Policia greke torture shqiptareve

Diskutime tek 'Tema e ditës (vendet shqipfolëse)' filluar nga juxhoxhjaj, 17 Jun 2007.

1. juxhoxhjaj

juxhoxhjaj Primus registratum

Policia greke torture shqiptareve

Video-Skandal ne Greqi, Oficeri i policise torture mbi dy shqiptare.

Skandali ka shperthyer menjehere pas publikimit ne internet te nje videoje te xhiruar ne nje dhome hetimi te rajonit te policise se Omonias ne Athine. Reagon ashper Karamanlis. Nisin hetimet

Nje oficer policie eshte shkarkuar nga Detyra ne Greqi, pas shfaqjes se tij ne nje video amatore duke ushtruar torture trupore dhe psiqike tek dy te rinj shqiptare. Eshte ndoshta nje prej ngjarjeve me te renda qe kane ndodhur ndonjehere ne Greqi ne rradhet e policise greke. Skandali ka shperthyer menjehere pas publikimit ne internet te nje videoje te xhiruar ne nje dhome hetimi te rajonit te policise se Omonias ne Athine. Ne video duket qarte nje polic grek qe qellon mbi dy shqiptare te arrestuar me nje shkop qe mban ne duar. Me pas i detyron te qellojne dhe te shajne njeri tjetrin. Ngjarja e turpshme ka ndodhur nje vit me pare, ne 24 qershor te 2006 ne nje prej dhomave te hetimit te rajonit te policise se Omonias ne Athine. Dy shtetasit shqiptare qellohen nga njeri prej policeve greke, me rroba civile, i cili me pas i detyron t’i gjuajne njeri-tjetrit. Ne dhomen e hetimit ndodhen edhe dy police te tjere, njeri prej tyre xhiron skenen me telefonin e tij celular, tjetri duket se ka uniforme. Rreth pese minuta e gjysem eshte gjatesia e videos e cila qarkullonte per me se nje vit neper celularet e policeve greke ne mbare vendin, ndersa dje u publikua ne nje faqe interneti. Per ngjarjen ka reaguar edhe Kryeministri Kostas karamanlis, i cili ka urdheruar ministrin e Rendit, Viron Polidhoras te veproje me rreptesine me te madhe. “Askush nuk mund te shperdoroje detyren dhe te nxije figuren e Greqise”, deklaroi kryeministri grek Kostas Karamanlis. Keshtu Drejtoria e Pergjithshme e policise urdheroi urgjent hapjen e nje procesi hetimi per ceshtjen. Ne te njejten kohe eshte pushuar perkohesisht nga puna polici, autori i kesaj ngjarjeje, ndersa eshte transferuar shefi i rajonit te Omonias. I pyetur sot ne mengjes nga hetuesi perkates polici pergjegjes tha se e gjithe skena ishte thjesht nje shaka dhe se nuk i mbante mend dy shoket e tij! “Operatori” i videos se turpit dhe kolegu i tij spektator akoma nuk jane cuar para drejtesise.

Ky ishte nje rast unik ku autoret mbase do ndeshkohen por ka me qindra ose edhe mijera raste ku te drejtat e njeriut shkelen hapur edhe ku autoritet jo vetem nuk reagojne por ato madje marrin pjese ne kete torture cnjerezore qe u behet ketyre njerezve vetem per faktin se ata kane lindur ne shqiperi.Keto shfaqje kafsherore te grekeve te kujtojne torturat poshteruese te serbeve.mjaft me keta barbare te paqyteteruar!
TURP!TURP!TURP!TURP!TURP!TURP!TURP!TURP!TURP!TURP!TURP!

2. cufi_bardhit

cufi_bardhit Primus registratum

Re: Policia greke torture shqiptareve

sgjete dot link te videos?

3. juxhoxhjaj

juxhoxhjaj Primus registratum

Re: Policia greke torture shqiptareve

jo e pashe ne tv dhe ishte vertet shokuese

4. juxhoxhjaj

juxhoxhjaj Primus registratum

Re: Policia greke torture shqiptareve

Mund ta shikoni ketu kete barbarizem dhe qe na tregon per civilizimin e greqise nga ky grupim terorist qe quhet greek police

http://www.youtube.com/watch?v=q13MfYkfywo

5. Hellena

Hellena Primus registratum

Re: Policia greke torture shqiptareve

OMG sa gjynah /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/frown.gif

Keto video duhen bere te ditura kudo , mjaft me me heshtje dicka duhet bere ...

6. zog

zog Primus registratum

Re: Policia greke torture shqiptareve

greket na perbuzin. faji per kete nuk eshte i tyre por toni. edhe pse kane kaluar 17 vjet perseri tek ambasada greke ka rradhe per vize. njerezit akoma shpresojne te shkojne atje ose te dalin neper europe duke perdorur greqine, vizat e saj.

sikur shqiptaret mos ishin popull, kaq langaraq, e i dhene pas emigracionit, sot do te leviznin lirshem neper bote, si rumunet me bullgaret. per te mos marre si shembull te tjere qe na e kalojne disa here ne civilizim.

asnjegje mund te besh kunder kesaj, them veç koha mund ti sjelle gjerat ne vend.
ne france rreth viteve te 30-ta, 35 italiane i kane vrare francezet vetem prej urrejtjes qe kishin per ta. ndersa sot i kane partenere ekonomike e politike.

ps: nuk eshte e pamundur qe kjo video shfaqet sot, pra pas nje viti, vetem per te diskredituar shqiptaret menjehere pas vizites se bushit ne tirane. ndersa mendjelehte kerkojne qe te tilla skena ti perhapin gjithandej. pra ate qe kerkojne dhe autoret e tyre, ndryshe videon nuk do ta kishin publikuar pikerisht keto dite.

7. Hellena

Hellena Primus registratum

Re: Policia greke torture shqiptareve

Ti qan hallin se po behen publike ? Po kujt i behet vone pse behen publike tani e jo me vone , renci ka qe behen publike , sepse ne fund ata qe i nxjerrin vetes ja fusin pasi ketu tregojne veten se ca populli jane Greket , dhe ca trajtimi bejne .. po pse te vetmit keta jane ? E di ti sa shqiptare kane vuajtur ne burgjet greke , sa jane vrare , sa jane cburreruar (e kan ne gen kta greket ate zakon) , sa jane trajtuar keq .. dhe pse na perbuzin kujton ti ? sepse skemi politikane qe tna mbrojne ata bashkepunojne me greket ose me mire jane leva te grekeve te qelbur , nuk e di ne ke degjuar historine e atij shqiptarit qe mori peng i autobuz grek e kaloi kufirin pasi e kishin trajtuar ne menyre cnjerezore , e si perfundim ca ndodhi , ne greqi si bene dot gje kurse kur erdh ne Shqiperi e vrane policat , imagjinoje ca shteti kemi ne , e pastaj do presim nga greket , plus kesaj nuk mendoj se na perbuzin per pune langaraqiteti sic thua zotrote (per zgjuarsi sna e hedhin njehere ) , se po te qe per ashtu ata jane vete si mos me keq i kam pare un se kam qene atje ..ata na perbuzin sepse kur erdhi demokracia njerezit skishin pare bote me sy dhe kur emigruan andej ishin gati te benin gjithcka per pak leke ...ka gjithashtu dhe arsye te tjera qe erdhen pikerisht nga kjo , duke qene se trajtoheshin si sherbetore filluan te rrebelonin disa dhe pastaj urrejtja ju shtua kur Shqiptaret filluan te vidhnin apo gjera te tilla ..
Ne duhet ti tregojme jo vetem atyre por te gjithe vendeve te Evropes e sidomos fqinjeve tane qe nuk jemi me ne ata Shqiptaret e viteve 90 sic ishin ata francezet e viteve 30 qe permende ti .. mendoj se ka ardhur koha , tani jemi me te zhvilluar dhe vetdijshem per shum gjera ..

8. zog

zog Primus registratum

Re: Policia greke torture shqiptareve

po ti pse dhe pergjigje, me mbrojt veten ngaqe te cilesova aty "mendjelehte", apo me mbrojt shqiptaret ?

si dhe duhet te kuptosh diçka ti bonbone, qe sheqeri shumte te prish dhomet. du me thon qe kur je zgjebs jo vetem greket po asnje nuk te do, sado filma tu tregosh qe e kane gabim kete sjellje dhe ti meriton meshire e respekt prej tyre.
duhet mos emigrojme me e pike, vetem keshtu rregullohet imazhi yne. na duhet DINJITET, fjale te cilen e kemi harruar ka kohe.

ik fli tani se le nam. hihihi!

9. Hellena

Hellena Primus registratum

Re: Policia greke torture shqiptareve

e para punes hiqi kto budalliqe ku e ke zakon me komentu emrat e userave shpreh tamam katunarllek (se di nga je po andej nga veriu mbase ) vetkuptohet .. edhe mos mu pergjigj mua ne ket menyre me degjove zocke ..se e di qe ke qef te tallesh po ktu jemi ne teme serjoze .. mua sme ben pershtypje se ca thua ti por sdua ti shtremberosh gjerat sipas qefit ..

E dyta .. Dinjitet per ty qenka jo emigracion .. pjeserisht dakort ... sepse nuk faji ke emigracioni por tek faktore te tjere qe kane te bejne me vendet ku emigron .. psh ne evrope nuk jan shum me fat Shqiptaret .. por ne Usa/Canada jan ca me mire besoj keshtu qe emigracjoni nuk eshte i keq .. pasi nuk trajtohen si ne Greqi psh ...

10. zog

zog Primus registratum

Re: Policia greke torture shqiptareve

bonbone qe te mos marresh pergjigje budallaqe, mos hap debat me mu. postimin 964400 nuk e bera per ty por per temen, ndersa ti mu drejtove mua tek tjetri qe vijonte. keshtuqe here tjeter mos e kruj e shif punen tate ose temen, ose mos u qaj prapa per konsekuencat (hap nje fjalor per ket fjalen) /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif

11. Hellena

Hellena Primus registratum

Re: Policia greke torture shqiptareve

Originally Posted By: Elves

e para punes hiqi kto budalliqe ku e ke zakon me komentu emrat e userave shpreh tamam katunarllek (se di nga je po andej nga veriu mbase ) vetkuptohet .. edhe mos mu pergjigj mua ne ket menyre me degjove zocke ..se e di qe ke qef te tallesh po ktu jemi ne teme serjoze .. mua sme ben pershtypje se ca thua ti por sdua ti shtremberosh gjerat sipas qefit ..

E dyta .. Dinjitet per ty qenka jo emigracion .. pjeserisht dakort ... sepse nuk faji ke emigracioni por tek faktore te tjere qe kane te bejne me vendet ku emigron .. psh ne evrope nuk jan shum me fat Shqiptaret .. por ne Usa/Canada jan ca me mire besoj keshtu qe emigracjoni nuk eshte i keq .. pasi nuk trajtohen si ne Greqi psh ...

Like i said .. read it again .. hehe

12. 99999

99999 Primus registratum

Re: Policia greke torture shqiptareve

Mos i ekzagjeroni gjerat edhe ju. Pune e madhe se tallen koqet greket me dy shqiptare.
Shikoni ç'fare behet ne Shqiperi, ku policia nuk te rref, por te thyen brinjet, vetem pse ke vjedh 1 kg domate. Greket te poshter jane por ne jemi me keq akoma.
Jeta keshtu eshte e ndertuar. Me te forte dhe te dobet. I forti e perbuz te dobetin. Amerikani perbuz meksikanin, greku perbuz shqiptarin, francezi perbuz zezakun etj, etj.
Ata dy shqiptaret, po te kene byth, tani qe ai polici u xhvesh nga detyra, le ta kapin dhe ta rrajne, ta bejne peshk, keshtu duhet te mbyllet kjo histori.

13. juxhoxhjaj

juxhoxhjaj Primus registratum

Re: Policia greke torture shqiptareve

atehere i bie qe cdo emigrant te zihet me greket qe e kane keqtrajttuar rreth 700000 emigrant

14. Dotesa

Dotesa Primus registratum

Re: Policia greke torture shqiptareve

Vjet kur isha ne greqi vura re qe greket e kane me cdo emigrant inatin e jo vetem me shqiptaret.
Polici me nje motorr sa nje makine hynte ne mes te trotuarit , diten e krishtelindjeve mu perpara sheshit te parlamentit grek, dhe si plaste menderja qe aty po kalonin njerez, femije ...
Dhe nga menyra se si reagonin njerzit kjo dukej te ishte shume normale.
Personalisht kam ngelur e TRAUMATIZUAR!!!! Kaloje kufirin grek dhe kontrollin nuk e ben policia kufitare por UShtria. Sa te shihnin me targa shqiptare te benin kontroll. Cdo 100 metra kishte nga nje postobllok.

Shqiptaret jane langaraq mire thote zogu...se lejne rehatine qe kane neper shqiperi e jetojne neper bodrumet greke. Grate e shqiptareve lajne e shperlajne greket. Dhe ata vete e pranojne qe jane bere me sherbetor qe kur kane ardhur shqiptaret. Edhe studentet marrin pastruese per tju pastruar dhomat se kaq lire paguhen grate e vajzat shqiptare.
Kur futesh ne dyqanet greke, dhe meqe une e im vella kishim nje pamje turistesh, ata hapnin syte kur merrnin vesh qe ishim shqiptare. Pasi gjate gjithe kohes ishin munduar te na benin lajka dhe kur merrnin vesh origjinen, shtremberonin turite dhe thonin sa kohe do rrine ne athine.
E kam peshtyre ate vend te ndyre!!! Dhe kam urryer shqiptaret qe bejne pune te rendomta atje dhe lene djerr tokat e tyre e shtepite e tyre ne shqiperi...i lumte grekut qe ju biip korckat!!!!

15. Timi

Timi Valoris scriptorum

Re: Policia greke torture shqiptareve

Originally Posted By: 99999

Mos i ekzagjeroni gjerat edhe ju. Pune e madhe se tallen koqet greket me dy shqiptare.
Shikoni ç'fare behet ne Shqiperi, ku policia nuk te rref, por te thyen brinjet, vetem pse ke vjedh 1 kg domate. Greket te poshter jane por ne jemi me keq akoma.
Jeta keshtu eshte e ndertuar. Me te forte dhe te dobet. I forti e perbuz te dobetin. Amerikani perbuz meksikanin, greku perbuz shqiptarin, francezi perbuz zezakun etj, etj.
Ata dy shqiptaret, po te kene byth, tani qe ai polici u xhvesh nga detyra, le ta kapin dhe ta rrajne, ta bejne peshk, keshtu duhet te mbyllet kjo histori.

Nuk arrij te kuptoj si mund te pranosh nje dicka te tille? Si thua pun e madhe kur shikon 2 shqiptare ca po heqin nga policet grek? Si do tu ndjeje ti te benin nje gje te tille? Me kte mendje plako nuk shkon larg. Nuk po them te bejme ndonje gje ne sepse edhe me desh nuk mundemi por jo te shprehim indiferenc sepse eshte turp e turp te quhemi shqiptar po te veprojme te till.

16. marina s.

marina s. Forumium maestatis

Re: Policia greke torture shqiptareve

Originally Posted By: zog

ps: nuk eshte e pamundur qe kjo video shfaqet sot, pra pas nje viti, vetem per te diskredituar shqiptaret menjehere pas vizites se bushit ne tirane. ndersa mendjelehte kerkojne qe te tilla skena ti perhapin gjithandej. pra ate qe kerkojne dhe autoret e tyre, ndryshe videon nuk do ta kishin publikuar pikerisht keto dite.

Kjo eshte e para gje qe mendova kur pashe videon. Ka shume mundesi qe te jete shfaqur edhe per inat te suksesit qe pati vizita e Bushit.

Gjeja qe me acaroi keq fare ne ate video nuk ishte rrahja qe iu be shqiptareve nga greket,por rrahja qe shqiptaret i bene njeri-tjetrit. Dhe prap,nuk e kam inatin me greket qe i detyruan(sepse dihet qe ata poshterimin kishin synim),por me dobesine dhe mungesen e dinjitetit qe treguan albot duke iu perulur kercenimeve te grekerve. Nuk ishin burra ata dreqer po copa mishi me dy sy. Ta di qe vdes dhe dinjitetin tim e ruaj deri ne fund...sidomos para ndyresirave greke.

Ma shpifen fare ata dy langaraqe!

17. Timi

Timi Valoris scriptorum

Re: Policia greke torture shqiptareve

Originally Posted By: Ariel *

Shqiptaret jane langaraq mire thote zogu...se lejne rehatine qe kane neper shqiperi e jetojne neper bodrumet greke. Grate e shqiptareve lajne e shperlajne greket. Dhe ata vete e pranojne qe jane bere me sherbetor qe kur kane ardhur shqiptaret. Edhe studentet marrin pastruese per tju pastruar dhomat se kaq lire paguhen grate e vajzat shqiptare.

E kam peshtyre ate vend te ndyre!!! Dhe kam urryer shqiptaret qe bejne pune te rendomta atje dhe lene djerr tokat e tyre e shtepite e tyre ne shqiperi...i lumte grekut qe ju biip korckat!!!!

Shqiptaret bejne ato lloj punesh sepse kane nevoj te punojn e per para. Sic duket ti paske pare meqe shkon ne Greqi per turizem por mos harro se shumica e njerzve ne shqiperi jan fukarej prandaj te lutem shum mos gjyko e mos bej fajtor shqiptaret pse punojn atje. Te kujtoj dicka qe u thonte shum koha me pare por sic duket ti as se don as nuk ja din vleren asaj fraze . PUNA ESHTE NDER.

18. marina s.

marina s. Forumium maestatis

Re: Policia greke torture shqiptareve

Nderi eshte atjte ku te njohin jo atje ku tallin b*** me ty.

19. Timi

Timi Valoris scriptorum

Re: Policia greke torture shqiptareve

Nuk ju kuptoj fare. Si mund te gjykoni ne te tilla raste? Mendoni per nje minut sikur te ishit ju ne vendin e tyre?

20. marina s.

marina s. Forumium maestatis

Re: Policia greke torture shqiptareve

Pra ti je si ata dy kshu qe do e rrihje shqiptarin tjeter vetem nga frika mos haje shkopin e grekut kokes ee?

S'ia vleke me tu pergjigj me!

Shpërndajeni këtë faqe