Pse njeriu nuk eshte ashtu siç paraqitet?

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga betim, 11 Dec 2003.

  1. betim

    betim Primus registratum

    Pse njeriu nuk eshte ashtu siç paraqitet?

    Ajo cfarë e bën njeriun te mos jetë ashtu sic paraqitet është interesi i tij personal dhe kuptimi i gabuar i realitetit.

    Njeriu ka aftësinë të përshtatet sa për sy e faqe...

    Pra nëse nuk mendojmë për pasojat e mundshme që mund të ndodhin gjatë kryerjes së punes, të ndonjë mendimi apo gjatë të ecurit në rrugë atëherë realiteti është ajo cka ndodh në fund...

    NJERIU ËSHTË ASHTU SIC MENDON VETË AI dhe JO ASHTU SIC MENDOJMË NE PËR TË
     
  2. bobo

    bobo marksist-enverist

    Re: Pse njeriu nuk eshte ashtu siç paraqitet ?

    vet diferencimi i kushteve jetsore, mes njerezve, ka sjelle nje fenomen te tille!

    ... dhe kjo mund te verehet edhe ke kafshet(pa arsye!)!-dicka qe mund te vihet re, te pakten, ne reagimet e tyre-, ne disa raste speciesh te vecanta!

    kurse me thenien e fundit...,-do thosha(mendimi im!) qe nuk vlen per cdo rast!, sepse shpesh ndodh qe, te tqenit "une"(ashtu sic e mendoj veten!) nganjeher mer form "pathologjike", ngaqe eshte gjithmon e ndikuar nga jasht.
    me i fjal te krijohet pershtypja qe ; njeriu se njef dot as vetveten-,ne kushte e tanishme(ne te shumten e rasteve!)!
     
  3. zog

    zog Primus registratum

    Re: Pse njeriu nuk eshte ashtu siç paraqitet ?

    ndersa une mendoj se NE jemi: ASHTU SI MENDOJME QE TE TJERET MENDOJNE PER NE.
     
  4. Rambla

    Rambla Primus registratum

    Re: Pse njeriu nuk eshte ashtu siç paraqitet ?

    nuk e di kush e ka thene por tani me vjen ne mendje nje shprehje..."njeriu eshte i perbere nga 3 persona , ai qe eshte ne te vertet, ai qe ai mendon te jete, dhe ai qe te tjeret mendojne ai eshte" . ndoshta eshte vertet keshtu, ajo qe jemi vertet ndoshta se kuptojme, si shume gjera te subconscio, ajo e dyta ndoshta eshte si e shohim ne veten, ose si duam ta shohim :shrug: , kurse e treta ajo me relativja sipas meje :shrug:
     
    rikima likes this.
  5. zog

    zog Primus registratum

    Re: Pse njeriu nuk eshte ashtu siç paraqitet ?

    rambla ti e zgjerove pa pas nevoje çeshtjen. mendoj se neqofte se ti KERKON qe bota te kete mendim pozitiv per ty, atehere ti ndjek shkollen, vishesh pa minifund, nuk e çpon hunen me tel, etj, etj. neqofte se ti KERKON qe bota te mendoje qe ti je nje vajze moderne, e emancipuar dhe E LIRE atehere ti çpon hunen me tel, ngjyros lekuren me boje dhe vesh minifund, ne klase ha çumçakiz duke u mbllaçit dhe zyshes ne mesim i drejtohesh: quqa mi gruje, ve mi njiqind katra po deshe....ua kjo.
     
  6. Rambla

    Rambla Primus registratum

    Re: Pse njeriu nuk eshte ashtu siç paraqitet ?

    me duket zog se e ke ekzagjeruar temen ti pa qene e nevojshme , une jam brenda temes. kur kisha thene se ajo e fundit eshte me relativja, kisha te drejte dhe kam akoma, se çdo njeri ka pikepamjet dhe opinionet e veta, dhe ne nuk i shohim gjerat njesoj me te tjeret , nga kjo rrjedh pra qe p.sh. une dhe ti mund te kemi mendim te ndryshem per te njejtin person.

    te them te drejten une as e kisha fare per mendimin qe te tjeret krijojne per mua, dhe mbi te gjitha as e mendoj se si duhet te dukem tek te tjeret, dhe di conseguenza nuk sillem ashtu (dmth per t'me pelqu te tjeret)

    habitem si nuk e kuptove postimin tim :shrug:
     
  7. zog

    zog Primus registratum

    Re: Pse njeriu nuk eshte ashtu siç paraqitet ?

    rambla ne ket bote nuk puna çfare mendoj UNE, apo çfare mendon TI, por çfare mendon BOTA. kjo eshte kryesorja ngaqe nga kjo varet dynjaja. bota psh per nje goce me mini, mendon qe eshte nje rrote kurve, ajo mund ta kete gabim mund ta ket mire, problemi eshte qe edhe sikur ta ket gabim, kjo mbetet e drejte dhe formon ate qe quhet OPINION (shume i rendesishem ky).

    ps; po ti shohesh kurvat, ato veshin pa perjashtim MINIFUND, megjithese mund te jete bore, ja u kerkon profesioni apo jo. e pra nji keshtu puna.
     
  8. personazh

    personazh Valoris scriptorum

    Re: Pse njeriu nuk eshte ashtu siç paraqitet ?

    eshte gjeja me normale ne bote mosparaqitja e personit "lakuriq". eshte frika, nga shume fenomene, qe zoteron ambjentin ku jetojme. edhe ata qe duken sikur thyejne tabute dhe kufijt e normave qe i kemi dhene vetes, kane ndertuar zhguallin qe i mbron nga e te tjeret. bashkohem me mendimin e rambles (shpresoj mos gabohem) ne ate ndarjen ne tresh. njeriu ashtu siç eshte ne te vertete nuk i shfaqet as vetes...biles edhe mashtrimi ndaj vetes eshte fenomen qe futet ne normalitet (fatkeqsisht). te mendosh qe genjen veten sa e sa here, ne shume situata qe te duken sikur i zoteron....
     
  9. Rambla

    Rambla Primus registratum

    Re: Pse njeriu nuk eshte ashtu siç paraqitet ?

    sa per dalje nga tema (se keshtu eshte) une svesh minifunde , sepse mendoj se sme shkojn :shrug: .

    te hyjme ne teme tani: por marrim faktin qe tani kane dal ne mode minifundet, dhe shume goca i veshin, edhe ato me shkolle, qe i pergjigjen mesueseve shume mire :confused: , edhe ato kane qejf ti veshin, si do tu sillje zog do ti etikoje me epitetin kurve? :shrug: mua vete me perpara me ka pas interesuar shume mendimi i njerzve, dhe tani ne fakt ndonjehere me influencon, por besoj se e kam gabim. ti merr vetem faktin qe shumica e atyre qe te rrethojne jane injorant, ty pse duhet te te interesoj mendimi tyre :confused: . une mendoj qe nje njeri qe ja dine vleren vetes, i superon keto budalliqe, tejkalon mendimin e mases /pf/images/graemlins/wink.gif
     
  10. Rambla

    Rambla Primus registratum

    Re: Pse njeriu nuk eshte ashtu siç paraqitet ?

    ashtu eshte ne fakt hajduti, ose te pakten ate mendim kam une. nietzche ka pas thene qe "njeriu ne shumicen e rasteve genjen veten, te genjesh te tjeret eshte relative dhe e rralle". une i bashkohem ketij mendimi.
     
  11. zog

    zog Primus registratum

    Re: Pse njeriu nuk eshte ashtu siç paraqitet ?

    rambla sa avatar te bukur qe ke zgjedh mi dreq. une pershembull opinionin tim mbi njerezit ne forum e vendos nga avataret, po me pelqyen keta me pelqejn dhe njerezit.
    mund ta kem gabim, po veproj keshtu s'ke çi ben.
     
  12. Thesari

    Thesari Primus registratum

    Re: Pse njeriu nuk eshte ashtu siç paraqitet ?

    pershendetje

    nje thenje angleze qe thuhet,e cila nga jasht duket te jete ne rregull,derisa e meditojm,del se nuk eshte ne rregull:
    ' be yourself,we love it'
    se njeriu nese ne realitet don te bene ate qe e kerkon brendsia e tij,do te krijoheshin ngaterresa,sepse unin dhe deshirat e njeriut jane te pangopura,dhe nuk din me thon boll!

    e njeriu separi duhet te rregulloj brendsin e tij,kshtuqe te mos mashtroj as veten e as tjetrin.
     
  13. Kordelja

    Kordelja Valoris scriptorum

    Re: Pse njeriu nuk eshte ashtu siç paraqitet ?

    Interesante, te jesh ne lufte mes asaj qe je dhe do doje te ishe, ketu ka pikenisjen dhe deshira per "permiresim, apo jo?!

    zogu, si gjithnje pikant, shpesh dyshoj se nuk e njeh masen dhe paralelizmat e tua perkojne me banalitete apo fakte pa shije.Cutidem zog se nga te del gjithe kjo siperfaqesi qe shfaq ne mendime te tuat.Mos do te jesh "pikant" sepse ndihesh me afer mases se gjere, kam pershtypje se ti e merr kollaj fare tjetrin zog.C'prirje e dyshimte!
     
  14. skin

    skin Primus registratum

    Re: Pse njeriu nuk eshte ashtu siç paraqitet ?

    Eshte e vertete qe menyra se si e shofim ne veten ndryshon plotesisht nga menyra se si na shofin te tjeret.

    Kush nga keto ka me teper rendesi? Besoj se eshte ceshtje zgjedhjeje.

    per mua me e llogjikshmja do ishte te perqendrohesh tek e para, pra si e shef ti veten, dhe si do doje te ishe. Sa per ate se si te shofin te tjeret, sado zell te madh te kesh veshtire se jua ndryshon dot mendimin, prandaj zgjedhja me e mire dhe me e thjeshte do ishte: injorimi.
     
  15. my dying bride

    my dying bride Primus registratum

    Re: Pse njeriu nuk eshte ashtu siç paraqitet ?

    Une jam me skin,injorimi eshte veprimi i duhur!!
     
  16. Gysi

    Gysi Primus registratum

    Re: Pse njeriu nuk eshte ashtu siç paraqitet ?

    Përshëndetje

    Nuk e di nëse ka ndonjë që ka mendim të keq për veten. Një psikolog në një libër tëtij që titullohet “si të bësh miq”, tregon se edhe kriminelet me të mëdhenj në Amerikës kur janë marrë në pyetje nga psikologë të ndryshëm thoshin se se nuk ishin fajtorë për krimet e kryera, dhe se ata ishin përpjekur gjithmonë të bëjnë mirë. Pra nuk mendoj se mendimi më realist është ai që njeriu ka për vetveten. Pastaj edhe unë vetë, me sa e njoh veten, unë për të ndershëm e njoh. Pse ti nuk e njeh kështu?!
    Pastaj unë besoj se njeriu e ka të pamundur t’a vlerësojë si duhet vetveten, pasi nuk gjen dot dikë me të cilin ta krahasojë atë. Kjo sepse askënd njeriu nuk e njeh në atë mënyrë sic njeh vetveten. Dicka të përafërt me atë që the ti Zog thotë Sarteri tek “Neveria”. Në një moment personazhi kryesor, I cili ishte një njeri tërësisht I vetmuar, po shihte veten në pasqyrë dhe nuk gjente pikë kuptimi në fytyrën e vet. Sipas tij cdo fytyrë kishte një kuptim, ndërsa e vetja jo, dhe kjo sepse të gjithë e shohin veten nga mënyra se si u duken të tjerëve,ndërsa ai vetë ishtë I vetmuar, ishte I shkëputur nga të gjithë njerëzitdhe nuk kishte askënd që t’I shërbente si pasqyrë.
    Nejse, ideja prej nga niset Sarteri për të dalë në këtë pikë është mjaft e gjate, por eshtë e qartë se, vec të tjerash, faktori social është mjaft I rëndësishëm për formimin e personalitetit të njeriut. Madje mund të thuash se personaliteti krijohet në shoqëri. Edhe “Robinson Kruzo” I vetëm në ishull, krijoi një shok imagjinar për të mundur të shohë vetveten të reflektuar në të. Në të vërtetë është mjaft e vështirë të përcaktosh se kush je ti në vetvete dhe nëse në jemi ata që mendojmë ne se jemi apo nëse jemi ata për të cilët na njëhin të tjerët. Sigurisht që secili ka pjesën e vet të gabueshmërisë, por është tejet e vështirë, dhe nuk ka kush t’a ndaj ku gabon njëri dhe ku ka të drejtë tjetri. Në fakt pyetja “kush jam unë” është nga pyetjet më tronditëse për njeriun, përgjigjen e të cilës mund t’a gjesh ndoshta vetëm në varr. Akoma renditen si perla të urtësisë fjalër e prera të Sokratit të lashtësisë: Njeri, njih vetveten.
     
  17. true confidental

    true confidental Forumium maestatis

    Re: Pse njeriu nuk eshte ashtu siç paraqitet ?

    Njeriu smund ta njohe veten e vet deri ne thellesi, pasi ky eshte nje proces qe sperfundon kurre. Shpesh gjendemi para situatave ku na duhet te japim mendimin tone per nje fenomen apo te zgjedhim rrugen se si duhet te veprojme dhe ne shumicen e rateve vihemi para nje dileme, kjo ndodh sepse eksperienca jone nuk e ka perjetuar ate situate dhe nese e ka perjetuar asnjehere smund te jete 100 %e njejte me ate te dikujt tjeter.
    Kur ne smund te perkufizojme dot veten , ath edhe aq me teper mendimi i turmes mbetet perseri nje opinion siperfaqsor dhe duhet injoruar. Por opinioni i disa njerezve te vecante influencon jeten tone dhe shpesh deri drejtimin e saj e si i tille smund te injorohet kurre, perkundrazi ne perpiqemi te behemi ashtu si keta njerez na duan ne menyre qe mos te ndihemi te perjashtuar( prinderit, grupi shoqeror qe i perkasim, shefat etj, etj)
    Por a i pergjigjet kjo e fundit, asaj qe ne duam te jemi ose mendojme se jemi. Shpesh jo, por pershtatja mbetet zgjedhja jone, duke dale edhe nga vetvetja.
     
  18. ilva

    ilva Primus registratum

    Re: Pse njeriu nuk eshte ashtu siç paraqitet ?

    Sepse eshte njeri dhe jo robot, ka ndjenja dhe per çdo pyetje gjen nje pergjigje siç e ndien,prandaj ekzistojne edhe gabimet sepse nganjehere pa dashje mund ti fyejme njerezit. Njeriu eshte amorf ndryshon sipas kushteve dhe rrethanave. E veshtire eshte edhe te pranosh nje njeri qe ndryshon krejt ne te kundert, nga eksperienca them se njerizit duhet ti marrim siç jane dhe jo si kane qene e si do tejene. Ciao! :wave:
     
  19. Alanis

    Alanis Primus registratum

    Re: Pse njeriu nuk eshte ashtu siç paraqitet ?

    Sepse te paraqitesh ndryshe eshte me e lehte (per disa) sesa te jesh ai/ajo qe je ne te vertete.
     
  20. Gysi

    Gysi Primus registratum

    Re: Pse njeriu nuk eshte ashtu siç paraqitet ?

    Përshëndetje

    Nuk e di nëse ka ndonjë që ka mendim të keq për veten. Një psikolog në një libër tëtij që titullohet “si të bësh miq”, tregon se edhe kriminelet me të mëdhenj në Amerikës kur janë marrë në pyetje nga psikologë të ndryshëm thoshin se se nuk ishin fajtorë për krimet e kryera, dhe se ata ishin përpjekur gjithmonë të bëjnë mirë. Pra nuk mendoj se mendimi më realist është ai që njeriu ka për vetveten. Pastaj edhe unë vetë, me sa e njoh veten, unë për të ndershëm e njoh. Pse ti nuk e njeh kështu?!
    Pastaj unë besoj se njeriu e ka të pamundur t’a vlerësojë si duhet vetveten, pasi nuk gjen dot dikë me të cilin ta krahasojë atë. Kjo sepse askënd njeriu nuk e njeh në atë mënyrë sic njeh vetveten. Dicka të përafërt me atë që the ti Zog thotë Sarteri tek “Neveria”. Në një moment personazhi kryesor, I cili ishte një njeri tërësisht I vetmuar, po shihte veten në pasqyrë dhe nuk gjente pikë kuptimi në fytyrën e vet. Sipas tij cdo fytyrë kishte një kuptim, ndërsa e vetja jo, dhe kjo sepse të gjithë e shohin veten nga mënyra se si u duken të tjerëve,ndërsa ai vetë ishtë I vetmuar, ishte I shkëputur nga të gjithë njerëzitdhe nuk kishte askënd që t’I shërbente si pasqyrë.
    Nejse, ideja prej nga niset Sarteri për të dalë në këtë pikë është mjaft e gjate, por eshtë e qartë se, vec të tjerash, faktori social është mjaft I rëndësishëm për formimin e personalitetit të njeriut. Madje mund të thuash se personaliteti krijohet në shoqëri. Edhe “Robinson Kruzo” I vetëm në ishull, krijoi një shok imagjinar për të mundur të shohë vetveten të reflektuar në të. Në të vërtetë është mjaft e vështirë të përcaktosh se kush je ti në vetvete dhe nëse në jemi ata që mendojmë ne se jemi apo nëse jemi ata për të cilët na njëhin të tjerët. Sigurisht që secili ka pjesën e vet të gabueshmërisë, por është tejet e vështirë, dhe nuk ka kush t’a ndaj ku gabon njëri dhe ku ka të drejtë tjetri. Në fakt pyetja “kush jam unë” është nga pyetjet më tronditëse për njeriun, përgjigjen e të cilës mund t’a gjesh ndoshta vetëm në varr. Akoma renditen si perla të urtësisë fjalër e prera të Sokratit të lashtësisë: [*]"Njeri, njih vetveten".
     

Shpërndajeni këtë faqe