Poshtë "Fjala e Lirë"!

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga Blendi, 17 Dec 2003.

  1. ameba

    ameba Forumium maestatis

    Re: Poshtë "Fjala e Lirë"!

    shume i dashur antar i forumit une po te them vetem nje citim si kunderargument meqe e paske te nevojshme ti degjosh...
    Liria jote mbaron aty ku fillon liria e tjetrit.... :book:
    ndoshta kjo i ve kapak te gjithave...
    o Uni ca do kaq nalt ti ne forum????
     
  2. alinos

    alinos Forumium maestatis

    Re: Poshtë "Fjala e Lirë"!

    Kico,
    po kush e percakton se behet fjale per cenim lirie?!
    I cenuari apo cenuesi?!
    Ma ha menia asnje prej tyre s'eshte ne gjendje te gjykoje objektivisht, dhe eksperienca tregon se edhe nje pale e trete neutrale nuk eshte mjaftueshem objektive /pf/images/graemlins/tongue.gif
     
  3. zog

    zog Primus registratum

    Re: Poshtë "Fjala e Lirë"!

    me duket se ta tha kiçi, ai me shpatllat me te fuqishme, pra me I FORTI i cili njekohesisht (ja jep forca) ka dhe lirine e fjales ME TE MADHE.

    pastaj vete fjala OBJEKTIVITET eshte relative, varet nga ç'pike e shohim OBJEKTIN, psh mali duket i madh nga poshte dhe i vogel nga lart. e keshtu me rradhe.

    pra dhe fjala e thene nga lart ka rezonance me te madhe veprimi se ajo e thene nga poshte. jo me kot altopolantet nuk i njisim me token. jo me kot gjithashtu goja eshte me lart se bitha (te dija çfrijne njisoj). heh zoti s'eshte budalle, si duket menote si mu /pf/images/graemlins/laugh.gif
     
  4. alinos

    alinos Forumium maestatis

    Re: Poshtë "Fjala e Lirë"!

    t'rre menia!
    S'e i jep ti aq liri bithes, s'do te thote se e meriton dhe vice versa /pf/images/graemlins/tongue.gif
     
  5. Le_Routard

    Le_Routard Forumium maestatis

    Re: Poshtë "Fjala e Lirë"!

    Perkufizimi i lires se fjales eshte pasoj e shoqeris ku jeton njeriu. Psh, ne kohe te komunizmit nuk duhej share Xhaxhi dhe Partia ndersa ne kohe te demokratikes nuk duhej share Sala dhe Partia.

    Perkufizimi i liris se fjales, ne vendet ku ajo eshte e lire, krijohet nga llogjika individid.

    Ne cdo rast, ne cdo situat, fjala perkufizohet nga rjedhojat qe ajo sjell. Liria e njeriut perkufizohet atje ku ajo cenon ate te nje njeriu tjeter, po ashtu dhe fjala e tij.
     
  6. Darien

    Darien Primus registratum

    Re: Poshtë "Fjala e Lirë"!

    përderisa ti e di që nuk është objektive pala e tretë, mund të jesh pala e katërt që është objektive; si mund të gjykosh çfarë është objektive pa qenë vetë?
    /pf/images/graemlins/smile.gif

    nuk pres përgjigje, thjesht doja të vija në dukje vetë-referencën e komentit (hipokrizinë si me thënë, po hipokrizia tingëllon si fjalë e rëndë)
     
  7. ameba

    ameba Forumium maestatis

    Re: Poshtë "Fjala e Lirë"!

    Pra sipas jush miq te dashur qenka e lehte te jesh avokati i djallit? :confused:
     
  8. alinos

    alinos Forumium maestatis

    Re: Poshtë "Fjala e Lirë"!

    si mund te gjykosh cfare eshte objektive pa qene vete?

    Sakte!
    Kete pyetje do beja dhe une (dhe do pergjigjem meqe eshte forum /pf/images/graemlins/wink.gif ).
    Besoj se eshte e pamundur te gjykosh se cfare eshte objektive. Per vete nuk besoj ne te verteten absolute, perderisa perceptimi im nuk e arrin per nje arsye apo per nje tjeter.

    Keshtu,
    nje mik forumist nje here me tregoi historine e elefantit qe ishte ne nje dhome te erret dhe bashke me te edhe disa shkencetare, te cilet duhej te thonin se cfare kishte ne dhome me ta. Sipas pjeses qe preku secili, nje e percaktoi si dicka te gjate, nje si te trashe, etj, por asnje elefant. Pra te vertetat e tyre ishin te verteta, por te pjesshme ama!
    Morali i perralles ishte se e verteta eksiston, pavaresisht se sa jemi ne gjendje ta identifikojme ne.
    Mirepo, persa kohe une nuk e gjej dot, atehere do te jetoj me te drejten time te pjesshme. E rendesishme eshte te kuptosh se ajo eshte e pjesshme dhe se njohuri te reja mund te te bejne te nderrosh mendje. Keshilla dhe praktika ime ka qene te mos bej rezistence ndaj zbulimit te nje te vertete te re nga ajo imja.

    Duke u kthyer perseri tek objektiviteti as pala e katert nuk ka per te qene e kenaqshme per mua, sepse une vete nuk jam objektive, dhe askush nga palet e tjera nuk eshte!
    Po keshtu dhe fjala e lire eshte nje koncept qe duhet perkufizuar dhe pasi te pranojme perkufizimin do te mund te themi nese eshte dicka pozitive apo jo, gjithnje nisur nga kendveshtrimi yne subjektiv.
    Ekuilibrat do te mund te vendosen vetem nepermjet nje kompromisi ku secili bashke me subjektivitetin e vet do te jape dicka ne kembim te dickaje tjeter. Pra, heq dore nga e drejta per te folur per seksin 24 ore para minoreneve, qe te jem ne gjendje ta bej kete ne ambjente perkatese si porno-shops, porno-channels ose porno-hours.
    Mendoj se ne ndjehemi te kufizuar kur bejme kompromise qe na kushtojne shtrenjt, dhe ne kete rast themi se liria e fjales na eshte kufizuar.

    Ne rast se nderhyrja behet nga forca te jashtme si nje qeveri autoritare/totalitare, nje prind a epror pa na dhene te drejten e kompromisit, atehere reagimet mund te jene te paparashikueshme...

    E qella shume, ndoshta s'ka fare kuptim, por po pertoj t'i kthehem per korigjime... /pf/images/graemlins/smile.gif
     
  9. Darien

    Darien Primus registratum

    Re: Poshtë "Fjala e Lirë"!

    megjithëse u mundove, nuk u përgjigje; ndoshta s'e kuptove paradoksin; po e ilustroj me diçka të thjeshtë:

    duam përgjigje objektive ndaj pyetjes "sa bëjnë 2 + 2?"

    unë them se bëjnë 13
    në qoftë se ti do gjykosh a është objektive kjo përgjigje apo jo, duhet të kesh një mënyrë për të vlerësuar çfarë është objektive; me fjalë të tjera, ti duhet të jesh në gjendje të japësh përgjigjen objektive ose të përshkruash një proçes me anë të të cilit mund të arrihet kjo përgjigje; proçesi mund të jetë përsëritës në pafundësi, gjë që nuk na lejon gjetjen e përgjigjes përfundimtare, por ne duhet të jemi në gjendje të vlerësojmë proçesin dhe të kuptojmë se çdo hap na çon më afër gjykimit objektiv

    përmbledhje
    kur pranon që ti vetë nuk je objektive dhe nuk është kurrsesi e mundur që të jesh, humbet të drejtën e të thënit që gjykimet e gjithë palëve të tjera janë gjithashtu subjektive

    /pf/images/graemlins/smile.gif

    p.s. se mos i merr njeri shumë seriozisht këto filozofime se do bëhet me dhimbje koke
     
  10. zog

    zog Primus registratum

    Re: Poshtë "Fjala e Lirë"!

    une them 2+2=23, se 13 eshte numer ters. sa filozof qe jam, sa liri fjale kam.


    bo meqe ra fjala t'ju tregoj nje teori interesante, origjinen e numrit 2 dhe atij 4.

    DY (2) vjen nga DUAR; DOR (duart) sepse kemi DY DUAR. ndersa KATER vjen nga KAMBE, ngaqe DY duar + DY nenduar = KATER. pra KATER = KAMBE.

    kjo e hudh poshte ate cirkun tat, darien. 2+2= kater.
     
  11. alinos

    alinos Forumium maestatis

    Re: Poshtë "Fjala e Lirë"!

    e te mendosh se sa here me jepet te gjykoj Darien, do te habitesh!!!

    Anyways,
    duke thene se jam subjektive une nuk i heq te drejten vetes per te gjykuar, sepse fakti qe te tjeret ngulin kembe qe jane objektive, nuk do te thote aspak qe ata jane te tille.
    Ne pergjithesi vetem besuesit e dogmave mendojne keshtu.
    Jam dakort me pergjigjen tende ne lidhje me respektin dhe vleresimin qe i duhet bere procesit! /pf/images/graemlins/smile.gif

    Askush nuk e merr "shume" seriozisht kete teme si gjithe forumin, por sa per t'u gerricur:
    2+2 bejne 13 persa kohe ballafaqohesh vetem me veten, ne momentin qe t'i ja prezanton shoqerise qe bejne kaq, ata do te refuzojne dhe te duhet nje lobizem i fuqishem per te bindur masen se ke te drejte. Se e ben kete me arsyetime logjike, se me mbeshtetjen e autoritetit, se me karizmen personale, se me nga pak te gjitha ti e di, por te duhet lobizmi se s'ben :wink:
     
  12. loaded

    loaded Primus registratum

    Re: Poshtë "Fjala e Lirë"!

    Karl Klaus,publicist,gazetar dhe mendimtar austriak i fillimshekullit te XX ka thene:Me lindjen e konceptit te "fjales se lire",letersia dhe arti vdiqen!
    Ja mbeshtes!
     
  13. Darien

    Darien Primus registratum

    Re: Poshtë "Fjala e Lirë"!

    na thuaj ndonjë datë

    kur lindi koncepti i fjalës së lirë? kur kanë vdekur letërsia dhe arti?
     

Shpërndajeni këtë faqe