Pse vdesim?

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga Aki, 26 Aug 2015.

  1. Aki

    Aki Paint It Black

    Te vdesesh eshte nje ves bujar qe nenkupton se ti liron dhe hap nje vend per nje qenie te re, por shoqeria jone na ka edukuar te mendojme se te vdesesh eshte dicka e tmerrshme, thote Alan Watts.
    Nje video e bukur e perpiluar me fragmente nga filma te bukur qe nxjerrin ne pah kendveshtrime mbi kete dukuri ne prapavije me filozofine e Alan Watts...



    Sa pajtoheni me kete filozofi?
     
    Alephh, hurtlocker and Solaris like this.
  2. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Eshte egoizem, i paster dhe qe eshte i vertete per pothuajse te tere gjallesat ne Toke, ose te pakten per te tera ato qe me shkojne mua ndermend. Cdo gjallese, ne rastin tipik dhe te pergjithshem do te vendose perhere jeten e vetvetes mbi ate te nje gjallese tjeter. Mishngrenesit jane rasti klasik i perdorimit te nje gjallese tjeter si ushqim qe ne menyre poetike mund te quhet "Ti do te vdesesh qe une te jetoj". Nje tjeter forme eshte instikti i shume kafsheve qe mbysin dhe vrasin te vegjlit e species se vet, pervecse kur keta jane te vegjlit e vet. Rasti me klasik i kesaj sjellje jane luanet.

    Fatmiresisht, te tere nje dite do te vdesim dhe deri me tashti ky eshte nje fakt universal. Nuk eshte zbuluar asnje strukture ne Univers qe te jete e pavdekshme, te pakten ne kuptimin klasik dhe popullor te fjales.
     
    Seyfert and hurtlocker like this.
  3. Aki

    Aki Paint It Black

    Zinxhiri ushqimor ka pasur perhere hierarki por eshte edhe cikel asnje qenie nuk eshte superiore, por ushqimi tek ata vjen neenyre instinktive
    Eh tek ne pak ndryshon, ne kemi uri per me shume se ushqimi dhe nuk eshte vetem instinkt :)
     
    hurtlocker likes this.
  4. Universal

    Universal AnonymouS

    Vajllahi keto jane punet e Zotit...
     
    Qika_Ks and hurtlocker like this.
  5. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Mua me duket sikur eshte me i rafinuar dhe me i komplikuar per te vetmen arsye se jemi ne gjendje te thurim instiktin me ane te inteligjences. Por ne thelb, procesi i vdekjes eshte i tmerrshem sepse po i tille eshte edhe per kafshet. Ne kur nuk duam te vdesim nuk eshte se nuk duam te vdesim ngaqe mendojme per dike qe i zeme apo jo vendin. Thjesht nuk duam te vdesim, pa e ditur fare pse-ne. Ka nje horror te brendshem nga vdekja dhe une mendoj se pikerisht ky horror eshte ajo cfare perpiqet te sqaroje filozfia e Watts si dicka qe ne fund te fundit nuk eshte ndonje gje qe e jashtezakonshme. Filozofia e tij ben te prekshme dhe te asimilueshme nga inteligjenca jone mizerabel njohurine se vdekja ne fakt eshte gjeja me natyrore ne Natyre.

    Ose, ne alternative te shpjegimit qe ofron Watts, mund te perdoret klasiku, me ane te Zotit, dhe i vihet kapak kollaj kesaj pune. :D
     
  6. Aki

    Aki Paint It Black

    Mbase kemi frike nga vuajtjet dhe dhimbja, se kshu po vdiqe pernjeheresh ske kohe te mendosh oke dhe mbaroi DONE :D
    Nje tjeter arsye do ishte...fetaret qe kane frike te vdesin se mos shkojne ne ferr, apo mosbesimtaret qw do vdesin e do perfundoje gjithcka, do ndeshen me nje ASGJE
     
    Solaris likes this.
  7. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Per mua ne formen e nje holobionti :p , jeta (dhe sa per ate pune edhe Universi) ka filluar kur linda dhe do te mbaroje kur te vdes. Nuk ushqej iluzione dhe as frikera te kota ne lidhje me kete gje dhe jam shume rehat dhe ne paqe me veten me kete ide dhe prospekt. Por mbase per te kuptuar realisht pse-ne, mund te duhet te ridefinojme fjalen 'vdekje'. We are all made of stardust. -- Carl Sagan
     
  8. Aki

    Aki Paint It Black

    Yeah, lexova diku qe thoshte jemi aq te vjeter sa dhe vete Universi, nga qe materja nuk zhduket por vetem ndryshon forme :D
     
  9. gurax

    gurax Pan ignoramus

    ... dhe nuk ka te beje shume me aftesine tone per te ruajtur te pandryshuar informacionin gjate tranziteve te njeres forme ne tjetren.
    E qe ketu, nese ne jemi aq te vjeter sa dhe vete Universi, dhe Universi vete eshte 'timeless', me rregullen e treshit, edhe ne jemi te tille! Por kjo eshte nje ide disi e rrezikshme per te flirtuar me te, apo jo? Minimumi rabinet... le te themi qe nuk do jene dakord. :D
     
  10. Mirabel

    Mirabel Locus omnem

    Per aq kohe sa vdekje eshte selektive dhe jo e drejte ne perzgjedhje ath egoizmi do ekzistoj.
     
  11. dev

    dev Forumium maestatis

    KJo tem eshte e pa fund fjala permblethse eshte fjala qe ka permendur Universal me lar keto jane [PUNET E TE MADHIT ZOT ] :)
     
    Eléonoré likes this.
  12. hurtlocker

    hurtlocker Valoris scriptorum

    kush e eprcakton eshte apo jo e drejte??? :)
     
  13. Mirabel

    Mirabel Locus omnem

    nese do kishte nje rend numerik po...fakti qe ska e ben te padrejte!
    por nese do e shohim nga ana teologjike padiskutim qe vlen shprehja " kjo jete eshte e genjeshter dhe si rrjedhoje Vdekja eshte e verteta!"
     
  14. hurtlocker

    hurtlocker Valoris scriptorum

    :) si miks substancash qe jemi kimike nuk vdesim kurre....perberesit tane pas vdekjes mbeten ne natyre.... vec ndryshojm forme.
     
    -Zana- likes this.
  15. Mirabel

    Mirabel Locus omnem

    flasim per fiziken, te prekshmen....shpirti asnjehere nuk eshte vertetuar qe jeton...thjesht mite
     
    gurax likes this.
  16. hurtlocker

    hurtlocker Valoris scriptorum

    e megjithate egziston....fakti qe ti ke keto dyshime, pikepyetje demostrojn se ke shpirt.... :)
     
  17. Universal

    Universal AnonymouS

    Njerezit jetojne per te vdekur!
     
    oksana likes this.
  18. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Nese njerezot jetojne per te vdekur, nese vdekja eshte cfare duam te arrijme, pse mos hidhen te tere tani nga nje tarace pallati dhe te mos vuajne kaq shume dhe e realizojne menjehere qellimin e jetes?
     
    Mirabel likes this.
  19. hurtlocker

    hurtlocker Valoris scriptorum

    sespe jeta ka kursin dhe llogjiken e saj...te mire percaktuar nga Krijuesi :)...qe krijon edhe ateistet ;)
     
  20. Aki

    Aki Paint It Black

    Po ata qe bejne vetvrasje?
     

Shpërndajeni këtë faqe