Puno online nga shtepia

Diskutime tek 'Ekonomia & Biznesi Shqiptar' filluar nga alamara19, 21 Dec 2015.

  1. alamara19

    alamara19 Primus registratum

    Pershendetje po ju prezantoj nje mundesi te vertet dhe serioze per punesim nga shtepia,regjistrimi eshte falas .Personalisht e kam testuar dhe madje dhe terhequr para nepermjet paypal.Ne fare pak dite qe kam filluar kam nje rezultat te pelqyeshem.
    Per te interesuarit mund te regjistrohen falas ne linkun
    https://trafficmonsoon.com/?ref=angelamo
    per info apo nese keni nevoje per ndihme me kontakto ne puno.online1@gmail.com
    P.s ndersa per ata te cilet duan te ken rezultate me te shpejta dhe fitime me te medha mund tu sugjeroj jo vetem nje sit por nje sistem te gjithe fitimi ,me te cilin po punojne shume persona ne mbar boten
     

    Attached Files:

  2. KrimiN'Aksion

    KrimiN'Aksion Forumium maestatis

    Po pse ti po e nda me forumistet kete mundesi fitimi?? Me kte veprim ti po rrezikon me i heq rriskun vetes..sepse jemi ne kapitalizem..apo je humanitare ti..
     
  3. odeon

    odeon Forumium maestatis

    Po pse thote? Nje kollare e vogel te rri lezetshem pra.

    Nese do te punosh online dhe je i afte eja te jap une pune sa te duash dhe te shohim zotesine tende dhe jo mashtrimin tend.
    Probux, fixlider etj... I kam eksploruar para teje djale i mbare
     
    joetisti_ likes this.
  4. odeon

    odeon Forumium maestatis

    Postimi i pare si anetar dhe direkt nene tereza2
     
  5. alamara19

    alamara19 Primus registratum

    Nuk humbas kohen me njerse skeptik ashtu sikurse nuk humbas kohen me njeres qe sduan informacion por duan thjesht te bejn debate.Perderisa ne kete forum lejohet te behen postime eshte dhe e drejta ime.
    Sa per mundesit e tua te punesimit online,shume faleminderit por nuk me interesojn ,jam e kenaqur me cfare punoj dhe me ke punoj.
     
  6. alamara19

    alamara19 Primus registratum

    Mbase sepse jam humanitar.....
     
  7. KrimiN'Aksion

    KrimiN'Aksion Forumium maestatis

    Ate qe ju thoni e ofron google ..nejse.
     
  8. odeon

    odeon Forumium maestatis

    Hihihi te percelloi pakez eeeee.

    Beni kujdes nga mashtrimet njerez dhe nje nga mashtrimet me te reja ne tirane eshte stockom nje kompani qe ofron para te lehta por qe humbni gjithçka.
     
    Universal likes this.
  9. odeon

    odeon Forumium maestatis

    kompani si kjo qe reklamon ky anetar jane sisteme piramidale te pastra, sepse kushtet jane te tilla qe ju detyrojne te kapni nje shifer te caktuar dhe pastaj accounti juaj zhduket ose nuk ka asnje pergjigje.
     
  10. alamara19

    alamara19 Primus registratum

    Mer informacione te sakta se sa vite ka qe ekziston dhe paguan Trafficmonsoon,dhe nese ishe shume mjeshter ne punesimin online vihe re mire se trafficmonsooja eshte falas dhe sje i detyruar te investosh
     
  11. odeon

    odeon Forumium maestatis

    Wow paska nje vit qe mashtron taze eeee, fusni 50$ dhe keni ne account 55$ dhe keshtu me rradhe dhe vjen nje dite pas dy apo tre muajsh dhe ha derrin apo jo. Kush te ka mesuar te gjesh viktima ty? Ti duhet te jesh nga ata mashtrues klasike qe u ka dale boja me kohe.

    Ne kete forum apo ne çdo forum ku do te has, do te çjerr masken.

    Vertet nuk je i detyruar te investosh, por si do fitosh po nuk investove? O kollare sa njoh une si ty ketu ne shqiperi, keni rreth 3 vite qe keni filluar keto marifete, por heret a vone do ju tredhin.


    Meqe je reklamuese kaq kembengulese atehere une dua te investoj nepermjet teje qe me jep sigurine me ane te reklames qe ben, por me pare dua te njoh ty personalisht dhe nese une humb di ku te kerkoj ty dhe ate qe nuk ben drejtesia me ty e bej une.
     
  12. odeon

    odeon Forumium maestatis

    Meqe hapesi i temes kembenguli kaq shume po ju tregoj skemen se si funksionojne skema piramidale si kjo qe reklamon anetari.

    Keto kompani jane publicitare nga natyra dhe legale persa i takon ligjit ne vendet ne te cilat operojne pasi deklarojne de juro mynyra fiktive fitimi dhe paguajne ne baze te fitimit te tyre por qe deklarimet kryesisht jane te rreme.
    Por ka kompani te tjera te ngjashme qe jane totalisht te rreme.

    Çfare ofron kompania publicitare viktimave.

    Kompania ofron qe ju te klikoni pafundesisht mbi reklamat qe ajo ofron por qe ju skeni idene se ku po klikoni sepse ato jane te fshehura dhe juve ju paraqitet vetem nje tabele e cila duhet te klikohet dhe ju merrni medemek 0,01 $ dhe kjo ju akumulohet ne llogarine tuaj te hapur nga pikerisht ju.
    Keto kompani realisht fitojne para por nuk paguajne askend, keto kompani marrin nje reklame per nje bisnes dhe i thone atij bisnesi qe une do ta reklamoj reklamen tende sa me shume dhe pikerisht kete ju ofrojne juve me tabelat e fshehura nen siglat e perqindjes se dollareve qe medemek do fitoni., e gjithe loja eshte qe ato te marrin klikimet e duhura per reklamen e atij bisnesi te cilit ja kane marre parate me pare, dhe klikimet per kete i beni ju viktimat qe medemek do fitoni para online.

    Si mund ti merrni parate e fituara.

    Kompania ju vendos nje limit dysheme per te marre cmimin e punes tuaj, dhe kjo mund te jete psh 50$, pikerisht ketu fillon komedia, se ne momentin kur ju arrini shifren e caktuar nuk ndodh asgje me tej, ajo ose ngrin ashtu ose zhduket totalisht me gjithe llogarine tuaj.

    Menyra e zhvatjes

    Ju ofrohet qe nese investoni fitimi dublohet ne ato reklama por realisht hani derrin se mire qe nuk do merrni punen tuaj por do humbni edhe ca para nga xhepi.

    Si mund te kapen keto kompani nga ligji.

    E pamundur pasi jane ne servera Tor te pagjurmueshem, mundesia zero.
     
    Universal likes this.
  13. alamara19

    alamara19 Primus registratum

    Pike se pari une nuk po detyroj njeri qe te jete pjesmarres,pike se dyti edhe pse nuk kam frik te prezantohem personalisht pasi jam e bindur ne ate ca postoj,nuk kam pse tu jap informacione personave te cilet se besoj se u intereson por thjesht kapen e jan te gatshem te bejn debate me kedo e kudo
     
  14. odeon

    odeon Forumium maestatis

    Normal ti po josh si ta hajne derrin.

    Thjesht po te njihja normalisht do te plasja brenda per mashtrim kompjuterik dhe ngritje te skemave piramidale.

    Normalisht tipa si ju pa skrupuj une i njoh shume mire, per nje dore para jeni gati te merrni ne qafe shume e shume te tjere. Dhe per çudi dini te shfaqesoheni lehte, jo une spo detyroj njeri, jo une sdi gje, etj etj....

    Krimi kibernetik nuk eshte aspak i ndryshem nga ai penal, te dy denohen maksimalisht.

    Besoj te jam bere i qarte sa info kam per skemat tuaja. Lexo çeshte Gunix dhe do kuptosh qe po re nje dite ne rrjeten e tyre do mallkosh diten qe ke lindur se ata nuk falin.
     
  15. gurax

    gurax Pan ignoramus

    (shenim moderues)
    Secili duhet te kete zgjedhjen per te vendosur se cfare eshte dhe cfare nuk eshte nje menyre e pershtatshme (per sa kohe eshte e ligjshme) fitimi. Nese nuk na pelqen qe nje aktivitet te caktuar ta beje nje entitet cfaredo "X" por nuk alarmohemi kur ky X del te jete AdSense per te njejtin aktivitet, ka shume mundesi qe problemi te jete tek ne, jo tek X.
     
    e panjohura, alamara19 and katsune like this.
  16. alamara19

    alamara19 Primus registratum

    Ti zotri njeri i drejtesis nese qenke vertet kaq i vendosur per drejtesi ateher nise dhe meru me mashtrimet e medha te perditshme qe behen kudo ne jeten reale,denonco ter ato mashtrime qe behen ne rruge apo neper zyra e institucione,mos u mer me mua sepse po humb kohen tende dhe timen bashk.
     
  17. alamara19

    alamara19 Primus registratum

    Njeres te jeni te qart une nuk kam bere postim ku te kem premtuar se do te beheni te pasur brenda nje dite dhe as kam permendur se do te beni miljona lek fare thjesht,kam postuar nje njoftim per site ku regjistrohesh falas dhe shumica jane PTC me te cilat une vet po punoj e vet personalisht i kam testuar.Nuk po mundohem te mar dike me zor dhe ta detyroj te jete pjese ne grup me mua.
    Nese jeni skeptik dhe mosbesues mund te rrini thjesht indiferent ndaj asaj cka kam postuar pa qen nevoja te kalojm ne debate e ofendime te kota.

    Faleminderit per mirkuptimin
     
  18. Universal

    Universal AnonymouS

    Pajtohem me mendimin e odeon, keto sjane veten tutoriale per te zene ndonje peshk.

    P.S Do kerkoja smod. per reklamat te mereshin masa deri ne ban.
     
  19. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    Po mire keto gjera qe jo vetem s'i merr parasysh(pra keto mashtrime) por po te duash as nuk i lexon fare. Po mua me futet ne kompjuter nje lajmerim qe thote se duhet te shkarkoj nje antivirus se gjoja jam shume i rrezikuar dhe nuk hiqet dhe s'te le te hapesh gje tjeter. E bej ristart qe iken.

    Mashtrim me dhune duhet te quhet ky?
     
  20. odeon

    odeon Forumium maestatis

    Mod-et ne kete forum ose praktikojne vete kete lloj reklame ose paguhen per te futur reklama te kesaj natyre. Ne itali ky quhet bisnes dhe duhet te jesh i regjistruar per kete se ndryshe te tredhin, dhe ata qe jetojne ne itali i dine fare mire ligjet.
    Eshte nje institucion qe quhet AKEP dhe do te deshiroja te shikoja niptin e kesaj kompanie te regjistruar ne QKR, gje e cila do me garantonte qe firma operon ne baze te ligjeve shqiptare dhe ka lejen e saj per te ushtruar aktivitetin e saj ne kete vend.
    Ndryshe si do mbrohet punemarresi nga punedhenesi.
    Nje anetar i stafit mori persiper te pergjigjej por pa asnje njohuri mbi ligjet e AKEP ose i anashkaloj ato si pa te keq dhe beri vunerabel çdo anetar te ketij forumi kundrejt piraterise, mashtrimit, dhe ca me keq akoma vjedhjes se punes se tjetrit.
     
    joetisti_ likes this.

Shpërndajeni këtë faqe