pse ne dashuri egziston tradhetia!

Diskutime tek 'Dashuria' filluar nga ANNAFOREVER, 20 Feb 2011.

  1. Sweety el

    Sweety el Anëtar i zjarrtë

    sepse njerit nga partneret i genjehet mendja shpejt per nje lidhje te re. Ndoshta kujton se kjo gje eshte normale por jo.
  2. Sweety el

    Sweety el Anëtar i zjarrtë

    Para nje dy javesh ose me pak, i "dashuri im" me tradhetoj ose me mire kerkonte me shume. une e di se cfare eshte tradhetia dhe cfare ndjen kur te kane tradhetuar, eshte nje ndjenje shume shume e tmerrshme por kalon me kalimin e kohes.
    persa i perket j pyetjes . nuk jam fare e mendimit qe te tradhetosh nje person per nje dashuri te vertete. por prap varet nga situata. ne qofte se ai person nuk te pelqen me si dikure atehere ti don qe te dalesh nga ajo dashuri dhe te gjesh dike tjeter qe te ben te ndjehesh me mire, por ne qofte se je tamam ne dashuri atehere nuk mund ta kuptoj pse tradhetia ekziston, ndoshta sepse don qe te provosh dicka qe i dashuri apo e dashura nuk mund ta dhuroj.
    shpresoj qe te kem pergjigjjen e duhur
    gjithesesi ju pershendes te gjitheve
  3. Delirium

    Delirium Anëtar i njohur Staff Member

    Me vjen keq per kete histori, por ideja eshte qe dashuria dhe tradhetia nuk mund te bashkejetojne.
    Wise and Sweety el like this.
  4. un mendoj qe nuk ben te trathtosh askend ne qofse nuk te pelqen thuaja e mos trathto se po trathtove ti edhe ty dote trathtoj dikush
  5. on mendoj se nga lakmia behet edhe trathtia
  6. Studenti

    Studenti Anëtar aktiv

    Dashuri pa tradheti apo tradheti pa dashuri, eshte nje çeshtje qe ne te vertete duhet menduar mire kur te flasesh per te. Qe te flasi per tradhetine ne dashuri eshte e veshtire per ate qe e ka provuar e per ate qe nuk e ka provuar nuk eshte aspak e veshtire.

    "Do te pranoja te mos ishte dashuria vetem tradhetia te mos ekzistonte"
  7. Kondrapedali

    Kondrapedali Kondrapedali Staff Member

    "Ç'do gjë do e duroja po të dashuroja". Kush e ka provu e din se ç'është.
  8. policia

    policia Anëtar aktiv

    nuk besoj se ketu behet fjale per nje lidhje te re, ketu flitet per tradheti, personi me te cilin je ne nje lidhje dashurie te tradheton...
    hapesi i temes e ka marre te mireqene tradhetine, ai thote "pse ne dashuri ekziston tradhetia", pra sipas tij ajo ekziston patjeter. une nuk jam shume dakort, jo gjithmone ne dashuri ekziston tradhetia...
    e kur ndodh jo te gjithe reagojne njesoj, disa nuk falin dhe largohen, disa falin dhe vazhdojne lidhjen, zgjidhjet dhe zgjedhjet jane thellesisht personale...
  9. Megg

    Megg SunShine Staff Member

    Pse tradhetojne meshkujt dhe femrat?

    Shoqëria shqiptare po ndeshet gjithnjë e më hapur me dukurinë e tradhtisë në çift, duke e konsideruar si një fenomen social jo aq tabu.
    Sociologët zbulojnë mjaft prej shkaqeve të saj, një pjesë e të cilave të përbotshme. Ka shumë arsye pse partnerët në çift tradhtojnë. Disa në tradhti të lehta e të tjerë në tradhti dramatike.
    Por si duhet kuptuar ajo? Si realitet i natyrshëm, si ilaç i dashurisë apo si disfatë personale?
    Në mendjen dhe kulturën tonë tradhtia ka një ngarkesë negative: jo më kot Dante Aligeri në “Komedinë Hyjnore” i degdis dy tradhtarët Paolo dhe Francesca në rrethin e Ferrit.
    Por megjithatë nuk është e thënë që tradhtia të jetë gjithmonë “negative”….Edhe pse statistikat tregojnë se mbi 70 për qind e njerëzve tradhtojnë, kjo mund të lexohet që “nëse nuk jemi ne personi që tradhton, atëherë është partneri ynë….”.
    Midis pyetjeve të shumta që i janë bërë çifteve rreth faktorit kyç në një marrëdhënie dashurie, duket se përgjigja rezulton unike. Ajo është e njëjtë edhe pse njerëzit janë të karaktereve e të mendjeve të ndryshme. Besimi dhe të qenurit besnik.
    Kjo është ajo që kërkojnë partnerët nga njëri tjetri. Tradhtia është ana më e errët e çdo ndjenje dhe marrëdhënieje. Njësia matëse më delikate që shpreh vlerat e vërteta të një raporti.
    Por sa e afërt dhe e largët është ajo, edhe kur partnerët mendohet të jenë në kushtet më ideale të një dashurie? Sa kërcënues duket faktori i pabesueshmërisë në situata më ç’komplekse dhe të kundërta dashurore? A shihen efekte pozitive përtej fenomenit “dramë”?
    Cilat janë pistat në të cilat duket se marrin jetë tradhtitë e lehta apo problematike? Edhe pse fajësinë e merr vetëm njëri a është i vetmi që i duhet ta përballojë?
    Janë këto shumë problematika që lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë me filozofinë e gjerë të tradhtisë. Arsye të shumta që çojnë në dilema të ndryshme.
    Pasione, inate, hakmarrje, kërkim për vetëvlerësim, siguri dhe revoltë janë të gjitha këto komponentë të cilët duket se nxisin të njëjtin reaksion, tradhtinë.
    Ana e errët e dashurisë
    Tradhtia është ajo që shumë çifte duken se i tremben më shumë gjatë bashkëjetesës së tyre. Është ana më e erret e një raporti dashurie, duke pasuar dhembje, zhgënjim, vuajtje, frikë të vazhdueshme, humbje besimi, zemërim dhe ankth.
    Ajo është cilësuar më të drejtë si mashtrimi më “perfekt” që të bëhet atëherë kur nuk e pret. Vjen papritur dhe pakuptuar në një mënyrë të frikshme dhe ikën me shumë gjurmë të thella në ndërgjegje, duke të vjedhur buzëqeshjen në mënyrën më të padrejtë.
    Është kostoja që paguan ironikisht. Ky është perceptimi që mund të përshkruhet rreth dramave të ndryshme që përjetohen çdo ditë midis shumë historive shqiptare.
    Rrethanat mund të jenë të ndryshme por shpesh herë të paqarta. Një djalë rreth moshës 25 vjeç lidhet me një grua të martuar, kjo 31 vjeçe me 2 fëmijë. Deri këtu dikush mund të mendojë se të dy ata i lidh vetëm seksi, pasi s’duhet të ketë dashuri mes tyre, por çudia është se ky person ka një të dashur 21 vjeçe.
    Në fakt këto janë histori që ndodhin çdo ditë. Janë histori ku të gjithë mund të gjejnë pak nga vetja dhe të kuptojnë se pavarësisht se lidhja e tyre duket se ecën mirë e shtruar, tradhtia mund të shfaqet kur nuk e pret dhe as e mendon.
    Përse ndodh tradhtia?
    Kjo është një ndër pyetjet përgjigja e së cilës është vërtet komplekse. Sigurisht që brenda mureve të errëta të dramës së paevitueshme duhet të ketë themele të forta për të arritur deri aty.
    Sipas psikoanalistit të njohur Zigmund Froid, ajo që çon kryesisht në tradhti është monotonia që lind në një marrëdhënie të caktuar. Një çift edhe pse duket se ka një raport të mirë e pozitiv, shpesh herë ndihet se mungon dëshira për të provuar ndjesi të reja, për të thyer monotoninë mbizotëruese.
    Ata që e marrin iniciativën më lehtë në këto lloj situatash duket se janë meshkujt. Kjo shpjegohet edhe me natyrën e tyre biologjike e psikologjike. Tek mashkulli është shumë e zhvilluar dëshira për të provuar ndjesi të shumta seksuale që në termat e mjekësisë përcaktohet me emrin “libido”, e thënë ndryshe “uri seksuale”.
    Ndërsa tek femrat kjo lloj gjendjeje, është shumë më e kontrolluar. Ato janë disi më të vetpërmbajtura e më të “arsyeshme”. Prandaj ndodh që edhe pas shumë ndarjeve që mund të pësojnë të dyja palët si meshkujt apo femrat, shpeshherë, meshkujt e kanë më të lehtë të krijojnë një raport të ri. Ata janë më të lirë për të provuar emocione të reja.
    Si pasojë adoptohen shumë lehtë ndaj aventurave të ndryshme që ndërmarrin. Një tjetër arsye që çon në fenomenin e padëshiruar është thjesht për hir të një dashurie apo pasioni më të fortë që lind.
    Kjo zakonisht ndodh prej femrave të cilat nëse tradhtojnë e bëjnë sepse kanë gjetur një emocion tepër të fortë dhe bindës, pas të cilit do ishin të gatshme të paguanin me “çdo gjë”.
    Madje edhe me humbjen e një raporti të gjatë dashurie që mund të kenë pasur. Ato arrijnë të zëvendësojnë më lehtë emocione, por vetëm në rastet kur kanë kuptuar se përjetojnë një emocion vërtet të fortë.
    Me pak fjalë, në rastin e femrave tradhtia ndodh kur ato dashurojnë vërtet. Në emër të pasionit kanë “ngulur” një thikë pas shpine. Duket se kjo është me e fortë se ajo e meshkujve të cilët tradhtojnë, në kuptime më seksuale.
    Megjithatë asgjë nuk është e prerë me thikë edhe pse këto mendohet të jenë rastet më tipike, midis shumë të tjerave, edhe pse sociologët të ndryshëm pohojnë se këto janë rastet kur tradhtia është më e vrazhdë e më goditëse.
    Pasi tradhti të tjera të cilat mund të shihen në një sy më pak tragjik janë ato që ndodhin në situata disi më lehtësuese. Shpeshherë partnerët ndihen të pavlerësuar nga njëri tjetri. Ajo që duan dhe kërkojnë është pak më shumë stimë, vëmendje dhe besim vlerësues.
    Pas debatesh të ndryshme ndodh që shumë prej partnerëve meshkuj apo femra, duket se kërkojnë një tjetër person i cili mund të jetë një dëgjues i mirë, qoftë edhe për pak kohë. Kjo përbën një tjetër arsye flagrante që çon në tradhti.
    Pak a shumë kjo përngjason me një tjetër formë, atë të hakmarrjes. Në shumë raste ndodh që partnerët për arsye xhelozie, apo inate të papritura e të pakuptimta revoltohen aq shumë saqë do të mjaftonte një tjetër njëri për të nxjerrë dufin dhe inatin e fshehur. Sigurisht shpirti kërkon shpagim, por le të themi që kjo nuk është mënyra më e mirë për ta marrë atë.
    Sepse dashurojmë një tjetër (30%)
    Për të luftuar monotoninë, dëshira për pushtime të reja (22,6%)
    Dëshira për të provuar eksperienca të ndryshme seksuale (19%)
    Sepse ndihemi të pakënaqur nga partneri (15,3%)
    Sepse ndihemi të pakënaqur nga jeta dhe duam një konfirmim (12,8)
    Ndarje përgjegjësish
    Receta e parë që do jepnim pas një fenomeni kaq të rëndë e të dhimbshëm do ish faji. I kujt është faji? Kush e bëri këtë gjë?
    Marrja e përgjegjësive pas akteve të tilla, që për hir të së vërtetës janë të shëmtuara, është një tjetër aspekt paksa i vështirë për t’u konsideruar. Faji, ashtu siç thuhet shpesh në biseda të përditshme, mbetet “jetim”.
    Por nëse do flisnim për këtë lloj “meseleje” që ngatërrohen shumë elementë, individë, ndjenja e faktorë, subjekti është paksa më i ndërlikuar sa duket. Ashtu si edhe shumë arsye të çojnë në fenomenin në fjalë ashtu edhe shumë pasoja e shoqërojnë atë.
    Nëse Arbri doli me shokët e tij për të dëfryer në një pasdite të diele, ishte sepse e dashura e tij nuk pranoi të dilte me të pasi impenjime të tjera ishin bërë më të rëndësishme për të. Duket se koha që Arbri kalonte me shoqërinë e tij ishte më madhe se ajo që kalonte me të dashurën.
    Rastësisht ndodh që të gjendet me një nga ish miket e vjetra. Të njëjtën panoramë mund të tregonin edhe për shumë çifte të tjera, ashtu si për shembull për Anjezën me Klejdin. Historia e tyre ishte një histori e bukur por që ish bërë tepër inpasionante.
    Pas disa muajsh të fejuar Anjeza kupton se nuk ndihej më e dashuruar. Ajo shprehet se bashkëjetesa ndryshoi gjithçka. Ashtu sikurse edhe Klejdi i cili filloi të ishte më dyshues, më i ftohtë, shumë ndryshe. Në këto lloj rrethanash ajo që kuptoi ishin ndjenjat që kishin lindur për shokun e saj të punës.
    Në histori të ndryshme, po të hedhësh vëzhgime investiguese kupton se ftohja apo tradhtia lind mbi pista të forta, madje të qëndrueshme edhe pse të papranueshme si të justifikueshme. Por duke analizuar historitë e lartpërmendura, duket se do ishte e padrejtë nëse fajësinë do e merrte vetëm njëri prej partnerëve.
    Pasi akti drejt rrugës së shëmtuar duket se është performuar nga të dyja palët. Le të themi që një raport dashurie i ngjan një vallëzimi të bukur, apo një tangoje të thjeshtë.
    Për të arritur një interpretim të mirë duhet vëmendje dhe pjesëmarrje në vallëzim nga të dyja palët. Në të kundërt ai nuk është më një vallëzim i realizuar.
    Përtej efekteve anësore
    Por midis ndjesive më negative që prodhon fenomeni i tradhtisë, mendohet gjithashtu se është fenomeni që e ka një anë tjetër të medaljes. E frikshme por e besueshme. Rrethanat që çojnë individë të ndryshëm në kryerjen e një drame të tillë janë nga më të larmishmet, ashtu siç i përmendëm më lart.
    Por midis arsyeve më banale fshihen të vërteta çliruese që ndonjëherë janë të nevojshme. Ato janë edhe rastet më të mira të cilat ndonjëherë të bëjnë të kuptosh të vërteta triumfuese. Pas një tradhtie të rëndomtë apo jo të tillë, të ndodh të përshkosh ndjesi nga më të paparashikuarat.
    Që nga kënaqësia e përjetuar, rigjetje e vetvetes, një aventurë e kërkuar, deri te vetëgjyqësia apo pendimi i rëndë. Është pikërisht kjo, ana e medaljes, që kushdo që e ka ndjerë ka kuptuar se jeta e tij ka marrë një tjetër kuptim. Pikërisht të ndodh që pas një tradhtie, të kuptosh ndjenjat e vërteta që ekzistojnë brenda teje.
    Arrin të kuptosh që prapaskena të tilla, të kanë përzgjedhur aktorin më të mirë të një historie të vërtetë dashurie. Ndoshta pas të tilla rrethanash njeriu kupton se pasioni i vërtetë është pasioni që ka provuar në dashurinë e tij. Është ajo dashuria për të cilën ia vlen të vazhdosh, ndoshta më me shumë vendosmëri, shpirt dhe brendi.
    Në këto lloj rastesh gjithçka kuptohet se pas një akti, që edhe pse i shëmtuar në dukje, në depërtime të thella mbart vlera të vërteta shëruese. Ndaj më të drejtë mund të themi se tradhtia përpos efekteve negative, ndodh të shndërrohet si një kurues i një marrëdhënieje të caktuar e cila rilind falë efekteve të panjohura por ekzistente dhe pozitive.
    Çfarë sugjerohet?
    Ajo që sugjerojnë sociologët e ndryshëm është gjetja e një zgjidhjeje. Për të mbrojtur një raport nga vdekja e tij ka mënyra që mund ta mbajnë në jetë. Cilat janë ato? Si mund të shmanget tradhtia? Tradhtia është shumë flagrante dhe si e tillë shmangia saj rrallë ndodh.
    Megjithatë ka dhe raste shprese. Një bisedë e hapur me partnerin duke i treguar gjithçka rreth ndjenjave të reja, do ishte ajo që sugjerohet nga shumë sociologë. Të flasësh për ndjenjat e reja është një ushtrim shumë i mirë për të çliruar nga mëkati “ndërgjegjen e vrarë”.
    Pas një bisede mund të kuptohet nëse është ajo që kërkon vërtet apo ruajtja e raport të parë. Konsultimi me ekspertë martesorë është një mënyrë tjetër efikase që do të ndihmonte për mbrojtjen e lidhjes. Çfarë sugjerohet nëse “dëmi” është bërë?
    E vështirë, por i riparueshëm. Duket se e njëjta pilulë sugjerohet. Pas një tradhtie të menduar apo ajo, të flasësh me partnerin është gjëja më e mirë që mund të bëhet. Edhe pse shumë do të mendonin shprehjen e famshme “pse të shkosh si cjapi te kasapi?”, ekzistojnë rrugë lehtësuese.
    Duke folur në mënyrë të sinqertë, për pendim dhe breje ndërgjegje situata mund të shihet me sy më pak tragjik. Falje apo jo, përgjigja mbetet relative. Kjo varet se sa e përballueshme është tradhtia nga tjetri dhe i dëshirueshëm mund të jetë jetëgjatësia e raportit.
    ANNAFOREVER likes this.
  10. hrisi

    hrisi Anëtar

    sepse dicka i mungon ke personi qe ka dhe arin ta tradhetoj kur i ke te gjitha qe do ke ai qe ke ne krah te tjeret te duken zero kur dicka te mungon tradheton ose ndahesh se di nejse ska njeri qe ska tradhetu ose se kan tradhetu vetem ai qe e ben e di ;p
  11. Kondrapedali

    Kondrapedali Kondrapedali Staff Member

    Tradhtia bëhet edhe nga një dëshirë e çastit e shoqëruar me mundësinë e krijuar në atë çast. Kjo nuk do të thotë që ajo është e pranueshme. Instiktet janë gjithmonë të forta e nevojitet një forcë karakteri e madhe që t'i frenosh ato (instiktet). Sigurisht, kur je i dashuruar, shancet që të tradhëtosh janë më të vogla. Prandaj ju uroj që t'ju dashurojnë sa më shumë ...
    hrisi likes this.
  12. Megg

    Megg SunShine Staff Member

    Klodi ja e& nje kuriozitet tjeter...
    Zyra, vendi ku tradhëtohet më shumë

    Italia është vendi ku tradhëtitë më të shumta nuk ndodhin në krevat, por në zyrë.
    [​IMG]
    Sipas një kërkimi të një shoqate avokatësh italiane, 60% e tradhëtive bashkëshortore ndodhin në vendin e punës. Gjithmonë e më shumë, mes kolegëve vendosen lidhje dashurie të cilat zgjasin edhe për vite me radhë duke bërë kështu që “jobesnikët” të jetojnë edhe jetë paralele.
    Nga statistikat del se Milano është qyteti në të cilin konsumohen pjesa më e madhe e tradhëtive, i ndjekur nga kryeqyteti, Roma.
    Sweety likes this.
  13. gangsterja

    gangsterja Fillestar

    Sepse meshkujt duan dicka me shume se nje puthje,qe shume vajza nuk duan te jene lodra ndahen nga ata.Tradhetia ekziston sepse jemi shume naive ne pala qe lendohemi.
    Sweety el likes this.
  14. brontolo

    brontolo Guest

  15. mirdita

    mirdita Anëtar i zjarrtë

    Mendoj se gjdo e mir e ka edhe nje te keqe prandaj edhe ne dashuri egziston edhe tradhtia
  16. Sonia007

    Sonia007 Anëtar i zjarrtë

    neqoftese ka tradheti me vjen keq te them por ska dashuri.Dashuria eshte ngritur mbi bazen e besimit dhe kur ai besim nuk egziston me cfare vlere ka te vazhdosh.Ai person qe te tradheton eshte nje person pavlra dhe pik.
    Sweety el likes this.
  17. ramadoni

    ramadoni Fillestar

    per te provuar aventura te reja:hidhu:

Share This Page