Priste vajzë pas 12 djemve, por sjell në jetë të...13-in

Diskutime tek 'Mistere, Konspirime, Kuriozitete' filluar nga Universal, 18 May 2015.

  1. Universal

    Universal AnonymouS

    Një çift amerikan që kishte 12 djem dhe asnjë vajzë, është shtuar me një tjetër anëtar, pasi të enjten në mëngjes ka ardhur në jetë djali i trembëdhjetë. Sipas traditës familjare, Jay dhe Kateri Schwandt nuk kishin asnjë informacion për gjininë e fëmijës, ndërsa mësuan se është djalë në momentin kur erdhi në këtë botë.

    [​IMG]

    “Po mendoja, po sikur të jetë vajzë? Nuk e di si do reagoja”, ka thënë nëna e 13 fëmijëve, Kateri që ka mbushur 40 vjeç. Anëtari më i ri, që ende nuk është pagëzuar me ndonjë emër, do t’u bashkohet vëllëzërve tjerë që janë Tyler 22 vjeç, Zach 19, Drew 18, Brandon 16, Tommy 13, Vinnie 12, Calvin 10, Gabe 8, Wesley 6, Charlie 5, Luke 3 dhe Tucker 21 muajsh.

    “Ndonjëherë në shtëpi bëhet kaos; djemtë rebelohen, por mbi të gjitha mbizotëron dashuria”, ka vazhduar zonja Schwandt, familja e së cilës kishte 14 anëtarë, ndërsa vetë ishte fëmija i 13-të. Kur e pyesin, nëse do të dëshironte të kishte një tjetër fëmijë, ajo thotë se nuk i dihet. “Kurrë mos thuaj kurrë”-, është shprehur Kateri, duke qeshur.

    Çifti, bashkë me 12 djemtë, kanë filluar të bëjnë një listë me emra për të gjetur më të mirin për anëtarin më të ri. Ndërkohë që mendohen, familja ka marrë disa oferta për të bërë disa dokumentarë, por edhe për të instaluar disa kamera në shtëpi, në mënyrë që të përfshihen në disa emisione “reality-show”.

    / Top Channel
     
    Lisa likes this.
  2. Mystique

    Mystique Larg Anëtar i Shtabit

    Femijet jane bekim, por te presesh mbas 12 hereve te bere djem se do te dale nje vajze e te shohesh qe te doli djale booooh
     
    joetisti_ and Dreamer like this.
  3. Balahk

    Balahk Locus omnem

    Paskan bere skuader futbolli,bashke me zevendesuesit :p:D
     
    joetisti_ likes this.
  4. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    E si eshte kjo pune, ne fillim duan djale, pastaj edhe nje djale s'do ishte keq, pastaj vajze sepse do ishte bukur. Por ja qe s'ta jep doren shanci dhe te ben te kesh ulje-ngritje te tilla. Ka raste qe pas shume vajzash kerkohet nje djale qe s'vjen, dhe si ky raste qe s'erdhi vajza as kete radhe. Hajde se do te kete nje radhe tjeter :)

    Femijet jane te deshirueshem si te jene. Une per vete s'do me vinte keq as te kisha bere 15 djem pa vajza dhe anasjelltas. Por ketu ne shqiperi dhe te pakten ne keto kushte te momentit si ti mbash aq femije... ndonese deshira eshte e madhe.
     
    Solaris and Balahk like this.

Shpërndajeni këtë faqe