Pyetje per mjekun popullor -Vrimat ne fytyre si te sherohen?

Diskutime tek 'Trupi dhe Shëndeti' filluar nga Qielli, 18 Nov 2003.

  1. Qielli

    Qielli Fillestar

    Pyetje per mjekun popullor -Vrimat ne fytyre si te sherohen?

    I nderuari mjeku popullor,me inisiative te nje mikeshes sime kerkojme nje ndihme modeste nga ju.
    SI TE SHEROHEN, TE EVITOHEN VRIMAT NE FYTYRE.
    JU JEMI MIRENJOHES

    QIELLI
  2. cremaster

    cremaster Fillestar

    Re: Pyetje per mjekun popullor -Vrimat ne fytyre si te sherohen?

    Cilat vrima? Behet fjale per poret e lekures qe jane bere shume te dukshme apo per gropezat qe ngelen si pasoje e aknes?
  3. Qielli

    Qielli Fillestar

    Re: Pyetje per mjekun popullor -Vrimat ne fytyre si te sherohen?

    cremaster para se gjithash ju flm per interesimin.

    Behet fjale per vrimat,gropezat si pasoje apo rezultat i aknes.

    gjith te mirat

    Qielli
  4. TONY

    TONY Fillestar

    Re: Pyetje per mjekun popullor -Vrimat ne fytyre si te sherohen?

    me fal qe po te nderhyj por desha te te sugjeroj dicka :
    une per vete kur i kam pasur kohe me pare doktori me keshilloi qe te beja kompresa me kamomil perreth nje ore pastaj eshte nje produkt qe mund ta gjesh ne cdo farmaci i cili eshte special per aknet ,ai perbehet nga acid salicilik mentol e dicka tjeter qe une se mbaj mend mire por me siguri e din c`do farmacist,pershendetje e gjithe te mirat!
  5. cremaster

    cremaster Fillestar

    Re: Pyetje per mjekun popullor -Vrimat ne fytyre si te sherohen?

    OK,

    "gropezat" qe mbeten pas aknes jane thjesht 'vrajë' (cikatrice). Histologjikisht eshte ind fibroz.

    Ne anglisht, trajtimi quhet 'dermabrasion' (gerryerje e lekures), dhe konsiston ne heqjen e shtreses te siperme te lekures - me shprese se pasi te sherohet, siperfaqja e lekures do behet e sheshte dhe e lemuar. Mund te perdoren edhe rreze lazer, por teknika ne thelb eshte e njejte.

    Trajtimi eshte i veshtire dhe duhet bere nga nje kirurg plastik (ose dermatolog) me superpervoje ne kete pune. Mjeket pa pervojen e nevojshme nuk duhet te perpiqen ta bejne kete. Rezultati i trajtimit mund te mos jete i kenaqshem.

    Prandaj, trajtimi nuk duhet bere nese 'gropezat' jane te vogla dhe pothuaj te padukshme. Gjitashtu, trajtimi nuk duhet bere nese ke akoma akne, ose nese po trajtohesh per akne. Para se te behet ky trajtim, duhet qe aktiviteti i aknes te jete fashitur per fare. Dhe ne fund, nese je ezmere, pjesa e lekures e trajtuar ne kete menyre mund te duket me e bardhe se pjesa tjeter.
  6. Raif

    Raif Fillestar

    Re: Pyetje per mjekun popullor -Vrimat ne fytyre si te sherohen?

    Do te ishte mire qe te spjegohet problemi i pucrrave (akne) dhe pasojat e mundshme.
  7. Qielli

    Qielli Fillestar

    Re: Pyetje per mjekun popullor -Vrimat ne fytyre si te sherohen?

    I nderuar Mjeku popullor!

    Vajza per te cilen po ju shkruaj,nje kohe relativisht te gjate,kishte probleme me pucrrat-acnet.Natyrisht se ka perdorur krema te ndryshme.As ajo vete nuk e din se si ju sheruan acnet ngase sic ju shkrova se ka perdorur shum crema.
    Tani me ska acne-pucrra ne fytyre, por problemi tani eshte se asaj i kan mbete vrimat,gropezat ne fytyre si rezulatat i acnes-pucrave,ajo ka kete brenge.
    Mendoje se tani shoku mjek jemi te kjart.
    me respekt

    Qielli
  8. Diavolessa

    Diavolessa Anëtar aktiv

    Re: Pyetje per mjekun popullor -Vrimat ne fytyre si te sherohen?

    Une s'di gje se si behet per ato gropezat qe mbeten. Ja leme pergjigjen Mjekut- Popullor.

    Vec doja te shtoja..se me shume se cdo efekt kremash ben :

    vaj ulliri e limon!

    Ben mire sic per pastrimin e fytyres duareve... te heqen njollat. Vaji i ullirit mban lekuren e lemuar, kurse limoni dizinfekton plus mbyll te carat e vogla.

    Une e perdor cdo nate per duart, sepse me behen zi..kur qeroj patate..shege etj etj...e mi kthen duart e buta dhe i pastron pa probleme.

    Tentare nn nuoce.
  9. atman

    atman Anëtar aktiv

    Re: Pyetje per mjekun popullor -Vrimat ne fytyre si te sherohen?

    Ndoshta po flas kot, por mjeku popullor ne diçka ka te drejte; duhet ditur origjina e vrimave. Nese vajza ka kaluar lijen dhe i ka trazuar puçrat, vrimat mbeten per gjithe jeten. Nese ka ndonje arsye tjeter, per kete nje dermatolog mund te jape fjalen e fundit. Sidoqofte, kurimi varet nga origjina e tyre.
  10. Diddy19

    Diddy19 Fillestar

    Re: Pyetje per mjekun popullor -Vrimat ne fytyre si te sherohen?

    Nese ne ish vendin ku kane qene pucrrat kane ngelur vrimat shpjegimi qe mund te jepet eshte se nese pucrrat kane qene te qelbezuara ,kjo goca patjeter qe i ka ngacmu(ndoshta edhe duke u pepjeke te nxjerre jashte infeksionin),po duke bere kshu largon edhe indet e epidermes se fytyres prandaj aty ngelet vrime.Po kjo gjendje nuk zgjat per nje kohe te gjate:me kalimin e kohes vrimezat zhduken;me sa di une indet e lekures jane nder te vetmit inde qe kane aftesine te riperterihen plotesisht!

    Kaq di une!
  11. Qielli

    Qielli Fillestar

    Re: Pyetje per mjekun popullor -Vrimat ne fytyre si te sherohen?

    Te nderuar bashkebisedues!
    Ne emer te mikeshes sime, pranoni pershendetjet miqesore, duke ju falenderuar per shkrimet e juaja dhe per kohen qe ia keni kushtuar asaj.
    Sado pak ajo ka mesuar nga ju ate qe ju e keni shkruare ketu.
    Nje pyetje Peperines vetem...
    Ullirin dhe limonin e bashkon apo vec e vec ..nje sqarim ketu e lus Peperinen

    me respekti
    Qielli
  12. AnaBlue

    AnaBlue Anëtar aktiv

    Re: Pyetje per mjekun popullor -Vrimat ne fytyre si te sherohen?

    Kam pasur nje shoqe te punes qe ka pasur nje fytyre shume te paster. Nje here e pyeta se cfare sekreti ka dhe me tha se kur ishte adoleshente ka pasur shume acne dhe me vone i lane vrima ne fytyre. Dermatologu i dha nje ilac (qe nuk e mbaj mend emrin e as i kushtova rendesi) qe ja pastroj fytyren nga acne, vrimat e shenjat. E meta e ilacit ishte se nga perdorimi i tij ngrihej niveli i kolesterolit e pandaj duhet te ishe nen vezhgimin e mjekut.
    Per vajin me limon do kisha icik kujdes sepse mund te jete i mire per disa lloj lekurash por jo per te gjithe, aq me teper qe vaji ullirit eshte i yndyrshem dhe mund te krijoje me shume probleme me lekuren e yndyrshme qe ka pasur acne.
    Papi, edhe une lyej duart me vaj ulliri ndonjehere por lekura e duarve eshte jo aq delikate sa e fytyres.
  13. cremaster

    cremaster Fillestar

    Re: Pyetje per mjekun popullor -Vrimat ne fytyre si te sherohen?

    Ilaci qe sheron aknen dhe qe ngre nivelin e kolesterolit eshte 'accutane' (njihet edhe si 'isotretinoin' dhe eshte analog i vitamines A).

    Accutane eshte shume efektiv per aknen aktive, por per sherimin e vrajave (gropave dhe xhungave) qe mbeten pas aknes nuk ka efekt. Shkenca mjekesore ka 1 pergjigje per problemin: dermabrazion (sic e shkrova edhe me pare).

    Lengu i limonit duket si zgjidhje logjike (sepse ka acid citrik qe gerryen lekuren) por une nuk kam e kam pare vete dhe as kam degjuar nese ndokush e ka perdorur me sukses.

    Per ata qe jane kurioze se pse nuk u jepet te gjitheve ky ilac kaq i mire (accutane) per aknen: eshte shume teratogjen (domethene shkakton defekte tek fetusi) dhe nuk duhet qe kurren e kurres te mbetesh shtatzane kur merr kete ilac. Per fat te keq, moshat e reja jane moshat qe zakonisht kane probleme me aknen dhe jane edhe me te predispozuarat per te mbetur shtatzane.
  14. Raif

    Raif Fillestar

    Re: Pyetje per mjekun popullor -Vrimat ne fytyre si te sherohen?

    Problemi i pucrrave eshte problem i cili me se shumti paraqitet tek te rinjet/rejat.

    Edhe pse pucrrat jan pucrra, kjo nuk do te thot se problemi eshte i njejt tek dy persona apo me shume. Ne fakt problemi gjithnji eshte diku me ndryshi.

    Meqense problemi i pucrrave gjithnji dallon, ketu qendron edhe shkaku qe eshte veshtir te punohet nje ilaq qe do ti sheron pucrrat...

    Mu per kete, per pucrra kemi (ne mjeksi popullore) disa bime, peme apo perime qe kur perdoren ato ne sasi te duhur dhe ne kohezgjatje te mjaftueshme suksesi per ta eliminue problemin nuk mungon.

    Por te kthehem ne pyetjen tuaj ne lidhje me vrimat ne fytyre:

    Rekomandoi qe fytyra te lahet nje here ne mengjes me cajin e perfituem nga bima BARI I ERES
    si dhe nje here ne mbremje me cajin e perfituem nga bima BARI MAGARI (apo Bisht mini) ne kohezgjatje per 10 dite e me pas na lajmroni per rezultatet ne menyre qe t'ju rekomandoi cka duhet perdor me pas per ta perfunduar problemin.
  15. Diavolessa

    Diavolessa Anëtar aktiv

    Re: Pyetje per mjekun popullor -Vrimat ne fytyre si te sherohen?

    Per duart, sepse une personalisht kam problem vetem me keto..ndaj punes.

    Per Duart...bashkohet vaji i ullirit me lengun e limonit.

    Djegin pak duart ku i ke pas te vrara...por edhe zbardhen..ne se jane bere pis. Kurse vaji i ullirit i mban te buta. Lehen ashtu deri sa te thahen vete.

    Kurse per fyrtyren vetem lengu i limonit.
    Pasi eshte lare fytyra mire e mire, e thare nga uji...e kalon me nje batufe pambuku te lagur ne lengun e limonit dhe laget tere fytyra.
    Duhet lene ashtu deri sa te thahet vete. Pastaj pa lare fytyren, vendoset nje krem..tip paste. Do ishte mire te blihej ne farmazi duke kerkuar paste delikate per byth** e nje femije te vogel.

    Mos te ju duket qesharake, sepse s'ka gje me delikate se lekura e nje femije te vogel.

    Do ishte mire qe te behej para se me ra me fjet..keshtu tere naten ben efektin e saj.


    pS: Keto nuk jane keshillat per Vrimat ne fytyre..por thjeshte per largimin e pucrrave. Bejne shume efekt.

    pSs: Ana ke te drejte lekura e duarve s'eshte e njejte me lekuren e fytyres, por prap ka njerez qe kane duart shume delikate e disa te tjere pak me pak. :angel:
  16. Ida

    Ida Fillestar

    Re: Pyetje per mjekun popullor -Vrimat ne fytyre si te sherohen?

    Po sa vaj e sa limon hedh?i perzien per shume minuta apo per pak?

    Po per pjeset e thata te lekures ben limoni?Se mos na e thaj me shume :rolleyes:
  17. shqipja

    shqipja Fillestar

    pershendetje doktor.kisha nje pyetje dhe do isha lutur teper te me ktheni nje pergjigje sa me pare.sot vura re nje gjender te vogel ne rrez te kofshes se djathte,me jep pak dhimbje kur e prek.nuk mbaj mend te jem vrap apo te kem ndonje shqetesim tjeter..jam pak frikacake si tip dhe nuk duroj dot deri te henen qe te shkoj te vizitohem.mund te jet ndonje shenj e keqe qe duhet te me shqetesoj??....ju lutem mu pergjigjni sa me shpejt...
    me respekt..Shqipja..( une jam 40 vjece)
  18. neshra

    neshra Guest

    e kisha lut dr se si ti largoj pucrat nje udhzim te shkurt te ma jep ok
  19. stela stela

    stela stela Fillestar

    Pershendetje.Jam 28 vjec.Para 3 javesh kam kaluar semundjen e lijes dhe kam probleme me fytyren sepse pas pertharjes se pucrave me kane ngelur shenja te kuqe ne fytyre.Doja nje sugjerim nga ju per llojin e trajtimit.Faleminderit.

Shpërndajeni këtë faqe