Psikolog të njohur dhe thëniet e tyre .

Diskutime tek 'Psikologjia' filluar nga Sweety, 26 Mar 2011.

  1. Sweety el

    Sweety el Idhtar i forumit

    FROJD, Zigmund (FREUD, Sigmund),

    psikolog dhe psikiatër austriak. Themelues i psikanalizës. Nga viti 1932
    profesor në Vjenë, kurse në vitin 1928 për shkak të hitlerianëve
    emigroi. Teoria e tij mbi jetën psikike ndi-koi jo vetëm në zhvillimin e
    psikologjisë (Adleri, Jungu e tjerë), por me modifikime të ndryshme dhe
    korrektura të shumta është e pranishme edhe në disa teza filozofike
    deri në kohën tonë (E. Fromi, H. Markuze e tjerë), ndonëse vetë Frojdi
    refuzonte vendosmërtisht që t'i atribuohet çfarëdo intence filozofike
    koncepcionit të tij «natyror-shkencor». Nocioni i nënvetëdijes është
    kategori fundamentale e psikanalizës së tij. Duke konsideruar se baza e
    tërë jetës është në sferën e cila është krijuar duke prapsur instinktin
    (para së gjithash ate libidinoz) në sferën e nënvetëdijes, ai pohon se
    pikërisht kjo sferë qenësisht përcakton të gjitha aktet tona të
    vetëdijshme. Të prapsurit, mosplotësimi i kënaqësisë së plotë të
    instinkteve seksuale rezulton me neuroza të ndryshme, ekscese
    patologjike, gabime në shkrim dhe në të folur e tjera. Zbulimi i sferës
    së nënvetëdijshme, që i takon Frojdit, pa-raqet një zbulim
    jashtëzakonisht të rëndësishëm, relevant sidomos për shpjegimin më të
    thellë të disa feno-meneve jo vetëm psikike por edhe të përgjithshme
    kulturore.


    Me zmbrapsjen e instinktit libidinoz në të vërtetë nuk krijohen medoemos
    neurozat: në manifestimet e sub-limuara të instinktit të paplotësuar
    shfaqet për shembull arti. Artisti kryesisht, për shkak të nevojave të
    fuqishme instinktive është i paaftë të gjendet në realitetin praktik:
    andaj i drejtohet botës së imagjinatës dbe në të gjen kompensimin për
    plotësimin e drejtpërdrejtë të dëshirave të veta. Nga kjo botë fiktive e
    artit nuk është larg shpeshherë rruga deri te neurozat. Mirëpo artisti
    me anën e mekanizmit mbrojtës, domethënë rne anën e aftësive të
    sublimimit - ndonëse ka pësuar disfatë në jetë dhe e ndien veten të
    vetmuar - prapëseprapë gjen ngushëllim në faktin se u ofron ngushëllim
    joartistëve. Ndërkaq, bukuria në vetvete nuk u takon qëllimeve të
    drejtpërdrejta të artistit: për të pikërisht janë të rëndësishme
    problemet jetësore; bukuria i shërben vetëm si armë për mbrotje dhe për
    lehtësimin e vështërsive. Neurotikët nuk e kanë këtë armë, kështu që u
    bëhet «e pamundur rruga në realitet».


    Në ëndrrat si dhe në religjionet dhe mitet manifestohet gjithashtu bota e
    dëshirave të parealizueshme, të prapsura. Gjithë simbolika që krijohet
    pikërisht për shkak të censurës dhe të pamundësisë që të shfaqen
    drejtpër-drejt impulset libidinoze (këta censorë nuk flenë as në kohën e
    ëndrrave) mund të kuptohet duke i reduktuar në format e veta të
    pacensuara. Shpjegimet e ëndrrave zbulojnë dëshirat dhe qëllimet
    sekrete, madje edhe atëherë kur iluzorisht duken se janë,të karakterit
    të kundërt.


    Impulsi themelor dhe thelbi i gjithë mësimit të Frojdit si dhe i një
    serie veprash teorike të jashtëzakonshme të tij qëndron në synimin e tij
    që sa më shumë të eliminohet censura e përhershme, e cila pengon të
    shprehurit e lirë të impulseve, që këta të depërtojnë pa pengesa nga
    burgjet e tyre, që të shprehet në mënyrë autentike njeriu i vërtetë,
    burimor dhe jo i rremë dhe hipokrit, që në asociacionin e drejtpërdrejtë
    të zbulohen gjurmat e veprimeve jonjerëzore të njeriut. Andaj metoda
    fundamentale e shërimit psikanalitik qëndron në faktin që duke i bërë të
    vetëdijshme elementet e ndryshme nga nënvetëdija që shfaqen te pacienti
    (shpesh për shembull edhe në format simbolike në ëndrra), të zbulohen
    shkaqet e vërteta të neurozave me anën e asociacioneve të lira dhe
    nëpërmjet bisedave. Teoria e tij mbi Egon, mbi kompleksin e Edipit, mbi
    ëndrrat, mbi shkaqet e ndryshme të pervezioneve, mbi krijimin dhe
    përjetimin e artit, shpjegimi i tij i totemit dhe i tabusë, si dhe një
    seri e tërë tezash mbi strukturën psikike dhe sociale të popujve
    primitivë, patën (dhe në një masë të caktuar kanë edhe sot) ndikim
    jashtëzakonisht të madh në shumë vazhdues dhe popullarizatorë të
    psikanalizës në gjithë botën dhe në fusha të ndryshme shkencore (nga
    psikologjia, psikiatria deri te sociologjia, estetika dhe filozofia e
    kulturës). Ndërkaq, sot njëkohësisht provohet edhe një seri e tërë e
    njëanshmërive dhe i tezave joshkencore, të ndera dhe të pavërtetuara dhe
    i teprimeve plauzibile me të cilat, duke reduktuar tërë jetën në
    elementet e instinkteve libidi-noze, janë të pasura veprat e Frojdit. Të
    gjitha kryeveprat e Frojdit janë përkthyer në serbokroatishte, sidomos
    në «Odabrana dela Sigmunda Frojda», Matica Srpska, në VIII vëll.: I
    Psihopatologija svakodnevnog zivota; II Lfvod u psihoanaJizu; III
    Dosetka i njen odnos prema nesvesnom; IV O seksuainoj teoriji; Totem i
    tabu; V Iz kulture i umetnosti(Sumanutost i snovi u Gradivi V. Jensena;
    Jedna uspomena iz detinjstva Leonarda da Vinci-ja; Mikelandelov Mojsije;
    Dostojev-ski i oceubistvo; Nelagodnost u kultu-ri); VI Tumaëenje snova
    I; VII Tuma-denje snova II; VIII Autobiografija; Nova predavanja za
    uvodenje u psi-hoanalizu.
    FROJD, Zigmund (FREUD, Sigmund), psikolog dhe psikiatër austriak.
    Themelues i psikanalizës. Nga viti 1932 profesor në Vjenë, kurse në
    vitin 1928 për shkak të hitlerianëve emigroi. Teoria e tij mbi jetën
    psikike ndi-koi jo vetëm në zhvillimin e psikologjisë (Adleri, Jungu e
    tjerë), por me modifikime të ndryshme dhe korrektura të shumta është e
    pranishme edhe në disa teza filozofike deri në kohën tonë (E. Fromi, H.
    Markuze e tjerë), ndonëse vetë Frojdi refuzonte vendosmërtisht që t'i
    atribuohet çfarëdo intence filozofike koncepcionit të tij
    «natyror-shkencor». Nocioni i nënvetëdijes është kategori fundamentale e
    psikanalizës së tij. Duke konsideruar se baza e tërë jetës është në
    sferën e cila është krijuar duke prapsur instinktin (para së gjithash
    ate libidinoz) në sferën e nënvetëdijes, ai pohon se pikërisht kjo sferë
    qenësisht përcakton të gjitha aktet tona të vetëdijshme. Të prapsurit,
    mosplotësimi i kënaqësisë së plotë të instinkteve seksuale rezulton me
    neuroza të ndryshme, ekscese patologjike, gabime në shkrim dhe në të
    folur e tjera. Zbulimi i sferës së nënvetëdijshme, që i takon Frojdit,
    pa-raqet një zbulim jashtëzakonisht të rëndësishëm, relevant sidomos për
    shpjegimin më të thellë të disa feno-meneve jo vetëm psikike por edhe
    të përgjithshme kulturore.


    Me zmbrapsjen e instinktit libidinoz në të vërtetë nuk krijohen medoemos
    neurozat: në manifestimet e sub-limuara të instinktit të paplotësuar
    shfaqet për shembull arti. Artisti kryesisht, për shkak të nevojave të
    fuqishme instinktive është i paaftë të gjendet në realitetin praktik:
    andaj i drejtohet botës së imagjinatës dbe në të gjen kompensimin për
    plotësimin e drejtpërdrejtë të dëshirave të veta. Nga kjo botë fiktive e
    artit nuk është larg shpeshherë rruga deri te neurozat. Mirëpo artisti
    me anën e mekanizmit mbrojtës, domethënë rne anën e aftësive të
    sublimimit - ndonëse ka pësuar disfatë në jetë dhe e ndien veten të
    vetmuar - prapëseprapë gjen ngushëllim në faktin se u ofron ngushëllim
    joartistëve. Ndërkaq, bukuria në vetvete nuk u takon qëllimeve të
    drejtpërdrejta të artistit: për të pikërisht janë të rëndësishme
    problemet jetësore; bukuria i shërben vetëm si armë për mbrotje dhe për
    lehtësimin e vështërsive. Neurotikët nuk e kanë këtë armë, kështu që u
    bëhet «e pamundur rruga në realitet».
    Në ëndrrat si dhe në religjionet dhe mitet manifestohet gjithashtu bota e
    dëshirave të parealizueshme, të prapsura. Gjithë simbolika që krijohet
    pikërisht për shkak të censurës dhe të pamundësisë që të shfaqen
    drejtpër-drejt impulset libidinoze (këta censorë nuk flenë as në kohën e
    ëndrrave) mund të kuptohet duke i reduktuar në format e veta të
    pacensuara. Shpjegimet e ëndrrave zbulojnë dëshirat dhe qëllimet
    sekrete, madje edhe atëherë kur iluzorisht duken se janë,të karakterit
    të kundërt.


    Impulsi themelor dhe thelbi i gjithë mësimit të Frojdit si dhe i një
    serie veprash teorike të jashtëzakonshme të tij qëndron në synimin e tij
    që sa më shumë të eliminohet censura e përhershme, e cila pengon të
    shprehurit e lirë të impulseve, që këta të depërtojnë pa pengesa nga
    burgjet e tyre, që të shprehet në mënyrë autentike njeriu i vërtetë,
    burimor dhe jo i rremë dhe hipokrit, që në asociacionin e drejtpërdrejtë
    të zbulohen gjurmat e veprimeve jonjerëzore të njeriut. Andaj metoda
    fundamentale e shërimit psikanalitik qëndron në faktin që duke i bërë të
    vetëdijshme elementet e ndryshme nga nënvetëdija që shfaqen te pacienti
    (shpesh për shembull edhe në format simbolike në ëndrra), të zbulohen
    shkaqet e vërteta të neurozave me anën e asociacioneve të lira dhe
    nëpërmjet bisedave. Teoria e tij mbi Egon, mbi kompleksin e Edipit, mbi
    ëndrrat, mbi shkaqet e ndryshme të pervezioneve, mbi krijimin dhe
    përjetimin e artit, shpjegimi i tij i totemit dhe i tabusë, si dhe një
    seri e tërë tezash mbi strukturën psikike dhe sociale të popujve
    primitivë, patën (dhe në një masë të caktuar kanë edhe sot) ndikim
    jashtëzakonisht të madh në shumë vazhdues dhe popullarizatorë të
    psikanalizës në gjithë botën dhe në fusha të ndryshme shkencore (nga
    psikologjia, psikiatria deri te sociologjia, estetika dhe filozofia e
    kulturës). Ndërkaq, sot njëkohësisht provohet edhe një seri e tërë e
    njëanshmërive dhe i tezave joshkencore, të ndera dhe të pavërtetuara dhe
    i teprimeve plauzibile me të cilat, duke reduktuar tërë jetën në
    elementet e instinkteve libidi-noze, janë të pasura veprat e Frojdit. Të
    gjitha kryeveprat e Frojdit janë përkthyer në serbokroatishte, sidomos
    në «Odabrana dela Sigmunda Frojda», Matica Srpska, në VIII vëll.: I
    Psihopatologija svakodnevnog zivota; II Lfvod u psihoanaJizu; III
    Dosetka i njen odnos prema nesvesnom; IV O seksuainoj teoriji; Totem i
    tabu; V Iz kulture i umetnosti(Sumanutost i snovi u Gradivi V. Jensena;
    Jedna uspomena iz detinjstva Leonarda da Vinci-ja; Mikelandelov Mojsije;
    Dostojev-ski i oceubistvo; Nelagodnost u kultu-ri); VI Tumaëenje snova
    I; VII Tuma-denje snova II; VIII Autobiografija; Nova predavanja za
    uvodenje u psi-hoanalizu.
  2. Sweety el

    Sweety el Idhtar i forumit

    Inteligjenca emocionale

    Mendimet konstruktive dhe inteligjenca emocionale

    Dy sisteme te mendimit:
    Qdo person e ka mënyrën e tij te shprehjes se botës qe e rrethon dhe këtë
    mundohet ta dirigjoj ne mënyrën me te mirë.
    Ne përgjithësi,te gjithë mundohemi qe te ndihemi mirë së pari me vetveten e pastaj
    me te tjerët dhe te arrijme te mira dhe objektive qe na paraqiten ne jeterat tona.
    Për këtë ne i shfrytezojme dy sisteme te mendimit:atë racional dhe experiencial

    Ne sistemin racional funksiojne rregulla te vedijes,logjikes etj.Është sistem qe e shfrytezojme
    p.sh. për te bërë kalkulime matematikore.

    Ne sistemin eksperiencal bazohet ne eksperiencat jetësore,ne paragjykimet,ne shpejtesi,thjesht
    dhe është i lidhur me emocionet dhe personalitetin.
    Inteligjenca eksperienciale bazohet ne ato mendime te cilat na vien ne mënyrë automatike para
    çdo ngjarje te jetës sone,dhe ne mënyrë me te përgjithshme e sheh botën,vetevehten tënde dhe te tjerët
    te mësuar qe nga femijeria dhe i ka larguar nga jeta jonë eksperiencat e qe janë
    pjesë e mënyrës ne te cilën jemi.
    P.sh."Mendoj se nuk mundem ti besoj askujt" apo "Mendoj se ne thellesi bota është e mirë"

    Këto mendime munden te jenë konstruktive dhe destruktive.
    Janë konstruktive kur na ndihmojne te arrijme gjërat qe i dëshirojmë dhe na largojne
    shqetësimet emocionale dhe janë destruktive ne mënyrën e kundërt
    P.sh.Nëse dikush mendon se nuk e kontrollon jetën tuaj,qe është një rrumbullak
    i fatit tënd dhe kjo nuk ju jep asgjë te mirë,ka shumë gjasa qe te demtojne ndjenjat e veta
    dhe lumturine e tyre dhe qe në fund pesojne ndonjë sulm emocional sikurse "Depresioni"
    Kush mendon se asgjë e keqe nuk ju ndodhë dhe se në fund të gjitha problemet do të zgjidhen vet pa
    bërë asgjë
  3. Sweety el

    Sweety el Idhtar i forumit

    Mënyrat për të qenë te lumtur

    T'i besosh vetvetes. Të vështrosh me optimizëm ngjyrat e jetës. Të
    reagosh me energji ndaj tatëpjetave të jetës. Me fjalë të tjera të
    zhvillosh jetën pozitive të karakterit vetjak. Gjithë lumturia qëndron
    këtu dhe në pjesën më të madhe është në duart tona, mjafton të dish ta
    presësh.

    1. Mos u kap me fatin

    Sa herë të ka ndodhur të mendosh: "jam vërtet pa fat, asgjë s'shkon siç
    duhet". Sigurisht jeta e çdokujt është gatuar me cikle pozitive dhe
    negative, por beso se nuk ka fat të keq. Mënyra me të cilën përballon
    problemet e përditshme varet mbi të gjitha nga karakteri ynë. Është më
    shumë një çështje mendore, duhet të bindësh vetveten që fati varet nga
    ti dhe askush tjetër. Mos humb kohë duke pyetur veten: "Përse më ndodh
    mua". Përkundrazi, mënyra më e mirë për të përballur problemet është të
    shikosh përpara. Pra, të përqendrosh vëmendjen drejt zgjidhjes së
    problemit.

    2. Rreziko gjithmonë, jep maksimumin

    Në qoftë se angazhohesh gjysma-gjysma, me iluzionin që t'i shpëtosh
    vështirësive dhe të kesh një jetë më komode, atëherë dhe lumturia jote
    do të jetë e përgjysmuar. Është njësoj si të shmangesh një pjesë të
    rëndësishme të jetës, nga frika se mund ta humbësh. Është e nevojshme të
    kesh kurajën për t'i marrë përsipër rreziqet: Sfidat janë kripa e jetës
    dhe, të fituara ose të humbura, janë të nevojshme për tu rritur dhe për
    tu bërë më i fortë. Sa më shumë do të kesh kurajën për të përballuar
    rreziqet, pra të luash "ndeshjen e jetës" si person i parë, aq më shumë
    do të ndjehesh e lumtur, sepse do të dish se ke dhënë maksimumin.

    3. Mbaj mend se kush s'jep, s'merr!

    "Pak dhe saktë". Është me të vërtetë më e mira për t'u frymëzuar, kur
    bëhet fjalë për miq. Si të sigurohesh n.q.s. do t'i kesh pranë për
    gjithë jetën? Varet vetëm nga ti. Mos prit që të vijë nga qielli dhe të
    rrijë pranë teje nëse nuk i jep asgjë si shkëmbim. Duhet të jesh e
    kujdesshme, e pranishme, t'i telefonosh, të shqetësohesh për të, ta
    dëgjosh, ta mbështesësh në momentet e vështira. Duhet të japësh po deshe
    të marrësh. Dhe një këshillë se si të shmangesh humbjen e kohës dhe të
    energjive me personat e gabuar: Pikësëpari besoji intuitës tënde, nëse
    personi kërkon të krijojë miqësi me ty dhe nuk qesh ose të përgjigjet
    brutalisht, s'meriton miqësinë tënde.


    4. Në gjërat që bën, vër ca më shumë entuziazëm!

    Studimi i një materiali që të bezdis, s'bën për ty?! Mos u zhyt në këtë
    mendim dhe mbushja mendjen vetes që mund t'ia dalësh. Duke u përkushtuar
    deri në fund mund t'ia dalësh për të arritur qëllimin tënd. E njëjta
    gjë vlen dhe për punën. Duke bërë me pasion aktivitetet e përditshme, në
    fund do të kuptosh se si ke bërë diçka edhe për ty edhe për të tjerët.
    Dembelizmi është një qëndrim pasiv dhe prej viktime ndaj botës, lumturia
    i përket atij që angazhohet me ngulm dhe vendosmëri.


    5. Zgjedh objektivin dhe përpiqu ta arrish!

    Në jetën e përditshme bëhu më shumë luftarake. Mjafton të kesh një
    synim, ta kesh përherë të frikësuar përballë vetes dhe të bësh gjithçka
    për ta arritur. Armët tuaja për t'ia dalë mbanë janë përveç ngulimit dhe
    vendosmërisë edhe frika, tërbimi, ca ndjenja negative, por që mund të
    të japin forcë.


    6. Përballoji problemet në vend që t'i shmangesh!

    Nuk duhet t'i nënshtrohesh një situate që nuk të kënaq nga frika se nuk e
    përballon dot të panjohurën. Të shmangësh problemet të bën të pasigurt
    dhe humbëse. Sa më shumë t'i shtysh aq më shumë do të shtohet stresi, sa
    të mos arrish të gjesh fillin pastaj. Në të kundërt arrin të jesh
    psikologjikisht e hekurt kur vendos rregullsi në mendje dhe përballon
    situatat duke i zgjidhur me qetësi dhe ngulm. Nuk është e vërtetë që
    lumturia do të thotë mungesë problemesh, të gjithë i kanë, vetëm që
    duhet të mësosh t'i drejtosh me një qëndrim pozitiv.


    7. Herë pas herë... Shtëpi, zyrë, pazari, fëmijët, burri...

    Angazhimi i rregullt bën mirë, po mos e lër veten të tërhiqesh nga
    automatizmat e përditshme. Jeta rrezikon të rrjedhë ditë pas dite pa e
    kuptuar as ti vetë atë që të ndodh rreth. Nganjëherë është e nevojshme
    të ndalosh dhe të reflektosh. Është e pamundur? Mundohu të bësh këtë
    ushtrim: mbaj frymëmarrjen dhe ndërgjegjësohu për trupin tënd, për
    pozicionin që je, për lëvizjet që bën. Është një çast ndërgjegjësimi për
    të mësuar për veten tënde, për të kuptuar atë që të ndodh deri në
    imtësi.

    8. Mbushu plot me energji!

    Për këtë është e nevojshme të mësosh të jesh më e çlodhur. Sot jeta
    është e furishme dhe kur je i stresuar, rreziku është të shkosh drejt
    animit. Është e nevojshme të gjendet mënyra për t'iu shpëtuar tensioneve
    të ditës apo personave që të krijojnë ankth. Si? Duhet krijuar dhe
    shfrytëzuar të ashtuquajturin "kohën e cilësisë". Pas një dite studimi
    ose pune, dëgjo muzikën e preferuar, mbështillu me aromat e një banjoje
    të ngrohtë dhe çlodhe lëkurën, bëj mesazhe shtendosëse, regjistrohu në
    një palestër dhe eksperimento meditimin.

    9. Ndrysho qëndrimin

    Të qahesh pa kaluar në aksion nuk të ndihmon për të jetuar më mirë,
    përkundrazi. Kush vazhdon të shikojë vetëm anët negative të jetës, është
    i përqendruar mbi atë që e bën më të pakënaqur. Ky është ndryshimi
    ndërmjet atij që lufton për të qenë i lumtur dhe e atij që është mësuar
    të mos kënaqet kurrë. Qetësia shpirtërore është një fitore e vërtetë,
    pra për ta arritur s'duhet hequr kurrë dorë së luftuari. Dhe kujtohuni
    që lumturia ushqen lumturinë.

    10. Bëj sport: i bën mirë edhe mendjes!

    Përveçse është i rëndësishëm për mirëqenien fizike, është provuar se
    kontribuon në një ndjesi qetësie shpirtërore. Kemi dhe një faktor tjetër
    që është shumë i rëndësishëm: të kesh një fizik të stërvitur, të fortë
    dhe reagues, shton sigurinë në vetvete. E fundit nga të mirat e sportit,
    është mundësia që të jep për të bërë shoqëri: të futesh në një
    palestër, në një kurs vallëzimi, do të thotë të kesh miq të rinj.
  4. Sweety el

    Sweety el Idhtar i forumit

    Kuptimi i jetes!

    Ne keto momente qe po ndjek ecurine e forumit, me kujtohet nje leksion i nje profesori te filozofise me studentet e vet.
    Ne dhjete rreshta,sic ka thene dikush, shpjegohet ajo qe duhen volume te tera enciklopedike per ta shpjeguar
    Shkrimi eshte i njohur nga disa prej nesh, por mendova se do te ishte me
    vlere ti hedhim te gjithe nje sy, e te mendojme seriozisht per jeten...
    Pra, profesori, per t'u shpjeguar studenteve kuptimin e jetes, mori nje
    bol (ene) qelqi, dhe ne te hodhi topa golfi, aq sa nxinte, dhe pyeti
    studentet
    -Si mendoni, a u mbush plot? - Po qe pergjigja.
    Pastaj profesori hodhi ne bol toptha te vegjel qelqi, deri sa u mbush dhe pyeti perseri
    -A u mbush plot? -Po, qe perseri pergjigja
    Ne vazhdim ai hodhi perseri ne bol rere, aq sa u mbush, dhe pyeti perseri
    -A u mbush plot? -Poooooo, qe pergjigja ne kor
    Se fundi ai hodhi edhe nje filxhan kafe.

    Dhe profesori filloi leksionin e dites...
    Ky bol(vazo) eshte vete jeta e njeriut. Topat e golfit jane gjerat e
    rendesishme ne jete: Shendeti, familja, femijet, miqte, dashuria... Jane
    gjera qe, edhe sikur te mos te kemi gje tjeter ne jete, ajo persei
    eshte plot. Topthat qelqit jane gjera te dores se dyte si: puna,
    shtepia, makina, etj.... Jane gjera qe, jane te domosdoshme per jeten,
    po jo kryesore, nuk duhet mbushur jeta vetem me ato, se s'do te kete
    vend per gjerat kryesore. Rera jane gjera te vockela, me te cilat meremi
    tere jeten, shumica te pavlera.
    Nese ne bol do te kishim vendosur rere qe ne fillim, nuk do te kshte
    vend per topat e golfit e per ata te qelqit. Keshtu edhe ne jete:
    Nese vendosni ne jete gjera te vockla e me pak interes, apo pa interes
    fare, nuk do te kete vend per gjerat e rendesishme. Vendosni prioritetet
    tuaja ne jete, meruni me gjera te rendesishme, e diferenca eshte
    vetem...rere
    Nje nga studentet, theu hestjen e pyeti per te qeshur:
    - Po kafeja c'kuptim ka?
    Dhe profesori buzegaz u pergjigj

    Sado e zene te jete jeta e jone, me gjera te rendesishme apo te kota, gjithmone ka vend per nje kafe me miqte.
  5. Sweety el

    Sweety el Idhtar i forumit

    FANTAZIA

    Njeriu pa fantazi nuk jeton dhe nuk mundet të paramendoj jeten pa atë , por ne cilen shkallë të fantazisë?
    Fantazia e njeriut për një jetë , dashuri , pasuri dhe shumë nevoja dhe
    deshira të tjera njerzore dhe personale , rritet shpesh tek njerezit.
    Femijet e vegjel nga mosha ne moshë e ndryshojn mendimin e tyre në fasntazi, do të thotë ne bazë të moshes së tyre.
    Edhe fëmijet dhe të rrituri kan deshirë të jenë heronj , të fortë , të
    shpejt , por ne fantazin e mburrjes fëmijet i permbahen prinderve si më
    të vlefshimit për ardhemrin e tyre.
    Femijet e moshes 6 vjec shembullë e llogarisin babin e tyre si një hero , njeriu më i forti ne botë , më i menquri etj etj.
    Kur realiteti nuk mirret ne doren e parë , atehere fantzaia eshtë si një
    kulminacion i grades së parë ne koken e njeriut.Kufizimi i fantazisë
    nuk mund të behet.
    Rreziku nga izolimi total ne boten e fantzisë eshtë i rrezikshem dhe dergon deri ne fund edhe ne një problem serioz psiqik.
    Shumë kan shkruar dhe komentuar për fantazinë , por askush nuk ka mundur
    të sjellë perfundimishtë një perfundim se qka dhe perse fanyazia
    lunderon ne jeten e njeriut, duke llogaritur ketu edhe pozitivitetin e
    fantazisë , por duke u mos fundosurë në boten e fantazisë.
    Realiteti eshtë qelsi kryesorë i jetes.
    Fantazia shpesh fillon nga brenesia e njererzve të rritur , kur ata
    mbajnë fshehtesi të vetat dhe qe ato fshehtesi i rrisin , aq sa edhe
    rritet fantazia ne brendesin e tyre.
    Nese mungesa e fantazis do të ishte si mungesa e vitamines C , shumë njerez do të ishin pa dhembet e tyre. ( Stig Johansson)
    Nese dallimi ne mes të fantazis dhe realitetit nuk do të kishte dallim
    të madhë , une do të isha futbollisti më i madhë i kesaj bote.
    Braktise të verteten dhe vendos për një fantazi të mirë, ndegjohet shpesh kjo fjalë nder disas njerez.
    Bota e imagjinates nuk i njef kufinjet e vetë sepse imagjinata e mbanë
    shpirtin gajllë dhe se kjo jep nganjehere edhe sherim të shpitrave të
    njerezve , mvaresishtë nga rrethanat e kerkesat e tyre shpirterore.
    Ne dallim nga realiteti , fantazia eshtë e kufizuar ne mendimet tona dhe
    shkathtesin e tonë të mendimit.Natyrisht se në matematikë gjindet
    fantazia, por kur provohet me fantazi , atehere qdo gjë behet keq.
    Ata qe kan fantazi por nuk kan dije , janë sikur një shpezë qe ka krih
    por nuk ka kembë.Nuk egziston asnjë kufi, se qka njerezit munden të
    paramendojnë kur nuk kan fantazi.
    Fantazia ndoshta edhe eshtë inteligjenc qe e kenaq vetveten., mirpo
    fantazia është një artë i tillë që akoma nuk gjindet, sepse askush nuk
    mundet të jetoj vetem në ajrë në lartesi., sepse keshtjellat e qiellit
    janë të shtrenjeta për tu ndertuar , por të lira për ti rrenuar.
    Njeriu e mori fantazin si shkembim ne mes të humorit dhe realitetit që
    ta qetesoj vetveten nga pika se ku gjindet, sepse me ndihmen e fantazis
    pushon edhe shpirti i plagosur.
  6. Sweety el

    Sweety el Idhtar i forumit

    C’është Raliteti?!


    Kur ne mendojm në jeten , vlerat e botes dhe vetëdijen e tersishme,
    kuptojmë qe egzistenca e jonë nuk eshtë e përkryer.Duke llogaritur të
    gjitha komponentet e Uneverzit , mund të jetë ashtu që aty mund të
    gjindet edhe një pikë perfundimi, por edhe pas kesoj njeriu mendon se
    jeta e jonë varet vetem si në një fije të hollë të pënit.
    Që jeta në tokë të egzistoj , duhet planetet të jenë në aq largësi nga
    dielli i cili ndriqon me rreze të forta.Planeti duhet të ketë një
    rrethëqarku rrethë diellit, e pastaj duhet të sillet rrethë boshtit të
    vetë jo aq shpejt e jo aq ngadale, e terë kjo që vetem e vetem që
    temperatura të jetë ajo e njejta dhe që rrufetë të mos ndodhin ne një
    forcë të pa pershkruar, por duhet që kjo atmoster të permban një mburojë
    që e mbron jeten nga dridhjet ultra violet të diellit.Duhet të
    egzistojë ujë dhe gjashtë lendet kryesore që ne të mbijetojmë, si ajri,
    gaznat, fosfori thartesia, etj etj,. e ne mund të pyesim veten tonë, se
    perse ne egzistojmë ne ketë formë siq jemi sot, mos vallë të gjitha keto
    mutatcione të arritura janë vetem të derguara si rastesi e një planeti,
    edhe pse ne nuk e dijm se a egziston ndoj jetë tjeter ne brendesi të
    planeteve tjera.

    Për atë arsye kur njeriu e benë një veshtrim të kesaj bote, pyet
    vetveten shpesh se ku eshtë vetdija e jonë, egzistenca dhe qellimi dhe
    qka janë ato, cka eshtë ajo qe ne trurin tonë e quajm një tru normal që
    funksionon, edhe pse ai permban lendë si substancat transmitore si
    dopamin ,serontin,melatonin,kortisol, adrenalinacetolcolin etj etj qe e
    kan kompletuar trurin tonë.
    Në trurin tonë gjinden si p.sh. endrofin dhe andrenalin që simbas
    nevojes ne edhe e prodhojmë, e nese ne do të kishim adrenalin me shumë
    se sa kerkohet nga menyra normale , atehere ne do të silleshim ne menyrë
    tjeter., e ne rast se ne kemi më teper dopamin ,atehere njeriu perfiton
    symptome psiqike , e nese kemi pak serontonin atehere njeriu eshtë
    depresiv.
    Njeriu duket të jetë i mirëkuptuar se cka eshtë normale dhe cka nuk
    është, por kjo ndryshon nga kultura në kulturë.Të i pershtatemi natyres
    ne menyrat me të mira të ndoj rrethi tjeter jo të ngjajshem me atë tonin
    ose të ndoj kulture të tjeter, do të thotë që në një perqindje ne të
    behemi si objekt kimik, sepse ne vendet e nxehta kemikaljet e trupit
    funksionojn me ndryshe se ne ato të ftohta, e për atë arsye njeriu
    mundet të thotë edhe për shkak të kaosit rrethë nesh ne disa raste ,
    psiqika e jonë i ngjanë një vije balansuese që ne duhet ti permbahemi ,
    sepse cka eshtë apo nuk eshtë normale eshtë shoqeria dhe rrethi që e
    vendosë, sepse shoqeria dhe funksioni i shoqeris eshtë një fenomen i
    kuptimit të perzier, do të thotë ka prioritetin e vetë qe e quan të
    kuptimt dhe e don si normal.

    Në bazë të statistikes, një perqindje e popullates janë shizofren,
    pastaj tre perqind të popullates kaplohen nga menyrat e ndryshme të
    psikozes ne jeten e tyre, e pastaj gjnden persona që nuk i tregojnë ose i
    fshehin shenjat e psikozes por prapë se prapë mund të kenë një segment
    të vogel të mirëqenjes duke ikur nga realiteti personal, si shembullë
    kur njeriu e ndjen veten si të ardhur nga ndoj planet tjeter, nuk është i
    pershtatshem tek rrethi , asgjë nuk perfundon mirë etj etj.Tek njerezit
    e vjeter me degjim të ulet janë reagimet e tyre aq te quditeshme sa që
    mendojnë qe cdo fjalë perdoret kunder tyre , sepse ne kur flasim duhet
    me doemos ta shikojm ne sy njeriun si shenjë realiteti e kjo ndikon
    negaticisht tek pleqet me shqisat e të ndegjumit të vogel, por eshtë
    edhe e perditeshme se njerezit e vjeter të cilet kan humbur psiqiken e
    të mbajturit ne mend, e perjetojnë rastin sikur njerezit nga ata i
    fshehin gjerat të cilat ata i kan vendosur dikund, dhe se kjo u duket
    atyre se ata e mbajnë ne mend se ku i kan vendosur por te tjeret nuk
    deshirojn të ua japin.

    Në ketë grup munden të hyjn edhe keqperdoruesit e menyrave të ndryshme ,
    të ndara nga realiteti, siq janë; alkoholistet, tabletomanet,
    narkomanet, lotomanet etj etj , të cilet e jetojn jeten e tyre në një
    realitet të ndarë nga bota e njerezve real , sepse realiteti i tyre
    eshtë vetem pjesë e endrres , por njeriu nuk duhet harruar se ketu janë
    të llogaritura edhe simptomet e depresionit, ankthit, neuroankthit,
    hystericiteti, e për ketë ata mendojnë që njerezit e kesaj toke janë aq
    të pa drejtë dhe nuk janë normal e as real ne krahasim me keta, sepse
    edhe vetë Freudi ka thenë se të gjithë njerezit janë pak ose shumë
    neurotik, cka do të thotë se zgenjimi nga realiteti eshtë prezent tek
    shumë njerez ne ketë botë,pra , nese njeriu i llogarit të gjithë keta
    njerez , atehere mundemi të konkludojmë që majoriteti i njerezve normal
    dhe real dhe atyre mekatar gjinden thuja ne një linje të perbashket ,
    sepse ne të shumten e rasteve shumë e fshehin realitetin dhe ikin nga
    ai, dhe se kjo eshtë pak a shumë relative, sepse qdo njeri e kan nga një
    të keqe ne vetveten , ban fshehtesi ne vetveten, por që me fjalë të
    mira ata behen edhe iluzionist të aftë duke e futur ketu si mbrojtje ose
    parim pjesen e humorit,dashurisë, qka ne menyren subjektive keta nuk e
    ndajnë ketë me një, pra cka është me te vertet realiteti i cili sillet
    rrethë nesh ne ditet tona të perditeshme.

    Të gjithë njerezit e transmetojnë boten e tyre te jashtme me perjetimet e
    veta subjektive.Ne asocionojmë mekate dhe gjera të ndryshme cdo ditë në
    koken tonë, cka do të thotë se ne fakt ne njerezit e keqkuptojmë
    njeri-tjetrin gjithë kohen , duke besuar se e kemi kuptuar.
    Atë perjetim ose atë imagjinat qe ne e kemi në koken tonë ne situata të
    ndryshme nuk është e njejt ndoshta sikur mendimi i ndoj personi tjeter,
    sepse në bazë të disa filozofeve është edhe e pamundur qe ne njerezit të
    kuptojmë njeri tjetrin, sepse edhe pse imagjinata e jonë mundet të
    perputhet me ndokend , prapë se prapë janë disa detale të cilat na
    dallojnë nga perjetimet e të tjerve, e keto detale munden të jenë
    perjetimet e më parshme të tonat personale, si shembullë mund ta marrime
    një qen që ngrit dhe ul ndjenjat nga personi në person, sepse njeri
    mundet të ketë ndodhur se ka qenë i kafshuar nga qeni e tjetri as që ka
    ardhur ne kontakt ndoj here me qenin, e kjo e sqaron gjithashtu një
    dallim ne mes të realitetit dhe iluzionit, e prapë se prapë ne flasim se
    ne e kuptojm njeri tjetrin , pra a e kupton perjetuesi spjeguesin ose
    degjuesin, cka ne fakt janë largë gjerave reale ne boten e vertet,sepse
    edhe gjerat e vogla munden të perjetohen ne menyra të ndryshme , dhe për
    ketë mundemi te themi se ne njerezit jetojm në botera te ndara, sepse
    ne mundemi te behemi se ne e kuptojmë perjetimin e dikuj tjeter, por
    shtrohet pyetja se si , sepse realiteti eshtë largë nga kuptimi i plotë i
    joni.Pra a do të thotë kjo se ne e kemi marrë një pjesë nga njerezit me
    pervojë duke e mos shijuar asnjehere realitetin që ai/ajo na e sqaron.
    Njerezit i shikojn gjerat dhe boten nga kendi i ndryshem , për disa eshtë mirë e për disa eshtë me keq.
    Pastaj Jung foli për vetdijen kolektive, qka do të thotë se ne njerezit e
    kemi një simbol të njejtë dhe pershtypje.A eshtë pra ashtu që ne
    njerezit e kuptojmë njeri-tjetrin dhe se ne jemi ne të njejtin nivel,
    ne¨atë rast a do të ishte pra ndjenja dhe telepatia ne mes nesh që e
    bëri të mundur që ne te jemi të njejt vetem qe vijm nga planeti i
    njejtë.
    Pra perfundimishtë realiteti eshtë dicka që gjithmonë e mbanë nje sekret
    me vete e ky sekret lirishtë mund të quhet si pjesë e fshehtesis së
    njeriut në ketë botë.
  7. Sweety el

    Sweety el Idhtar i forumit

    Pesë mënyra që të mos shikojë asnjë femër tjetër


    Sfida më e madhe e të gjitha kohërave: pasi e keni bërë për vete është,
    si ta mbani vetëm për vete? Lidhja juaj do të jetë e qëndrueshme, madje
    edhe pa telashe në qoftë se nga partneri nuk prisni shumë, por dhe nuk
    kërkoni shumë. Ia bëni me dije se keni jetën tuaj, punën tuaj, miqtë
    tuaj, se nuk dëshironi të vareni nga ai. Disa femra, kur më në fund
    gjejnë të dashurin për të cilin ëndërrojnë, bëjnë çdo gjë që ai të bëhet
    i varuri i tyre. Duke shfrytëzuar kombinimin e përsosur të vetëbesimit,
    shkathtësitë në dashuri dhe në humor, ato për asnjë çast nuk lejojnë që
    i dashuri i tyre të mendojë për ndonjë tjetër. Dhe e dinë mirë se si të
    veprojnë në secilën fazë të lidhjes.
    Në ç’mënyrë femrat i bëjnë të dashurit për vete?
    Pothuajse të gjithë e njohim ndonjë femër të tillë - misterioze, pas së
    cilës meshkujve rëndom u ndalet fryma. Disa femra dinë se si të lozin
    lojën e përsosur dhe në fund shumë lehtë, pothuajse pa kurrfarë
    djallëzie, e bëjnë atë që të dorëzohet.
    Hapi i parë:
    Paralizojeni me shikim. Është me rëndësi se çfarë qëndrimi mban dhe sa
    është seksi. Pra, si ta bësh mashkullin që sa çel e mbyll sytë të mbetet
    gojëhapur dhe me shikimin të drejtuar nga ti, edhe pse nuk ke bel të
    hollë dhe minifund? “Patjetër duhet ta pushtoni me qëndrimin tuaj pa
    asnjë fjalë të vetme”, konstaton Martin Lloyd-Elliot, autor i librit
    “Fshehtësia joshëse e të folurit të trupit”. “Mënyra se si ecni, më së
    shumti zbulon se kush jeni dhe çfarë përshtypjeje dëshironi të lini te
    mashkulli. Kopjojeni, në tërësi kopjojeni. Kur hyni në lokal, mendoni
    për veten si për partnerin i cili vërsulet pas gjahut. Sa herë që hyni
    në ndonjë kafene apo në ndonjë disko, mendoni për atë se si je gracioze
    dhe e pakundërshtueshme. Në qoftë se ulet muzika, ecni në ritmin e saj
    dhe do të vëreni se meshkujt me admirim kthejnë shikimin nga ju. Kur të
    gjeni një vend të përshtatshëm ku do të mund të qëndroni, drejtojeni
    shikimin përreth në një mënyrë të painteresuar. “Kapeni” shikimin e tij,
    buzëqeshini pa imponim. Pastaj kthejeni shikimin në anën tjetër, pas ca
    çastesh sërish, pas rreth një minute, kthejeni shikimin nga ai me një
    buzëqeshje enigmatike. Tashmë “ju ka rënë në rrjetë” dhe keni filluar të
    bisedoni. Provoni që t’i afroheni edhe më shumë, duke filluar befasisht
    të kërkoni diçka në çantën tuaj.
    Hapi i dytë
    Bëni çdo gjë që bën edhe ai. Natyrisht, ka qenë joshje çasti kur keni
    bërë flirt, madje edhe kur keni dalë me të mbrëmjen e parë. Mirëpo,
    çfarë duhet bërë pastaj? Dita D po afrohet, ndërsa ju mendoni se dëshira
    e ndërsjellë për të qenë bashkë edhe më është e papërmbajtshme. Pra,
    ç’duhet bërë nga ju? Bëni lëvizje sikur të jeni para pasqyrës. Kur ai
    përkulet nga ju, përkuluni edhe ju. Kur ai pi pijen e vet, edhe ju
    pijeni pijen tuaj. Në qoftë se i kopjoni me besnikëri lëvizjet e tij,
    shumë shpejt do të filloni të merrni frymë me të njëjtin ritëm dhe me
    siguri do të gjendeni bashkë përjetë.
    Hapi i tretë
    Bëhuni e durueshme dhe herë-herë lavdërojeni. Disa takime në fillim kanë
    qenë të paharrueshme. Tashti është koha që të hapni një faqe të re dhe
    shumë delikate të lidhjes suaj. Në qoftë se në fillim të lidhjes suaj
    nuk silleshit keq me atë dhe nuk e lodhnit me kërkesa të llojllojshme,
    është shumë e sigurt që ai do t’ju thërrasë i pari. Kurrë mos e nënçmoni
    egon e mashkullit. Edhe diçka, kohë pas kohe bëjini ndonjë kompliment.
    Pastaj, mos u frikësoni që t’i tregoni se çfarë jeni në të vërtetë.
    Ç’është e vërteta, vetëm të marrët në ditët e para të lidhjes nuk
    frikësohen se a do t’i pëlqejnë atij anët e errëta të personalitetit
    tuaj të cilat ka filluar t’i zbulojë. Prandaj, mos fshihni vesin tuaj,
    qëndrimet tuaja dhe disponimin tuaj të paparashikueshëm, sado që
    frikësoheni se me këtë do të ftohni epshin e tij fillestar.
    Hapi i katërt
    Lidheni për vete - edhe pas kontakteve me të. Më në fund kontakti jeni
    ju me atë. Për fat të keq, shpeshherë mund të jetë një moment kthese,
    pas të cilit shumë çifte të reja përgjithmonë ndahen. Mirëpo, ekzistojnë
    disa veprime që duhen bërë pas aktit intim, të cilat të dashurit tuaj
    do t’i tregojnë se ka bërë gjënë më të mirë me personin e vërtetë.
    Menjëherë pas intimitetit mos kërkoni që t’ju thotë se ju dashuron. Ia
    bëni me dije se intimitetin nuk e shikon si një garanci për lidhje të
    qëndrueshme, pa marrë parasysh se a mendon ashtu apo jo. Është koha që
    ai të fillojë të ndjehet i sigurt dhe mirë me ju. Kënaqeni egon e tij
    duke i thënë se me të është kënaqur. Mënyra tjetër që të thyeni akullin
    pas intimitetit - hani së bashku. Apo, në qoftë se nuk ju pëlqen kjo,
    shmanguni ushqimit dhe me shpejtësi marshoni diçka tjetër.
    Hapi i pestë
    Ngrohjani shputat e duarve të dashurit tuaj. Kështu, rëndom ndodh midis
    muajit të tretë dhe të gjashtë të lidhjes. Marrëdhëniet të cilat janë
    zhvilluar deri në përsosmëri të plotë, kanë arritur në një pikë kthese.
    Meshkujt nuk dinë se si të ballafaqohen me lidhjen e cila bëhet gjithnjë
    e më “serioze” dhe me mundësinë që, duke pasur parasysh se i keni
    zbuluar disa dobësi të tij, bëhet i lëndueshëm. Çelësi se si ta mbani
    lidhjen të shëndoshë: Mos pritni shumë dhe mos kërkoni shumë nga
    partneri juaj. I tregoni se e keni jetën tuaj, punën, miqtë tuaj dhe se
    në asnjë mënyrë nuk varen nga ai. Hidhuni në punë. Thirrni shoqet të
    cilat nuk i keni parë me muaj të tërë. Në tërësi përkushtojuni vetes,
    ndërkaq gjëja tjetër e cila mund t’ju ndodhë, është ajo që pikërisht
    t’ju thërrasë dhe të ju kërkojë që të kaloni më shumë kohë bashkërisht.
    Në qoftë se ju frustron dyshimi i tij, propozoni që një kohë të mos
    takoheni. Lejoni që edhe ai të shihet me shokët e tij, lejoni që të
    takohet me vajza të tjera. Pas një kohe, në qoftë se lidhja juaj vërtet
    ka qenë e vlefshme, do ta ndjejë mungesën tuaj më shumë se çdo gjë
    tjetër në botë.
    Tre variante që propozojnë psikologët për çiftet


    Shpesh herë pas një dite të lodhshme në punë apo momenteve të ndryshme
    stresuese do ishte më mirë që pas një gjumi të qetë, të pritej mëngjesi.
    Të bërit dashuri në mëngjes përveçse një përshëndetje shumë e veçantë
    për të nisur ditën, është edhe një mënyrë që ndikon mjaft pozitivisht në
    humorin, fizikun, marrëdhënien tuaj në çift, por mbi të gjitha aftësinë
    e ngjizjes. Ora ideale, madje gjysmë ora është nga 06:30 deri në orën
    07:00 para mëngjesit, sepse dihet është më mirë të ndjehesh i lehtë para
    se të bësh seks.

    Sipas specialistëve të një qendre kërkimore në qytetin e Torinos, çelësi
    për të ngjizur një fëmijë të shëndetshëm është përmes aktivitetit
    seksual të mëngjesit. Në mbrëmje ka momente në të cilat, larg nga
    aktivitetet e përditshme çiftet mund të kenë intimitetin e tyre të qetë
    dhe të çlirët, por është e vërtetë që ndonjëherë në mbrëmje partnerët
    ndihen të lodhur dhe me dëshirën e vetme për të fjetur gjumë. Lodhja
    përbën në fakt një nga arsyet kryesore të refuzimit të seksit, si për
    meshkujt dhe për femrat, kur energjitë të ruajtura për të provuar
    ndjenjën që i ndez partnerët veniten plotësisht pas një dite të lodhshme
    të mbushur me impenjime. Në të kundërt, mëngjesi të fal një ndjesi
    totalisht të ndryshme, me mendjen e freskët, trupin e qetësuar, nervat e
    çlodhura dhe është më e lehtë të ndjesh dëshirën për të rrëmbyer
    partneren dhe nisur ditën në një mënyrë të tillë aq eksituese.
  8. Sweety el

    Sweety el Idhtar i forumit

    30 minutat që nuk duhen humbur

    Gjysmë ora që nuk duhet humbur është nga ora 06:30 deri në 07:00, kur
    mashkulli shfaq edhe nivelin më të lartë të testosteronit, ndërsa tek
    femra dallohet kulmi i aftësisë riprodhuese, ndikuar nga hormon i LH.
    “Ky është momenti më i lartë i ndjeshmërisë dhe i aftësive prodhuese si
    tek femra edhe tek mashkulli”, shprehet specialisti Alessandri Di
    Gregorio, “gjendja e eksitimit seksual që u intereson të dy partnerëve
    pasi mes tyre krijohet një gjendje tej kufijve të eksitimit”, shton ai.
    Edhe biologu gjerman Liebe & Beziehungsblog, konfirmon se “ora e
    shenjtë e seksit”, është nga 08:00 deri në 09:00 të mëngjesit, kohë kur
    gjaku i mashkullit shpërthen nga testosteroni, por në orën 07:00 të
    mëngjesit është momenti kur përqendrimi i hormoneve në gjak është
    pothuajse 6 herë më i lartë se pjesën e mbetur të ditës. Kjo u mundëson
    partnerëve një seks më të kënaqshëm dhe një lidhje më të fortë si në
    intimitet edhe në dashuri, pasi qetësia u dhuron atyre më shumë
    ngrohtësi, nga ana tjetër hormonet u dhurojnë atyre më shumë eksitim.
    “Nuk e di se kush mund të ishte kohë më e mirë se kjo që ne kemi
    konstatuar për të bërë seks, pasi deri tani tek të gjitha çiftet ka
    pasur një ndikim më se pozitiv”, përfundon De Gregorio. Momenti më i
    mirë i ditës për të bërë dashuri dhe për t’i dhuruar njëri-tjetrit
    kënaqësi është nga ora 06:00 deri në 09:00 të mëngjesit, pasi në këto 3
    orë eksitimi hormonal është në pikën e tij më maksimale. Konfirmimet
    vijnë edhe nga pjesa tjetër e Evropës. Në një revistë franceze ku është
    zhvilluar një sondazh për zakonet seksuale të çifteve, rreth 21% e
    femrave franceze preferojnë mëngjesin, 16% pasditen, ndërsa 33 % e
    meshkujve janë të gatshëm të bëjnë seks në çdo moment. Pjesa më e madhe e
    çifteve konfirmon shenjtërinë e seksit të hatashëm 30-minutësh, 20 %
    preferojnë më shumë se 30 minuta, ndërsa 10% preferojnë më pak se 20
    minuta. Ora 06:00-07:30, piku i seksit, i cili vazhdon pozitivisht deri
    në 08:30 duke u pakësuar deri në 10:00. Nga ora 12:30 deri në pasditen e
    vonë të orës 18:00 paraqiten vlera shumë të ulëta për të pësuar edhe më
    shumë rënie në orët e mbrëmjes, deri në mesnatë.

    Gratë nuk kanë fantazi

    Të gjithë meshkujve u ka qëlluar të kenë një “të dashur që bën biseda
    ferri”, një grua argumenti i vetëm i bisedave të së cilës ka qenë
    lidhja. Revistat femërore stimulojnë pikërisht këtë, publikojnë
    gjithmonë artikuj që flasin se si duhet që t’i shtyjmë meshkujt të
    flasin për ndjenjat. Femrat nuk e kanë aspak problem t’u tregojnë
    meshkujve se si ndihen. Ndërsa, sa i takon seksit, mund të duken më
    fjalëpaka sesa meshkujt. “Meshkujt flasin për dëshirat e tyre seksuale
    më tepër sesa femrat”, komentojnë psikologët. Ndoshta sepse femrat janë
    ende të frenuara nga thënie të vjetra të tipit “vajzat e mira nuk e
    bëjnë”, gjë që i ndalon të shprehin përpara partnerit ato që dëshirojnë.
    Megjithatë, ka femra që flasin në mënyre të hapur për dëshirat e tyre, e
    megjithatë sipas psikologëve, nëse meshkujt do të dëgjonin ato që i
    rrëfejnë femrat njëra-tjetrës, do të çmendeshin.

    Eksperiencë apo mungesë vëmendjeje

    Edhe pse e mbajnë veten për besnike të përjetshme, nuk kanë pse bëjnë
    përjashtim nga pjesa tjetër, që janë meshkujt. Duket se në çështjen e
    tradhtisë femrat dhe meshkujt janë të ndarë në dy kampe pa asnjë të
    përbashkët. Secili justifikon veprimin e vet dhe sheh me sy mjaft kritik
    atë të tjetrit. Nëse do të kishim parasysh disa nga motivet që shtyjnë
    një mashkull në tradhti si p.sh. etja për eksperienca të reja dhe
    pamundësia për t’i bërë ballë tundimit, nuk shihet ndonjë arsye se përse
    femrat duhet të bëjnë përjashtim. Të tilla arsye fare mirë mund t’i
    shtynin edhe ato të bënin të njëjtën gjë. Të tradhtonin. Shumë të rralla
    janë ato femra që e pranojnë një gjë të tillë. Femra përdor tradhtinë e
    tij për të qenë e justifikuar për një veprim që ndoshta nuk ka guxuar
    për arsye të ndryshme ta bënte më parë? Të tjerë mendojnë se një femër
    nuk ka nevojë fare për arsye. Ajo tradhton dhe kaq.
  9. Sweety el

    Sweety el Idhtar i forumit

    Kush xhelozohet më tepër

    Teoritë e psikologjisë së zhvilluar pohojnë se mashkulli duhet të
    kujdeset më shumë për mbrojtjen fizike të partneres se sa aspektin
    emocional, sepse kjo ndihmon të dy parterët. Nga ana tjetër mendohet se
    femrat mërziten më shumë për tradhtinë emocionale dhe interesi i tyre i
    zhvilluar vlen më shumë kur njeriu i tyre i zemrës ndodhet pranë saj për
    ta ndihmuar në rritjen e fëmijës. Por studiuesja R. Harris, e
    Universitetit të Kalifornisë, sfidoi teoritë në tre studime të ndryshme.
    Në studimin e parë, Harris mati trysninë e gjakut në ritmin e zemrës
    për 43 femra e 36 meshkuj, ndërkohë që ata imagjinonin skena në të cilat
    partnerët e tyre bënin tradhti seksuale apo emocionale. Ajo zbuloi se
    meshkujt paraqisnin një reagim më të madh fizik ndaj tradhtisë seksuale,
    ndërkohë që femrat reagonin ndaj të dy skenave, me një tendencë të
    lehtë për t’iu përgjigjur më shumë, që ashtu si edhe burrat, skenës së
    tradhtisë seksuale.

    Ne kerkim te gjumit te qete? Martohuni!

    Tete ore gjume pa pushim, e pashqetesuar dhe me nje humor te mire ne
    mengjes. Sekreti per kete? Martesa. Rruga e vetme per te bere nje gjume
    te qete, pa ankthe dhe pa nderprerje te vazhdueshme.

    Ky studim eshte publikuar ne samitin “Sleep 2009” nga shoqata
    “Associated professional Sleep Societies” ne SHBA. Sipas te dhenave,
    femrat kalojne nje nate me te qete nese ne krah kane bashkeshortin ideal
    dhe jetojne nje jete te lumtur me te. Nga ana tjeter, gjumi eshte me i
    paqendrueshem tek femrat qe nuk kane nje lidhje te qendrueshme ose kane
    probleme me bashkeshortin e tyre.

    Doktoresha Wendy Troxel shprehet se ky studim eshte bazuar tek dhjetra
    gra ku dallimi mes atyre qe kane nje jete te rregullt familjare dhe
    atyre qe nuk e kane nje luks te tille, eshte shume i madh edhe ne gjumin
    qe bejne. Ne kete studim kane marre pjese 360 femra me nje moshe
    mesatare 51 vjec. “Mungesa e nje jete familjare shkakton gjithashtu edhe
    crregullime te ndryshme, kryesisht mendore”, shprehet Wendy Troxel.

    Endrrat na ndihmojne te krijojme

    Endrrat ndihmojne kreativitetin dhe zgjidhjen e problemeve. Gjate nje
    faze te gjumit te quajtur "REM" (Rapid eyes movement-Levizje te shpejta
    te syve), truri yne shpreh kapacitetet e veta maksimale te prodhimit dhe
    krijimit.

    Studimin e kreu Sara Mednick,nga Universiteti kalifornian i San Diego-s,
    e cila shpjegon se si faza e "REM" ndihmon ne zgjidhjen e problemeve qe
    kerkojne bashkimin e ideve, koncepteve dhe fjaleve.

    Rezultatet e studimit, u publikuan ne revisten Proceedings of the National Academy of Sciences (PNAS).

    Disa persona kryen testin e kreativitet te quajtur Remote Associates
    Test (RAT), ne te cilin jepeshin tri fjale me qellim gjetjen e nje te
    katerte qe te ishte e pershtatshme me to.

    Studiuesit pane se pas nje pushimi ne fazen REM, pjesemarresit ne test
    paten nje rezultat me te mire duke gjetur me shpejt fjalen e katert te
    pershtatshme.
  10. Sweety el

    Sweety el Idhtar i forumit

    A e njohim veten vërtete mirë?

    Dhe me të drejtë shtrohet pyetja: Kush jemi ne në të vërtet? A jemi ata
    që me të vërtet mendojmë se jemi, apo ata që në të vërtet shtiremi se
    jemi? Jemi ne spektatori apo aktori në teatrin e jetës, apo de dyja
    bashkë njëkohësisht? Jemi ne vërtet të sinqertë, të ndershëm, të
    moralshëm, të devotshëm, të dashur, human etj. si mendojmë ne vet, apo e
    kundërta e këtyre - si mendojnë të tjerët?… Pse vallë nuk mund të jemi,
    thjesht, një Un i vetëm dhe i vërtet, si për vetën ashtu edhe për të
    tjerët? Dhe përgjigja do të ishte po ashtu e thjesht: sepse ne mendojmë
    se jemi!… Po mendimet, çfarë janë mendimet?…

    Na ndodh pothuajse për çdo ditë që ta shikojmë veten në pasqyrë. Por a i
    shkon kujt ndër mend të pyes: A është ky një pasqyrim real? A është ky
    reflektimi i unit tim të vërtet? A jam unë, në të vërtet, ky që jam? Ne
    jemi mësuar ta shohim vetën ashtu siç dëshirojmë ta shohim, e që në
    realitet, ky është vetëm një gjykim subjektiv. Realitetin tonë nuk mund
    ta kuptojmë duke e shikuar vetën përmes prizmave të interesit apo
    dëshirave individuale, personale, por vetëm përmes vlerësimeve objektive
    gjykuar nga sytë e të tjerëve. Ne në pasqyrë shohim vetëm një pjesë të
    vogël të personalitetit tonë, dhe ajo që është më paradoksalja: njeriu
    që më së keqi mund të na vlerësoj, jemi ne vet. Uni unë është shumë më
    kompleks se sa ne mendojmë dhe, po aq enigmatike janë edhe pyetjet:
    Ç’është Uni në të vërtet? Nga se përbëhet ai? Kur krijohet
    personalitetit ynë dhe nga sa Un-a përbëhet ai?… Edhe pse psikologët,
    neurologët, sociologët etj. janë munduar t’i definojë karakteristikt që
    ndikojnë në krijimin e unit tonë, pra identitetit tonë, megjitahtë akoma
    mbetet edhe shumë për të dëshiruar.

    Hulumtimet e shumta shkencore kanë rezultuar se rrethi i jashtëm, duke
    filluar nga anëtarët e familjes, shokët, miqtë, kolegët, etj. janë në
    gjendje të japin vlerësim shumë më objektiv rreth personalitetit tonë se
    sa ne vet, pasi në realitet, ne anojmë gjithnjë kah vetëvlerësimi, ose
    thënë më konkretisht, mbivlerësimi i aftësive tona dhe plotësimi i
    nevojave dhe kërkesave në përputhshmëri me interesat e ngushta personale
    ose për shkak të botëkuptimeve kundërthënëse dhe censurës etiko-morale,
    fetare, shoqërore etj. nuk arrijë ta pasqyrojmë realitetin objektiv -
    atë që ne vërtet ndjejmë në brendi. Pra, ne e gënjejmë, me apo pa
    vetëdije, në vazhdimësi vetveten. Dhe nga kjo del se pasqyrimi ynë i
    jashtëm, në realitet është vetëm një makijazh para syve të tjerëve, siç e
    thamë edhe më lartë, varësisht prej interesave! Atë që ne në të vërtet e
    ndjejmë në brendi të qenies sonë, nuk e shprehmi pothuajse asnjëherë
    besnikërisht. Ne ndryshojmë mendimin, qëndrimin, gjykimin, pozitën etj.
    në varësi, ose më mirë të themi, në përshtatje të rolit që ne duhet ta
    luajmë në skenën e teatrit të quajtur jetë.

    Të gjithëve na është i njohur vlerësim kontrovers i personaliteteve të
    ndryshme, qofshin ata të afërm, shokë, kolegë pune, fytyra publike etj.
    Ndryshe e percepton vetën një mikë, shok, koleg pune dhe krejt ndryshe e
    vlerësojnë të tjerët atë - varësisht prej këndvështrimit! Perceptimi
    nga këndvështrimi personal dhe ai nga këndi i syrit të huaj është një
    dukuri me të cilën edhe konfrontohem në përditshmërinë tonë. Në këtë
    proces jetësor, të gjithë ne, jemi përherë nën vëzhgim të huaj, por
    njëkohësish jemi edhe vetë vëzhgues ndaj të tjerëve, pavarësisht se ku
    ndodhemi: në shtëpi, rrugë, punë, kafene etj. Dhe këtë proces mund ta
    quajmë - krijimi i përshtypjes. Psikologët këtë e quajnë - efekt
    heuristikë (shkathtësi, zotësi për të zbuluar gjëra të reja). Kjo
    përshtypje, ky efekt, kjo fotografi, krijohet duke filluar nga dukja e
    jashtme, veshja, mimika, sjelljet, qëndrimet etj. Bile, nganjëherë,
    vetëm edhe një ndryshim minimal, një përshtypje ndoshta tepër e
    parëndësishme në dukje, arrin të krijoj perceptime krejt të reja për
    personalitetin e caktuar, për vetit e të cilit deri pak më parë kemi
    pasur bindje krejt tjetër.

    Eksperimente në këtë drejtim kam konstatuar se përshtypja e parë, e
    kapur përmes shqisave tona perceptuese dhe e skanuar nga truri, pason
    pas 150 milisekondave. Dhe kjo përshtypje (fotografi e parë) pastaj
    ndryshon, plotësohet ose përpunohet, varësisht prej informacioneve të
    mëvonshme që burojnë gjatë këtij procesi heuristikë. Krijimi i
    përshtypjeve, mendojnë studiuesit, ndikohet shumë edhe nga vetit tona të
    personalitetit të akumuluar gjatë gjithë procesit jetësor, e të cilat
    gjendën të deponuara (memorizuara) në sferën e ndërdijes. Dhe këto
    informacione, në momente të caktuar aktivizohen, pavetëdijshëm dhe ne
    arrijmë të krijojmë përshtypje të caktuara, qoftë subjektive, qoftë
    objektive. Këto përshtypje shoqërohet me ndjesi të ndryshme që
    provokojnë edhe gjendje të caktuara emotive, të cilat pasqyrohen edhe në
    botën e jashtme dhe qojnë në vlerësime racionale ose iracionale si të
    vetës ashtu edhe të individëve të tjerë.

    Dy kërkues amerikan, Joseph Luft dhe Harry Ingham, duke studiuar
    sjelljet e njerëzve, kanë arritur në konkluzion se personaliteti ynë nuk
    përbëhet vetëm prej një “Un-i”, por prej katër “Un-ve”. Pra, katër
    pjesëve, fushave, sferave etj. të cilat së bashku pasqyrojnë
    personalitetit tonë. Mirëpo, këto katër fusha (un-a) që i bartim në
    vete, është vështirë t’i kemi së bashku nën kontroll: shpeshherë ato e
    plotësojnë njëra-tjetrën, mirëpo shpesh edhe e konkurrojnë
    njëra-tjetrën. Dhe kur njëra prej tyre arrin të marr pushtetin, atëherë
    ajo edhe bëhet pjesë e identitetit tonë, pra ne edhe identifikohemi me
    karakteristikat e asaj fushe të personalitetit, në sytë e të tjerëve.

    Këta dy kërkues mendojnë se janë tri nga ato pjesë të personalitetit, që
    në përgjithësi mund të na e bëjnë jetën më të vështirë. Nëse ndonjëra
    prej këtyre fushave fuqizohet, mund të reflektoj pasoja fatale në
    paraqitjen tonë të jashtme.

    Kështu i përshkruaj këto katër fusha të uni-t tonë, që sipas tyre, janë përbërësit e personalitetit tonë:

    1-Uni i pavetëdijshëm (i panjohur edhe për mua edhe për të tjerët): Aty
    janë të deponuara njohurit e pashfrytëzuara, talenti, por edhe mënyra e
    të sjellurit, të cilën ne, vështirë ose fare nuk mund ta kontrollojmë.
    Aty mendohet së është e memorizuar edhe përvoja jonë jetësore e
    kultivuar që nga fëmijëria, që në të shumtën e rasteve, më vonë, bëhet
    edhe pasqyrë e vetive tona të personalitetit. Psikologët përpiqen që të
    depërtojnë në këtë fushë të panjohur të un-it, për të mbledhur njohuri
    të reja për të mësuar më shumë rreth personalitetit tonë.

    2-Uni i fshehur (i njohur vetëm për mua): Secili e posedon këtë fushë:
    dëshirat sekrete, ndjenjat ose obsesionet, për të cilat kemi bindjen se,
    mu për këto, të tjerët na refuzojnë ose na lëndojnë. Ne llogarisim me
    këto reaksione, prandaj edhe i fshehim këto ndjenja prapa një maske
    mbrojtëse të brendshme. Dëshirat tona, mendimet tona por edhe sekretet e
    “errëta”, nuk duhet t’i dijë asnjëri, ato duhet të mbesin pjesë e
    personalitetit, të njohura vetëm për ne.

    3-Uni i verbër (i njohur për të tjerët): “Nuk më intereson se çfarë
    mendojnë të tjerët për mua”. Kjo është moto e njerëzve që timon e tyre e
    drejton uni i verbër. Uni i verbër përfshinë shumë dukuri që për ne,
    kushtimisht nuk janë të “njohura”, por, që të tjerëve u bien në sy, pa i
    vërejtur ne ato. Pra, ato që të tjerët i dinë për ne, por që ne vetë
    nuk arrijmë t’i dimë ose nuk dëshirojmë t’i dimë. Këtu kemi të bëjmë me
    gjërat që për arsye të ndryshme nuk dëshirojmë t’i bëjmë publike, por
    nganjëherë i shprehin në formë heshtjeje. Ose, ndoshta, pasi ne vetë
    qëllimisht i shmangemi bisedave që kanë të bëjnë me këtë fushë të
    personalitetit.

    4-Uni i hapur (i njohur për mua dhe të tjerët): Kjo fushë e uni-t
    përfshin gjithçka që ne vetëdijshëm e vlerësojmë. Kjo është fusha e
    personalitetit tonë, në të cilën ne i shpalosim vlerat tona të vërteta.
    Kush arrin që këtë dritare të uni-t ta hapë mjaftueshëm, ai arrin të
    fitoj edhe besimin e të tjerëve - arrin të bëhet i suksesshëm, sepse të
    tjerët e pranojnë si të sinqertë. Kjo do të thotë, që të arrihet
    baraspesha maksimale mes pasqyrimit tonë dhe atij, shikuar nga
    këndvështrimi i të tjerëve.

    Mirëpo, këta dy hulumtues amerikanë nuk janë të parët që kanë gjurmuar
    në këtë sferë, që edhe sot e kësaj dite ka mbetur akoma dukuri
    enigmatike. Qëndrime e tyre rreth vetive të personaliteti i kanë
    shpalosur edhe shumë filozof, psikologë, sociologë e personalitete të
    famshme, përmes teorive të tyre. Por ndër më të qëndrueshmet deri në
    ditët tona mbetet teoria e “babait të psikologjisë”, Sigmund Freud-it.

    Edhe Freud-i mendon se personaliteti përbëhet prej tri fushave, por të
    cilat janë të gërshetuara mes veti, e jo të ndara (plotësuese ose
    konkurruese mes veti) sikurse i përshkruajnë dy hulumtuesit amerikanë.
    Sipas Freud-it, fusha e parë “id-i” (ai - ana fizike) përbën pjesën e
    personalitetit të cilin individi e ka trashëguar nga të parët e vet.
    Id-i synon të arrijë me çdo kusht kënaqjen i instinkteve, pa asnjë
    konsideratë për norma etiko-morale. Mirëpo, pasi ne jetojmë në një
    shoqëri, po e quaj të “civilizuar”, ne jemi të detyruar që sjelljet tona
    t’ia përshtatim kushteve të përcaktuara nga ajo shoqëri. Dhe këtu
    pastaj aktivizohet pjesa e fusha e dytë e personalitetit, të cilën
    Freud-i e quan “ego” (uni - ana shpirtërore, mendore). Ego-ja duke e
    analizuar me kujdes situatën objektive, përpiqet që këto nevoja, ose më
    mirë t’i quajmë epshe, t’i plotësoj tërthorazi, dhe shfrytëzon rastin sa
    herë që i jepet mundësia për realizimin e tyre. Ndërsa fushën e tretë
    të personalitetit, ai e quan “superego” (mbiuni - ana intelektuale). Kjo
    pjesë e personalitetit, që sipas Freud-it përbëhet nga parimet, normat,
    dispozitat morale etj., lirisht mund të quhet edhe ana kozmetike e
    individit, makijazhi artificial, filtri i epsheve tona. Dhe në realitet,
    këtu Freud-i ka plotësisht të drejtë, së paku kështu është mendimi im!
    Të gjitha sjelljet tona në situata publike, çfarëdo qofshin ato, bile
    edhe në ambiente familjare, dominohen nga kjo fushë e personalitetit! Ne
    në realitet, të tjerëve ua prezantojmë vetëm maskën tonë, e jo
    realitetin që fshehët brenda ego-s sonë. Gjithçka që në e shprehim para
    të tjerëve, së pari e përpunojmë, analizojmë përmes egos, dhe tek
    pastaj, varësisht prej situatës, përmes filtrit (superegos), ne ua
    prezantojmë të tjerëve si qëndrim tonin, qe në realitet është vetëm një
    aktrim i çastit. Mirëpo, në jetë njeriu ka nevojë të aktroj, bile në
    shumë raste kjo është e domosdoshme që të mund ta mbaj ritmin me të
    tjerët. Në fakt, jeta është një lojë teatrale, ndërsa ne, pra, secili
    individët, jemi artistë me role të ndryshme.

    Dhe nëse nuk dimë të aktrojmë, bëhemi figura groteske para të tjerëve,
    pra përqeshemi. E për të qenë i suksesshëm në jetë, duhet të “aktrojmë”
    sa më mirë! Nuk është e rëndësishme se kush je ti - fytyra jote e
    vërtet, por se si t’i arrin t’u ofrohesh të tjerëve - me çfarë makijazhi
    ke arritur ta mbulosh fytyrën e vërtet!!!

    Dhe me të drejtë shtrohet pyetja: Kush jemi ne në të vërtet? A jemi ata
    që me të vërtet mendojmë se jemi, apo ata që në të vërtet shtiremi se
    jemi? Jemi ne spektatori apo aktori në teatrin e jetës, apo de dyja
    bashkë njëkohësisht? Jemi ne vërtet të sinqertë, të ndershëm, të
    moralshëm, të devotshëm, të dashur, human etj. si mendojmë ne vet, apo e
    kundërta e këtyre - si mendojnë të tjerët?… Pse vallë nuk mund të jemi,
    thjesht, një Un i vetëm dhe i vërtet, si për vetën ashtu edhe për të
    tjerët? Dhe përgjigja do të ishte po ashtu e thjesht: sepse ne mendojmë
    se jemi!… Po mendimet, çfarë janë mendimet?…

    Dhe ne sa herë që gjendemi para pasqyrës, shohim vetëm atë që dëshirojmë
    të shohim, por mos harroni: kjo figurë që e shohim në pasqyrë nuk është
    Uni ynë i vërtet, por vetëm reflektim i mendimeve tona, sepse ne, jemi
    ata që mendojmë se jemi!
  11. Sweety el

    Sweety el Idhtar i forumit

    Çfarë i shqetëson më tepër meshkujt në jetën në çift


    Në shikim të parë meshkujt janë të fuqishëm dhe të sigurt në vete, por
    ata në të vërtetë janë përplot ankthe, për shkak të të cilave shpesh nuk
    veprojnë ashtu si dëshirojnë dhe shpesh gabojnë. Zbuloni se si mund ta
    kuptoni më mirë partnerin tuaj.

    1. Frika nga ndjenjat

    Meshkujt e dinë se dashuria është një ndjenjë e fortë që mund të okupojë
    jetën e tyre. E dinë se femra e cila do t’ua marrë zemrën do t’ua marrë
    edhe pjesën më të madhe të kohës së tyre. Po ashtu e dinë se me hyrjen
    në lidhje të dashurisë ata u hapin dyert edhe vuajtjeve të ndryshme.
    Shumica kanë frikë nga ndjenjat e tilla, sepse nuk ndjehen të gatshëm.
    Djemtë kanë frikë të jenë të dashuruar, e sidomos tremben nga mendimi se
    mund ta humbin kokën pas ndonjë femre, edhe pse këtë kurrë nuk do ta
    pranojnë, madje as vetvetes. Nga kjo frikë edhe lind sjellja e tyre e
    pakuptueshme: ftohtësia, painteresimi, paaftësia për butësi etj. Ndihma e
    parë: Bëhuni ndaj tij e sinqertë dhe përdorni sensin për humor. Krijoni
    në mes jush atmosferë relaksuese. Kështu ai më shpejt do të krijojë
    besim në ty dhe më në fund t’i lëshohet lidhjes.

    2. Frika nga shoqet tuaja

    Tmerrësisht kanë frikë nga komentet e shoqeve tuaja. Kjo për ta është
    ankthi i parë! I tmerron mendimi se dikush i analizon dhe kjo nga
    thembra e deri në kokë: shoqja juaj me e mirë, motra jote. Ky është test
    që nuk është lehtë të kalohet, sepse shoqet tuaja, sikur edhe shokët e
    tij, ndonjëherë xhelozojnë. Këtë e dinë meshkujt. Ndihma e parë: I thuaj
    se shoqet tuaja tërë kohën flasin se si ai është shumë i lezetshëm dhe i
    këndshëm. Kjo do ta lirojë pak dhe do t’ia kthejë vetëbesimin.

    3.Frika nga refuzimi

    Sa më shumë që janë të dashuruar, aq më vështirë e kanë të bëjnë hapa të
    ardhshëm. Kjo veti e çuditshme lind nga frika e reagimeve të partneres.
    Ata nuk duan të dëgjojnë: “Jo faleminderit, nuk je interesant”. Ndihma e
    parë: Vetëm me sinqeritet. Zgjidhje tjetër nuk keni. Ia bëni me dije se
    ju pëlqen dhe se me gjithë qejf do të ishe me të në lidhje. Është
    zgjidhje e vetme.

    4. Frika nga mendimet e shokëve

    Meshkujt kanë frikë nga mendimet e shokëve të tyre sepse duan që të
    ruajnë imazhin e tyre të mirë në shoqëri. Ata vendimet e tyre më me
    rëndësi i sjellin nën ndikimin e të tjerëve. Kjo posaçërisht gjen
    shprehje kur është fjala për lidhjet e dashurisë. Nganjëherë meshkujt
    nga shoqëria janë xhelozë në njëri-tjetrin: për shkak të varësisë dhe
    frikës se mos do t’i humbin shokët, për shkak të “një femre’. Ndihma e
    parë: Provoni të shoqëroheni me shokët e tij. Le të krijojnë bindje të
    mirë për ty. Nëse shokët e tij do të të pranojnë edhe ai do të ndjehet
    më mirë.

    5. Frika nga ndërrimi i personalitetit të tij

    Shumë meshkuj mendojnë se fillimi i një lidhje dashurie do t’i privojë
    ata nga identiteti i tyre. Kjo është një frikë komplekse, e cila
    krijohet nga bindja e tyre se femra dëshiron të transformojë të dashurin
    në qenie pa pikë personaliteti. Për ta lidhja është burim i ndalesave
    dhe urdhrave. Ndihma e parë: Le të ndjejë se është duke të pëlqyer ashtu
    çfarë është dhe i thuaj se nuk të pëlqejnë partnerët që e mërzisin
    njëri-tjetrin me kërkesa të tilla.

    6. Frika nga padituria

    Meshkujt shpesh prezantohen si mjeshtër të vërtetë në sferën e
    dashurisë. Me qëndrim të tillë duhet të lënë përshtypje në femrën, por
    edhe në shoqëri. Ata mendojnë se në këtë fushë për ta nuk bën të ketë
    kurrfarë fshehtësi. Shumë prej tyre kanë frikë se nuk do të mund të
    plotësojnë të priturat e ndokujt, se nuk do të dinë se çfarë duhet të
    bëjnë dhe kjo ide i paralizon. Ndihma e parë: Bëhu e butë dhe jepi
    kurajë (i thuaj se di të puthet shumë mirë), binde se në të gjitha është
    shumë i mirë, madje edhe atëherë kur pak dëshpërohesh në të.

    7. Frika nga braktisja

    Kjo frikë është e ngjashme me frikën nga vuajtjet. Në mesin e meshkujve
    është shumë e njohur frika nga ndjenjat e pakëndshme të vetmisë pas
    përfundimit të lidhjes së dashurisë. Kundër kësaj frike shpesh përdoren
    mekanizmat si “nëse jam vetëm, askush nuk mund të më braktisë e me këtë
    të më lëndojë”. Prandaj, mendojnë, se më mirë është të mos rrezikohet
    dhe se duhen kontrolluar ndjenjat. E të gjitha këto janë gabim. Meshkujt
    të cilët mendojnë kështu janë shumë të ndjeshëm dhe të dobët, nuk mund
    të ballafaqohen me vetminë, e të mos flasim që ta mundin atë. Ata nuk
    kanë besim në vete, gjithnjë janë pesimistë dhe mendojnë se nuk janë të
    gatshëm të ballafaqohen me asnjë situatë. Ndihma e parë: Ngrohtësi,
    shoqëri dhe fuqi: të gjitha këto disi duhesh t’i bartësh në të. Duhet
    t’i tregosh se është i përsosur, sepse ai dhe afërsia e tij të
    plotësojnë.



    Tërheqja dhe dëshira

    Me jetën seksuale psikologët britanikë lidhin edhe rezultatet në punë e
    në jetë, pasi, sipas tyre, pas një nate të zjarrtë në shtrat njerëzit
    janë psikologjikisht më stabël e për rrjedhojë më eficientë në gjithë
    aktivitetin e përditshëm, pasojë kjo edhe e ndikimit që luan ky faktor
    në të gjitha problemet që kanë të bëjnë me pagjumësinë. Për të shkuar më
    pas te ndikimi i drejtpërdrejtë te enët e gjakut e te faktori
    psikologjik, duke u bërë njëherësh edhe mjekimi më i mirë kundër
    depresionit. Ekspertët tregojnë arsyet të cilat e gjallërojnë një
    marrëdhënie dhe e ushqejnë atë pa pushim. Dashuri, tërheqje apo dëshirë
    janë faza e parë e të përbashkëtave në çift. Raportet intime në çift,
    mund të jenë të stimuluar nga shumë nxitës dhe emocione të tjera, më
    egoiste se ato që përmendën më lart, pra më tepër se thjesht ato
    stimulues shpirtërorë. Pulsoni erotik, libidoja frojdiane, është e
    vetmja arsye që i shtyn meshkujt dhe femrat drejt një raporti seksual.

    Lidhjet sentimentale

    Interesimi ekziston, kur shkëmbimi i energjive midis partnerëve nuk has
    pengesa. Lidhjet sentimentale normalisht fillojnë me një shkëndijë,
    ndonjëherë me një familjaritet të çuditshëm sikur atë person e njeh prej
    kohësh, ndonjëherë është një ndjenjë e fortë si një fshikullimë ose një
    ndjenjë mirëqenieje e thellë. Shumë njerëz flasin për një tërheqje
    fizike të menjëhershme. Mbi të gjitha alkimia mund të jetë vërtetë e
    fuqishme. Kur takojmë dikë drejt të cilit jemi të tërhequr seksualisht,
    zemra rreh më shpejt, trupi shkrihet, fantazia vrapon dhe papritmas mund
    të ndihemi sikur në një farë mënyre dhe në një jetë tjetër kemi qenë të
    bashkuar me këtë krijesë magjepsëse. Megjithatë duhet treguar kujdes.
    Një tërheqje e fortë nuk është njëlloj si të dashurosh, aq më pak do të
    thotë që dy njerëz janë bërë për njëri-tjetrin. Sigurisht është e
    rëndësishme, por është vetëm hapi i parë. Gjatë jetës mund të tërhiqeni
    nga shumë njerëz.

    Lidhjet e qëndrueshme

    Pa një lidhje të qëndrueshme me partnerin, nuk do të kishim biseda të
    mira dhe interesante. Përveç kësaj, gjithnjë është mirë t’i ndash
    kënaqësitë dhe pakënaqësitë me personin që e dashurojmë. 48 % e femrave
    dëshirojnë më tepër seks dhe të gjitha herët a vonë e bëjnë këtë në
    marrëveshje me partnerin e prej tyre 43 % duke biseduar me të dhe 41 %
    heshturazi, duke dërguar sinjale të heshtura, por të efektshme trupore.
    Asnjëherë nuk duhet kritikuar partneri, po gjithnjë duhet dhënë vullnet
    pozitiv. Gjithnjë thoni “kështu është mirë” dhe asnjëherë “jo nuk
    mundem”. 20 % e femrave nuk ndërmarrin asgjë kur janë të pakënaqura.
    Duhet ditur se heshtja për partnerin mund të jetë tejet shpërqendruese.
    Mund ta humbasë interesimin për ju dhe mund të bëjë që lidhja juaj të
    shfaqë probleme edhe pse ju nuk do ta dëshironit këtë. Në fazat e
    mëtejshme të jetës në çift do të mund ta zbuloni nëse personi që keni në
    krah është vërtetë dashuria e jetës suaj.

    Keshilla per me pak turp

    1- Para se te thoni dicka, provojeni ta thoni ate me dhe per veten tuaj.
    Sa me te stervitur te jeni ne gjerat qe beni ose thoni, aq me pak
    vleresime negative do te merrni.

    po kur sa tenton ti te hapesh gojen te thone "he fol njeher se flet bukur"

    2- Ndertoni nje koncept te mire per veten tuaj duke menduar per anet
    tuaja pozitive. Priruni te merreni me anet positive. Eshte e lehte te
    pikasesh negativen.

    ketu s'ma mer njeri

    3- Pranojeni veten tuaj ashtu sic eshte. Njeriu eshte ashtu si eshte.,
    edhe ne ato raste kur ai nuk e pranon kete gje: ne nuk kemi rruge tjeter
    pervec asaj te pranimit te vetes sic eshte.

    po kur ti vene ne dukje ore e minut ca gjera ca njerez


    4- Praktikohuni ne mbajtjen e kontakteve me sy dhe ne perdorimin e
    buzeqeshjes. Guxoni te shihni ne sy: ata qe shohin ne sy, kane gjithmone
    me pak turp.! Buzeqeshni: njerezit e qeshur vleresohen gjithmone
    pozitivisht. Edhe kur nuk e meritojne!

    buzeqeshjen gjithmone... por jo gjithmone eshte e lehte ti shohesh te
    tjeret ne sy... sepse syte flasin pa kontroll e te prishin pune


    5- Vezhgoni sjelljen e njerezve te tjere qe ju i admironi. Ju mund te
    beheni si ata qe i admironi, vetem po te dini se cfare bejne ata
    konkretisht.

    si fillim jane te pakte njerezit qe meritojne te admirohen...

    6- Kujtoni qe 40% e gjithe njerezve ndihen si ju. Nuk jeni i vetmi njeri i turpshem ne bote. Bota ka rreth 40% te tille!

    po perqindja e njerzve te pa cipe sa eshte ?

    7- Mesoni teknika qetesimi.

    uah... si jo ... OMMMMMMMMMMMM ...apo te numeroj deri ne 100 ? kjo e fundit nuk funx



    8- Mendoni pozitivisht edhe per veten, edhe per te tjeret. Nese ju
    personalisht nuk mendoni pozitivisht per veten tuaj, nuk mund te prisni
    qe te tjeret t’iu vleresojne pozitivisht. Filloni ju njehere ta
    vleresoni veten pozitivisht, pas jush do te vijne te tjeret.

    keshtu mendoj dhe une...po nuk vlersove ti veten tende si fillim mos prit te te vlersojne te tjeret!!


    ............. e mire tani..... po kur i ben te gjitha keto e prap te thone se te tradheton nje si tip e skuqure ne fytyre
  12. Sweety el

    Sweety el Idhtar i forumit

    Turpi i skajshem mund te kontrollohet. Sot ekzistojne programe per
    kete qellim. Keto programe jane shume te sofistikuara, prandaj me
    poshte keshillohen disa rruge me te thjeshta:

    1- Para se te thoni dicka, provojeni ta thoni ate me dhe per veten tuaj.
    Sa me te stervitur te jeni ne gjerat qe beni ose thoni, aq me pak
    vleresime negative do te merrni.
    2- Ndertoni nje koncept te mire per veten tuaj duke menduar per anet
    tuaja pozitive. Priruni te merreni me anet positive. Eshte e lehte te
    pikasesh negativen.
    3- Pranojeni veten tuaj ashtu sic eshte. Njeriu eshte ashtu si eshte.,
    edhe ne ato raste kur ai nuk e pranon kete gje: ne nuk kemi rruge tjeter
    pervec asaj te pranimit te vetes sic eshte.
    4- Praktikohuni ne mbajtjen e kontakteve me sy dhe ne perdorimin e
    buzeqeshjes. Guxoni te shihni ne sy: ata qe shohin ne sy, kane gjithmone
    me pak turp.! Buzeqeshni: njerezit e qeshur vleresohen gjithmone
    pozitivisht. Edhe kur nuk e meritojne!
    5- Vezhgoni sjelljen e njerezve te tjere qe ju i admironi. Ju mund te
    beheni si ata qe i admironi, vetem po te dini se cfare bejne ata
    konkretisht.
    6- Kujtoni qe 40% e gjithe njerezve ndihen si ju. Nuk jeni i vetmi njeri i turpshem ne bote. Bota ka rreth 40% te tille!
    7- Mesoni teknika qetesimi.
    8- Mendoni pozitivisht edhe per veten, edhe per te tjeret. Nese ju
    personalisht nuk mendoni pozitivisht per veten tuaj, nuk mund te prisni
    qe te tjeret t’iu vleresojne pozitivisht. Filloni ju njehere ta
    vleresoni veten pozitivisht, pas jush do te vijne te tjeret.

    Këshilla si ta luftoni pagjumësinë

    Rëndësinë e gjumit të rregullt e të mjaftueshëm e dinë më së miri ata që përballen me pagjumësi

    Meqë pagjumësia gjithnjë e më shumë po bëhet sëmundje e njeriut
    bashkëkohor, të stërngarkuar me punë dhe me një jetë plot stres,
    ekspertët na tregojnë si të mund të flemë aq sa duhet dhe sa na
    nevojitet. Në darkë i duhet kushtuar veçanërisht kujdes ushqimit. Para
    se të bini për të fjetur duhet të hani pak, ngrënia e sasive të shumta
    të ushqimeve interferon me ciklet e gjumit. Një gotë qumësht iu ndihmon
    para gjumit, sepse përmban triptofan, një stimulues natyral i gjumit.
    Përdorni imagjinatën tuaj që të ndihmoni veten për të fjetur. Nëse
    s`flini dot, çohuni nga krevati, bëni një aktivitet relaksues, derisa të
    ndiheni përgjumësh. Të dëgjoni lajme apo çështje që iu shqetësojnë mund
    t'iu sjellë probleme me gjumin. Edhe nëse keni probleme me gjumin
    çohuni dhe hani diçka që përmban triptofani cili bllokon serotoninën që
    është një neurotransmetuese. Serotonina është përgjegjëse për
    pagjumësinë.
    Ushqimet të cilat përmbajnë triptofan janë qumështi, akullorja, kosi, djathi etj.

    Këshillat e mjekëve për të
    pasur një gjumë të qetë:
    - Është mirë që të mos flini gjatë ditës
    - Kufizoni kafeinën dhe alkoolin
    - Mos pini duhan, nikotina vështirësojë rënien në gjumë
    - Ekspozoni veten ndaj dritës së diellit
    - Bëni ushtrime fizike herët në mëngjes
    - Kontrolloni nivelet e hekurit në gjak
    - Relaksohuni para se të shkoni për të fjetur
    - Mbani dhomën e gjumit të qetë, dhe të rehatshme
  13. Sweety el

    Sweety el Idhtar i forumit

    Familja, shkolla, shoqëria dhe fëmijët e dhunshëm. 6 faktorë që formojnë fëmijë të dhunshëm

    Fëmijët janë objekt dhe subjekt i dhunës. Mbi ta padrejtësisht,
    arbitrarisht dhe në kundërshtim me Kartën e të Drejtave të tyre, ushtron
    dhunë psikologjike e fizike prindi, mësuesi, polici, më të rriturit,
    por edhe një pjesë e fëmijëve përdorin dhunë mbi njëri -tjetrin, ndaj
    fëmijëve më të vegjël në moshë, bile në disa raste edhe ndaj të
    rriturve. Me dhimbje, por duhet të pranojmë se është rritur numri i
    rrahjeve midis fëmijëve (në disa raste edhe grup me grup), është rritur
    numri i fëmijëve që mbajnë thika, në ndonjë rast edhe armë, është rritur
    numri i vjedhjeve e i grabitjeve prej tyre, veçanërisht ndaj vajzave
    dhe grave, rastet e plagosjeve me thika, me armë, që çojnë deri në
    vdekje. Natyrshëm lind pyetja: Përse është rritur numri i fëmijëve të
    dhunshëm? Se shoqëria jonë është e dhunshme, se në familje ka dhunë, se
    po rritim fëmijë të dhunshëm. Nuk lindin të dhunshëm..., por bëhen të
    tillë. Fëmijët e familjeve ku ka dhunë, vuajnë më shumë nga probleme të
    sjelljes dhe janë më pak të aftë për të vepruar në shoqëri, në krahasim
    me fëmijët që vijnë nga familje ku nuk ka dhunë. Një studim kanadez
    tregon se, nëse fëmija është i pranishëm në konfliktet e prindërve, ku
    përdoret dhuna si mjet për zgjidhjen e tyre, "ka shumë gjasa të
    parashikohet se edhe ai vetë do të bëjë krime kundër personit kur të
    rritet, si sulme ndaj personit, përpjekje për përdhunim, përpjekje për
    vrasje, rrëmbime dhe vrasje". Edhe një përqindje e lartë e fëmijëve të
    rrugës, janë rrjedhojë e dhunës në familje. Origjina e dhunës i ka
    rrënjët në strukturën shoqërore dhe në një tërësi të ndërlikuar vlerash,
    traditash, zakonesh dhe besimesh që lidhen me të. Dhuna është shkak i
    një personaliteti agresiv.

    Faktorët që ndikojnë tek fëmijët për t'u bërë të dhunshëm e për të kryer krime, janë shumëdimensionalë:

    1. Faktorë ekonomikë: varfëria, veçanërisht në zonat rurale e të
    izoluara nga pjesët e tjera të territorit. Shumë fëmijë e kanë braktisur
    shkollën për shkaqe ekonomike. Gjithashtu, një pjesë e tyre, nga
    komuniteti rom apo nga familjet që kanë ardhur në metropolin
    Tiranë-Durrës, apo kanë zbritur nga zonat malore në qytete, nuk gjejnë
    mjedisin e përshtatshëm social dhe ekonomik për të zhvilluar
    personalitetin e tyre, për shkak edhe të kushteve të rënda ekonomike.

    2. Faktorë që lidhen me familjen: mungesa e kontrollit të përshtatshëm
    prindëror, prindër të ashpër me një orientim disiplinor jo të qartë,
    divorcet e prindërve, mungesa e vlerave familjare. Studimet psikologjike
    tregojnë se fëmijët e keqtrajtuar nga prindërit e tyre bëhen më vonë
    prindër keqtrajtues për fëmijët e tyre.
    Jeta në një shtëpi të dhunshme, apo në një komunitet të dhunshëm, mund
    të krijojë turbullime tek fëmija, sepse ai beson se prindërit e tij nuk
    mund ta mbrojnë. Kështu, fëmijët më të rritur kërkojnë të gjejnë "të
    fortët" dhe "ata me pushtet", kryesisht në grupet e moshatarëve sesa në
    marrëdhëniet me prindërit. Pra, sjellja agresive dhe dhuna e shfaqur
    janë reagim ndaj situatave që ai i mendon se e kërcënojnë. Aspiratat e
    prindërve për fëmijët dhe vlerat prindërore luajnë rol formues në të
    gjitha aspektet e zhvillimit të tij, sepse shkak i shfaqjes së dhunës
    tek fëmijët është keqpërshtatja midis prindërve dhe fëmijës (një fëmijë i
    shkathët dhe energjik dhe një prind i ngathët, krijon lidhje emocionale
    të tendosur).
    Prishja e marrëdhënieve familjare, konfliktet dhe mosmarrëveshjet
    prindër-fëmijë, janë shkaku i rritjes së frikës dhe pasigurisë së
    fëmijëve, i largimeve të tyre nga shtëpia deri në braktisje të familjes,
    i futjes së tyre në banda kriminale.

    3. Faktorë që lidhen me shkollën: frekuentim i dobët, largime nga orët e
    mësimit, dobësim dhe prishje e disiplinës në shkollë, marrëdhënie jo të
    mira mësues-nxënës dhe nxënës-nxënës, dhunë fizike dhe psikologjike nga
    ana e mësuesve ndaj nxënësve, motivim i pakët i nxënësve për të mësuar,
    shkatërrim i bazës materiale në shkollë, kontroll i dobët dhe ndëshkime
    të buta për nxënësit që vijnë në shkollë me mjete të forta, thika apo
    edhe armë zjarri.

    4. Faktorë politikë: lidhja e krimit me politikën, mosfunksionimi i
    shtetit ligjor, veçanërisht në sistemin e drejtësisë për të luftuar
    kriminalitetin, e veçanërisht krimin e organizuar. Dhuna e pandëshkuar
    është terren i mirë që njeriu të kalojë pa shumë hezitime në sjellje
    agresive.

    5. Faktorë socialë: alkooli, droga, prostitucioni, pabarazia e gruas me
    burrin, programe me karakter joshoqëror që transmetohen nga mediat, ku
    një rol negativ dhe shumë të dëmshëm luajnë filmat me vrasje (me
    killera). Dhuna e filmave merret si model për reagimet e mëvonshme
    personale dhe njeriu modelohet për t'u sjellë në mënyrë agresive.

    6. Faktorë psikologjikë: stresi, depresioni, sëmundjet mendore,
    prejardhje nga familje të dhunshme, faktorët individualë të
    personalitetit si, temperamenti, dëshira për të qenë i fuqishëm,
    kurioziteti për të ushtruar dhunë.
    Teoria e të mësuarit social e vlerëson agresivitetin si një formë të
    sjelljes së mësuar sociale. Agresiviteti mësohet nëpërmjet vëzhgimit dhe
    imitimit të njerëzve të tjerë dhe ruhet nëpërmjet përforcimit pozitiv.
    Rritja e dhunës tek fëmijët, përveç rrezikshmërisë shoqërore, cenimit të
    të drejtave të njeriut, të jetës së njeriut, çon edhe në rritjen e
    kostos ekonomike, rrit shpenzimet nëpërmjet shërbimeve që shoqëria duhet
    të kryejë për t'u ardhur në ndihmë viktimave, për trajtimin mjekësor,
    për policinë, gjykatat, shërbimet e sigurimeve shoqërore, etj.
    Nuk mjafton të marrësh nisma për uljen e dënimeve të fëmijëve, për
    trajtim më të mirë në qeli e për përmirësimin e kushteve në burg (nuk e
    mohojmë se edhe kjo ka anët pozitive), por e rëndësishme është të
    zbatohen politika arsimore, ekonomike, juridike, sociale që e ulin
    shkallën e kriminalitetit tek fëmijët, adoleshentët.
    Parandalimi i krimit tek fëmijët është një problem serioz për shtetin e
    shoqërinë tonë, është e duhet të jetë pjesë integrale e politikave të
    arsimit.
  14. Sweety el

    Sweety el Idhtar i forumit

    12 sugjerime për mësuesit dhe ne të tjerët

    Dhuna fillon në mendjet e njerëzve. Shkolla duhet të edukojë individë që
    ideojnë "mbrojtjen e paqes" në mendjet e tyre. Në shkollën tonë duhet
    të ketë më shumë programe e tema mësimi kundër dhunës.
    -Të aftësohen nxënësit e mësuesit për zgjidhjen paqësore të konflikteve,
    për rritjen e përsosjen e aftësive komunikuese midis palëve, për
    demokratizimin e marrëdhënieve.
    -Mësuesit të kenë një qëndrim model për nxënësit e tyre në zhvillimin e sjelljeve e të zakoneve jo të dhunshme.
    -Rritja e shërbimeve këshillimore psikologjike, sociale e pedagogjike në shkollë.
    -Të organizohen konferenca me karakter edukativ mbi dhunën.
    -Forcimi i disiplinës, zbatimi i rregullores. Ndëshkime të ashpra për nxënësit e dhunshëm dhe për mësuesit që përdorin dhunën.
    -Projekte të përbashkëta shkollë-familje-shoqëri me temë: "Edukimi dhe
    toleranca", "Të njohim e të zbatojmë Konventat e të Drejtave të
    Fëmijëve".
    -Të ngrihet shkolla e riedukimit dhe të rritet bashkëpunimi komunitet-polici.
    -Shkolla t'u afrojë prindërve programe konkrete e të specializuara, me
    nivel të lartë se si mund të rriten e edukohen fëmijë jo të dhunshëm.
    Kjo është shumë e rëndësishme të kuptohet dhe shoqëria shqiptare të
    ndërgjegjësohet që, këta fëmijë (të vegjël sot), edhe kur të rriten e të
    martohen, do të imitojnë sjellje të dhunshme të prindërve, me
    përjashtim të rasteve kur kanë kërkuar ndihmë të specializuar për të
    ndryshuar sjelljet e tyre. Fëmijët e mësojnë këtë ves (dhunën) në
    familje dhe e përdorin për të siguruar atë që dëshirojnë. Ndëshkimi i
    prindërve që ushtrojnë dhunë ndaj fëmijëve të tyre.
    -Programe për fëmijët e rrugës, veprimtari që u interesojnë fëmijëve, çlodhëse dhe argëtuese.
    -Dhënia e hapësirës së domosdoshme për çdo fëmijë.
    -Inkurajimi dhe stimulimi i grupeve të ndryshme të fëmijëve që nuk e përdorin dhunën.
    -Ndryshime në legjislacion, në rregulloren e shkollës, në kodin penal,
    civil dhe familjar, veçanërisht ligji për mediat, që lidhet me filmat me
    dhunë e vrasje, të cilët jepen në çdo kohë.


    Vargjet sintezë të Nolte janë tepër domethënëse
    "FËMIJËT MËSOJNË ATË QË JETOJNË"

    Nëse një fëmijë jeton në kritikë, mëson të dënojë.
    Nëse një fëmijë jeton në urrejtje, mëson të luftojë.
    Nëse një fëmijë jeton në ironi, mëson të jetë i ndrojtur.
    Nëse një fëmijë jeton në turp, mëson të ndihet fajtor.
    Nëse një fëmijë jeton në tolerancë, mëson të jetë i durueshëm.
    Nëse një fëmijë jeton në inkurajim, mëson të ketë besim.
    Nëse një fëmijë jeton në lavdërim, mëson të vlerësojë.
    Nëse një fëmijë jeton në çiltërsi, mëson drejtësinë.
    Nëse një fëmijë jeton në siguri, mëson të ketë besnikëri.
    Nëse një fëmijë jeton në pranim dhe në miqësi, mëson të gjejë dashurinë në botë.
  15. Sweety el

    Sweety el Idhtar i forumit

    Mbi optimizmin, shpresën dhe gjendje të tjera

    Nuk mund ta them me siguri të plotë se, gjendja mbizotëruese në periferi
    është pasojë e një rastësie. Kryesisht, fjala është për rastësinë si
    fenomen dhe, specifikisht për rastësinë tashmë të mitizuar. Është me
    rëndësi të theksohet se çdo periferi i përket më shumë "harresës" se sa
    kujtesës; gjithnjë duke e parë kujtesën në kuadrin e një mikpritjeje, e
    cila mëton për një lidhje që sfidon rëndomtësirat e mërzitshme që, për
    "fat të keq" po shumohen zhurmshëm. Në njëfarë mase, dyshimi që
    shqetësonte banorët (ose të ftuarit) e këtij skaji, kishte pësuar
    njëfarë zhvendosjeje. Tashmë, orvatja është përqendruar për të vënë në
    dyshim qëllimin e përhapjes së dyshimit. Përse pra, nuk trokasin në
    derë, por e gërvishtin atë dhe ia mbathin pa lënë shenjë e nishan!? A
    nuk do të ishte më e fisme sikur fjala e parë të ishte një trokitje me
    ballë lart!? Dhe, këtu s'kemi të bëjmë me asnjë fije mendjemadhësie, e
    aq më pak me mburrje rrugicash, që, për nga ndikimi dhe jehona nuk
    zgjasin më shumë se sa perëndimi i diellit. .

    Gjendja në të cilën mbizotëron dyshimi shpërshfaq faqe botës shumë të
    vërteta të domosdoshme, që, medoemos duhet të dihen; por, nga ana
    tjetër, duke patur kujdes ngjyresat mitizuese. Po ashtu, kjo gjendje,
    është një ndihmesë shtesë për të zbuluar ku rrahin dhe çfarë ndjellin.
    Dyshimi mbi ekzistencën e dyshimit është një udhë jashtëzakonisht e
    errët. Sido qoftë, çdo masë errësire ka fundin e saj shpresëndjellë s
    dhe po aq poetik për nga doza e mbresëmbetjes. Errësira nuk është
    frymëmarrja e Sizifit, madje ajo nuk e lejon hijen e tij të duket qoftë
    edhe një herë të vetme. Në fakt, shpresa për të tejkaluar një zonë të
    caktuar errësire, në thelb është më e fuqishme dhe më mbizotëruese se
    çdo errësirë, bile edhe sikur të gjitha errësirat të tubohen sëbashku.
    Shpresa nuk ka burim vështirësinë, por bëhet edhe më ngadhënjyese
    përbrenda kur shfaqet pas vështirësive dhe vuajtjeve që rrjedhin për
    shkak të një kuptimësie që përfaqëson njeriu. Përndryshe, vuajtja që
    bart një logjikë njerëzore, është njëfarë termometri, ose një lloj kuti
    që shenjon (nuk është e thënë që -ndonjëherë- të mos gabojë) të vërtetën
    e shpresuesit dhe, disa herë edhe arsyen nxitëse. Obligmi i
    padokumentuar i shpresës (edhe pse në dukje krijon hamendësime) është
    tejkalimi, pra, thënë tjetërsoj, rendja drejt sigurisë që ajo premton.

    Natyrisht, çdo nismë që shoqërohet me vrull, edhe nëse bëhet fjalë për
    vrullin e mirëkontrolluar, ka nevojë për maturi dhe, që kjo maturi të
    japë atë çfarë njeriu pret, duhet gjetur një pikë e cila të mban në
    lidhje, pra një pikë-mbështetje që luan rolin e vyer të përkujtuesit.
    Vetëm përkujtimi i herëpashershëm (i endur me fijet e bardha të
    urtësisë) ofron mundësinë e madhe për të mirëqartësuar dhe mirëforcuar
    synimin -ofron poashtu edhe shquarjen e pengesave që hasen në këtë
    rrugëtim-, pasi synimi është përcaktues i të gjithë veprimtarisë së
    njeriut. Në të vërtetë, duhen levizur të gjithë gurët që zotërojmë në
    mënyrë që synimi të mos mjerojë në pabotën e një synimi për hir të një
    synimi tjetër, ku nuk është paracaktuar ende asgjë, sepse, përtjetërsoj,
    puqen të gjitha konditat e shkarjes drejt një rrethi vicioz, ku dihet
    fare mirë që e gjithë përgatitja e mëparshme shumëzohet me zero. Në
    pamje të parë, ekziston njëfarë frike për një rënie të mundshme në
    pesimizëm, por pa harruar asnjëherë se synimi për të cilin bëhet fjalë,
    nuk i nënshtrohet ligjit të asgjësimit, aq më pak atij të tkurrjes.
    Pikërisht, këtu gjendet ilaçi për rritjen e ambicies, për të arritur
    kështu një kuptim të qenësishëm të optimizmit; ngaqë, optimizmi nuk
    është iluzion që shfaqet vetëm në një ditë të dielë me diell, por është
    një realitet i njëmendët që shënon një dallim rrënjësor (duke përftuar
    ndjesitë/dëshmitë më sublime) mes njeriut dhe krijesave të tjera. Për
    fat të keq, është pikërisht ky dallim tejet i rëndësishëm, i cili është
    cënuar vrazhdë, -për të mos thënë është shkërmoqur- nga pseudohumanizmi i
    Modernizmit dhe i Pasmodernizmit. E pra, ky dallim, është një nga
    sfidat më paradoksale që është hasur ndonjëherë përgjatë historisë, dhe
    njëkohësisht është kërcënimi më i madh për njeriun bashkëkohor.

    Si te behesh gjeni?

    Si te behesh gjeni? Pak fat dhe punë shumë !
    Revista angleze "New Scientist" publikon "dozat", të përcaktuara nga Universiteti i Cambridge. Thelbësore është studimi i mirë.


    Sekreti në një formulë. Talenti nuk është gjë pa aplikim

    Gjeni lind apo bëhesh? Një diskutim shumë i vjetër, i cili këtë radhë ka
    marrë përgjigjen "shkencore". Studimi i parë analitik i këtij problemi
    është verdikti që kanë dhënë ekspertët: gjeni bëhesh (ose më mirë lind
    dhe bëhesh). Një dozë e talentit natyral është patjetër e nevojshme, por
    kjo nuk mjafton, duhet që ta kultivosh me shumë studim dhe ta zhvillosh
    me kalimin e viteve me shumë punë. Kjo vlen për shkencën në përgjithësi
    dhe për artet kreative, duke filluar që nga shahu dhe disiplina të
    tjera sportive. Për ta afirmuar këtë të fundit ka dalë një libër: "The
    Cambdrige Handbook of Expertise and Expert Performance", i cili është
    publikuar në këto ditë në "Cambridge University Press". Tezat janë se
    aftësia, të cilën në shumë raste ne e përcaktojmë si talent ose gjeni,
    nuk është fryt i një dhurate të Zotit , por është rezultati i një
    kombinimi të aftësisë së lindur dhe instruksioneve të larta dhe një pune
    shumë të madhe. Në thelb të studimit të tezës së publikuar nga
    Universiteti i Cambridges, thuhet se duhet të harrohet ideja që talenti
    ose cilësi të tjera të lindura janë gjëra që u përkasin vetëm "kokave"
    të mëdha. Gjenialiteti nuk është gjë tjetër veçse një përzierje mes
    talentit të lindur, studimit dhe aplikimit për të prodhuar rendiment
    shumë të lartë pune. Sipas Ernest Hemingway (në fushën humaniste) dhe
    Thomas Edison (për atë shkencore) tregohet se gjeni është 1 për qind
    talent (frymëzim krijues) dhe 99 për qind punë. "New Scientist" tregon
    "formulën e gjenialitetit": 1 për qind fat, 29 për qind shkollë e mirë
    dhe 70 për qind punë.

    Studimi sugjeron "rregullin e 10 vjetëve", që përbëhet nga talenti i
    lindur si dhe nga të paktën dhjetë vjet që nevojiten si praktikë, punë
    serioze dhe intensive për të arritur majën. Një analizë te 120 atletë,
    aktorë, artistë, matematikanë dhe shkencëtarë, e bërë nga psikologu i
    famshëm Benjamin Bloom nga universiteti i Chicagos, tregon se çdo njeri i
    ekzaminuar ka bërë dhjetëra studime dhe ushtrime para se të fillonte
    studimet ndërkombëtare.

    Secili prej tyre ka pasur një këshillues, një figurë kryesore që e ka ndihmuar dhe e ka inkurajuar gjatë kohës.

    Në tezën e Universitetit të Cambridges citohen raste të famshme: Mozarti
    i binte violinës kur ishte vetëm 3 vjeç si dhe kompozonte simfoni në
    moshën shtatëvjeçare. Ndërsa në adoleshencën e vonë ka prodhuar muzikën
    që e bëri një gjigand në këtë fushë; Einstein ishte një nxënës mediokër
    dhe i pavullnetshëm; vetëm atëherë kur iu përkushtua fushës së tij të
    preferuar dhe për të cilën kishte talent, ai "shpërtheu"; Tiger Woods ka
    mësuar që ta luajë golfin para se të ecte, por mbi të gjitha ka qenë
    stërvitja e vazhdueshme që e ka bërë të jetë më i miri (e njëjta gjë
    vlen edhe për Pete Sampras dhe Michael Jordan).

    Mes individëve fatlumë që lindin me një dozë talenti në një fushë të
    caktuar, vetëm studimi dhe intensiteti praktikues bëjnë dallimin: ky
    njeri bëhet gjeni, kurse tjetri vetëm një zbatues i mirë.

    "Më falni, nga këtu si arrihet në Carnegie Hall? - tempulli i muzikës
    klasike në Nju-Jork ka qenë një batutë e konservatorëve amerikanë.

    Përgjigja ironike ishte: " Me shumë praktikë ".
  16. Sweety el

    Sweety el Idhtar i forumit

    Mençuria

    Mençuria (lat. intelligentia, nga fjalët inter- ndër; lego - lidh;
    përzgjedh, kuptoj) është tërësia e funksioneve të lindura njohëse,
    përshtatëse dhe përfytyruese, të krijuara nga veprimtaria trunore e
    njeriut dhe e disa kafshëve. Përkufizohet edhe si aftësia e arsyetimit,
    kuptimit, zgjidhjes së problemeve, rrokjen e ideve dhe gjuhës.
    Megjithëse shumë dijetarë e mendojnë konceptin e mençurisë si një fushë
    më të gjerë, shumë rryma psikologjike e cilësojnë mençurinë si dallim
    mes formave të personalitetit si karakterin, krijimtarinë apo diturinë.

    Në psikologji, është aftësia e përgjithëshme mendore që ka të bëjë me
    njehsimin, arsyetimin, dallimin e përkatësive dhe ngjashmërive, mësimin e
    shpejtë, ruajtjen dhe rikthimin e informacionit, duke përdorur një
    gjuhë të rrjedhëshme, renditjen, përgjithesimin, dhe përshtatshmërinë me
    gjendjet (rrethanat) e reja. Alfred Binet, një psikolog francez, e ka
    përkufizuar mençurinë si tërësia e ecurive mendore lidhur me përshtatjen
    ndaj mjedisit. Megjithëse ka prirje të shumta që e shohin mençurinë
    vetëm si një funksion kuptimor apo njohës, dëshmi të shumta parashtrojnë
    se mençuria ka shumë veçori të tjera. Nuk ka ndonjë përkufizim të
    pranuar përgjithshësisht mbi mençurinë. Ka pasur shumë përpjekje për
    matjen e mençurisë, dëshmia më e mirë dhe prova e standartizuar është
    matja sasinë e mençurisë njerëzore (SM, ang. IQ). SM është shuma e
    moshës mendore (zakonisht e shprehur në përqindje %) dhe përdoret shpesh
    si tregues i zhvillimit mendor.

    Në pedagogji, mençuria është aftësia e mësimit apo kuptimit apo
    marrdhënia me apo gjendjet e reja. Mençuria mendohet zakonisht si
    rrjedhje nga një ndërthurje e veçorive të trashëguara dhe ndikuesve
    mjedisorë (zhvillimorë dhe shoqërorë). Kjo çështje është shumë e
    debatueshme, dhe shumë shkencëtarë janë përpjekur të tregojnë se as
    biologjia (veçanërisht genet) apo mjedisi (veçanërisht kushtet që
    pasqyrojnë klasën ekonomiko-shoqërore) nuk janë përgjegjës për krijimin e
    dallimit në mençuri.
    Zhvillimi i individit nëpër etapa

    Psikologjia është shkencë e cila merret me studimin e jetës psikike, gjegjësisht të jetës shpirtërore të njeriut.
    Emri i saj rrjedh nga fjalët greqishte: “ psyche ” qëdo tëthotë shpirt dhe fjalës tjetër “ logos “ që do të thotë shkencë.
    Lënda e psikologjisë është studimi i dukurive psikike dhe zbulimi i ligjshmërive të paraqitjes dhe zhvillimit të tyre.
    Jeta psikike e njeriut është mjaft e ndërlikuar dhe dinamike. Ajo përbëhet nga një numër i madh i dukurive psikike, siç janë:
    - proceset psikike,
    - gjendjet psikike dhe
    - cilësitë psikike.
    Proceset psikike dhe gjendjet e veçanta në jetën e njeriut nuk
    zhvillohen në mënyrë të pavarur njëri prej tjetrit, sepse janë të
    lidhura midis veti dhe se vetëm kështu e karakterizojnë personalitetin e
    tij, pra të vetë njeriut.
    Personaliteti i njeriut paraqet tërësinë e funksionimit harmonik dhe integral të specifikave të tij.
    Personaliteti i njeriut zhvillohet gjatë gjithë jetës së tij. I tërë ky zhvillim ndahet në 4 periudha apo etapa, të cilat janë:
    - fëmijëria,
    - mosha e rinisë,
    - mosha e pjekurisë dhe
    - mosha e pleqërisë.
    Mosha e fëmijërisë

    Periudha e parë, mosha e fëmijërisë zgjat që nga lindja gjer në pubertet (i cili është ndërmjet viteve të 12-ta dhe 14-ta).
    Gjatë periudhës së fëmijësisë zhvillimi i personalitetit është mjaft
    dinamik. Prandaj në kuadër të kësaj periudhe dallohen disa nënperiudha
    të fëmijërisë siç janë: fëmijëria e parë - gjer në fund të vitit të dytë
    të jetës, fëmijëria e hershme - gjer në fund të vitit të gjashtë,
    fëmijëria e mesme - nga viti i gjashtë deri në vitin e nëntë, dhe
    fëmijëria e vonshme - është deri në mbarimin e vitit të dymbëdhjetë.
    Në fëmijërinë e hershme rol të rëndësishëm luajnë faktorët e rrethit
    social. Te këta faktor më të rëndësishëm janë prindërit e fëmijës,
    veçanërisht nëna, pasi nga kjo fëmija mëson sjelljen dhe pastërtinë.
    Përveç këtyre deri në vitin e dytë tek ai zhvillohen të njohurit
    elementar dhe funksionet motorike: fëmija fillon të ecën, të flasë,
    mësohet të jetë i pastër, i zhvillon ndjenjat, fillon të formojë
    konceptin për veten dhe të ndërtojë qëndrimin ndaj njerëzve të tjerë.
    Momente të rëndësishme për personalitetin e fëmijës janë edhe ngjarjet e
    ndryshme nëpër etapa. Kështu për shembull pasi të shkojë në shkollë,
    aftësitë mendore dhe motorike zhvillohen edhe më shumë. Prandaj, fëmija
    bëhet më i pavarur dhe i duket si me qenë në një ambient të rij, ku e
    zhvillon vetëdijen dhe aktivitetin e vullnetshëm të tij. Tani më i di
    rragullat themelore morale të rrethit në të cilin jeton. Zhvillimi i të
    gjithë këtyre karakteristikave të personalitetit të tij fillon të bëhet
    në nënyrë të organizuar dhe nën kontrollin e shkollës, kur më ai fillon
    të mësojë si të shkruajë , si të lexojë, të mësojë për nocione të reja
    dhe të shprehet edhe të mendojë më saktësisht. Jeta kolektive në shkollë
    tek ai ndikon për formimin e ndjenjave sociale dhe formimit të cilësive
    të karakterit.
    Nëse fëmija mbërin të bashkëpunojë me fëmijët e tjerë dhe nëse
    armiqësohet dhe nënçmohet nga shokët, kjo gjë mund të shkaktojë formimin
    e disa cilësive siç janë frika, turpi ose cilësitë e kundërta më to si
    agresiviteti dhe dëshira e tepëruar që të dallohen nga të tjerët.
    Në kohën kur fëmija fillon të shkojë në shkollë, pra në moshë ende të
    vogël i lindin interasat për të mësuar në tërësi, por lindin edhe
    interesa për disa lëndë të veçanta. Për këtë të fundit nxënësi nuk është
    në gjendje të thotë se përse i pëlqeu një lëndë më shumë se një tjetër.
    Kjo është si rezultat se fëmija ka një interesim për atë lëndë. Më
    shpesh fëmijët tregojnë interes te ata lëndë që atyre u duket se mësuesi
    më mirë e spjegon, ose tregojnë interes të veçantë në ato fusha
    veprimtarije, për të cilat tregojnë interes dhe merren njerëzit e tyre
    të afërt, të familjes. Kjo e nxit fëmijën e kësaj moshe për një
    interesim të tillë. Mirpo, sado që interesat e fëmijëve të kësaj moshe
    të jenë relativisht të shumëanshme, ato janë të pa qëndrueshme dhe jo aq
    aktive. Për zhvillimin e interesave të sumëanshme, të qëndrueshme dhe
    aktive duhet të plotësohet puna edukative - mësimore mbrenda shkollës
    dhe punës jashta shkollore. Organizimi dhe drejtimi i leximeve jashtë
    shkollore, pjesmarja në praktikën revolucionare, ju jep një shtytje të
    fuqishme zhvillimit të interesave të fëmijëve të kësaj moshe. Mësuesi i
    kujdesshëm, krahas zhvillimit të interesave të shumëanëshme të fëmijëve,
    nxit zhvillimin edhe të interesave më të përcaktuara. Mësuesit janë ata
    të cilët duhet të kujdesen për fëmijët derisa ata janë në shkollë.
    Duhet ta shfrytëzojnë kureshtjen e tyre, pasi zakonisht janë kureshtarë,
    si pikënisje për të zhvilluar dhe edukuar interesat e tyre. Duke
    zhvilluar aftësitë në procesin e mësimit, punës dhe edukimit ushtarak,
    nxënësi rrit rezultatet e punës, njeh nëpërmjet këtyre rezultateve
    forcën e vet dhe formon tiparet e karakterit.
    Kur vëmë re që një fëmijë meret më shumë me një veprimtari të caktuar,
    atëherë themi se ai ka prirje për këtë lloj veprimtarije. Fëmijët merren
    zakonisht me atë lloj veprimtarije ku gjejnë zbatim aftësitë e tyre të
    mëdha.
    Aftësitë duke i siguruar nxënësit sukses në veprimtari e nxisin atë që të merret vazhdimisht me këtë lloj veprimtarije.
    Te fëmijët disa prirje shfaqen që në moshën e vegjëlisë. Të tilla janë
    prirjet për punë me dorë dhe për punë mendore. Familja, kopshti i
    fëmijëve dhe shkollat duhet që ti çmojnë dhe ti nxisin të zhvillohen
    këto prirje të fëmijëve të vegjël dhe të atyre që shkojnë në shkollë,
    sepse prej tyre varet zhvillimi i aftësive të veçanta dhe të
    përgjithshme. Që fëmijët ti zhvillojnë prirjet dhe aftësitë e tyre duhet
    vendosur në bazë të të gjithë veprimtarisë së saj mësimore - edukative
    si në mësim, punë prodhuese, edukim fizik dhe ushtarak etj.
    Aftësitë dhe shkalla e zhvillimit të tyre nuk përcaktohen vetëm me
    sasinë e produkteve dhe të veprimtarisë, por edhe me cilësinë dhe
    origjinalitetin e produkteve të saj.
    Në qoftë se për shembull ne vëmë re se një nxënës dallohet prej një
    tjetri për një ritëm të shpejtë në përvetësimin e njohurive matematike,
    tregohet organizator në punën për prodhim dhe gjen mënyrat më të
    përshtatëshme për të aritur deri te rezultati i vërtetë. Atëherë për
    këtë nxënës themi se është i aftë për të punuar vetë dhe për të
    udhëhequr të tjerët. Po nëse te ky nxënës në veprimtarinë matematike dhe
    në punë vëmë re shenja të theksuara të një veprimtarie që siguron
    zgjedhjen origjinale të problemeve matematike dhe të organizimit të
    punës, në këtë rast ne mund të themi se me të vërtetë ky nxënës është i
    talentuar.
    Aftësitë formohen dhe zhvillohen në veprimtari, prandaj për edukimin e
    fëmijëve të moshës së ulët shkollore duhet të krijojnë kushte sa më të
    favorshme për një veprimtari sa më të shumëllojshme.
    Në disa raste nxënësit të lënë përshtypjen sikur janë të paaftë ngaqë u
    mungojnë njohuritë e nevojshme dhe dashuria për punë nuk është e
    mjaftueshme. Jeta e shkollës tregon se nxënësit e prapambetur mbeten
    prapa në mësime jo sepse u mungojnë aftësitë për të kuptuar dhe zotëruar
    njohuritë, por sepse u mungon dëshira dhe aftësia për t’u shtruar në
    punë.
    Zhvillimi i aftësive ka lidhje të ngushta me edukimin e tipareve të
    karakterit, me qëndrimin e njeriut ndaj punës, ndaj njerëzve të tjerë,
    shoqërisë në tërësi dhe ndaj vetes. Kështu për shembull qëndrimi aktiv i
    nxënësit ndaj punës dhe mësimit ushtron një ndikim të thellë dhe
    pozitiv në zhvillimin e aftësive. Në zhvillimin e aftësive rol të
    rëndësishëm luajnë edhe qëndrimi kritik i nxënësit ndaj sukseseve, që
    arijnë në punë e në mësim si dhe maturia dhe takati i mësuesit në
    kërkesat ndaj çdo nxënësi të tij.
    Përdorimi i metodave problemore dhe kërkimore në punën mësimore
    ndihmojnë mjaft për zhvillimin e aftësive dhe talentit të fëmijëve. Për
    zhvillimin e aftësive të nxënësve të moshës së ulët shkollore një rol
    shumë të madh luajnë edhe institucionet e tjera që meren me edukimin e
    fëmijëve.
  17. Sweety el

    Sweety el Idhtar i forumit

    Mosha e rinisë

    Periudha e dytë është masha e rinisë, e cila zgjat prej viteve të 12-ta
    ose të 14-ta deri në vitet e 18-ta ose të 20-tat. Edhe kjo periudhë
    karakterizohet me zhvillimin e hovshëm psikofizik të njeriut. Në këtë
    moshë janë më të rëndësishme dy momente: zhvillimi fiziologjik dh
    zhvillimi social.
    Në këtë periudhë bëhet zhvillimi më i shpejtë trupor, i cili fillon që
    në vitin e 11-të dhe zvogëlohet me shpejtësi në vitin e 16-të. Individi i
    ri është gjithnjë e më tepër i pavarur në jetë dhe në punë. Periudha e
    moshës së rinisë ndahet në dy nënperiudha dhe atë: periudhën të
    pubertetit dhe të adolescencës.
    Në periudhën e pubertetit, para së gjithash, bëhet zhvillimi mjaft
    intensiv fizik dhe pjekuria seksuale. Rëndom kjo periudhë quhet edhe “
    periudha e stuhisë dhe e dridhjeve” , sepse paraqitet një zhvillim
    intensiv si në pikëpamje trupore ashtu edhe në atë psikike të
    personalitetit. Bien në sy rritja e gjatësisë të trupit dhe e peshës,
    pjekuria e organeve seksuale, paraqitja e disa karakteristikave seksuale
    sekondare, siç janë dhe në format trupore karakteristike për femra dhe
    meshkuj. Në këtë moshë zhvillohet dëshira e madhe që individi të jetë i
    pavarur, gjë të cilën është e pa mundur ta realizojë, sepse të rinjtë
    dhe të rejat janë ekonomikisht të varur nga prindët. Në këtë moshë lind
    rregullsisht edhe qëndrimi kritik ndaj prindërve
    dhe autoriteteve në përgjithësi. Ndërsa në kushtet e cakuara, duket edhe
    paraqitja e agresivitetit, brutalitetit, vetëlavdimit dhe format e
    këtilla të sjelljes paraqesin edhe protestën, mirpo jo gjithmonë të
    vetëdijshëm, për shkak të pakënaqësisë të vetë personale.
    Problemet me të cilat ndeshen të rinjtë në këtë moshë janë të ndryshme
    nëpër shoqëri të ndryshme. Zakonisht, si moment më i rëndësihsëm në këtë
    moshë dallohet pjekuria seksuale dhe kriza psikologjike në lidhje me
    këtë. Ndërkaq të dhënat antropologjike tregojnë se kriza dhe vështirësi
    të tilla nuk ka në bashkësitë shoqërore. Në disa bashkësi kalimi nga
    mosha e fëmijërisë në atë të pjekurisë është shkallë-shkallë,
    relativisht i lehtë dhe pa konflikte. Për faktin e shumë krizave dhe
    konflikteve, sipas mendimit të shumë psikologëve, shkaku i vetëm nuk
    qëndron në pjekurinë seksuale, por edhe në atë se të rinjtë në këtë
    moshë gjenden para shumë problemeve, që për ta janë të pa zgjidhura.
    Qëndrimet e prindërve, fëmijëria e hershme, pikëpamjet dhe norma
    shoqërore ndikojnë shumë, se si njeriu i ri do ta kapërcejë këtë
    periudhë të jetës, e cila për të është e mbushur me shumë probleme.
    Për shkak të ndryshymeve të mëdha trupore dhe ndikimit hormonal në këtë
    fazë edhe gjendja emocionale pëson ndryshime. Individët e kësaj periudhe
    pësojnë njëfarë disharmonie trupore, nuk kanë ndonjë shkathtësi të
    veçantë. Ata e ndjejnë veten të shqetësuar dhe jo aq të sigurtë, dhe kjo
    çon deri te paraqitja e situatave të padëshiruara emocionale si p.sh.
    deprimimi apo dekurajimi etj. Kjo sidomos te nxënësit shkakton në
    mosinteresim në ndonjë lëndë dhe humbjen e dëshirës për studjim dhe
    lexim.
    Pavarësisht nga situata e krijuar emocionale në këtë periudhë mund të
    konstatojmë se jeta emocionale është mjaft e pasur, në krahasim me
    emocionet në periudhat e mëposhtme, të cilat ishin sipërfaqësore dhe
    jostabile.
    Në periudhën e adolescencës bëhet pjekuria definitive dhe formimi i
    plotë i tipareve të personalitetit. Tani më individi i ri e gjen edhe
    identitetin e vet, i vlerëson mardhëniet në grupe dhe ato sociale, si
    dhe formon idealet e veta e njëkohësisht edhe ndjenjën për përgjithësi
    dhe të vetëdijësimit. Në këtë kohë nevojitet të vendosin për profesionin
    ose për llojin e studimeve,ndonëse nuk ekzistojnë kushtet që të miret
    vendimi definitiv.

    Mosha e pjekurisë

    Periudha e tretë është mosha e pjekurisë, e cila përfshin kufirin
    ndërmjet viteve 20 e 30 gjer në vitet e 60-ta. Në këtë moshë njeriu
    është produktiv. Supozohet se njeriu në këtë kohë ka arritur pjekurinë
    emocionale, ekonomike dhe profesionale, ka kryer arsimimin e vet
    profesional, është punësuar, është martuar dhe ka krijuar familje dhe
    ekonomikisht është bërë i pavarur.
    Qysh ndërmjet viteve 20 e 30 tek shumica e individëve bëhet zgjedhja e
    problemeve më të rëndësishme në jetën individuale të njeriut (zgjedhja e
    profesionit të përhershëm, martesa dhe krijimi i familjes ). Zgjedhja e
    këtyre problemeve shkakton rregullisht disa ndryshime në cilësitë e
    personalitetit (zhvillimi i ndjenjës përgjithësisht dhe kuptimi më
    serioz i jetës). Periudha e pjekurisë e cila përbën periudhën më të
    gjatë në jetën e individit, karakterizohet me zhvillimin fizik maksimal
    dhe me produktivitetin më të madh gjatë jetës.
    Qëllimi i këtij procesi dinamik është synimi kah pjekuria gjithnjë e më e
    madhe, sepse sa më shumë që personaliteti të zhvillohet aq më shumë
    edhe përsoset.
    Koncepti pjekuri ka kuptim të gjërë dhe paraqet përgaditjen emotive,
    intelektuale, dhe sociale për ti përvetësuar dhe përsosur kushtet e
    jetës.
    Ndonëse kriteret për atë se çka paraqet personaliteti i pjekur varet nga
    rrethi konkret shoqëror. Psikologët pajtohen me atë se ekzistojnë disa
    karakteristika të tjera të personalitetit të pjekur si: vetëdija e
    pjekur, realiteti, parashikimi i qëllimeve të larta, mënyra kritike e të
    menduarit, interesimi i përhershëm, pavarësia, shoqërimi, mungesa e
    paragjykimeve, aftësimi i mirë për punë dhe për mardhënie seksuale,
    regjimi ndaj trishtimave në mënyrë reale, përdorimi i përkohshëm dhe i
    kufizuar i mekanizmit mbrojtës, interesimi për gjërat aktuale në shoqëri
    etj.
    Personi i pa pjekur nuk i posedon të gjitha këto karakteristika dhe mund
    të bëhet problematik si për shoqërin në të cilën jeton ashtu edhe për
    veten e vet. Por, periudha e pjekurisë, e cila përbën pjesën më të gjatë
    në jetën e individit, karakterizohet me zhvillimin fizik maksimal dhe
    me produktivitetin më të madh të njeriut gjatë jetës. Në këtë periudhë
    mund të dallohen periudhat më të ngushta, të cilat ndryshojnë në mes
    veti. Në periudhën e parë të ngushtë fuqia fizike e mbërin shkallën më
    të lartë. Mirëpo, ajo që nga mosha tridhjetë vjeçare fillon të bie, nga
    viti i pesëdhjetë rrënia është më e shpejtë.
    Në këtë kohë fillojnë të dobësohen shumë edhe aftësitë e shqisave. Shumë
    dobët dëgjohen tonet e larta, zhvillohet largëpamësia si dukuri e
    ligjshme, paraqiten pengesat në funksionimin e organeve të mbrendshme.
    Edhe interesimet ndryshojnë, dobësohet interesimi për aktivitetin fizik
    dhe në përgjithësi për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme, ndërsa
    ritet interesimi për një lloj të caktuar të aktivitetit dhe për
    shoqërinë e përhershme dhe të ngushtë.
  18. Sweety el

    Sweety el Idhtar i forumit

    Mosha e pleqërisë

    Periudha e fundit është mosha e pleqërisë, e cila siç kemi thënë, që nga
    vitet e pesëdhjeta fillon zvogëlimi i aftësive të disa organeve vitale,
    zvogëlohet aftësia e kujtesës dhe zmadhohet haresa, sidoemos bëhet
    dobësimi i disa organeve pas vitit të gjashtëdhjetë, paraqitja e
    dukurisë skloretike etj.
    Paraqitja dhe përhapja e dukurive sklerotike ka si rrjedhim pakësimin e
    elasticitetit të sistemit nervor dhe ndryshimet në më shumë funksione
    psikike. Siç thamë, zvogëlohet aftësia e kujtesës dhe zmadhohet haresa,
    vështirësisht të gjendurit në situata të reja, ndryshojnë me vështirësi
    shprehitë. Ndërkaq duhet theksuar se aftësitë psikike edhe pse
    zvogëlohen ato zvogëlohen shumë më pak dhe shumë më ngadal se ato
    fizike. Në këtë pikëpamje ekzistojnë ndryshime të mëdha individuale.
    Studimet më të reja tregojnë se shumica e shumë njerëzve më të vjetër
    nuk janë më pak të aftë për kryerjen e aktiviteteve të ndryshme. Në të
    vërtetë njerëzit më të vjetër kanë më pak sukses në kryerjen e detyrave
    që për to janë të reja, mirpo aftësia e tyre e të kuptuarit, rezonimet
    dhe të çmuarit nuk bien shumë. Madje, sipas disa studimeve, duke hyrë në
    moshë mund të ndodh që këta aftësi në saje të përvojës më të pasur, të
    durimit më të madh dhe objektivitetit më të çmuar, edhe mund të rriten
    te disa individë.
    Në këtë moshë të individit ka më pak fatëkaqësi në punë, efekti i punës
    është më harmonik, më pak largon nga puna. As produktiviteti i
    përgjithshëm nuk është më i vogël se tek të rinjtë, në qoftë se nuk
    është fjala për punën që kërkon reaksione më të shpejta. Të ngjajshme
    janë rastet edhe në lidhje me fatëkeqësitë automobilistike edhe pse të
    rinjtë tregojnë rezultate më të mira kur maten reaksionet e tyre
    motorike, megjithatë te të rinjtë përqindja e fatëkeqësive në
    komunikacion është më e madhe se sa te ata njerëz që janë më në moshë.
    Dukuria më e rëndë që e përcjell pleqërinë është tërheqja në vetëvete,
    largimi prej ambientit, ndjenja se është i tepërt dhe interesimi për
    dukuritë në rrethin më të afërt. Mirpo, këto nuk janë cilësi që medoemos
    e përcjellin pleqërinë. Individët që mplaken si edhe shoqëria, mund të
    kontribojnë që këto vështirësi të pleqërisë të zvogëlohen. Është shumë
    me rëndësi që të ekzistojë qëndrimi i drejtë i shoqërisë ndaj pleqërisë
    dhe organizimi i tillë i jetës shoqërore.
    Megjithatë, një numër i madh i njerëzve të moshës së pleqërisë edhe më
    tej mbetet mjaft produktiv, deri në mbarimin e jetës së tyre. Përvoja e
    pasur nga jeta, atyre u bën të mundshme që me sukses të plotësojnë
    zvogëlimin e aftësive. Kështu për shembull , Dante Aligeri kryeveprën e
    tij “Komedia hyjnore” e ka shkruar në vitin e fundit të jetës së tij,
    Gëte veprën e vet “Fausti” e mbaroi vetëm kur ishte 80 vjeçar,
    Dostojevski romanin “Vëllezërit Karamazovë” e shkroi dy vjet para
    vdekjes, Verdi e komponoi operën “Otello” kur ishte vetëm 70 vjet etj.
    Shpeshherë ambienti shoqëror ka qëndrim të gabueshëm ndaj njerëzve pleq,
    duke i konsideruar si të pa vlefshëm dhe të harxhuar, në vend që të
    përpiqen për ta organizuar jetën e tyre dhe të aktivizojnë të
    interesuarit e tyre për shumë punë, për të cilat edhe më tej janë të
    aftë për t’i kryer me sukses.
    Disa teknika për të frenuar ose kontrolluar mendimet stresante.

    Ju mund ta dini se çfarë mendimesh ju stresojnë. Përpiqeni ti ndryshoni,
    por më kot. Ato mbeten në trurin tuaj. Përsëriten e përsëriten
    vazhdimisht. Bashkë me to mbeten në trupin tuaj edhe ankthi, mërzia,
    zemërimi që i shoqëron. Nëse nuk mundeni t’i ndryshoni dot, ju të
    paktën, mund t’i kontrolloni ato. T’i ndaloni që të shprehen. T’i
    pakësoni, të minimizoni efektin e tyre mbi ju, madje edhe t’i shmangni,
    të paktën për një farë kohe.
    Ja disa prej teknikave që mund të përdorni :


    Stopimi i mendimeve

    Qëllimi i kësaj teknike është që të ndërprisni rrjedhën e mendimeve
    stresante. Me ndërprerjen e rrjedhës së tyre ju ndryshoni pasojën. Si?
    Shoqërojini mendimet stresante me një pasojë negative (lloj ndëshkimi).
    Çdo sjellje që pasohet nga një ndëshkim ka prirjen që të mos përsëritet.

    Më konkretisht:

    • Zgjidhni një vend ku të mos ju shqetësojnë e as të mos shqetësoni të tjerët.
    • Mbështillni grushtin e dorës së majtë me një garzë ngjitëse. (lekoplast)
    • Shtrihuni diku e prisni disa sekonda. Pastaj filloni të mendoni rrëth
    problemit që ju shqetëson me qëllim që të provokoni mendimet e
    pakëndshme. Sapo ato të fillojnë e të vërshojnë në trurin tënd, thuaj «
    STOP » me sa zë të kini dhe çmbështillni lekoplastin. Mund t’ju dhëmb
    pakëz dora, por këtu qëndron lezeti. Fjala « STOP » e shoqëruar me
    dhimbjen e dorës shkakton ndërprerjen e rrjedhës së mendimeve stresante.
    Praktikoni përsëri, por pakëz më ndryshe :
    • Shtrihuni diku dhe lëreni veten tuaj të lirë. Mos i sillni mendimet e
    pakëndëshme në mendjen tuaj në mënyrë të pavullnetshme. Thjeshtë lëreni
    mëndjen tuaj të shkojë nga të dojë. Sapo mendimet e pakëndëshme të
    fillojnë të shfaqen, thpni « STOP », me një zë normal dhe në të njëjtën
    kohë çmbështillni lekoplastin.

    Praktikohuni përsëri, me një ndryshim tjetër :

    • Shtrihuni diku dhe relaksohuni. Lëreni mëndjen tuaj të shkojë nga të
    dojë. Mos u sforconi të mendoni. Sapo mendimet negative të shfaqen në
    trurin tuaj, mendoni fjalën « STOP » FUQISHËM ME ZËRIN E MENDJES DHE
    Çmbështillni njëkohësisht lekoplastin. Përsëriteni disa herë.
    • Shtrihuni dhe lëreni mëndjen tuaj të shkojë nga të dojë. Sapo mendimet
    negative të shfaqen në trurin tuaj mendoni vetëm “STOP”, pa e
    çmbështjellë lekoplastin.
    • Dhe më tej, në situate reale në jetë: sa herë që fillon vargu i
    mendimeve negative të shfaqet në mendjen tuaj, thoni “STOP”, me mend. Ju
    s’mund të mendoni dy gjëra në të njëjtën kohë. Duke thënë “STOP”, ju
    ndërprisni rrjedhën e mendimeve negative, duke mos e lejuar atë të ketë
    efektin e zakonshëm tek ju.
    • Ju mund të përdorni edhe një variant tjetër. Sa herë që mendimet
    negative vërshojnë në trurin tuaj, mendoni sikur ndriçohet para jush
    fjala “STOP” me drita neoni.

    Disa këshilla:

    • Nuk është mirë që ta praktikoni këtë teknikë menjëherë, me shqetësimet
    që janë shumë shqetësuese për ju. Filloni shkallë-shkallë, njëherë me
    mendimet më pak shqetësuese, e gradualisht, më pas me ato që ju
    shqetësojnë më shumë.
    • Mos praktikoni në fillim kur nuk jeni me humor të mirë, apo kur vëmendja juaj është shumë e shpërqendruar.
    • Nëse ju jeni shumë i depresuar dhe keni përjetuar edhe mendime
    vetëvrasëse, praktikimi i kësaj teknike nuk ju ndihmon, por përkundrazi
    mund ta thellojë turbullirën tuaj.
    Implozioni (përmbytja në fantazi)
    • Nëse në trurin tuaj shfaqet një mendim apo imazh negative, rrini me
    të. Rrini me të në mendjen tuaj. Perjetojeni e ripërjetojeni disa herë.
    • Përsëriteni atë disa herë me zë të lartë. Përsëriteni me zë të lartë
    atë që ju shqetëson aq herë, deri sa ta vëreni se ju qëndroni me të pa
    patur ndonjë përjetim negative.
    • Nëse ajo që shfaqet në mendjen tuaj është një imazh negative,
    përshkruajeni përmbajtjen e këtij imazhi disa herë me zë të lartë, aq
    herë sa ju të arrini ta përshkruani atë pa përjetuar ndonjë emocion
    negativ.

    Fokusimi

    • Sa herë që në mendjen tuaj të vërshojnë mendime negative, thoni “STOP” me mendjen tuaj.
    • Fokusojeni vëmendjen tuaj në një objekt specific. Vëzhgoni detajet e
    këtij objekti. Librin që jeni duke lexuar, filxhanin e kafesë, karrigen
    ku jeni ulur, vëzhgoni gjithçka që mund të vëzhgohet nga vendi ku jeni.
    Një object specifik.
    • Fokusojeni të gjithë vëmendjen tuaj në objektin që po vëzhgoni. Kur
    mëndja juaj është e zënë me objektin ku jeni fokusuar, nuk ka vënd për
    mendime negative.

    Të shtyrët e mendimeve stresante

    Ju mund të praktikoni këtë ecuri të thjeshtë për të kufizuar shqetësimin tuaj:
    • Vëzhgojini me kujdes shqetësimet tuaja gjatë ditës. Mundohuni të
    përcaktoni kur ju fillojnë t’ju shqetësojnë mendimet negative.
    • Caktojini vetes detyrë që të merreni me shqetësimet tuaja gjysëm ore,
    çdo ditë, në të njëjtën kohë dhe në të njëjtin vënd. Cila është periudha
    juaj e shqetësimit?
    • Shtyjini mendimet tuaja shqetësuese. Në çdo kohë që ju e ndieni se po
    filloni të shqetësoheni, shtyjini mendimet tuaja, deri në atë periudhë
    të ditës, të cilën ju e keni caktuar për t’u marë me shqetësimet tuaja.
    • Kur në mendjen tuaj të shfaqen mendimet shqetësuese, jashtë periudhës
    ditore që ju keni caktuar për t’u marrë me to, zëvendësojini ato.
    Fokusoni vëmendjen në atë punë që keni në dorë, apo në diçka tjetër
    përreth.
    • Më e rëndësishmja. Përdoreni periudhën ditore të caktuar, për t’u marrë në mënyrë intensive me shqetësimet tuaja.

    Detyrat e pakëndshme

    Sa herë që në mendjen tuaj të shfaqen mendime negative, përfshijuni
    energjikisht në kryerjen e ndonjë detyre që ju e konsideroni të
    pakëndshme p.sh. larja e dyshemesë, fshirja e pluhurave etj.
    Prof. Dr. Dhori Karaj, Psikologjia e stresit
  19. Sweety el

    Sweety el Idhtar i forumit

    Ti nuk je ti,ti je ti në ty!

    Që nga mëngjesi e deri në mbrëmje, ne jetojmë dhe e vejmë në lëvizje
    veten me fjalë. Ka shumë njerëz që edhe kur flenë flasin. Andaj, ne edhe
    kur flemë, jemi të ngarkuar me fjalë. Fjalë, fjalë, fjalë...vetë,
    fjalë...

    I tërë Universi ose sistemi ynë solar është një hapësirë e madhe dhe e
    pakufishme e evolucionit. Ky sistem në konstruksionin e vet është i
    shtatëfishtë dhe përfshin botën materiale bashkë me gjashtë shtresat
    tjera jomateriale, të shprehura në formë të gradacioneve progresive, që
    ne do t'i quajmë si shtresa ose nivele. Niveli më i afërt i ndërtimit
    tonë fizik (material) është plani astral, në të cilin hyjmë gjatë gjumit
    dhe vdekjes fizike.

    Kjo është një shtresë subtile e ndjenjave, e emocioneve dhe dëshirave
    tona. Pas atij astral, plani tjetër më i lartë është niveli mental. Si
    qenie e gjallë ne e kalojmë jetën më së shumti në këtë realitet dhe
    përmes tij jemi të vetëdijshëm për të gjitha realitetet tjera. Këtu
    bëjnë pjesë aftësitë dhe shkathtësitë e shumta të procesit të të
    menduarit, të fantazisë, të planifikimit etj.

    Ky plan, po ashtu është i ndërtuar nga dy nënplane: ai i ulët mental dhe
    plani i lartë mental. Këto nënplane janë të njohura me terme për ne më
    të popullarizuara dhe të pranuara edhe nga shkenca: nën plani i ulët
    mental, si vetëdije, kurse ai i larti mental, si ndërvetëdije.

    Pas planit mental, vjen plani intuitiv i lartësuar në shtresën e katërt
    të qenies sonë hyjnore. Në literaturën e urtësisë së okultizmit, ky plan
    quhet BUDDHI. Pas planit Buddhi ose intuitiv, vjen niveli më i lartë i
    planit ATMIK, ANUPADAKA dhe si nivel i shtatë, gjegjësisht i pari nga
    burimi, është plani ADI.

    Për krijimin e një pikënisje elementare, sa për fillim, besoj se kjo do
    të jetë e mjaftueshme, sepse, për të hyrë më thellë dhe më gjerësisht në
    sqarimin e të kuptuarit të shtresimeve konkrete shpirtërore,
    paraprakisht, në tërësi duhet të lirohemi nga paragjykimet tona të
    logjikës materialiste të pranimit të realiteteve jomateriale, si dhe na
    duhej një njohuri paraprake dhe kulturë më e gjerë në formimin e
    koncepteve të qarta logjike gjatë operimit me mendime abstrakte
    metafizike.
    “Sytë janë pasqyrë e shpirtit"

    Thënjë shumë e vërtetë dhe antike - sytë janë pasqyrë e shpirtit. Njeriu
    shumë gjëra mund t'i fshehi me sjelljet e veta, deklarimet, pamjen e
    vet, por asnjëherë nuk mund të fshehi reflektimin e shpirtit të syve
    sëtij/saj. Bebezat e syve zgjerohen kur dikush na pelqen, ndonjëhere
    mblidhen. Shkëlqimi në sy tregon gjendjen tonë emotive dhe atë psikike.
    Dridherimet, fokusimi i koncetruar i shikimit janë shprehje të gjendjes
    sonë të brendshme por në të njëjtën kohë edhe reaksion në ngacmimet nga
    jashtë apo në personin që e vështrojmë. Në sytë tanë shihet gjithcka -
    gjendja emotive, shëndetësore, disponimi ......

    Si mendoni juve? Jeni dakort më këtë fenomen?
    Jeta eshte furi.
    Furia seksuale, epidale, brutale, politike, magjike.
    Na con ne lartesite me te shendritshme
    dhe ne thellesite me te zymta.
    Keshtu jemi gatuar
    Ose keshtu qyteterojme veten per te fshehur..
  20. gangsterja

    gangsterja Fillestar

    Thenie te famshme nga Jim Morrison
    Per jeten dhe veten.
    1-Kam lindur duke qare,kur te ghithe qeshnin,do te vdes duke qeshur kur te gjithe do te qajne.
    2-Bej qe jeta jote te jete nje enderr por mos lejo qe enderra te behet jeta jote!
    3-Jeta me dhuroi3zgjidhje;seks,droge dhe vdekje.Un zgjodha2 te parat;e treta me zgjodhi mua.
    4-Dielli qe perendon te prek ne shpirt vetem per te kujtuar qe te vodhi nje dite.
    5-Mos jeto me friken e vdekjes por vdis me gezimin se ke jetuar.
    6-Me mire te humbasesh nje cast te jetes sesa jeten ne nje cast.
    7-Ne nuk jemi ata qe jemi por vetem ajo qe te tjeret shohin tek ne.
    8-Derisa ngjyra e lekures do te jete me e rendesishme sesa ngjyra e syve,do te kete luftera.
    9-Me mire nje fund i deshperuar sesa nje deshperim pa fund
    10-Te lindsh dhe pastaj te vdesesh.Ky eshte absurditeti i jetes.
    Per vdekjen,trishtimin,dhe hidherimet e dashurise;
    11-Prap c'do loje ekziston ideali i vdekjes
    12-Te gjithe kerkojne nje mik,por asnjeri nuk provon te behet i tille
    13-Po u zgjove ne mengjes nuk e pe diellin ose dielli je ti,ose ke vdekur.
    14-Perse nuk na kejohet te dashurojme....xvjec kur mund te vdesim ne c'do moshe!?
    15-Nuk ju kerkova un te me lindni,ndaj me lini te jetoj.
    16-Dikush pret shiun per te mos qare vetem.
    17-Buzeqesh gjithnje,edhe pse buzeqeshja jote mund te jete e trishtuar,sepse me i trishtuar se nje buzeqeshje eshte nje trishtim qe nuk buzeqesh kurre.
    18-Jeta eshte vetem nje enderr ne rruget e vdekjes.
    19-Uroj qe kur te vdes te shkoj ne parajse,se ferrin e jetova ketu.
    20-Dashuria eshte gezimi i qenies,2tmerri qe mbeshtet1,frika qe mbeshtet.
    21-Nese juve ju mungon dikush ne kete bote,per mua jeni ju qe i mungoni botes.
    22-Nje genjeshter ne vendin e duhur eshte 100here me mire sesa nje e vertete ne vendin e gabuar.
    23-Nuk me vjen inat qe me genjen,por me vjen inat pse mendoni se besoj tek ju.
    24-Everteta eshte nje mashtrim pa te cilin nuk do te kishte mundur te jetonte nje lloj i gjallesave te caktuara.

Share This Page