Problemet shëndetësore tek fëmijët lidhen me moshën e babait

Diskutime tek 'Trupi dhe Shëndeti' filluar nga vasil1501, 27 Feb 2014.

  1. vasil1501

    vasil1501 Forumium praecox

    [​IMG]
    Problemet shëndetësore tek fëmijët lidhen me moshën e babait

    Një gamë e gjerë e çrregullimeve dhe problemeve tek fëmijët e moshës shkollore lidhen me vonesën e atësisë, ka qenë ky një studim i Indiana University, në SHBA ku përfshihen miliona njerëz.

    Rritja e vazhdueshme e Autism-it, e ADHD-së, (attention deficit hyperactivity disorder), çrregullimi bipolar, abuzimi me substancat narkotike, shkaqet e dhunës janë sëmundjet më të shpeshta që raportohen në këtë studim.

    Megjithatë, ekspertët parajmërojnë se baballarët që sjellin fëmijë në moshë të madhe lidhen me këto probleme.

    Investigimi i Universitetit Indiana, në SHBA e ka cilësuar këtë studim si më më të mirin të bërë ndonjëherë. Kërkimi u bazua në rreth 2.6 milion njerëz ku u krahasuan rastet e fëmijëve të një babai 45-vjeçar me atë të një babai 24-vjeçar.

    Rezultatet ishin se autizmi ishte më shumë se tre herë në rastin e parë. Gjithashtu rritje prej 13-fish të rrezikut të ADHD-së, dyfishim i rrezikut të një çrregullimi psikologjik. Ata vunë re se 2.5 herë më shumë fëmija e një babai në moshë mund të ketë sjellje vetëvrasëse, probleme me drogën apo nota më të ulëta në shkollë.

    Nuk është theksuar në studim se kur është mosha më e rrezikuar, por rritja e saj është një faktor i rëndësishëm. Një nga hulumtuesit e studimit, Dr Brian D’Onofrio, tha për BBC se ishte shokuar nga rezultatet. “Rezultatet e studimit thonë se shtyrja e lindjes së fëmijës është e lidhur me rritjen e rrezikut për probleme psikologjike dhe akademike tek pasardhësit.

    Studimi shton kërkimet në ndryshimet që ndodhin në trupin e njeriut dhe sugjeron familjet, mjekët, dhe shoqërinë në tërësi se duhet të marrin në konsideratë të dy alternativat pro dhe kundra në vonesën e lindjes së fëmijëve.


    Burimi: Lajm-shqip.com
     
  2. Airbourne

    Airbourne Papirus rex

    600 Të Prekur Nga Fruthi Në Shqipëri.

    Arrin mbi 600 persona numri i të prekurve nga virusi i fruthit në vendin tonë.
    Ndonëse ka një rënie të intensitetit të të prekurve krahasuar me muajin janar kur u shfaq ky virus, çdo ditë në QSUT mbërrijnë pacientë që manifestojnë simptoma të fruthit.

    Aktualisht në pavionin e infektivit në shërbimin pediatrik ndodhen të shtruar me fruth 10 pacientë të vegjël, dy prej të cilëve, nën moshën 1 vjeç në reanimacion në gjendje të rëndë shëndetësore.

    Vetëm në Tiranë janë regjistruar 156 fëmijë që u prekën nga fruthi në harku kohor 4 muaj.

    Ndërkohë, të rritur që shfaqen me simptoma të fruthit dhe nuk shfaqin komplikacione përcillen për në shtëpi bashkë me sugjerimet e nevojshme për ta kaluar sa më lehtë dhe të shmangin kontaktet me familjarët e tjerë me qëllim mbrojtjen e tyre.

    Ekspertë të shëndetit publik vlerësojnë se shifra prej 600 persona të prekur nga fruthi është e lartë për një vend si Shqipëria, por për sa kohë ka ende qytetarë që neglizhojnë t’u bëjnë vaksinën antifruth fëmijës së tyre kur mbush një vjeç krijon një boshllëk në sistemin e vaksinimit.

    Për shkak të futjes së virusit në Shqipëri më të riskuarit dhe më të prekur kanë qenë bebet e vogla të cilët nuk e kanë mbushur moshën e vaksinimit, por edhe të rritur, të cilët kanë bërë vetëm një dozë të vaksinës dhe në organizmin e tyre nuk janë krijuar antitrupa mjaftueshëm për t’i mbrojtur kur bien në kontakt me virusin.

    Tanimë jemi në javën e vaksinimin dhe specialistë të ISHP i bëjnë thirrje qytetarëve të respektojnë të gjithë kalendarin e vaksinimit për fëmijët e tyre. Nëse popullata nuk do të ishte e vaksinuar në masën 95%, virusi i fruthit këtë vit do të kishte shkaktuara pasoja të rënda në njerëz.

    top chanell.

    PS: por kur je BAGETI mediatike nuk mund ti dish.
    Fruth ne 2018-ne troje????

    Dhe ofendojme....AFRIKEN.
     

Shpërndajeni këtë faqe