...Pra, s’je ti që je, është ai që s’është.

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga atman, 4 Feb 2007.

  1. atman

    atman Forumium maestatis

    ...Pra, s’je ti që je, është ai që s’është.

    Lidhur me identitetin, dua të them...
    Mund ta quajmë monolog, psh, shpesh i ngadaltë; shoqëron çapitjen tonë kur shëtisim, i shpejtë; kur vrapojmë, nganjëherë i furishëm; kur një rrebesh shiu, i beftë, na detyron të kërkojmë një strehë të menjëherëshme. Duket sikur mendimet u përshtaten gjendjeve dhe situatave, rrjedhave dhe ti padroni i tyre. Kur je duke vrapuar drejt strehës dhe, gjatë rrugës ndryshon mendje sepse është më mirë pak më tej, asnjëherë nuk pyesim përse ky ndryshim. A jemi të bindur se vendimi i dytë është tëndi, dua të them, je ti në të dyja situatat, ai që u lëshua drejt strehës së parë dhe përfundoi tek e dyta? Shpesh themi: Një zë i brendshëm... etj etj... rrallëherë themi: Zëri i brendshëm i pëshpëriti, i tha, i çuçuriti në vesh...themi pikërisht: Një zë i brendshëm...sikur të bëhet fjalë për një qënie të dytë brenda qënies që dikton situata, ose momente të veçanta, (a jemi të sigurt se është kështu, dua të them se nuk zotëron momente, por gjithë kohën që ti e konsideron tënden dhe ty të jep thërrime, dmth, çaste? Pra, s’je ti që je, është ai që s’është). Kur rrimë afër dritares dhe soditim një ditë gri që përcjell brenda nesh zymtinë e saj, nganjëherë shkakëson mendime të cilat pas një çasti duket sikur nuk na përkasin, (apo vërtet nuk na përkasin), dyshim i pakuptueshëm, çoroditës, sepse zbulojmë se nuk jemi dakort, e megjithatë i ke menduar, në të gjitha situatat e përshkruara më sipër e në shumë e shumë të tjera. “Më vijnë në mendje, opinione me të cilat s’jam dakort” (batutë e Altanit). Atëhere: të kujt janë ato mendime me të cilat s’jemi dakort? Të kujt janë ato kujtime që të lenë mbresën se nuk të përkasin?

    Është një problem ende i pazgjidhur dhe në qendër të diskutimeve filozofike, kur bëhet fjalë për të gjetur përgjigjen e duhur, si një finale e padiskutueshme. Problem për filozofinë, për shkencat njohëse, për inteligjencën artificiale, për neuroshkencat etj.

    Tek “Traktati mbi inteligjencën” (1) - dijen, të kuptuarit, filozofi John Locke(2), për t’i dhënë përgjigje kësaj turbullire joshëse dhe nxitëse krijoi një përrallëz: “Zoti e spostoi shpirtin e një princi tek trupi i një mballomatari (këpucari). Çfarë duhet të mendojmë? Që princi tashmë jeton tek mballomatari, apo ky i dyti përjeton shajni(alluçinacione), dmth i duket vetja princ? Dhe nëse tashmë mballomatari bën një krim, kush është përgjegjës, ai apo princi që jeton brenda trupit të tij? E nëse krimet, mballomatari, i kishte kryer para se princi të hynte në trupin e tij, është e ligjëshme ta ndëshkosh tanimë që përjeton mendimet dhe botën e brendëshme të princit?”
    Natyrisht Locke dha përgjigjen e tij, por unë nuk po e shkruaj për të mos ndikuar në mendimet tuaja. Megjithatë diçka kuptohet; kjo përgjigje nuk ka qënë e kënaqëshme, përderisa diskutimi vazhdon...

    1 – Synimi i esesë është të hetojë mbi origjinën, qartësinë dhe shtrirjen e njohjes njerëzore, sëbashku me themelet dhe shkallët e besimit dhe të mungesës. Kapitulli i XXVII i librit të dytë i dedikohet studimit të identitetit dhe larmive të tij.
    2 - John Locke – filozof anglez. Lindi më 1632 në Wrighton të Somerset, vdes 1704, kështjella e Oates-it.
    Hodhi bazat e empirizmit modern të lidhura me revolucionin shkencor dhe me këndvështrimin e ri mekanistik të botës e të demokracisë liberale. I shtynte individët të mos u besonin autoriteteve dhe të mendonin me kokën e tyre. Volteri dhe enciklopedistët francezë e bënë heroin e tyre. Hartuesit e kushtetutës amerikane e citonin në vazhdimësi gjatë përgatitjes. Prej tij është marrë idea bazë e Kartës që mbron njëherësh lirinë e besimit fetar dhe lirinë prej besimit fetar. Ndau me thikë shtetin nga feja. Natyrisht, filozofia e tij nuk mund të kënaqë çdo pyetje. Kishte kufizimet e veta.
     
  2. elviskelmendi

    elviskelmendi Primus registratum

    Re: ...Pra, s’je ti që je, është ai që s’është.

    Atman dua te te falenderoj per kontribuimin
    serioz qe bane me shkrimin e masiperm.

    Un aktualisht po studjoj vlerat e demokracise liberle
    dhe Locke me te vertete eshte 'crucial' ne ket aspekt.
    respekte
     
  3. matriksi

    matriksi Primus registratum

    Re: ...Pra, s’je ti që je, është ai që s’është.

    Atman,fjala "je" ka shume kuptime.Ti mund te jesh dhe pa mendimet e tua.Kujtojme qe kur linde skishe mendime te tilla dhe prap ishe ne ate kohe.Pra identiteti yne nuk percaktohet nga mendimet.Mendimet jane situata e identitetit.Por ngaqe vetem mendojme e identifikojme veten me mendimet.
    I vetmi njeri qe e ka pershkruar me shume qenien dhe unitetin eshte Ashvaghosha:
    ai thote:
    Nje gje nuk ekziston vertet,
    as nuk eshte e paeksistueshme,
    as njekohesisht ekziston dhe eshte e paekzistueshme.
    as njekohesisht nuk ekziston dhe nuk eshte e paekzistueshme.
    Pra ti ke te drejte deri diku me ate shprehjen tende,por harrove ta mohosh shprehjen tende.
    Qe te jesh baraz me Ashvaghosha
    duhet ta besh shprehjen

    .Pra, s’je ti që je, është ai që s’është.
    as s'je ti qe je ,as eshte ai qe s'eshte.
    /pf/images/graemlins/smile.gif
     

Shpërndajeni këtë faqe