Pragmatizmi!

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga Kordelja, 19 May 2003.

  1. Kordelja

    Kordelja Valoris scriptorum

    Pragmatizmi!

    Pragmatizmi
    …empirizem per te cilen vlera praktike, domethene suksesi, eshte kriteri i se vertetes

    U perfaqeusa nga U.Xhejms, C.Sanders, Pirs, Xh.Djui, E.Le.Rua, Labertonier,Papini.

    -Ne fushen e shkences ai pranon vertetesine e nje ligji apo te nje teorie vetem kur ato kane mundesine per te nxjerre zbatime praktike.

    -Nje fe mbahet per e vertete kur ajo eshte moralisht mireberese.


    Pragmatizmi i kundervihet racionalizmit, i cili gjykon se dicka s’eshte e vertete sepse eshte e dobishme, por eshte e dobishme te mesojme sepse eshte e vertete.

    I perkrahur dhe i perhapur nga U.Xhejms, pragmatizmi pati epoken e tij te lavdise ne fund te shekullit te XIX dhe ne fillim te shekullit XX.Pak a shume ne zhdukje e siper ne Europe, ai jeton ende per disa rrethe filozofike ne SHBA.

    Si moto te pragmatizmit mund te pershtasim idene:T’u pershtatemi situatave si celesi braves”

    C’eshte pragmatizmi per ty?

    Anon nga racionalja apo je i/e obsesionuar nga ideja per te mos ndermarre dicka pa ditur me pare se do te jete e sukseshme?

    Mendon se eshte nje teori e dale mode?
     
    joetisti_ likes this.
  2. Diavolessa

    Diavolessa Valoris scriptorum

    Re: Pragmatizmi!

    Nje varjant i rendesishem i Pragmatizmit amerikan eshte e perbere nga Strumentalizmi
    i Dewey.
    Per strumentalistet mendimi eshte menyre per te perballuar veshtiresite e nje dickaje te re.
    Kur esperienza tregon nje bire ne uje ,menyra te tjera reagimesh.

    Sipas kesaj konsiderate , mendimi perben formulimin e projekteve te reja (kjo te con tek idete)
     
  3. Klinton

    Klinton Primus registratum

    Re: Pragmatizmi!

    Ceshte pragmatizmi?
    Rryme e idealizmit te sotem subjektiv, qe mohon realitetin objektiv e ligjet e tij dhe pranon si kriter te se vertetes vetem ate qe eshte e dobishme e u sjell perfitime te castit kapitalisteve dhe revizionisteve.
    Qendrim joparimor, qe niset nga pervojat dhe interesat e castit.
    Cfare do te thote empirizem?
    Rryme filozofike qe pranon si te vetmin burim te dijes, pereceptimin shqisor,pervojen dhe praktiken dhe qe nenvlereson ose mohon krejt menyren e te menduarit abstrakt dhe te pergjithesimeve teorike..
    Metode pune ose prirje per te vepruar duke u mbeshtetur vetem ne vezhgimet shqisore ne pervojen a ne praktiken dhe jo ne pergjithesimet teorike, ne njohurite e ne arsyetimet shkencore.
    Cfare do te thote racionalizem?
    Rryme filozofike idealiste, qe pranon si burim te njohjes se vertete vetem arsyen dhe qe nuk merr parasysh rolin e praktikes shoqerore e pergjithesimet qe dalin prej kesaj
    Mbeshtetja dhe besimi ne fuqine e pakufishme te arsyes njerezore, ne kundershtim me misticizmin dhe me teologjine:mbeshtetja vetem ne arsyet njerezore.

    Pak replike
    Meriton pak vemendje kjo teme, por vazhdimi i keaj teme do te jete relativ per aq kohe sa diksutimi do te marre pozicione anesore dhe jo te sakta dhe jo te pergjegjshme e aq me shume te pacentruara pasi duket thellesisht kerkuese, kerkimi i se vertetes objektive nga persona obskurantive dhe nga persona obstruksionive.

    Cfare do te thote Strum dhe jo strumentalizem ?
    Besoj kjo do te thote nje grope e thelle ne lume, pellg i thelle ku bie uji me furi
    Tani se per cfare stumentalizmi flitet ne kete teme, ai ose ajo qe permend terma te tille e di.
    Neqoftese fillojme e bejme gjuhen shqipe gjuhe me bisht ose si pershembull strumo-vic strum-inski,strum-adu,strum-ing,strum-per qejf se keshtu shkruhet dhe lexohet me bukur, atehere duket se eksperiencat me vrime ne uje dhe hedhjen e ujit perpjete, kane nje fare vertetesie dhe ligjshmerie.
    Observatori im keshtu parashikon.
     
  4. Diavolessa

    Diavolessa Valoris scriptorum

    Re: Pragmatizmi!

    Vete fjala Pragmatizem vjen nga greqishtja, pra s'eshte shqipe (Vec futi theksin ne shqip, sic fjala "spiritualizem, etj etj . ( Do te thote : "bej" "Veprim")


    Me bire ne uje..nuk ishte fjale per lumejte lal, por kur veprimi nuk shkon sic ishte menduar, shikohen reagimet!

    Sipas kesaj del qe mendimi eshte per te forumuar projekte per te zhvilluar trurin.

    Po nuk mendove besoj se s'te vijne idete!

    pS: Lexo John Dewey mbase e kupton me mire.

    :sleep:
     
  5. Klinton

    Klinton Primus registratum

    Re: Pragmatizmi!

    Strum eshte nje term filozofik dhe gjate perdorimit te ketij termi, objektivi nuk eshte lumi dhe as fauna dhe as liqenet e moqalet.
    Ajo ka kuptim filozofik ashtu sikur ti mundohesh ta shpjegosh por ne pamundesi ne kete ore te mbremjes dhe ne varesi te kohes,gjumi para kompjuterit eshte mjeshteri e atyre qe e bejne me sy hapur.
    Une e lexova ate qe shkrove me lart dhe nuk e di nese me te vertete ishte mbeshtetje apo replike, por di qe pergjumesh shkruajte dicka dhe thashe se mos isha une obstruksionisti.
    Naten e mire :wave: se une po rri dhe pak :book:
     
  6. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    nje ide jeton me shume se nje njeri. Me shume, te themi, se 100 vjet. Dhe kur "shumica" vendos ta perkrahe, te bie te luash rolin deri ne vdekje. Njelloj si ne nje dokumentar qe kam pare me antilopat. Nese kreu gabon dhe futet diku qe perben rrezik te madh, asgje nuk ndryshohet dot me. Edhe sikur, te themi, nje pjese nga mesi i turmes se stermadhe ta kuptojne ekzaktesisht ate qe po ndodh, nuk do te benin dot asgje me shume sesa te ecnin me vedije te qartesuar se po shkonin per t'u takuar, madje puthur, me vdekjen...

    Se mos sot nuk kemi rastin te shohim ide qe na marrin me vete dhe mundesine per te notuar kunder rrymes nuk e kemi dot fare... !!
     

Shpërndajeni këtë faqe