Politika Prishja e Teatrit - Shpjegim per 5-vjecar

Diskutime tek 'Politika Shqiptare (ne te gjitha trojet shqiptare)' filluar nga Al-Punk, 17 May 2020.

  1. Al-Punk

    Al-Punk Still here

    Ne internet ekziston termi; ELI5, qe do te thote "Explain it like I was 5", ma shpjego sikur te isha 5 vjec.
    Sot per sot ka shume qe jetojne jashte dhe me pyesin si eshte puna me teatrin, prandaj po marr pak a shume nje shembull per ta shpjeguar.

    projekti-madheshtor-i-teatrit.jpg

    Vjen nje dite Edi Rama tek ti ne shtepi dhe te thote:
    - Kete shtepine 300 m² me 600 m² bahçe e ke te vjeter. Do vije ky shoku im ketu, dhe do ndertoj nje pallat modern (foton e ke vendosur vete siper; do duket shume bukur).
    Meqe po te prishim shtepine 300m² ty do te japim nje dhome 35m², por do jete shume e bukur dhoma.
    - Per te ndertuar kete ndertese e bukur qe po te tregoj ne foto - thote Rama, - ne nuk do shpenzojme asnje lek! Edhe per dhomen tende te re, 30m² ti nuk do paguash asnje lek.
    Ti do shokohesh dhe do perpiqesh te kundershtosh, do mbledhesh dhe kalamajt e cfare ke prane. Do bertasesh e do thuash ore si do me marresh shtepine time per nje moderne ti!?
    Por do e kuptosh qe ai e ka seriozisht.
    Do ankohesh ne prokurori, polici e media, por nderkohe do te te kene vendosur ca police para shtepise dhe ti sheh se si Rama nenshkruan dokumentat me 4 ushtaret qe ka marre me vete si perfaqesues te shtetit dhe hedh firmen qe shtepia jote i perket tani bashkise.
    Ti drejtohesh tek mediat, por mediat te thone rri urt se behet fjale per pastrim parash dhe ne po mbahemi nga leket e shokut te Rames dhe Rames.

    Kjo po ndodh o mik; po vidhet sy per sy prona jone, dhe po na perplasin ne fytyre pseudo projekte madheshtore.

    Dhe me keq akoma, Rama shpall "lockdown", askush nuk del nga shtepia nga e Shtuna deri te Hene; dhe prishjen e ben te Diele. Me mijera do ishin aty sikur te mos kishte postblloqe policie ne cdo rruge ne Tirane
     
  2. Poshnjari

    Poshnjari Kontribues tek Shqipopedia

    Je shume gabim or ti. Ai te thote se me 300m2 une do ta beje 900m2 por per vete do bej nje lokal 300m2.
    A nuk eshte logjike tani?
     
  3. Al-Punk

    Al-Punk Still here

    Varianti i pare ishte qe Teatri i ri "do limitohej" dhe do ishte me i vogel ne hapesira.
    Qe atehere kane ndryshuar gjerat, tani po thone do i leme fiks territorin qe ka, por do bejme dhe ca kulla nga prapa (18-Maj-2020 Mazniku tek Open TCH).
    Deri sa te mbaroje, eshte nje loje me manipulimin e opinionit publik...
     
    Poshnjari likes this.
  4. Poshnjari

    Poshnjari Kontribues tek Shqipopedia

    Pa dashur te mare anen e njerit apo tjetrit, e verteta eshte se teatri ishte katastrofe dhe nuk mund te kualifikohesh si monument kulture. Nese do viesh dore per rikonstruktuar perseri nuk mund te kualifikohej si monument. Ndryshimi do ishte mbi 50% keshtu qe nuk ia vlente.
     
  5. Al-Punk

    Al-Punk Still here

    Pa marre anen e njeri-tjetrit, argumentat qe "ishte katastrofe", "ishte rrezik shembje" e te ngjashme jane "marrje ane e nje pale".
    Jane pjese e propogandes qe deri ne Nentor thoshte godina nuk eshte e sigurt!

    Kur ra termeti dhe u shemb gjysma e Durresit, por Teatri nuk pati asnje krisje, dolen me variantin tjeter: "eshte e amortizuar", "nuk ben", "eshte per turp"

    Teatri nuk ishte me keq se mijera godina te se njejtes kohe qe jane ne Qender te Tiranes! Po te donin te ri ta ndertonin diku tjeter!

    I gjithe problemi eshte tek kullat qe do ndertohen (paraja ne qarkullim) dhe imazhi i nje Tirane qe nuk eshte fshat me ndertesa te uleta, por kryqytet me gradacela banale
     
    Last edited: 20 May 2020
  6. Poshnjari

    Poshnjari Kontribues tek Shqipopedia

    Le ta tregoi koha.
     

Shpërndajeni këtë faqe