Pse qajne Bebet ...

Diskutime tek 'Shkenca' filluar nga Hektor12, 4 Jun 2015.

  1. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    JA PERSE QAJNE BEBET!

    Një fëmijë i vogël qan kur diçka nuk shkon mirë, pasi kjo është vetmja mënyrë për të kërkuar ndihmë.
    Bebet qajne kur jane të uritur, të ndotur, të vetmuar, jo rehat, ose kur kane frikë.
    Bebet mund të jene sëmurë; nga mënyra e të qarit ndryshon dhe ekzaminimi nga mjeku që mund të zbulojë natyrën e sëmundjes.
    Kolikat abdominale (dhimbjet e barkut) ndonjëherë quhen dhe “kolikat tremujore”, pasi rrallë vazhdojnë pas moshës 3 muajshe.
    Kriza e laktacionit tek nëna, kërkesa e femijes për qumësht rreth moshës 2-3 muaj, përkohësisht e tejkalon sasinë e qumështit të prodhuar nga gjiri i nënës, prandaj bebet kanë nevojë të vendosen në gji më shpesh. Rekomandohet që i femija të vendoset në gji më shpesh, sesa të kalohet në ushqyerje me qumësht artificial.

    [​IMG]
     
  2. Sahit Rexhepi Keca

    Sahit Rexhepi Keca Valoris scriptorum

    kur ti shohin Prinderit duke u Puthur
     
  3. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    hahahahahh .....
     
  4. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Bebet qendrojne nente muaj ne barkun e nenes. 40 jave.

    Gjate ketij qendrimi organet e tyre pergatiten per t'ju adaptuar nje ambjenti te ri i cili eshte krejtesisht i panjohur per ta. Pavaresisht nga kordoni i cili i ushqen ata me ajer dhe ushqim, mushkrite e tyre jane te mbushura me lengje amniotike. Procesi i lindjes eshte traumatizues per nenen po aq sa eshte edhe per bebin. Ai kalon nga nje vend i lagesht dhe ujor ne nje vend te thate. Nuk ka moment me te ankthshem se sa momenti kur bebi leshon qarjen e pare. Mjeku qe pret femijen e dirigjon ate drejt tryezes se reanimacionit dhe me ane te nje pompe i nxjerr nga goja dhe hundet lengjet te cilat kane zene mushkrite e tij. Gjate kesaj kohe bebi merr nje ngjyre te lehte violet dhe thithja e pare qe ai i ben ajrit i shkakton atij dhembje te madhe. Ai fillon te qaje.

    Po kaq te veshtire jane edhe muajt e pare pas lindjes. Femija vuan nga kolikat dhe dhembjet e barkut me teper per arsye te ajrit te thithur nepermjet gojes dhe hundes. Ata nuk jane te mesuar me kete lloj menyre oksigjenimi dhe fryrjet ndodhin nga bulezat e ajrit te thithur. Shpeshhere ata duhet te mbahen ne pozicion te tille qe ata te leshojne gazrat nga goja. Burping process.

    Ne qofte se nje beb lind prematur atehere ai mbahet ne tip inkubatoresh te cilet ne nje fare menyre simulojne barkun e nenes. Temperatura dhe lageshtia jane te kontrolluara.

    Nqs ne mendojme se planeti yne eshte muaji i tete i periudhes se gjestasionit te bebit atehere ajo qe sherben si barku i nenes per te mbajtur njerezit brenda eshte pikerisht nje lloj tavani (dome) qe krijon te njejtat kushte si nje inkubator.

    Nqs ti kerkon te dalesh prej ketej me zorr per te hasur nje bote e cila eshte e rezervuar vetem per ata qe mund t'a perballojne ate "shpirterisht - fizikisht" atehere te pret vdekja e sigurte. Sepse organet tona jane te zhvilluara vetem per kete stad. Jo ate te mepasshmin.


    Elle
     

Shpërndajeni këtë faqe