s'më lëndon,
    Boll në jetë,jam lënduar...!

    Vaso Dushi
     
    Artin and TinkerBell like this.
  6. guest17

    guest17 Primus registratum

    Hera e parë

    Një mbrëmje po më prisje,
    Buzë rrugës,në një cep,
    E druajtur vërtisje,
    Një palë çelësa në xhep...

    "Hajde-më the-të shkojmë,
    Në shtëpi të shoqes sime,
    Atje bashkë të kalojmë,
    Sonte natën,zemra ime!"

    Një dridhje e ëmbël mjaltë,
    Ç'më përshkoi deje e gjak..
    Ah,u bëfsha dhè e baltë,
    Kur mos ndizem,kështu flakë!!

    Me ato çelësa të vyer,
    Hymë në një dhomë..ç'magji!
    Pasioni, dritare e dyer,
    Shpërtheu si lumë,me furi..

    Të hodha mbi shtrat.."avash!
    Të lutem,avash!.."-the sërish,
    N'errësirë,mbi ty unë rrashë,
    Mishin tënd ndjeva nën mish!

    Të putha buzë edhe gjinj,
    Zemra hidhej,kalë pa frè,
    U dogjëm në zjarr,si qirinj,
    Ç'zjarr më të madh,ka mbi dhè!?

    Mëngjezi na erdhi me diell,
    Ç'fshehu nata,u vesh me flori,
    Ju falem o dritë,o qiell,
    Për ç'mike më dhatë në gji..!

    Vaso Dushi
     
  7. guest17

    guest17 Primus registratum

    ***

    Zemra jote,ku ta dish,
    Për kë digjet,kë kërkon?
    Unë pres,më kot,të vish,
    Të heq zjarrin,që të mbulon.

    Porsi një zog,pa fole,
    Pres e tretem, në vetmi..
    Asnjë zemër,s'mu bë strehë,
    S'më dha kurrkush dashuri..
     
    Last edited: 28 Apr 2017
    TinkerBell likes this.
  8. guest17

    guest17 Primus registratum

    Ç'lule të bukura mblodhe,
    Një ditë maji në lëndinë..
    Mbi prehër pastaj mu hodhe,
    Një lule më dhe për kujtim..!

    Lulen akoma mbaj në dhomë,
    Që më fali dorë e saj!
    E freskët më duket,e njomë,
    Jetë merr në çdo maj..

    Vaso dushi
     
  9. Airbourne

    Airbourne Valoris scriptorum

    S´i kam dashur kurre gjerat e bujshme
    Dhe shpesh jam menduar duhan duke pire;
    Ka gjera lakuriqe qe sjane te turpshme,
    Sic ka dhe gjera te cndershme te veshura mire.

    Ja,e verteta rri lakuriqe ngahere,
    Ja,dhe genjeshtra me petka rri veshur!
    Me thoni:cila ka turpin dhe cila ka ndere?
    Kjo qe ju thashe s´ka gje
    per te qeshur!

    DRITEROI Agolli.

    PS: Agolli krijoi poezinë e un-it, përkundër poezisë së ne-ve, që shkruhej ..............për të bashkuar masat!!!
    Pra i VECANTE ne realizmin socialist.
     
    TinkerBell likes this.
  10. guest17

    guest17 Primus registratum

    Është më i mirë dritëroi,
    Apo ndonjë poet tjetër?
    Ja tani mëndja më shkoi,
    Edhe tek një mik i vjetër:jorgo bllaci!!

    Më pëlqejnë që të dy..bravi!
     
  11. guest17

    guest17 Primus registratum

    Të pijmë shok,një gotë verë,
    Pa u dehur,dhe pa sharrë,
    Këtë jetë,kaq të mjerë,
    Që dhe shpirtin,na ka vrarë..!

    Të pijmë shok,pa mërzi,
    Pa i vrenjtur dhe turinjtë,
    Kjo jetë shkoi,edhe tashti,
    Çfarë na pret,neve të zinjtë?!
     
  12. guest17

    guest17 Primus registratum

    Tek ti,më shpinte mendimi,
    Dhe kujtimet,vinin varg varg,
    Kur skuqte si flakë perëndimi,
    Dhe dielli shuhej pak nga pak!

    Kështu dhe ti,do më braktisje,
    Që ishe dielli im në jetë,
    Pak nga pak do të rrëshqisje,
    Nga duart do më shkoje krejt!

    Por i penduar ,në mëngjes,
    Dielli do të kthehet përsëri,
    Sa mëngjeze,që unë të pres?
    S'u pendove,as u ktheve ti!
     
    Last edited: 12 May 2017
    TinkerBell likes this.
  13. guest17

    guest17 Primus registratum

    Të zhvesha unë,të tërë,
    U skuqe ti,u turpërove!
    Dhe fike dritën menjëherë,
    Në shtrat u hodhe,u mbulove..

    Kur tu afrova,më the"jo",
    Nuk deshe të humbje nderë!?
    Por sa çudi!zëri tu ftoh:
    "kam pasur unë të tjerë.."!

    Ishe çupë e njomë shumë,
    Kur ta moren vajzërinë?
    Kush ishte ai fatlum?
    I pari,që ta shijoi freskinë?

    Sa ke joshur,siç më josh,
    në sa prehra,ti u ule?
    Ç'kërkon,në këtë jetë bosh
    Ti që bredh, lule më lule?

    Me ty natën e kalova,
    U shua flaka,hi u bë,
    Se ç'kërkoje,e kuptova,
    Ika, e s'u ktheva më!

    V.dushi
     
    Last edited: 21 May 2017
  14. guest17

    guest17 Primus registratum

    Mbaj mënd njëherë një vajzë,
    Me një djalë kaloi një natë,
    Iu vërvitën shoqet,si tallaz,
    E shanë,e i hodhën baltë!

    E quajtën të ligë,me kokën bosh
    Të pacipë,e bishtpërdredhur..
    Villte vrer njëra,sidomos
    Që s'kish lënë djalë,pa bredhur!

    Njërës për keq,i nxorrën nam,
    Veç për një natë të mallkuar..
    Tjetra,pa din e pa iman
    Mbahej akoma për E NDERUAR!

    Mu kujtua sot kjo histori,
    Kur dikush'u krodh' dhe u mbyt!
    Po pse nuk mbyten kurrsesi,
    Ata..'te kredhurit'gjer në fyt?
     

Shpërndajeni këtë faqe