Policia greke torture shqiptareve

Diskutime tek 'Tema e ditës (vendet shqipfolëse)' filluar nga juxhoxhjaj, 17 Jun 2007.

  1. mozaiku

    mozaiku Primus registratum

    Re: Policia greke torture shqiptareve

    Bashkohem me preokupimin e Dahlias... /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif
     
  2. cufi_bardhit

    cufi_bardhit Primus registratum

    Re: Policia greke torture shqiptareve

    edhe un
     
  3. juxhoxhjaj

    juxhoxhjaj Primus registratum

    Re: Policia greke torture shqiptareve

    tek ai peticioni vetem shqiptare po e firmosin duhet bere ndonje reklame dergoni email te keto televizione ose gazeta apo ku ta di se vetem me shqiptare nuk behet te youtube shkruani adresen ku eshte peticioni se me 200 firma jo BE e lexon po as roja te zyrat nuk e merr seriozishte,ketu u mblodhen 15000 firma per ate ujkun me gomarin,vetem sepse u morre vesh kudo dhe derguan nga e gjithe bota
     
  4. antip

    antip Primus registratum

    Re: Policia greke torture shqiptareve

    Ne Shqiperi i ke a si ke 10000 perdorues interneti iher :p ... e nga keta shumica gjujn goca e cuna neper msn-ra! Imagjino sa nga keta arrijne te gjejne peticionin e ta firmosin ate...
    Per ujkun i kam mobilizu un mer jahu qe ta lironin pranej u bo aq famoz /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/pippiripi.gif
     
  5. baci

    baci Primus registratum

    Re: Policia greke torture shqiptareve

    LIRIM MUHAJ :

    A e di ti mesuesi grek Panajotis Kokkalis?

    Po te drejtohem ty, kolegu im, mesuesi grek, sepse ta njoh rolin tend te mesise (mestar) midis shpirtit dhe posikologjise se popullit fqinje dhe politikes se qarqeve qe eshte e kunderta e shfaqes se demokracise se lashte dhe asaj te sotme qe ka popullata juaj. Cudia dhe shqetesimi jane filiza te zinj te dy dhjetevjecareve te fundit pasi periudha 1945-90 e shekullit te kaluar mbylli prej nesh Kakavijen, ndersa ju, per arsye te ndryshme, futet ne konservim lakmite, orekset dhe iluzionet.
    Shkolla shqiptare e viteve te diktatures, per arsye te ndryshme, na beri pak kozmopolit dhe njohem hisotrite, gjeografite, ekonomite e shume popujve te globit, respektivisht edhe ato te Greqise. Brezi im mund te jap faqe te tera te historive te Ballkanit, te Europes dhe te botes, por s’dime ne se, ju mesueset grek, keni mesuar te pakten historine tuaj apo e shihni ate nen lentet e legjendave te shekullit 6 e te 5 para eres se re, nen ethet e shovinizmit grek te shekullit te 19 dhe gjysmes se pare te shekullit te 20. Pyetjen po ua drejoj i bindur se nje popull qe s’di, ose qe ka te turbullt se nga vjen, po ashtu s’di, ose ka te turbullt edhe vendi edhe rrugen ku shkon. Qofsha i gabuar, po ju ushqeni, ngopni e rritni breza te tere me lavdine e pa merituar dhe te merituar greke.
    A mund te me thuash ti, mesuesi grek, pse e keni kete semundje patologjike per te pervetesuar ate qe s’eshte juaja? Nuk keni gje tuajen (gje qe s’eshte e vertete) apo uria eshte aq e madhe sa kalon ne format e pangopesise apo te grykesise? Ju pengoni sot Maqedonine te mbaje emrin qe i takon si shtet. Une te pyes: “A e lexoni, a e mesoni historine, te pakten tuajen?”. Homeri, sipas Herodotit i quan maqedonasit Paon baraz Ilir. Aristoteli, Demosteni, 4-5 shekuj para se te lindte Krishti i quanin barbar, pra nuk ishin grek sepse nuk flisnin greqisht. Filipi, qe bota ia shpjegon emrin me fjalen kuajdashes eshte emer qe shpejgohet me dy fjale shqipe. Fill, baraz menjehere dhe hip- folje qe ka formuar edhe emrat Hipokrat, Hipothon, Hiperbole, Hipizem. Gruaja e tij Olimpia ishte princeshe epirote, domethene came, dhe emrin e saj familjar e kishte Mirtal, qe formohet prej shqipes mire dhe perendise ilire te humorit dhe te shakase Talia- sot thuhet tallie. Vete Aleksandri eshte emer, qe shpjegohet me fjaline shqipe: “ Eshte le si ander”, por ne familje sic, thote studiuesja jone, Kocaqi, quhej Miriam. Me shqip s’kemi ku te gjejme sepse kete emer shqipetaret e kane edhe sot gjithe diten. A e njihni 12 filipket, panfletet me te cilat Demosteni perpiqesh te poshteronte armikun e Greqise Filipin e II aq shume sa qe kur e pushtoi Aleksandri Athinen, Demosten e bleu vrimen e miut 500 grosh. Pra thuhet kur e pushtoi Athinen, se Maqedonia ishte Iliro-Pellazge dhe kishte kryeqytet Pelien. Artur Vajgal, autor gjerman, thote se edhe Roksana gruaja e pare e Aleksandrit ishte came ashtu si dhe, ndoshta ,gjyshja e tij. Kur eshte bere Maqedonia Greqi dhe Aleksandri i madh grek? Po te shtyhemi gati 1000 vjete para Aleksandrit, na dele perpara Troja iliro-pellazge qe bente lufte me fiset iliro-pellazge ketej detit. Dy anet e kampit nuk kishin nevoje per perkthyes dhe emrat e vendeve dhe te njerezve qe na vinin nga ajo deri tek emrat e kuajve shpjegon me gjuhen shqipe. Mesoni se japonezi Mjamoto analizon kodin zakonor te Shqiperise dhe parimet e luftes se Trojes si besa, buka, nderi, mikpritja, hakmarrja dhe ato ngjajne si dy pika uje, ,e zakonet me Shqiperise. Por Pisistrati (shqip shtrati i zi) e ktheu Homerin ne doganen e kohes dhe i dha pashaporte greke.
    A e dini ju mesuesi grek se trashegimia kulturore e Greqise, nje mrekulli e koheve ka nenvekte nje nenshtrese iliro-pellazge te vertetuar, kohet e fundit, pas shkences gjermane e franceze dhe nga shkenca amerikane e shekullit te kaluar? A e dini se korpusi i kultures bizantine s’eshte e tere nga brumi grek, sic nuk ishte kultur sovjetike e tere ruse ose kultura e Komunuellthit s’eshte e tere Angleze? A mund te thoni pse keni zgjedhur si simbol te flamurit tuaj figuren e Jezuzit, simbolin e madh te krishterimit ortdoks dhe katolik? Ndoshta ngaqe Izrali quhet armik i tij dhe Palestina eshte myslymane e bete Greqine strehe vorfnore per ortodoksine apo toka dhe populli grek ka nevoje per lavdine e tij? A nuk ka Greqia nje simbol (ne te vertete ka shume, ca te sajat e ca te tjereve) qe tu sherbejne si tharme lidhjeje per etnit qe jetojne ne diellin grek? Shume tahma te madhe keni deri sa veten e quani bij te Heli-osit = diellit e vendin tuaj Hellade. Te tjereve ose u mbeti hena (e kane zene turqit) ose erresira. Ideja se Krishti gabimisht lindi ne brigjet e detit te Vdekur e jo ne Athine, ju nxit ose te mos ja fali kete gabim ose per te kompesuar te gjithe besimtaret Jezusit e kesaj bote ti rreshtonin ne radhe dhe tu jepnin pasaprote greke.
    Zoti koleg. Nje nga dobesite njerezore, te cilen edhe Jezusi me zor e falte eshte, mosmirnjohja qe ju padrejtesisht ua keni kultivuar brezave neper shekuj. Dhe cudite qe vine nga toka greke s’kane fund. A mund te me thoni koleg pse mohoni pranine dhe kontributin e elementit shqipetare ne te mire te kombit grek? Per te mos u larguar neper mijravjecar per te me mos etiketuar si ekstremist po ju jap dy tre mendime te europianeve: Falmerajen ne 1864 thote: “Asnje pike e gjakut Helen nuk rrjedh ne damarte e grekeve te sotem”. Franzezi Shatobrijan: “ Kame vajtur gjashte here ne Athine dhe nuk kam takuar asnje grek. Nje tjeter francez:” Athina eshte nje fshat i piste, por shqiptar”. Ju mohoni rolin e gjeniut nga Tepelena te Ali Pashes dhe heroive, te tjere shqipetare per clirimin e Greqise. Fyeni Kolokotron himariotin dhe Marko Bocarin nga Suli se gjoja turperuan Shqiperine. A e dine nxenesit dhe studentet grek se pa Aliun “Shoqeria e miqeve te Greqise” do te ishte ushqim per peshqit turq? A e dini cila eshte pyetje e pare e rregistruar ne protokollin e parlamentin te pare grek 1829-‘32:”Ne c’gjuhe do te zhvillojme punimet ne shqip apo ne greqisht”. Dhe fitoi greqishtja si gjuhe e shkruar por ju dueht tua mesoni kete femijeve grek.
    A e di te pakten ti mesuesi grek, pjese e pjeses me te shkolluar te atij kombi qe s’je as politikan, as i palecitur se ne themel te shtetit grek eshte gjaku, djersa, mendja dhe leku shqipetar? Nga kryeministri i pare tek i njezeti, deri tek gjashte presidentet e Greqise kane qene Arvanitas. Banken e pare, floten greke i kane krijuar shqipetaret aq sa deri ne 1940, detarita greke i jepte urdherat ne shqip.
    Ju sot flisni per minoritetin grek ne Shqiperi. Dhe mire beni. Po e dini se s’jane te trojet e tyre aterore? A e dini se kane ardhur si punetore me meditje, refugjate per te punuar ne tokat e bejlereve te Gjirokastres e te Libohoves, ndaj edhe banesat i kane te ndertuara ne vende joprodhuese? A e dini koleg se ne mes te vitete ’50 Gjirokastra dhe te gjithe qytetet tane kishin kater ore drite ne njezet e kater, ndersa Dropulli minoritar llamburiste gjithe naten? A e dini se kater kategori, garda, kufiri, nafta dhe minoriteti grek kishin norme te larte ushqimi ne raport me popullsine tjeter? A e dini se nenkryetarja e kuvendit popullor, Vitori Curi ishte minoritare, e dhejtra bije te kesaj popullate drejtuan si deputet, zvendes ministra, kryetare, shefa, drejtor, Dr. e Prof. pa dallimin me te vogel diskriminues. Banoret minoritar e pranojne se kane qene te privilegjuar brenda sistemit te qeverisjes. Atehere per cfare diskrimin flisni? Dhe nese ju, si ca birbo ketej kufirit do te dilnin me teorine........ po te ishnin ne toke greke, po te ishte sistem tjeter........ une do te thoshja se ne Jug te Shqiperise ka nje shprehje: “Po te kishte halla koqe, do te quehj xhaxha”. Kultura e lashte e quajtur greke u perkthye dhe u botua me se miri ne shqip. Janis Ricos Kazazaqis, Mikis Teodoraqis deri tek kengetarja Marinela ishin nje pjese e vogel e kultures se re greke qe konsumohej ne Shqiperi. Sot, te djathtet, me nje psikollogji, filozofi, praktik me bolshevike se bolsheviket hedhin vetem balte mbi kohen dhe drejtusit e diktatures. Por, lidhur me mardheniet tona me Greqine duhet t’ju kujotj: Dhe ai, Enver Hoxha, eshte drejte e kujdo te kete vlersimin e tij, shkroi nje liber me titull “Dy popuj miq”. Pra dhe komunsitet i shtrine doren miqesise greke. Pos ketyre, kur keni ndjere ndonje agresion shqipetar drejt Greqise? A keni bere ju qofte edhe nje te dhejten e saj qe ka bere Shqiperia per Greqie? Apo vazhdoni t’ju genjej mendja se jeni bij te diellit dhe pas ardhes te Krishtit. Per fatin tuaj te keq ju vazhdoni te rritni kompleksin e epersise greke mbi shqipetaret dhe te inferiotetit biologjik, ekonomik, shoqeror madje edhe ushatarak te Shqiperise ndaj Greqise. Por kjo ndjenje si edhe mendjemadhesia eshte e zeza e te zotit qe e ka. Sa per kuriozitet gjysmeshkencor mund te kumtoj se jo vetem emrat e lashte te krahineve dhe qyeteteve (deri tek Athine) por edhe te njerezve tuaj vijne nga shqipja. Sot na vizitojne ca grek me mbiemrat Merkuri, Fushas, Kokosis, Kokkalis, Dora, Papa Nderu te cileve po tu heqsh pullen greke –Osis dalin mbiemra shqipetar.
    I nderuar koleg. Pas Lufte se Dyte Boterore, nje vale rrefugjatesh grek gjeti pune ne Gjermanine e shkaterruar e te mbetur pa burra. A keni degjuar ndonjehere per ndonje perpjekeje vetjake, kolektive a shteterore per tu nderruar emigranteve emrin, kombesine, besimin, gjuhen e nenes tyre? A ka politike te tille Spanja me afrikanet, Franca, Anglia, SH.B.A.? Si del politika juaj po te ballafaqohet me ate te ketyre shteteve? A mendoni se eshte rastesi fakti qe, te gjithe fqinjet, turqit myslymane, bullagaret e maqedonasit gjysme sllave, shqipetaret me tre besime ne liste, por pagan ne shpirt ju i keni ne konfilkt? Nuk ju shqeteson kjo?
    A mendoni ju, si intelektua grek, se mardheniet tona me Greqine, pas demokracise jane rastesi:
    - Qe ju ruani ligjin e luftes, kur lufta ka mbi gjashtedhjete vjet qe ka mbaruar dhe agresionin e bene fashisti italian dhe jo populli shqipetar.
    - Qe ju ne emer te ortodoksizmit ndertoni kisha te stilit ruso-bizantin dhe atje ku kombesia jone eshte myslymane; qe me kryepeshkopin Janullatos keni perkur autoqefalin (pavarsine e kishes shqipetare); qe ju deshtoi klonimi i eshtrave te femijeve ne Kosine te Permetit te cilat donit ti shinsi si kocka te ushtareve grek “Clirimtar te Vorio - Epirit”. Qe s’eshte rastesi shperndarje e pensioneve ne zonen e jugut per ate brez qe politika e sotme shqipetare ua kthe djersen ne hi? Qe s’eshte rastesi rekrutimi i disa zagareve per te nxjerr gjah nga pylli i politikes shqipetare? Ne cdo vend, komb, popull ka Buzo, Balo, Ballano (emra qenesh ne Laberi) qe per nje kocke qe u hedh i zoti, jane gati te shqyejne edhe nenen e tyre. Nje skot e tille meriton per ta falenderuar. Per te gjetur nje kafshe te humbur ne pyll, cobanet tane i varin ne qafe nje zile kembore, ndersa keta qener, lehin vete, se e ndjejne eren e koskave dhe s’na mundojne ti zbulojme.
    - Qe s’eshte rastesi fakti qe Himaren e shpallin greke, ndersa porblemin cam me nje te rene te lapsit politika greke e con ne mosekzistence.
    Presidenti juaj shkoi ne Livadhiar te Shqiperise, ne vendlindje (ka edhe nje Livadhja ne Greqi) (qe vjen nga fjala shqipe livadh) , por perfaqesuesei i qarqeve shoviniste greke ne vitin 2006 camet nuk i lejon te shohin pragun nga u largun me dhune para ’60 vjetesh. A eshte kjo demokracia e lashte e Athines apo e reja europiane? A keni degjuar, mesuesi grek, si i pritem dhe i trajtuan ne bashkekombesit tuaj ne vitet ’46-’60 dhe c’kushte u krijuam? A e dini ju se ne mjetet tona te transportit, ne dasmat, ne mbremje bucet kenga greke pa me te voglin kompleks? Kush qendron me lart, ne qe s’i trembemi kultures greke apo nxenesit tuaj qe i tmerron kultura dhe gjuha shqieptare? Pse kjo frike patologjike dhe a eshte vetem per fqinje verior? S’besoj. Kush e ushqen nacionalizmin grek ne shpritin e popullit grek? A ngrihet dot inteligjenca juaj mbi semundjen e epersise ndaj popujve te tjere? Si ka mundesi? A jane bijte e nenave greke keta djem? A vall ju mendoni si ne Europe do te hyni me ate hymn makaber qe kendojne ushtaret tuaj? Imagjinoni nje maratonomak te diteve tona qe ne kembe ka lekure, jo prej lope, por nga lekura e njerezve shqipetare dhe ne vend te pishtarit te lirese mbajne kamzhik te thurur me zorret e turqeve. Turp per demokracine e vjeter greke qe trashegohet nga keta pinjoll kanibal te shekullit 21. Si mund te pretendoje per bashkejetese me popujt e tjere te Europes te bashkuar, nje popull qe rrit ujqer te tille? Dhe Jezusi ne asnje prej fjaleve te tij s’ka propoganduar kurre te tille veprime. Por politika juaj ngriehet mbi Jezusin.
    I nderuar koleg. Jepini fund politikes se gozhdes se Nastradinit ne Shqiperi. Elementi i lashte shqipetar, ai i mesjetes dhe emigrantet e rinj si edhe minoritaret tuaj ketu le te behen mestar miqesie jo shkak grindjesh. Dua t’ju kujtoj se pashaportat, emrat, fene, mund tua nderroni shqipetareve, por genin, qe kane ne gjak, nuk ua beni dot transfuzion. Ne gjysmen e dyte te shekullit te kaluar bete prove force ne 1949-’68-’97 sic kishit bere edhe ne 1914. Si ka mundesi t’ju genjej mendja? Bijte e atyre qe shporren pa asnje ndihme hordhite e Hitlerit dhe te Duces do tju lene te insataloni nje skllaveri greke ne token shqipetar ne kete fillim shekulli? Mendoni se ata qe kane gjak shqipetari e po lulezojne Greqine do te zbaviten duke ju pare ju te dhunoni nenat, motrat, grate dhe token shqipetare sic bene serbet e Miloshevicit? Si mund tju shkoj mendja per armiqesi dhe pushtim mbi popujt e tjere perfshire edhe Shqiperine kur keni license si vend demoktratik dhe keni hyre ne BE? I nderuar koleg une po ju ftoj: Ne kellef te pistoletave vini celularet.

    Miku juaj, mesuesi penisonist
    Lirim Muhaj

    Fier, me 08/06/2007
     
    erald84 likes this.
  6. juxhoxhjaj

    juxhoxhjaj Primus registratum

    Re: Policia greke torture shqiptareve

    pjesa me e madhe e grekeve nuk duan nje histori te bazuar ne fakte dhe vertetesi nga shkencetaret por nje histori te bukur qe u bene qejfin atyre dhe e shkruar nga priftet dhe kisha orthodhokse greke prandaj edhe plasi ai skandali atje me librat e historise baci nga njera ane shkencetare dhe tjetra kisha dhe si gjithmone ne greqi fitoj kjo e dyta madje disa prifta thoshnin se ajo shkenctarja te denohej qe mos te pretendento me njeri per gjera te tilla,ata jetojne ne nje bote tjeter me peralla ku demokracia nuk ka vende
     
  7. ALTIN

    ALTIN Primus registratum

    Re: Policia greke torture shqiptareve

    Sikur u mbyll kjo histori /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/grin.gif
     
  8. juxhoxhjaj

    juxhoxhjaj Primus registratum

    Re: Policia greke torture shqiptareve

    misistri i jashtem shqiptare sot para nje ore reagon ashper duke pretenduar se qofte edhe nje shfaqje tjeter raciste do coj ne prishje te marredhenje me greqine dhe do kerkoj ndihmen e nderkombetareve per ta zgjidhur kete edhe se ka kerkuar ndihmen e turqise qe te ushtroj presion
     
  9. juxhoxhjaj

    juxhoxhjaj Primus registratum

    Re: Policia greke torture shqiptareve

    ministri i vetem qe mund ta bente kete ishte alban rexha ne nje tv pasi te tjeret as qe behet fjale jane te gjithe... /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif
    me kete shaka dua te them se ministri shqiptar akoma edhe sot nuk ka reaguar qofte edhe me njee koment.TURP LULI
     
  10. cufi_bardhit

    cufi_bardhit Primus registratum

    Re: Policia greke torture shqiptareve

    Video greke e zorreve per litare e lidhse kepucesh nuk eshte dhene ne turqi. per arsye se turqit e kan ne maje te hundes dhe vetem pak duan.
    Dihet qe heret a vone greqia do sulmohet nga turqia. Padashje kuptohet.
     
  11. ALTIN

    ALTIN Primus registratum

    Re: Policia greke torture shqiptareve

    <div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: Salvatore</div><div class="ubbcode-body">Video greke e zorreve per litare e lidhse kepucesh nuk eshte dhene ne turqi. per arsye se turqit e kan ne maje te hundes dhe vetem pak duan.
    Dihet qe heret a vone greqia do sulmohet nga turqia. Padashje kuptohet. </div></div>


    /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif na thuaj vitin /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif
     
  12. 99999

    99999 Primus registratum

    Re: Policia greke torture shqiptareve

    Do jete viti i pare i luftes se trete boterore.
     
  13. melankolikjaE

    melankolikjaE Primus registratum

    Re: Policia greke torture shqiptareve

    Per Dahlian dhe Mozaikun... nqs nuk kane marre akoma pergj:
    Plotesoni ate modularin me te dhenat e duhura e pastaj pas e-mailit klikoni tek -Dont display my name.
    Pas kesaj poshte del Anonymous dhe vetem emri i shtetit ku jeni...
    Deri tani vetem 648 firma...dhe vetem per nje peticion...pastaj qahemi neve per padrejtesite qe na behen...kur sjemi te zotet te ngrejme zerin per te drejtat tona... :((
     
  14.  

Shpërndajeni këtë faqe