Psoriasis

Diskutime tek 'Trupi dhe Shëndeti' filluar nga AnaBlue, 17 Mar 2003.

  1. AnaBlue

    AnaBlue Anëtar aktiv

    Psoriasis

    I nderuari Mjeku Popullor,

    Para ca kohesh mora nje mesazh personal nga dikush qe me pyet per semundjen e Psoriasis. Une i thashe qe te hapte nje teme ketu qe juve te kishit mundesine e pergjigjes, por ai nuk e paska hapur, keshtu po postoj une mesazhin e tij duke mbajtur emrin e anetarit anonim.

    te pershendes dhe te uroj gjithe te mirat e kesaj bote te dyshimte.
    do doja te dija dicka per semundjen e lekures "psoriasis".
    Faleminderit!
  2. Kordelja

    Kordelja Anëtar i njohur

    Re: Psoriasis

    Edhe une do doja te dija cdo gje qe eshte e mundur per kete semundje. /pf/images/graemlins/smile.gif

    Faleminderit mjeku /pf/images/graemlins/smile.gif
  3. Diavolessa

    Diavolessa Anëtar aktiv

    Re: Psoriasis

    Psoriasi vjen nga nje fjale greke (psao = kruaj )
    Eshte nje semundje shume e perhapur. Jo trasheguese dhe preferon disa zona truperore sic koken, fillimin e shpines, fytyren dhe brrylet e duareve. Bien floket ne zonat ku zen kjo semundje.
    Eshte semundje e pasherueshme, pavaresisht se me nje kure te lloj lloj pomatash funksionon per momentin kur kryen kuren. Por pas nje muaji qe ke mbaruar rifillon prap nga e para.
    Nga pamja e jashtme duket semundje e lehte, por mund te sjelle edhe probleme psikologjike ( trauma etj etj ) Pervec njollave ne zonat ku ka zen semundja mund te bie edhe lekura sic bien zbokthi.
  4. Raif

    Raif Fillestar

    Re: Psoriasis

    Me qe pata problem me kompjutor (dy vjet te vjeter) dhe nuk mund te kycesha ne internet, nuk mund te shkruaja dhe per kete ju kerkoj ndjese.

    Psoriasis (jan tre lloje) eshte semurje e lekures dhe mund te perhapet kryesisht ne cdo pjese te trupit.
    Ne medicine kjo semurje eshte e pasherueshme.

    Ne Mjeksine Popullore me Baroja kjo semurje, ska dyshim, eshte e sherueshme dhe kete ne nje kohe prej 6-12 jave.


    Aktualisht kam pacient me kete semurje ketu ne Toronto dhe i njejti, brenda dy javesh eshte sheruar se paku 90%.

    Ne lidhje mekete semurje do te lajmrohem prap.
  5. Raif

    Raif Fillestar

    Re: Psoriasis

    Psoriasis eshte semurje e sherueshme nese perdoren ilaqet nga bimet.
    Shkaku i vertet i kesaj semurje nuk eshte i njohur deri me tani, por dihet se melqia nuk funksionon si duhet, dmth. ka crregullim dhe per kete arsye personi i smur nga kjo semurje duhet te ket kujdes ne ushqim:
    NUK DUHET TE PERDOR KAFE, PIJE SI KOKA KOLA (EDHE PSE KJO PIJE PRODHOHET NGA BIMA) LENGJE TE PORTOKAJVE APO PEMEVE TJERA PERVEC MOLLES ETJ.

    -LEJOHET TE PERDORET SI PIJE KRYESORE LENGU I FRESKET I PERFITUEM NGA MOLLAT:

    Mirren molla te shendosha p. sh. nje kilogram, pastrohen dhe coptohen, hiqen farat dhe me pas futen ne centrifuge dhe keshtu fitohet lengu i fresket i mollave.
    Ne rastet kur nuk kemi centrifuge, pas pregatitjes se mollave si me lart, ne nje ene mbulohen me uje te pijshem dhe vlohen per 10 minuta.
    Pihen deri ne dy litra ne dite.
    Sa i perket ushqimit, nuk lejohet ushqimi i rende me yndyre.
    Lejohet ushqimi i prodhuar nga qumshti (me i vlefshmi eshte i dhise) si dhe mish- pule por edhe mish lope i zier.
    Gjithashtu lejohet perdorimi i sallatave te shendosha si dhe buka e vruget.

    Lekura e semur lyhet dy here ne dite(mengjes dhe mbremje) me vaj ekstrakt te Lule Balsamit (ne latinisht Hypericum Perforatum, ne anglisht St John's Word, ne kroatisht Kantarianovo ulje)
    (Per kete semurje e prodhoi nje ilaq i cili brenda disa javesh jep rezultatet maksimale duke mos perdor asgje tjeter)
  6. Diavolessa

    Diavolessa Anëtar aktiv

    Re: Psoriasis

    Pasi ke kryer kete kure. Kalon nje muaj dy , ose me shume: Rishfaqet me kjo semundje?
    Dmth: Duhet rifilluar kura nga e para?

    pS: E them nga eksperienza personale , sepse e kam pare me syte e mi.

    Nuk besoj se eshte semundje e sherueshme. ( Pasi shfaqet prap )

    Mund te shkruaj edhe ilacet qe kam marre ne farmaci.

    pSSSS: (Nuk isha une e semura /pf/images/graemlins/tongue.gif )
  7. Raif

    Raif Fillestar

    Re: Psoriasis

    =================================================
    KJO SEMURJE PER MJEKSIN MEDICINALE ESHTE E PASHERUESHME, DHE UNE NUK E DIJ (NUK JAM INTERESUAR QE TE DIJ) SE CFAR PRODHIMESH FARMACEUTIKE-KIMIKE PERDORIN.
    ME MJEKSI POPULLORE ME BAROJA KAM SHERUAR PACIENTE TE SHUMT NGA KJO SEMURJE DHE AKTUALISHT JAM DUKE E SHERUAR NJE(KUR TE KRYHET KURIMI DO TE KERKOI NGA PACIENTI NJE SHKRESE NE LIDHJE ME REZULTATIN).
    Perndryshi, cdo pacient qe me drejtohet per ndihme, qoft psoriasis apo tjetercka, i njejti/njejta ka provue te sherohet me par me ilaqe farmaceutike-kimike sipas mjeksise medicinale dhe kete pas deshtimit apo (shpesh here) keqsimit te gjendjes.

    Shume veta mendojne se nese semurjet nuk mund te sherohen me mjeksi medicinale, ato jan te pasherueshme. Ne fakt ashtu edhe eshte ne Mjeksi Medicinale por ne realitet sherimi i vertet eshte ne Mjeksi Popullore me Baroja.
    Merreni me mend, ketu ne Kanada kur vjen ndonje doktor i medicines (qoft edhe Prof. Univ.) nga ndonje vend (perveq SHBA-ve) ai qe te fiton te drejten apo licencen e doktorit, do te hyn provimeve e nese kalon do te jet edhe ketu doktor e nese jo, nuk do te jet.
    E per Mjeksi Popullore eshte ndryshi...
  8. Re: Psoriasis

    Para nja dy vjetësh tek radio e Disneit (çdoja unë që e dëgjoja) i bëhej reklamë një Skinzinc (ose skinzin) që kishte efekte të plota.
    Ma merr mendja duhet të ketë në përpëbërje oksid zinku, tubeta të të cilit ka lirisht në farmacitë e USA.
    Nuk kam patur rastin të di nga afër efektet e të mësipërmeve, por mendoj si infermier popullor që jam se nuk mund ti themi sëmundje e pashërueshme, e para se ajo vjen dhe ikën po ashtu si gripi që i themi i shërueshëm,
    dhe e dyta sot ka kirurgji që ta heq jo lëkurën por dhe copën e tules po u desh.
  9. Raif

    Raif Fillestar

    Re: Psoriasis

    =================================================

    Ilaqi qe perdoret per tu lyer (Une e prodhoi nje lloj kreme) kunder psoriasis, nder komponentet kryesore eshte oksidi i zingut.
  10. Raif

    Raif Fillestar

    Re: Psoriasis

    =================================================

    Cdo semurje e ka diku rrenjen dhe per tu sheruar se pari duhet me ia "tha" rrenjet semurjes ne menyre qe
    Organizmi i njeriut te jet ne gjendje te regjenerohet vetvetiu qe dmth. vetsherohet (gjithnji me ndihmen e Zotit te madheruar).

    Sa i perket operacioneve te me lartpermendura, ato nuk sjellin kurfar sherimi meqense problemi nuk zgjidhet me operacion duke patur parasysh se nje nder rrenjet apo deget e rrenjeve eshte mu ne melqi(po flasim per psoriasis).
    Operacionet e ndryshme ne lekur, ne realitet nuk e zgjedhin ne shumicen e rasteve asnje problem serioz (semurja e kancerit ne lekur).
    Ne praktik sot dihet se operacoinet per tu be me i bukur apo e bukur, mund ta sjellin kancerin e lekures.
  11. Re: Psoriasis

    Ndryshimi i vetëm midis popullorëve dhe shkencorëve është se ndërsa të parët flasin për "shumicën e rasteve" dhe "mund" shkencorët flasin fjala vjen me 90% apo 10% të 2000 të sëmurëve të ndjekur për tre vjet.
    Një popullor të shëron 90% se është dhe shpikës dhe mjek dhe farmacist, një shkencor është i pavarur në gjetjen e ilaçit, që kontrollohet nga filtrat e shtetit, para se të shkojë tek mjeku i lagjes apo farmacisti.
    Çfarë e pengon popullorin të marrë një patentë për ilaçet çudibërëse e të shpëtojë njerëzimin nga sëmundjet?
  12. Raif

    Raif Fillestar

    Re: Psoriasis

    =================================================

    Edhe me par kam shkruar se Une si Mjek Popullor jam i mvarur nga Mjeket e Medicines:
    1. Cdo pacient se pari duhet te vizitohet tek Mjeku Medicinal per arsye se ne kete menyre (me rregull) do te behen analizat e nevojshme per tu zbuluar problemi. Kur e dijm se cfar semurje ka pacienti, me rregull problemi eshte zgjedhur 50%
    tani duhet bere terapin, e per terapi duhet ditur cfar bimesh do perdorim dhe cfar sasie etj. pra ketu luan rrol kryesor Mjeksia Popullore me Baroja.
    2. Per te bere nje ilaq (Une i prodhoi dhe rregullisht i perdori ne pacienta sipas nevoje mbi 100 lloje) kjo eshte e lejueshme sepse per kete e kam edhe lejen e punes, dhe keto mund t'i patentoi dhe ti shes, por problemi eshte se nese e bejme nje ilaq apsolutisht natyror (ilaqet qe i prodhoi Une jan 100% natyrore) kompanit e medha qe mirren me prodhimet e tabletave nga bimet, kan mundsi ta zbulojn formulen e ilaqit.
    Perpara nuk besoja se nje gje e till eshte e mundur duke marr parasysh se p. sh. per te bere nje lloj ilaqi perdorja mbi 20 lloje te bimeve, mirpo shume shpejt me bindi njeri i cili me dha verejtje duke demonstruar me fakt nje gje te till brenda dy oresh.

    3. Kjo me lart nenkupton se njeriu ishte dhe eshte vehtjak dikush ose disa me pak e disa me shume: Kompanit dojne te prodhojn ilaqe qe nuk mund ti prodhojn te tjeret vetem per shkak te biznisit.

    Cdo ilac qe prodhohet ne Industrin Farmaceutike-kimike duhet te lejohet nga organi perkates i shendetsise per shitje dhe kjo zgjat me vite per asye se ilaci ne fjale eshte provuar ne minj e kafsh te tjera por ka raste kur edhe mund te provohen edhe ne njerez pa diturin dhe lejen apo pajtimin e tyre (po them keshtu sepse jo pak prinder te pacientave te mij me kan thene se jan semur femijet e tyre pas marrjes se nje vakcine...)
    Kur me nevoitet ndonje bime emrin e te ciles nuk e dij ne latinisht, e kerkoi ne internet fotografin e bimes dhe keshtu e gjej emrin, e nganjihere lexoi cka kan thene ekspertat per te.
    Filloi te qeshem kur lexoi se tabletat e perfituara nga ajo jan me efektive-kuruese se vete bima nese perdoret si caj apo ne menyre tjeter.
  13. atman

    atman Anëtar aktiv

    Re: Psoriasis

    Po mundohem te perciell diçka edhe une.
    Psoriazi nuk sherohet dhe me gjithe respektin qe kam per mjekun popullor, (respektoj çdo njeri qe mundohet te beje diçka per shermin e te tjereve) duhet ta kete te qarte se kur flasim per mundesi, nenkupotohet zgjidhje e çdo problemi, por kur flasim per realitet, atehere eshte krejt ndryshe. Psoriasi eshte semundje e pasherueshme.
    Kohet e fundit eshte percaktuar nje kure me efekt te mire anti-psoriasi. Me ra ne dore rastesisht intervista e Profesor Antonio Garcovich- drejtor i spitalit dermatologjik Gemelli ne Rome dhe po mundohem te nxjerr diçka.
    -Shkaktohet nga rritja e jashtezakoneshme e shpejtesise se zevendesimit te Keratines ne celulat epidermike.
    -Mund te semuresh nga psoriasi vetem nese je gjenetikisht i predispozuar. Domethene nese LIMFOCITET qe jane celula te sistemit imunitar qe rregullojne prodhimin e KERATINES, per nje difekt gjenetik behen superaktive.
    -Por, thote profesori, -qe te filloje ky reaksion imunitar i jashtezakonshem, duhet te kete ndodhur diçka qe i ka dhene startin.
    Tek femijet mjafton nganjehere edhe dhimbje grykesh, faringit ose bajamet. Ne te rriturit shkak eshte stresi, ose depresioni, ose nje moment emocional teper i forte.
    Pas kesaj fillon semundja dhe shfaqet me periudha. Psh, ne vere zhduken ne rast se lekura qendron e ekspozuar dhe merr reze ultraviolet, te cilat frenojne superprodhimin celular.
    -Edhe se nuk sherohet, mund te eleminohen njollat ne lekure, per nje periudhe relativisht te gjate, fale ilaceve.
    Kura qe filloi te aplikohet tani quhet "Cocktail" me ilaçe te ndryshme.
    Behet fjale per pomada qe aplikohen direkt mbi lezion. Pomada me baze aromatike, derivate te vitamines A.
    Si dhe me kortizon, por ketu theksohet ne menyre te veçante per nje periudhe shume te shkurter, per shkak te efekteve anesore te padeshiruar, ose demtues.
    Merren ilaçe nga goja, (via orale) pra merret RETINOID -por duhet te kihet parasysh se provokon tharje te lekures.
    CICLOSPORINA -ilaç i afte te kontrolloje reaksionet imunitare jo te rregullta.
    Kura eshte personale dhe mund te arrihet ne percaktimin e saj duke ndjekur kete rruge:
    Ne forma te lehta, shpesh jane te mjaftueshme pomadat me RETONOID, sepse nuk kane efekte anesore.
    Nese njollat jane te shtrira ne zonat e tjera qe interesojne trupin, dhe shkaktojne efekte psikologjike, per ta ulur sa me shpejt fillohet kura me KORTIZON ose RETIONIDE duke i marre nga goja.
    Dhe ne format me te renda, kur njollat ndodhen ne gjithe trupin dhe jane te prekura edhe artikolacionet merret: CICLOSPORINA dhe nese ky ilaç s'mund te merret per shkak te tensionit te larte merret RETINOID ME DOZA TE LARTA. Kur zhduken njollat atehere kalohet ne retinoid me doza te uleta sepse eshte ne gjendje te ruaje ekuilibrin per nje kohe te gjate dhe ul ne minimum efektet anesore, te demeshme.
    Duke ditur se eshte nje nga klinikat me te mira dhe se kjo kure eshte e re dhe me rezultate te larta, mendoj se mund te jete e vlefeshme per ke eshte i interesuar dhe uroj nje sherim te shpejte.
    enea dervishi likes this.
  14. Re: Psoriasis

    Patjetër që tabletat janë më efektive, dhe pse:
    kur bimën e përdorim si çaj ne pijmë përbërësat që duhen dhe nuk duhen fare për kurim, tableta është jo vetëm e çveshur nga përbërësit që nuk ndikojnë në kurim, por ka dhe doza 0.25, 0.5 e me radhë sipas shkallës të duhur. Nuk mendoj se dora e gjyshes është më preçize se peshorja e farmacistit.

    Ndërsa sa për patentat, të ripërsëris atë që kam thënë më sipër. Kompanitë e mëdha kërkojnë me qiri njerëz si puna jote, do jenë ato që paguajnë gjithçka për ty, e do sigurojnë gjithçka për ty. Të mbetet të marrësh aq përqind fitimi sa do të të lenë. Mbase dikush që lexon mund të kujtojë se duhen kushedi se sa laboratorë e ku ta di unë se çfare tjetër. E fundit që lexova nga kjo fushë ishte për një çift kinez, që kanë bërë një kompani me adresë garazhin e shtëpisë (alla amerikance) e janë në prag të marrjes së aprovimit nga Agjensia përkatëse e USA për një ilaç. Çdo gjë ju është financuar nga GENOME dhe një kompani tjetër që se kujtoj dot. Halli i tyre ishte se ju kishte hyrë në hise dhe firma avokatore e tyre.
  15. Kordelja

    Kordelja Anëtar i njohur

    Re: Psoriasis

    Nga te gjitha ato qe kam lexuar une deri me sot (nuk kane qene pak) dhe nga te gjitha konsultat me mjeket ose me te njohur me rezulton qe ky citimi juaj te jete me se i vertete.Psoriasis nuk mund te sherohet, te pakten deri me sot.Kura me reze ultravilet qe ka qene ne fuqi deri para pak koesh ka efekte anesore, pomadat kane efikasitet te perkohshem dhe qe shkak kryesor eshte stresi eshte shume e vertete.

    Faleminderit atman! /pf/images/graemlins/smile.gif
  16. Raif

    Raif Fillestar

    Re: Psoriasis

  17. zora

    zora Fillestar

    Re: Psoriasis

    mjeku popullor!
    psoriaza nuk sherohet.me ane te mjekimeve te ndryshme ajo vetem sa zhduket per nje periudhe te caktuar kohe per tu rishfaqur perseri.mund te them se i di mjekimet qe perdoren ne mjekesine popullore per "sherimin" e psoriazes por pa ndonje rezultat te plote, nese ti me te vertete paska gjetur nje kure te tille te pergezoj.
  18. Raif

    Raif Fillestar

    Re: Psoriasis

    =================================================

    Ti qenke e dijshme, demek e knueshme.
    Nje fjale e urt thot: Folu njerzve sa te marrin vesh.
  19. zora

    zora Fillestar

    Re: Psoriasis

    e njejta gje vlen dhe per ty.
  20. rovena

    rovena Fillestar

    Re: Psoriasis

    Une si lexova te gjitha qe ishin shkruar
    ketu sepse ishin pak te gjata, por po shkuaj me sa di une per kete smundje te cilen e kam vete
    dhe po ashtu e ka motra ime e vogel ne grade te fundit...
    Une fatmiresisht e kam vetem tek thonjte dhe askund tjeter.
    Motra ime e ka ne gjithe trupin...
    Eshte semundje genetice qe vjen me trashigemi
    dhe gjyshja jone ka pasur ekzeme dhe nga ajo e kemi marrur si semundje lekure.
    Fillimisht hapet ne gjunje dhe brryle...
    Kurime ka per te eshte Vitamina D qe i ben mire dhe po ashtu rrezet Uva e ndihmojne per ta thare nga brenda..
    Jane disa lloje shamposh qe perdoren per koken dhe trupin....
    Me shume eshte ne moshat nga 16-70 dhe kur te kap je i predispozuar ta kesh per nje kohe te gjate vitesh..
    Motren time e kane cuar ne Suedi per ta kuruar ne nje spital femijesh..dhe eshte shendoshur
    por tashi kane filluar ti dalin prape.. /pf/images/graemlins/frown.gif
    Nuk asnje lloj traume qe te vjen nga ajo semundje vetem merzia qe te ben te ndryhesh pak me tesha te gjata..Po me mire ta kalosh kur je femi sesa kur fillon e rritesh.
    As nuk eshte semundje ngjitese vetem trasheguese..

Share This Page