Pse vdesim?

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga Aki, 26 Aug 2015.

  1. hurtlocker

    hurtlocker Valoris scriptorum

    gjithsesi me vjen keq nqs diskutimi mori zjarr dhe kerkoj ndjese.
    quajm budalla po deshe, do e pranoj pa fjale, por kur nje 20 vjecar shperndan ide qe jeta ska kuptim e duhet te vdesim, un ndihem i pasigurt. deformim profesional.
    margaret thatcher thosh "ruaju nga mendimet se ato behen fjale, e fjalet behen veprime..."
     
  2. Aki

    Aki Paint It Black

    mire mthuj kush o 20vjecari ktu se mbete duke e permend :D

    sa per budalla, eshte nje shprehje nga Alice in Wonderland:
    Have I gone mad?
    I'm afraid so, you are completely bonkers, but let me tell you one thing, all the best people are

    Tani mos e verteto te kunderten e kesaj :p
     
    hurtlocker likes this.
  3. hurtlocker

    hurtlocker Valoris scriptorum

    ahahahhaha shejtan :) ti te rraf por per para te jep te lexosh 50 hijet e grise...dmth te mbush mebndjen se eshte sofistikated mor ta marrsha :p
    :hidhu::p:cool:
     
  4. Aki

    Aki Paint It Black

    :p
     
    hurtlocker likes this.
  5. hurtlocker

    hurtlocker Valoris scriptorum

    "the more i study science the more i believe in God"

    “I’m not an atheist and I don’t think I can call myself a pantheist. We are in the position of a little child entering a huge library filled with books in many languages. The child knows someone must have written those books. It does not know how. It does not understand the languages in which they are written. The child dimly suspects a mysterious order in the arrangements of the books, but doesn’t know what it is. That, it seems to me, is the attitude of even the most intelligent human being toward God.”

    "I want to know how God created this world. I'm not interested in this or that phenomenon, in the spectrum of this or that element. I want to know His thoughts, the rest are details."

    Albert Einstein
     
    Alephh likes this.
  6. katsune

    katsune cherry blossom

    sa per informacion te pergjithshem, ngaqe kam vene re qe shpesh here spekullohet sipas qejfit (dhe jo vetem ne kete forum) ne lidhje me theniet dhe idete e Einstein, per Einstein Zoti=Natyra, pra ai e shikonte zotin ne pikeveshtrimin spinozian te ceshtjes, Deus sive Natura. Zoti per Einstein nuk ishte ajo qenia e mbinatyrshme antropomorfe qe fete monoteiste i atribuojne aftesine per te krijuar gjithcka e per te vendosur mbi gjithcka.

    ne lidhje me temen, pyetjes ne fjale "Pse vdesim?" mund t'i pergjigjem vetem nga pikepamja e paster biologjike-fiziologjike, duke qene se procesi i vdekjes eshte i lidhur ngushte me ate te plakjes. dhe teorite mbi procesin e plakjes jane te shumta, por nje gje eshte e sigurte, plakja dhe vdekja jane fakte. ama ne kete rast tema do duhej te vendosej ne nenforumin e shkences, sepse nga pikepamja filozofike per mua nuk ka asnje kuptim nje pyetje e tille dhe do ishte thjesht nje proces kunderproduktiv arsyetimi apo filozofia mbi vdekjen. ne thelb gjallesat nuk vdesin per altruizem ndaj botes dhe gjallesave te tjera, por vdesin sepse keshtu dikton natyra.
    qe te trajtohej nga pikepamja filozofike, pyetja duhej te ishte "Pse jetojme?" :)
     
    Alephh, gurax and hurtlocker like this.
  7. Aki

    Aki Paint It Black

    Nuk e di sa e pe videon, mbase dhe une gabim e kam formuluar titullin, jo pse jetojme por ceshtja ishte Alan Watts shpjegon arsyen qe vdesim qe nuk duhet te jete aq e frikshme dhe te jete me e pranueshme nga shoqeria njerezore, ketu qendronte tema :)
     
    hurtlocker likes this.
  8. hurtlocker

    hurtlocker Valoris scriptorum

    1- e vertete....pika nr 2 qe solla e einstein, tregon pikerisht qasjen e baruch spinozes. domethenja ehste se nuk mohojne Zotin edhe pse jan shkencetar e mendimtare te lire, pra qe egzistencen e Zotit e arrijn si konkluzion i mendimit te tyre te lire, mendim qe ishte i afte te sfidonte cdo paragjykim apo dogme. rrjedhimisht. deshmia e tyre ishte "sopra partes"

    2- pse jetojme :) .... sepse ejtojme, sepse na eshte dhuruar privilegji i embel te marrim frye e sduhet cuar dem :)
     
  9. katsune

    katsune cherry blossom

    e kisha kuptuar Aki :) dhe ne ate rrjedhe iu pergjigja ceshtjes qe shtronte Alan Watts :) dhe jam dakord qe te mos behet "gogol" dhe tabù ceshtja e vdekjes, por nuk e shoh te nevojshme ta besh te pranueshme me ngushellime altruiste gjysem mashtruese komplet ne kontrast me sjelljen egoiste te njeriut kur eshte ne jete. thjesht behet e pranueshme duke e pranuar si fakt natyror.
     
    Balahk likes this.
  10. katsune

    katsune cherry blossom

    ne fakt per mua ne lidhje me cfare kane shprehur, si Spinoza po ashtu dhe Einstein ishin ateiste te paster. por nejse, kjo eshte ceshtje tjeter qe nuk ka shume lidhje me temen...
     
    gurax likes this.
  11. hurtlocker

    hurtlocker Valoris scriptorum

    ...ishin kontestues te religjioneve zyrtare....por jo ateiste.
    pranojne zotin ne nje forme ..por se mohojne....

    `dhe ateizmi eshte ok, kur nuk eshte nihilist ndaj vlerave universale te njerzimit.....

    [​IMG]
     
    Lisa likes this.
  12. Lisa

    Lisa Moderator Anëtar i Shtabit

    KY PERSON eshte njeriu me SHEMBULL qe kam pare ndonjehere...E adhuroj ne cdo gje te tijen..Kam pasur nderin te ndjek nje meshe te TIJ..vertet eshte MADHESHTOR ..E meriton kete STATUS qe ja ka dhene ZOTI!
     
    Dreamer and hurtlocker like this.
  13. hurtlocker

    hurtlocker Valoris scriptorum

    ke te drejte,...vec per guximin qe ka pas te bej nje deklarate te tille....
    ulet ne mensen e nepunsve te vatikanit, merr tabakan dhe ha si secili prej tyre....
     
    Lisa likes this.
  14. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    Pse mendoni per vdekjen ? Jetoni kete copez jete pa mllefe e pishmane dhe mos mendoni dicka qe se keni idene si do jete.
     
    Dreamer, hurtlocker and Balahk like this.
  15. odeon

    odeon Forumium maestatis

    Me kujtohet nje shprehje e Aishtajnit ne s'gabohem; asgje nuk humb, thjesht ajo tjetersohet ne nje forme apo trajte tjeter. ( e thashe kete mbase nga natyra optimiste qe kam)
     
    Dreamer and hurtlocker like this.
  16. Alephh

    Alephh Valoris scriptorum

    Dukuria e metempsikozes...ideja e rimisherimit ne forma te ndryshme..
     
    hurtlocker likes this.
  17. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    Kot e kemi bere kete zakon. Une them te mos vdesim me.

    Me interesante mbaso do te ishte pyetja se pse kemi lindur. Qe gjithsesi askush s'do te kishte dot nje pergjigje, te sakte.

    Une pyetjes se pse puthim, do t'i pergjigjesha se e bejme per te "vdekur" disa caste...
     
    Alephh and Balahk like this.
  18. Qika_Ks

    Qika_Ks Forumium praecox

    Si nuk e din arsyjen e krijimit tend ?
     
  19. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    pse i krijimit tend kush eshte?

    Naten e mire te gjitheve. S'po rri dot me ulur sepse kam qene ne kembe gjithe diten dhe tani dua te shtrihem.
     
    Dreamer likes this.
  20. Alephh

    Alephh Valoris scriptorum

    Privilegj "i embel"?
    A nuk mendoni se eshte relativ my vleresim?
    Do te pranoja me kenaqesi mendimin: " Na eshte dhene fryma, pse mos shohim pozitiven tek ekzistenca jone...etj.",por kurrsesi nuk do e absolutizoja ekzistencen tone "privilegj i embel".
    Jam me shume ekzistencialiste ne kete pike. "Ekzistenca eshte domosdoshmeri"
     
    hurtlocker likes this.

Shpërndajeni këtë faqe