Poshtë "Fjala e Lirë"!

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga Blendi, 17 Dec 2003.

  1. Blendi

    Blendi Primus registratum

    Poshtë "Fjala e Lirë"!

    I gjithi eshte nje koncept i gabuar. Mendoj se "Fjala e Lire" duhet zhdukur si argument, vlen vetem per te sjelle telashe dhe harxhime kohe.

    Le qe as nuk egziston, dhe me mire keshtu.

    Kunderargumenta?
     
  2. ludwig

    ludwig Primus registratum

    Re: Poshtë "Fjala e Lirë"!

    qe fjala e lire nuk egziston dhe nuk mund te egzistoje 100% eshte nje fakte.

    por ne evrope dhe ne shume vende te tjera ka nje fare "Liri Fjale" megjithse e vogel. dhe kjo sepse eshte luftuar per ate. nuk ka rendesi nese e arrin 100% apo jo synimin tend. rendesi ka qe ato qe ben te cojne me afer objektivit qe ke. shoqeria njerezore ka me mijra vjet qe lufton per fjalen e lire dhe si perfundim jemi shume jarg prej saj.

    po sikur mos te ishte luftuar kurre per "Fjalen e Lire"?
     
  3. skin

    skin Primus registratum

    Re: Poshtë "Fjala e Lirë"!

    Nqs e ke fjalen per shqiperine, shume dakord. Fjala e lire nuk ekziston. Me pare i sherbenim partise dhe idealeve, tani i sherbejme interesave (materiale). per fat te keq ky eshte realiteti i shqiperise - dhe vendeve te lindjes ne tranzicion.
     
  4. zog

    zog Primus registratum

    Re: Poshtë "Fjala e Lirë"!

    fakti qe i perkushtove teme, jo?

    besoj se s'kish nevoje per teme te veçante, fjala (liria e fjales) shkon ngjitas me lirine (lirine e individit), meqenese liria e njeriut eshte relative dhe liria e fjales eshte njesoj pra relative. ka njerez qe e kane me te madhe ate, Kadare me shoke, ka shtete qe e kane me te madhe ate, amerika me shoke.

    une me "liri fjale" quaj jo; sa te madhe e kemi mundesine PER TU SHPREHUR (kam pershtypjen se juve, shumices, per ket ju qan zemra, te keni liri te shani kedo).

    por; sa te madhe e kemi mundesine PER TU DEGJUAR. kur te jepet mundesia te flasesh, dmth te degjohesh nga nje auditor i caktuar ketu pikerisht kemi te bejme me termin liri fjale.

    sepse po te degjoi askush, nje s'ta varr, lirine e fjales fute ne b.the, se s'vlen 1 lek.

    liria e fjales lidhet ngushte me lirine e mendimit. jam i bindur se shumica kesaj nuk i kushtojne aspak vemendje. liria e mendimit lidhet nga ana e saj, ngushte me INTELIGJENCEN e individit. nje i zgjuar mendon me thelle e me bukur se nje budalle, per te njejtin okazion ky person e ka dhe lirine e fjales me te madhe.

    e te tjera, e te tjera, qe s'po me kujtohen.
     
  5. CoolAngel

    CoolAngel Primus registratum

    Re: Poshtë "Fjala e Lirë"!

    Nqs e zhdukim si argument me cfare kemi per ta zevendesuar kesaj radhe?

    E lire fare nuk ka per te qene ndonjehere por sot eshte relativisht me e lire se dje, neser me shpresen qe do te jete akoma me e lire. Ti mund ta shohesh si mbartese telashesh dhe harxhim kohe, dikush tjeter e sheh si celesin e ideve te reja te lindura spontanisht nga "Fjala e lire". Duhen peshuar te gjitha. "Fjala e lire" te hap syte kundrejt atyre qe mund te mos i shohesh gjate mungeses se saj.
     
  6. Blendi

    Blendi Primus registratum

    Re: Poshtë "Fjala e Lirë"!

    Ideja eshte se "Fjala e Lire" nuk ka nje natyre te veten te percaktuar por merr formen dhe ngjyrat e permbajtjes. Pra "Fjala e Lire" eshte emri qe i japim nje sjelljeje verbale qe ne fakt eshte ne sherbim te deshirave dhe qellimeve tona.

    Fjala e ka nje kuptim dhe kuptimi ka nje peshe. prandaj nuk besoj se mund te flasim per "Fjale te Lire" (pa kufi) pasi permbajtja e asaj qe po thuhet mund te jete ne kundershtim me vlerat shoqerore, e atehere c'ben shoqeria? Censuron! apo jo?
    Amendamenti i pare i kushtetutes Amerikane thote: "Kongresi nuk do te beje nje ligj qe kushtezon lirine e fjales". ??
    Pra gjithcka lejohet?
     
  7. personazh

    personazh Valoris scriptorum

    Re: Poshtë "Fjala e Lirë"!

    o Blend, hapja e temes me duket si kundershtim ne vetvete; niset me thirrjen "ta heqim" e perfundon me "kunderargumenta?". ça me t'thon, o ti vejm pikçuditse nga mrapa e ta myllim, o fjalen e lire siç e tha dhe nji bashkaantare me siper ta zhvillojm te kjo tema.
    mqs mu m'duket sikur "fjala e lire" si koncept, kap jeten e njeriut kok e kom, them ta percaktojm i çik rrezen e veprimit. se nga ana kuluturore eshte nje gjo "fjala e lire", nga politikja nji gjo tjeter, nga filozofikja akoma me shume.

    kush ka kohe bujurm e menimi kthjellet ishalla.
     
  8. blendiys

    blendiys Primus registratum

    Re: Poshtë "Fjala e Lirë"!

    Edhe per mua Fjala e Lire mbaron me nje pikecuditese ne fund.
    Fjale e lire do te thote:shprehje e nje mendimi te pacenuar.
    Por si perdoret ky term?
    A jane te gjithe te lire per te shprehur c'ka mendojne?
    A jane te gjithe te barabarte per te perdorur Fjalen e lire ?
    Dhe si e kuptojme ne Fjalen e Lire??
    Kjo eshte pyetja me e madhe per mua!!
     
  9. Blendi

    Blendi Primus registratum

    Re: Poshtë "Fjala e Lirë"!

    Kjo eshte pyetja: "Fjala e Lire" cfare perfaqson? A ka kufij? Nese ka kufij nuk eshte e lire.
    Ne cilendo forme te duash, ne politike, ne shoqeri apo ne filozofi.

    Ky koncept i "Fjales se Lire" si simbol i demokracise a nuk perplaset me rregullat?
    Egziston nje koncept sot sikur "Fjala e Lire" eshte e shenjte dhe e pacenueshme, por ceshtja eshte qe jo c'do gje mund dhe duhet thene. Fjala e lire eshte e varur direkt nga permbajtja, apo jo? Pra nuk ka nje natyre te veten por merr natyren e asaj qe shpreh. Dhe si mund te jete "Fjala e Lire" e shtenjte, e pacenueshm ne rast se ne permbajtje c'shenjteron dhe cenon te tjeret?
    Por amendamenti i pare i kushtetutes thote: "Kongresi nuk do te beje nje ligj qe kundershton lirine e Fjales". Po kur fjalet nxisin njerzit ne veprime?, nuk eshte sikur te thuash: "Kongresi nuk do te beje nje ligj qe kushtezon lirine e veprimit"? qe eshte njesoj sikur te thuash, "Kongresi nuk do te beje asnje ligj".
    A nuk ka nje kundershti ketu? ne Amendamentin e pare te Kushtetutes Amrikane? ne themelin e demokracise.
     
  10. Futbollisti

    Futbollisti Forumium maestatis

    Re: Poshtë "Fjala e Lirë"!

    Po ta bejme kete ceshtje akoma me te thelle duhet te nisemi e te shpjegojme dhe kuptimin e fjale: Liri e Fjale. Dhe si dhe disa permenden me siper, kjo eshte e lidhur dhe me mendimin apo audiencen qe degjon kete "fjale" (sepse kur je nen dush kur nuk te degjon njeri, e ke kap mundesine e fjales 100% te lire /pf/images/graemlins/wink.gif ).

    Sa per amendamentin qe permende Blendo, mesa lexova une aty nuk thuhet "kufizim" por "zvogelim" te saj, dmth qe "liria" qe u vendos atehere te mos zvogelohet me. Si te thuash ata vune kufirin minimal te lirise se fjales. Sido qofte une nuk jam ekspert gjuhe... /pf/images/graemlins/smile.gif

    Te mira
    Une
     
  11. blendiys

    blendiys Primus registratum

    Re: Poshtë "Fjala e Lirë"!

    Konceptin e fjales se lire nuk mund ta mbroj si simbol te demokracise.
    Demokracia ka rritur konceptin e fjales se lire,i ka dhene ngjyre dhe besim,por edhe kjo besoj shpesh mbetet vetem e shkruar.
    Fjale e lire,te shprehesh lirshem,pa frike,te thyesh tabune.
    Por edhe per dicka te lire ka kufi.
    Kufi te cilin ne e shpesh e shkelim me pretekstin e Fjales se Lire,dhe perseri mbetet vetem iluzion.
    Fjale e lire do te thote:
    Dicka e shprehur nga nje shpirt i paster,permiresim,hapsire per diskutim,tolerance dhe te ardhme!
    Po ne se kjo fjale shprehet ndryshe,abuzohet me te dhe te serviret per qellime jo shoqerore?
    Si do te reagonim?
    Sigurisht,Poshte Fjala e Lire.
     
  12. mostro

    mostro Putraku

    Re: Poshtë "Fjala e Lirë"!

    Fjala e lire vertet qe nuk gjen vend,ama dhe nevoja e te shprehurit lirshem ndihet.Edhe pse nuk mund te shprehemi lirshem(jo gjihmon)ama thjesht mendimi sikur te ngre pak,te jep force..
    Njerezit qe duan te tregojne qe kane nevoje per fljalen e lire ore e pa ore,vend e pa vend,jane njerez egoista dhe jo te qete ne vet vete..(nano-berisha psh)..dhe i japin kuptime banale fjales se lire,sa qe e bejne jo me te lire,por te peshtire..
    C'do gje ka te beje me kuptimin e fjales se lire nga njera pale,si dhe me realizimin e saja...
    Ne ditet e sotme kuptohet shume pak ose per mos te thene nuk kuptohet fare,dhe realizohet nje hiç ....prandaj shifni dhe beni,po ju tek me u shpreh lirshem,mos e rruani dy here vetem kini kujdes per konseguencat :confused:
     
  13. Rambla

    Rambla Primus registratum

    Re: Poshtë "Fjala e Lirë"!

    nje filozof thoshte "njerzit nuk kane vesh te degjojne muzike te re".

    dhe tani na del blendi, nje gazetar i ardhshem (keshtu doje tu beje me duket?) , pak paradoksale, qe thote poshte fjale e lire :shrug: . te me falni nese tema me ben pak konfuze :confused:

    nje person me siper kishte thene qe eshte mendimi i lire qe eshte me i rendesishem , dhe nga kjo rrjedh dhe fjala e lire. pra keshtu them dhe une, ne fillim te jesh i zoti te kesh mendimet e tua personale, dhe pastaj te kesh guximin ti mbrosh ato. se sa vlen fjala e lire tani dihet, sidomos kur manipulohet nga politikanet, gazetaret, publicitaret (keshtu quhen shqip?), por njeriu them une duhet te jete aq i zoti sa te mbaj idete e veta edhe pse te tjeret mundojne te influencojne, te ndotin mendimin e ti te lire, personal me mendime te tjera, te jashtme qe duan tia vejne ne koke.
     
  14. babi

    babi Primus registratum

    Re: Poshtë "Fjala e Lirë"!

    O Blendo qe ke te drejte ti kete e dime te gjithe ne, sepse na ka rene rasti te pakten 1 miljone here ne jete ta vertetojme por qe eshte pak e veshtire per tu pranuar eshte.

    Eshte i qenesishem (built-in) brenda njeriut konflikti i ekzistences se "fjales se lire" pasi ne mendje secili eshte i lire por kur flet secili eshte i kufizuar - pra "fjala e lire" eshte nje atribut qe i perkon vetem mendjeve te lira dhe qendron aty, sepse edhe keto mendje nuk e shprehin dot mire fjalen e lire sepse kane lindur diku, jane rritur diku, jane shkolluar diku e keshtu me rradhe

    besoj se me kuptoni - aq me teper qe jemi edhe ne sektorin e filozofise

    :book: por ajo qe duhet te sjellim te re ne kete teme per "fjalen e lire" eshte te kuptojme tamam se kur kjo fjale eshte e jona dhe kur kjo fjale eshte rrjedhim i atyre qe na kane bindur te tjeret :book:
     
  15. Triumfi

    Triumfi Primus registratum

    Re: Poshtë "Fjala e Lirë"!

    Blendi:
    I gjithi eshte nje koncept i gabuar. Mendoj se "Fjala e Lire" duhet zhdukur si argument, vlen vetem per te sjelle telashe dhe harxhime kohe.

    Me duket i logjikshem ky mendim,nga nje arsye,se;fjala e lire dhe e verteta jane te nderlidhura fort me ndergjegjjen,e ndergjegjja s'ka lidhje me ligjin.Fjala e lire ia vlen at'here kur normatizohet nga ' ndergjegjja e individit ' e jo nga ligji.

    sepaku kshtu mendoj ...

    Te lutem,behu me i shpjegueshm te fjala " duhet zhdukur si argument " cfar synon me kete?,per te dalur ne pah me qart qellimi!
     
  16. el_che

    el_che Primus registratum

    Re: Poshtë "Fjala e Lirë"!

    nuk duhet harruar edhe shperdorimi i fjales se lire, qe fatkeqesisht ne SHqiperi ka ndodhur, edhe ndodh, per qellime perfitimi.
     
  17. samanta

    samanta Primus registratum

    Re: Poshtë "Fjala e Lirë"!

    Epo fjala e lire s'mund te ekzistoje ne Shqiperi pervec se si nje koncept e kjo vjen jo vetem nga pasojat qe ka lene diktatura,por dhe nga mentaliteti qe ne disa raste eshte mesjetar. /pf/images/graemlins/frown.gif
     
  18. Albinos

    Albinos Primus registratum

    Re: Poshtë "Fjala e Lirë"!

    [​IMG] Albinos s'ka sharje me anetaret ketu!!!!
     
  19. Kordelja

    Kordelja Valoris scriptorum

    Re: Poshtë "Fjala e Lirë"!

    Nese me "fjale te lire" percaktoni artikulimin e cdo gjeje qe u kalon neper koke, na mori lumi.

    Gjuha do frere, dikush i ka me te lira dikush me te shtrenguara.

    Maturia eshte gjeja me e mencur.


    Matuni para se te leshoni freret, asnjehere nuk i dihet c'i shkaktoni te tjereve.
     
  20. disku

    disku UNI

    Re: Poshtë "Fjala e Lirë"!

    Problemi eshte se citimi qe bera eshte i vertete por JO i demshem. Koncepti liri eshte shume i gjere. Nqs do kerkohet liri absolute athere do te kalohet ne kaos total. Sic kerkojne liri individe te vecante per parime thelbesore mund te kerkoje liri nje sharlatan per te kryer akte dhune.
    Pra per te perkufizuar konceptin e lirise duhet fillimisht te caktohen normat morale te saj. Nqs keto norma nuk sbatohen athere mund te themi qe nuk ekziston liria.
    Por edhe nqs keto norma tejkalohen pra kerkohet liri e "tepruar" perseri bie poshte koncepti.
    Prandaj duam sduam Liria eshte iluzion
     

Shpërndajeni këtë faqe