Pyetje - Pergjigje dhe kuriozitete rreth planeteve, yjeve, kozmosit ne pergjithesi!

Diskutime tek 'Arkivi' filluar nga olti, 5 Nov 2002.

Thread Status:
Not open for further replies.
  1. KLPD

    KLPD Fillestar

    Re: Pyetje - Pergjigje dhe kuriozitete rreth planeteve, yjeve, kozmosit ne pergjithesi!

    Shadow, me fal lal po ti nuk e ke kuptuar mire ate qe eshte shkruajtur. Neutrino eshte ndryshe nga neutron. Neutron eshte pjeses subatomike. Se bashku me protonet dhe elektronet neutronet perbejne atomet.
    Neutrinot jan pjeseza elementare te kuantumfizikes. Neutrinot kan nje mase shume here me te vogel se neutronet. Neutrinot quhen se bashku me elektronet, muonet dhe tau quhen Leptone.
    Info ke ketu:
    http://teachers.web.cern.ch/teachers/archiv/H ST2000/teaching/resource/lessons/kalmus/kalmu s.htm

    Sa per pyetjen qe ke bere rreth nxehtesise:
    Me poshte spektrumi elektromagnetik:
    [​IMG]
    Tek frekuenca rreth 1000 Megahertz eshte rrezatimi infra i kuq, i ashtuquajturi rrezatimi i nxehtesise. Pra nxehtesia mund te transmetohet edhe nepermjet fotoneve. Kjo ben te mundur qe ti te ngrofesh nga nje objekt edhe ne qofte se midis teje dhe objektit ka vakum.
    Me shume info:
    http://www.ipac.caltech.edu/Outreach/Edu/infr ared.html
  2. Wii

    Wii Grupi i të moçmëve!

    Re: Pyetje - Pergjigje dhe kuriozitete rreth planeteve, yjeve, kozmosit ne pergjithesi!

    ej e gjithe kjo per nje gabim qe bera ne shkrim ore!!!po te pakten ia vlejti me sa po shoh.sa per grimcat fondamntale te materies kam lexuar qe ainshtajni ka hipotizuar edhe nje tjeter nese nuk gabohem:gravitonet.te cilet deri me sot nuk ia kane gjetur proven.ne nje artikull te fundit te newtonit ku flitej per perpjekjet qe po behen per te matur shpejtesine e gravitetit thuhet qe i eshte shkuar shume afer.e forta eshte se nese provohen futeshinne loje edhe 6 dimensione te tjera neper te cilat drita nuk arrin ti pershkoje.po ashtu nga matjet e bera dilte qe graviteti levizte me shpejtesi 1.06c.pertej shpejtesise se drites.keto te dhena ishin akoma ne perpunim e siper dhe pritej shpejt nje konkluzion.
  3. shkopi

    shkopi Fillestar

    Re: Pyetje - Pergjigje dhe kuriozitete rreth planeteve, yjeve, kozmosit ne pergjithesi!

    ...po universi me sa di une zmadhohet edhe ne kete moment qe une po shkruaj....kma pershtypjen qe eshte si puna moshes se njeriut ..NUK MUND TA THUASH KURRE ME SAKTESI SA ESHTE SEPSE NDRYSHON VAZHDIMISHT
  4. erli

    erli Fillestar

    Re: Pyetje - Pergjigje dhe kuriozitete rreth planeteve, yjeve, kozmosit ne pergjithesi!

    Neo you are lol !
  5. Wii

    Wii Grupi i të moçmëve!

    Re: Pyetje - Pergjigje dhe kuriozitete rreth planeteve, yjeve, kozmosit ne pergjithesi!

    mos me thoni qe ju mbaruan pyetjet ose mesuat gjithshka a?
    po e bej une nje:
    si mund te dallohen limitet e nje galaksie nga nje galaksi tjeter?
  6. shine*

    shine* Fillestar

    Re: Pyetje - Pergjigje dhe kuriozitete rreth planeteve, yjeve, kozmosit ne pergjithesi!

    Tani me thuaj per çfar limitesh e ke fjalen qe te jap pergjigje?

    Po bej edhe une nje pyetje sa te marr pergjigje....
    Makinat me hidrogjen jane e ardhmja e njerzimit, sa vjen dita dites dhe te gjitha problemet qe ato paraqesin po zgjidhen. Po a mund te permendni pengesa te tjera qe jane hasur?
    Nje po e them une: duke qene se eshte hidrogjen ka veti te llahtarshme per te plasur, gje qe e ben te pa mundur levizjen, shkencetaret dhe inxhinjerat mendojne qe ta fusin ne nje lloj ene qe ta mban ate jo vetem ne forme lengu por qe ta "amortizoj" lekundjet e hidrogjenit.
    .......... hajde se ka plot, vazhdoni.............
  7. Wii

    Wii Grupi i të moçmëve!

    Re: Pyetje - Pergjigje dhe kuriozitete rreth planeteve, yjeve, kozmosit ne pergjithesi!

    ate qe doja te thoja eshte kjo:marrim se jane 2 galaksi afer njera tjetres.si e kuptojne qe nje pike e caktuar ne hapesire eshte e njeres ose e tjetres?(nuk e di sa i qarte jam treguar po ... /pf/images/graemlins/laugh.gif )
  8. Darien

    Darien Fillestar

    Re: Pyetje - Pergjigje dhe kuriozitete rreth planeteve, yjeve, kozmosit ne pergjithesi!

    nemesis3,

    e ke bërë lëmsh shpjegimin më duket

    Eksperimenti i fundit (nga ato që di unë) për matjen e shpejtësisë së gravitetit u krye në fund të vitit që shkoi (2002). Ideja është që fusha gravitacionale e Jupiterit, duke qenë se është trupi me masën më të madhe në sistemin diellor (pas diellit vetë, kuptohet) është aq e fuqishme sa të përthyejë dritën (efekti i lentes gravitacionale) në një sasi që ne mund ta matim.

    Duke qenë se Jupiteri është në lëvizje, edhe fusha e tij gravitacionale është në ndryshim të vazhdueshëm. Në këtë eksperiment matim këndin me të cilin na vjen drita nga një yll i largët. Kur Jupiteri i afrohet pikës ku kalon drita ky kënd do ndryshojë. Duke matur me çfarë shpejtësie ndryshon këndi, mund të llogaritim shpejtësinë e ndryshimit të fushës gravitacionale.

    Rezultati i eksperimentit ishte që shpejtësia e fushës gravitacionale është sa ajo e dritës plus/minus 6% (d.m.th. diku midis 0.94c deri në 1.06c). Instrumentat që përdoren duhet të jenë shumë, shumë të saktë, prandaj dhe përqindja e madhe e gabimit të mundshëm.

    Kuptohet që kjo është matje e tërthortë (jo e drejtëpërdrejtë). Fakti që gjatë kësaj kohe edhe toka është në lëvizje e ndërlikon eksperimentin. Vlefshmëria e rezultateve varet nga saktësia e modelit matematikor dhe disa shkencëtarë thanë që modeli kishte disa gabime dhe ekspermenti llogariti shpejtësinë e dritës, jo atë të fushës gravitacionale.
  9. olti

    olti Anëtar aktiv

    Re: Pyetje - Pergjigje dhe kuriozitete rreth planeteve, yjeve, kozmosit ne pergjithesi!

    :confused:
  10. shine*

    shine* Fillestar

    Re: Pyetje - Pergjigje dhe kuriozitete rreth planeteve, yjeve, kozmosit ne pergjithesi!

    Nemesis3, Prap nuk e kam shume te qarte kete pyetjen tende por megjithate po jap pergjigje ashtu siç e kuptoj une.
    Duke qene se nje yll qendodhet ne nje galaktike te caktuar ( qe ne nuk e dim) mendoj se eshte shume e thjeshte per te kuptuar nese ky yll eshte i njeres gaktike apo i tjetres : studjohet levizja e yllit ne lidhje me dy galaktikat. Ç'e ben nje yll qe te jet i nejres apo i galaktikes tjeter, e ben rrotullimi, dielli rrotullohet rreth qendres se galaktikes sone. Ashtu do te rrotullohet edhe ylli ne fjale rreth qendres se galaktikes. Nese do te dish se si studjohet kjo, ka shume menyra. Nuk me kujtohet mrie njera nga keto menyra por qe ehste me heqien e pingules a diçka e tille. Do mundohem ta gjej kete informacion sepse e kam harruar :mad: /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/blush.gif
    Tani meqe po flasim per galaktikat desha te jap nje informacion te vogel per te apasionuarit e astronomise. Shpresoj te lexoni diçka qe nuk e keni ditur me pare /pf/images/graemlins/laugh.gif

    Galaktikat jane nje "lemsh" yjesh. Yje, gaz, dhe pluhur kozmik rrethojne qendren e galaktikes. Yjet e reja formohen si pasoje e kondesimit te gazit neper hapsira te quajtura re molekulare gjigante. Kur ylli arrin ne prag te shuarjes ai mund te leshoj gazin qe e krijoj ne hapsire. Po I njejti gaz mund te krijoj nje yll te ri ashtu si i pari. Galaktika mund te imagjinohet si nje sistem qe kthen gazin ne yje dhe anasjelltas.
    Kur ne shikojme nje galaktike, drita qe na vjen prej saj ka dy burime: Pike se pari, shikojme drite nga miljarda yje. Duke qene se shumica e galaktikave jane shume larg, eshe e pa mundur te shikosh yje te caktuara por vetem nje re yjesh. Se dyti, ne shikojme driten e gazit te jonizuar nga yje te nxehta dhe te shndriteshme. Drita nga keto galaktika te largeta eshte e perthyer nga pluri kozmik. Sigurisht qe duke e krahasur me sistemin tone diellor galaktikat jane me permasa shume me te medhaja. Duke udhetuar me shpejtesine e drites do te duhet vetem 2 sekonda nga toka ne hene, 5 ore e gjysem nga dielli tek Plutoni, 25 mij vjet nga qendra e galaktikes sone (Rruga e Qumshit) deri tek dielli jone. Rruga e Qumshit ka rreth 100 miljard yje, por yjet jane ne largesi midis tyre dhe rralle perplasen. Duke qene se yjet jane larg midis njeri tjetrit, orbita e tyre rreth diellit rralle ndryshon. Orbita e yjeve reflekton levizjen e gazit nga i cili ato u formuan. Si rezultat, forma e galaktikes tregon konditat ne te cilat kjo galaktike ehste formuar. N.q.s galaktika ka pasur perplasje me nje galaktike tjeter atehere forma e saj ndryshon dhe kjo e ben te pa mundur zbulimin e konditave te saj formuese.
    Siç thashe me siper yjet jane ne largesi te konsiderueshme midis tyre qe e ben perplasjen te rrale ose te pamundur. Por vet galaktikat midis tyre jane te ndara me hapsira teper te vogla te krahasuar me madhesin e tyre. Si pasoje, perplasjet midis galaktikave jane me te shpeshta se sa midis yjeve. Kur dy galaktika perplasen ato difuzohen ne nje fare menyre. Por shpejtesia e gazrave te njeres galaktik ngadalsohet ose shpejtohet si pasoje e gazeve qe galaktika tjeter ka. Si pasoje e perplasjes orbita e yjeve ndryshon ndjeshem, kjo per shkak te fushes gravitacionale te galaktikes tjeter. Ne kete moment eshte e mundur qe nje sasi e madhe yjesh te formohet si pasoje e levizjes te ndjeshme te gazrave nga te dya galaktikat.
    Te gjithe e kane pare qiellin gjate nates dhe ka qene pothuajse e pa mundur te shikohet nje galaktike. Por me nje teleskop jo shume te fuqishem mund te shikohen me shume galaktika se sa yje. Sigurisht qe yjet identifikohen si nje pike drite por edhe galaktika te largeta mund te indentifikohen si nje pike drite. Galaktikat qe jane me afer nesh duken te qqarta dhe format e tyre varjojne nga eliptike deri ne spirale.

    KLASIFIKIMI I GALAKTIKAVE

    Shume lloj galaktikash ka arritur njeriu te zbuloj qe jo vetem duken ndryshe nga njera tjetra por kane edhe histori te veçanta formimi. Klasifikimi me I pergithshem eshte ai sipas formes : eliptike, spirale dhe te çrregullta.


    Kaq per sot se u lodha /pf/images/graemlins/smile.gif po ky ehste vetem fillimi i pjeses tjeter.

    CIAO
  11. shine*

    shine* Fillestar

    Re: Pyetje - Pergjigje dhe kuriozitete rreth planeteve, yjeve, kozmosit ne pergjithesi!

    ... vazhdim.....
    Evolucioni dhe formimi e galaktikave ne ditet tona eshte nje proçes compleks dhe jo shume i kuptueshem.

    Galaktikat Eliptike

    Sigurisht qe keto lloj galaktikash jane quajtur te tilla sepse kane pak a shume nje forme eliptike, me te gjata se te gjera, ose e anasjellta. Ne keto lloj galaktikash drita zbehet duke iu larguar qendres se galaktikes. Çuditerisht pothuajse te gjitha galaktikat te kesaj forme kane te njejten ngjyre, pak me e kuqe se dielli. Kjo ngjyre e kuqe qe i karakterizon ato, tregon nje fakt te rendesishem per formimin e tyre. Ngjyra dominuese (e kuqe) vjen nga yje me te vjetra ( me te ftohta). Si pasoje kjo tregon se vet galaktikat eliptike, te kuqerremta jane formuar shume kohe me pare. Gjithashtu, ngjyra e kuqe qe dominon tregon se pjesa me e madhe e yjeve te galaktikes jane formuar ne te njejten kohe. Eshte pare se galaktikat eliptike gjenden afer njera tjetres ne univers dhe zakonisht ndodhen ne grumbuj/tufe galaktikash. Rreth 75 % e grumbullit perbehet nga galaktika eliptike. Keto grumbuj sipas shkencetareve mendohet te jene formuar shume kohe me pare, sepse galaktikat formohen ne fillim ne zona me densitet te madhe.
    Nje karakteristik tjeter e galaktikave eliptike eshte madhesia e tyre. Galaktikat me forme te tille jane nga me te medhate ne univers. Ato mund te kene me shume se nje bilion yje, dhe rreth 2 milion vjet drite te medhaja ( 20 here me e gjere se "Rruga e qumshit"). E fundit, ato duken te kene vrima te zeza shume te medha.

    Galaktikat Spirale

    Galaktikat spirale jane te perbera nga disqe yjesh qe vine duke u zmadhuar ne largim nga qendra. Ato kane shume te dukshme qendren ( berthamen) e cila eshte me e shndriteshme se pjestet e tjera. Perveç disqeve galaktikat spirale kane edhe "krah" ne rreth berthames ( tuf yjesh qe e prish formen e diskut). Mendohet se keto "krah" formohen nga valet qe kalojne rreth disqeve. Keto vale nuk jane gje tjeter veç se gaz kozmik, duke levizur ato tendojne dhe formojne yje te reja. Disa nga yjet e reja qe formohen jane te shendrotshem, dhe te nxehte, qe i bejne "krahet" te duken me te shendriteshme se disqet apo vet berthama e galaktikes. Zakonisht "krahet" duket te kuqe, qe tregon se jane te perbera nga yje te vjetra. Ndersa fundet e "kraheve" jane te perbera nga yje blu ose verdh. Galaktika jone, "Rruga e qumshit" futet ne llojin e galaktikave spirale.


    CIAO
  12. une_une

    une_une Fillestar

    Re: Pyetje - Pergjigje dhe kuriozitete rreth planeteve, yjeve, kozmosit ne pergjithesi!

    Shikoje dhe njehere mire figuren. velocity/frequency = wavelength

    velocity(ose phase velocity te jem me sakte) nuk mund te kaloje 3x10^8 m/s
    shiko ne figure nen infrared. sa e shkurter eshte vala. Shpejtesia e infrared eshte me e vogel se drita e shikueshme me sy.

    velocity = (1000e9 * 0.1e-3)/1e6 %in km = 100km/sec nga 300,000km/s qe eshte drita

    Ne te kundert (me e rendesishmja), kalo ne fourier domain dhe perfyroi PSD (power spectrum density). Si mund te vije kjo vale nga dielli(Tirane-Durres?!) ne toke pa nje kostum mbrojtes per rruges.

    Eshte modulim natyral (modulation) i ketyre valeve po nga drita e cila vete ka carrier (kostum te sajin). You support me so I can support you. Enlighten the power of God of Abraham. Eshte ne Bibel. Modulimi ne Communication ose si quhet Oscillation ne MicroElectronics behet per arsye se "ben ftohte" rruges. Ka humbje. Nxehtesia humbet, "ben aksident ne Sauk,tek Plepat" e ku e di une si quhen trupat qiellore nga thermijat deri tek objekte me kilometra diameter.

    Ja nje shembull qe me vajti ne mendje qe mund te ju mbush mendjen.

    Keni pare valet e detit. Kur ato shkojne ne plazh me rere pak kthehet furishem. Kur perplasen ne brigje te thepisura me shkembinj ato kthehen me force.

    Ose ose kur perplaset nje makine me nje objekt te bute kthehet por kur perplaset me nje makine tjeter demtohet. Ketu qendron dhe hileja mbas air-bags.

    Dy raste te ndryshme qe bejne me absorbimin gradual te energjise. Infrared nga dielli nje pjese absorbohet ne kozmos (nje pjese ne atmosfere)... se me vajti vone.

    Dy arsye kryesore qe drita ecen ne kozmos. (dy xhaketa)

    a) trupat qiellore rretullohen (kush me pak kush me shume) dhe te gjithe kane perberje materiale qe kane veti magnetike. Ka dhe bakterie qe jane magnetike.
    Rrezatimi i ketyre fushave(oscillations) nga trupa qiellore perben xhaketen nr.1 qe perdoret.

    b) xhaketa numer2 eshte se qe nga Bing-Bong vazhdojne te qarkullojne zhurme,turbulenca,rryma(vale) qe vertiten ne univers pambarim. Ato prishen por nga ato dalin te tjera qe me vone formojne nje te re (principi i konservimit te energjise). I keni ne Bibel lexojeni te dyja keto dy arsye.

    Te dyja keto arsye jane te pranueshme cuditerisht nga shkenca sot sepse eshte provuar se keto jane vertet dy arsyet kryesore.
  13. Darien

    Darien Fillestar

    Re: Pyetje - Pergjigje dhe kuriozitete rreth planeteve, yjeve, kozmosit ne pergjithesi!

    Varet nga ambienti. Në zbrazëti të gjitha fotonet lëvizin me të njëjtën shpejtësi.

    Është e mundur të krijosh kristale ku një frekuencë e caktuar lëviz më shpejt se çdo frekuencë më e madhe ose më e vogël.

    Fotonet nuk kanë nevoje për mbartës (carrier) që të vijnë nga dielli në tokë duke kaluar në zbrazëti; ata janë vetë mbartësit e energjisë. Një pjesë e tyre përthithen nga materiali ndërplanetar (ose ndëryjor kur flitet për dritë nga yjet e tjerë, jo nga dielli), po ata që vijnë deri këtu s'kanë mbartës.

    Nuk e kuptova lidhjen me Biblën, prandaj as po e mbështes as po e kundërshtoj lidhjen; thjesht një sqarim i shkencës në diskutim.
  14. une_une

    une_une Fillestar

    Re: Pyetje - Pergjigje dhe kuriozitete rreth planeteve, yjeve, kozmosit ne pergjithesi!

    Shikoje dhe njehere figuren qe ka postuar dhe ai me lart mbi spectrin.

    shiko dhe kete faqe http://imagine.gsfc.nasa.gov/docs/science/know_l2/emspectrum.html

    JO e perseris dhe njehere, infrared ka shpejtesi shume te vogel dhe jo se eshte e pafuqishme por zer nje gladiator roman zer nje toc me kallashnikov dhe vendosin te bejne duel. Kush ta pret mendja ty se kush ka shance me te medhaja ai toci me kallshnikov apo gladiatori pretorian?

    Gladiatori eshte infrared. Ka shance teper te vogla se ne pengesen e pare shkaterrohet, ne bresherine e pare ben kaput dhe gladiatori qe i ve gjoksin grykes se kallashit. Kallashi per token eshte atmosfera.

    Ate me biblen nuk di si ta shpjegoj se dhe kete me lart me zor sa gjeta nje shembull vizual. Jam mesues i dobet. Ate me biblen ose pyet ndonje qe i di me mire ose pranoje si bejne myslymanet, pa e kuptuar, pa ditur shkrim e lexim, pa e patur haberin se cfare po besojne. Si te duash bej, perpara e ke disa rruge.

    "Fotonet nuk kanë nevoje për mbartës (carrier) që të vijnë "

    carrier do te thote vertet mbartes ne anglisht por carrier nuk do te thote mbartes ne electromagnetike.

    Ja dhe nje shembull qe mund te bind une ty se cfare mund te jete carrier. E ke parasysh ne radio psh stacioni 160Khz ne AM psh? do te thote se vala vjen me 160Khz frekence. Ti degjon nga 0-20kHz, atehere mund te degjosh ti 160Khz? Jo natyrisht. 160Khz eshte carrier qe bien sinjalin qe decodohet me pas ne AM (qe nuk eshte stereo) psh 2.8Khz vale. 160Khz eshte carrier. Infrared vjen ne toke (nga dielli, ose nga cdo gje qe leshon nxehtesi) me carrier driten. Stereo Radio ka carrier me te larte sepse po transmeton 2channels voice WITH a higher rate of signal to noise ratio. FM eshte megahertz carrier. Lexoji ato dy xhaketat si vjen drita ne toke. Eshte fizike e lashte. Eshte e shkruar dhe ne bibel. Creation of God of Israel. God of the World. God of all Mankind and God of Abraham whom he gave the 10 commandments.
  15. Darien

    Darien Fillestar

    Re: Pyetje - Pergjigje dhe kuriozitete rreth planeteve, yjeve, kozmosit ne pergjithesi!

    Shadow of Self,

    sqarova që shpejtësia varet nga ambienti; në zbrazëti shpejtësia e të gjitha fotoneve është e njëjtë, sa shpejtësia e dritës, c

    në analogjinë që sjell ti, nuk flitet për shpejtësinë po për sasinë e enrgjisë që kalon dhe me atë që bllokohet nga ambienti (ashtu si ndalohet gladiatori më kollaj) në atmosferë, rrezatimi infra i kuq humbet intensitet, një përqindje më e madhe e fotoneve bllokohen nga molekulat e azotit, oksigjenit, etj. që janë në ajër; kur kalon një foton i kuq përmes një molekule oksigjeni, ka më shumë mundësi që të përthithet nga kjo molekulë sesa një foton blu, i cili ka energji më të madhe

    megjithatë, ato fotone që kalojnë vazhdojnë me të njëjtën shpejtësi; siç shkrova dhe më parë, kjo nuk është e vërtetë për kalimin e fotoneve në materiale të tjera, qofshin këto gaze, lëngje, apo trupa të ngurtë sepse cilësi të ndryshme të materialeve mund t'u japin aftësinë të ngadalësojnë freqkuenca të caktuara të dritës; një shembull i bukur i kësaj është shtresa e ozonit në atmosferën tonë; molekulat e ozonit përthithin fotonet e rrezatimit ultravjollcë dhe lejojnë ato të dritës së dukshme të kalojnë pa pengesë, megjithëse këto të fundit kanë më pak energji

    ...po e vazhdoj përgjigjen në postim tjetër që mos të bëhen shumë të gjata postimet
  16. Darien

    Darien Fillestar

    Re: Pyetje - Pergjigje dhe kuriozitete rreth planeteve, yjeve, kozmosit ne pergjithesi!

    carrier do te thote vertet mbartes ne anglisht por carrier nuk do te thote mbartes ne electromagnetike

    Në studimin e valëve në përgjithësi, dhe në studimin e valëve elektromagnetike në veçanti, një valë mbartëse (carrier wave) është ajo pa të cilën sinjali (pasagjeri) nuk mund të vijë. Shembulli i valëve të radios është shembull shumë i mirë i kësaj dukurie. Fillojmë me një valë të thjeshtë sinusoidale (grafiku i valës me kalimin e kohës duket njëlloj si grafiku i funksionit y = sin(x)). Kjo valë ka të njëjtën amplitudë gjatë gjithë kohës. Kjo valë e thjeshtë na tregon vetëm që ka një frekuencë dhe një amplitudë të cilat nuk ndryshojnë fare.
    Ja një shembull grafik:
    [​IMG]

    tani mund të ndryshojmë amplitudën e kësaj vale dhe e bëjmë të duket si ky grafik
    [​IMG]

    kjo valë tani mbart informacionin që duam ne (siç shpjegohet bukur tek http://www.sospubs.co.uk/sos/mar00/articles/synthsecrets.htm) dhe kjo u arrit me anë të ndryshimit të amplitudës (AM = amplitude modulation)

    po të ndryshojmë (modulojmë) frekuencën kemi një efekt të ngjashëm; shpjegohet bukur tek artikujt
    http://www.sospubs.co.uk/sos/apr00/articles/synthsecrets.htm
    http://www.sospubs.co.uk/sos/may00/articles/synth.htm

    fotonet e dritës së dukshme nuk janë valë mbartëse për fotonet me gjatësi vale më të vogël(infra të kuq do të thotë thjesht me gjatësi vale më të vogël sesa fotonet e kuqe); krahasimi me AM dhe FM nuk ka lidhje fare

    po të jap unë një shembull tani:
    nxirr një copë hekur në diell në një ditë të nxehtë; pasi të jetë ngrohur mirë, fute në një dhomë të freskët dhe afroje dorën pranë hekurit po mos e prek; kur ndien ngrohtësinë e hekurit, nuk ka dritë të dukshme, megjithatë fotonet infra të kuq po rrezatohen nga hekuri dhe po përthithen nga dora jote; po e përshkojnë distancën midis dy objekteve pa patur nevojë për ndihmë nga ndonjë valë mbartëse

    së fundi, po vë në dukje krahasimin e gabuar që bën me valët e dëgjimit kur pyet "Ti degjon nga 0-20kHz, atehere mund te degjosh ti 160Khz?"

    unë nuk dëgjoj valët elektromagnetike të radios; unë dëgjoj valët e lëkundjes së ajrit; për më tepër këto valë nuk kanë ngjashmëri as nga ana matematike sepse ato elektromagnetike janë valë ku drejtimi i lëvizjes është pingul me atë të valës kurse valët në ajër që dëgjojmë ne janë valë ku drejtimi i lëvizjes është i njëjtë me atë të lëvizjes së valës
  17. Darien

    Darien Fillestar

    Re: Pyetje - Pergjigje dhe kuriozitete rreth planeteve, yjeve, kozmosit ne pergjithesi!

    kush lexon anglisht mund të gjejë disa lidhje interesante për spektrin e dritës së diellit këtu:
    http://antwrp.gsfc.nasa.gov/apod/ap030629.html

    kush nuk lexon anglisht të shikojë fotografinë e bukur dhe ta lexojë në gjuhë tjetër, kot nuk e kemi gjithë këtë internet
    /pf/images/graemlins/smile.gif
  18. Darien

    Darien Fillestar

  19. KLPD

    KLPD Fillestar

    Re: Pyetje - Pergjigje dhe kuriozitete rreth planeteve, yjeve, kozmosit ne pergjithesi!

    Darien, shume flmn per spjegimin e qarte dhe korrekt. Une te them te drejten nuk kisha nge te jepja nje spjegim te fizikes elementare te valeve edhe pse ketu tema u be pak si lemsh. Nga spjegimi jot duket qarte qe valet elektromagnetike nuk kan nevoje per nje medium ose mbajtes per tu transmetuar nga A ne B.

    Shadow_of_self shkruajti:

    Me thene te drejten nuk e kuptoj se cfar ke shkruajtur. Natyrisht qe ke perdorur formulen:
    shpejtesia(v) = gjatesia e vales (lambda) x frekuenca (f)
    Kuptohet qe shpejtesia e fotoneve eshte konstante, 300000 km/sec. Sipas formules se mesiperme, po te ndryshosh frekuencen dhe shpejtesia te qendroje constante, automatikisht duhet te ndryshoje gjatesia e vales.

    Se dyti, desha te theksoj dualitetin (teoreme e de Broglie). Cdo pjesez mund te trajtohet si vale dhe cdo vale mund te trajtohet si pjesez. Po ashtu nje foton mund te trajtohet si pjesez ose si vale. Duke u bazuar ne trajtimin si vale, behet i mundur kuptimi i spektrumit elektromagnetik dhe llogaritjet mund ti bejme me formulat e valeve (mekanika harmonike). Pra fotonet i hasim ne frekuenca te ndryshme. Cdo frekuence ka gjatesine valore te saj, duke u bazuar te fakti qe shpejtesia qendron konstante, 300000 km/sec. Karakteri valor i fotoneve behet i qarte kur projektojme nje rreze drite si me poshte:
    [​IMG]
    Si pasoje e interferences se valeve te drites, do te shohim dy pika drite, tek C dhe tek P.
    I njejti eksperiment mund te behet edhe me elektrone, ku rezultati do te jete i njejte.

    Dhe me se fundi, valet elektromagnetike (fotonet) nuk kan nevoje per nje mbajtes (carier) per te udhetuar neper kozmos. Per te bere llogaritje rreth udhetimit te fotoneve neper kozmos bazohemi serisht tek dualiteti dhe i trajtojme si pjeseza dhe mund te perdorim formulat e levizjes (mekanike).

    Per me shume rreth dualitetit mund te lexoni:
    - Efekti foto-elektrik (Einstein)
    - Teoria e de Broglie
    - Kuantumfizika
  20. jack owar II

    jack owar II Fillestar

    Re: Pyetje - Pergjigje dhe kuriozitete rreth planeteve, yjeve, kozmosit ne pergjithesi!

    ku dallon ky fare 'mbartsi' i shadow-it prej eterit t'para dy shekujve?
Thread Status:
Not open for further replies.

Share This Page