Pranvere . . .

Diskutime tek 'Diapazon' filluar nga papucja, 10 May 2005.

  1. Guest

    Post deleted by alinos
  2. Ema

    Ema Goddes

    Re: Pranvere........

    Ketu ka dy jave qe eshte pranvere.Sot eshte dita e pare me paket e fresket,jashte eshte vrenjtur dhe njerezit kane rimarre me ngut xhupat dimerore.Por termometri nen shtepine time shenoka 16 grade,vetem 5 me pak se dje.
    Nuk qenka aspak fothte,eshte vetem ndjesia e mangesise se diellit.
    Ka dy jave qe me lotojne syte sapo dal jashte.Me ben keq era e pranveres,ato polenet dhe babagjyshat qe fluturojne neper ajer(sa inat i kam!!!) dhe dielli.Me derrmon syte drita,me qahet,jo nga trishtimi po nga forca e drites.Une nuk e duroj dot forcen e saj.Veshet me jane bere si te kuq ne vendin ku mbahen vethet dhe une nuk mbaj dot tela te varura veshesh si gjithe njerezia se me bejne keq,me prishin lekuren,me krijojne infeksione,si pranvera fundja.

    Ka dy jave qe teshtij,bredh me skorta facoletash me vete dhe c'eshte me e keqja ka po kaq kohe qe nuk duroj dot njeri.Me gerric cfaredo lloj muhabeti.Nuk duroj dot zhurmat,nuk duroj kritikat,nuk duroj keshillat.Nuk duroj zerat qe s'me pelqejne.Nuk duroj pavendosmerine,nuk mbaj dot gje brenda,nuk duroj ushqimin(une qe nuk ha???) dhe aciditeti i stomakut me ka kaluar ne germaz dhe lyen fjalet.Per fat italishtja eshte gjuhe e embel dhe edhe pse grij nga dy pako cimcakizi ne dite nder dhembe nuk justifikoj dot me.Shpresj shume qe fajin ta kete pranvera.(Une e di mire se pranvera eshte vec nje stine,3 muaj,temperatura te mesme,me shoqerim celje lulesh).Pranvera shoke eshte fajtore per ngaterrim zorresh ne kupe te gjurit,per librat e panumer qe po i ha(se leximi duhet te jete i ngadalte,me karar),eshte fajtore per bluzat e shkurtra,per komplekset.Pranvera e ka fajin se une nuk kam iniciative,se pres dhe lodhem shpejt.Pranvera duhet denuar me vdekje,te bejme nje stine te vetme,pa lule dhe pjelm neper lagje.Keshtu do na bien mbi vetvete fajet dhe do kerkojme rrugezgjidhje(flas me ne,s'kam konfidenca me veten).

    Kaq kisha.Ika se pranvera me ka sjelle lapon tek dera.rrezik eshte aty ne rruge,me puth a perqafon.rrezik dalim sonte,bejme nje shetitje per nder te pranveres.Ose rrezik(pah c'fjale kuptimplote!)evitohemi,nuk shihemi fare gjer te shtunen ne darke,te djelen ne shtrat(vetem rigorozisht) per tu kerkuar me mall pranveroro javen tjeter.

    Dassshurrrriiiii!
  3. alinos

    alinos Administrator

    Re: Pranvere........

    sweet as always! Ik mi se do na besh ndonje me diabet /pf/images/graemlins/tonguee.gif
  4. aswad

    aswad Fillestar

    Re: Pranvere........

    Mbylli syte, jo s'ka me hile,
    me pranveren do te rrethoj,
    diellin e zura mik.
    Hapi syte, te adhuroj!

    Qeshni qeshni dhe gezoni,
    lulet celen, natyra u zgjua,
    vec nje lule, me e bukura,
    Lulja ime! Cel per mua!
  5. bebi

    bebi Fillestar

    Re: Pranvere........???

    Pranvera po ik' me i lan vendin veres (edhe pse ktu vere asht already prej mujsh)
    E mu...m'ka marr' malli me ec n'rrug' t'ftohta, ku njerzit "bertasin" tuj uru njeni - tjetrin. Per shum' mot - t'gjith' bashk'!!! Ku vjen era byrek' rrugs e jo donut's. Ku rrugs kryesore ecin njerz me bicikleta. Ku shitsat flasin shqip. Ku cdo njiri n'rrug' flet shqip. M'kan' than' q1 sounds weird mas shuuum' kohsh. Ku tashma do t'ndihesha e huj e s'do t'njifsha pothujse asnji njiri e s'do t'm'njifte kerkush... Ku dikur ishte kaq e kundert...
    M'ka marr malli per dit't e vers q1 lushim neper lagje, kapshim xixellonja e pilivesa, kur thithshim lulemustak (honey suckles i thojn' ktu, se edhe ktu t'njejtin funksion kane ), kur lashim durt, kamt, dhamet te cesmja e oborrit, kur mi bate nana flokt gersheta,kur bashim xhiro me biciklete q1 nuk mrrishim me u ul ne shale, buken me burrofresko e rrecel e djathe q1 e hashim tuj lujt, "nutella-n" q1 na bate nana me kakao, pushimet e pervjetshme n'velipoj', palicetat q1 mi bate nana me at xhepin e madh, stevie wonder me "i just called, to say i love you" q1 m'ka pas' pelqy sh. kur kam kene e vogel...
    Masditet kur delshim per darke familjarisht. Kur un' kerkosha akulloren t'paren dhe xjerrsha justifikim se nuk m'pelqen piruni, se ai nuk asht piruni jem... per mos me hanger. Kur lushim me top tan fmijt bashk'. M'ka marr' malli per kohen n'kopsht, dhe per miqt q1 i pata cdo vjet mrapa...qysh ne kopsht e deri gjithmon' miq. Per tan' njerzit q1 kam per zemer.
    Per tan vendet e dashtuna....
    Per eren e asfaltit t'lagun n'masdite pranveret. Per oborrin e bukur plot me lule e me shemshire t'preme gjithmon' me kujdes. Per shkallat e shpis ku jam rrit'. Per bicikleten e par'. Per sandalet e vjetra. Per puthjen e par'. Per presorin q1 m'ka dhan klasa muziket:)wub:), e aq shum' gjana t'bukra. Per presoreshen q1 m'ka dhan' klasa pikturet me aq dashni. Per presoreshen e baletit, per or't e basketbollit. Per kohen kur shkoshim ne xan peshk me baben, e ai m'lexote...
    Per ata q1 m'kan ba me i ndi prezencen dhe mungesen. Per gurabijat e bufes' n'sarreq. Per byreket te kinema Republika. Per eren e durve t'mrekullushmes teme. Per cirkun e akulloret e beqos(beqiri-t), ku asht tesh kisha ortodokse. Per at' grup miqsh me t'cilet kam ba aventurat ma t'marra. Per shokt e shoqet e mija q1 kan vend special te un'. Per momentet e brishta. Per momentet e bukra. Per syte e dikujt. Per t'qeshunen e dikujt. Per qenin e fminis. Per qenin e adoleshences. Per Pieve. Per Dolomitit. Per... per... per....
  6. epremte

    epremte Fillestar

    Re: Pranvere........???

    po per mu???

    Heren e fundit qe kam ec rruges kryesore me bicklete kam ngrene aq te shame nga makinat e kalimtaret sa e kam lene ne oborr si gjynafqare e ka kohe qe nuk i jap me. Po ti hajde njehere se behem trime e dalim te dyja, ti ne kosh e une i jap pedaleve /pf/images/graemlins/tonguee.gif
    xhan
  7. bebi

    bebi Fillestar

    Re: Pranvere........???

    mu mi bijn' boris biiiiiiiiiiiip, kur pres rrugen kryesore tuj dal prej rrugics teme.asht dill i tmerrshem s'preket timoni e m'djeg shpinda prej sediles t'xet si prush. nuk mundem me prit ma shum' se 2 min, asht nji moment i dits q1 e ke dillin perball e t'bjen kres si cekic. s'i la rradh' kerkujt, futem komplet pa rradh(albanian hesapi /pf/images/graemlins/lol.gif ).
    ajo q1 pisses me off a bit, asht se oz drivers are very rude, at' q1 baj un' te kryt e rrugices ata e bajn' gjithkund, e kur s'ja lshon kush rrugen iher, e prishin borin e makins tuj biiip.
    t'a thash ket' se mu nuk m'demoralizon hic /pf/images/graemlins/laugh.gif. i relax e vazhdoj e kndoj me mp3 player-in /pf/images/graemlins/laugh.gif
    kshtuqi ti nuse mos caj kryt se ca t'shajn' rrugs, vec praktiko, se kur t'vij un' do t'rregjistrohena n'gara ciklizmit /pf/images/graemlins/grin.gif /pf/images/graemlins/grin.gif
  8. ergin

    ergin Guest

  9. Megg

    Megg SunShine Staff Member

    E adhuroj pranveren se gjithcka buzeqesh,,,dhe ku ka si buzeqeshja..:)
    Sweety likes this.
  10. Sweety el

    Sweety el Idhtar i forumit

    pranvera stina me e mrekullueshme dhe e adhuroj kete stine por jo me shume sa adhuroj veren.........

Share This Page